• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

Regjimi antishqiptar i Beogradit e shkarkoi si kryetar të Komunës së Preshevës, reagon Shqiprim Arifi:

April 20, 2024 by s p

Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjend e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij pro-ruse.

Pra, në boshtin shoqëror të Serbisë dhe në edukimin filozofiko-politik të Serbisë, ky shtet mbetet në thelb një regjim autokrat i cili nacionalizmin ekstrem serb e përdor kundrejt të gjithëve, në veçanti të shqiptarëve e sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

SHKARKIMIN tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës.

Prandaj edhe kryetari i organit të dhunshëm që u vendos në mesnatën e djeshme nga Vucic, është Ragmi Mustafa i cili para 1 dekade i ka dhuruar pikërisht Vucicit “ZAHVALLNICËN – Mirënjohje ” menjëherë pasi e hoqi Vucic lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së.

Për SHKARKIMIN tim të dhunshëm dhe për gjithë akterët të lartcekur, që në vazhdimësi po ndihmojnë Serbinë për të dëmtuar shqiptarët, kam njoftuar partnerët tanë ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!

Filed Under: Opinion

Arbëreshi At Bellusci dhe “Vatra” 

April 20, 2024 by s p

Ornela Radovicka/

At Antonio Bellusci, është dëshmi e gjallë etnografike, letrare, folklorike arbëreshe e arvanitase, themelues i Revistës “Vatra jonë”, “Lidhja”, themelues i qëndrës albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe në 1980, si edhe autor i mbi 20 veprave mbi kulturën arbereshe. At Antonio Bellusci edhe sot në moshë të thyer nuk ndalet kurrë së punuari.

Jeta tij tkurret në zrën e tij, në bibliotekën e tij. Sot gjendemi në bibliotekë dhe shfletojmë revitën “Dielli” organ i shoqërisë “Vatra” në Amerikë. Me këtë rast i bëjmë edhe një intervistë.   

At Bellusci, kur filluat për herë të parë raportin me Federatën “Vatra” dhe gazetën e saj “Dielli”?

Përfundova studimet për filozofi dhe teologji në Universitetin Gregoriana në Romë, ku i mora të gjitha gradat akademike në vitin 1962, por gjithmonë më tërhiqte kurioziteti për tokën arbërore.Gjatë periudhës universitare në Romë u njoha me profesor Ernest Koliqin, i cili, duke parë aftësitë e mia në fushën e kërkimeve, më aktivizoi si bashkëpunëtor në revistën e njohur “Shejzat” Aty u informova, që ishte edhe një Shoqëri e madhe në Amerikë që quhej “Vatra”, dhe  që Profesor Koliqi mbante raport me ta.  

Pasi mbaroj studimet emërohem si  prift në një katund arbëresh në Basilikatë që quhet Shën Kostandini\San Kostandino Albanese dhe në 1965 themeloj një revistë kulturore, mbi gjuhën dhe kulturën arbërshe,“Vatra Jonë”. Më pëlqente ky emër “Vatra” më jepte ndjesinë e një shtëpie, e një ngrohtësie dhe intimiteti vëllazëror, kështu që “Vatra jonë”, ishte si një filizë e asaj “Vatre” e cila ishte themeluar në Boston. 

I shkrujatët ndonjëherë Federatës “ Vatra” në Amerikë? 

Ishte viti 1963  kur mendova që ti shkruaja, dhe ashtu bëra.  Më njihnin disi nëpërmjet “Shejzave”, dhe përgjigja prej  andej më erdhi direkt nga kryeredaktori i saj Xhevat Kallajxhiu. Që nga ai moment mbajtëm dhe ruajtën midis tyre një raport vëllazëror  mbi  kulturën dhe gjuhën arbërshe. Me profesor Xhevatin shkëmbenim, edhe tekste nëpërmjet postës.

Në vitin1983  Profesor Xhevat Kallajxhiu më rrëfen se kishte shkruar një libër në gjuhën shqipe mbi  vdekjen e Kenedit, si edhe një libër të tij me anektoda. 

Të dyja këto libra mi postoi dhe i ruaj në bibliotekën time. 

Miku im Xhevat Kallajxhiu ishte editorit të Diellit  si edhe të ish-redaktorit të Zërit të Amerikës, këtë gjë e mora vesh më vonë.  Kur e njoha unë kishte pak vite që kishte shkruar në shqipe librin “Linkoln“në Nju Jork-NY , nuk më kujtohej mirë se dy vjet para apo një vit para kishte dalë ky libër.  Megjithatë prof Xhevat Kallajxhiu e ruaj në kujtesë edhe si një nga njerëzit rigoroz dhe të sinqertë që kam njohur. (Në vijim letra për të cilin flasim)

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0034.jpg

Kur u takuat për herë të parë me anëtarët e shoqërisë “Vatra”?

Ishte viti 1968, vit që përkonte me 500 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit. 

Me këtë rastë, u organizua në Romë një manifestim i madh. Erdhën përfaqësues, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, diaspora si edhe përfaqësues të Vatrës. 

Për herë të parë u takova me disa anëtarë të vatrës dhe mes tyre  njëri prej personalitetit të “Vatrës” Zotin Antoni Athanas, një mik që unë  e kam në zemër

Jemi në vitin 1968, dhe në Shqipëri ishte rregjimi, Antonio Athanas nuk mund të shkonte vizitonte tokën ku ishte lindur, kështu që me rastin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut kishte vendosur zyrtarisht  të vinte në Romë. Atë ditë, me mijëra arbëreshë, me peshkopin e Ungrës, Jani Satamati dhe priftërinjtë e tjerë,shkuan në Romë te Sheshi i Shqipërisë, për të festuar me diasporën në dhè të huaj. 

Kur i keni takuar për herë të parë miqtë të  “Vatrës” dhe mbështetësit e saj 

Ishte viti 1989 dhe unë mbrrijë për herë të parë në Amerikë, falë një djaloshi nga Mal I zi, i cili kishte lexuar revistën time “Lidhja”. Ai më bënë një ftesë dhe kështu unë  mbrrijë në Amerikë ku më priste ky djalosh  shqiptar i Mal të Zi , i cili jetonte në Toronto, punonte në doganë,  midis Kanadasë dhe Amerikës dhe që quhej Adrian Gjinaj. Fatkeqësisht ky djalë nuk jeton më.  

Gjatë qëndrimit tim në Amerikë lidhem me disa miq të mirë të cilët ishin anëtarë dhe mbështetës shumë të mirë të Federatës “Vatra”. Ishin katër  Vëllezërit Bytici; Serxho  Bytici, Xhani, Xhusepe, Majk, Bytici. Gjthshka nis tek këta katër vëllezër.

Bisnesin i tyre ishin risoranti në New Jork. Të katër vëllezër ishin mbështetës të Vatrës.  Më mbajtën në shtëpinë e tyre më trajtuan ashtu siç di shqiptari të mbajë e trajtojë  mysafirët. 

Në familje ishte edhe nëna Rush. Ajo ishte shumë e kënaqur për bijtë e saj. 

Pa prezencën e këtyre vëllezërve unë nuk mund të realizoja ato që munda të realizoja, për mbështetjen në çështjen e Kosovës. Të katër vëllezërit  më krijuan takime takime me anëtarët e tjerë të Vatrës, si Antonio Athanas, Baba Rexhepi, Artur Liolin, Elez Biberaj, e shumë të tjerë.  

Do ndalem pak tek këta miq, po e filloj me Antonio Athanas. 

Ishim parë që në vitin 1968 dhe më nuk u pamë. U desh vizita ime në NY  që ne të shiheshim. Ishte muaj gusht dhe ishte një nga ato takimet e shpeshta që bënim për të mbështetur Kosovën. E dija që do merrte pjesë.  Ndodheshim në sallën e Hotelit. Më therret që në distancë. Kthej kokën dhe menjëherë hapa krahët. U përqafuam si vëllai vëllanë. Në atë fytyrën e tij  të qeshur, Ai trasmetonte  një butësi ku shkriheshin vuajtja, mirësia, dashuria, inteligjenca, besimi, dhe një dozë e lehtë malinkonie  i këtij njeriu të madh sa i njerëzisë aq edhe i Perëndisë.    

Takime me miq të  tillë  të bëjnë që të hidhet zemra e të gufoj shpirti. 

Antonio Athanas më shoqëroi gjatë gjithë qëndrimit tim, dhe më foi në shtëpinë e tij në Boston.

Ndenja katër ditë dhe fjetëm të dy në të njëjtën dhomë.  Sikur të ishim dy shokë rritur që në fëmijëri. Ky gjest bëri që të kuptoja më thellë shpirtin e tij, të butë, fisnik, të dashur. Bisedonim deri në orët e vona për çështjen e Kosovës,për Shqipërinë që kishte nevojë të zgjohej, për arbëreshët që po asimilohen. Në ato vite ishin me dhjetra e dhjetra probleme. Vatra herë herë, kishte patur edhe sigzaket e saj, uljet e ngritjet,  kontrastete, por Vatra  gjithmonë ka qenë me kurajo në arenën ndërkombëtare për mbrojtjen e çështjes së kombit.

Çfarë kujtimesh keni nga ky mik?

Brezi im, është një brez që ka vuajtur, dhe të dilje në jetë duhet të ishe vërtetë shumë i zoti  Në kët grup të brezit që arritën suksese është edhe  Antonio Athanas  i cili ç’do gjë që zotëronte tani e  kishte ngritur falë  forcave dhe inteligjenzës së  e tij 

Antonio Athanas kishte qenë një djalosh i mbrekullueshëm. E kishte kuptuar herët se si çahej në jetë. Kam filluar punën në tregëti shumë herët- më tha një ditë ndërsa po darkonim tek resoranti i tij- Shkoja e shisja perime me babain.

 Erdhi një zonjë të blinte luleshtrydhe dhe unë i thashë: “Zonjë, ja ku janë luleshtrydhet. I keni gati për në kuzhinë. Dhe nëse  do shikoni qoftë edhe një të prishur ju nuk keni pse të më paguani”. I panë, dhe i morën. Unë i shita të gjitha. Aty kuptova që rruga e suksesit tim ishte tregëtia. Ndershmëria për të tregëtuar mall të zgjedhur,  ka qenë gjithmonë  kriteri i suksesit  tim.

Gjatë qëndrimit tim në atë banesë  vura re që mbi mure ishte varur një pikturë.

 Është një  kujtimi i bukur që kam për fshatin tim- më thotë Ai- Ky është fshati  i Trbickës  dhe janë dy lagje, jo më tepër se 60 shtëpia. Sa herë e shikoj më duket sikur nuk jam larguar kurrë prej tij. Kjo gjë më ka ndihmuar që të mbajë këmët për tokë. 

Eshtë nostalgjia- i them unë- Ne arbëreshet kemi 600 vjet që i këndojmë mallit për Morenë dhe që të parët tanë kurrë nuk e panë.  Mundën të mbanin vetëm gjuhën. 

Më shtynte kurjoziteti përse  kishte ndalur në Boston,dhe jo ndonjë qytezë tjetër. Më tha se shumë nga fshati i tij ndalonin këtu, ndoshte sepse ishin ortodoks dhe ishte kisha. I pari shqiptar që kishte shkuar në Boston ishte nga Radovicka, rezultonte që në 1880, por nuk kishte ndalur në Boston, por kishte përfunduar në Argjentinë . Atë epokë  nga Argjentina vinin në Amerikë dhe rrëfenin se shqiptarët  atje kishin  një gazetë Shqiptare – spanjolle,  dhe më vonë  shqiptaro-amerikane.

Kështu që, lindi edhe në Amerikë gazeta “ Dielli” në 1909,  cila  në fillim ishte në shqip pastaj dy gjuhësh Amerikane – shqiptare .  

Unë jam i besimit ortodoks -më tha- dhe besimin e kam në zemër, kështu që rreth viteve 1941 bleva  një piano, dhuratë kishës. Ortodokse.  Kur morën vesh që kisha shpenzuar disi shumë, iu përgjigja se vepra të tilla nuk kanë çmim. Unë jam devot i saj.

Ky ishte Antono Athanas, njeri që erdhi nga vuajtja, akademia e “jetës” e  bëri një nga bisesmenët më të mëdhenjë por  jo me shpirt tregëtari, sepse ai idetë e tij i mbajti deri në fund për të mirën e kombit. 

Ishim të dy toskë dhe nuk ksiha vështirësi të kuptoheshim fare.   

Në mitigjet që organizonit për sensibilizimin e çështjes së Kosovës sa prezente ishte Vatra? 

Në vitin 1989, në  New Jork pranë Hotel Sheraton u organizua një miting i madh për sensibilizimin e çështjes së  Kosovës, dha Vatra me anëtarët e saj ishin jo vetëm prezent por edhe mbështetës kryesor. Kam idenë se pa mbështetjen e Vatrës, pa mbështetjen e gjithë këtyre bisesmenve, apo popullit, nuk do kishte arritur Kosova atë që realizoi. Federata e Vatrës me prezencën e shoqatave të saj qe kyçi kryesor. 

Këto mitingje bëheshin jo vetëm për të sensibilizuar Senatin amerikan, por në të njëjtën kohë  edhe për të mbledhur fonde.  Dhe në këtë mision Vatra ishte në vijën e parë. 

Dua të  rrëfej  një episod të  atyre mitingjeve. Në këtë miting merrnin pjesë edhe senatori Josef Dioguardi me origjinë arbëreshe, figura të rëndësishme nga  Kosova si Rexhep  Qosja, si edhe Presidenti Rrugova. Gjatë viteve 1989  çështja e  Kosovës trajtohej si vend që i ishin shkelur  e të drejtave të njeriut dhe asgjë më tepër..

Atë mbrëmje ishim në podium, të një prej sallave të Sharaton,  dhe më afrohet senatori amerikan Josif Dioguardi dhe më thotë: Vëlla Ndoni, këta njerëz presin nga ne, kanë akoma dritën e shpresës ndër sy, prandaj unë do flas me gjuhën e mëndjes dhe ti do të flasësh me gjuhën e zëmrës . Dhe ashtu bëmë . Kur më erdhi rradha mua, dhe hodha vështrimin mbi ta pash në sytë a atyre njerëzve ematoma të shpirtit të tyre, dhe në ato momente goja ime si pa asnjë komand filloi të fliste: Kosova Republikë, Zëri im filloi akoma më fortë Kosova Republikë, ndjeva që zërit tim u bashkuan 30 vetë- 40- 100- Atë mbrëmje zërit timi u nashkuan 4000 mijë vetë në jehonën ;Kosova Republikë ! Kosova Republlike! Nuk harroj kurrë lotët e atyre burrava me plis në kokë që iu rridhnin ndër faqe e zërat e atyre grave që fshinin lotët me ngashërim. Kuptova që kisha prekur zemërat e këtyre vëllezërve dhe duhej mbajtur fjala!   

Gjatë asaj periudhe u bënë një sërë takimesh. Janë të shumta. Më kujtohet restoranti “Illiria” ku u shtrua një darkë nga klupi “ Jusuf Gërvalla”.  Ishin pothuajse të gjithë  pjestarë të Vatrës. I kujtoj me emra: Adem dervish Çelaj, nga Plava Gusia , një familje patriote. Ismail Zem Ballaj  Plagu Gusia, prej familjes Gjon Bllaj nga Klemendi, të cilët kishin ardhur 200 vjet përpara perj Shqipërie. Vasel Ivezaj nga Hoti \ Gruda Malësia e Madhe  dhe kishin luftuar për mbrojtjen e teeritoreve , ishte anëtar i klubit. Sadik rrugova , nga RRugova i cili gjithë pasurinë e tij e kishte shkrirë për kombin, Kosovën.  Gjithmonë përsëriste shprehjen: Kam lindur shqiptar dhe do vdes shqiptar. 

Të gjithë këta ishin pjesë e federatës së Vatrës së atëhershme. 

Federata “Vatra” ndihmonte dhe sensibilizonte me të gjitha format.

Jam çuditur një  mbrëmje në NY, ndërsa po shlodhesha në Hotel, kur dëgjoj një zë: 

Ju flet zëri i Malsisë! Ju Flet zëri i Malsisë!  Për një moment nuk po u besoja veshve, por shumë shpejt spikeri shtoi: Dëgjues të dashur, mirë mbrëma, dhe mirë se vini në radioprogramin e gjuhës shqipe çdo të hënë prej orë 18-19  të gjuhës sonë të bukur. Nuk kishte gjë më të bukur të dëgjoje shqip në mes të New Yorkut.  Për një moment ato kullat binjake që ishin në ato kohë mu shëndërruan si  malet e Sharrit, apo si Bjeshkët shqipatre . brenda meje ndjeja ato rapsodi të kreshnikëve që ndërthuereshin me këto vashëza dhe djemë të disporës. 

Një popull kaq i lashtë, kaq i vogël por kaq i madhërishëm që në madhështinë tonë na tkurrën në fatin e historisë. 

Më vonë mësova se kush e kishte krijur këtë radio që fliste shqip në qendër të N.Y.  Ishte një djalosh shqiptar, Gjeto Sinishtaj. Ishte me origjinë nga fashati Këshevë\ Grudë shqiptar i Mali të zi. Ai e kishte krijuar në vitin 1977 dhe ishte i ditëlindjes 1951. Edhe ai ishte anëtarë i federatës së Vatrës. 

 A keni takuar ndonjëherë Kancellierin Artur Liolin?

Një tjetër figurë e rëndësishme  e “Vatrës” është edhe Artur Liolin. Po kam patur disa raste. Por për herë të parë kam shkuar në Boston të shoqëruar  nga Xhon Bytici, Rexha Xhaklin, Antonio Athanas  si dhe senatori Dioguardi. 

Na priste në Kishën Ortodokse Shën Gjegji që ishte edhe kancellier i saj 

Pasi biseduam dhe qëndruam për një kohë të gjetë në atë atmosferë vëllazërie, duke folur e diskutuar, mbi  ç’ështjen për të cilën gjendej Kosova, sytë më shkuan te“Stola” e Fan Nolit.

Iu afrova, e preka, dhe në ato momente më thotë Liolin: “Vendoseni, dhe meqënëse do të shkojmë tek Varri i Fan Nolit mbhaheni. Askush deri më sot ka vendosur këtë Stolë. Jeni Fan Noli i kohëve moderne” 

Emozionet po më shtoheshin, kur  vendosa“Stolën”. Në ato momente, mbi shpinë kisha një mision të madh, në shpirt mu dha një kozmo drite për të shpërndarë dritën e Fan Nolit,  ajo ishte si një besë e dhënë ku unë betohesha se do të ecja në gjurmët e tij . 

 At Bellusci- jeni Fan Noli i kohëve modern – më tha Artur Liolin. E vështrova në sy, po ashtu edhe ai, ndoshto kishte lexuar emocionet e shpirtit tim në ato çaste 

Delegacioni qe me shoqeronte perbehej nga individe te te gjithave feve, cka tregon edhe nje here se per shqiptarin i pari vjen kombi dhe jo feja. 

Përpara atij varri ishim të bashkuar për një qëllim të vetëm: çështja e Kosovës, dhe  kombi ynë!  

Një tjetër mik i Vatrës ishte edhe Elez Biberaj. 

Ishim takuar gjatë  këtyre manifestime e konferenca,  dhe është disi e kot të shtoj e të flas se sa i zoti ishte ky intelektual që të gjithëve iu ka rënë në sy gjatë atyre viteve, por unë dua  të shtoj edhe një karakteristikë të tij të mikpritjes. Më 12 gusht 1992 shkova për të vizituar selinë qendrore të“Zërit të Amerikës” në Uashington, bashkë me dr. Elez Biberaj, drejtor i departamentit shqiptar në radio. Ngela i mahnitur me punën e tyre. Ishin seriozë dhe punonin shumë.  Në mbrëmje Mik Elezi më pyeti se nëse kisha ndonjë program, dhe më më ftoi në shtëpinë i e tij. Nuk u mjaftua me kaq por lajmëroi edhe koleget e tij të punës. 

Më shoqëroi me makinën e tij, dhe arritëm në banesën e tij që ishte jashtë qytetit. Një vend i bukur dhe një shtëpi e këndëshme ku ndihej shpirti i shqiptarit. 

Të gjithë këta miq ishin personalitete shqiptare shumë të arsimuar dhe ekspertë. Atmosfera në atë shtëpi më la shumë mbresa. Ishtegusht dhe na shtori në një tavolinë jashtë. Oborri kishte një lis që të kujtonin ato grafiket pellazgjike, ku paraqesin këtë lis, Zeusin , shqiponjën. Më krijoi një lirikë në shpirtin tim kozmik.

Atë mbrëmje çdo gjë ishte shqiptare; mes këngëve arbëreshe, gatimit me traditën shqiptare, këta njerëz, kaq të madhërishëm për punën që bënin, ishin edhe kaq të thjeshtë.Para se të dilja nga ajo shtëpi shumë mikpritëse, vizitova me admirim bibliotekën e mrekullueshme të dr. Biberaj, e cila është burim i mençurisë. U largova nga ajo shtëpi me përshtypjet më të mira të një mysafiri që shikon me admirim, por edhe me një moment reflektimi; derisa ka njerëz si Elez Biberaj, shpirti i Arbrit ndriçon edhe në diasporë.

Mbështetës të Vatrës në ato vite ishin edhe Vehbi Bajrami dhe Sinan Kamberaj

Gazetarë nga Prishtina, të cilët kanë dhënë më të mirën e mundshme në revistën “Iliria” në Nju Jork. I njoh nga afër, janë jo vetëm intelektualë të zot, por edhe shumë humanë. Vehbiu është nga ata gazetarë që ka vizituar të gjithë shqiptarët dhe arbëreshët të shpërndarë nëpër shtetet e Amerikës dhe ka botuar një vëllim të madh që përshkruan të gjitha aspektet sociale. Kujtoj shumë mirë ato periudha të flakta, gjatë takimeve të mia në Nju Jork dhe Vehbi Bajrami, si gazetar, ka përshkruar në revistën”Iliria” të gjitha momentet më të rëndësishme të takimeve të mia kulturore në Nju Jork. Gazetar i ri dhe i shkëlqyer, i lidhur me mua nga miqësi kulturore dhe nderimi i thellë. Sot ai është redaktor i “Ilirisë” në Nju Jork dhe është shkrimtar dhe gazetar produktiv në mes të shqiptarëve në diasporë. 

A e keni vizituar ndonjëherë Vatrën?

Vatrën e kam vizituar më përpara por edhe në vitin 2012. 

Gjatë atij udhëtimi u shoqërova  nga vëllai imTommaso  Bellusci me profesion avokat si edhe me mikun tim inxhinjer Tomaso Ferrari. 

Me këtë rast shkova në Boston. Kur Vatra u themelua  gjendej në rrugën Tremont në ndërtesën me numër 227,  në Boston, dikur një kishë, dhe një sallë, disa shoqata emigrantësh shqiptarë u bashkuan në një federatë, dhe krijuan Vatrën në 1912 që sot i reziston çdo stuhie.  

Në 2012 isha i shoqëruar edhe nga Persidenti i saj aso kohe Gjon Bucaj si edhe na anëtarë të tjerë të Vatrës. U futëm në ambjentet e saj. Brënda saj është një epope e gjallë. Çdo gjë frymonte në ato fotografi antike. Ata burra që donin kombin. 

Mos harrojmë që Jemi qënie humane,  nuk jemi të përsosur, bëhen edhe gabime,  por krimi më i madh është të shesësh atdheun! 

A morët pjesë me rastin e 100 vjetorit të “Vatrës”?

Për 100 vjetorin e saj kam qenë i ftuar  në  New Jork. Tashmë qëndra e “Vatrës” në 2012 nuk ishtë më në Boston por në në New Jork.  Në atë përvjetor kishin ardhur nga çdo trevë, shumë figura dhe personalitete, por edhe shqiptarë e katër besimet fetare.  Dua të theksoj faktin se u ndjeva shumë i nderuar se nga 15 krerët  që përfaqësonim botën e besimit, mu caktua  pikërisht mua Antonio Bellusci  ti përshëndetja  dhe të bëja një lutje për Vatrën në 100- vjetorin e saj. Isha shumë krenar për këtë xhest që më bënë! 

Kush iu ftoi për 100 vjetorin e saj ?

Unë isha i ftuar nga kryetari i aso kohe nga Z. Gjon Bucaj. 

Karakteristike e kësaj Vatrës është se ajo i ngjan një pike, nga e cila mund të krijosh  mijëra arkitekura dhe çdo skicë e saj shëndërrohet në një vatërz për shqiptarët e çdo besimi, të krishterë ortodoksë, katolikë ose muslimanë. Vatra  mbledh njerëz sa profana  edhe hyjnor, mbledh  njerëz që i shërbejnë të mirës së kombit dhe njerëzimit. 

Ku u zhvillua konferenca për 100 vjetorin e krijimit të saj? 

Konferenca  u zhvillua në një nga hotelet e njohura në Manhattan, The Helmsley Park Lane, më 28 prill u zhvillua Konferenca Shkencore “Federata Pan-shqiptare e Amerikës” VATRA, 100 vjet në shërbim të Kombit”. 

Ishte një pjesmarrje shumë e madhe. Në konferencë unë u paraqita me kumtesën time mbi tematikën Mbi raportet kulturore të revistës sime “Vatra Jonë” dhe shoqatës së madhe “Vatra”. 

Mbajtën  kumtesa studiues të njohur të botës akademike shqiptare. Merrte pjesë edhe,ish president i Republikës së Shqipërisë në ish Sali Berisha. Ishin profesor Naum Prifiti , Ilir Ikonomi. I kujtoj kët atë dy studiuesit sepse prekën temën Mbi Fan Nolin dhe mbi Faik Konicën. 

Cili ishte kryetar i Federatës “Vatra” në atë periudhë?

Jemi në 2012, dhe kryetar i Vatrës, në atë kohë  ishte doktor Gjon Buçaj i cili hapi edhe konferencën. Zoti Bucaj drejtoi “ Vatrën”nga viti 2010- 2017. 

Më kujtohet që gjatë periudhës që Ai drejtoi u rihapën disa degë në shtete të Amerikës e në Kanada, si edhe rritur numrin e antarëve. Dr Gjon Bucaj e njoha  herët sepse rreth viteve 1965, kur ai arratiset vjen në Itali dhe njihet me Ernest Koliqin, me të cilin në atë kohë bashkpunoja edhe unë. Ai studjonte për mjeksi në atë kohë dhe vetëm sa ishim parë me  njëri tjetrin. Nuk shihemi më  Gjon Bucaj niset në 1974 në Amerikë, dhe unë emërohem në atë kohë në Fallconara Albanese. 

Më vonë Bucaj më rrëfen se  menjëherë lidhet me “Vatrën” ku për rreth njëzet vjet ishte nënkryetar i saj për. Vite që Bucaj i konsideron të vështira edhe për federatën “Vatra”. 

Kishin kaluar vite dhe në nëntor 2021 më arrin një telefonatë. Ishte Dr Gjon Bucaj  i cili vjen me të birin e tij dhe më bënë një vizitë në Frasnitëa. Mbrrijnë rreth orës pesë mbasdite. Mbi ballkonin e shtëpisë time sistemova  flamurin kombëtar kuq e zi e shqiponjën dy krenare që e bëjë shpesh sa herë që më vijnë miq shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut  apo  trevat e tyre. 

Krahapur pret Motra Rinë, tashme 87 vjeç e nis e këndon vargjet sapo ata hyjnë në derë:

Kur dy arberesh  gjenden bashk 

Japini dorën o vëllër 

Skenderbeu vjen nga qielli vjen e rri bashk me na 

japmi dorën o vëllezer se na jemi gjaku shprisht..

Janë emocione të papërshkrueshme… 

Zoti Gjon Bucaj së bashku me të birin Leka preken, iu mbushen sytë me lotë, dhe menjëherë kërkon të mësojë vargjet e kësaj kënge. Ndenjën dy ditë dhe gjatë  

atij qëndrimi, Z Bucaj u njohë me katundet e tjera arbërore si Shën Vasili, Frascineto si edhe Ungra.  Në këtë qytezë të fundit ndodhet edhe selia e Eparkisë së besimit bizantin. Këtu Zoti Bucaj u takua, me istitucionin më të lartë, të botës arbëror, Eparkinë, përfaqësuar nga Peshkopi i Ungrës, Donato Olivieri,i cili e priti ngrohtësisht, vlerësoi  dhe falenderoi rolin e “Vatrës” si edhe të revistës “Dielli”. Më së fundi   

Dr Gjon Bucaj  u ndalë në  Bibliotekën  At Belluscit, dhe për orë të tëra shfletuan  revistën “Dielli”, rrezet e arta të së cilës kishin ardhur deri në Kalabri. 

C:\Users\iljas\Desktop\IMG-20211104-WA0006.jpg

Dr Gjon Bucaj ndërsa lë një kujtim në librin e përshtypjeve të bibliotekës 

C:\Users\iljas\Desktop\IMG-20211105-WA0001.jpg

Emcoionet nuk kishin të sosura, kur Dr Bucaj më dhuron  një foto me përmasa të mëdha , e shoqeruar me një  kornizë. 

Ndërsa më dhuron këtë fotografi shton: Arbëreshët në vite kanë folur për kombin shqiptar kur ende Shqipëria nuk ekzistonte si shtet, sepse kombi për arbëreshët është te rrënjët e tyre shpirtërore, në besimin e tyre, në gjuhë, zakone, në kujtimet e tyre.- përfundoi Bucaj 

Ngela pa fjalë, më shkelqenin sytë, dhe në ato momente shikimi im, rrëfente mijëra sy të atyre pjesëmarrsve të cilët sakrifikuan vetëm për një qëllim: Arbërinë e përjetshme, me historinë e saj e mbi të gjitha me gjuhën e saj.   

Gjatë atij takimi vura re që  Dr Bucaj ishte shumë i shqetësuar. 

Më foli në një shenjë dëshpërimi për momente mbi  punët e Vatrës dhe ma theksoi disa herë që nuk po shkonin mirë,  dhe se Ai  kurrë nuk kishte menduar dhe dashur një gjë të tillë.  

Më erdhi keq, dhe nuk dija se si qëndronin punët, por në identitetin tim jam edhe Prift, e në ato momente vura re se ky mik kishte nevojë për mua. Biseduam gjatë. 

Kërkova ti sillja ndër mend se “Vatra” në historikun e saj ka patur përplasje,  dhe mirë edhe që janë këto përplasje, sepse po nuk u turbullua nuk ndreqen gjërat, por mos harrojmë se “Vatra”në gjirin e saj  është dalluar për karakterin e saj sa demokratik dhe të lirë. 

Në të ka njerëz të mënçur, të zgjuar, kështu që edhe kur ka përplasje përsëri gjerat marrin rrjedhën e duhur, sepse “Vatra” gjithmonë i ka shërbyer kombit. 

Vatra do zë mbijetojë sepse në genin e saj ka njerëz, të mënçur e patriota. 

Para se të largohej, Dr Bucaj, me la  në rregjistrin e Bibliotekës  disa mendime e fjalë mirënjohje që i dilnin prej zemre. 

Një vit më vonë djali i Tij, Leka na sjell në shtëpi  botimet Vatra. 

U preka, sepse  pas një viti në 21 Maji  2022 Dr Gjon Bucaj na la fizikisht 

C:\Users\iljas\Desktop\IMG-20211105-WA0002.jpg

Po sot a jeni në dijeni për Vatrën 

I ndjek se ç’ndodh në vatër. Kam një pjesë të shpirtit atje.  Fillova me të në vitet 1963 dhe isha një 30 vjeçar sot jam një 90 vjeçarë. Shumë miq nuk janë më, si Xhevat Kallajxhiu, i cili nuk jeton më. Por jetojnë tek unë kujtimet. Jetojnë ato letra që unë i shkruaja dhe ai më kthente përgjigje. Kujtoj ato pritjet e postës kur nisja letrat dhe “pritjet” e  përgjigjeve. Shkëmbenim kulturën tonë shekullore. Vëllezër të të njëjtit gjak. Është pikërisht  ky kozmo që nuk harrohet dhe krijon ato vektor profumi të  letrave, të pullave të postës, daktilografia, ku cdo tingull frymonte, . një tjetër botë, ku i dhuronim tjetri “ Kohën” që sot nuk egziston, çdo gjë rrjedh, është e lënshme në këtë shoqëri. 

Vitet ikin shoqëria ndryshon, por kam akoma miq që më vizitojnë, Është Bityci Serxho, që më vijen dhe më gjejnë këtu në Frasnitë,  dhe unë i pyes për miqtë e vjetër të Vatrës. 

Vatra,  është edhe një pjesë e shpirtit tim.

Ishin lidhjet e mia të parat që unë si arbëresh mbaja me vëllezërit e një gjaku,  me me Shqipërinë e aso kohe që ishin të pa mundura edhe për ne arbëreshët. 

U informova që më 19 janar të këtij viti Federata Vatra mbajti në Michigan një Kuvend dhe kryetar zgjodhi  zotin Elmi Berisha. Më kujtohet, herën e fundit e kam parë në fotografi me vëllezrit bisesmen Bytici në New Jork.  Edhe Z. Elmi është nga Kosova, dhe deri më sot askush nga Kosova nuk kishte drejtuar Vatrën, kjo gjë më kënaq se edhe unë para pak muajsh u bëra qytetar kosova, presidentja më dhuroj nënshtetësinë kosovare, dhe i uroj suksese në këtë mision kaq fisnik por edhe shumë të vështirë  si Integrimi i Shqipërisë në BE dhe  Kosovë-Serbi që herë pas herë shohim akoma tensione.

At  Bellusci, ç’ mund të thoni për gazetën “Dielli”?

Vatra ka organin e saj, “Dielli”por nuk po zgjatem e të bëjë histori, por dua të shtoj vetëm kaq: Personalisht dua ta falenderoj Stafin dhe kryeredaktorin\ drejtorin, z. Sokol Paja, si dhe Staffi, që drejtojnë këtë gazetë të çmuar (edhe pse nuk jemi parë kurrë, falenderojmë që arrini të na kuptoni në misionin tonë mbi ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe), të cilët gjatë këtyre dy vjetve na ka mbështetur fuqishëm me artikujt tanë duke përhapur zërin, kulturën dhe hallet e arbërshit. Ju faleminderit me zemër dhe ju jemi Mirënjohës.

At Bellusci po mbyllim intervistën, keni diçka tjetër për të shtuar?

Jam ende gjallë e ndodhem në Frasnitë, mirëpresë si zotin Elmi Berisha po ashtu edhe kryeredaktorin e “Diellit”Sokol Paja e staffin. 

Të më vijnë se iu mirëpres krahapur. 

Ju faleminderit dhe ju jemi Mirënjohës. 

 Në vazhdim një album fotografi shkrepur pronë e Arkivi Biblioteca A. Bellusci, shkrepur nga Tommaso Bellusci, drejtor i bibliotekës A.Bellusci. 

Përgatiti materialin

Ornela Radovicka Qëndra albanologjike,

 gjuha dhe kultura arbëreshe themeluar nga A. Bellusci  1980

At Antonio Bellusci, pranë shoqatës Panshqiptare Vatra. 

Federata PanShqiptare anëtarët e saj në 1912

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0006.jpg

Kryetari i vatrës GJon Buçaj, At Bellusci, arbëreshi ingenjeri Tomaso Ferrara etje

Kryetari i Vtrës Dr Gjon Bucaj, At Antonio Bellusci dhe vëllai i tij Avokat Tommaso Bellusci në ambientet e brëndëshme të Vatrës  etje në 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0027.jpg

Artur Liolin, Kancelliere e kishës ortodokse Shën Gjergji, Josif Dioguardi, Antonio Bellusci me Stolën e Fan Nolit, pranë varrit të Fan Nolit. 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0012.jpg

Antonio Bellusci, Tomazo Bellusci dhe anëtari i vatrës, dera nr 2437 

Nju Jork 1989.Anthony Thanas dhe Antonio Bellusci.

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0034.jpg

Një nga letrat e Prof Xhevat Kallajxhiu 1983. Korrespondenza At A. Blelusci dhe  redaktori i gazetës Dielli . XH. Kallajxhiu  

Vatra në 100-vjetorin e saj 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0017.jpg

Kryetari i Vatrës dr Gjon Bucaj 

Nju Jork, 1990. Joseph Dioguardi, Antonio Bellusci, Ibrahim Rugova

Nju Jork, 1990. Joseph Dioguardi, Sami Repishti, Antonio Bellusci, Zef Prelaj, Drin Derti,

Rexha Xhaklli, Jim Xhema, Bruno Salihaj, Sergio Bytyçi dhe

At Antonio Bellusci dhe vëllezërit Bityçi. Mbështetës të Vatrës 1989

Nju Jork, 1990 – Kuvendi i parë për Kosovën: Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Antonio Bellusci, Idriz Ajeti.

1990. Te Teqeja Bektashiane, takim me Baba Rexhepin. Adrian Gjinaj, Antonio Bellusci,

Ekrem Bardha

 At Bellusci në restorantin e Vëllezërve Bytici. Mbështetësit e Vatrës. 

Në Bibliotekën A. Bellusci ruhen një numër i konsiderueshëm i gazetsë “Dielli”

Në Bibliotekën A. Bellusci kemi edhe librin” Vatra”, dhuratë nga i biri i Dr Gjon Bacaj 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0035.jpg

5 dhe 6 nëntor Sipas amanetit të ish Kryetarit të “Vatrës”  Dr. Gjon Bucaj, u botua libri i tij i fundit, me titull “Vatra në kapërcyell të shekujve”. Ky libër  u promovua nga familjarët në Qendrën Islamike Shqiptare në New Jersey dhe në Kishën Katoilike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”në Hartsdale në New York foto ylliria .  Një kopje të saj na i solli i biri Dr Gjon Bacaj në Bibliotekën A. Bellusci.

Filed Under: Politike

The Power of a Woman With a Voice exemplified at Emina Cunmulaj’s Talk With Albanian Roots Club

April 19, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Last night’s talk by philanthropist Emina Cunmulaj hosted by Albanian Roots Club at St. Francis College highlighted the multifaceted role of women in society in varous contexts from the stigma and challenges inflicting the survivors of wartime sexual violence in Kosova to domestic violence, family values and children’s education. The Albanian Roots Club and Emina’s Hand, a Miami-based non-profit foundation are collaborating in a fundraising campaign intended to create a space that accomodates children with special needs in the northern Albanian town of Shkoder. Currently, there is only one such room in Tirana, operating as a private entity, that is associated with high rates, and hardly meets the demand for such services.

Sitting at counter stools by a table against the backdrop of St. Francis College banner in a packed and well-lit multipurpose venue, Megi Rama, President of the Albanian Roots moderated the over-an-hour long talk with Emina Cunmulaj. Drawing on her early childhood memories from the time she was born to Montenegro Albanians parents in Michigan to moving back with the family to their hometown, former model and current executive, described a blend of memories that have shaped her life. At a very young age, she understood the painful experience of her late mother, a life pattern that is typical of women in a patriarchal society, and realized its long lasting impact. “That’s not what I wanted for me,” Cunmulaj said, “and the same goes for my three kids. It’s important to understand that the abuse of women is not a local issue, it is happening on both sides of the ocean, from Montenegro to Michigan and around the world.”

A daunting task that Emina is taking on with committed partners in the US and Kosova. At the talk, she encouraged youth “to advocate for women, to speak up and pressure the governmental institutions to protect women’s rights, and for all to join forces in bringing a true impact on social issues.”

Asked about ways that today’s youth can be impactful, Emina drew attention at the changes that have occurred generationally for women in society. “Still there is so much to be done,” she said. “The recent killing of two women by domestic partners in Kosova should enrage all of us, because it is a system failure,” endorsing the in-solidarity protest in Midtown this coming Sunday.
One of the joint collaborations of Emina’s Hand is the partnership with with Jahjaga Foundation, a non-profit led by the former Kosova President Ahtifete Jahjaga to provide assistance and economic support for women-owned small businesses in Kosova.

Jesika Hasankolli and Andrea Gajtani, respectively Vice President and Secretary of the Albanian Roots Club at St. Francis College introduced the guest speaker and thanked the participants in the audience particularly the Pan Albanian Federation of America Vatra, its Secretary, Dr. Pashko Camaj, Malesia e Madhe Association, Ulqini Association, Open Hand Association, renowed fashion photographer Fadil Berisha, from the office of NYS Senator Jessica Scarcella-Spantons, community members and students.
Talking with the hosts and Emina, Vatra’s Goodwill Ambassador since last November, Dr. Camaj supported the students and encouraged them to continue to be active in our community.
Guided by the conviction that “the more we talk the more powerful the impact,” Emina Cunmulaj impressed upon the audience the need for a joint strategy and joining forces to combat issues that the community cares about. She was honored with a Certificate of Gratitude by the organizers of Albanian Roots Club and was presented with an acknowledgement by the Staten Island Director Vanesa Limani of NYS Senator Spantos office.

Photo Courtesy Valon Gerbeshi, Videographer and Albanian Roots Club

Filed Under: Opinion

NJË IDE MË E FUQISHME E EVROPËS

April 19, 2024 by s p

Nga ERNESTO GALLI DELLA LOGGIA – “Corriere della Sera”, 2 prill 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika

Prej vitesh Evropa nuk arrin të bëjë asnjë hap përpara, vendimtar për t’u kthyer në një subjekt të vërtetë politik. Pra e aftë për të patur një politikë të jashtëme të përbashkët e, për pasojë, të ketë njëfarë peshe në arenën botërore. Gjë që nga ana e saj, natyrisht, do të thonte edhe aparat ushtarak të përbashkët, të bindur një komande të përbashkët, të pajisur me një armatim të njëjtë për të gjitha ushtritë, madje të furnizuar nga i njëjti prodhues.    

Por Bashkimi Evropian nuk dëgjon nga ai vesh. Qeveritarët e Vendeve të ndryshëm antarë nuk kanë ndërmënd të kryejnë hapin e nevojshëm për të ndërtuar një politikë të jashtëme e ushtarake të përbashkët, pra për të hequr dorë nga një pjesë e rëndësishme e sovranitetit kombëtar, i të cilit janë mbajtës.  Fakti përcaktues është se mbas këtij kundërshtimi ka një arsye që cilido demokrat nuk mund të mos e ketë në vëmëndjen më të madhe: pra atë që shumica e zgjedhësve të tij nuke dëshiron. Kjo do të thotë se shumica e qytetarëve të Vendeve evropiane nuk ndihet aspak “evropiane”. Më saktë, nuk ndihet  para së gjithash evropian e mbas kësaj letonez, hollandez apo italian: siç duhej të ishte e nevojshme për t’i dhënë jetë një Evrope të vërtetë politike. Në fakt është e vërtetë se në kontinentin tonë më parë kanë lindur Shtetet e më pas qytetarët e tyre.  Me një fjalë është e vërtetë që më parë ka lindur Mbretëria e Francës ose Mbretëria e Spanjës, e vetëm më mbrapa, shpesh shumë më mbrapa, kanë lindur francezët ose spanjollët me vetëdijen e një njinjisimi të vet kombëtar.

Njinjisim që, duke qënë një krijim historik, nuk ka asgjë pra “të natyrshëm”. Por kujdes:  kjo nuk do të thotë aspak se ky njinjisim kombëtar është diçka e stisur, e sajuar, që mund të agjësohet apo të ndryshohet simbas qejfit, siç ndrrohet një veshje. Historia, pra kalimi i kohës, prodhon dhe ajo një realitet. Krijon ndjenja, mënyra të menduari, të qëni, e të jetuari, prodhon njerëz me subjektivitetin e tyre. Një subjektivitet që n’Evropë prej dy qindvjetorësh është mësuar me demokracinë: një fakt që ka ndryshuar gjithshka o së paku shumë gjëra që kanë të bëjnë me bisedën që po bëjmë.

Në të vërtetë, ndërsa në atë kohë askush nuk i pyeti ata që u gjëndën në jetë në mbretërinë e Francës apo të Spanjës nëse dëshironin të bëheshin francezë apo spanjollë, ndërsa sot, nëse duhet të lindë një Shtet evropian duhet t’u pyetet evropianëve nëse janë në një mëndje. Nëse pranojnë të braktisin një gjëndje që shpesh është prej shekujsh e tyre, për të fituar një tjetër të re e të panjohur: pikërisht për të bërë të lindë Evropën e dëshiruar politike. Gjithkush e kupton se nuk është një gjë e lehtë. Aq më shumë se kjo përputhet me një shndërrim vendimtar të ndodhur në dhjetëvjetorët e fundit të klasave drejtuese të kontinentit. Një shndërrim që ka një emër: zhdukja e politikës.

Nga dalja nga skena e atyre që  kishin jetuar klimën evropiane të luftës e të mbasluftës – të personaliteteve si Kohl, si Mitterrand, si Delors ose përfaqësuesit e Demokracisë së hershme të krishterë: por nuk do të harroja edhe zonjën Thatcher – në Vendet drejtuese të kontinentit nuk ka arritur më në majat e pushtetit asnjë udhëheqës i aftë të matet me politikën në vështrimin e fuqishëm të fjalës, me politikën që synon të ndryshojë gjërat, të bëjë të lindë të renë. Asnjë drejtues t’aftë për një kujtesë historike, që të shohë përtej interesave zgjedhore, me  njohjen e problemeve të mëdha dhe pasionin e synimeve të mëdha, siç qe vendimi tepër i guximshëm i lindjes së euros në prag të Dymijës.

Ndërsa mbas tij zbrazësia. Mbas asaj kohe ndërtesa evropiane ra në dorë të burokracive, u ngatërrua me murtajën e “kompetentëve”, të komisioneve, të llogaritarëve të defiçiteve e të “tejkalimeve”. Është shqetësuar vetëm për të shpërndarë para. Duke u përkundur  në iluzionin që formula kërkuese e “hapësirës së lirisë, të drejtësisë e të paqës”, me të cilën nga një farë pike e më pas BE ka filluar të përcaktohet, do të mund të përbënte një tërheqje ideale të dobishme, fillimin e një përkatësie një atdheu. Por që kur ka lindur bota një bankë apo një gjykatë nuk kanë përbërë kurrë një zanafillë nënshtetësie. Shumë më tepër se sa një Pnrr duhet për të bindur ndonjërin të mos quhet më çek apo spanjoll, por evropian.

BE ka munguar pikërisht në atë që duhej të ishte detyra e tij e parë: të bënte evropianët. Në të vetmen mënyrë në të cilën ajo ka ndodhur gjithmonë: duke i dhënë banorëve të kontinentit  kuptimin e historisë së tyre, të vlerave (edhe fetare) që ajo u ka dhënë jetë, të të qënit i përveçëm e, nëse më lejohet, të madhështisë e të rëndësisë së njërës e të tjerave. Duke treguar edhe fletët e zeza, natyrisht, por së bashku me mësimet që Evropa ka qënë e aftë të nxjerrë. Sigurisht, për të gjithë këto do të kishte qënë e nevojshme të sfidonte ndonjë qoshe të përbashkët të politikisht korrektes e veçanërisht të vendoste se çfarë janë, se çfarë duhet të jenë apo të mos jenë. E pra të kryhej ndonjë zgjedhje ideale, ndoshta ndonjë zgjedhje e guximshme, të tregohej një e shkuar e duke u nisur prej saj të kishte një projekt, një ëndërr. Me një fjalë do të kishte qenë e nevojshme politika vetëm politika e kuptuar në këtë mënyrë themelon Shtetet e ndërton njinjisinë e popujve. Përndryshe nuk mbetet veçse të bëhen lloqe e votime çdo pesë vite.

“Corriere della Sera”, 2 prill 2024       E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: ESSE

NGA OHRI NË STRASBURG

April 19, 2024 by s p

Ndodh shpesh që shtetet të pranojnë marrëveshje që nuk kanë ndërmend t’i zbatojnë ose do të duan t’i zbatojnë në masë të kufizuar dhe në formën që u vjen për mbarë. I tillë është pozicioni i Serbisë në raport me Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit. Ajo e ka pranuar marrëveshjen, por në fazat e “pas marrëveshjes” ka ndërmarrë veprime që e vejnë në pikëpyetje zbatimin e saj.

Sylë UKSHINI

Me pompozitet dhe pritshmëri të mëdha ishte afishuar Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Ohrit e marsit 18 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo nismë franko-gjermnae mbështetej modelin e Traktatit Bazë gjermano-gjermane të vitit 1972. Edhe pse një marrëveshje e tillë ishte propozuar për herë të pare në vitin 2007 nga ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, në kohën që ai drejtonte treshen ndërkombëtare (BE, SHBA dhe Rusia) në dialogun shtesë 120 ditor për gjetjen e një kompromisi të ri pas refuzimi serb dhe rus të Propozimit të Ahtisaarit, rishfaqja e këtij shembulli gjermano-gjerman pesëmbëdhjetë pas pavarësisë ishte e befasi, në radhë të parë, pasi një propozim i tillë dukej se kalonte caqet e Rezolutë së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (A/RES/64/298) e datës 9 shtator 2010, sipas së cilës “dialogu do të ishte promovimi i bashkëpunimit, arritja e përparimit në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe përmirësimi jetës së njerëzve”.

Ky propozim evropian vinte dymbëdhjetë vite pas fillimit të dialogut të Brukselit dhe, për dallim nga premtimet e mëparshme të vetë ndërmjetësve të BE-së, kjo nismë nuk ishte finale dhe as që lë të kuptohet se procesi i dialogut afër të përmbylljes së tij. Është realitet se sa më shumë që ka zgjatur e dialogu, aq më shumë e ka humbur përqendrimin në thelb dhe në qëllim. Ndërmjetësit evropianë, pasi hoqën dorë nga marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme, në Bruksel e dërguan edhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb, të cilin 25 vite më parë e kishte suspenduar shefi i UNMIK-ut, Bernard Kouchner. Reagimi ndërkombëtar ishte i ngjashëm si ndaj vendimit të presidentit Thaçi për mos futjen e trenit serb në Kosovë, si dhe ndaj vendimit të kryeministrit Haradianj për aplikimin e taksës ndëshkuese për hyrjen e produkteve serbe në Kosovë.

Është e vërtetë që qytetarët e Kosovës janë kritikë ndaj të gjitha qeverive për lëvizjet e pakta në Veri të Kosovës, dhe ndoshta kjo është arsyeja përse lëvizjet e Kurtit, edhe pse të pa koordinuara me partnerët ndërkombëtar, janë mirëpritur nga popullata. Kjo përkrahje popullore për hapat e qeverisë në veri të vendit duhet kuptuar edhe një lloj revolte ndaj bashkësia e organizuar ndërkombëtare, e cila përkundër pranisë civile dhe ushtarake (NATO) që nga përfundimi i luftës në qershor 1999 nuk ndërmori një veprim serioz për ta shtrirë autoritetin e Kosovës në veri. Faktikisht, prej nga paslufta ekziston një teori komplotiste se faktori ndërkombëtar, si dhe aktorë të caktuar lokalë, po komplotonin një “rregullim” të kufijve, që nënkuptonte shkëputjen e Veriut nga Kosova. Kjo frikë e kosovarëve nuk është e pa pabazuar, pasi, sikundër ka pohuar edhe vetë z.Martti Ahtisaaari, një nga arsyet përse Milosheviçi e pranoi planin e paqes në qershor të vitit 1999, ishte për shkak të planit rus, për ndarjen e mundshme të veriut të Kosovës përmes krijimit të sektorit të veçantë ushtarak rus, që do të nënkuptonte vendosjen e plotë të kontrollit rus dhe serb në kësaj pjese të Kosovës.

Në pamundësi për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës, elita politike serbe edhe sot nuk ka hequr dorë nga ndryshimi i kufijve dhe, sikundër dihet, promotor i kësaj ideje është Aleksandër Vuçiç, i cili është edhe mbështetës i drejtpërdrejtë i platformës “bota serbe“, e cila bazohet në konceptin rus të “ruski mir“. Ky koncept në formën e vet ideologjike përdoret për të legjitimuar ndikimin serb në hapësirën post jugosllave, mundësisht duke zgjeruar ndikimin e Beogradit edhe në Shqipëri. Pavarësisht se në koncepti i „botës serbe“ propagandohet se do të realizohet përmes fuqisë së butë, ku Kisha Ortodokse Serbe do të shërbente si instrumenti kryesor për realizimin e kësaj ideje jashtë territorit të Serbisë, në fakt ky koncept nuk mund të realizohet pa dhunë, ose duke pritur një kontekst favorshëm gjeopolitik. Nëse serbëve në vendet fqinj u kërkohet të jenë qytetarë të padëgjuar dhe jolojal në shtetin ku jetojnë dhe vajtohet pozita e tyre e „vështirë“, ky skenar të kujton sjelljen e Beogradit përgjatë viteve 80-të dhe fillimviteve 90-të, kur përdorte strategjinë e komunikimit të drejtpërdrejtë të Beogradit me serbët e Kosovës, e cila nënkuptonte padëgjueshmërinë e tyre vetëm ndaj Qeverisë së Kosovës, si dhe, sipas frymës së Memorandumit të Akademisë Serbe, viktimizimi i pozitës së serbëve, si një strategji për të justifikuar më pas agresionin ndaj viktimës.

Dhe, pikërisht një skenar të tillë e ka përdoru Beogradi viteve të fundit, madje dhe me një intensitet të shtuar edhe pas (mos) pranimit të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Ohrit. Po ashtu, është fakt se në Ohër nuk kishte entuziazëm nga asnjëra palë, por edhe Kosova dhe Serbia e pranuam këtë marrëveshje vetëm për të mos marrë përgjegjësinë se nuk duan dialog dhe marrëveshje. Dështimi për këtë u takon edhe ndërmjetësuesve të BE-së, të cilët, duke dashur ta shpëtonin fytyrën (e Serbisë e pranuan refuzimin e saj për mos nënshkrimin formal të Marrëveshjes(!). Si gjithmonë kreative, BE-ja pretendoi se Marrëveshja është pranuar nga palët dhe se ajo bëhet obliguese edhe pa nënshkrimin e saj nga palët, vetëm në momentin e publikim zyrtar nga BE-ja.

Në realitet, Serbia bëri atë që kishte bërë në Konferencën e Rambouilletit dhe në bisedimet e Vjenës për çështjen e statusit (2006-2007), e refuzoi çfarëdo lloj marrëveshje me Kosovën, vetëm se e ndryshoi strategjinë e komunikimit, verbalisht i tha PO marrëveshje, formalisht e refuzoi atë. Në fakt, kjo „PO“ verbale u bë vetëm sa për të legjitimuar kërkesën e saj për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe të Kosovës, si dhe në funksion të strategjisë së ruajtjes së përkohshmërisë sa më gjatë që të jetë e mundshme.

Në anën tjetër, edhe Kurti, duke qenë nën trysninë e fuqishme ndërkombëtare dhe mediave në vend, e dinte se refuzimi, qoftë edhe verbal i marrëveshjes, do të shndërronte atë në „kokë turku“ për dështimin e Ohrit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, si dhe duke shfrytëzuar mungesën e përqendrimit të Bashkësisë Ndërkombëtare në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, (për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës), lidershipi serb, me në krye me Vuçiçin, filloi ta de-konstruktonte deri në përbuzje Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit. Se Ngaqë nuk kishte marrëveshje mes palëve, ishte lehtësisht e dukshme, pos që nuk kishte firmosje formale nga përfaqësuesit e dy shteteve dhe ndërmjetësit e BE-së, prandaj mungonte fotoja nga konferenca e përbashkët, ku palët edhe verbalisht do t’i shpjegonin publikut vlerën e arritjes së kësaj marrëveshje, dhe njëkohësisht do të jepnin zotimet për procesin e zbatimit të Marrëveshjes. Prandaj edhe një vit më pas nuk ekziston etapa „pas marrëveshjes“.

Kontestimi serb i Marrëveshjes së Ohrit

Që nga java e parë pas (mos) arritjes të Marrëveshjes së Ohrit, raportet mes Kosovës dhe Serbisë kanë shënuar një kthesë të re përkeqësimi më të madh se sa në periudhën para se të niste dialogu në pranverë të vitit 2011. Ky zhvillim u mundësua nga mungesa e koherencës së BE-së në çështjen e dialogut, ndoshta edhe nga përqendrimi i vëmendjes ndërkombëtare në luftën e Ukrainës, dhe tash edhe në krizën Gazën.

Për të qenë i saktë, që nga formimi i shtetit serb me ndihmën e Rusisë, kjo sjellje ka qenë tipike në politikën e jashtme të Serbisë, duke shfrytëzuar situatat gjeopolitike, përkatësisht i rivalitetit Rusi-Perëndim, dhe më pas ndërtimi i narracionit mitik për gjoja luftërat e mëdha të popullit serb. Beogradi, duke dashur ta futi Kosovën në kurth, mbase edhe të nxis veprime të pamatura të qeverisë kosovare, menjëherë pas Ohrit rinisi përpjekjet për ta destabilizuar Veriun me veprime të bandave të armatosura, të cilat paraqesin kërcënim edhe për popullatën lokale serbe në këtë rajon. Në këtë skenar hynte edhe ideje e përçmimit dhe e përbuzjes së asaj që ishte arritur në Ohër.

Ndërmarrja e parë e parë kundër Ohrit, ose thënë më saktë, përbuzja e pare e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Ohrit nga ana e Vuçiciqt nisi që në momentin kur u bë publike se kjo marrëveshje ishte pranuar. Ai, në stilin e tij të njohur teatral, pa asnjë hezitim, krejt hapur e përçmoi botërisht marrëveshjen, duke thënë se ai nuk nënshkroi marrëveshje, pasi, siç thoshte ai me sarkazëm, “kishte dhimbje të krahut.” Për të mos qenë i mëshirshëm me ndërmjetësit evropianët, nëse jo në sinkroni me ta, sapo u kthye në Beograd e përsëriti këtë refren, duke shtuar se kjo “dhimbje e krahut” do të vazhdonte për gjatë gjithë mandatit të tij. Fundja, ky zhvillim ishte i pritshëm, pasi ishin pikërisht ndërmjetësuesit e BE-së, siç thotë Marc Weller, i pranishëm në Ohër, ata që “papritur e prishën këtë marrëveshje në çastin kur Kosova ishte e gatshme ta pranonte”.

Për këtë arsye dështoi edhe ajo që afishohej me të madhe “njohja de fakto”, e cila në kuadër të “paketimit diplomatik” përdoret më shumë si levë për ta mbajtur gjallë dialogun e pa afatizuar. Që nuk kemi njohje de fakto, për këtë flet shumë qartë sjellja agresive e Serbisë ndaj përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në KiE. Ndërkohë që procesi po ecën drejt përmbylljes, Qeveria e Serbisë ka formuar ekipin që do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Detyra e këtij ekipi është ndërmarrja e aktivitete dhe hartimin e planit për pengimin e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Derisa BE-ja dhe ndërmjetësuesit e saj në dialog heshtin, ose bëjnë sikur nuk shohin ose se nuk kuptojnë, Serbia vazhdon lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse një gjë e tillë është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit.

Bojkotimi i zgjedhjeve lokale

Agresioni i radhës ishte bojkotimi prej serbëve i zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore, me siguri me kërkesën e sponzorizuesve të tyre në Beograd. Pra, vetëm pas javë pas Marrësja së Ohrit, Vuciq i ia doli të pengonte zhvillimin normal të zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe, edhe se ai paraprakisht u kishte dhënë premtimin ndërkombëtarëve dhe ndërmjetësve evropianë se nuk do të bënte pengesa në këtë drejtim. Por, kësaj radhe ndërkombëtarët nuk u stepën, insistuan që zgjedhjet të mbaheshin dhe si rezultat doli që votuesit e pakët, kryesisht shqiptarë dhe boshnjakë, ndoshta edhe ndonjë serb, u zgjodhën katër kryetar shqiptarë. Ky zhvillim i papritur shkaktoi panik në Beograd se nga ky moment mund të humbiste kontrolli i bandave dhe strukturave paramilitare serbe. Siç pritej, “ndodhi populli” dhe në përpjekje për të shmangur një tensionim në veri të dëshiruar nga Serbia dhe Rusia, ndërkombëtarët, në rend të parë, amerikanët kërkuan që kryetarët e porsazgjedhur të mos shkonin në zyrat e tyre e komunës në Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubinpotok dhe në Leposaviq. Po ashtu, në përpjekje për ta larguar Serbinë nga Moska dhe për ta afruar me kampin Perëndimor, presioni i BE-së dhe SHBA-së po binte mbi Qeverinë e Kosovës, e cila me qëndrimet e saj dukej se po ndërmerrte veprime që e dëmtonin procesin e dialogut. Për ta bërë situatën edhe më dramatike, Serbia dislokoi trupat e saj ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën.

Të paktën për shqiptarët e Kosovës ishte e qartë se Serbia dëshironte të prodhonte ndonjë ngjarje të rëndë me serbët lokal, me qëllim që të krijohej alibia për ndërhyrje ushtarake në veri, me qëllim të “mbrojtjes së serbëve” nga “spastrimi etnik ndaj serbëve.” Nuk është e rastit kur Vuçiq deklaroi publikisht se NATO dhe OKB kishin katërmbëdhjetë ditë për të çarmatosur forcat policore të Kosovës dhe për të mbrojtur serbët e Kosovës nga “progromet dhe spastrim etnik” i vazhdueshëm i shqiptarëve. Përndryshe, paralajmëronte ai “dikush tjetër” do të duhej ta bënte këtë, edhe pse ky diskurs është një lloj testi për të parë sesi do të reagoj NATO ndaj një tendence të tillë. Paralajmërimet se Serbia mund të ketë nevojë të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur serbët nuk janë të reja. Vetëm pak javë pasi autoritetet e Kosovës e ndalën hyrjen në Kosovë të trenit serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi,” Vuçiq doli me deklaratën kërcënuese se nëse serbët sulmohen në Kosovë, Serbia do t’i mbrojë ata. Deklarata e tilla kanë për qëllim të normalizojnë idenë se Serbia mund të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë. Kjo sjellje është një lloj presioni mbi ndërmjetësit evropianë që presionin e tyre ta drejtojnë mbi Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që ajo të mos kundërshtojë çfarëdo koncesioni të ardhshëm, të cilin do të mund ta kërkonte Serbia përmes gojës së ndërmjetësuesve evropianë. Kështu të paktën ka funksionuar logjika e kompromiseve që nga dhjetori i vitit 2008, kur për herë të parë nisën koncesionet me 6 pikat e famshme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, të cilat thuhet se ishin hartuar nga autoritetet serbe në Beograd. Por, mos tërheqja e kryetarëve shqiptarë nga zyrat e komunave dhe arrestim i disa pjesëtarëve të bandave serbe, të cilat kishin lënduar më shumë se 100 pjesëtarë të KFOR-it dhe sulmuar në vazhdimësi gazetarët e mediumeve shqiptare, e ballafaqoi Qeverinë e Kosovës me kritika të ashpëria nga ana e BE-së dhe SHBA-së. Krahas kufizimeve të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe në vend u krijua përshtypja se Qeveria Kurti po dëmtonte marrëdhëniet e saj me partnerët më të afërt të vendit. Ndërsa, reagimi i Perëndimit ndaj operimit të strukturave paralele serbe edhe 24 vjet pas përfundimit të luftës ishte gati mirëkuptues. Por,. Rreziku i eskalimit të situatës në veri bëri që NATO-ja të rriste praninë e saj në veri, në kohën kur e Perëndimit ishte përqendruar tek lufta në Ukrainë.

Kidnapimi i policëve në stilin serb

I habitshëm ishte qëndrimi i NATO-s dhe BE-së edhe ndaj kidnapimit të tre policëve kosovarë në veri të vendit, që përbënë njëkohësisht ndërmarrjen e tretë agresiv ndaj Kosovës, në qershor të vitit 2023, kur NATO dhe BE-ja refuzuan ta dënonin Serbinë për këtë agresion brenda territorit të Kosovës. Edhe pse autoritetet e Kosovës zyrtarisht deklaruan se policët ishin arrestuar thellë brenda territorit të Kosovës, ndërsa, autoritet e Beogradit, mbronin qëndrimin se policët kosovarë kanë qenë thellë në territorin e tyre, forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë KFOR u mjaftuan se deklarimin “ se nuk është e qartë, se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit të tyre nga forcat serbe.” Deklarata e KFOR-it më shumë i ngjante lutjeve papnore kur theksonte se “KFOR-i i mirëpret të gjitha përpjekjet e komunitetit diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.”

Për këtë sjellje të paprecedent në Evropë, kur një shtet në stilin e organizatave terroriste të kidnapojë policët e një shteti tjetër, bashkësia ndërkombëtare sot e kësaj dite nuk e ka qortuar Vuçiqin, i cili konsiderohej se qëndronte prapa këtij aksioni. Të paktën presidenti serb me të tilla kidnapime ka një përvojë nga koha kur ishte në qeverinë e Milosheviqit, Beogradin, pak ditë pasi aleanca veri-atlantike kishte filluar fushatën e bombardimit ndaj caqeve të ish-Jugosllavisë, njësit speciale të forcave serbe kishin kaluar kufirin dhe në territorin e Maqedonisë kishin kidnapuar tre ushtarë amerikan, të cilët ishin liruar vetëm pas ndërmjetësimit.

Edhe kësaj radhe, konsiderohet se punën për lirimin e policëve të Kosovës e kishin bërë ShBA-të. Ndërsa, Vuçiq, në vend të qortimit apo ndëshkimit, mori lavde dhe merita për vendimin e gjykatës serbe për lirimin e tre policëve të Kosovës, duke krijuar përshtypje sikur ai i kishte ndërmjetësuar për lirimin e tyre nga ndonjë organizatë terroriste. Tani më askush nuk po fliste për fazat e zbatimit të Marrëveshjes Bazë dhe të aneksit të Ohrit, Serbia, duke shfrytëzuar qëndrimin butë të Perëndimit ndaj Qeverisë së Serbisë dhe shumë kritikë ndaj Kosovës, si dhe duke ndjekur strategjinë e viktimizimit të serbëve lokalë, i rriti edhe më shumë ambiciet e saj për të goditur Kosovën.

Veprimet e armatosura të Serbisë në Banjskë

Në këtë rrethanë ndodhi veprimi i katërt i armatosur i Serbisë ndaj Kosovës me 24 shtator 2023, i cili po të mos ishte zbuluar atë natë, është e paimagjinueshme si do të dukej më pas situata në veri të vendit. KFOR-i, i cili është përgjegjës për sigurinë në vend dhe sidomos në veri, përkundër arsenalit dhe teknologjisë së avancuar luftarake nuk kishte arritur të parandalonte një infiltrim të madh të grupeve paramilitare serbe, armëve, autoblindave dhe materialeve të tjetra luftarake në fshatin Banjskë, në veriun e Kosovës. Në këtë sulm, prapa të cilit qëndronte njeriu kryesor i Listës Serbe, Milan Radojciq, po ashtu një njeri i rrethit të ngushtë të Vuçiqit, Në këtë sulm agresiv mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe për rrjedhojë edhe disa terroristë serbë, të cilët ishin fshehur në Manastirin ortodoks serb. Skenari ishte menduar mirë, konfrontimi të zhvendosej brenda manastirit të Banjskës dhe kështu të dërgohej në botë imazhi se policia e Kosovës kishte sulmuar pelegrinët serbë dhe në këtë mënyrë të krijohej preteksti për ndërhyrjen e “palës tjetër” për të “shpëtuar popullin serb”.

Sasia e madhe e armatimit modern që u zbuluar në vendin e ngjarjes, bënin të qartë se Serbia po përgatiste një sulm i përmasave më të mëdha. Ashtu si Federatës Ruse që sulmoi Ukrainën me pretekstin se kishte nisur një fushatë gjenocidi kundër popullatës etnike ruse në Donbas, edhe Serbia po provonte të krijonte një situatë të ngjashme për të intervenuar në veri, ndoshta edhe në pjesën e Anamoravës. Kjo ngjarje konfirmoi paralajmërimet e deputetes britanike Alicia Kearns,se “kishat serbe po armatosen”. Vetëm pak javë para ngjarjes në Banjskë, Kearns kishte alarmuar se Serbia po kontrabandon armë në Kosovës përmes autoambulancave dhe ato po deponohen në kishat ortodokse. Kjo ngjarje natyrisht e konfirmoi edhe narrativen e Kosovës se Serbia po përgatiste një sulm të armatosur ndaj Kosovë me qëllim të krijimit të fakteve në terren përmes aneksimit faktit ushtarak, siç bënë rusët në Krime.

Edhe pse bashkësia ndërkombëtare nuk e ke ndëshkoi asnjëherë Serbinë për këtë agresion ushtarak në Bansjkë, të cilin Vuçiq e mbrojti me pasion, dhe në shenjë nderimi shpalli tri ditë zie në shtetin serb, ndërsa BE vazhdon të pres hetimet, kjo ngjarje u bë pikë kthese për qëndrimin e Perëndimit karshi Serbisë. Për një kohë u duk se ajo që ndodhi në Banjskë, e tronditur autoritetin e Vuçiqit në Perëndim, sepse me këtë veprim ai e vuri veten në pikëpyetje si faktor stabiliteti. Së fundi, ishte presidenti francez Emmanuel Macron, i cili duke folur për nevojën e përmbushjes së Marrëveshjes së Ohrit, edhe një herë theksoi se “është e rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit në sulmin në Banjskë të dalin para drejtësisë.” Pavarësisht kësaj deklarate, Brukseli nuk ka bërë asnjë hap për ndëshkimin e Serbisë, pasi ajo ka shkelur në formën më brutale neni 3 të Marrëveshjes, e cila thotë qartë: “Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.” Sidoqoftë, Kosova nuk nxori asnjë përfitim, përkundrazi masat ndëshkuese të BE-së mbetën edhe më tej në fuqi.

Duhet pranuar se nga kjo situatë e pakëndueshme Serbia doli me një strategji të menduar mirë. Ajo përdori vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit për transaksione financiare, duke alarmuar rrejshëm për krizë humanitare. Qeveria e Kosovës edhe pse kishte të drejtë, ajo e humbi betejën mediale dhe diplomatike. Në vend se të bënte një zgjidhje të shpejtë dhe kreative në Prishtinë, ajo lejoi që dinari të bëhej çështje të Procesit të Brukselit. Kjo gjë u theksua edhe nga aleatët kryesor të Kosovës gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. Megjithëse aleatët nuk e kontestuan legjitimitetin e vendimit të BQK-së, pala kosovare u kritikua për një vendim të tillë në kontekstin e situatës tashmë të tensionuar në veri. Kosova nuk mori përkrahjen e nevojshme nga aleatët e saj, pasi veprimi i saj dukej i nxituar në kohën kur fokusi i NATO-s dhe aleatëve perëndimor ishte i orientuar çështjen e luftës së Ukrainës dhe Gaza. Në një masë të ndjeshme për këtë ndikoi në njërën anë propaganda e fuqishme viktimizuese e Serbisë dhe në anën tjetër, zhurma e panevojshme triumfaliste e disa e zyrtarëve qeveritarë, e cila e bëri edhe më të vështirë “paketimin” e këtij vendimi të BQK-së.

Agresioni diplomatik

Veprimi i përçmimit të pestë të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Ohrit nga ana e Beogradit ishte vazhdimi i fushatës dhe agresionit diplomatik të kontestimit e të drejtës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Vendimi i qeverisë serbe për të formuar grup punues për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, me çka cedoi rëndë pikën 4 zë marrëveshje, e cila parasheh qartë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.”

Për më tepër, Aleksandar Vuçiq raportohet të ketë dërguar një letër në adresë të të gjithë liderëve evropianë, përfshirë presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në KiE. Ai me krenari ka thënë se “në ato letra kam kërkuar që të rishqyrtojnë vendimin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, pasi nuk ka shtet ligjor dhe se Asociacioni nuk është formuar edhe pas 11 vjetësh.”

Nëse kjo fushatë e Serbisë e prodhon skenarin e UNESCO-s, për çka një pjesë të fajit e ka edhe klasa politike kosovare për shkak të përçarjeve dhe agjendave partiake, atëherë lirisht mund të thuhet se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Ohrit do t’i takojnë historisë. Të paktën, Kosova nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, në këtë pikë duhet të ndërtohet një pozicion i përbashkët shtetëror i gjithë spektrit politik në vend. Ashtu si për liberalizimin e vizave, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE. Për të ecur tutje në rrugën drejt anëtarësimit Kurti, Osmani e Konjufca i kanë dërguar edhe një letër raportueses Bakoyannisse do t’i zbatojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes së Brukselit e Ohrit ku përfshihet edhe Asociacioni. Por fundi duket qartë se vendet e QUINT-it. Çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është diskutuar në një takim mes QUINT’it dhe tre krerëve të institucioneve të shtetit( Osmani, Kurti, Konjufca) ditë më parë. Edhe pse s’ka pasur ndonjë njoftim publik, pritjet janë që Qeveria ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft statutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Krahas kësaj, Serbia, pavarësisht se ndërmjetësit e thanë se me k[të marrëveshje ajo de facto e ka njohur Kosovën, edhe pas Ohrit vazhdon kontestimin e shtetësisë së Kosovës në çdo skaj të botës, me çka ajo dëshmon se punon kundër frymës së dialogut trembëdhjetëvjeçar të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kjo klimë dhe gjuhës armiqësore e Serbisë kundrejt Kosovës jo vetëm se minon çdo hap të mundshëm drejt normalizimin, por ka për qëllim normalizimin e idesë brenda dhe jashtë Serbisë se “përkohshmëria” në Kosovë një , kur të krijohen rrethanat e favorshme gjeopolitike, mund të zëvendësohet me një invazion ushtarak në veri të Kosovës sipas modelit të Azerbajxhanit, që riktheu me force rajonin e Nagorni Karabahut, i cili që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik kishte qenë nën kontrollin e Azerbajxhanit.

Kontestimi i marrëveshjes

Ndërmarrja më e fundit, e pesta me radhë, kundër Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Ohrit ndodhi në dhjetor të vitit 2023, kur kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiqit i dërmoi letër në BE-së, ku Serbia kishte shprehur nuk do të njihte disa pjesë të marrëveshjes, pasi kishte “rezerva sa i përket Marrëveshjes me Kosovën.” Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka paraqitur rezervë edhe në deklaratën e Bashkimit Evropian, “në mbrojtje të interesave të Serbisë”, sipas së cilës, “vijat e kuqe janë të qarta – mosnjohja dhe mospranimi i Kosovës anëtare e Kombeve të Bashkuara, si dhe anëtare e sistemit të organizatave dhe agjencive të OKB-së.” Me këtë pozicionim, Serbia pretendon edhe më tej se “Kosova mbetet pjesë integrale e Serbisë”. Në këtë mënyrë, kjo letër fundosë pretendimet e mbështetësve se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Ohriit paraqesin një referencë të fuqishme për njohjen de facto tzë Kosovës dhe hapjen e një shtegu për njohjen edhe de jure të shtetit të Kosovës.

Letra e kryeministres serbe më duket se është pjesë e setit të Traktit Bazë gjermano-gjerman, të cilit i parapriu Traktati i Moskës ndërmjet RFGJ-së dhe Bashkimit Sovjetik, sipas së cilës, edhe pse Boni njohu kufijtë e pasluftës, dëshironte ta ruante mundësinë e ribashkimit. Zgjidhja më në fund erdhi përmes të ashtuquajturës letër mbi unitetin gjerman, të cilën kancelari gjerman Willy Brandt ia dorëzoi qeverisë sovjetike në Kremlin në ditën e nënshkrimit të Traktatit të Moskës, më 12 gusht 1970. Me këtë letër ruhej e drejta dhe qëllimi politik i RFGJ-së për të punuar për vendosjen e lirë të popullit gjerman dhe realizimin e idesë së bashkimit të dy gjermanive në mënyrë paqësore. Shikuar nga ky këndvështrim, mendoj se letra e Bërnaqit është bërë në pajtueshmëri me ndërmjetësit evropianë dhe është pjesë e strategjisë për „ruajtjes e fytyrës“ të palës serb, pse jo edhe të forcimit të pikëpamjes se Serbia ruan të drejtën e saj për ta kundërshtuar shtetësinë e Kosovës dhe për ta mbajtur gjallë idenë e „çlirimit“ të Kosovës të „okupuar“ në qershor të vitit 1999. Se kjo letër është në pajtueshmëri me qëndrimin e ndërmjetësve evropianë, e dëshmon reagimi i butë dhe i dyzuar dhe jo konsistent i Brukselit.

Për më tepër, kjo sjellje e Beogradit tregon qartë intencën permanente të politikës serbe për të penguar integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar , pasi ajo nuk ka çfarë të humbi, ngaqë ajo realisht nuk është e interesua për anëtarësim as në BE dhe as në NATO. Qëndrimi i Serbisë në dy karrige konsiderohet më i leverdishëm, të paktën për aq kohë sa edhe vetë BE nuk ndryshon pozicionin e trajtimit të Kosovës në mënyrë neutrale. Nëse perifrazojmë nobelistin Eli Wiesel, nganjëherë “neutraliteti është marrëzi,” aq më tepër nëse ky neutralitet prodhon kriza dhe probleme në Ballkan.

Përfundim

Normalizimi i këtij diskursi tregon qartë se Beogradi nuk është i interesuar për kurrfarë marrëveshje me Kosovën dhe as për normalizim të raporteve fqinjësore. Prandaj, Procesi i Berlinit po përdoret vetëm për fituar kohë dhe të penguar procesin e njohjeve dhe integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Në këtë kuptim, çfarëdo koncesionesh që do i bëhen Serbisë, si formimi i Gjykatës Special dhe tani formimi i Asociacionit, ajo nuk do të bëjë ndonjë lëvizje pozitive që çojnë drejt njohjen e shtetësisë së Kosovës. Përkundrazi, të gjitha këto favore ajo do t’i përdorë për ta minuar nga jashtë dhe nga brenda (edhe përmes Asociacionit) konsolidimin e identitetit shtetëror të Kosovës. Prandaj, nëse bashkësia ndërkombëtare e bëri gabimin në qershor 1999 që nuk ja “rrëmbeu” plotësisht Kosovën Milosheviqi, duke e njohur pavarësinë, atëherë ajo nuk duhet përsërit gabimin dhe të krijoj iluzionin se normalizimi i raporteve fqinjësore Kosovë-Serbi arrihet përmes formatit të dialogut aktual të Brukselit. I pëlqeu dikujt apo jo, duhet pranuar thënë qartë se ashtu si çelësi i zgjidhjes së çështjes gjermane që gjendej në Moskë, ashtu rastin i normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi qëndron në Bruksel, përkatësisht në Washington. Në vend se miklohet Beogradi, BE-ja duhet ta bëjë të qartë se vetëm njohja nga pesë vendet e saj anëtare dhe hapja e njëmend e perspektivës për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, së bashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë e bëjnë të parëndësishme peshën e refuzimit të Beogradit kundrejt Kosovës. Dhe më pas frika e margjinalizimit të saj rajonal do të bëhet përcaktuese për ndryshimin pozitiv të pozicionit serb ndaj Kosovës. Se ky format i dialogut nuk ka perspektivë, tregon fakti se edhe njëmbëdhjetë pas fillimit të bisedimeve të Brukselit, marrëdhëniet Kosovë-Serbi jo vetëm që nuk kanë shënuar progres, por ato ndodhen në nivelin më të ulët sesa që ishin në periudhën para fillimit të dialogut.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT