
SISTEMI POLITIK DHE ZGJEDHOR AMERIKAN
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

SISTEMI POLITIK DHE ZGJEDHOR AMERIKAN
by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/
Që prej krijimit si shtet me 1878, Serbia asnjëherë nuk e ka gjetur rehatinë e saj brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, madje edhe kur territorin i saj është zgjeruar më së shumti në Ballkan. Synimi afatgjatë e serbëve ishte ngritja e një perandorie që do të shtrihej nga Deti Adriatik e deri në Detin e Zi, me qëllim serbët, të bëhen kombi numerikisht më i fortë në rajon, që do të merrnin rolin kryesor. Brenda vetëm disa viteve, Serbia arriti të serbizonte territoret shqiptare në Toplicë, si dhe në dekadat e ardhshme edhe territoret tjera në Novi Pazar dhe Vojvodinë. ishte zhvilluar në një fuqi vendimtare rajonale. Tipike për furinë e entuziazmit kombëtar i fitoreve në Luftën e Parë Ballkanike 1912, ishte ideja e elitës politike dhe ushtarake serbe për pushtimin e Durrësit dhe daljes në Adriatik me qëllim që në të ardhmen të ndërtonte një flotë detare dhe të hapte shtegun e dominimit rus në Ballkan.
Kur trupat serbe pushtuan Durrësin në nëntor 1912 dhe futën nën kontroll portin e qytetit, ekzaltimi serb nuk kishte kufij, që është afishuar edhe në artikullin e gazetës “Politika” të datës 24 nëntor 1912, në të cilin populli i vetëm qiellor deklaronte se Adriatiku shqiptar u bë “deti i serbëve”: Por, kjo mbeti një ëndërr e parealizuar, edhe pse Beogradi asnjëherë nuk hoqi dorë nga ky synim.
Kjo ëndërr dukej e afërte edhe gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, kur shtetet e Antantës me Traktatin e Londrës të vitit 1915 i ofruan Serbisë territoret e gjysmës së Shqipërisë, duke përfshirë edhe pjesën e Adriatikut. Dhe në fund të Luftës së Parë Botërore, përkatësisht në Konferencën e Paqes në Paris, ishte presidenti amerikan Woodrow Wilson politikani që prishi planet serbe për dalje në detin Adriatik. Pas vendimit për krijimin e shtetit të sllavëve të jugut, Mbretërisë Serbe Kroate dhe Sllovene, Wilson u tregua i vëmendshëm ndaj ambicieve të pa frenuara të Serbisë dhe për këtë ai do të paraqiste argumente. Do të ishte gabim t’u jepet serb[ve flotë ushtarake –detare, mendoi Wilsoni: “Do të bëhet një kombe i harbuar, meqë edhe kështu ata janë popull turbullues, dhe nuk duhet të kenë një flotë që të luajnë mendsh.”
Politika serbe iu rikthye ambicieve për dalje në Adriatik edhe gjatë luftërave të viteve 1990-të.Sipas dokumentit (Gjashtë Objektivat Strategjike) të miratuar në maj 1992 nga Kuvendi i “Republikës Serbe” serbët kërkonin që “Republikës Srpska” t’i sigurohej një korridor midis Serbisë dhe Krajinës si dhe dala në detin Adriatik.
Përpjekjet serbe për dalje në Adriatik kishin për qëllim të realizonin projektin e një Serbie si një fuqie rajonale. Andaj, cilësimi i Adriatikut si “territor serb” në bazë të rëndësisë strategjike dhe jo të përbërjes etnike, do të thoshte se ky territor jo serb duhej të pushtohej dhe serbizohej me forcë. Pavarësisht dështimit të kësaj ëndrre, përpjekjet e popullit të vetëm qiellor vazhdojnë, por është e njohur tashmë se “sa herë që një popull i vogël është përpjekur luaj rolin e një fuqie në Ballkan, kjo ka përfunduar me tragjedinë e vet.”
by s p


Nga Keze Kozeta Zylo/
Në mjediset komode të restorantit Grand Marquis, Old Bridge, NJ, zbukuruar me dekore plot ngjyra të larmishme zonjat dhe zonjushat e fisshme vinin grupe grupe për të festuar Ditën e Gruas.
Grand Marquis është ndër vendet më të mira të dasmave dhe të banketeve në New Jersey që vendos standardet për luksin dhe elegancën për më shumë se 30 vjet.
Shoqata “Ana e Malit” mban emrin e trevës autoktone shqiptare me të njëjtin emër të Komunës së Ulqinit dhe grumbullon rreth vehtes kryesisht bashkatdhetarë të ardhur në SHBA nga kjo trevë, të cilët kanë interes të përbashkët dhe qëllim kryesor që të ndihmojnë vendlindjen dhe Atdheun, kurse në komunitetin ku jetojnë (New York, New Jersey etj.) të organizojnë në aspektin humanitar, kulturoro-argëtues dhe rekreativo-sportiv.
Dhe kjo shoqatë i ka mbajtur këto premtime më së miri duke i shërbyer Komunitetit dhe vendlindjes së tyre. Jemi krenarë që si TV “Alba Life” i kemi ndjekur pothuajse të gjitha aktivitetet e tyre.
Kjo ditë e bukur Marsi, dallandyshe e pranverës, është një festë tradicionale ku në çdo cep të globit ku ka shqiptarë festohet me aktivitete të ndryshme duke nderuar nënat, gjyshet motrat gratë shqiptare dhe kudo në botë. Nënat janë të shenjta, për botën, ato mund te jenë thjesht një nënë, por për familjen janë gjithë bota.
Dita e Gruas është një ditë ndërkombëtare ku në shumë vende të botës organizohen protesta ne mbrojtje të të drejtave të grave dhe motrave që dhunohen pamëshirë. E njohur zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara në 1977, Dita Ndërkombëtare e Gruas përkujtohet në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme në vende të botës.
Gjithmonë kam një kënaqësi të veçantë tek shikon nëpër vidio, foto, mjediset ku jetojnë, aktivitetet që organizojne me shumë elegancë, kulturë, shije plot klas dhe bukuri të pashoqe. Tavolinat ndrinin nga pemët me petale të bardha, të bukura, delikate si vetë gruaja, si vetë
Anamalaset. Pemët me lule qershie i shtonin dhomës elegancën e përsosur. Në këtë ditë krejtësisht të veçantë për Anamalaset duket sikur ke shkuar në një mini hollivud, për shkak të bukurisë së tyre dhe paraqitjes plot sharm.
Fjalen e pershendetjes e mbajti zonja Melinda Gjeloshi n/kryetare e Shoqatës Ana e Malit një grua e suksesshme dhe e integruar plot kulturë në Amerikë. Melinda Gjeloshi është një organizatore e zonja dhe ka një art komunikimi të mrekullueshëm. Zonja Gjeloshi iu uroi gjithë pjesëmarrësve, nënave, motrave, zonjave, zonjushave ta gëzojnë ditën e gruas dhe të nënave, sepse ato në botë janë një forcë e jashtëzakonshme e shoqërisë. Falënderoi zonjën Emmie Salaj, gruaja që bëri histori në Shoqatën “Ana e Malit” në Nju Jork, e cila para disa vitesh u zgjodh kryetare.
Grupi artistik “Barbana” intepretuan “Djal shqiptar” dhe “Valle e Ulqinit Final”. Kënduan Lisa Pilku Xhamadani vija vija, Arian Shpuza: Nënë, Emër i dashur për mua, Ilsi Ademi: Ky marak dhe m’ka shku mendja me u feju.
E ndezën atmosferën duke i dhënë emocione të veçanta artistët e shquar Albërije Hadërgjonaj, Agim Gërbeshi dhe 4 Yjet. Zëri i tyre melodioz, intepretimi brilant i japin dhe më shumë ton festës dhe natyrisht dhe më gjallëri dhe bukuri. Yjet kurdoherë ndrijnë.
U nderuan me mirënjohje zonjat Mary Camaj, Besiana Kurti dhe Anesa Nuti.
Në fund disa biznese shqiptare me dhurata të ëmuara përdorën Raffle për shortin me të mirë.
Ishte një mbrëmje festive, mbresëlënëse që gjithmonë do të kujtohet me nostalgji dhe dashuri.
Së shpejti TV “Alba Life” me themelues dhe producent z.Qemal Zylo do të sjelli kronikën e përgatitur dhe do ta transmetojë në kanalet televizive.
by s p

Ornela Radovicka
Qëndra Albanologjike kërkime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga A. Bellushi 1980
Me daten 10 Mars 2024 ne Kozence, Kalabri u nda nga jeta, arbereshi Alfio Moccia. Alfio Moccia, ishte Arberesh qe jo vetem deshi Arberine, por me muziken e tij, ai bashkonte gjakun arberor kudo qe ishte! Sot, bota Arbërore humbi njërin prej bijëve më të rëndësishme, arbëreshin, profesorin Alfio Moccia. Ai lindi ne San Benedetto Ullano. Alfio Moccia, pasi mbaroi sudimet në Liceun Klasik në Kalabri vazhdoi studimet e tij të larta në Universitetin e Romës. Alfio kurrë nuk harroi rrënjët e tij, e mbi të gjitha gjakun dhe gjuhën arbëreshe! Gjuhën ma mësoi mëma – thotë Ai- Mësues nuk kishim. Mësuesit ishin mëmat tona. Ato na edukuan dhe na dhanë dashurinë për botën arbëreshe. Me kalimin e viteve perfeksionova gjuhën shqipe, dhe tani të flas si gjuhën shqipe, por edhe varjantin arbërisht që për ne arbëreshët është shumë e rëndësishme.
Alfio, punoi si profesor, dhe kohën e tij ia dedikoi muzikës arbëreshe, këngëve arbëreshe, historikut të saj si dhe figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbe. Me zërin e tij, me kitaren e tij, Alfion e shikoje në sheshet e Arbërisë, në rrugët e gjitonisë, duke kënduar; Skënderbegu me natë, Katundi arbërsh, Doja të puthja etje. Në 1981, Alfio merr pjesë në Festivalin e këngës arbëreshe etje.
Për të gjithë ata që e njohën nga afër, mendoj se ai u lë gjiurmë fisnike, një mendim pozitiv për përvojën e tij njerëzore dhe artistike dhe një kujtim të bukur për atë që mundi të thoshte dhe të bënte jo vetëm me muzikën, por edhe me kulturën dhe për dukuritë sociale.
Ironia e tij ishte e këndëshme siç lexohet edhe në këto rreshta me të cilat i drejtohej birit të tij Rocco Marco Moccia: “Mendoj se kjo foto e profilit tim daton në shekullin e kaluar dhe ai xhongleri i cirkut i djalit tim Marco e vendosi qëllimisht në profilin tim për të më bërë të reflektoj për… kemi frikë se po kalon dhe për atë principi i parë i famshëm i kimisë, i njohur edhe si parimi i Lavoisier-it për të cilin “asgje krijohet dhe asgje asgje shkërkohet; por gjithçka shndërrohet!”!
Serioziteti i Alfio Mocci lexohet në rreshtat në vijim, ndersa Ai shprehet : “Përgjegjësitë e mia pothuajse gjithmonë i kanë takuar vlerat dhe parimet e formimit tim njerëzor, kulturor dhe profesional. Zgjedhjet e mia edukative dhe sjelljet e mia kanë pasur gjithmonë në qendër të riun, klasën, formimin etik dhe shoqëror të fëmijëve, i cili gjithmonë ka marrë përparësi mbi mësimin e lëndës sime.Dhe sot, tani në pension, mund të them se nuk jam penduar kurrë për zgjedhjet e mia.. dhe më posht vazhdon: Muzika popullore dhe kantautorët…duhet të luajnë “live” dhe mundësisht me instrumente tradicionale duke e shoqëruar duke kënduar…
Shumë miq kanë shkruar sot për humbjen e këtij biri të Arbërisë,sepse Alfio ishte mik i të gjithëve.
Me muzikën e tij ai bashkonte botën arbëreshe kudo qe ata jane.
Artiste, intelektuale, miq,shoke, te aferm, si te botes arberore dhe asaj shqiptare kane shkruar ngushellimet e tyre per humbjen e Alfios, midis tyre po permend edhe Përfaqësuesit e dy federatave arbereshe: Federazione Associazioni Arbereshe si dhe Uniarb, Federata keto te cilat mbajne gjalle boten Arbereshe, dhe Alfio ishte pjese e pandare e tyre. Ja, si jane shprehur përfaqësuesit e ketyre dy federata mbi humjen e Alfio Moccës. Presidenti i Federatës Arbëreshe FAA Zoti Damiano Guagliardi, i cili shkruan: Mbi këtë ditë pikëlluese është shprehur kështu:” Nuk ka ngushëllim të madh tek unë. Alfio është distancuar nga ne me trupin dhe zërin e tij, me ironinë dhe mirësinë e tij, por Alfio do të jetë një njeri i paharruar për Arbërinë e tij. Ishte njeriu që na bënte për vete me këngën e tij të thjeshtë që ZGJONI SHPIRTIN ARBERESH. Alfio, do të na mungosh shumë-përfundon ai.
Ndërsa presidenti UniArb, PROF
Italo Elmo midis të tjerave shkruan:Idashur Alfio tashme i përket parajsës.Vdekja e një miku është gjithmonë një nga sprovat më të vështira për t’u përballur. Pas një humbjeje të tillë është normale të ndjejmë dhimbje dhe trishtim. I ruaj si thesar kujtimet e mira dhe lutem që Zoti t’i japë atij lumturi të përjetshme.Hubmja juaj ka lënë një boshllëk të paplotësueshëm. Ky është një moment i dhimbshëm për të gjithë arbëreshët. Ngushëllime gruas së e tij Adele, fëmijët e tij dhe të gjithë të afërmit e tij afër dhe larg. Shpirti juaj do të ngelet i gjallë nëpërmjetë jehonës së këngëve tuaj, tingujve të kitarës, fjalëve e teksteve shkruar në arbërisht për t’u transmetuar brezave të rinj.
Po e përfundoj këtë artikull duke rikujtuar fjalët e Alfio Mocës shprehur si një testament mbi urimin e tij për Vitin e Ri disa kohë më parë: Pas Motit “i keq”- shkrante Alfio- mendoj linde gjithmonë “Dielli”. Me këto mendime dhe këto lëvizje shpirti, iu uroj që të gjithë ta shohin botën me habi dhe admirim: t’i dhurosh të gjithëve një buzëqeshje nuk kushton asgjë, se të mbush me qetësi. Me këto ndjenja iu uroj të gjithë miqve të mi më të sinqertë, një vazhdim të mbarë të rrugëtimit të tyre jo vetëm për këtë vit të ri , por edhe për të gjitha vitet që do të na dhurohen! Mos harrojmë gjuhën, traditën, zakonet tona arbërore PERSHENDETJE TE GJITHEVE, Alfio Moccia!
Lamtumirë Alfio,Ju si bir i Arbërsë punuat me mish e me shpirt për Arbërinë!
(Në vijim po përcjellim në arbërisht poezinë e kant autorit Alfio Moccia)
SOT U ZGJOVA
Sot u zgjova e gjithenjeherje u hapa syte nje mjegullez e zeze shkrohej mbi kete jete!
E zjarri shuet e nde mal nge ka me dru, e del nje diell ce mua me ngrohen me!
E gjegja thene nje fjale si “la liberta'”, ca njerez e therresin edhe “civilta'”!
La civilta’ neng eshte nje diell i zi,
nd’arberesh qjo fjale therrjet “dashuri’
U neng harronj,dua te luftonj!
Vehem e kendonj,per pa hare!
Duan t’me presin gjuhen time…edhe me gje,duan t’me pine gjakun tim,o duan se u fje!
Duan se u ke t’mbitem vet nder detin e lirise, duan se u ke t’pres rrenjat e dashurise.
E peseqind vjet si nje lume shkuan
e ki mullir i vjeter edhe sot bjuan!
Shurben nate e dite nde mal nde shesht,shurben vet nje djerset e neve arbereshe.
U neng harronj…
Dua te luftonj…
U qeva njera sot si prush nen hi
e ngroha shokun tim ce nd’ane me rri.
E per ca njerez jam si drize nder sy, se duan t’me bjejin zemren e u neng rri!
E njera ce trendofila lelezon,
arbreshi e gjuha e tij nde jete rron!
Me shoket u luftonj me shume fuqi, me Shqiperine nder zemeren e nder sy!
U neng harronj
dua te llufto.
Alfio Moccia,1983.
by s p
Nga Frank Shkreli
Në një njoftim të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universitetit Harvard, i njohur në Shtetet e Bashkuara por edhe me famë botërore për vlerat akademike, thuhet se me rastin e 59-vjetorit të ndarjes nga jeta të Fan S. Nolit, Dega Boston e Federatës Pan-Shqiptare Vatra së bashku me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit organizojnë promovimin e Librit më të fundit, “Fan Noli- Apostulli”, të autorit Ilir Ikonomi, tanimë të mirënjohur për lexuesit shqiptarë kudo, ish gazetarit dhe kolegut tim në Zërin e Amerikës. Një rast ky shumë i mirë për tu paraqitur studentëve shqiptaro-amerikanë – shqiptaro-amerikanin më të njohur të shekullit të kaluar, së bashku me Faik Konicën – edhe si një frymëzim dhe shembëll për brezin më të ri të studentëve shqiptaro-amerikanë të Harvardit sot.
Paraqitja e librit më të ri të Ilirit do të bëhet ditën e shtunë, me 16 mars, 2024 nga ora 12PM deri në 2PM. Në ftesë komunikohet se ky tubim do mbahet në hapësirën e Harvardit e quajtur Boylston Hall, 103 Harvard Yard, Cambridge, MA 02138.
Kështuqë, në 59-vjetorin e kalimit të tij në amshim, apostulli i shqiptarizmës dhe i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Noli – me veprën e autorit Ilir Ikonomi “rikthehet” të shtunën që vjen, në Universitetin Harvard, pikërisht, aty ku kishte studiuar, nga 1909-1912, Fan S. Noli. “Emzot Noli nji ndër njerzit ma të mëdhej që ka gjinikue fisi arbnuer. Poet, letrar, fletorar, diplomat, themelues i Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Ai radhitet në rendin e breznis vigane të Rilindjes së kombit, për të cilën u përpoq sa mujt me vepër e shkrim”, do të shkruante Ernest Koliqi, në revistën Shëjzat, me rastin e kalimit në amshim të Nolit me 13 mars, 1965. Frank SHKRELI/ Fan Noli, diplomati që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare | Gazeta Telegraf
Duke njoftuar promovimin e radhës të librit të tij më të fundit, autori Ilir Ikonomi shkruan në faqën e tij “facebook”, se kushtet e rrethanat, nën të cilat ai frekventonte studimet në Harvard, nuk ishin aspak të lehta, por mjaft sfiduese. Ndryshe nga studentët e sotëm shqiptarë në Universitetin Harvard, që po organizojnë të shtunën që vjen promovimin e vëllimit të parë të Ilir Ikonomit mbi jetën dhe veprimtarinë e Fan Nolit, “Në atë kohë (Noli) jetonte me rrogën që i jepte Kisha Shqipe, rreth 60 dollarë në muaj (rreth 2000 dollarë sot) dhe me borxhe që merrte nga Kisha dhe nga miqtë. Universiteti i dha një kredi vitin e parë, pastaj u kualifikua për bursë. Kredinë nuk e ktheu kurrë dhe mund të thuhet se e bëri universitetin falas”, shkruan ndër të tjera Ikonomi.
Natyrisht se për nga përgatitjet akademike dhe të dijes, përfshir njohurinë e një numër gjuhësh të huaja, Fan Noli qëndronte shumë më lart në krahasim me studentët e tjerë të kurseve të ndryshme universitare. Ikonomi shkruan se Noli është diplomuar me 20 qershor, 1912 me gradën “Bachelor of Arts”, me vlersimin më të lart, “cum Laude”. Ikonomi sjell, ndër të tjera, një fakt interesant duke shkruar se në të njëjtën ditë, të diplomimit të Nolit edhe Faik Konica mori gradën “Master of Arts”, në fushën e gjuhëve romane, në një ceremoni të përbashkët me Nolin dhe dhjetëra studentë të tjerë, atë ditë qershori të vitit 1912 në hapësirat e “Sanders Theatre”, shumë afër sallës ku do bëhet promovimi – këtë të shtunë – i librit: Fan Noli-Apostulli, shënon autori, Ilir Ikonomi.
Jam i bindur se ky “takim”, i një brezi të ri studentësh shqiptaro-amerikanë, do të jetë një përvojë e paharrueshme për ta — ndonëse do të mësojnë shumë fakte mbi jetën dhe veprimtarinë e një shquptaro-amerikane që e filloi jetën si sudent, pikërisht aty në Harvard, më shumë se një shekull më parë.
Me leximin e librit të Ilir Ikonomit mbi Fan Nolin — brezit të ri i studentëve shqiptarë të Harvardit, në atë institucion të dijes me famë botërore por edhe të gjithë lexuesve — autori Ilir Ikonomi u paraqet të gjithëve “Nolin e pafiltruar”. “Ndonëse, e vërteta është e komplikuar dhe e dhimbshme”, autori shprehet se, vëllimi i parë: Fan Noli -Apostulli, do ta njohë lexuesin me Nolin e vërtetë: “Me pasionet, ambiciet, egon, rrëmbimet, oratorinë, inatet dhe cilësitë e tjera që nuk kanë vdekëtarët e kësaj bote”. Të bazuara në fakte dhe dokumentacione, me shpresën për të “shuar dyshimet për subjektivizëm”, me qëllim gjithashtu “që filmi të jetë i plotë dhe i paprerë”, i saktë mbi jetën dhe veprimtarinë e njërit prej patriotëve më të flakët të Kombit, brenda dhe jasht trojeve shqiptare.
Promovimet e deritanishme të librit, Fan Noli -Apostulli, të autorit Ilir Ikonomi – si në trojet shqiptare ashtu edhe në mërgatë, janë dëshmi se ky botim, ashtu si edhe veprat e tjera të këtij autori – është një botim për t’u shënuar në mënyrë të veçantë. Është një kontribut i shënueshëm që autori i sjell historiografisë shqiptare por që, njëkohësisht, kryen edhe një detyrë ndaj vet Fan Nolit – bazuar në fakte e dokumentacion — që dëshmojnë edhe për një periudhë plot lëvizje politike, mendore dhe shoqërore ndër shqiptarët në trojet e veta por edhe këtu në komunitetin e vjetër shqiptaro-amerikan, fillim shekullin e kaluar – me plot të dhëna të panjohura deri më tani. Një konsideratë e thellë për veprën e amdhe të Fan Nolit në shërbim të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar. Këtë ia detyrojmë pendës – a po më mirë të themi – kompjuterit të ish-gazetarit të Zërit të Amerikës, të palodhurit, Ilir Ikonomi.
Frank Shkreli