• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2024

“Bukuria e Agjërimit: Transformimi dhe Solidariteti në Muajin e Ramazanit”

March 11, 2024 by s p

Imam

Endrit Himaj!/

Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, besimtarët myslimanë ndajnë një përvojë të thellë shpirtërore dhe vlerash të rëndësishme. Agjërimi nuk është vetëm refuzimi i ushqimit dhe pijeve, por një udhëtim shpirtëror drejt përmirësimit personal dhe solidaritetit.

Gjatë kësaj periudhe, besimtarët shfrytëzojnë çdo moment për t’u afruar më shumë me Zotin. Aktivitetet fetare, si leximi i Kuranit dhe falja e namazeve, janë thelbësore për fuqizimin e lidhjes me besimin. Ky muaj shërben si një rikujtim i rëndësishëm për shtimin e mësimet e pastra të dashurisë, të kujdesit për të tjerët dhe bamiresis në shoqëri.

Një komponent kyç i Ramazanit është dhurimi dhe mbështetja ndaj të varfërve dhe të nevojiturve. Aktivitete bamirëse dhe ndihma humanitare kulmojnë në këtë kohë, duke shfaqur thellësinë e dashurisë ndaj të tjerëve dhe përkushtimin ndaj vlerave humane.

Me përjetimin e këtij muaji, besimtarët përjetojnë një transformim të brendshëm. Agjërimi nxis vetëkontrollin, dhuratat shpirtërore dhe reflektimin e thellë mbi jetën. Kjo periudhë e shenjtë u jep njerëzve mundësinë për të ndryshuar sjelljet e tyre negative dhe për të rritur vetëdijen për nevojat e të tjerëve.

Muaji i Ramazanit sjell me vete një atmosferë të veçantë të përkushtimit, solidaritetit dhe rikujtimit të vlerave thelbësore të jetës. Ky është një kohë kur besimtarët festojnë jetën, solidaritetin dhe fuqinë e një shoqërie të bashkuar nga besimi dhe dashuria për të tjerët.

Agjërimi është një prej ibadeteve më madhështore të cilin besimtarët me plotë devotshmëri e sinqeritet e kryejnë për hir të Allahut xh.sh. Agjërimi i Ramazanit besimtarit i ofron vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, flijimit e sinqeritetit, ngase ai e bënë njeriun më të dashur, më fisnik, më human, më të afërm e më mirënjohës ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Agjërimi në muajin e madhëruar të Ramazanit besimtarëve u ofron rastin për pendim, dhe kërkimfalje.

Të nderuar besimtarë!

Sot, më 11.03.2024, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit, andaj kam kënaqësinë që në emër të AAMC t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Krijuesi ynë. Amin!

Filed Under: Komente

Kontribuoni për monumentin e Norës së Kelmendit

March 11, 2024 by s p

Patriotë kelmendas nga USA; ju bëjmë thirrje ju diasporës së Kelmendit në emër të identitetit të tyre kreshnik malësor mbështetur në vlerat kristiane për të kontribuar për monumentin e heroinës tonë, Nora e Kelmendit.

Një grup patriotësh që jetojnë në trekëndëshin New York, Connecticut e New Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbledhur për të jetësuar një ide mbi përjetësimin në një monument të heroinës së Kelmendit të fillimit të shekullit të 17-të.

Për hir të së vërtetës jehona e heroizmit të Norës së Kelmendit për të ndalur hordhitë e invazionit Turk në Kelmendin kreshnik ka ardhur e fuqishme deri në ditët tona duke përmbushur binomin për atdhe e fe që Kelmendi e ka në genin e tij.

Një legjendë e përmasave të tilla si Nora e Kelmendit duhet trajtuar me të njëjtin nderim e përkushtim që vetëm legjenda Nora e Kelmendit e meriton.

Lavdi Zotit e Krishtit kelmendasit në diasporë i kanë mundësitë financiare për të bërë diçka vërtetë madhështore në kujtim të identitetit e historisë së tyre që shprehet më së miri me heroinën tonë të madhe Nora e Kelmendit.

Nuk do ndalem të shpjegoj se si funksionon GoFoundMe pasi është sistem korrekt që çdo person që kontribuon është lehtësisht i identifikueshëm dhe që kontributi i gjithsecilit të materializohet në këtë vepër të krenarisë së Kelmendit.

Dua vetëm të theksoj se paratë e gjithsecilit janë të garantuara e nëse vepra nuk realizohet ato do të kthehen llogarinë e kontribuesve pasi gjithë procesi do realizohet sipas ligjeve Amerkane për donacionet.

Për më shumë po ju paraqes grupin që do të menaxhojë paratë nga banka deri tek intalimi i bustit. Një grup me integritet e personalitet duke përfshirë edhe skulptorin e talentuar kelmendas Vasil Rakaj si garanci artistike për të realizuar një vepër madhështore e dinjitoze për vetë emrin e Norës së Kelmendit.

Ekipi drejtues e menaxhues:

Gjelosh Sufaj

Ajet Delaj

Gjelosh Rrukaj

Ndrek Tonaj

Vasel Gjelaj

Kush dëshiron të bëhet pjesë e grupit të thirrjes e minitorimit të fondit është i mirëpritur.

https://gofund.me/32547bab

Donacionin mund ta bëni edhe në llogarinë bankare account : TD Bank #4437431002

Filed Under: Histori

Vatra mori pjesë në 25 vjetorin e themelimit të Batalionit “ATLANTIKU”

March 11, 2024 by s p

Dritan Haxhia

New York 10 Mars 2024/

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” mori pjesë në përkujtimin e 25 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”. Me datën 10 Mars në Regency Hotel në Yankers, New York, Shoqata Atlantiku së bashku me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në nderim të Epopesë së UÇK-së dhe 25 Vjetorit të themelimit të Batalionit Atlantiku organizuan një bashkëbisedim me pjësmarrsit, duke përkujtuar me nderim, përulje, respekt e mirënjohje të thellë heronjtë e dëshmorët e kombit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Sot u përkujtuan ngjarje dhe histori që nga dita e parë e organizimit të Batalionit Atlantiku, po në këto ambjente ku ishin mbledhur sot pas shumë vitesh.

Përpara këtij takimi, të gjithë të pranishmit bënë homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyçi ku u vunë buqeta me lule në nderim dhe lavdi të heronjvë të rëne për çlirimin e Kosovës martire.

Në këtë përvjetor jubilar, përshendeti dhe kryetari i Federatës Vatra z.Elmi Berisha ku ndër të tjera shprehu minjohjen e përjetshme për UÇK-në, dhe dëshmorët e lavdishëm të kësaj epopeje historike kombëtare.

Në këtë takimim përkujtimor morën pjesë ish luftëtarë të UÇK-së, famijarë të dëshmorëve, heronjve, kontribues, përfaqësues diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Uashington dhe New York, bamirës, si dhe gazetarë. Gjithashtu të pranishëm ishin prindërit e tre vellezërve Bytyçi e personalitete shqiptaro-amerikane.

Filed Under: Komunitet

VATRA URON BESIMTARËT MUSLIMANË PËR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT

March 11, 2024 by s p

Të nderuar vëllezër e motra të besimit Islam

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të Kryesisë së Vatrës, Këshillit të Vatrës e të gjithë vatranëve ju uroj:

Gëzuar muajin e shenjtë e të bekuar të Ramazanit.

Agjërim të lehtë e të pranuar prej Zotit fuqiplotë. Krijuesi i gjithësisë shpërbleftë çdo sakrificë, dedikim, vepër tuajën të mirë, çdo lutje e përshpirtshmëri në këtë muaj të shenjtë sakrificash e shpërblimesh hyjnore.

Kjo kohë e shenjtë sjelltë mbarësi, shëndet e sukses për të gjithë besimtarët muslimanë shqiptarë dhe familjet e tyre kudo ku jetojnë, veprojnë e punojnë.

Me gëzim dhe nderim

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha

Filed Under: Opinion

Akademia e Shkencave të Shqipërisë – Sesion Shkencor kushtuar veprës së mjeshtrit të prozës së shkurtër Naum Prifti

March 11, 2024 by s p

Akademia e Shkencave të Shqipërisë – Sesion Shkencor kushtuar veprës së mjeshtrit të prozës së shkurtër Naum Prifti

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT