• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2024

Dardanët e Europës dhe mërgata Dardane e Trojës, zotër të Mesdheut

January 10, 2024 by s p

Artur Vrekaj, Massachusetts/

Shekuj më përpara luftës së Trojës popujt nën lumin Danub, Dardanët, Brigjët, Misianët, Trakët, etj mërguan në Azinë e Vogël  më së shumti në territorin ku sot shtrihet Turqia e sotme. Dardanët dhe Brigjët jetuan përkrah njëri tjetrit në gadishullin Ilirian dhe në mërgatën e tyre në Azi të Vogël. Sot janë dëshmi emri i ngushticës së Dardaneleve sipas emrit të qytetit Dardani dhe fama e Trojës me dy poemat epike të Homerit, Iliada dhe Odiseu. Priami, prijësi, i pari, mbreti i Trojës është pasardhës i Dardanit të Parë themelues të vëndbanimit Dardanus së pari në ishullin e shenjtë Samos dhe qytetin Dardanus në breg të Dardaneleve.

Pausanias rrëfen se emri original i ishullit të shenjtë Samos i njohur nga Homeri ishte Dardania. Bazuar në një studim të profesores Grace Macurdy rruga e parë ndërkontinentale është hapur nga Dardanët dhe fillon nga Nishi i sotëm e deri në Dardanele. Roma e përdori sërish këtë rrugë duke e shtrirë deri në Konstandinopojë. Një arsye shumë e fortë për këtë lidhje  tokësore Europë dhe Azi brenda qytetërimeve të njëjtit popull, Dardanisë Iliriane dhe mërgatës që ngriti mbretërinë e saj në Trojë. Rruga Nish-Dardanele shërbeu për transportin e metaleve të përpunuara nga minierat e Dardanisë së gadishullit Ilirian që duheshin për armatimin e perandorisë Hitite, diamanti i cilës ishte mbretëria Dardane e Trojës. Dardanët e Europës ishin luftëtarë dhe metalurgë të zotë. 

Tek dy poemat Homerike emrat e gjeneralëve të luftës së Trojës, janë emrat e udhëheqësve të fiseve a mbretërive të një gjuhe që adhurojnë Zeusin dhe që i gjen të trashëguara nga Dardanët e Europës. Dardani Enea u mallëngjye kur pa simotrën e Trojës në Butrint (Buthrotum) me mbret heroin e Trojës Skamandërin, që Grekët e shkruajtën me emrin Helenus. Dardani Skamandër u bë mbret i Kaonisë dhe më vonë i Epirit. I biri i tij Kestrini  i dha emrin e tij lumit Kestrin dhe vëndbanimit Kestrinia në Thesproti, Çamërinë e sotme. Enea i dha lavdi emrit Dardani ngaqë me pasardhësit e tij shkëlqyen me Romën, Trojën Europiane. Dardani nga Nishi, Konstandini i Madh themeloi qytetin kështjellë, Kostandinopojën.

Duke vështruar historinë e luftëtarëve Dardanë të Trojës ata përdorën të njëjtën metodë luftimi trup me trup ashtu sikundër edhe në Europë duke e bërë këtë element luftarak një arsye më shumë se kjo mbretëri e Dardanëve të Trojës është mërgata luftarake e Dardanisë Iliriane. Kjo trashëgimi e madhe e artit të luftuarit trup me trup e bëri Dardaninë e Priamit një mburojë të vërtetë të perandorisë Hitite. Dardanët janë krah Hititëve në luftën kundër perandorisë Egjiptiane. Kështu Dardanët Ilirianë nën Danub, mërgimtarët e parreshtur populluan Trojën, Peloponezin, Siçilinë dhe më shumë Italinë e sotme duke u bërë kështu zotër të Mesdheut. 

Filed Under: Rajon

A PO RISHFAQET AUTORITARIZMI I GOGOLIT KOMUNIST NË SHQIPËRI?

January 10, 2024 by s p

Një thirrje diplomatëve perëndimorë në Tiranë

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Po e filloj këtë shkrim modest me fjalët e Abraham Lincolnit: “Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve”. Sa herë jam shprehur gjatë viteve se Shqipëria nuk bëhet me nostalgjikët e komunizmit, se “Demokracia nuk Pret”, se kanë kaluar 30- vjetë nga shembja e Murit të Berlinit dhe Shqipëria, si asnjë vend tjetër ish-komunist, nuk përballet, zyrtarisht, as simbolikisht, me krimet e regjimit komunist dhe as nuk i dënon ato. Se, Tirana zyrtare nuk kujton as viktimat e shumëta të komunizmit dhe as nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit enveristo-stalinist gjatë tre dekadave të kaluara. Për këtë fajin e ndajnë si pozita aktuale socialiste në qeverisje ashtu edhe opozita aktuale demokrate, në të kaluarën.  Shumica e shqiptarëve janë të bindur tanimë se këto tre dekada, të tranzicionit “post-komunist”, nuk ishin asgjë tjetër veçse një vazhdimësi e regjimit famëkeq, pak më e butë ndoshta se ish regjimi enverist, por në thelb, anti-demokratik, me vlera dhe ideologji të njëjtë.  Për fat të keq, përjetësimi i të keqës komuniste (the evil of communism) siç e quante dikur Presidenti Ronald Reagan, ka arrijtur proporcione aq serioze sa që sot nevojit paralajmërimin e ipeshkvijve të Kishës Katolike në Shqipëri kundër dukurive të tilla. Për më tepë, një gjë e tillë po ndodhë në Shqipëri para syve të diplomatëve perëndimorë në Tiranë dhe përball heshtjes së tyre ndaj këtye dukurive shqetësuese poër një vedn anëtar të NATO-s. 

Unë modestsisht, vite më parë, shpeshëherë, kam paralajmëruar përfaqësitë diplomatike perëndimore në Shqipëri se e keqja e bishës komuniste po përjetësohet në atë vend dhe se kjo është tanimë një politikë zyrtare, ndonëse e heshtur ndoshta, por e qëllimshme dhe se diplomatët e vendeve perëndimor në Tiranë duhet të flasin haur kundër dukurive të tilla. Shqipëria drejt autoritarizmit — rezistenca e shqiptarëve kundër autoritarizmit duhet të ketë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve! | Gazeta Telegraf

Duhet rikujtuar diplomatëve perëndimorë në Tiranë – miq të vjetër e të rinj të Shqipërisë dhe shqiptaraëve — se heshtja e tyre e kohëve të fundit ndaj përjetësimit të asaj që, jo vetëm Kisha Katolike Shqiptare e shikon si një përjetësim të keqës komuniste në atë vend, por edhe vërejtës të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë mendojnë gjithashtu se — nuk është në interesin e demokracisë shqiptare as në interesin e marrëdhënieve të Kombit shqiptar me miqtë e tij në botën demokratike perëndimore, ku të gjithë ne mendojmë dhe besojmë se përkasin dhe ku i duam shqiptarët, përjetësisht, si njërin prej popujve më të vjetër ë Evropës.  Si dhe pse mund të justifikohet heshtja e diplomatëve të vendeve të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara në Tiranë ndaj dukurive “të herë pas hershme të neo-komunizmit dhe forma të ndryshme të lartësimit të ish-diktaturës komuniste”, sipas deklaratës së ipeshkvijve të Kishës Katolike në Shqipëri. 

Të nderuar diplomatë të demokracive perëndimore në Tiranë, ju mund të vazhdoni të heshtni ndaj këtyre dukurive të po ju kujtoj edhe njëherë fjalët e Dr Martin Luther King – kampionit të drejtave të njeriut në Amerikë shekullin e kaluar se, “Më në fund, ne nuk do të mbajmë mend fjalët e armiqëve tanë kundër nesh, por do të kujtojmë heshtjen e miqëve tanë”, përball padrejtësive ndaj ndesh.  Brezi i sotëm i shqiptarëve ka filluar të vejë në dyshim miqësinë e përendimorëve dhe habitet për heshtjen tuaj ndaj lartësimit të një regjimi barbar komunist në Shqipëri, madje edhe nga qarqet zyrtare, të politikës dhe të drejtësisë të një vendi anëtar i NATO-s.

Heshtja e ndërkombëtarëve në Tiranë ndaj shkeljes flagrante të drejtave të sanksionuara edhe ndërkombtarisht, përfshirë kapjen e institucioneve, nuk është në interesin e perëndimit — e në interesin e shqiptarëve, jo se jo! Kjo duhet të jetë kauza e ndërkombëtarëve në marrëdhëniet e tyre me institucionet zyrtare shqiptare dhe me të gjitha entet e tjera të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar, përfshir opozitën dhe shoqërinë civile ashtu siç janë me mungesa dhe jofunksionale. Për ndryshe, përballë kaosit politik aktual në Shqipëri, taksapaguesit amerikanë dhe evropiano-perëndimore, me të drejtë, duhet të bëjnë pyetjen: Cili është suksesi i demokracisë në Shqipëri që është premtuar me derdhjen e fondeve marramendëse këto 30-vjet të tranzicionit nga takasapaguesit amerikanë dhe everopiano-perëndimorë?

Kjo, për të mbajtur në pushtet këtë klasë politike aktuale 30-vjeçare, autoritare, neo-komuniste – pozitë dhe opozitë — e lidhur ngusht, jo vetëm ideologjikisht por edhe biologjikisht me rrenjtë e ish-regjimit komunist të Enver Hoxhës – diçka e pa parë sot në ndonjë vend tjetër ish-komunist, anëtar i aleancës ushtarake perëndimore, NATO-s, siç është Shqipëria.  

 Përjashtim në këtë mes mund të jetë Rusia neostaliniste e Putinit — një shoqëri, kryesisht, neostaliniste dhe Turqia erdoganiste autoritare — shembuj qeverisjeje që tolerohen nga perëndimi për liderët autoritarë të Ballkanit, megjithëse ka edhe shembuj të tjerë, si Vjetnami e të tjera vende, anë e mbanë botës.   Për fat të keq, Shqipëria sot ka arrijtur në një pikë – që falë pozitës dhe opozitës — mund të konsiderohet, sipas një komenti të botuar, ditët e fundit, si një, “laborator efikas për të provuar se sa e lehtë është të rindërtosh një shoqëri totalitare në kushtet kur vendi është i hapur me botën, madje edhe anëtar i NATO-s”.  A po rrëshqet Shqipëria në një sistem njëpartiak? – OPINEWS (politiko.al)

Krijimi i një shoqërie totalitare ishte edhe kushtrimi dhe paralajmërimi i përfaqsuesve të Kishës Katolike shqiptare.  Frank Shkreli: A po përjetësohet e keqja e komunizmit në Shqipëri? | Gazeta Telegraf.  Thirrja e ipeshkvijve të Kishës Katolike në Shqipëri, Nëntorin e kaluar, drejtuar udhëheqësve më të lartë të vendit: Presidentit, Kryeministrit dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të shqyrtojnë, seriozisht, dënimin me ligj të “dukurive të krimit të apologjisë” të komunizmit në Shqipëri, siç e quajnë udhëheqësit e Kishës Katolike Shqiptare fenomenin e shfaqjeve nostalgjike për ish-regjimin komunist dhe liderin e saj Enver Hoxhën, në atë vend.  Frank Shkreli: Kërkohet dënimi i “Krimit të Apologjisë” të Komunizmit në Shqipëri | Gazeta Telegraf

Kjo thirrje – pas 30-vjet të ashtuquajturit tranzicion politik — drejtuar klasës aktuale politike shqiptare, qeverisë dhe shtetit, është aq i jashtzakonshëm sa edhe i mirëpritur, ndërkohë që gogoli komunist dhe influenca e tij po shfaqen anë e mbanë Shqipërisë nepërmjet masave qeveritare dhe para syve dhe heshtjes së diplomatëve perëndimorë në Tiranë përball këtij fenomeni dhe dukurive absolutisht të papranuara për një vend anëtar të NATO-s. Klerikët katolik, duke qenë të shqetësuar për shfaqjen e klytre dukurive në Shqipëri, bëjnë thirrje për dënimin me ligj të “krimit të apologjisë”, ndërsa theksojnë se gjithnjë, tre dekada të ashtuquajturit tranzicion “post-komunist”, “librat e historisë nuk thonë të vërtetën mbi komunizmin në Shqipëri.”

Unë besoj se dalja në publik — në këtë kohë — me një deklaratë të tillë drejtuar institucioneve më të larta të shtetit shqiptar në lidhje me dënimin me ligj të “krimit të apologjisë” — nuk ishte një vendim i lehtë për udhëheqsit e Kishës Katolike të Shqipërisë – si një prej enteve të komuniteteve të shoqërisë shqiptare që ka vuajtur më së shumti nga barbarizmat e ish-regjimit komunist të Enver Hoxhës.  Thirrja e ipeshkvijve të Shqipërisë drejtuar përfaqsuesve të shtetit dhe të qeverisë shqiptare do duhej të mbështetej edhe nga diplomatët e vendeve, historikisht, mike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, para se Shqipëria të futet në një autoritarizëm qeveritar të llojit putinist dhe vlerash neostaliniste. Në minimum, të nderuar diplomatë perëndimorë, shqiptarët presin prej jush që të tregoni sadopak mirëkuptim për shqetësimet e shoqërisë shqiptare – të pasqyruara nga ente serioze siç është Kisha Katolike në Shqipëri — në lidhje me dukuritë e formave të ndryshme të neo-komunizmit dhe të lartësimit të ish-diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.

Heshtja e përfaqsuesve të lartë diplomatikë të demokracive perëndimore në Tiranë nuk u bën nder as ju personalisht as vlerave të vendeve që ju përfaqësoni.  Ndërkohë që shqiptarët — siç është shprehur për kohën e tij dikur mbrojtësi i të drejtave civile në Amerikë, i Përndershmi Martin Luther King, do të kujtojnë “heshtjen e miqëve tanë”, kur do diuhej të flisnin përball padrejtësive ndaj tyre.

Frank Shkreli

See related image detail. Inspiring quotes - Appropedia, the sustainability wiki

Xhon Kennedi, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara: “Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në një vend që nuk është prekur nga lufta, ose nga korrupsioni, ose nga të dy këto”.

A po rrëshqet Shqipëria në një sistem njëpartiak?

Filed Under: Ekonomi

Poeti Gjekë Marinaj solli magjinë e poezisë te “Bijtë e shqipes”

January 10, 2024 by s p

Në Philadelphia u organizua promovimi i vëllimit me poezi, ‘’Paradigma e Parajsës’’, të poetit, Gjekë Marinaj

Nga dr. Sadik Elshani

“Shpirt i zbardhur gjer në shpirt

Çdo fjalë

lëshon tinguj marramendës

nga kontakti i filozofisë

me ndjenjën.”

(Gjekë Marinaj, “Poezia”, nga përmbledhja “Lutje në ditën e tetë të javës”, Prishtinë, 2008.)

Dr. Gjekë Marinaj, poet e intelektual me përmasa botërore

Ky citat i mësipërm mishëron, shpreh botën e pasur poetike, botëkuptimin filozofik të poezisë së Gjekë Marinajt. Poezia e tij është e rrjedhshme me plot figuracion, nënkuptime filozofike për jetën. është poezi e shkruar nga një njeri shumë pozitiv, nga një shpirt i bardhë me zemër të çiltër e të pastërt prej nga burojnë vargje të rrjedhshme për jetën, atdheun, prindërit, bashkëshorten, dashurinë e mirësinë njerëzore, të bukurën. Po, poezia e tingujt muzikor shprehin edhe ndjenjat më të holla të njeriut. është shkruar shumë e do të shkruhet edhe më shumë për poezinë e Gjekë Marinajt, por kush më mirë se shkrimtari yne i madh, Ismail Kadare, mund ta shprehë më mirë?!

“Gjekë Marinaj dallohet ndër poetët më të mirë shqiptarë të kohës. Kjo do të thotë se ai zë vend midis poetëve më të mirë evropianë…Kur lexojmë poezinë e tij për kalimin e Akeronit, lumit të skëterrës, atë që ndanë jetën nga vdekja, s’ka si të mos na kujtohet episodi prekës, ku ai, djaloshi i ri, u arratis dramatikisht nga Shqipëria totalitare më 1990, duke kapërcyer me ‘not’ një lumë, që shërbente si kufi”.

Për poezinë e Gjekë Marinajt kanë shkruar edhe shumë të tjerë, përfshirë edhe ëole Soyinka-n, fituesin e Çmimit Nobël në letërsi, 1986. Vlen të cekët edhe një citat nga ëashington Daily Neës: “Gjekë Marinaj është poeti për të cilin bota ka pritur kaq gjatë”.

Ka kohë që edhe ne po e prisnim të na vinte në shoqatën tonë. Dhe ja na erdhi edhe çasti i lumtur, të shtunën, më 6 janar, në mjediset e Shoqatës Marëshqiptare “Bijtë e shqipes” u organizua një veprimtari mbresëlënëse me rastin e promovimit të librit më të ri me poezi të Gjekë Marinajt, “Paradigma e Parajsës”, kushtuar bashkëshortes së tij, Dusitës, me rastin e 30 vjetorit të martesës së tyre. Edhe pse atë ditë bënte një kohë shumë e keqe në tërë pjesën verilindore të ShBA-ve, anëtarët më entuziastë të shoqatës sonë dhe adhuruesit e poezisë nuk munguan në këtë veprimtari. Kishin ardhur edhe miqtë tanë nga Connecticuti e Nju Jorku: poeti Mhill Velaj, njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, i shoqërua nga prof. dr. Besim Muhadri, aktori Shaban Lajqi e veprimtari Prend Qetta.

Sipas traditës së shoqatës sonë veprimtarinë e hapi kryetari, z. Dritan Matraku, i cili që në fillim shprehu kënaqësinë që në mesin tonë kemi të pranishëm një personalitet të shquar si dr. Gjekë Marinajn, poet, shkrimtar, përkthyes, kritik letrar, si dhe themelues i një forme të re të kritikës së artit e letërsisë, e njohur si Teoria e Protonizmit. Z. Matraku i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve, sidomos atyre që kishin ardhur nga larg, edhe përkundër kushteve shumë të vështira atmosferike, vazhdimisht frynte, binte shi e borë.

Zoti Vlashi Fili, ish- sekretari shumëvjeçar i shoqatës, kishte përgatitur një material të detajuar për jetën dhe veprën e Gjekë, Marinajt, titulluar: “Dr. Gjekë Marinaj – intelektuali me përmasa botërore”. Në fjalën e tij z. Fili bëri një pasqyrë të jetëshkrimit të z. Gjekë Marinaj, nga largimi i tij nga Shqipëria për shkak të poezisë së tij, “Kuajt”, deri te vendosja e tij në ShBA, shkollimin e tij, angazhimin në veprimtari të ndryshme letrare, akademike, botuese. Dr. Marinaj është themelues i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, si dhe kryetari i pare i saj. Z. Fili përmendi edhe krijimtarinë e begatë e cilësore të dr. Marinajt dhe numrin e madh të veprave të tij të botuara, dekoratat dhe çmimet e vlerësimet e shumta kombëtare e ndërkombëtare. Z. Fili vuri në dukje se, “poezitë e dr. Marinajt janë përkthyer në katërmbëdhjetë gjuhë anëkënd botës. Vetëm poezia “Kuajt” është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme. Teoria e tij kritike, e quajtur Protonizëm është vlerësuar në të gjitha vendet ku është shpërndarë”.

‘’Paradigma e Parajsës’’, himn i dashurisë

‘’Paradigma e Parajsës’’ ështeë një himn i dashurisë, kurorë adhurimi që poeti Gjekë Marinaj ia ka kushtuar bashkëshortes së tij të dashur, Dusitës, me rastin e 30 vjetorit të martesës së tyre. Janë këto vargje, kuptohet, të thurura me shumë dashuri, ndjenja të sinqerta, adhurim e përkushtim, që prekin nivelet e hyjnores, i hapin dyert e Parajsës. Vargje që tingëllojnë si një vals i lumtur, një simfoni magjepëse për jetën bashkëshortore, shpalosin botën e pasur shpirtërore të autorit më tërë fuqinë e universit të tij krijues.

Zoti Lutfi Brami, veprimtar i dalluar i shoqatës sonë, kishte përgatitur një material të pasur e cilësor për krijimtarinë e Gjekë Marinajt dhe posaçërisht për vëllimin poetik, ‘’Paradigma e Parajsës. Zoti Brami e vlerësoi lart poezinë e Gjekë Marinajt, dhe në veçanti përmbledhjen poetike në fjalë:‘’ “Paradigma e parajsës”e Gjekë Marinaj është një libër me lirika dashurie, ku, zbulohen këndvështrime e qasje të reja poetike, të cilat poeti ia ka kushtuar dashurisë së jetës, bashkëshortes, të bukurës Dusitë, dashuri e njësuar përjetësisht “si një shpirt në dy trupa“,Mesazhi që rrezatojnë këto vargje, ngjan sikur i tejkalon dimensionet personale të kësaj dashurie, e bëhet natyrshëm përçuese e ndjenjë universale, për të cilën bota sot ka shumë nevojë. Vargjet e poezisë ‘’Unë dhe Ti’’: “ngjitëm dashurinë në parajsë/ në parajsë ngjitëm dashurinë/ dashurinë në parajsë ngjitëm”, ngjajnë si një melodi e pa këputur duke e bërë më të fort qëndrueshmërinë e duke lartësuar drejt qiellit shpirtin e dashurisë.Një harmoni perfekte mes formës e përmbajtjes, që fillon me ngjitje e vazhdon ngjitjen si synim a rrugëtim jetësor, si përsosje shpirtèrore, si dashuri që nuk shterron, si fuqi poetike gjithnjë në rritje, kèrkuese drejt përsosmèrisë, në esencën e gjithçkaje, si lèngu i jetës, si magji e lidhjes në çift, fryma e shenjtë nga tè cilat lindin ndjenjat, fjalët e vargjet’’. Ndërsa për cilësinë e lart të poezisë së Gjekë Marinajt, z. Brami u shprerh: ‘’Shprehja e bukur artistike dhe mendimi pozitiv janë përbërës të poezisë së autorit’’.

Poeti Mhill Velaj para të pranishmëve paraqiti një material mjaft cilësor e të përgatitur bukur me mjaft shije artistike e profesionalizëm të lartë, me titull: ‘’Parajsa shpirtërore e dashurisë shndërruar në art poetik’’. Edhe z. Velaj me mjaft autoritet foli për vlerat artistike, motivet e poezisë së autorit Marinaj: ‘’ Poeti Marinaj është poet i përmasave të lartësuara sepse di t’i këndojë psalme jetës, paqes , harmonisë dhe dashurisë. Mu në magjinë e kësaj pemase parajsore ai gjakon parajsën e perjetuar e jo atë te kujtesës dhe asaj që ndoshta nuk do të vij më kurrë’’. Po japim edhe një fragment nga materiali i z. Velaj për përmbledhjen poetike, ‘’Paradigma e Parajsës’’, sepse vërtet është shkruar bukur dhe cdo perifrazim do ta zbehte atë: ‘’ Të mençurit e Rilindjes Europiane si Dante dikur kanë thënë se: poeti është një lloj profeti i cili ia hap portat parajsës. Andaj pena poetike dhe magjia letrare që na ofron çdoherë Gjekë Marinaj është sfiduese për lëxuesit por njeherit edhe një shkallë katarzimi e përthellimi në fenomene letrare të cilat shquhen për stilin e veçantë, elegancen e të shkruarit, mjeshterisë dhe rezonimit letrar, por edhe rikapitullimit reminishent që të lë pa frymë kur lëxuesi vertikal reflekton për planin ideo artistik dhe mesazheve hera hera meta psikologjike. E lexova me një frymë ketë vëllim poetik, ku te pjesa, ‘’Dashuria dhe fati ‘’ reflektohet për një dimension krejt tjetër letrar e shpirteror, kulturor e human nga poetet tjerë të cilët hapesirën qiellore të dashurisë nuk e shohin të shkëputur nga melankolia dhe instinktivja. Këtu, ndaj mendimin, qendron magjia poetike e plani ideo artistik i këtij poeti të përmasave mbarëkombetare dhe i nivelit nderkombetar. Gjeka e nuhat, perjeton, shijon dhe e e jetëson dashurine në një dimension me të lartësuar se sa e bukura e estetikja, me lart se shija e ëndrra, por edhe me lart se e përkohshmja sepse fuqia e tij mendore, pervoja empirike dhe intuita e tij e bejnë të meditoj për fenomene me të lartësuara se sa vet arti, poeti. E mbi të gjitha zgjodha dashurinë shprehet shën Pali në letrën dërguar Korintianëve. Këta përbërës letrar janë uji, dielli dhe mendimi. Poeti është gjithmonë i etshëm për dashuri dhe atdhedashuri’’.

Bashkëbisedim i ngrohtë vëllazëror

Prof. dr. Besim Muhadri, profesor i letersisë së sotme shqiptare në Universitetin e Gjakovës, i njoftoi të oranishmit se edhe krijimtaria e z. Marinaj është e përfshirë në programet mësimore të kësaj lënde universitare. Z. Sadik Elshani në fjalën e tij ceku se edhe poetët e mëdhenj të Rilindjes Europiane, Dante Aligieri (1265 – 1321) e Françesko Petrarka (1304 – 1374) kishin shkruar vargje të bukura kushtuar të dashurave të tyre, Beatriçes e Laurës, përkatësisht, por ato ishin dashuri në distancë, të parealizuara në jetë. Ndërsa Gjeka i këndon bashkëshortes së tij me të cilën jeton në harmoni bashkëshortore për më shumë se tri dekada. Në këtë veprimtari diskutuan edhe zotërinjtë: Prend Qetta, Tajar Domi e Iliaz Shehu. Për të pranishmit aktori, Shaban Lajqi, me mjeshtëri të lartë artistike e recitoi poezinë, “Kuajt”, poezi satirike që aludonte në popullin e shtypur shqiptar nën diktaturën komuniste. Vlen të përmendet këtu se në këtë veprimtari u fol mjaft për këtë poezi tashmë emblematike të letërsisë së sotme shqiptare, e cila në njëfarë mënyre edhe e vulosi fatin jetësor të autorit. Pa këtë poezi ndoshta rrjedha e jetës së autorit do të kishte ndonjë kahje tjetër. Ndoshta këta “Kuajt” ia dhanë edhe ndonjë shqelm diktaturës komuniste në Shqipëri. Kjo poezi është edhe një dëshmi se forca e fjalës godet më fort se gjylet e topave.

Në fund të kësaj veprimtari fjalën e mori edhe mysafiri i nderit, i cili falenderoi shoqatën për organizimin e këtij promovimi, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehu kënaqësinë që ndodhet në një mjedis të tillë, në mesin e njerëzve entuziastë që dijnë ta vlerësojnë artin, të bukurën. Z. Marinaj pastaj foli për krijimtarinë e tij, frymëzimet dhe angazhimet e tij letrare, pedagogjike e diplomatike. është dashuria ajo që sjellë lumturinë u shpreh ai duke kujtuar jetën e varfër (materiale) të familjes së tij, por ishte dashuria në familje që e bënte jetën të lumtur, të durueshme. është dashuri, mirësia njerëzore që e përshkon tërë krijimtarinë artistike të z. Marinajt. Pastaj ai foli për poezinë e shkruar, të botuar, por theksoi se është edhe një poezi tjetër, e pashkruar, që shumë njerëz a bartin në brendinë e qenjes së tyre. Ai me personalitetin e tij tejet të përzemërt rrezaton dashurinë e mirësinë njerëzore në jetë dhe në vargjet e tij. është thjeshtësia ajo që ia shton madhështinë një njeriu. I tillë është Gjeka, i thjeshtë, i përzemërt dhe i dashur nga të gjithë. Me qetësinë e poetit, fisnikërinë e malësorit e urtësinë e intelektualit “par excellence” ai krijoi një atmosferë të ngrohtë bashkëbisedimi. Të pranishmit u interesuan edhe për teorinë e tij të Protonizmit, dhe ai me një gjuhë të drejtpërdrejtë e me terma mjaft të kuptueshme e me pak fjalë të thjeshta ua bëri atyre të afërt këtë teori, e cila është duke u përhapur anembanë botës. Bisedat e ngohta e shumë miqësore vazhduan edhe gjatë koktelit që shoqata jonë shtron pas çdo veprimtarie të saj.

Ishte kjo në veprimtari e vecantë e mbresëlënëse që për një kohë të gjatë do të mbetet në kujtesën e të gjithë të pranishmëve si një përjetim i këndshëm që rrallë ndodh në jetë. Të gjithë shprehën kënaqësinë që në mesin tonë kishim një personalitet të shquar si z. Marinaj, shprehën krenarinë kombëtare për të arriturat e tij. Në një ditë të ftohtë janari e me shumë shi ai na solli çaste të lumtura, motive me diell, do të thoshte Kadare – solli magjinë e poezisë, ndjenjën e së bukurës. Dera jonë mbetet gjithmonë e hapur…

Philadelphia, më 9 janar 2024

Sadik Elshani është ish-kryetar i shoqatës “Bijtë e shqipes.

Filed Under: Reportazh

Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit

January 10, 2024 by s p

Albin Kurti*/

…Serbia nuk është rrezik siç shihet e dihet vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan. Ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe për qytetarët e saj, sidomos ndaj atyre që kanë guximin të pranojnë se përmes kërkim faljes për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ndërtojnë bazë të zhvillimit të marrëdhënieve të mira paqësore e të pajtimit. Kështu është rasti me liderin opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, Kryetar i Partisë Republikane atje, për të cilin krahas torturave fizike ndaj tij, shteti serb zgjedh të ngritë aktakuzë për nxitje të urrejtjes kombëtare, sepse ai u përkul para varrit të 7-vjeçares Blerina Jashari, e vrarë nga forcat serbe në Prekaz, në marsin e vitit 1998.

Trajtimi i Nikolla Sandulloviq nga Agjencioni i Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë flet për mendësinë të cilën fqinji ynë e kultivon brenda vetes. Mënyrat, sjelljet dhe veprimet anti-demokratike pasqyrojnë realitetin e hidhur atje, vendin ku nuk njihet fjala e lirë, nuk vlejnë konventat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, e ku me frikë dhe dhunë tentohet të mposhtet opozitarizmi dhe çdo zë që i kundërvihet pushtetit autokratik të Aleksandër Vuçiqit. Serbia është vendi ku Millan Radojçiq, përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, në vend se të përgjigjet para autoriteteve të rendit, merr pjesë në rrahjen brutale të Nikolla Sandulloviq.

E përcjellë në dritën e shkeljeve të të drejtave të njeriut e çdo zëri opozitar e paqësor, Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të Marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, ata gjithnjë e më larg vlerave të Bashkimit Evropian dhe të integrimit evropian e euroatlantik, të cilin edhe në teori e pretendojnë gjithnjë e më pak…

*pjesë nga adresimi i Kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e 182-të të Qeverisë së Kosovës.

Filed Under: Politike

#SiSot, më 10 janar 1920, u vra gazetari i dytë në historinë e shtetit shqiptar, Sali Nivica

January 10, 2024 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Angazhimi i tij parësor u shpreh në radhët e Komisisë Letrare, në drejtim të lëvrimit të gjuhës shqipe. Ishte një ndër themeluesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Aty bashkëpunoi me veprimtarë të spikatur, si: Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kel Marubi, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Vinçenc Prenushi etj.

Si anëtar i Kryesisë së Komitetit, vuri në gatishmëri gazetën e tij “Populli” për të artikuluar përpjekjet dhe aspiratat e kombit shqiptar. Nivica u vra në Shkodër në moshën 30-vjeçare. Viktimë kishte rënë edhe pararendësi i tii në krye të gazetës “Populli”, Mustafa Qulli.

Bashkëlidhur, një foto ku paraqitet Nivica në prani të Sotir Martinit dhe të një grupi miqsh. Po ashtu, një përshkrim mbi veprimtarinë e Nivicës nga fletorja “Populli”.

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

#SaliNivica

#AQSH

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 52
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT