• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2023

Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohje reciproke

November 7, 2023 by s p

Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pati një darkë pune me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke.

Filed Under: Rajon

Vote for Vedat Gashi

November 7, 2023 by s p

Dear family and friends,

I would ask all of you in northern Westchester

today November 7, 2023 on election day, get out and vote for vedat Gashi

let’s re elect vedat to Westchester County legislators.

God bless all of you thank you

Harry Bajraktari.

Filed Under: Komunitet

Më 6 nëntor 1872, lindi në Shkodër imzot Luigj Bumçi

November 7, 2023 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Ishte klerik katolik e patriot me merita të përveçme në periudhën që pak përpara Pavarësisë së Shqipërisë, deri në mes të viteve ’20. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Kolegjin Saverian të Shkodrës, e më pas kreu Kolegjin Papnor, po në Shkodër. Studimet universitare i kreu në Itali, ku më 1903-shin u dorëzua prift. Pak vite më pas, më 1911-n, u dorëzua Ipeshkëv i Lezhës, ku deri në vdekje qendroi ipeshkëv titullar. Ishte bari dhe udhëheqës shpirtëror fort i dashur për grigjën e tij.

Po aq u shqua në veprimtari patriotike. Më 1911 u kthye në udhëheqësin shpirtëror e mbështetës kryesor të Kryengritjes së Malcisë. Më pas përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris, ku fjalimi i tij pati jehonë të gjerë. Pas Konferencës së Paqes, luajti rol kyç në ruajtjen e Korçës dhe të Gjirokastrës brenda kufijve të Shqipërisë, duke thyer marrëveshjen e fshehtë mes Titonit dhe Venizelosit kundër Shqipërisë.

Imzot Bumçi u zgjodh kryetar i Këshillit të Lartë të Regjencës prej Kongresit të Lushnjes. Pas këtij funksioni, zgjodhi të tërhiqej pranë selisë së tij, në Kallmet, për t’u marrë më gjatë me çështje të administrimit kishtar. Ndërroi jetë në selinë e Ipeshkvisë së Lezhës në Kallmet, më 1 mars 1945.

Bashkëngjitur, njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, datë 01.01.1919, drejtuar Bumçit, i cili vihet në dijeni për zgjedhjen e tij si anëtar i Qeverisë së Përkohshme dhe si delegat në Konferencën e Paqes në Paris.

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

#LuigjBumçi

#AQSH

#FototekaAQSH

Filed Under: Histori

Java e kulturës hungareze në Tiranë

November 7, 2023 by s p

Dita e katërt e “Javës së Kulturës Hungareze”, përtej eventeve të planifikuara në qytetin e Korçës, u karakterizua dhe nga dy evente të rëndësishme dhe substanciale në Tiranë. Paradite u mbajt një simpozium i dedikuar, ndërsa në mbrëmje erdhi një performancë e jashtëzakonshme e Korit Hungarez.

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë u mbajt “Petofi në botë dhe thatësia kulturore e sotme”, nën moderimin e mjeshtërisë së fjalës së gazetarit dhe poetit të njohur Aleksandër Çipa.

Referues në simpozium ishin mjaft figura të dalluara: Erion Kristo, gazetar, pedagog dhe përkthyes me mjaft përvojë; Manjola Lumani, gjuhëtare me perspektiva të thella mbi ndërveprimin kulturor të gjuhës; Kleo Lati, shkrimtar dhe përkthyes i mjaft librave, veprat e të cilit përshkojnë kufijtë kulturorë; dhe Behar Gjoka, një nga kritikët dhe studiuesit letrar bashkëkohor më produktiv, analizat e të cilit pasurojnë dialogun letrar.

Pika qendrore e këtij diskutimi ishtë trashëgimia me ndikim e poetit kombëtar të Hungarisë, Sándor Petőfi, dhe shtresëzimet e rëndësishme të romantizmit, rrymës së cilës i përkonte shkrimtari i madh. Folësit u fokusuan në elemente të ndryshme të influencës së Petőfit, që nga konteksti historik dhe ai letrar, te veçoritë stilistikore dhe gjuhësore të autorit, deri te impakti i tij parë në realitetin më të gjerë letrar të shekullit të XIX. Takimi u çel me një fjalë hapëse të Adam Lovassy, të Ngarkuarit me Punë nga Ambasadës e Hungarisë, dhe u përmbyll me fjalën e diplomates Mira Hoxha, ish-Ambasadore e Shqipërisë në Hungari.

Në Liceun Artistik në Tiranë, erdhi Kori Hungarez BujArt, nën drejtimin brilant të mjeshtrit Bujar Alliu, me një përzgjedhje mikse nga repertori hungarez dhe shqiptar. Drejtimi i Alliut ishte jashtëzakonisht frymëzues, duke shfaqur aftësinë e tij në harmonizimin e traditave të ndryshme muzikore dhe në realizimin e një përvojë dëgjimore kohezive që nderoi të dyja kulturat.

Duke iu shtuar performancave të shkëlqyera të natës, flautistja Jonela Golemi zbukuroi skenën me kryevepra të përzgjedhura nga Zoltan Kodaly dhe Bela Bartok. Golemi, e njohur për përsosmërinë e saj teknike dhe interpretimet emocionuese, solli në jetë kompozimet e ndërlikuara, duke ofruar një interpretim sublim që lidh trashëgiminë muzikore me dhuntinë e saj artistike. Njëkohësisht, baritoni i mirënjohur shqiptar Sokol Hidersha, me zërin e tij të pasur dhe komandues, u thellohet në repertorin shqiptar. Performanca e tij pasqyroi thellësinë dhe vrullin e perlave muzikore të Shqipërisë. Soliste në piano në këtë performancë ishte artistja e mirënjohur ndërkombëtarisht Almira Emiri. Talenti i saj pianistik jo vetëm plotësoi gamën e performancave, por edhe i lartësoi ato, duke siguruar një përvojë gjithëpërfshirëse për audiencën.

Surprizë e mbrëmjes ishte dhe celebrimi i 150-vjetorit të Budapestit me fragmente të zgjedhura chanson të interpretuara nga talenti i ri hungarez Laszlo Horvath. Pjesëmarrja e Horvath-it ishtë një nderim i përshtatshëm për këtë moment historik të rëndësishëm.

Java e Kulturës Hungareze” mbërriti në ditën e saj të katërt në qytetin historik të Korçës, ku shënoi jo thjesht një vazhdim, por një kulm të një karvani kulturor që ka përcuar deri më sot programacionin e pasur nëpër Tiranë, Vlorë dhe Pogradec. Në aktin e saj të katërt, Korça u bë skena ku rrahjet kulturore të Hungarisë pulsuan përmes një sërë ngjarjesh të kuruara me kujdes.

Qyteti, i mbështjellë në përqafimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore, u paraqit me ekspozitën “Petőfi: Rreth botës”, kushtuar poetit kombëtar të Hungarisë, i cili këtë vit ka 200-vjetorin e lindjes. Petőfi, një maestro i fjalëve, festohet larg atdheut të tij, teksa vepra e tij jehon në salla, prek shpirtrat dhe lidh kombet përmes gjuhës universale të poezisë.

Njëkohësisht, në Korçë erdhi ekspozita “Freedom of Love”, një sonet vizual nga Anna Konya, artistja hungareze e cila ka zgjedhur Shqipërinë për të jetuar prej vitesh tashmë. Arti i saj abstrakt, një odë e dashurisë së saj për Shqipërinë, është një vallëzim ngjyrash dhe formash, duke krijuar një simfoni harmonike me emocionet dhe perceptimet e vetë shikuesve.

Pjesë e vizitës së “Javës së Kulturës Hungareze” në Korçë nuk mund të mos ishte trupa teatrore, e drejtuar nga dyshja e shquar Pëllumb dhe Xhulieta Kulla, e cila solli në jetë rrëfimin e dashur të “Djemtë e rrugës së Palit” të Ferenc Molnár. Interpretimi i tyre është një ri-imagjinim mjeshtëror, duke e shndërruar prozën në një tablo të gjallë, që kap thelbin e rinisë dhe miqësisë.

Së fundmi, Korça ishte dhe destinacioni i fundit i turit në Shqipëri të ansamblit të valleve popullore “Szinvavölgyi”. Ky grup fantastik mishëroi frymën e gjallë të vallëzimeve hungareze me përzgjedhjen “Vallet Petőfi”. Performanca e tyre është e para e këtij lloji që zbukuroi skenat e Shqipërisë, duke ndezur ajrin me bollëkun e trashëgimisë kulturore të atdheut të tyre. Padyshim ata do largohen nga Shqipëria me një kujtim të bukur nga vendi ynë, ndërkohë që artdashësit shqiptarë patën mundësi të shijonin performancën e tyre unike në qytete të ndryshme përgjatë kësaj jave.

Festimet e ditës së kulturës hungareze në Korçë, të mbajtura në Qendrën e Kulturës së qytetit, ofruan një pasaportë falas për një eksperiencë ku u festua dhe shijua mirëfilli shpirti hungarez. Kjo ngjarje e mrekullueshme ishte gjithaq një mozaik i shprehjes artistike, thurur nga fijet e dy kombeve, dhe një dëshmi e bukurisë dhe unitetit të shkëmbimit kulturor.

Filed Under: Reportazh

NËNTORI I LETËRSISË NË VATËR

November 7, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të organizojë një ditë kushtuar letërsisë më datë 25 Nëntor 2023 ora 11 Am në Selinë Qëndrore të Vatrës me adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458.

Në këtë ditë do të promovohen 3 vëllime me poezi të poetit Ilmi Tahiri: “Sytë kah atdheu”, “U ktheva atdhe” dhe “Për ty Kosovë”.

Ceremonia vazhdon me një ligjëratë kushtuar poetit të mirënjohur Ymer Elshani e titulluar “Historia ime e patreguar” përgatitur nga Teuta Elshani.

Më pas ceremonia përfundon me dhurimin e 20 librave për Federatën Vatra nga patrioti Koçi Tahiri.

Ftohen mediat dhe komuniteti të marrin pjesë.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT