• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2024

MBËRRIN NJË ÇAST …

January 30, 2024 by s p

Pasi ke përshkuar milje e kilometra, je përballur me sfida e probleme, ke arritur objektiva e synime, je përplasur me njerëz e situata nga më të ndryshmet, i ke kërkuar Zotit fuqi që të luftosh e të mos zmbrapsesh, ke kërkuar gjithmonë të renë, befasinë, rrugëdalje nga udhëkryqe, pasi ke shkuar buzë greminës e je ringritur, befas mbërrin një çast që ndjen nevojës e paqes. Mbyll sytë i ulur diku në një cep të dhomës, pas një dite të gjatë, e këmbët ia lënë vendin mendimeve.

E nis habitesh pse njerëzit nuk e duan paqen, pse popujt luftojnë e urrejnë njëri-tjetrin, pse miqtë tradhëtojnë besimin e njëri-tjetrit, pse dy bashkëshortë apo dy vëllezër a motra nuk i flasin njëri-tjetrit, pse nuk është e mundur që kundërshtarët të ulen përreth një tryeze dhe të gjejnë një zgjidhje në emër të së mirës për të gjithë, pse babëzia e dikujt i heq bukën e gojës dhe mundësitë shumë të tjerëve, pse dikush dhunon familjen e tij apo popullin e tij. E nuk arrin ta kuptosh këtë gjë. Ndjen se harmonia dhe ajo nevojë e ëmbël, aq e dëshirueshme për paqe, sikur shkërmoqet para syve të tu.

E megjithatë e ndjen thellë se, kjo ndjenjë paqeje dhe harmonie që ekziston tek ti, mund të jetë e pranishme me siguri tek shumë të tjerë. Janë diku tjetër, të tjerë njerëz, që e duan paqen e zemrës e dëshirojnë atë për vete e për të tjerët. Fillon e i ndjen të gjithë ata anonimë, imagjinon fytyrat e tyre e të bëhen papritur miq e shokë. Ia nis e mendon se ndoshta po të ishim bashkë e ta kërkonim me ngulm këtë paqe ajo do të ishte e mundur.

Nëse jeni diku tregojeni se e doni edhe ju këtë paqe të zemrës për veten tuaj dhe mes njerëzve, se nuk jam vetëm unë që do të doja të shihja një botë më të mirë njerëzish që duan njëri-tjetrin, duan botën përreth dhe e duan atë më të bukur për vete dhe për brezat që do të vijnë.

Javë të paqtë!

+ dom Gjergji

May be an image of 1 person

See Insights and Ads

Create Ad

All reactions:

66

Filed Under: ESSE

Një takim dhe një vizitë me deputetët e PD-së në Uashington DC.

January 30, 2024 by s p

Nga Merita B. McCormack*/

Uashington DC -29 Janar 2024

Mengjesi i së hënës të fundit të Janarit na mblodhi në Rrugën e Pavarësisë , pranë ndërtesës së Kapitolit në Uashington DC.

Megjithëse moti ishte i ftohtë dhe era të “thante”, ligjbërësit shqiptarë, deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, zonja Dhurata Çupi, zoti Gazmend Bardhi dhe zoti Everest Dedaj, gazetar shqiptar, të porsa ardhur nga Europa, mbërritën në kohën e caktuar, përpara ndërtesës së bukur Thomas Xheferson, ndërtesa më e vizituar e Bibliotekës së Kongresit Amerikan në Uashington DC.

Megjithëse të hënave ky institucion nuk hapet për vizitorët, ligjbërësit shqiptarë dhe gazetari u mirëpritën si miq specialë nga Divizioni European brenda së cilit gjendet edhe “Albanian Desk” (Tavolina ose Seksioni i pavarur i Shqipes) . Shkruaj i pavarur pasi gjuha shqipe ka pas qenë klasifikuar nën umbrellën e gjuhëve sllavike më përpara e tashmë është direkt nën Divizionin European.

Vizitorët , që gjenden zyrtarisht ,në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Mëngjesin Kombëtar Amerikan të Lutjeve, patën mundësinë e vizitës së koleksionit të referencave për veprat në gjuhën shqipe ( kjo përmbledhje përfaqësohet me materiale nga çdo vend ku flitet shqip ).

Dr.Nevila Pahumi, specialistja e referenceve për gjuhën shqipe dhe gjuhën moderne greke ne Bibliotekë, jo vetëm që i mirëpriti vizitorët, u bëri një prezantim të detajuar për seksionin shqip, u tregoi disa botime të vjetra e të reja shqiptare, por edhe organizoi për ta vizita edhe në seksione të tjera e në ndërtesa të tjera të Bibliotekës. Për shembull në Bibliotekën e Ligjeve, deputetet u pritën nga drejtuesit e asaj biblioteke dhe u njohën me një mini ekspozitë të literaturës ligjore në shqip që mban kjo bibliotekë. Ata gjithashtu dëgjuan një prezantim që ishte përgatitur posaçërisht për ta.

Vizitorët Çupi , Bardhi dhe Dedaj u njohën me pasuritë e kësaj biblioteke, mësuan për koleksionet, për proceset e përzgjedhjes së materialeve , shijuan artin e bukur në ambjentet e ndryshme dhe bënë pyetje të ndryshme sipas fushave përkatëse profesionale, interesit artistik e historic të gjithësecilit . Vizitorët nga Shqipëria ishin të mire edukuar me historinë e bibliotekës dhe bisedat ridhnin lirshëm dhe bukur.

Unë pata kënaqësinë që të takohesha me vizitorët së pari si shqiptaro amerikane në DC që ka kontribuar në krijimin e tavolinës shqiptare në vitin 2008 dhe në kapacitetin e anëtares së Këshillit të Vatrës. E falenderoj Dr. Pahumin që më bëri edhe mua pjesë të kësaj vizite tepër të veçantë.

Ishte vërtet bukur të takohesha me vizitorët që janë ligjbërës por më së pari që janë njerëz të gjakut tim, që vizitojnë atdheun tim të dytë por edhe që janë të interesuar të komunikojnë e të shkëmbejnë mendime me diasporën shqiptare këtu në SHBA.

Këtë, ne e vlerësojmë shumë.

Ndërkohë, për shkak të pamundësive kohore nuk patëm mundësinë e një takimi me komunitetin e gjerë për të diskutuar problemet e shqetësimet për vendin tonë të origjinës, mesazhi që parlamentarët përcjellin është se ata janë të gatshëm e të interesuar për zërin dhe mendimet e diasporës.

I urojmë deputetëve suksese e punë të mbarë, bashkim të opozitës e suksese demokracisë së brishtë shqiptare.

*Autorja jeton në Uashington DC dhe punon si Drejtoreshë e Suksesit Studentor në një Universitet Privat. Kontributin vullnetar e jep për Diasporën dhe në fushën e letërsisë e publicistikës . Merita është autore e disa librave dhe kontribon rregullisht në shtypin shqiptar në Diasporë. Ajo shërben si koordinatore për komunitetin shqiptar në Dioqezën e Arlingtonit dhe është Anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Federatës pan-shqiptare të Amerikës “VATRA”. Në vitin 2022 me propozim të Vatrës, Merita është dekoruar nga Presidenti Shqiptar Ilir Meta me titullin “Kalores i Urdhërit të Flamurit”.

Filed Under: Reportazh

From today, the Republic of North Macedonia will have an Albanian Prime Minister, the first in the modern history of this country

January 30, 2024 by s p

This historic moment is not a coincidence. Albanians in the region and especially in the Republic of North Macedonia have made titanic efforts for their legitimate rights.

The contribution and vision of the Albanians and their political representatives in the state building, unconditionally supporting the continuation of the Euro-Atlantic integration processes, as well as their orientation towards western democracies, have been fundamental factors in the progress of RNM towards building a the multi-ethnic democratic state, in its membership in NATO and in the advancement towards integration in the EU.

The Council of Albanian Ambassadors is confident that Mr. Talat Xhaferi, one of the most prominent personalities among the political representatives of Albanians in the RNM, with the extraordinary experience and maturity that characterizes him, will successfully lead the government of RNM until the parliamentary and presidential elections of April-May of this year.

The Council of Albanian Ambassadors also assesses that the election of an Albanian political representative as the head of the government of the Republic of North Macedonia, serves at best the strengthening of security and peace, democracy and inter-ethnic understanding, and will also serve as an example of democracy to be followed throughout our region.

Congratulating Prime Minister Talat Xhaferi for as many successes as possible at the head of the government, the Council of Albanian Ambassadors takes the opportunity to congratulate Albanian political parties and all Albanians living in their ethnic lands in the Republic of North Macedonia for this historic achievement.

Filed Under: Kronike

Vatra emëron producentin televiziv Nazim Salihu, këshilltar për Kulturën dhe Artin

January 30, 2024 by s p

Nazim Salihu, producent i emisionit televiziv “Noli Show” do të mbajë detyrën e Këshillitarit të kryetarit të Vatrës për Kulturën dhe Artin deri më 26 Shkurt 2026. Nazim Salihu – Noli, gazetari dhe përkthyesi nga Lipjani i Kosovës që flet 7 gjuhë të huaja është vatran aktiv në ngjarjet kulturore e artistike të komunitetit shqiptar në mërgatën e Amerikës. Z.Salihu ka ndjekur nga afër çdo aktivitet të Vatrës dhe ka bërë ekspozim të shkëlqyer në media të trashëgimisë kombëtare e kulturore shekullore të Vatrës e Diellit. Gjatë takimit me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, u dakordësua roli aktiv dhe menaxhues i z.Salihu për koordinimin e aktiviteteve kulturore e artistike ku Vatra ka rol parësor si organizata udhëheqëse e veprimtarisë patriotike e kulturore në mërgatën shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Vatra

Presidentja Osmani pas takimit me ambasadoren Ziv: Arrihet dakordimi me Izraelin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

January 30, 2024 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, si dhe për marrëveshjet ndërshtetërore në fusha të ndryshme të cilat pritet të nënshkruhen së shpejti.

Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës së Presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike.

Presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për këtë vendim, si zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar në mes të dy vendeve.

Tutje, me rastin e përvjetorit të Ditës së Kujtimit të viktimave të Holokaustit, Presidentja Osmani përsëriti se Kosova kujton miliona njerëz të pafajshëm të humbur në një nga kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit, dhe se kjo ditë shërben si rikujtim për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja dhe paragjykimi.

Ambasadorja Ziv e informoi për situatën e sigurisë në Izrael, ndërsa Presidentja Osmani e informoi ambasadoren për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 52
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT