
Silvana Berki/
Kur në 2016 u bë martesa e pric Lekës me princes Elian, dasma ishte e rrangut të mbretërive europiane. Jo pa qëllim është bërë një investim i tillë në një kohë që ekonomia e Shqiperisë nuk ishte e mirë dhe mendoj as e lehtë prej investuesve kushdo ka qënë për ta realizuar atë. Dasma ishte event historik dhe e dyta e këtij lloji në vendin tonë. Unë si emigrante e kam ndjekur krenare për mundësinë ti tregonim botës se nuk jemi rrang i dytë në mes tyre dhe mundesisht të na bënin një vend të shumëpritur. Shumë miqve madje ua tregoja me ëndje dasmën dhe të them të drejtën në mes miqve finlandez shikoja edhe xhelozi për vetkrenarinë t`ime me vëndin tim dhe sidomos ciftin mbretëror. Kjo për arsye sepse ciftet mbretërore ndiqen nga medja botërore me shumë interes për estetikën dhe vlerat shoqerore që ato prezantojnë. Jo të gjitha kombet në botë kanë sot mbretëri. Pak përpara luftës së dytë botërore dhe mbas saj shumë mbretëri u shfuqizuan. Ishte koha e e praktikave të ideologjisë markisëm-leniniste. Shfuqizimet ndodhën jo vetëm në bllokun lindor por edhe më tej si Turqia apo Greqia, Iraku, Irani, Italia, Egjipti dhe lëkundjet e Spanjës.
Eshtë interesante se të gjithë monarkët kudo jetonin në eksile, nuk e braktisën njëri tjetrin dhe institucionet e tyre u mbështetën edhe në emigracion si një rrymë politike për demokraci. Në një dokumentar tek po shihja varrimin e Shahut të Iranit në Egjypt, pra në eksile, pash të ecte krah të tjerëve edhe mbreti Konstandin i Greqisë, i cili e vuajti mërgimin e tij në mënyrën më të rëndë të mundshme. Kjo sepse edhe ish mbretët ashtu si njerëzit e zakonshëm në mërgim pësojnë syndromën e mallit për shtëpinë dhe Konstandinit jo vetëm i ndaluan kthimin në atdhe, por i hoqën edhe shtetësinë greke mbasi rrënjët i kishte daneze, edhe pse lindur dhe me stërgjyshër mbi 200 vjet në Greqi. Në jetët e monarkëve të shfuqizuar ka shumë rrëfime tragjike, në fakt njëri më tragjik se tjetri dhe është fat nëse disa kanë mbijetuar. Sot gati të gjithë monarkët janë rikthyer në atdhe, por kjo nuk ua ka larguar nga supet traumat e përjetuara, të cilat i mbajnë brënda vetes pa guxuar as ti ndajnë me njeri për shkak të ambientit jo tepër miqësor karshi tyre. Zakonisht jo-miqësorët janë qytetarë të politikave të kundërta.
Ajo që më ka bërë efekt të mirë është jeta tradicionale që monarket e ruajnë me fanatizëm. Në atë jetë rol të rëndësishëm i jipet besimit fetar, prej nga rrjedh edhe mirësia apo ndjenja e fajit. Ne i kemi parë kombet ateiste sesi e shpërfytyruan vendin e tyre duke mos patur frikë ngta asgjë, nga asnjë ndëshkim dhe duke u kthyer kriminelët më të mëdhenj botës së madhe. Mendoj, që një arsye perse monarkët janë shumë të lidhur me fenë është pikërisht nevoja të jenë sa më njerëzor, nevoja të jenë sa më të përulur ndaj Zotit dhe njerëzve. Po të takosh një monark kudo që ka jetuar në atdhe apo eksile do të kuptoni peruljen e tyre ndaj nje misioni tejet madhor dhe nuk ka mision më madhor sa ti dedikohesh kombit e ti shërbesh atij me perulje.
Mund të jap fakte me bollëk se sa ndryshe vepron një monark në rast krize apo cenosje nga okupimi. Një shëmbull mjaft i bukur ishte ai i mbretit të Norvegjisë Haakon VII- stërgjyshi i nipërve dhe mbesave të mbretërisë së sotme të Norvegjisë i cili ndryshe nga partitë politike në atë kohë (gjatë luftës së dyte botërore) rrefuzoi të bënte pakt me pushtuesit dhe ishte gati të linte fronin nëse politilanët do ti dilnin kundër. Ky është shëmbulli më i mirë që na tregon ndryshimin e roleve të mbretit dhe politikaneve, sepse politikanët e braktisën kombin dhe ishin gati të bënin pakt me gjermanët.
Gjithsesi, prej luftës së dytë botërore tashmë ka kaluar shumë kohë, dhe Politika shqipare ka bërë shumë avancime pozitive për rritjen e ekonomisë, por ne akoma vazhdojmë të jetojmë të ndarë e në treva të vocrra. Edhe pse ideja e nje Shqiperie te madhe do të shihej në rajon me frike dhe si shenjë nacionalizmi, pozita e një mbreti apo princi në kurorë do të bënte atë që politikat që ndërrohen c`do katër vjet nuk do ta bënin dot. Pra, do të ishim nën një cati fisnore të barabartë edhe sikur të vazhdonim e rrinim jasht kufijve të njëri tjetrit. Me një kupolë e kam fjalën nën kupolën monarke. Meqënëse të them të drejtën më duket sikur sa prek fjalën monarki- ne shqiptarët e lidhim drejtpërdrejt me ”mëkatet” e mbretit Zog. Ashtu sic tani kur flasim për kohën moniste menjëherë na rikujton emrin e Enver Hoxhes dhe ”mëkatet” e tij. Në të dyja rastet, mëkatet dhe mirësitë përcaktohen nga dy rryma ku sejcili e bën përcaktimin bazuar nga disa fakte; shtresa e shoqerisë që i perkiste, dhe eksperienca sesi e ka përjetuar sistemin. Pra, brënda këtyre sistemeve kanë jetuar njerëz që na rrëfejnë histori nga më kontradiktoret. Kjo më bën të mendoj, se nuk ka as sistem perfekt dhe as politikanë pa të meta. Po a duhet të pengojmë zhvillimin e të ardhmes sonë sepse kemi histori jo të mira në të kaluarën? Edhe pse nuk i përmendim mendoj se ne kemi përdorur për të mirën tonë gjithcka ka ardhur nga c`do sistem dhe na bëjmë të jemi këta që jemi sot me të mirat dhe të këqijat tona.
Për ta mbyllur shkrimin po vendos në fund një pozi e shkruar menjëherë me vdekjen e mbretit Leka i I. 2011.
Emigranti Mbret!
Ne kishim mbret
Sot… Jo.
Ai vdiq.
Me të vdiq edhe mirësia
Pse të mendoj se bota është e brishtë
e bukur,
Kur qëniet gjeniale shuhen…
të lodhur nga marria.
Ne kishim mbret
si Van Gog fati i tij..
Ngjyrosi me penel ashtu… sic Ai dinte
…të bukurën
…të pastërtën shoqëri.
Dhe ne, ja vramë shpirtin sa qe gjallë
se nuk të vret vetëm plumbi i artë
Eh, të vret Ajo…e rënda fjalë
….gjithë baltë.
Ne e vramë mbretin tonë
Pa fron,
Pa kurorë
Po përse?
Për një politikë që as e deshëm?
E c`është politika me nota të kota?
Një pallto që dje e veshëm dhe e xhveshëm.
Ne kishim mbret
Se jemi komb mbretëror
Ne jemi oborrtarë të shekullit tjetër
Lakuar froneve, politikave asgjesorë
shkallëzuar epokave nga shumë profetër”.
Ne kishim mbret
Kokëlart, me ecje krenarie
Ashtu sic e bekoi vet nëna Demetër
Se dhe ecja është simbol fisnikërie
Ashtu si princërit që lindin vec nga Mbretër.
Eh, tani, shohim t`tuajën ecjen kuturu
hyp e zbrit shkallët të karrierës
Si ai malësori bjeshkëve që ngjitet të pres dru
e me sëpat hyn senateve të pavlerës.
Sa padrejtësi ndodhin sa je gjallë
Mëndjes kam sytë e mbretit
tek më flasin duke perënduar;
” Vërtet nuk më deshi populli im i rrallë ?
-Vërtet nëpër vota të jem ngatërruar? ”.
Dilemë e pakapërdishme tragjedia
Ja,… tani jemi një popull si shumë të tjerë
pa mbret,
me një presindent për interesat e tija
……..me një fron të cjerrë.
Ndërsa Ti,
Ti ishe endacak, si unë e të tjerë
I dashuri
I miri
Emigranti Mbret,
se emigrantit i djeg shpirti për një botë me vlerë
si Ty….Ikona Ilire…sot e 1000 vjet.
Silvana Berki


