• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2024

RRÉNA E VJEDHJA ËSHTË EDHE TURP, ZOTËRINJ SHTETARË

March 21, 2024 by s p

Frano Kulli/

Historia jonë, përgjithsisht ka qenë histori e një populli të mundúar fort prej udhëheqësíve. Udhëheqësíve të huaja e të vendit. Njësoj.

Në dyert e SPAK-ut, hyjnë e dalin përditë , si specat, shtetarë të të gjitha rrangjeve. Me akuza të mëdha, shumica edhe ministra e ndihmës kryeministra, disa sosh. Por të gjithë dalin duke u zgërdhi që andej. S’di a e keni vu re; “asnjerit nuk i bie syri në qerpik”. Po dua me thanë se anjëri nuk ndjehet i turpëruar. E vetmja ndjesi njerëzore, që së paku, si reminishencë virtyti duhej të shfaqej sado pak në fytyrat e tyre, duket se as nuk ekziston në qenien e tyre. Madje, ndonjëri prej tyre, pafytyrësisht kërkon edhe dëmshpërblim…pë një hard disc kompjuteri a s’di se çka. Secili rend mbas asaj pjesës “under grund”, të procesit se si t’ia gjejë anën fashitjes së ndëshkimit…Se sa për ata që i kanë rréjtë a vjedhë, siç akuzat e SPAK-ut thonë, as nuk skuqen as nuk zverdhen.

Në kopertinën e botimit të dytë, të “Gomari i Babatasit”, (Shkoder shtypshkroja At Gjergj Fishta, 1941) poshtë titullit shkruhet edhe ky pohim i mënçur: “Populli i falë ata qi e mundojn, por nuk ka për ti falë kurr ata qi e rrêjnë. Montalembert”.(Charlest, count de Montalembert, (15 prill 1810, Londër – më 13 mars 1870, Paris), orator, politikan dhe historian , lider në luftën kundër absolutizmit në kishë dhe në shtet në Francën e shekullit të 19-të.)

E zgjedhur dhe e vendosur gati si nëntitull i librit, domosdo s’mund të jetë tjetër veçse, një thirrje në ndihmë të lexuesit a si një çelës për të hapë portën kryesore të leximit të veprës. E, siç dihet gjërësisht tashma, kjo vepër-kulm e satirës politike në Shqipëri atëherë kur u shkrua porse edhe sot, ka qenë dhe mbetet e tillë , një kualitet letrar i shkallës së epërme edhe për arsyen e fortë se për lëndë të veprës së vet, autori ka marrë e ka “vu në bisht t’lahutës” siç do të thoshte ai, veset më të shëmtuara të udhëheqësíve politike e shtetnore, të cilët, duke livadhisë ndër to (nëpër veset pra), i shkaktojnë një dëm të madh fort e shumë afatgjatë shoqërisë që udhëheqin. Ndoshta, kjo sentenca e mendimtarit të shquar francez, i përshtatet fort edhe shoqërisë shqiptare sot ndaj dhe ka ndodhë kjo përzgjedhje qysh atëherë, kur ende nuk qe mbyllë gjysma e parë e shekullit të shkuar.

Historia jonë, përgjithsisht ka qenë histori e një populli të mundúar fort prej udhëheqësíve. Udhëheqësíve të huaja e të vendit. Njësoj. Dhe, sigurisht, mundimet ia kanë lënë të dukëshme gjurmët e vuajtjes njeriut shqiptar. Shpesh ia kanë shformuar edhe cilësisht mjaft virtyte. Po, ja që disa prej tyre, më të shumtat e tyre kanë mbetë e janë ruajt në nëvetëdijen e në shpirtin e tij. Virtyt është edhe neveria e pakapërdishme ndaj rrenave e rrencakut (gënjeshtrave e gënjeshtarit). Për gënjeshtarin publik, gënjeshtarin udhëheqës, sidomos. Se gënjeshtra e tij bën dëm të madh. Ne të gjithë e dimë, tashma se kuti që i mat e peshorja që i peshon shtetarët në demokraci është marrëdhënia e tyre me të vërtetën e me gënjeshtrën. Për fjalët që thonë e për punët që bëjnë. Është mardhënia ndërmjet besimit që iu është dhënë dhe mirëpërdorimit a keqpërdorimit të tij. Tek ne ka ndodhë gjithherë kjo e dyta. Sistematikisht udhëheqësit tanë, kush më pak e kush më shumë, kanë gënjyer. Aq shumë kanë gënjyer, sa kur ndonjëherë ka ndodhë që, ajo çfarë ata kanë thënë edhe është mbajtë si fjalë e thënë, kjo e ndodhur është çmuar e vlerësuar si mrekulli. Rëndom vlerësimi për to, pra se udhëheqësi është i zoti a i pazoti , i aftë a i paaftë , është përcaktuar se sa e ka spërdredhë fjalën ky ose ai. Pra, sa ka mundur të na mashtrojë. Kjo i ka vënë kapak, si të thuash zotësisë së udhëheqësit…

E meqë i filluam radhët e këtij shkrimi me një kryevepër të satirës politike shqiptare, mbase duhet shpjeguar edhe lidhja e saj me të sotmen, tash një shekull mbas. Thelbi i kësaj lidhje është sjellja e njëjtë e qeverisësve tanë me ne të qeverisurit prej tyre. Për t’u qortuar fort e satirizuar, atëhere dhe sot….

Kryeprijësit, zotit kryeministër, as atij nuk “i bie syri në qerpik” për mëkëmbësit e tij. Është bërë anektodike thënia e zotërisë për “kumbulla që qenkërkan ngrënë pas shpinës së tij”. Përtej dyerve të SPAK-ut, gjithsa ka ndodhë e po ndodhë duhet ta bëjë, më së paku të skuqet prej turpit edhe vetë atë zgjedhësin e “kumbullngrënësve” pas shpinës së tij. E t’u kërkojë ndjesë turmave zgjedhëse për zgjedhjet e gabuara që paska bërë, që, siç duket deri tani po e kalojnë numrin e zgjedhjeve të pagabuara. Se ata, zgjedhësit, turma, populli pra, këtij ia ka besuar zgjedhjen për ta prirë vendin e jetën e tyre për nga e mira e prosperiteti.

Posë të tjerash edhe turpe janë të gjitha këto, zoti kryeministër. Turp është “avullimi” aq shumë i përfolur i pasurive kombëtare, nga Porti i Durrësit e deri në Sazan… Turp janë krizat e përvitëshme energjitike në Shqipërinë me rezerva ujore më të më të shumtat në Europë. Është fyerje e madhe e inteligjencës së shqiptarëve të krenohesh para tyre se nuk po ngre çmimin e energjisë.

Turp është ta çosh për skrap Rafinerinë e naftës në Ballsh e për qytetarët shqiptarë ta shesës naftën me çmimin më të shtrenjtë në Europë, z.kryeministër.

Turp është mjerimi në Bulqizë e në minierat e tjera si ajo. Turp janë rrenat tuaja tuaja të pambarimta ndër dekada, zotërinj shtetarë !

Turp për ju që na e latë vendin “trokë”, këtë vend që vetë Zoti e ka begatuar dhe rinisë i dhatë rrugët e botës.

Po turp është edhe urdia e “këshillonjësve” e mbrojtësve tuaj medialë të tipit Ba(l)t-on , që rrumbullojnë 15 mijë euro në muaj, përlyer nëpër llogaritë aq fort të diskutueshme të djegësve të plehrave qytetës për pushtimin mashtruesh që u kanë bërë ekraneve të kazanëve tuaj propagandistikë e deformimit të lirisë së shprehjes. Që të mbledhura së bashku, besoj e kalojnë indeksin e rritjes së pensioneve qesharake, zoti kryeministër.

Filed Under: Ekonomi

Gegërishtja, vlerë që duhet rinjohur nga shqiptarët

March 21, 2024 by s p

Nga Namik Selmani/

Në vitin 1972 kur në Tiranë bëhej një Kongres shumë i veçantë për atë kohë, pse jo dhe për vitet që do të vinin më pas, si ai i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, unë kisha nisur që të ligjëroja tek nxënësit e mi mësimin e gjuhës amtare. Vija nga krahina e Çamërisë që në një shekull e kishte (dhe e ke ka “Mollë të ndalueme”) shqipen e shkruar, por dhe të folur. Me shpejtësi në shkollat tona nisën të vinin njëri pas tjertrit udhëzime, broshura, fjalorë. Gazetat nisën ta quanin një sukses të jashtëzakonshëm më shumë edhe politik. Nisën të bëheshin mbledhje të pafundme për të realizuar në praktikë atë që thuhej në Kongresin e madh të Tiranës. Orë të tëra mbledhjesh pas zileve të mësimit ndiqnin njëra-tjetrën. Në atë Kongres kishte dhe disa nga mësuesët tanë të shkollës pedagogjike “Luigj Gurakuqi” (edhe ai ishte nga Veriu, nga Shkodra, që më vonë do të krjionte një Shkollë të gegërishtes dhe do të bëhej qendra e lëvrimit të këtij dialekti) ose Normalja, ose, si i thonim ne, dhe paraardhësit tanë para disa vitesh se të bëheshin pjesë e shkollës e klasave e traditës. Mbaj mend se në ato vite duke lexuar gati dorë më dorë me ato pak kopje që kishte shkolla të librit “Gjahu i malësorëve” shihnim një mrekulli të të madhit Kostandin Kristoforidhi që quhej ndryshe BABAI i GJUHËS SHQIPE.

Libri nuk kishte shumë fletë dhe sot më kujtohet edhe ngjyra e tij pak e verdhëme, po na dukej i madh. Rinia jonë edhe pse nuk e thoshte politika, e ndjente një lloj gardhi që kishte kombi dhe sikur ai bashkonte të dy pjesët e kombit në një me anën e gjuhës, ku futej me dinijtet edhe gegërishtja.

Edhe pse ishte me origjinë nga Elbasani, ai kishte aq i kulturuar aq inteligjent dhe me aq atdhedashje sa të bënte këtë libër jo vetëm me mesazhin e bashkimit, por dhe të pasurisë së gjuhës shqipe, si i themi ne “pa hile” ose evropiançe “pa doreza”. Deri në atë kohë në duart tona si mësues të nxënësve të atyre shkollave të pakta të mesme qarkullonin libra letrarë të autorëve të dialektit gegërishte si: Migjeni, Mjeda, Shiroka, Hilë Mosi, Prendushi e më vonë të Fishës. Veç Esat Mekulit e ndonjë autori tjetër nga Kosova, pak autorë vinin në duart tona për të parë ata jo vetëm si pasuri estetike, artistike, por dhe gjuhësore. Gegërishtja si një “nuse” e bukur, po fshihej në sytë tanë dhimbshën, egër, pa mundur që as ta njhinim dhe as ta mbronim atë ashtu si ishte, e bukur ambëltore, këngëllore. Kishim lexuar për disatën herë se Fjalori i parë i gjuhës shqipe ishte shkruar gegërisht.

Kishim njohur një nga një autorët e shekullit XV dhe XVIII që bashkë me gjurmët letrare, punuan edhe për përhapjen e gegërishtes në të gjithë trojet e në Evropë. Mbanim në dorë në atë kohë kur kishte nisur që të shpërthente përkthimi profesionist, veprat e Dante Aligierit nga pena e Pashkë Gjecit. Që në atë kohë kish nisur i trumbetuar standartizimi i gjuhës shqipe duke lënë pas shumë vlera që kishte dhe ka gegërishtja në trungun e kulturës shqiptare në përgjithësi. Le ta bëjmë një pyetje retorike: “Si veprojnë sot shumë kombe me një gjuhë më të pasur apo më të folur në Evropë e në botë para dialekteve?” Natyrisht që i pranojnë ato sa më shpejt e sa më tolerueshëm.

“Standardizimi i gjuhës mendoj se qe pjesa e një politike të barazisë”- thotë Arshi Pipa për këtë fenomen. –U revolucionarizua jeta e vendit në fusha krejt të ndryshme si: bujqësia e kultura ushtria e feja, nomenklatura e partisë dhe letërsia në shkelje të plotë të parimit bazë marksist se ndryshimet superstrukturore vijnë pas atyre strukturore dhe se kanë prirje për të zgjatur.”Ka një mendim paksa të përbashët se gegërishtja ka vdekur në lëmin e standartizimit të gjuhës shqipe. Nëse do ta quanim pak ekstrem këtë thënie, do ta thonim me plot gojë se ajo është goditur rëndë dhe po shihet edhe tash si “bijë e njerkës.” Që prej gati disa dekadash të gjithë vlerat që krijoi ajo që në Mesjetë në trojet shqiptare dhe në perëndim nuk janë dhënë për publikun e gjërë shqipdashës. Në shkollat e Shqipërisë mungojnë në mënyrë masive tektste studimore të nivelit të shkollës parauniversitare që të tregojë vlerat e këtij dialekti kaq të pasur të gjuhës sonë amtare. Standartizimi i gjuhës është paksa një shtysë për të mohuar vlerat. Ka një fakt se në botimet shqiptare, në vitet 30-40 në Shqipëri pati një vërshim të madh të veprave kryesisht fetare, por dhe ato publicistike që botoheshin në dy dialekte. Secili lexues e merrte librin dhe gjente veten.

Në vitet që vinin pas Luftës së Dytë Botërore që quhet ndryshe dhe periudha e komunizmit pas vitit 1970, kemi vërshim të librave me dielektin toskë dhe as që mendohej që të botoheshin vepra me dialektin gegë në një kohë që centralizimi i jetës ekonomike kulturore dhe arsimore të vendit ishte i dukshëm në të gjithë drejtimet. Sa bukur do të ishte që në emër dhe të larmisë së botimeve sot të kishim dhe botime elitare në dy dialektet, qoftë në planin studimor, qoftë dhe në planin krahasues në shkollat e mesme të përgjithshme ku njohuritë për dialektet janë shumë sipërfaqësore, gjysmake. Në Konferencën III të Lidhjes së Shkrimtarëve Kostaq Cipo mban një referat për pastrimin e gjuhës shqipe duke i paraprirë ndoshta këtij vendimi. Gjithsesi Pipa na njofton se gegërishtja letrare u ngushtua vetëm në sferën e letërsisë artistike që vazhdonte të lejohej ndërsa po humbëte terren.

Në një monografi që ka zënë vend në bibliotekën evropiane botuar me 1989 nga Columbia University Press Nju Jork. në shqip ky botim vjen pas 20 vjetësh duke na njohur me pjesën më të errët të historisë sonë gjuhësore nën diktaturë. Janë botime shumë cilësore që edhe në të ardhmen do të kenë më shumë vlerë.

Gjuha është pasuria më e madhe që mund të ketë një popull, një komb. Dasia që kemi ne që prej 100 vitesh nuk ka patur ndikime pozitive në jetën kulturore dhe sociale të asaj pjese që është në zonën e gegërishtes. Tashmë është e njohur nga të gjithë se në shekujt e historisë njerëzore shpesh ka dalë në skenën e zhvillimeve dhe “gjuhët e vdekura” Një nga arsyet e kësaj “vdekjeje“ ose më zbutur e një lëngimi shpesh vjen dhe nga politika, e cila nuk ka gjetur instrumentet e duhura për ta mbajtur gjallë pasurinë e saj. Janë me dhjetra libra, studime, shkrime që e kanë nxjerë me argumenta pasurinë leksikore të gegërishtes. Nëse sot ne kërkojmë që UNECO-ja ta vërë në listën e Pasurive më të mëdha të njerëzimit Eposin e Kreshnikëve, atëherë përnjëherë na shkon mendja se ai nuk mund të shprehej si kryevlerë kombëtare dhe ndërkombëtare nuk mund të rrinte në në këmbë deri në ditët tona pa gegërishten ëmbëltore. Përdorimi i gegërishtes duhet të jetë më i mirë, më i ngrohtë me me dashuri, më me profesionalizëm. Kjo bëhet e domosdoshme sot kur globalizmi po na godet dhimbshëm dhe klithshëm jo vetëm në tribunat politike shpesh të detyruara, madje nuk na pranojnë pa para ta votime shpesh shohim dhe një “goditje“ të re që i bëhet gjuhës amtare. Shihni një çast zyrat e shtetit edhe se trumbetohet fort për një gjuhë standarte! Vëreni se sa gabime bëhen në shkresa të shumta zyrtare! Ne duhet që ta pranojmë dhe me forma të dukshme dhe ta nxisim gegërishten. Mund të bëhen dhe emisione për vlerat e saj. Mund të organizoheshin ballafaqime dhe të thirren studiues të ndryshëm të fushës së gjuhësisë për të nxjerë vlerat. Mund të bëjmë më shumë botime për këtë fushë.

Edhe këtu Evropa na jep shembuj të mirë. Në Norvegji është mendimi për të patur më shumë se një gjuhë letrare, ashtu si ndihet në letërsinë greke në kulm të lulëzimit të saj. Të pasurisë dhe jo të mungesës. Tradita letrare e përbashkët gegë e toske ka nisur me tekstet më të hershme të shek. XVI me Buzukun e mbërrin deri në vitet 30. Shembull është gazeta e Konicës “Albania” ku numrat e saj të parë përmbanin tekste edhe toskërisht edhe gegërisht.

Nëse Kongresi i Manastirit arriti të njësonte alfabetin duhet të tërhiqet vëmendjen se problemi i një gjuhe të përbashkët letrare u la për më vonë për shkak të vështirësive në lidhje me ndryshimet e mëdha fonologjike midis dy dialekteve. Faik Konica botuesi i “Albanias” 1898-1909 më e mira gazetë e periudhës së parapavarësisë i dha toskërishtes letrare një pamje të kultivuar dhe elegante. Ky ishte i pari e i fundit shkrimtar toskë me ndikim, i cili u orvat seriozisht që ta takonte gegërishten në gjysëm të rrugës Konica kishte studiuar në kolegjin jezuit të Shkodrës duke futur tipare fono-morfologjike të gegërishtes si është rasti i hundakes për zanoret hundore me/ ma u bë/ u ba. Për një fare kohe Konica përqafoi shkrimin e shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës. Ndihmesa e tij më e madhe për afrimin e të dy dialekteve ishte heqja e e-ve fundore te fjalët tejfundore. Naim Frashëri shkruan: “Shqiptarët duhet të jenë vëllezër, por Konica shkruan: “Shqiptarët duhet pra ai i shkruan këto fjalë, po në atë mënyrë që i shkruajnë sot të dyja palet si gegët, si toskët duke hapur kështu një shteg për gjetjen e përdorimin e një forme të përbashkët të njërës nga format që përbënin dallimin madhor mes dialekteve. Ai qe i pari që përqafoi formën gegë të mbaresës -ueshëm për mbiemrat foljore të potencialit i lakmueshem i arsyeshëm. Dhe në numrin e fundit të “Albanias” 12 1909, ai i dallon zanoret e gjata ose duke i dubluar ose duke u shtuar një e pas saj të re shtëpie. Ai bile do me thënë e me raste përdor edhe paskajoren gege. Çudi e madhe. As që zihet me gojë Konica te Historia e Gjuhës Shqipe e Shaban Demirajt kapitulli i dytë i së cilës titullohet “Lëvrimi i shqipes gjatë shekullit XIX. Pra Konica e kishte filluar botimin e “Albanias” qysh më 1897.

Nuk është fjala për të bërë sërish një Kongres të dytë gjuhësor, por duhet gjetur mekanizmat që ajo, gegërishtja me kaq vlerë, ajo këngëllorja, të zërë vendin që i takon në universin e njërës prej gjuhëve më të lashta të kontinentit.

Filed Under: Reportazh

ARKIV-DOSSIER: MASAKRA E TIVARIT

March 21, 2024 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, Mars 2024/ Në këtë fundmarsi 2024 bëhën 79 vjet nga masakrimi i shqiptarëve të Kosovës në Tivar në vitin 1945. Në 19 shtator 1996 shkruaja për Masakrën e Tivarit, zbulimin e varrezës masive…Në 19 qershor 2010 shkruaja se “‘I zgjuari nga vdekja’ dëshmon për masakrën e Tivarit”… Në 21 shtator 2010 shkruaja se ai që ishte një nga të paktët dëshmitarë të masakrës së Tivarit, të mbetur ende gjallë, dhe denoncuesi i zëshëm i saj, Azem Hajdini -Xani, 87 vjeç, ndërroi jetë një ditë më parë në shtëpinë e tij në Prishtinë. Nga këto shkrime nga arkivi i shkrimeve të korrespondentit në Kosovë të Gazetës DIELLI – Dossier: Masakra e Tivarit:

19 QERSHOR 2010: “I ZGJUARI NGA VDEKJA” DËSHMONTE PËR MASAKRËN E TIVARIT

– tregonte gjatë një bisede në vitin 2010/

PRISHTINË, 19 Qershor 2010/ Sikur të isha zgjuar nga vdekja, kur u përmenda i mbuluar me trupa të vrarësh e të masakruarish dhe nga gjaku i valë që derdhej. Kisha parë flakët e tymin e zjarrit të shpërthimeve të bombave dhe armëve që qëllonin me rafale mbi ne shqiptarët dhe kisha dëgjuar krizma, klithje e gjëmë derisa isha “verbuar e shurdhuar” nga humbja e ndjenjës.

Athua do shpëtojë kush gjallë, për të treguar në Kosovë e në Shqipëri për këtë kob të zi, si ndodhi…, ishte e para që mendova në ato momente të tragjedisë në ditën e 31 marsit 1945 në Tivar, ku kishim mbërritur pas një marshimi këmbë nga Kosova…

Në qershorin 2010, kështu e kujtonte ngjarjen pas 65 vjetëve atëherë i mbijetuari i rrallë ende i gjallë i masakrës së Tivarit, i liduri para 86 vjetëve në fshatin Dashefc të Drenicës, Azem Hajdini-Xani, derisa bisedonim në Prishtinë.

“Prej asaj dite, i kam thënë vetës: tërë jetën do të rrëfesh dhe do të kërkosh të zbardhet masakra, tragjedia në qytetin e Tivarit, varrit më të madh të shqiptarëve”, thoshte Azemi.

Duke i dhënë vetes këtë mision jetësor, njeriu që kishte marrë emrin e Azem Bejtës meqë kishte lindur në ditën kur ka luftuar heroi i kombit, më 15 korrik 1924, ka treguar histori të masakrës së Tivarit edhe në libra, po edhe në një letër dërguar para një viti, siç thoshte, Qeverisë së vendit, po edhe në adresa të tjera në Kosovë e në Shqipëri.

NGA PRIZRENI, NË MARS NISI MARSHI TRAGJIK NËPËR SHQIPËRI DREJT TIVARIT

I mbijetuari e kronisti i masakrës së Tivarit, Azem Hajdini – Xani, tregonte e ritregonte versionin e tij të ngjarjes edhe në atë letër: Për plotësimin e Armatës IV të Jugosllavisë, që operonte në Frontin veriperëndimor të bregdetit Adriatik, në mars dhe prill të vitit 1945, u dërguan shumë njësi ushtarake të quajtura eshalone, me gjithsej 31.017 luftëtarë shqiptarë, të mobilizuar dhe vullnetarë nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare: nga Kërçova, Gostivari, Tetova, Kumanova, Shkupi, Bujanovci, Presheva e vende tjera.

Prizreni ishte vendtubimi qendror, ku i kishin tubuar djemë dhe burra të zgjedhur të Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare, të të gjitha moshave, por shumica dërmuese e tyre ishin nën moshën 35 vjeçare (kishte mjaft djemë nën moshën 16 vjeçare, siç kishte edhe burra mbi moshën 65-70 vjeçare). Shumica prej tyre ishin të veshur dobët, madje vetëm në këmishë e tëlina, ngase kur i kishin marrë nëpër shtëpitë etyre, nuk i kishin lejuar të përgatiteshin: të visheshin e të mbatheshin si duhet. Të gjithë kishin të mbathura opinga lëkure, por ato u ishin grisur gjatë rrugëtimit. Kishte nga ne që ecnim zbathur e me këmbë të gjakosura. Secili mbante pas shpine nga një trastë (jangjik) pëlhure apo lëkure, brenda të cilës kishin futur ndonjë kafshatë buke të misrit, e gjitha kjo që i përngjante një holokausti.

Deri në Prizren, ushtarët e mobilizuar dhe vullnetarë shqiptarë të Kosovës, ishin të organizuar nëpër formacione të ndryshme ushtarake vendore, në kompani, në batalione, në togje e deri të njësitë më të vogla.

Edhe komanda dhe ushtrimet zhvilloheshin në gjuhën shqipe. Mirëpo, gjatë qëndrimit në Prizren, sipas planit ushtarak serb, malazez dhe maqedonas, përkatësisht jugosllav, u bë “riorganizimi”, dhe çarmatimi i plotë i ushtarëve shqiptarë. Jo vetëm që i çarmatosen, por dhe i kontrolluan detalisht, që as brisk as shtagë (krroqe) që u shërbente për t’u mbajtur nuk iu lanë në dorë.

Në mëngjesin e 26 marsit 1945, eshaloni i dytë është nisur nga Prizreni, i përcjellë dhe komanduar nga njësitë e Brigadës 27-të të Divizionit 46-të Serbisë si dhe nga njësitë maqedonase, të gjithë të përkatësisë kombëtare serbe, malazeze apo maqedonase. Kolona e gjatë 6 kilometërshe ishte e rreshtuar për katër dhe e ndarë në kuadrate. Para, në mes dhe në fund të çdo kuadrati vinin nga një apo dy oficerë të hipur në kalë, ndërsa anash dhe nga prapa secilit kuadrat ecnin ushtarët serbë, të armatosur deri në dhëmbë e me armë të gatshme për zjarr.

Derisa ushtarët rekrutë shqiptarë ende mendonin se do të shkonin në front për t’i dhënë grushtin vendimtar nazizmit, papritmas u gjetën në një situate të rëndë. Në fillim nuk e kishin kuptuar se çka po ndodh me ta, ishin ushtarë apo robër lufte, por pas një kohe të shkurtër e panë se gjendeshin në duart e armikut…

Por, kur hymë në territorin e Shqipërisë u gëzuam pa masë, duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë, dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç kishim përjetuar në Kosovë nga serbet, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt pra u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikëri.

Ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë përcjellësit i shtonin torturat dhe vrasjet ndaj nesh. Ata më nuk na konsideronin si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës (edhe ndaj robërve të luftës nuk do të duheshin të silleshin ashtu, sepse edhe robërit mbrohen me konventa ndërkombëtare, kurse sjellja ndaj tyre duhet të jetë humane). Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtishë. Për përcjellësit tanë tashmë ishte njësoj nëse do të vdesim gjatë marshimit, nëse do të na vrisnin gjatë rrugës apo do të arrinim në vendin e caktuar, në Tivar, Dubrovnik, në Trogir, ku na ishte përgatitur likuidimi masiv. Përveç se nuk na jepnin ushqim që na mundonte aq shumë uria, edhe më shumë na mundonte etja, duke mos na lejuar të afroheshim te ndonjë krua, te ndonjë lumë apo te ndonjë burim tjetër i ujit për ta shuar etjen që na kishte kapluar, apo edhe për t’u freskuar sado pak. Mund të them se uria përballohej disi, kurse etja assesi, sidomos pas helmimit që na ndodhi, me mish të infektuar në Kukës. Etja po na çonte në çmenduri. Ka pasur raste jo të rralla, kur për ta shuar etjen dhe për t’iu shmangur çmendurisë, disa ishin të detyruar ta pinin urinën e vetë apo të njeri tjetrit, si dhe ta shuanin etjen me urinën e kuajve të përcjellësve tanë.

Në këto rrethana, çdo burim i ujit përgjatë rrugëtimit tonë nëpër territorin e Shqipërisë dhe Malit të Zi ishte shndërrua edhe në burim të vdekjes, siç ndodhi në qendër të Tivarit të Ri, që u muar si shkas për masakrën e 31 marsit 1945 në Tivar. Po ashtu, për ne, nuk kishte strehim, as kur binte shi e as kur bënte të ftohtë. Natën e kalonim nën qiellin e hapur. Për ne, nuk kishte as pushime, me përjashtim të disa pushimeve gjysmë orëshe, të cilat ishin, jo aq shumë për pushimin tonë, sa për të na plaçkitur dhe për t’u ngopur me të mira materiale që u vinin nga Prishtina dhe Shqipëria.

Edhe pse ishim aq shumë të lodhur e të rraskapitur, mbi 80% e njerëzve tanë ecnin këmbëzbathur më këmbë të gjakosura, nga se u ishin grisur opingat e lëkurës nga rrugëtimi i gjatë, na detyronim të kalonim nga 60 kilometra rrugë në ditë, sikur të ishim të dënuar me vdekje dhe sikur të ishin duke na dërgua për ekzekutim. Disa prej nesh, që ishin më të dobët fizikisht e që nuk mund t’u përballonin aq shumë stërmundimeve apo ishin të sëmurë, përcjellësit tanë i shpallnin shtirës (simulues) andaj i pushkatonin aty për aty. Plumbin në kokë apo bajonetën në gjoks e merrte edhe ai që për një hap sado të vogël mënjanohej nga rreshti për ta zbathur opingën, që ia kishte vrarë këmbën, ose ai që me kapele donte të merrte ujë në përroskë apo burim tjetër të ujit.

Një nga metodat për eliminime masive ishin aksidentet e sajuara. U këputeshin teleferikët e litarët e anijeve të improvizuara: siç ndodhi në lumin DRIN afër Bushatit, ku gjetën vdekjen 45 rekrutë shqiptarë, në urën e Gomsiqës gjetën vdekjen 36 kurse 14 të tjerë u lënduan rëndë. Ngjashëm ndodhi edhe në VAUN E DEJËS, në lumen Buna ku gjetën vdekjen 234 ushtarë shqiptarë dhe numër i madh të plagosur, e vende tjera.

Në këto rrethana, çdo urë e improvizuar përgjatë rrugëtimit tonë nëpër territorin e Shqipërisë, ishte shndërruar në burim vdekje.

Përveç burimeve të ujit, urave të improvizuara, burim vdekje ishin edhe gropat e improvizuara septike. Njësitë ushtarake jugosllave që na përcillnin sipas skenarit, pranë çdo grope të improvizuar septike buzë rruge, e ndalnin kolonën gjoja për të pushuar pak. Ata e dinin se në këto raste në do të kërkonim të kryejmë nevojat fiziologjike, ngase në kolonë atë mund ta kryenim vetëm në brekë. Edhe kur ishim të ulur pranë rruge, u mundonim që atë ta kryejmë që mos të hetohemi nga përcjellësit tanë, serbo-malazez dhe maqedonas, nga se na detyronin që nevojat fiziologjike t’i kryenim në gropat skeptike. Por, posa uleshim për ta kryer nevojën, na binin me kondak të pushkëve, dajak apo shqelm, kështu ata që nuk mund ta përballonin binin në fund në gropat e stërmbushura me ndyrësira. Ata që ishin më të fuqishëm ndodhte të dilnin nga gropa, por ashtu të fëlliqur e të lagur për ibret vazhdonin rrugën në kolonë, e që nuk durohej era e fëlliqur në rrobat e tyre, por ata që ishin më të dobët nga shëndeti, apo ishin goditur më fort… përfundonin jetën në ato gropa septike.

Për këtë dëshmon dhe një oficer i lartë shqiptar, i cili më sytë e vet e kishte parë një të ri (rekrut) shqiptar me këmbë të këputura, të hedhur në një gropë septike të improvizuar, dhe duke qarë kishte kërkuar ndihmë.

Edhe eprorëve më të ulët, që ishin ushtarë serbo-malazez e që ndodheshin në përcjelljen tonë, nëse u tekej, mund ta ndanin cilindo prej nesh nga kolona e ta bënin shoshë me automatik apo ta thernin me bajonetë kufomën, apo ende sa ishte në jetë, të shtynin me maje të çizmes në greminë apo në ndonjë hendek, për t’ua lënë pre korbave të zi apo bishave të egra për ushqim. Këtë fat të zi e patën dhjetëra eprorë të deritashëm ushtarakë shqiptarë të kolonës sonë, pastaj njerëz me autoritet dhe ata të cilët më parë ishin të rënë në sy apo mbanin ndonjë simbol apo rrobe të dalluara kombëtare, të sëmurët, ata të cilët nuk mund ta vazhdonin rrugën në kolonë, ata të cilët nga zemërimi shprehnin pakënaqësitë e tyre apo protestonin dhe kërkonin të ndërpriteshin vrasjet dhe keqtrajtimet që vazhdonin në kontinuitet, etj.

Këso rastesh të ngjashme kanë ndodhur në kontinuitet gjatë tërë rrugës që nga Shkupi, Prizreni e deri në Shkodër, në Tivar e Istri.

Kështu gjatë rrugës Prizren- Kukës- Shkodër e deri në kufi më Malin e Zi, edhe pse pjesën më të gjatë të saj e kaluam nëpër token e Shqipërisë nënë, u likuiduan, vetëm nga eshaloni i dytë, 800 veta. Ndërsa nga të gjitha eshalonët e marsit dhe të prillit janë likuiduar mëse 2.100 rekrutë shqiptarë.

Ja çfarë thotë për rrethanat në të cilat kaluan rekrutët shqiptarë, nëpër territorin e shtetit MËMË SHQIPËRISË, Zef Doda, mësues pensionist, Sallc Tropojë “Zëri i Popullit”, Nr.157-13/12. 7. 1991:

Aso kohe, në qytetin e Kukësit qe dislokuar Brigada XI Sulmuese. Unë punoja në zyrën e agitropit të brigadës, kur vjen një shok e më thotë: Ngrehu, Zef! Nga rruga e Prizrenit po vijnë turma kosovarësh, pa mbarim. Dolëm fluturimthi. Nuk dinim se çka kishte ndodhur. Të dy anët errugës nxinin nga turma, që ecën kryeulur. Sapo kishte kaluar urën kuadrati i parë, dhe pas tij shfaqeshin të tjerë e të tjerë pa mbarim, si ndonjë karakatë e shpartalluar.

Ky parakalim kufomash të gjalla do të zgjaste mbi dy orë. Secili kuadrat, prej 100 vetash, prihej nga një ushtarak serb, që ecte kaluar, ndërsa të tjerët që vinin anash e pas dukeshin si fantazma, që i krekoseshin presë, me armët gati për zjarr.

E kam të vështirë ta përshkruaj, origjinal, atë tabllo të trishtuar ashtu siç e kam parë, por e di se për herë të parë në jetën time u gjenda aq i befasuar, sa mos t’u besoja syve. Më dukej sikur para nesh, që po bënin sehir, po parakalonin njerëz prej dheu me atë ngjyrë balte që merr i vdekuri që është ndarë nga jeta(…). Me të drejtë Dante do t’i quante “karvani i ferrit (…..)”

Dhe, vijonte rrëfimi i të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, Azem Hajdini Xani:

Me të hyrë në territorin e Malit të Zi, tashmë kriminelët bisedonin mes vete, duke mos e kursyer as fjalorin me fyerje e kërcënime: “Druzhe komandante, sve je spremno. Samo minuti su u pitanju. Sve çemo ih strelati” (Shok komandant, gjithçka është gati. Minutat janë në pyetje. Të gjithë do t’i ekzekutojmë), etj.

Kështu të lodhur dhe të rraskapitur nga rruga e gjatë, nga etja dhe uria, nga frika dhe pasiguria që na kishte rënduar edhe gjendjen psikike, vetëm sa nuk pëlcisnim. Dhe përkundër të gjitha këtyre ngarkesave fizike e psikike, ishim të detyruar që patjetër ta vazhdojmë rrugën.

PARAPËRGATITJET PËR MASAKRËN E TIVARIT

Sipas skenarit: Tivari, Trogiri, Dubrovniku, si dhe rruga Prizren-Shkodër-Istri, ishin planifikuar dhe ishin zgjedhur si pika më të veçanta, më pak të dukshme për ta kryer krimin e paparë në histori. Konfiguracioni i terrenit, me shkëmbinj, me kanjone e me det të gjerë, ju ofronte atyre mundësi ideale që t’i fshihnin gjurmët e krimit ndaj të gjitha viktimave të këtyre masakrave, që tërë këtë krim ta mbulojë terri dhe heshtja, pa depërtuar dot asnjë fjalë në opinion, e të mos flasim për ndonjë jehonë më të madhe në vend apo jashtë tij.

Për përgatitjen e Masakrës së Tivarit, të Dubrovniut dhe likuidimit gjatë rrugës për në frontin e Adriatikut, në muajin mars dhe prill 1945, nga organet më të larta shtetërore, ushtarake dhe politike të Jugosllavisë në Beograd, në Mal të Zi, në Shkup dhe në Prishtinë, dëshmojnë shumë argumente, siç janë:

1. Mobilizimi dhe dërgimi në frontin veriperëndimor të Adriatikut vetëm i shqiptarëve të Kosovës i atyre të Maqedonisë dhe të trojeve tjera etnike shqiptare, por jo edhe i serbëve, i malazezëve, maqedonasve dhe nacionaliteteve tjera, por edhe caktimi i një marshimi kaq të gjatë e të rëndë, pa veshmbathje, të zhveshur e të zbathur, të sëmurë, të uritur dhe të etur, në relacionin: Shkup,Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar.

2. Përcjellja e rekrutëve shqiptarë nga një komandë, ku kishte vetëm eprorë ushtarakë të Serbisë, të Malit të ZI dhe Maqedonisë. Në komandë nuk kishte asnjë oficer apo ushtar shqiptar. Deri në Prizren ata komandoheshin në gjuhën shqipe nga eprorë ushtarakë shqiptarë. Ky fakt flet shumë për skenarin e kurdisur!

3. Riorganizimi dhe çarmatimi definitiv i ushtarëve shqiptarë në Prizren. Deri në Prizren shumë rekrutë i kishin marrë me vete armët nga shtëpitë e tyre, kurse një pjesë e tyre ishte armatosur kur ishin inkuadruar në brigadë apo njësi të tjera ushtarake.

4. Asgjësimin fizik të ushtarëve shqiptarë në një vend dhe në një kohë më të përshtatshme, jashtë trojeve të tyre, si ndodhi në Tivar, në Trogir, në Dubrovnik dhe përgjatë rrugës për në frontin e Adriatikut.

5. Për këtë dëshmon edhe Rufat Ademi, nga Debreshi dhe luftëtarë të tjerë, duke iu referuar zëvendëskomandantit të Brigadës VI Dalmatine, i cili, mes tjerash, thotë: – Ju shqiptarët keni qenë të dënuar me vdekje që nga momenti kur ju kishin mobilizuar për t’iu dërguar në trojet tona. Kur bëmë pranim dorëzimin në Shkodër të partizanëve të rinj, pamë se ata vinin nga Tetova, nga Gostivari, nga Kumanova, nga Dibra, nga Shkupi, nga Prizreni, nga Ferizaj e qytete tjera. Pranova edhe dokumentacionin, listën me emra dhe mbiemra, me vendlindjen dhe datëlindjen për çdo të mobilizuar shqiptarë, në një zarf të mbyllur nga eprorët serbë e malazezë. Në kuvertën ku ndodheshin listat e të mobilizuarve ndodhej edhe një letër e veçantë nga OZN-a, që vepronte atje. Në atë letër rekomandohej se të gjithë këta janë bashkëpunëtorë të armikut. Ne i kemi mobilizuar me forcë dhe dajak, prandaj këta duhet sa më parë të futen në vijat e para të fronteve dhe të shfrytëzohen në maksimum në luftë kundër armikut. Kush të ngel i gjallë prapavija ushtarake e juaj duhet që të gjithë t’i pastrojë dhe assesi të mos lejohet që ndonjë nga këta të kthehet i gjallë në Kosovë dhe në Maqedoni.

6. Shkresa diskrete, që sipas Bajram Golës, ish oficer i lartë i Armatës Jugosllave ka qarkulluar dorë më dorë te komandantët ushtarakë serbo-malazez, por edhe më gjerë, se duhet të shfarosen 400 mijë shqiptarë, për shkak se gjoja shqiptarët iu shmangën shfarosjes gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se nataliteti i tyre i madh e kërcënon Jugosllavinë.

7. Trupat e tyre, të vdekur, por dhe deri sa ishin në jetë (të plagosur), u dogjën, e u hodhën në det, varreza masive, moçale, humnera e vende të tjera në Tivar, në Dubrovnik, dhe lokalitete përreth….

KARVANI I FERRIT

Për parapërgatitjet e kësaj masakre në qendër të Tivarit, dëshmojnë edhe të dhënat, se me të arritur në Tivar, diku në mes të orës 12-13, në çdo skutë të qytetit vërehej një mobilizim i madh i ushtrisë dhe i popullsisë, të cilët, me armë në duar, të drejtuara nga ne, duke na shikuar më përbuzje të madhe.

Qeniet tona të pafajshme, të lodhura deri në vdekje, tash u gjetën në shënjestër të pushkëve, të mitrolezëve, të minahedhësve, të trombllonave dhe të armëve tjera që ishin vendosur në çdo kënd të rrugëve, dhe tarracave të shtëpive, në shkëmbinj e kodra për rreth. Fitohej përshtypja se nga kjo bllokadë as zogu s’do të mund të shpëtonte i gjallë.

Meqë kriminelët e dinin se ne ishim të etur dhe se do të kërkonim leje që t’i afroheshim burimit të ujit për ta shuar etjen, dhe me qëllim që të krijohej ndonjë incident për ta realizuar skenarin për likuidim, urdhëruan, që kolona me ushtarët shqiptarë të ndalej në mes të rrugës, mu pranë çezmës.

Pasi ishim shumë të etur, u morëm vesh që tre shokë tanë, të prirë nga Sylë Ali Morina (Gllabari), që të kërkojnë leje nga oficeri, i cili e kishte bllokuar kronin apo çezmën, në mënyrë që edhe ushtarët shqiptarë të pinin ujë, ashtu siç pinin ushtarët serbë e malazezë që ishin në përcjelljen tonë. Mirëpo, me të paraqitur të kërkesës, oficeri u mërdhez dhe filloi bërtimën e kërcënimet me fjalë fyese: “Nënën shqiptare”, etj.

Në çastin kur Syla me shokë u përpoq ta arsyetonte kërkesën, ushtarët serbë e malazez shtinë më armë zjarri dhe goditën për vdekje dy shokët që e shoqëronin Sylën. Nga plumbat që kishin bredhur anash u plagosën disa shokë tanë në kolonë dhe ndoshta edhe “një ushtarë malazez”, kurse Syla, si më i zhdërvjelltë që ishte, nën rrebeshin e plumbave, arriti të futej në kolonë. Mirëpo, oficerët me ushtarët e tyre iu vërsulën prapa dhe posa e gjetën, u hodhën mbi të, ashtu siç vërsulën bishat në gjah, duke e bërë “shoshë” me automatikë dhe me bajoneta, me pretekstin se ai gjoja e kishte vrarë ushtarin malazez. Ashtu, siç ishim në ankth, prisnim se çka do të bëhej me ne, pasi na i kishin drejtuar tytat dhe i kishin bërë gati bajonetat. Dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta më vonë nga komanda e lartë ushtarake arritën edhe tre oficerë të lartë dhe shumë eprorë dhe ushtarë tjerë.

Ardhjen e tyre ne e pritëm me një fije shprese se ndoshta ata do t’u jepnin fund këtyre vrasjeve dhe torturave të papara ndaj nesh. Mirëpo, edhe këto shpresa ishin të kota, sepse njëri nga oficerët e lartë zuri pozitë në një lartësi dhe filloi të na drejtonte fjalë ofenduese dhe kërcënuese, si kishin drejtuar edhe herëve tjera, si: “ Nënën shqiptare; nuk do mund të dilni nga këtu të gjallë; vetëm minutat janë në pyetje”, etj.

Kështu, shkaset për vrasjen e ushtarëve shqiptarë fabrikoheshin në seri. Edhe kur e vranë Sylën na u komunikua se dikush prej rekrutëve shqiptarë kishte tentuar t’ia “rrëmbejë” revolen oficerit, kur ai e vrau Sylën në kolonë. Pas disa çastesh të heshtjes së varrit, u ngrit në këmbë njëri nga të rinjtë shqiptarë, për të cilin më vonë mësuam se ishte IMER SINANI, nga Kozhica, i cili, pas konsultimit me disa shokë ishte drejtuar ngaoficeri i lartë, me apel që t’u japin fund këtyre vrasjeve dhe sjelljeve barbare ndaj shqiptarëve duarthatë. Por, pa u ofruar mirë, në të u vërsulen ushtarët serbo-malazez me armë e bajoneta, e copëtuan Imerin, mu si një lakër, klithjet e të cilit na tmerruan të gjithëve. Ndërkaq, kriminelët atë skenë e përcillnin me duartrokitje, me këngë e hare.

Ashtu, në atë gjendje të tendosur, mbretëronte një heshtje e përmotshme. Fitohej përshtypja se koha ishte ndalur për një çast, sekondat ishin tepër të gjatë. Këtë heshtje mortore papritmas e theu njëri prej oficerëve të lartë, kur, si i tërbuar, urdhëroi, duke e vënë dorën në mes kolone dhe duke thënë: “Prej këtu të ndahen 100 shqiptarë për pushkatim”, kinse për një ushtar të vrarë malazez nga një ushtarë shqiptarë, pranë kroit. Atyre 100 vetëve ua lidhën duart dhe duke i rrahur me shufra metalike e duke i therë nga prapa me bajoneta, i strehuan në një kënd mes disa shtëpive, nja 50 apo 60 metra larg kolone dhe i ekzekutuan.

Pasi vendi ku u bë ekzekutimi (pushkatimi) ishte i ngushtë, kufomat dhe të plagosurit binin njëri mbi tjetrën. Disa persona, duke u gjetur nën kufoma kishin shpëtuar të gjallë. Por, xhelatët, për t’i qitur në sipërfaqe dhe për t’i goditur edhe njëherë, hodhën bomba dhe granata mbi ta dhe nga bombat e granatat fluturonin trupat dhe gjymtyrët e shkëputur, disa metra larg dhe mbi çati të shtëpive.

Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqenëse ishim në kolonë në gjatësi prej 5- 6 kilometrave, kurse mundësia për shfarosje masive ishte pak më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë e t’i hedhim në një vend të caktuar bastunët, apo si i quanim ne, kroqet, të cilat na shërbenin të mbaheshim gjatë asaj rruge të gjatë e të mundimshme. Na urdhëruan të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhërua të ecnim drejt një ndërtese dy katëshe më përdhesë, me një sipërfaqe afërisht prej 300 metrave katrorë, për të cilën mësuam më vonë se kishte qenë ndërtesa e Monopolit të Duhanit. Ndërtesa ishte e rrethuar nga tri anët me kodra shkëmbore dhe në veriperëndim me deti të gjerë, kurse oborri prej 10-15 ari ishte i rrethuar me mur të lartë dhe me rrethojë të hekurit, me maje të mprehta, që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve, pa marrë parasysh a gjendeshim në oborr apo brenda në ndërtesë.

HYRJA NË OBORRIN E FERRIT

Në të dy anët e hyrjes në oborrin e Monopolit, ishin vendosur nga 10-15 ushtarë serbo-malazez të përgatitur me shufra hekuri në dorë. Secili prej nesh kur hynte nëpër atë hyrje, goditej në kokë, në gjoks apo shpinë me shufër hekuri.

Kishte nga ne që nuk mund t’i përballonin të rënat dhe mbeteshin në vend. Ai i cili mbetej i shtrirë nga goditjet, shkelej nga turma e cila detyrohej të kalonte nëpër atë hyrje. Vetëm gjatë kësaj hyrjeje në oborr kanë mbetur të shtrirë në tokë 100-deri 150 vetë, shumica prej të cilëve të vdekur.

Ashtu të përgjakur dhe të rraskapitur, rreth 1.000 rekrutë shqiptarë, na futën në atë ndërtesë. Pasi ndërtesa u mbush plot, në oborr kishin mbetur edhe 2200 -2.500 vetë, kurse në rrugën, të gjerë 7-8 metra e të gjatë 80-100 metra, mbeten të rrethuar edhe 1.000-1100 vetë, por tani jo më të rreshtuar, por të grumbulluar. Ky grumbullim u bë që në këtë mënyrë behej likuidimi më i lehtë i tyre.

I prekur në shpirt, i riu 17 vjeçar Ibrahim Koca, nga Palaci i Drenicës, se bashku më 7 shokë të tjerë, shkuan te komanda e Shtabit (e cila ishte e vendosur në oborr dhe ishte duke komanduar: “qëlloje, he nënën e shqiptarit”, etj), që të apelojnë që të ndërpritet masakra e mëtejshme, sjelljet barbare, rrahjet në hyrje më shufra hekuri, dhe të lejoheshin t’u ndihmonin shokëve të lënduar, të cilët kishin mbetur në hyrje të ndërtesës nga të rënat që kishin pësuar.

Para se Ibrahim Koca ta bënte paraqitjen e kërkesave të përmendura, me urdhrin e komandantit janë vërsulur mbi të shumë ushtarë, e kanë ngulur me bajoneta dhe ashtu e kanë ngritur lart, pastaj e kanë gjuajtur në një shkëmb që ta shihnim ne më lehtë. Pastaj, në mënyrë mizore Ibrahimit ia kanë prerë hundën, veshët, krahët, duke e bërë copa- copa.

E SHTËNA MË TOP-SINJAL PËR SULM MASIV MBI REKRUTËT SHQIPTARËT

Në ato çaste të vështira te ne kishte rënë një heshtje varri. Të tronditur nga këto skena të tmerrshme që i përjetonim, ne nuk dinim se çka të bënim, por vetëm prisnim dhe shikonim se çka do të sillnin çastet në vijim. Atë heshtje e theu një e shtënë me top të kalibrit të madh, e cila forcave ushtarake dhe civile u shërbeu si sinjal për të hapur zjarr mbi ne, nga të gjitha anët dhe nga të gjitha llojet e armëve. Rrebeshet e plumbave të armëve të ndryshme, vinin mbi ne, nga çdo anë: nga oborri, nga shtëpitë, nga shkëmbinjtë, nga dritaret, nga pullazet e shtëpive. Rreth ndërtesës, oborrit dhe qytetit ishin kurdisur me kohë pesë punkte, prej nga shtihej si në egërsira, me mitrolezë, me mortaja, me trombllona me topa dhe më armë tjera të zjarrit. Përveç armëve të zjarrit, ushtarët dhe qytetarët, përdorën edhe armë të ftohta, si: bajoneta, thika, sëpata, këmesa, tëfurqe etj. Nga detonimet na dridhej toka nën këmbë. Bubullima e armëve shoqërohej me ulërimat e kriminelëve, që shtinin në ne duke na sharë e duke na fyer. Nga çdo anë fluturonin copat e trupave: këmbë, duar dhe gjymtyrë tjera. Qielli ishte errësuar plotësisht, dukej sikur ishte muzgu i mbrëmjes. Rrezet e diellit mezi depërtonin nga pluhuri, nga tymi e flaka e barutit, ndërsa gjaku rrjedhte sikur uji pas shtrëngatës.

Krahas sulmit në oborr, në shesh e në qytet, me armë të njejta dhe me intensitet të njëjtë na sulmuan edhe brenda ndërtesës. Nga të shtënat e armëve, nga granatat e bombat, tavanet e ndërtesës filluan të bien mbi kokat e njerëzve dhe ato sikur u shndërruan në ujëvare, ndërsa dyshemeja në liqe gjaku.

Kësisoj, brenda 60-70 minutave, nga grumbulli i dendur i rekrutëve shqiptarë (mbi katërmijë veta sa ishin vendosur në oborr, në rrugë dhe qytet), asnjë nuk mbeti në këmbë e pa u qëlluar me armë, kështu që tërë ajo hapësirë u shndërrua në lumë gjaku, që i përngjante një kataklizmi të vërtetë.

Kriminelët, për t’i zbuluar të plagosurit dhe ata që ende nuk ishin plaguar nga armët e zjarrit, lëshuan proklamatë mashtruese, në të cilën thuhej: “Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose janë të plagosur, se Komandanti Suprem i UNÇ-së, shoku Tito, ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur pavarësisht prej gabimeve që kanë bërë”. U tha poashtu se të plagosurve do t’u epet ndihma mjekësore!!?

Duke menduar se thirrjet e proklamatës ishin të sinqerta, shumica e të plagosurve filluan të ngriten e të kërkojnë ndihmë mjekësore. Mirëpo, posa u zbuluan mbi ta prapë u vërsulën ushtarët e banorët dhe serish i masakruan. Ndërsa qytetarë dhe ushtarë vallëzonin duke kënduar. “Shoku Tito ne të kemi premtuar, se gjithë shqiptarët do t’i presim, përveç vajzave dhe nuseve të reja me të cilët valle do të luajmë”.

Kreu ushtarak shtetëror dhe partiak Jugosllav, që kishte organizuar masakrën njëkohësisht kishte planifikuar edhe mënyrën e pastrimit të qytetit dhe zhdukjen e kufomave, të plagosurve dhe gjurmëve tjera të masakrës. Për atë qëllim kishin angazhuar, të gjitha njësitë ushtarake të Malit të Zi, të gjitha institucionet ushtarake, shtetërore dhe civile, gjithë banorët, punëtorë dhe të gjitha mjetet që kishin: trenin, kamionë, qerre, cisterna, kovat e fshisat e të gjithë Tivarit. Në mjete transportuese ngarkonin bashkërisht një mbi një të vdekurit dhe të plagosurit.

Meqë gjurmët e gjakut të ngjizur nuk mund të zhdukeshin me fshesa dhe ujë deti, kriminelet sollën rërë nga bregdeti me kamionë dhe mjete tjera transportuese që të mbulohen gjurmët e krimeve…

SI SHPËTOVA UNË NË MASAKRËN E TIVARIT

Unë isha, bashkë me qindra rekrutë të tjerë shqiptarë, një grumbull i dëndur në një kënd brenda në oborr të ndërtesës famkeqe të monopolit të duhanit. Në filim mendoja se u bë tërmet me përmasa katastrofale apo se erdhi vetë kiameti. Nga bumbullima e armëve të zjarrta toka na dridhej nën këmbë. Pluhuri, flaka dhe tymi që ishte krijuar nga të shtënat e armëve e kishin mjegulluar vendin dhe mezi mund ta shihnim njeri – tjetrin. Më dukej se bjeshkët dhe kodrat përrreth u bënë rafsh me tokë dhe ranë mbi ne…

Breshëria e armëve të zjarrta ishte aq tronditëse sa që shumë prej nesh, edhe pa u goditur fare nga plumbi ranë në depresion psikik dhe silleshin si të çmendur.

Në këtë situate dramatike e tmerri, nuk di as vetë se si jam rrëzuar përtokë, por më vonë kuptova që për një kohë kisha qenë pa vetëdije. Kur më është kthyer vetëdija, vërejta se trupin e kisha të mbuluar me kufoma dhe me trupa të plagosur, rrobat më ishin qullur në gjak. Për një çast mendova se isha plagosur. Fillova ta prekja trupin, por, për fat të mirë, plumbat më kishin kaluar vetëm nëpër rroba. Papritmas në afërsi timen shpërthyen disa granata, të cilat goditën kufomat dhe të plagosurit, ku kufomat, gjymëtyrët e këputura dhe copat e mishit fluturonin disa metra në lartësi dhe mbi çati të shtëpive. E di se prapë për një kohë kisha qenë pa vetëdije. Kur m’u këthye vetëdia, dëgjova britma, vaje, ofshima dhe klithje të të plagosurve që kërkonin ndihmë; këto dëgjoheshin nga të gjitha anët. Nuk guxoja të jepja shenja që isha i gjallë. Derisa qëndroja nën kufoma dhe nën trupa të plagosurish, vëreja se si ushtarakët dhe civilët serbo-malazez, i hulumtonin kufomat për të vërtetuar mos kishte shpëtuar kush gjallë, të cilët në duar të përvjelura mbanin thika e bajoneta të futura në pushkë, sëpata, tërfurq dhe mjete tjera të prehta, me të cilat i therrnin të plagosurit, apo i bënin shoshë më armë të zjarrta kudo që i gjenin. Madje edhe i plaçkitnin dhe u merrnin çka gjenin në trupin dhe xhepat e tyre…

Pranë meje e zbuluan: Asllan Mustafen, nga Tërnavci, Bislim Pajazitin nga Krasmirovci e disa të tjerë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen, dhe iu drejtuan me fjalë ofenduese, “Shiptarsku t’i majku, josh si zhiv” (Nënën shqiptare, ende je gjallë) dhe ua futën bajonentat në krahnorë dhe gjymtyrë tjera të trupit…..

Më në fund, kur e humba shpresën dhe mendoja se do të më zbulojnë, do të më masakrojnë dhe do të më ngarkojnë në mjete transportuese së bashku me të vdekur dhe veten e shihja të vdekur, mendoja: A do të shpëtojë ndonjëri i gjallë për t’iu treguar shqiptarëve në Kosovë për kobin e zi që përjetuan djemtë e tyre në Tivar… Heshtjen mortore timën e theu momenti kur i sollën ata pak rekrutë shqiptarë, të cilët kishin shpëtua të gjallë në katet e epërme të Monopolit të Duhanit dhe i vendosën mbi qindra trupa të vdekur dhe të plagosur në oborr të kësaj ndërtese, mu në këndin ku unë me dhjetra të tjerë isha mshefur nën kufoma dhe të plagosur.

Deri sa gjelatët mbanin fjalim për Titon, për UNÇJ-në, dhe për bashkim-vëllazërimin, me ndihmën e Rizah Hajdinit dhe Selim Sinanit nga Baksi, që qëndronin në këmbë mbi trupin tim dhe të shumë të tjerëve, pa më diktuar askush ia arrita të nxirrëm disi nga kufomat, ata dy më ngritën në këmbë dhe iu bashkangjita atyre rekrutëve shqiptarë që për momentin ishin të vendosur mbi çindra trupa të rekrutëve shqiptarë të vdekur dhe të gjallë, në oborrin e ndërtesës së mallkuar të Monopolit të Duhanit. Shpëtimi i tyre pra ishte dhe shpëtimi im. Ndërsa shpëtimi i atyre pak rekrutëve shqiptarë që shpëtuan të gjallë nga kjo masakër, ishte një xhip me vezhgues amerikanë i vërejtur nga xhelatët mu aty ofër vendit të ngjarjes.

Pasi më nxorën nga kufomat dhe iu bashkova të gjallëve, vërejta një skenë të llahtarshme përreth nesh, por edhe nën këmbët tona, ku shtriheshin me mijëra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese ofronin sidomos gjësendet e mprehta, si bajonetat, thikat, sëpotat, tfurqit, shkopinjtë, që kishin mbetur të ngulitura në gjokse, stomakë, në shpina e nëpër gjymtyrë të tjera të trupit të njerëzve. Në atë grumbull njerëzish të kryqëzuar, si kubik drurësh, një mbi një, nuk mund të dallohej se kush ishtë kush, ku e kishte kokën e ku këmbët apo trupin. Kishte shumë të plagosur që klithnin, vuanin, vajtonin fatin, kërkonin ndihmë, qanin e çka jo jetër. Është vështirë të përshkruhet gjithë ajo skenë e tmerrshme, kur të plagosurit, që u shkonte gjaku rrëke, kërkonin ndihmë e ne nuk ishim në gjendje t’iu ndihmonim. Për ne që mbetëm gjallë ishte shumë i vështirë detyrimi të qëndronim në këmbë mbi kufoma dhe të plagosur të vëllezërve tanë. Edhe ne qanim së bashku me të plagosurit, të cilët shpesh klithnin: “Ndihmom, vëlla, e mos shkel mbi varrën time!”, “Vëlla, ma jep një pike ujë!”, “Ma hiq sëpatën, thikën, tfurkun, nga shpina, gjoksi, barku”, “ Mi afro zorrët që më shkojnë zhagaz!”, “Më nxirr prej kufomave”, etj. Nuk ishin të rralla as lutjet: “Vëllezër, mos na leni në duar të këtyre xhelatëve”, “Na mbytni ju!”, “Mbulonani me diçka”, “ Na ndalni gjakun!”, etj…

Në një situate të tillë ku kudo rreth nesh, por edhe nën këmbët tona degjoheshin vajë, ofshimë dhe klithje të të plagosurve që kërkonin ndihmë, xhelatët neve na detyronin të bërtisnim “Rroft shoku Tito”, “Rroft UNÇ-ja”, duke thënë se duhet t’i jemi mirënjohës, sepse neve që kemi mbetur gjallë, ai na e fali jetën.

Për të shprehur mllefin e vetë shtazarak, fjalimi i tyre zgjati plot 80 minuta, derisa u pastrua nga viktimat sheshi para oborri dhe gjaku që shkonte rrëke si ujë pas shtrëngatës dhe derisa ra terri i natës që mos të na vërejë në rrugë ndonjë vëzhgues anglo-amerikan…

…

Rrëfimi i Azem Hajdinit -Xanit dukej i pafund dhe i përgjithmonshëm. Ai ka shkruar dhe botuar librat “Tragjedia e Tivarit” , “Masakra e Tivarit”, “Nga Prizreni në Istri, një sprovë për histori”, ndërsa në dorëshktim ka librat “Tivari Aushfici i shqiptarëve” dhe “Dubrovniku Dahau i Shqiptarëve”, dhe, siç thoshte, kishte nëpër duar edhe një skenar filmi për Tivarin…

Në letërën e hapur (një vit para bisedës që kishim) drejtuar Qeverisë kosovare, ai ka theksuar kërkesa edhe për Tiranën që “të ofroj të dhëna me të cilat disponon, me qëllim të ndriçimit sa më objektiv të kësaj ploje të dhimbshme kombëtare”…

SHTATOR 2010: MASAKRA E TIVARIT, NDËRRON JETË NJË NGA DËSHMITARËT E SAJ

PRISHTINË, 21 SHTATOR 2010/Një nga të paktët dëshmitarë të masakrës së Tivarit, të mbetur ende gjallë, dhe denoncuesi i zëshëm i saj, Azem Hajdini -Xani, 87 vjeç, ndërroi jetë dje në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Azem Hajdini mori pjesë aktive në forcat e armatosura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, nën udhëheqjen e komandantit Shaban Palluzha. Më pas ai u mobilizua dhe u dërgua në Tivar, ku dhe përjetoi masakrat e njohura të 31 marsit 1945.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Azemi në fillim punoi nëpunës në Këshillin e vendit në Qirez të Drenicës. Pa shkëputje nga puna mbaroi shkollën fillore, Shkollën e Mesme Ekonomike në Pejë dhe Fakultetin Juridik-Ekonomik në Prishtinë.

Azem Hajdini-Xani ka botuar 8 libra, që i kushtohen kryesisht masakrës sëTivarit, luftës së Shaban Palluzhës për liri dhe çlirim kombëtar si dhe ngjarjeve me peshë të Lëvizjes sonë kombëtare. Për kontribut të veçantë në jetën tonë shoqërore e politike është nderuar me mirënjohje të veçanta nga institucionet dhe shoqatat kombëtare të Kosovës.

Tivari, pak histori

Në fund të marsit 1945, rreth 5 mijë shqiptarë nga Kosova u rekrutuan me pretendimin për të luftuar pushtuesit gjermanë, që mendohej se ishin jashtë Kosovës. Qëllimi, në fakt, mendohet se ishte që ta boshatisnin Kosovën nga forca e rezistencës, para se të hynin forcat partizane jugosllave, të cilat nuk kishin mbështetje në Kosovë.

Pikëmbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni, deri aty ata u drejtuan nga oficerë shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosën me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi, të ndarë në tri grupe, ku të gjithë u masakruan nga ushtria jugosllave. Të mbijetuarit e asaj masakre ishin një numër shumë i vogël fatlumësh që shpëtuan rastësisht.

Fragment nga dëshmia e Azem Hajdinit

“Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për 4, në gjatësi prej 5-6 km, e ku mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngrihemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe 3 katëshe, i ashtuquajturi “Monopol i duhanit”, me një sipërfaqe prej afro 300 m2 dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të 3 anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure të larta e me rrethoja të hekurt… Në të hyrë të oborrit ishin 10-15 ushtarë, të cilët me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo në shpinë çdo njërin prej nesh… dhe nga këto goditje mbetën të shtrirë për vdekje rreth 100-150 veta. Pas futjes së shqiptarëve brenda në ndërtesë (rreth 1000 veta) dhe brenda oborrit të rrethuar me mure (2.200-2.500 veta) dhe një pjese tjetër të mbetur në rrugë para oborrit, rreth orës 14.00, ata do të sulmohen nga të katër anët. Shtihej me të gjitha llojet e armëve të zjarrit si: me pushkë automatike, mitralozë, mortaja dhe bomba dore, revole etj, kështu që brenda një ore, gjithë masa egrumbulluar në ato hapësira nuk mbeti në këmbë. Me këtë rast oborri dhe sheshi u shndërrua në lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë, ndërsa ndërtesa u shndërrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj. Kësaj masakre makabre arritën t’i shpëtojnë kryesisht ata që u gjendën në ndërtesë dhe ndonjëri, që kishte rënë në tokë para se të fillojë sulmi. Kufomat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar mizorisht gjatë tërë natës së 1/2 prillit u bartën me qerre dhe u hodhën në det për t’u zhdukur ngavendi i krimit.”

MASAKRA E TIVARIT, SHKRIM NË 19 SHTATOR 1996

Në 19 shtator 1996, shkruaja për Masakrën e Tivarit, zbulimin e varrezës masive:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1996/96-09-19.ata.html

[03] MASSIVE GRAVE OF ALBANIAN VICTIMS OF TIVARI MASSACRE UNCOVERED

PRISTINA, SEPT 19 (ATA)- By B.Jashari, The massive grave of the Albanian victims of the Tivari massacre, April 1945, has been uncovered after more than half a century.

The place the victims have been thrown into is called Tuxhemil and is located five kms from the old Tivar. According to data provided by many historians, some 2 000 Albanians were killed at once and perfidiously.

The massive grave was discovered on September 17 by the Kosovar historian, Prof. Dr. Zekeria Cana, who for two years now has been carrying out researches about the Serb genocide exercised against Albanians since 1912, according to Pristine’s newspaper “Bujku” of September 18.

The victims of the Tivari massacre are only part of the 4 200 Albanians killed while passing from Prizren, Kosova, via Albania, to Tivar and other territories of Montenegro up to Trogir of the Croatian coast.

The partisan unit Albanian fighters were sent away from Kosova and massively liquidated to facilitate the Serb re-occupation of Kosova and prevent the realisation of the Bujan Conference’s decisions to Kosova’s self rule and unification with Albania, which was also the main aim of the war against fascism.

In order to realise these goals, on February 8,1945, Kosova was placed under the Serb and Yugoslav military administration, which was followed later by a savage terror, the massive killing of 50 000 Albanians, among who many children, women and old people.

The patriotic association “Kosova” demanded in April this year that the massacre be denounced in the Court on the Second World War crimes. They also demanded that based on the communist genocide law, the Albanian communist chiefs, especially Enver Hoxha, who are responsible for this massacre, be denounced.

Some 3 760 Albanians of Kosova were killed in the Tivari massacre. By order of the Yugoslav Command, issued in January 1945, for the mobilisation of the Albanians from kosova, who should fight in Trieste (in order to send them away from Kosova), the Yugoslav partisans, in cooperation with Albanian partisan units, gathered 5 400 armed people, members of the partisan units and nationalists from Mitrovica, Prizren, Vuciterne, Podujeve and Pristine.

Deceived, they were disarmed and forced to march from Prizren through the Albanian northern lands to arrive in Tivar. During the march the sick were left aside and done away with.

Some 80 people were killed in Tivar, a coastal city. The rest was shot dead in an hour. Surviving from Tivar were around 1 500 people, who continued their way to Trieste. The victims killed in Tivar were either set to fire or thrown into the sea.

During the years of communist dictatorship the massacre was kept secret. p.ta/kled/jz/lm/Z/

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Kronike

Sa xhami, mesxhide dhe teqe kishte Shqipëria në vitin 1932?

March 21, 2024 by s p

Prof.as.dr. Hasan Bello/

Në pranverë të vitit 1932 në Ministrinë e Jashtme mbërriti një shkresë nga redaksia e revistës franceze “Revue des Balkans”, e cila po përgatiste një bibliografi për shtetet ballkanike. Redaksia e kësaj reviste kërkonte nga institucionet e shtetit shqiptar një informacion të saktë mbi numrin e objekteve të kultit islam që ndodheshin në territorin e Mbretërisë Shqiptare. Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Shtypit dhe disa institucione të tjera kërkuan informacion nga Komuniteti Mysliman.

Ky i fundit kishte kohë që kishte nisur një proces verifikimi në të gjitha myftinitë, të cilat zakonisht mbulonin territorin e një prefekture. Në fakt invetarizimi i objekteve të kultit (xhami, teqe dhe mesxhide) bëhej për disa arsye: e para, për të regjistruar dhe paisur çdo objekt me dokumentacionin e nevojshëm kadastral në përputhje me legjislacionin e shtetit shqiptar; e dyta, për të kuptuar nevojat e këtyre objekteve dhe popullsisë lokale me personel dhe mbështetje logjistike. Kjo për shkak se një pjesë e tyre ishin ndërtesa shekullore dhe kishin nevojë për restaurim.

Procesi i invetarizimit të xhamive, teqeve dhe mesxhideve u krye brenda një kohë të shkurtër. Ai u realizua nëpërmjet myftinive, që raportuan numrin e tyre për çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë. Sipas një relacioni që Kryesia e Komunitetit Mysliman i dërgoi Ministrisë së Drejtësisë, e cila kishte nën varësi të gjitha komunitetet fetare, në territorin e shtetit shqiptar kishte 984 xhami, 185 teqe dhe 58 mesxhide.

Ky ishte një numër relativisht i lartë në raport me numrin e popullsisë. Megjithatë nuk duhet harruar se shoqëria e atyre viteve ishte shumë më religjoze dhe se nga ana tjetër jo të gjitha objektet kishin të njëjtën madhësi, rëndësi historike dhe arkitektonike.

(Në dokumentin e mëposhtëm paraqitet një listë e cila më pas është plotësuar edhe me të dhënat e disa qyteteve të tjera. Gjithësesi ajo është e përafërt me numrin e përgjithshëm të xhamive, teqeve dhe mesxhideve që ekzistonin në vitin 1932)

Filed Under: Histori

Shoqata Malësia e Madhe në Nju Jork organizon një mbrëmje festive për Kryengritjen e Malësisë së Madhe më 13 Prill 2024

March 21, 2024 by s p

Shoqata Malësia e Madhe në Nju Jork organizon një mbrëmje festive për Kryengritjen e Malësisë së Madhe më 13 Prill 2024.

🗓️Saturday, April 13th

📍Eastwood Manor

⏰Doors Open 7pm

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT