• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2024

Dukuritë neofashiste në Mal të Zi dëshmi e mjedisit të pakonsoliduar

March 16, 2024 by s p

Ndonëse dukuritë e neofashizmit në Mal të Zi kanë qenë te pranishme edhe me herët, nga viti 2020 me rastin e rotacionit të pushtetit kjo çështje  është bërë shqetësuese, ku me të rrezikuar vazhdimisht kanë qenë pjesëtaret e popullit boshnjak, shqiptarë, kroat e së fundit edhe të malazezëve  duke  rrezikuar  të tashmën dhe të ardhmën e qytetarëve  në këtë mjedis multinacional, qe është dëshmi e një mjedisi të pakonsoliduar.

Nail  Draga

Nuk ka dilemë se dukuritë neofashiste në Mal të Zi janë prodhim i ambientit të pakonsoliduar  që është i pranishëm në këtë mjedis, si rezultat i veprimit të Kishës Ortodokse Serbe, e cila më veprimet destruktive është duke vepruar si shteti në  shtet,  sipas ideologjisë serbomadhe e mbeshtetur nga partite serbe të cilat si mision kanë realizimin e programit të botës serbe.

Dhe prezantimi i kësaj politike nuk është befasi dhe as e panjohur në këtë vend, sepse ajo ishte e pranishme nga rënia e sistemit monist në vitët 90-ta të shekullit të kaluar. Kemi të bëjmë me kohën e fillimit të shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, por edhe me paraqitjen publike të politikës serbomadhe në definimin territorial të hapësirës serbe në këtë shtet, ku ndihmesë iu ka dhënë edhe pushteti në Mal të Zi. Për opinionin  e gjërë është e njohur  se skenariste e kësaj politike ishte Akademia e Shkencave dhe e Artëve e Serbisë, përmes projektit të Memorandumit të vitit 1986. Në këtë aspekt nuk ka ndejë në heshtje as Kisha Ortodokse Serbe(KOS), sepse ajo ka bërë edukimin shpirtëror për misionin e serbizmit, që ishte binom i pandarë me politikën shtetëroe  serbe. 

Ndërsa, pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit 2020, me rastin e ndryshimit të pushtetit, ku DPS-i, pas 30-të viteve kalon në opozitë, skena politike në Mal të Zi, mori përmasa tjera. Kemi të bëjmë fillimisht me euforinë e fitorës nga ana e konceptit klero-nacionalist serbë, e ndihmuar drejtpërdrejtë nga KOS-i në Mal të Zi, e cila ka luajtur rolin dominues në ndryshimin e pushtetit në këtë mjedis.

Të rrezikuar   boshnjakët, shqiptarët por edhe malazezët

Dukuritë neofashiste në Mal të Zi kryesisht  janë bërë pjesë e mjediseve ku jetojnë pjesëtarët e popujve pakicë ku veçohen boshnjakët, shqiptarët dhe kroatët. Ata manifestohen përmes shkrimit të parullave të ndryshme si dhe këndimit të këngëve shoviniste, siç është rasti kundër boshnjakëve  dhe pjesëtarëve të konfesionit islam ku veçohet qyteti i Plevlës. Ndërsa ditë më parë me rastin e festës së Shën Savës në tubimin e organizuar në Nikshiq janë fyer përseri boshnjakët duke  i akuzuar si “turq”, nga del se retorika shoviniste vazhdon të jetë e pranishme. Nga ana tjetër rrahja e shqiptarëve nga Shqipëria në H.Novi, pas Vitit të Ri pa asnjë shkas dëshmon qasjen neofashiste  ndaj qytetarëve të përkatësisë  tjetër kombëtare. 

Ndërsa nga kjo dukuri nuk janë imun asa vet malazetët, të cilët vetën e shohin të rrezikuar nga politika ekspansioniste serbe, e cila mohon identitetin malazias,  ku këtu  prezantohet përmes partive politike serbe dhe Kishës ortodokse serbe, e cila këtu llogaritet si filialë e pushtetit të Serbisë. E duke ditur se politika serbe është vazhdimësi e asaj  ruse, duke rrezikuar  të tashmën dhe të ardhmën e regjionit. Ekspozimi i politikës së  tillë  dëshmon se  Mali i Zi, vazhdon të jetë një mjedis i pakonsoliduar  shoqëror e politik  edhe pas tri dekadave në pluralizëm. 

Studentët pa njohuri elementare

Nga viti 2020  në Mal të Zi  me rastin e rotacionit të pushtetit dukuritë e neofashizmit  janë bërë pjesë e politikës ditore. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse  kemi të bëjmë me një mjedis heterogjen në aspektin nacional e të ndarë  politikisht, që ka marrë përmasa shqetësuese edhe pas ndryshimit demokratik të pushtetit me 30 gusht 2020. Pasi nuk kemi ndonjë hulumtim të veçantë të opinionit në lidhje me këtë çështje, me këtë rast po cekim hulumtimin e realizuar nga OJQ”Qendra për edukim qytetar”(CGO) të para dy vitëve, që janë të dhëna me interes për të kuptuar realitetin shoqëror në Mal të Zi, ne lidhje me dukuritë e neofashizmit në këtë mjedis. Kështu sipas të dhënave del se 77.5% e studentëve nuk dijnë të numërojnë  tre personalitete antifashiste nga Mali i Zi, vetëm 43.6% dijnë të numërojnë tre shtete të lëvizjës antifashiste, ndërsa 23% nga ata nuk dijnë se pse festohet 13 korriku në Mal të Zi(!?).

Pasojë nga zhvlerësimi i arsimit

Të dhënat e tilla  janë dëshmi e nivelit  dhe zhvlerësimit të arsimit që ishte bërë monopol i partisë në pushtet për tridhjetë vite, duke e trajtuar këtë veprimtari shoqërore pa vlerën e merituar me kuadra e drejtues partiak, të përshtashëm për pushtetin. Dhe nga një pushtet i tillë arsimor nuk ka ekzistuar shqetësim se me  çfarë programesh do të mësojnë  nxënësit  dhe kush i  inspekton ato për të përfituar njohuri optimale për tu ballafaquar me të shkauarën jo vetëm nga Lufta e Dytë Botërore. Andaj, nuk duhet të na befasojnë paraqitja e dukurive neofashiste si në Plevle, Tivar, Berane, Hrecegnovi  e gjetiu në Mal të Zi. Pa dilemë këto të rinjë nuk janë vetëm prodhim i mjedisit mediatik të infektuar dhe të skenës politike nga vitet 90-ta të shekullit të kaluar, por edhe të një trashëgemie nga koha e monizmit me pasoja shoqërore. 

Vetëm në shoqëritë të cilat nuk janë ballafaquar me të shkuarën, ku Mali i Zi është rast tipik i kësaj kategorie, ekziton mundësia e paraqitjes së dukurive neofashiste, ku në këtë periudhë kohore në shoqërinë malazeze ka dominuar vetëm një parti e kjo është DPS-i.

Si do të përgjigjëshin nxënësit shqiptarë?

Në lidhje me këtë çështje do të ishte me interes të realizohej një hulumtim i tillë edhe me nxënësit shqiptarë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Pa pasur ndonjë paragjykim në këtë aspekt, dyshoj se do të kemi ndonjë  rezultat të kënaqshëm, sepse kemi programe unike arsimore e me këtë edhe përgjigjët pothuaj do të jenë identike.

Por, edhe po  të bëhëj hulumtimi  për ngjarje nga historia e tradita shqiptare, dyshoj se do të kishim përgjigje pozitive, sepse nuk kanë mundësi  të mësojnë për çështje të tilla. Sepse historia nuk fillon me Luftën e Dytë Botërore, dhe me vendosjën e pushtetit të komunistëve, me qasje  ideologjike që ishte praktikë e monizmit!

Pikërisht nga një qasje e tillë  vazhdojmë të kemi edhe koncepte të kundërta në mes  shqiptarëve e malazezëve, sepse rrethimin e   Shkodrës në Luftën Ballkanike malazezët e mësojnë në shkollë  si çlirimtare, ndërsa në realitet ajo ishte luftë pushtuese për zgjerim territorial të Malit të Zi. Andaj  është kërkesë emërgjente rishkrimi  i historisë, duke eliminuar qasjen ideologjike dhe konceptët hegjemoniste.

Në tekstet  shkollore duhet të mësohet e vërteta

Ndërsa nëse në librat e historisë duhet mësuar për kohën me të re në Mal të Zi, sidomos për ngjarjet e vitëve 1988 e më pas që ka të bëjë me të ashtuquajturin revolucion  antiburokratik, si dhe luftën në Dubrovnik(1991), ku kanë marrë pjesë edhe malazezet, atëher duhet cekur udhëheqësit e Malit të Zi. Nëse atëher ishin ne mbeshtetje të politikës serbomadhe, më pas nga viti 1997, u distancuan nga ajo, por faktët janë të arkivuara. Sepse kemi të bëjmë me ngjarje që i kemi përjetuar të gjithë si qytetarë në këtë vend. Çështjet e tilla duhet të prezantohen ashtu siç kanë  qenë, me të gjithë kompleksitetin e tyre, sepse nxënësit duhet të dijnë të vërtetën. Andaj, dukuritë e neofashizmit nuk janë befasi, sepse  „çka ke mbjellur do të korresh“, ku pushteti malazez, ishte pjesë e të kaluarës jo të lavdishme në të kaluarën e afërt. Këtu qendron problemi në sistemin arsimor, sepse është punuar pak apo aspak në këtë drejtim, kur është në pyetje edukimi dhe arsimimi i brezit të ri. Sepse, nëse shkolla nuk ka bërë detyrën e vet, tek ortodoksët, ate e ka kryer KOS-i, ku  deri sa ishte gjallë mitropoliti A.Radoviqi, më tepër merrej me politikë se sa më çështje  teologjike,  andaj nuk ishte befasi mbeshtetja e tij nga qytetarët në Mal të Zi, si prijës shpirtëror.

Karnevali me flakën neofashiste 

Në lidhje me dukuritë neofashiste  në Mal të Zi, ditëve të fundit kemi dy paraqitje tipike të cilat kanë shqetësuar qytetarët. 

E para ka të bëjë me rastin e ardhjes  në Podgoricë me 27 shkurt e M.Dodikut, kryetarit të entitetit të Republikës serbe në Bosnjë e Hercegovinë  ku është pritur nga A.Mandiqi kryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Ardhja e tij ka irrituar qytetarët e Podgoricës, të cilët para Kuvendit protestuan me pankarta të ndryshme  ku veçohej ajo “fashistet”, qe ka të bëjë pikërisht me datën e 27 shkurtit 1993, kur  janë rrembyer 22 qytetarë boshnjak të cilët me pas janë likuiduar, nga forcat paramilitare serbe, vetëm se kanë qenë pjesëtarë të popullit boshnjak.

Dhe e dyta ka të bëje me datën  2 mars me rastin e natës përmbyllëse të karnevalit  në Hercegnovi,ku në fund siç është praktikë u dogj kukulla. Por, kësaj here e veçantë ishte se ajo ishte me figuren e shkrimtarit dhe intelektualit A.Nikollaidis,  qe nxiti reagime në Mal të Zi. Një veprim i tillë nga organizatoret të kujton  thënien e Heinrich Heine se “ata qe djegin librat në fund djegin edhe njerëzit”.

Description: C:\Users\123456\Desktop\Suurati i Andre N.jpg

Kukulla e karnevalit  akuzë kundër  A.Nikollaidisit

Askush nuk mund të jetë indiferent

Në sajë të rrethanave aktuale shoqërore në Mal të Zi, mbetët çështje e hapur  dilema  se a mund ta luftojnë antifashizmin ata që janë pjesë e ideologjisë neofashiste në Mal të Zi, ku KOS-i  është promotor i veprimeve të tilla, pa përjashtuar edhe individë  nga partitë proserbe, nga koha e miratimit të pluralizmit politik.

Askush nuk mund të jetë i qetë dhe indiferent në Mal të Zi me paraqitjen e neofashizmit, sepse kemi të bëjmë me një dukuri e cila dëshmon pasiguri tash dhe në të ardhmën. Ndonëse është menduar se një dukuri e tillë i takon të kaluarës, del se jemi mashtruar, sepse dukuritë neofashiste  në praktikë  na demantojnë në vazhdimësi, që është në kundërshtim me konceptin e barazisë qytetare e nacionale të një mjedisi multinacional dhe multikulturor.

(Mars 2024)

Filed Under: Interviste

VLERËSIME PËR STUDIMIN E ILIR IKONOMIT FAN NOLI – APOSTULLI

March 16, 2024 by s p

Thanas Gjika/

Botimi i studimit biografik “Fan Noli, vëllimi i parë Apostulli” UET PRESS, 430 faqe, përbën një ngjarje të shënuar në fushën e stimeve shqiptare. Për figura madhore si ajo e Theofan Stilian Nolit, që dha ndihmesën e vet origjinale në shumë fusha të kulturës, shkencës, letërsisë dhe artit shqiptar dhe më gjerë, është shkruar e do të shkruhet gjithnjë e më shumë. Sa më i ndërgjegjshëm dhe i kualifikuar të bëhet mendimi shkencor shqiptar, aq më shumë do merret me studimin e figurave të tilla poliedrike.

Në fund të vitit 2005, pas një pune mbi 20-vjeçare, studiuesi dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi, hodhi në qakullim librin “Jeta e Fan S. Nolit” OMBRA GVG në dy vëllime me 550 dhe 612 faqe. Kjo ishte një vepër dokumentare me karakter shkencor e letrar, shkruar me një gjuhë tërheqëse. Për herë të parë u renditën ngjarjet më të rëndësishme të jetës së Fan Nolit. U duk sikur u tha cdo gjë për jetën dhe meritat e Nolit. Studiues të mirënjohur si Arben Puto, Dhimitër Shuqteriqi etj e vlerësuan atë si nje vepër shteruese. Mirëpo në tetor të v itit 2023 studiuesi skurpuloz Ilir Ikonomi hodhi në qarkullim vëllimin e parë të veprës së tij FAN NOLI – APOSTULLI, UET PRESS 430 faqe, ku shpalosen për jetën e Nolit deri në vitin 1920 të dhëna të shumta të papërmendura më parë prej asnjë studiuesi.

Ilir ikonomi është një studiues i guximshëm dhe kërkues i palodhshëm. Ai ka ardhur në shkencë nga fusha e gazetarisë, ku themeli i shkrimeve ka të bëjë me zbulimin e së vërtetës, larg letrarizimeve dhe fantazisë krijuese. Me të tilla aftësi, studiuesi Ikonomi bëri kërkime të reja në arkiva amerikane dhe shqiptare, voli me kujdes koleksionin e pasur të gazetës “Dielli” dhe pa pasur nevojë të vizitonte vendet ku kishte lindur e ishte endur Fan Noli në rininë e tij, iu fut punës dhe realizoi me sukses synimin e tij.

Ky vëllim i parë trajton jetën, përpjekjet e Nolit të ri në vitet 1906-1920, pra nga ardhja në Amerikë deri tek nisja e dytë për në atdhe në korrik 1920. Përmes digresionesh autori tregon edhe shumë momente të rëndësishme të jetës së Nolit duke pasur si busull synimin për ta bërë sa më të kapshëm karakterin e Nolit si veprimtar guximmadh dhe i përkushtuar ndaj çështjes kombëtar shqiptare, natyrisht pa e himnizuar, por duke mbajtur qendrim objektiv, jo rallë edhe kritik ndaj vetë heroit.

Jepen me himtësira takimet dhe bashkëpunimet e Nolit me atdhetarë të thjeshtë e të shquar shqiptarë dhe personalitete amerikanë deri tek Presidenti W. Willson, Kryepeshkopi Rus . Të gjithë ai i bën për vete me oratorinë dhe qartësinë e mendimeve të tij. Sotir Peci dhe Faik Konica ishin të parët që e vlerësuan si njeri të penës dhe mendimtar të guximshëm. Peci e quajti “i fortë si luan” dhe e përshëndeti dorëzimin e Nolit prift me fjalët: “Peshkop Platoni nuk po dorëzon thjesht një proft, por një apostull”.

Faik Konica, mendja më e mprehtë e kohës i vlerësoi shumë shpejt intelektin dhe talentin e Nolit: “mendjehapur, i zoti të bisedojë një çështje, i letruar, njohës i gjuhë çç çççç çç ççç ççve romane dhe skandinave, At Noli nga kultura, nga mendësia, dhe nga karakteri i tij më kujton shpesh kishëtarët e Përlindjes Italiane”.

Vlerësime dinjitoze dhanë për Nolin e ri dhe veprimtarë të tjerë që kishin mbaruar shkolla të larta europiane ose amerikane si Kristo Dako, Kristo Floqi, Kosta Çekrezi, etj. Dhe bashkëpunuan ngushtë me të. Po kështu dhe hierarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kryepeshkop Platoni e pas tij Peshkop Aleksandri, gazetarë amerikanë, etj.

Lidhur me qëndrimin ndaj besimeve fetare, Noli vetëm duke njohur mentalitetin fetar të emigrantëve shqiptarë myslimanë të Amerikës ariti gjatë vitit 1909 të kuptonte se ishte e pamundur që shqiptarët myslimanë të ndërronin besimin e tyre fetar, si kërkonin F. Konica për t’u pagëzuar në katolikë dhe K. Dako për t’u konvertuar në Protestantë. Noli nguli këmbë se nuk duhej t’i kërkohej pjesës më të madhe të popullit shqiptar të ndërronte besimin fetar, por duhej që klerikët shqiptarë të të tri besimeve fetare, myslimanë, ortodoksë e katolikë, të merrnin formim patriotik dhe krahas mësimeve fetare t’u predikonin besimtarëve të njëjtat ide patriotike.

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, si shumë atdhetarë të tjerë edhe Noli e kishte të qartë se “E vetmja shpresë për Shqipërinë ishte Amerika”, por ai pati guximin ta takonte dhe t’i kërkonte Presidentit W. Willson që ta përkrahte të drejtën e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes.

Ky djalosh kishte besim tek forcat e brendshme të popullit shqiptar, të popullit që kishte nxjerrë nga gjiri i vet Kostandinin e Madh, Shën Jeronimin dhe Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Ai shpalli se bashkimi i shqiptarëve ishte burimi që mund t’u siguronte forcën e nevojshme për të realizuar qëllimin kombëtar. “Po të jemi të bashkuar, armiqtë nuk do të guxojnë të futin hundët në punët tona”, sqaronte ai që më 1917, kur Shqipëria ishte kthyer në shesh luftrash midis ushtërive ndërluftuese dhe fqinjët synonin që mbas luftës të ricpotonin trojet shqiptare.

Mirëpo edhe pse të gjithë atdhetarët shqiptarë, si ata me shkolla të larta dhe ata me me më pak shkollë, e donin atdheun dhe përpiqeshin për të lirinë e tij, përsëri egoizmi dhe mentaliteti bajraktar, i nxiste herë pas here të grindeshin midis tyre. Jo një herë Ikonomi ka vënë në dukje se si Fan Noli, Sotir Paci, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako, Kosta Çekrezi, Mihal Grameno, Bahri Omari, Sevasti e Parashqevi Qiriazi, Kol Tromara, etj krijonin mosmarrëeshje midis tyre për gjëra jo aq thelbësore. Këtë dobësi të popullit tonë e vuri në dukje Kristo Dakua që sapo shkoi në Amerikë, por dhe ai nuk e përmbajti dot veten dhe shpesh herë u përzie e u bë shkaktar grindjesh.

Nga kjo e metë ne shqiptarët vuajtëm gjatë shekujve, vuajtëm edhe gjatë kohës kur u aktivizuar Fan Noli në lëvizjen kombëtare, vuajmë edhe sot, kur kjo dobësi kuptohet nga të gjithë. Shpesh herë ende na kërcen delli i ballit dhe nuk përmbahemi, sepse duam te vlerësohet mendimi ynë e jo mendimi ndryshe.

Studiuesi Ikonomi e ka shprehur qendrimin e vet kritik ndaj shfaqjeve egoiste të Nolit dhe shokëve të tij, por në dy vëllimet e ardhëshme mendoj t’i forcojë dhe zgjerojë analizat kritike ndaj Nolit dhe veprimtarëve të tjerë, për të kthjelluar mentalitetin tonë.

Filed Under: LETERSI

FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996

March 16, 2024 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Para 28 viteve, në 18 Mars 1996, në gazetën e përditshme të rezistencës “Bujku”, të vetmes shqip atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, i dërguar edhe në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë dhe që në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se është botuar, në 19 Mars 1996, edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë, mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”…

***

Në gazetën “Bujku” reportazhi ka nënshkrimin edhe të korrespondentit të saj në Prizren, Fatmir Pireci, bashkë me të cilin shkuam drejt kufirit…

Filed Under: Reportazh

FUQIA E DËMSHME E PASQYRIMIT

March 16, 2024 by s p

Zija Vukaj/

(Nevoja e një kodi deontologjik)

Meqenëse njeriu i ka kthyer veglat në armë, nga nevoja apo nga mania, nga domosdoshmëria për t’u mbrojtur apo nga etja e destruksionit, grupet e njerëzve të të njëjtit lloj (në fushën e zanatit, të profesionit apo të artit) kanë krijuar kodin deontologjik. Ne njohim si kodin e parë deontologjik betimin e Hipokratit:

Përmbajtja e betimit:

“Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të njerëzimit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e njerëzimit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.”

Brenda një harku të shkurtër kohor, në mjaft kanale televizive, në emisionet e lajmeve, shikuesi shqiptar ka parë dhjetëra kronika të zeza, me variacionet më të paimagjinueshme të krimeve që monstra të caktuara njerëzore kanë kryer në frekuencën e rregullt të ekzistencës së tyre. Diku një burrë që vret gruan; diku një grua që vret burrin; diku një baba që vret nënën e dy fëmijëve; diku një dhëndër që plagos me thikë babain dhe nënën e nuses; diku një djalë që vret prindërit se nuk i kanë dhënë para, diku një emigrant që vret vëllain e një vajze, aspirante për të qenë e fejuara e tij, një vëlla që vret me qetësi vëllain dhe kunatën e vet etj., etj. Dhe më pas vjen rekuizita: një hanxhar me dy tehe, si i ardhur nga librat e simbologjisë së Pier Grimalit, një sëpatë e mprehtë, një pushkë model 56; një kallashnikov a scorpions etj., etj. Pastaj teatri i gjëmave që kanë ndodhur: shtëpi të hapura për mort; gra e burra të vrenjtur e me pamje pikëlluese; vargje njerëzish të zymtë nëpër ceremoni mortore nëpër monopate fshatrash apo lagjesh. Dhe gjithmonë persona që ikin në drejtime të paditura dhe lot të pafajshëm nënash dhe foshnjash. Gjithë ky një realitet shqiptar!

A ndodhin këto? Ndodhin. A duhet të kërkohen dhe të jepen me kaq zell nëpër kanale televizive? A kanë ndikim tek shikuesit këto pamje? Dhe cili është efekti i tyre? Si ndikojnë pamjet makabre, që ne i shohim përnatë pa ndalesë, në psikikën e njerëzve të veçantë. Thuhej në Greqinë e lashtë: ‘Nuk duhet të shkojnë në teatër gratë athinase për të parë ‘Medean’ e Euripidit, sepse ka mundësi që sapo të kthehen në shtëpi të vrasin burrat e tyre.” Kjo thënie mbështet forcën që skena ka mbi njeriun. Tani ne e kemi ‘teatrin’ nëpër shtëpitë tona. Një nga sekretet e pushtetit të medies është etja për të imituar çdo gjë që vjen nga ajo botë magjike që na shfaqet nga ekrani. Aty është fuqia e magjepsjes, aty është dëshira e imitimit; aty është justifikimi i çdo devijimi që bëhet në jetën tonë, me kusht që t’i ngjajë devijimeve të personazheve të skenës. Të rinjtë janë të etur t’i ngjajnë çdo psikopati dhe individi me shkallë të llahtarshme perversiteti që shohin nëpër ekrane. Kemi parë sharlatanë, barbonë, pseudokëngëtarë, pseudoartistë, që janë përzënë nga bodrumet e metropoleve të Evropës, kanë vuajtur edhe dënime si delinkuentë fare ordinerë dhe shfaqen para publikut tonë si përfaqësues rrymash muzikore moderne, kur nuk kanë pasur rastin të njohin as pentagramin, as alfabetin e gjuhës së tyre amtare. Dhe të rinjve të sotëm që i shohin nga ekrani, u duken heronj dhe vdesin t’u ngjajnë.

Është i paparashikueshëm numri i njerëzve që shohin një kronikë në tv. Është edhe më i paparashikueshëm dhe i panjohur niveli kulturor i tyre. Është e panjohur dhe e frikshme psikika dhe gjendja e tyre mendore. Për një pjesë dhënia e një kronike të zezë në mënyrë aq të detajuar, mund të jetë shumë e mirë. Mund të nxisë mendime dhe reagime pozitive. Mund të shërbejë për të demonstruar gjërat që nuk duhen bërë. Ndërsa për një pjesë tjetër, ndoshta edhe më të madhe, këto kronika bëhen etje imitimesh, përvetësim teknikash krimi, plotësime etjesh sadiste të fjetura në subkoshiencat e individëve që me pak nxitje i vënë në lëvizje. Turma është e paparashikueshme. Ka ligjet e veta. I mungon gjithmonë logjika, i mungon meditimi, nuk mendohet kurrë; është një kafshë e stërmadhe dhe e frikshme; vepron me një gjysmë komande; i mungon hapësira e dëshiruar dhe manipulimi ndaj saj është i lehtë. Mjerisht, gjërat e pasakta, informacionet e shtrembëra, sjelljet brutale e devijante, balta e hedhur ndaj gjërave të rregullta, ofendimet deri në linçim, folk- shkenca e sidomos perversitetet e koleksionuara dhe të përqendruara në “shtëpinë më të fisme”- Big Brother, mbushur plot VIPA, janë pjesa më e pëlqyer, më e kërkuar, më spektakolare, pas së cilës turma çmendet, dalldiset, braktis qytetin me gjithë rrugët e tij dhe ndryhet për orë të tëra e galvanizuar prej kënaqësisë.

Në vitin 1997 u vranë shumë njerëz. Një pjesë e madhe u vra vetëm sepse u krijua mundësia që çdo njeri të pajisej me pushkë. Individi, kur e pa veten me armë në dorë, nuk arsyetoi më gjatë dhe e përdori. E përdori për të lëshuar krisma, për të trembur dikë, për t’u gëzuar për rastet e jetës, për lindjen e fëmijës, për martesë, për t’u dukur më trim para të tjerëve, për t’i mbushur mendjen vetes se është më i sigurt. Madje shpesh e përdori edhe kundër vetes. Për këtë arsye dhe për shumë arsye të tjera, që kanë të bëjnë me njeriun, me larminë e tipave njerëzorë, me format e panumërta me të cilat individët reagojnë para të njëjtit realitet, duhet kërkuar e vendosur edhe njëherë një kod deontologjik për të bërë të mundur administrimin e kronikave. Kushdo që vendos ta mbushë eterin mediatik apo televiziv me ato pamje, duhet të imagjinojë fytyrat e individëve që do t’i ndjekin ato. Thjesht t’i imagjinojë dhe të arsyetojë, sepse nuk është e mundur as e nevojshme të njihen njerëzit një nga një, për të njohur gjithë popullin. Dhe popullin tonë duhet ta njohim ne, me perceptimet dhe intelektin tonë. Nuk duhet të kërkojmë ndihmën e të huajve për të njohur shqiptarin dhe të aplikojmë ligje norvegjeze, anglosaksone, franceze etj., mbi njeriun shqiptar dhe pastaj të çuditemi si nuk e kryen shkalla funksionin e litarit…

Filed Under: Komente

NJË LIBËR I SHKËLQYER, KU TË BRENGOSURIT FLASIN

March 16, 2024 by s p

Nga Ermira Ymeraj/

Të kuptosh thellësisht përjetësinë (Perpetum), të ndjesh lëvizjen (Mobile) dhe poetikisht ta parashikosh atë (Horoskop), është një përpjekje të njohësh veçoritë themelore të tregimit të Zija Çelës. Këto janë tri ndarjet që ka bērë autori në librin me tregime “Thika pa gjak”, botuar nga Onufri. Tri ndarje rrëfyese me shumë ngjarje, të cilat organizohen lirshëm me petkun e një gjuhe që rrëfen simbolika çastesh, thelbesh, tipesh, ndejnjash të një perditësie sa të ngjashme me tënden, aq dhe të ndryshme. Zgjedhja dhe përdorimi i fjalës kthehet në pasuri meditimesh dhe perjetimesh. Kjo ndodh në secilin bllok me tregime të mbledhura nën një titull.

Te ‘Perpetum’ lexuesi me të drejtë ndjehet si Genti Meniku, personazhi i tregimit “Margarita dhe tullumbace”, që numëron hapat e tij drejt nënës, por “që asnjëherë nuk do mësonte dot të kundërtën, hapat e nënës drejt tij”. Edhe lexuesi numëron mbi pesëdhjetë titujt e tregimeve që ka ky vëllim, i zbërthen sipas shijeve të tij, po kurrë nuk do mund të numërojë se ç’bën një autor për të ardhur magjishëm te lexuesi, siç vjen Zija Çela. Ja përse poetja Mirela Papuçiu ka të drejtë kur shkruan për autorin: “Sa mbushem prej asaj që del nga dora, zemra e mendja e Çelës! Aq sa mendoj që, po të kishte një pyetje se prej ç’lënde është i përbërë Zija Çela, përgjigjja do të qe: ‘Prej letërsie.’ Edhe elementët e jetës së Mjeshtërit duket sikur i janë dorëzuar konvertimit të plotë. Ndaj, edhe pse njerëzor, ka diçka krejt të pakapshme tek ai… Është ajo, aureola.”

Autori përdor mjetet stilistikore si imazhet figurative, që e bëjnë tekstin tërheqës dhe interesant.

Gjuha lakonike përdoret për krijimin e atmosferës sugjestionuese dhe shpejtimin e ritmit të ngjarjes. Fjalitë e shkurtra, konçize, krijojnë atmosferën e qetë e të paqtë. Ndërsa frazat e përbëra, me marrëdhënie të larmishme, leksik të pasur e përdorim të imazheve figurative, e bëjnë tekstin më kompleks, por duke ruajtur gjithnje qartësinë dhe forcën shprehëse.

Ka te drejtë kolegu i Zija Çelës, shkrimtari i shquar Mehmet Kraja, kur ka theksuar: “Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve, që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin. “Thika pa gjak” është një libër i shkëlqyer, i atillë që dinë të bëjnë mjeshtërit e prozës dhe të shkrimit letrar.”

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT