• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2024

𝟮𝟱 𝗮𝗿ë𝘀𝘆𝗲𝘁 𝗽𝘀𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲𝘁 𝗽𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝘂𝗮𝗻 𝗺𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘀𝗵𝘁

February 21, 2024 by s p

Bujar Leskaj/

Sot më 20 shkurt, në 33 vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha në qendër të Tiranës, qytetarët erdhën masivisht të gjitha anët e Shqipërisë, për të protestuar kundër abuzimeve dhe ligësive të panumurta të sektit Rama në pushtet. Në qendër të zhgënjimit total të tyre, ndaj premtimeve të këtij pushteti mashtrues, qëndrojnë dhjetra të këqija të mëdha që kanë shkretuar vendin dhe vrarë shpresën e shqiptarëve, si më poshtë:

1. Braktisja e frikshme e vendit. Sipas të dhënave nga EUROSTAT dhe nga Ministria e Emigracionit e Britanisë së Madhe, janë mbi 750 mijë shqiptarë të Shqipërisë që kanë emigruar në 10 vitet e fundit në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Britaninë e Madhe. Sekti Rama dhe i ashtuquajturi Lider Global, shkaktar themelor i boshatisjes së vendit, po ushtrojnë një presion politik të paprecedent mbi INSTAT, për të mos deklaruar të vërtetën e hidhur të braktisje masive të Shqipërisë nga qytetarët e saj. INSTAT ka përfunduar censin e popullsisë në tetor 2023 dhe, me urdhër nga Rama, do të deklarojë të dhënat e popullsisë në qershor 2024, nëntë muaj më vonë, në një vonesë të paprecedent për asnjë cens që organizohet në botë.

2. Shbërja e plotë e portit 2,700 vjeçar të Durrësit. Zerimi dhe zhvendosja e portit kryesor tregtar të vendit në Porto Romano, përmes një manovre shumë të vështirë teknike, pasi në Porto Romano ka cektësirë, për të pastruar paratë e korrupsionit dhe të oligarkëve të sektit Rama, përmes gjoja një investimi të një porti jahtesh dhe vilash, të një miliarderi arab.

3. Aventura me ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Braktisja e gjetjes së një investuesi të huaj strategjik për portin, gjoja se kreditë e buta të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian dhe të donatorëve ndërkombëtarë kërkojnë kohë të livrohen dhe zgjedhja krejt e papërgjegjshme, për të përballuar koston mbi 2 miliardë euro të ndërtimit të portit të ri nga paratë e takspaguesve shqiptarë.

4. Rikthimi i lojrave të fatit, kësaj plage sociale dhe ekonomike, në formatin online. Pa pyetur fare për rrezikun e përhapjes masive të vesit të lojrave të fatit online në gjirin e të rinjve dhe madje edhe adoleshentëve, sekti Rama në pushtet miratoi ditët e fundit Ligjin për Lojrat e Fatit Online. Ky sekt qëndron tërësisht i verbuar nga makutëria për të bërë para, duke pastruar paratë e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, përmes një veprimtarie që pjell orë e çast varësi, varfërim dhe drama familjare.

5. Kanabizimi masiv i vendit. Sipas Raportit për tregun e drogës në vendet e BE-së, të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga, ” Shqipëria për disa vite ka qenë një prodhues kryesor i kanabisit bimor të destinuar për tregun europian”.

6. PPP-të. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Shqipëri, kontratat koncesionare të tipit partneritet publik-privat(PPP), jo vetëm kapin mbi 16.5 përqind të prodhimit kombëtar, shifra më e lartë në krahasim me GDP-në në të gjithë Evropën, por janë të përgatitura pa konsideruar raportin kosto-përfitime dhe në shumicën e tyre, përmbajnë risqe, të cilat i përballon ose të gjitha, ose pjesën më të madhe Buxheti i Shtetit.

7. Ligjet e qepura me dorë. Sipas Transparency International dhe Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka cituar në raportet e tij, Shqipëria dallon në ligje të përgatitura mbi bazën eskluzive të interesave të një lobi biznesi, madje edhe të një biznesi apo oligarku të caktuar. Mjafton të përmendim Ligjin për Teatrin Kombëtar, masakrën e tokave sipas Ligjit 2020, si dhe abuzimet masive me Ligjin e Investitorit Strategjik .

8. Dorëzimi i interesave kombëtare, duke rrënuar perspektivën e konkurrueshmërisë së ekonomisë kombëtare, me pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur” të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

9. Dorëzimi i detit tek grekët, me një rënie dakord me qeverinë e vendit fqinj, për ta adresuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare, duke dobësuar dukshëm pozitën kombëtare në përcaktimin e ujrave të Shqipërisë, sipas rregullave të mirëpërcaktuara të vijës bregdetare.

10. Dyfishimi i borxhit publik. Në dhjetë vjet 2013-2023, borxhi publik i Shqipërisë(ai zyrtari dhe borxhi i fshehur i detyrimeve PPP dhe detyrimeve të TVSH, etj.) ka kërcyer nga 7 miliardë euro në mbi 14 miliardë euro!

11. Shpërdorimet galopante në investimet publike. Të gjitha të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe nga ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë, flasin për kosto të rritura me herë për ndërtimin e një km rrugë. Ato kanë një diferencë të lartë në rrugët e ndërtuara me para nga Buxheti i Shtetit, në krahasim me financimet dhe hua të buta nga donatorët. Kosto mesatare e 1 km rrugë është trefishuar në dhjetë vitet e fundit!

12. Politika e fasadave. Shpenzime në nivele mbi 650 milionë euro në vit, jo sipas 3 E-ve(Efektivitet, Efiçiencë dhe Ekonomicitet) dhe parimeve të OECD/SIGMA të administrimit të përgjegjshëm të financave publike, si dhe dëm ekonomik me qindra miliona euro në vit.

13. Gropat e zeza financiare në naftë dhe në energjitikë. Politikë qeveritare që lejoi dhe nxiti abuzimet masive me koncesionet në naftën shqiptare dhe me blerjet dhe shitjet skandaloze të energjisë elektrike nga KESH.

14. Instalimi i antikulturës së papërgjegjshmërisë. Asnje nga zyrtarët e lartë të sektit Rama, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion nga institucionet e pavarura të vendit, nuk është larguar nga detyra. Në të kundërt, disa janë promovuar.

15. Konsiderimi i opozitës si armike. Fjalori denigrues, sulmet verbale dhe tentativat për blerje të përfaqësuesve të opozitës janë kthyer në dukuri të përhershme e të zakonshme të sektit në qeverisje, të motivuar dhe duke dhënë shembullin personal në këto sulme vetë i ashtuquajturi Lideri Global.

16. Goditja ndaj mediave. Nuk mjaftojnë vetëm insinuatat dhe sulmet verbale të mediave pranë qeverisë. Sa herë mediat e pavarura të vendit sulmojnë dhe denoncojnë aferat qeveritare, nga organet tatimore dhe doganore nisin kontrollet selektive dhe gjobat ndaj kompanive që i financojnë këto media.

17. Inkurajimi i grupeve kriminale dhe pastaj “të hanë kokat”. Përdorimi i elementëve me të kaluar kriminale dhe i grupeve kriminale gjatë fushatave zgjedhore është tashmë një dukuri e zakonshme gjatë dhjetë viteve të fundit, e denoncuar dhe nga raportet e OSBE/ODHIR dhe e dëshmuar edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

18. Uzurpimi i të gjitha institucioneve të pavarura dhe (keq)përdorimi i tyre. Rasti i fundit flagrant ishte ai i (sh)përdorimit të Institutit Kombëtar të Statistikave, duke e urdhëruar të vonojë me nëntë muaj publikimin e rezultateve të Censit 2023, që do të vërtetonin braktisjen masive të vendit. Shqiptarët kanë votuar “me këmbët”!, duke ikur me qindra mijëra çdo vit nga atdheu i tyre, për shkak të bllokimit të nismës së lirë dhe asfiskimit të mendimit opozitar, të prodhuar nga sekti në pushtet

19. Shkatërrimi i bujqësisë. Realizimi i politikave fiskale inkoherente dhe bllokuese të prodhimit të brendshëm. U zerua rimbursimi i TVSH 6 përqind në blerje për fermerët dhe u vu një taksë e re 10 përqind TVSH për lëndët e para. Pragu i rimbursimit të TVSH për investimet kapitale në bujqësi (blerje makinerish, linjash prodhimi, etj.) u dhjetëfishua! Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024 ishte më i ulët se ai i vitit 2023, në një kohë kur shpërdorimi i fondeve të IPARD II ka shtyrë Zyrën e Hetimit OLAF të Komisionit Evropian të bllokojë fondet e Programeve IPARD II dhe IPARD III të Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

20. Mungesë e thekshme e mbrojtjes së shtresave të varfëra. Megjithë 900 milionë euro të ardhura sufiçit në Buxhetin e Shtetit për vitet 2022-2023, qeveria e sektit Rama vetëm rimbursoi pensionet në këto dy vite, duke mos kryer asnjë rritje reale të tyre për 790 mijë pensionistë!

21. Mungese e mbrojtjes së biznesit dhe gjoba selektive ndaj tij. Në dy vitet e fundit eksportuesit shqiptarë po shkatërrohen dhe janë në prag falimentimi, për shkak të humbjeve nga shvlerësimi i euros me 17 përqind, në krahasim me lekun në tregun vendas. Qeveria e sektit Rama vetëm u premton paketa ndihme e mbështetje eksportuesve, sidomos fasonistëve, duke u tallur me ta dhe duke i lënë në mëshirë të fatit. Fabrikat e fasonit kanë hedhur në mes të katër rrugëve me mijëra punonjës në muajt e fundit, të çuar në prag falimentimi nga indiferenca vrastare e sektit Rama. Ndërkohë, janë me dhjetëra e qindra biznese të rrënuara nga kontrollet selektive dhe gjobat ndaj aktivitetit të tyre, ndërkohë që bizneset “mavi”, favorite të Ramës dhe sektit të tij, nuk kontrollohen asnjëherë dhe fitojnë tendera pafund nga buxheti i Shtetit.

22. Propogandë arrogande dhe manipuluese gebelsiane. Çdo ditë, që nga orët e para të mëngjezit, mendja e qytetarit të thjeshtë bombardohet nga mijëra mesazhe dhe statuse, si dhe qindra emisione, shkrime, intervista dhe video në faqet në internet të institucioneve qeveritare, në mediat sociale dhe në mediat tradicionale. Çdo ditë deformohet realiteti, për të sprucuar vetëm bojën rozë të pseduo-“arritjeve” të sektit Rama.

23. Grabitja e Butrintit përmes dhënies me koncesion. Kjo formë krejtësisht e pazakontë dhe e paprecedent në Evropë, e dhënies me koncesion privatit të thesareve arkeologjike të vendit, si Parku Kombëtar i Butrintit, përbën një goditje mizore dhe shkatërruese ndaj trashëgimisë sonë kulturore, ruajtjes dhe zhvillimit të saj.

24. Gllabërimi i Sheshit të Flamurit në Vlorë dhe përgjysmimi i sipërfaqes së tij, gjoja duke e “rikualifikuar”. Ndërhyrjet në Shesh përbëjnë një goditje të rëndë të simbolit dhe vetëdijes kombëtare për vlerat tona historike.

25. Tentativa për të grabitur Shkollën Tregtare të Vlorës – shkolla simbol e Vlorës, që këtë vit feston 100 vjetorin e krijmit të saj ashtu siç vepruan edhe me dhënien e Portit të Vlorës për të ndërtuar pallate. Procedurat koncesionare po realizohen përmes kontratave dhe marrëveshjeve okulte, duke dëmtuar rëndë interesat e ekonomisë kombëtare dhe mundësitë e zhvillimit në të ardhmen të kësaj porte kryesore ujore të vendit.

Me dhjetëra mijëra qytetarë mbushën sot Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përpara Kryeministrisë, për të protestuar kundër të këqijave të mësipërme dhe kundër dhjetra e qindra ligësive të tjera, që Rama, sekti dhe oligarkët e tij kanë mbi dhjetë vjet që ua imponojnë qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë.

Filed Under: Opinion

RRUGË DHE FLATRA…

February 21, 2024 by s p

Poezi,

tregime,

ese, –

libra të 3 miqve të mi, bashkëvuajtës të burgut, m’i kanë nisur nga larg, nga vende të ndryshme, si letra të vyera i çmoj, na bashkoi vuajtja dhe qëndresa, i ndjej si dhimbjet…

Kur kujtoj se i kishim të ndaluara shkrimet, po edhe të lexonim çfarë do të mund të donim, edhe të jetuarit si njerëz e kishim të ndaluar, kurse tani ka ardhur një letërsi tjetër nga burgjet dhe internimet, e shkruar fshehurazi, nëpër rreziqe e sakrifica, që solli të vërtetat që mungonin dhe moralin, dëshminë e gjallë me një bukuri tronditëse, me estetikën e tragjedive, duke u dhënë forcë tjetër letrave shqipe, në fund të fundit duke i pasuruar ato.

1.

Ja, poezi nga Kujtim Murataj, metafora dhe rima që kumbojnë si hapa që u ngjiten të përpjetave, “Sikur qielli të ishte blu” – thotë autori në titull të librit, – si qielli brenda nesh, se jashtë nesh është me re dhe shtrëngata dhe mugëtirë si jeta jonë…

Tek isha në pranga dhe bëja lutje,

vegime nimfash më vinin shpesh

dhe befas ëndrrat më çonin tutje,

madje shumë herë dhe sipër resh.

Ëndrrave s’u vinin dot pranga gjithsesi.

2.

Qëndruam në vuajtje dhe dhunë, mbetëm njerëz dhe atje ku ishte e vështirë, në burg, – na e dëshmon tregim pas tregimi dhe Memisha Gjonzeneli në tre përmbledhjet e tij, “Piramida e Plakut”, “Nëna”, “Pendimi”, copa jete, një realizëm i ashpër, ku mirësia arrin të spikasë mbi ligësitë, dashuria mposht urrejtjet si hekurat e burgjeve, rrugët hapen, nga qelia – atje ku nuk besohej, në Amerikë, koka e kthyer pas nga malli, vegimet e së shkuarës janë bagazhet në mërgimet për një të ardhme tjetër…

3.

Po ne dimë të jetojmë së bashku në fund të fundit, – duket se nxjerr përfundimin e tij Muharrem Xhydollari në esenë për vendlindjen, “Pogradeci dhe rrethinat në bashkëjetesën fetare”, ku vë në spikamë këtë virtyt të shqiptarëve, mirëkuptimin me tjetrin, edhe i fesë tjetër në qoftë, kishat dhe xhamitë nuk na kanë ndarë, jemi dashur dhe të besojmë në dashuri e Zot. Rrëfime të thjeshta, aq familjare, domethënëse. “Me përulësi” – është fjala e fundit e librit.

Dhe kjo i karakterizon tre autorët e mi bashkëvuajtës, që me të hequr prangat nga duart, morën penën, kompjuterat e mërgimit dhe po hidhnin vargjet, elegjinë e nisur, po tregonin vuajtjen, urtë e me dinjitet, pa britmat e mburrjeve dhe pozat e konvertimeve, pa thënë se jemi heronj, as se po bëjmë letërsi burgu ose jo, ëndërrthyer, donin të studionin letërsi, shkenca, nuk i lanë, por dhe ata nuk po e lënë pa e dëshmuar veten, një e drejtë e gjithsecilit.

Dhe kam mall deri në mallëngjim sublim, u dëgjoj zërat, shfletoj librat… shih si duken, si copa të një rruge të përbashkët, por edhe si flatra…

Visar Zhiti

Filed Under: ESSE

Wall Street tashmë po vendos baste në revanshin Biden-Trump

February 21, 2024 by s p

Rafael Floqi/

Investitorët e shohin një fitore republikane të Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit si më të mundshmet për të nxitur një ndryshim në tregjet financiare. Nëntë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, investitorët tashmë po mendojnë se si tregjet financiare mund t’i përgjigjen rezultatit të votimit dhe si duhet të tregtojnë për t’u përgatitur për të.

Tregjet e aksioneve janë rritur në nivele rekord në javët e fundit, ndërsa të ardhurat e obligacioneve qeveritare, të cilat mbështesin normat e interesit për konsumatorët dhe kompanitë, janë ulur nga një kulm i fundit në tetor. Pavarësisht pasigurisë për të bërë parashikime politike, menaxherët e parave tashmë po mendojnë se si zgjedhjet mund të ndryshojnë disponimin e tregjeve.

Vala e kuqe, vala blu apo qeverisje e ndarë?

Kombinimi që investitorët e shohin si më të mundshmin për të nxitur një ndryshim në tregjet financiare në nëntor – dhe për këtë arsye skenari për të cilin tregtarët po shpenzojnë më shumë kohë duke menduar – është një e ashtuquajtur valë e kuqe, ku ish-presidenti Donald J. Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë së bashku me një spastrim republikan të Kongresit.

Kur zoti Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, dhe republikanët mbajtën kontrollin e Dhomës dhe Senatit, pritshmërisë për taksa më të ulëta dhe një mjedis rregullator më të lirshëm ulën pritjet e rritjes dhe indekset kryesore të aksioneve u rritën. Këto politika, të cilat ulën të ardhurat e qeverisë dhe rritën nevojat e saj për hua, nxitën gjithashtu një rritje të mprehtë të ardhurat e obligacioneve qeveritare.

Në rast të një valë të kuqe, investitorët presin diçka të ngjashme. “Unë mendoj se në mënyrë të drejtuar do të shihni diçka që përputhet me të,” tha Erik Weisman, kryeekonomist dhe menaxher portofoli në MFS Investment Management.

Uljet e taksave të kohës së Trump do të skadojnë nëse Biden fiton zgjedhjet thotë Kenny Polcari

Një valë blu – një spastrim demokratik i Kongresit dhe rizgjedhja e Presidentit Biden – shihet si më pak e mundshme, dhe për këtë arsye po merr më pak vëmendje, megjithëse ky rezultat mund të çojë gjithashtu në rritje të shpenzimeve qeveritare dhe kosto më të larta të huamarrjes.

Dhe nëse zgjedhjet rezultojnë në një qeveri të ndarë, siç është tani, atëherë perspektiva e bllokimit të mëtejshëm legjislativ ndoshta do të zbusë çdo reagim në tregje.

“Ajo që do të ketë rëndësi është një valë e kuqe apo jo,” tha Mike Gladchun, një menaxher i portofolit të asociuar në menaxherin e fondit Loomis Sayles.

Tregtimi i hendekut të normave të interesit

Një nga idetë më të përfolura të tregtisë zgjedhore i bën jehonë një strategjie që tashmë është e njohur dhe e lidhur me pritshmërinë se Rezerva Federale së shpejti do të fillojë të ulë normat e interesit.

“Nëse do të kishte ndonjëherë një kohë për të vënë baste herët, kjo do të ishte ajo,” tha z. Gladchun, i cili shtoi se megjithëse nuk po bën ende tregti për zgjedhjet, ai tashmë po bën biseda investimi për këtë.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, investitorët kanë vënë baste mbi një hendek në rritje midis normave të interesit afatshkurtër, të cilat janë të lidhura ngushtë me politikat e FED-it, dhe të ardhurave më të gjata, të cilat ndikohen gjithashtu nga rritja, inflacioni dhe sa i nevojitet qeverisë. për të marrë hua.

Nëse inflacioni vazhdon të ftohet dhe Fed fillon të ulë normën bazë të interesit, siç presin shumë këtë vit, të ardhurat e tregut normalisht do të priten të bien. Ndërkohë, forca e ekonomisë dhe shqetësimet për huamarrjen e qeverisë pritet të mbajnë të larta normat më të gjata.

Një valë e kuqe do të ishte një arsye tjetër për të venë bast një hendek në rritje midis normave të shkurtra dhe atyre të gjata, thonë investitorët.

“Do të ishte shumë herët për ta vënë këtë tregti nëse do të ishte arsyeja e vetme, por ka shumë arsye që tashmë ka kuptim pa menduar për zgjedhjet,” tha Calvin Tse, kreu i kërkimit në BNP Paribas. “Zgjedhjet janë një erë e mundshme pozitive për tregtinë.”

Megjithatë, ka rreziqe për të hartuar plane për tregti deri tani përpara zgjedhjeve, jo më pak se zoti Trump ende po lufton beteja ligjore në fronte të shumta, duke përfshirë edhe mundësinë e tij për t’u paraqitur në fletëvotimin në nëntor.

Përgatitja për paqëndrueshmëri e stoqeve

Tregjet e aksioneve mund të rezultojnë më të vështira se sa obligacionet për t’u parashikuar, me investitorët që thonë se aktualisht preferojnë tregti që do të përfitonin nga paqëndrueshmëria më e lartë në vend që të venë bast për një drejtim specifik të çmimeve.

Ndërsa taksat më të ulëta dhe derregullimi ndoshta do të mirëpriteshin nga Amerika e korporatave, rendimentet më të larta të obligacioneve – dhe, për rrjedhojë, kosto më të larta të huamarrjes – nuk do të mirëpriteshin. Është gjithashtu e ndërlikuar të parashikohet se si Fed do të reagonte ndaj politikave stimuluese fiskale nëse ekonomia vazhdon të zhurmojë. (Z. Trump tha kohët e fundit se nëse ai zgjidhej, ai nuk do të riemëronte Jerome H. Powell për një mandat tjetër si kryetar i Fed.)

Kjo mund të nxisë paqëndrueshmëri edhe në tregun e obligacioneve.

Tregtia më e fortë me dollarë

Një ide tjetër që po diskutohet mes investitorëve është të vihet bast për një dollar më të fortë. Zoti Trump ka thënë se do të vendosë tarifa të reja për importet, të cilat tentojnë të rrisin vlerën e dollarit duke e bërë atë më pak tërheqës shpenzimin për mallrat e huaja.

Në të njëjtën kohë, disa investitorë shqetësohen për efektet që mund të kenë simpatitë autoritare të zotit Trump në fuqinë e perceptuar të t. ai sistemi ligjor i SHBA-së, i cili mbështet statusin e vendit si një qendër financiare globale.

“Në masën që Trump shihet si jo i mirë për sundimin e ligjit, atëherë kjo nuk është mirë për dollarin,” tha z. Weisman nga MFS Investment Management. “A dëshironi të zotëroni asete të SHBA-së në një botë ku sundimi i ligjit mund të mos ketë aq kuptim sa dikur?”

Filed Under: Ekonomi

SHQIPTARËT E NEW YORK-UT NË MBËSHTETJE TË MARKO KEPIT

February 20, 2024 by s p

SHQIPTARËT E NEW YORK-UT NË MBËSHTETJE TË MARKO KEPIT

Filed Under: Komunitet

Gëzuar Dita e Pavarësisë Kosovë!

February 20, 2024 by s p

Anxhela Ziso/

Në këtë ditë të shenjtë, le të festojmë bashkërisht lirinë, pavarësinë dhe frymën e përbashkët të vëllazërisë shqiptare ishin fjalet qe hapen mbrëmjen e së shtunës me 17 shkurt në orën 19:30, në ambientet e ‘Parkhallen’ Borås, Suedi . Ku u zhvillua një ngjarje e jashtëzakonshme për botën shqiptare, si nga përmasat, ashtu edhe nga rëndësia e saj. Në nderim të ditës së pavarësisë së Kosovës, u organizua një festë e madhe, të cilën e përjetuan rreth 500 të ftuar, përfshirë shqiptarë dhe të huaj. Edhe këtë vit, festa ndoqi ritmin e traditës shqiptare, duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtij përvjetori të rëndësishëm.

Në 17 shkurtin, ndjehemi të ftuar të festojmë dhe të kujtojmë përpjekjet dhe arritjet e popullit kosovar. Kjo datë është një kujtim i një ngjarje të rëndësishme historike dhe një shënim për të ardhmen e ndritur të Kosovës. 17 shkurti është një ditë që ndez kujtimet dhe refleksionet mbi rrugën që ka ndjekur Kosova. Kjo datë është shenjë e një fitoreje të popullit kosovar në ndërtimin e një shteti të pavarur dhe të suksesshëm.

Në sfondin e këngëve patriotike, të kombinuara me elemente moderne, shqiptarët gëzuan dhe festuan me një frymë patriotike. Programi i ngrohtë nisi me himnin e flamurit shqiptar dhe himnin e shtetit suedez, duke shtuar një ndjenjë harmonie midis kulturave. Kombinimi i muzikës tradicionale dhe moderne krijoj një atmosferë të veçantë, duke sjellë gëzim dhe krenari për të gjithë pjesëmarrësit.

Prezantuesit e këtij programi ishin Anxhela Ziso dhe Besnik Palnikaj, të cilët udhëhoqën ngjarjen me profesionalizëm dhe pasion. Poezi, këngë dhe valle të paraqitura nga anëtarët e shoqatës Dardania IF në Borås, përfshirë dhe të rinj dhe të rritur. Në këtë atmosferë të ngrohtë, shoqata “Arberia” nga Göteborg iu bashkua festës, prezantuar kënge folklorike, valle dhe recitime.

Nënëkryetarja e shoqatës kulturore dhe sportive “Dardania IF”, znj. Syzana Haziraj, mori fjalën dhe mbajti një fjalim përshëndetës për të gjithë të pranishmit. Pastaj, kryetari i shoqatës, z. Muharrem Binaku, ftoi të ftuarit e mbrëmjes për të adresuar të pranishmit dhe shprehu dëshirën e tyre për të përshëndetur të gjithë bashkatdhetarët që morën pjesë në këtë festë të pavarësisë.

Nga komuna e Borås ishin të pranishëm z. Ulf Olsson dhe Annete Carlsson dhe ishte gjithashtu prezent zëvendës deputi i parlamentit suedez Arber Gashi dhe deputeti z. Adnan Dibrani.

Ky event i veçantë nuk do të ishte i mundur pa organizatorët kryesorë të festës, shoqatën kulturore dhe sportive “Dardania IF” nga Borås. Por, ketij organizimi kulturor nuk mund ti mungonin dhe artisti Asim Gashi dhe muzikanti Arlind Bytyqi.

Nuk duhen harruar anëtaret e shoqates që kontribuan që cdo gjë te shkoj mirë dhe ata janë: Lirije Kadriu, Rabisa Haradini, Hysen Aliu, Abdulla Grxhaliu, Fatmir Bajramaj,

Vjollca Gjinkolla Nord, Albertina Hyseni, Aleksander Ziso, Qerim Tafilaj, Syzana Keqekolla, Ylber Haziraj, Mirvete Binaku, Marsela Basha, Igball Nici, Muhedin Salihu (Shpici).

Ata, së bashku me prindërit dhe mësueset e palodhura Shadie Grxhaliu, Marigo Grxhaliu-Koca dhe Sadije Hasani janë angazhuar me pasion për të përfshirë fëmijët në valle, këngë, dhe recitime, duke bërë kështu këtë festë të pavarësisë një ngjarje të paharrueshme.

Si një urë që lidhë të kaluarën me të ardhmen dhe krijon një lidhje të fortë midis brezave është e rëndësishme që traditat dhe vlerat kulturore të pasohen me kujdes dhe pasion nga një brez në tjetrin.Kështu, kultura jonë do të mbijetojë dhe do të pasohet me nderim dhe dashuri nga gjenerata në gjeneratë.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT