• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2024

Shija e Shoqërisë Europiane në Shqipërinë e vitit 1876

May 14, 2024 by s p

“Themeluesi” nga Evarist Beqiri: Një libër dedikuar Ismail

Nga Evarist Beqiri

Po sjellim sot për lexuesin përshkrimin e një udhëtari të huaj për Shqipërinë e shekullit të 19-të. Shkrimi i para 148 viteve është në gjuhën frënge. Ky shkrim botohet për herë të parë në Shqipëri. Ndër të tjera shkrimi flet për Ismail Qemalin dhe influencën e madhe që familja “Vlora” kishte në vend. Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, Ismail Qemali ishte vetëm 32 vjeç. Ai sapo ishte ftuar në Kostandinopojë nga mentori i tij Mid’hat Pasha, për të shërbyer si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme.

Autori e përshkruan shtëpinë e Ismail Beut si më të bukurën e Vlorës. Në shkrim dallohet habia e madhe e autorit, kur gjen shijen e shoqërisë europiane në selamllëkun e familjes Vlora. Mjekun francez, inxhinjerin parizien të minierave të asfaltit dhe një shtetas gjerman të vendosur me banim aty prej 30 vitesh. Shkrimi thekson rolin e familjeve fisnike shqiptare në ruajtjen e frymës kombëtare. Në mbyllje përshkruhet momenti i largimit të Ismail Qemalit nga Vlora. Autori përshkruan përshëndetjen e heshtur që i bëjnë zotërisë së tyre nga bregu i detit kavalierët shqiptarë me mantele të gjata. Në vitin 1877, gazetari Alfred Gillieron botoi librin e tij me përshtypjet nga udhëtimi edhe në Vlorë. Ai shkruan se një inxhinjer francez punonte në minierën e bitumit në Selenicë, e cila shfrytëzohej nga një shoqëri franceze e lidhur me Ismail Qemal Bej Vlorën dhe Karapanosin e Kostandinopojës.

Shkrimi vazhdon më tej duke theksuar se Ismail Qemali kishte studiuar në Francë. Ismail Qemali kreu një vizitë në Evropë, e cila zgjati nga shtatori 1875 deri në maj 1876, për të studiuar nga afër demokracinë lokale, administratën dhe financat publike. Mid’hat Pasha, Ismail Qemali dhe fraksioni i tyre liberal tentuan të vendosnin një rend kushtetues liberal në Perandorinë Osmane. Asokohe, u hartua edhe një reformë administrative, që parashikonte në veçanti krijimin e një vilajeti të vetëm që do të përfshinte të gjitha trojet shqiptare, guvernator i së cilit do të ishte vetë Ismail  Qemali. Këto përpjekje dështuan dhe Mid’had Pasha me Ismail Qemalin u syrgjynosën në vitin 1877.

Interesante është pikëpamja e studiueses turke Esma Karadag, lidhur me fillesat e angazhimit të Ismail Qemalit në lëvizjen kombëtare shqiptare, e cila nuk është cekur aspak nga historiografia jonë. Sipas saj, Ismail Qemali ishte një nga ideatorët dhe udhëheqësit e “Lidhjes së Prizrenit” të vitit 1878, menjëherë pas luftës ruso-turke. Kjo lëvizje u përkrah fillimisht nga Porta e Lartë, por pas kërkesës për autonomi politike u shtyp me dhunë. Dhe arsyeja kryesore e internimit të Ismail Qemalit në vitet 1877-1884, ishte pikërisht pjesëmarrja e tij aktive në lëvizjen kombëtare shqiptare. Fillimisht, mendohej se lideri i xhonturqve do të ishte Ismail Qemali, por fakti që ai po punonte më tepër për çështjen shqiptare binte në kundërshtim me kredon e xhonturqve. 

Më pas, ai u mbajt nga sulltani qëllimisht larg Stambollit, për të qenë larg lëvizjes kombëtare shqiptare. Ismail Qemal Vlora kishte në qëndrimet dhe veprimet e tij karakteristikat e liderit diplomatik, strategjik dhe taktik. Por, atij nuk i mungonte as aftësia logjistike për të administruar me efektshmëri të mirat që kishte në dispozicion. Ismail Qemali kishte inteligjencën taktike, e cila nënkupton aftësitë e tij për të manovruar në arenë, aty ku zhvillohen ngjarjet konkrete. Inteligjenca taktike është më e matshme dhe më e prekshme. Ndërsa aftësitë diplomatike dhe strategjike janë abstrakte. Zakonisht ato zhvillohen në prapaskenë dhe kanë të bëjnë me ndërveprimin ndërpersonal në sisteme komplekse. Providenca e kombinuar me aftësitë e tij të jashtëzakonshme bënë që Ismail Qemali të fitonte mirënjohjen e përjetshme të popullit të tij.

Filed Under: Histori

Vatra Miami festoi me madhështi festën e Nënës

May 14, 2024 by s p

Dr. Iris Halili

Kryetare e Degës Vatra Miami

Presidente e Klubit “Flas Shqip” (Non- Profit Organization)/

Vatra Miami mblodhi kominitetin shqiptar të Floridës së Jugut me rastin e festën së Nënës. E ftuar ishte artistja e shquar Artjola Toska. Mirënjohje të veçantë për zonjën Mimoza Karaj Ninçeviç që krijoi lidhjen me divën e muzikës popullore Artjola Toska. U promovua “Klubi Flas Shqip”, i cili për herë të parë në shtetin e Floridës do të zhvillojë mësime të gjuhës shqipe, si dhe për herë të parë në SHBA këto mësime do të zhvillohen falas. Pas 28-vjetësh Vatra Miami dhe Artjola Toska arritën të rimbledhin Ansamblin Migjeni!

E gjithë simbolika e festës së Nënës organizuar nga Vatra Miami shihet në pankartën ku janë rradhitur portreti i Rozafës, logoja e Vatrës Miami dhe ajo e Klubit “Flas Shqip”. Të treja imazhet kanë një lidhje shumë natyrale. Kur mendoja për imazhin femëror që do të vendosnim në festë nuk gjeja dot figurë më të madhërishme se Rozafa jonë e mijra viteve më parë, ekzakt 4 shekuj përpara krishtit. Ajo na vjen nga legjenda si gruaja që pranon të muroset në mbrojtje të Atdheut por që edhe nuk rresht së kryeri mision e saj më të shenjtë atë të vazhdimësisë së jetës. Rozafa pranon që në mbrojtje të atdheut të flijojë anën e majtë të trupit andej nga reh zemra, ndërsa anën e djathtë të trupit kërkoi ta mbajë jashtë e ti jap kështu gji foshnjes e ta përkund atë. Në besimin pagan ana e djathtë është simboli i diellit. Sikur dielli që rilind çdo ditë edhe nënat janë simbol i rilindjes së përjeteshme. Rozafa na vjen kështu simboli më i skalitur i nënës shqiptare! Amaneti kryesor i kolosëve shqiptarë Fan Noli dhe Faik Konica , që ngritën Federatën Pan-Shqiptare Vatra pikërisht 112 ishte: “Të rit në mes shqiptarëve të Amerikës dhe me anë të tyre në mes Shqiptarëve të Shqipërisë, shpirtin e ndihmës në mes tyre dhe dashurinë për kombësinë e tyre”! Ne në Vatra Miami, mendojmë se ky është një amanet për të cilin duhet të punojmë fort me të gjithë komunitetin shqiptar të zonës së Miamit që njihet edhe si FIorida e Jugut (Miami Dede, Broward dhe Palm Beach). Ajo që na lidh në moton tone “Duam Shqipërinë, kur duam më shumë njëri-tjetrin”, nuk është as e shkuara jonë në atdhe dhe as e tashmja jonë në emigrim, as bindjet politike dhe as ato fetare. Sado e bukur qofte një poezi ajo asnjëhere nuk e shfaq gjithë formën e saj në gjuhë të huaj. Kështu është edhe puna e emigrantëve, nëse do të bëja këtu një metaforë. Sado bukur ta ndërtojmë ne jetën në emigracion dhe sado të arrirë të jemi larg vendit, neve sërisht do të na mungojë ajo që kemi lënë pas dhe për të mos e vuajtur këtë mungesë ne duhet të lidhemi me njëri -tjetrin dhe të duhemi sa më shumë me njëri tjetrin, se jemi të gjithë pasardhës të Heroit tonë kombëtarë Skënderbeut, që na la amanetin e madh: “Qëndroni gjithmonë të bashkuar” !!

Dhe në këte bashkim ajo që na lidh është pasuria më e madhe që trashëgon çdo shqiptar kudo ku jeton, dhe kjo është GJUHA SHQIPE! Sikur thonte edhe Iluministi i madh Mit’hat Frashëri: “Gjuha i lidh njerëzit me njëri-tjetrin, vëllezër dhe motra, që nuk dinë gjuhën e nënës, janë më të huaj në mes tyre sesa dy njerëz që njihen për herë të pare”.

Duke i mësuar fëmijëve tanë gjuhën shqipe ne mbajmë të gjallë frymën kombëtare dhe mbi të gjitha ne mbajmë të gjallë kombin tonë që falë gjuhës nuk e humbi kurrë identitetin e tij sa të lashtë aq edhe të veçantë. Pa gjuhë nuk ka komb!

Në kuadër të këtij misioni, Vatra Miami vjen përpara të gjithë komunitetit shqiptar të Floridës së Jugut me premtimin e sinqertë se më datë 1 Qershor 2024 Klubi Flas Shqip do të hapë rregjistrimin për cdo fëmijë apo të rritur në komunitet që kërkon ta mësojë gjuhën e nënës. Dhe për këtë kam krijuar Klubin “Flas Shqip” , ku çdo i rregjistruar do të ketë mundësi të mësojë gjuhën shqipe FALAS sikurse edhe nëna ja mëson fëmijës gjuhën e saj.

Këtu dua të ndalem në një falenderim të vecantë për të gjithë ata prindër që jo vetëm e mbështetën idenë time, por që ishin bashkë me mua që në fillesat e këtij misioni. Z. Ilir Dekaj i cili solli i pari vajzën e ti Anabela dhe te gjithë fëmijët e familjes se tij sikur nipërit Abriel, Dariel, Florina dhe Ledion; Zonja Rovena Barbuto e cila e hapi shtëpine e saj për ditën e parë të takimit me fëmijët, ku ishin edhe të sajët – Sofia dhe Leo; Z. Alban Hoti solli të dy fëmijët e tij Fisnikun dhe Delvinën si dhe mundësoi mjedisin ku ne zhvilluam provat e korrit. Zonjat Uarda Selimaj dhe Arjola Dedaj sollën fëmijët e tyre Natalia, Joan dhe Giani, dhe më ndihmuan për ti mësuar fëmijve këngën Fol Shqip si dhe për ti mbajtuar ata në ritëm; Zonja Mirlinda Ajgeri e cila ishte e para nënë kosovare që regjistroi fëmijët e saj Mikana dhe Alien në Klubin Flas Shqip. Ajo ishte e para që më grishi me idenë e ftesës të Arjojës në Florida pasi fëmijët e saj e duan shumë këtë këngëtare. Zoti Nesti Nikaj, Nënkryetari i Vatra Miami si dhe zonja e tij Esmeralda të cilët e bindën vajzën e tyre Athina që ti bashkëngjitet klubit; Jonida solli së fundmi të dy vajzat e saj Jolyeen dhe Adria dhe megjithëse me dy herë prova ato ishin gati për koncertin. Falenderoj me gjithë zemrër zonjën Rezarta dhe zonjushën Keida Dervishi, Nënë e Bijë, dy sipermarëse të talentuara të kompanisë “Soulemade Customers” që më ndihmuan shumë në formësimin e logos së Klubit , si dhe dhuruan të gjitha bluzat e fëmijve dhe prindërve të Klubit “Flas Shqip”. Një falenderim i vecantë i shkon Zonjës Elsa Kerpi e cila sponsorizoi gazetaren Eva Dori nga TV Albanian Dream , si dhe bëri të mundur prezencën e një fotografi profesional. Mbi të gjitha Elsa m’u gjend me kohën dhe gadishmërinë e saj për te ndihmuar në prag të eventit.

Nje tjetër mirënjohje i shkon komunitetit shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia dhe qe banojnë në West Palm Beach. Ata të organizuar më së shumti nga Doktoresha Vlora Sulejmani ishin të pranishëm në event me të gjithë familjet e tyre.

Një moment vërtet mbresëlënës për të gjithë të ftuarit ishte dekori i veshur me Kostume Popullore Shqiptare, të sjella nga gazetarja Eva Dori. Te ftuarit kishin mundësi të bënin foto profesionale apo dhe 3 D si për të rritur dhe për fëmijë. Ky moment i dha Klubit Flas Shqip vërtet një fillim të bukur shqiptar ku do të flitet dhe ndihesh shqiptar .

E ftuara e nderit në event ishte zonja Artjola Toska, diva e muzikës së kultivuar popullore shqiptare. Me këngën Fol Shqip ajo i ka dhuruar çdo shqiptari në botë një himn frymëzues pasi sikur dihet shumë herë më shume sesa politika apo leadërshipi frymëzon kënga apo poezia; Kanë qënë të shumta rastet në histori kur këto kanë sjellë revolucione shoqërore dhe jo vetëm. Artjola Toska erdhi posaçërisht për ne në Miami, për herë të parë në këtë rajon të Floridës si dhe na nderoi me zërin e saj magjik. Lidhjen me Artjolën e bëri të mundur ish solistja e parë e Ansamblit Migjeni, Zonja Mimoza Karaj. Të pranishme ishin edhe disa nga ish – valltarët e Ansambilit Migjeni. Ky moment i solli edhe një lajm tjetër të bukur festës, pasi pas 28-vjetësh Vatra Miami dhe Artjola Toska arritën të rimbledhin Ansamblin Migjeni.

Të ftuar të tjerë të nderit ishin ish Ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, autori i shumë librave dhe skeceve ( dikur pranë ish-estradës së Fierit) zoti Pëllumb Kulla me bashkëshorten aktoren e mirënjohur Xhuljet Kulla. U rikujtuan shumë momente nga pjesë së shfaqjeve të këtyre dy gjigandëve të humorit shqiptar. Zonjës Xhuljeta Kulla ju dorëzua Trofeja e Mirënjohjes për Talentin dhe Aktrimin e një jete në skenë.

Atmosfera u ndez me një energji gati sublime kur Artjola Toska dhe fëmijët e Klubit “Flas Shqip” u vendosën brënda një flamuri gjigand dhe së bashku kënduan këngën “Xhamadani Vija Vija” “Flamuri më i bukur në Botë” dhe sigurisht hymnin “Fol Shqip”.

Në mes të entuziazmit që kishte përfshirë sallën u krijua mundësia për dhënien e disa trofeve nga Vatra Miami:

Zonjës Merita MC’CORMACK nga Washington DC– “Për 20 vite përkushtim pranë Vatrës”

Zonjës Shpresa Gallaj – “Për shërbim të shkëlqyer në Vatra Jacksonville”

Zonjës Rezarta Reso nga Worcester e Shtetit të MA– “Për Shërbim të shkëlqyer në komunitetin shqiptar”

Shkollës së Gjuhës Shqipe pranë shoqatës “Bijtë e Shqipes”, me Mirënjohje dhe Respekt.

Gazetares së “Albanian Dream TV” zonjës Eva Dori, me motivacionin “Si zëri real i disporës”.

Zonjës Anila Tahiraj & Anila Kitchen “Për zemrën dhe duart e arta” pasi i shërben shumë komunitetit të Filadelfias dhe Vatra Miami kërkon ta sjellë atë si një shëmbull për komunitetin e saj.

Ndersa nga komuniteti i Floridës së Jugut ju dhanë zonjave:

Elian Magari – Nga Fort Lauderdale si “Liderja e Vitit” , trofe e bazuar ne karrieren e saj prej disa dekadash në pozicione drejtuese në një prej kompanive të grupit 500 Fortune.

Rezarta dhe Keida Dervishi – Boca Roton, Nënë dhe Bijë si inovatore dhe bisnesmene të shkëlqyera në komunitet.

Resmije Hoxha – Miami “Super Mama”, pasi me vetmohimin e saj duke bërë disa punë e vetme arriti të shkollojë dhe nxjerrë ne jetë si dhe ta këshillojë në drejtim të karries vajzën e saj Anjeza Chukos cila ka përfunduar studimet në tre prej top Universiteteve Amerikane (Emory University undergraduate, Michigan University – Medical School dhe Satandfort University – Residency , dhe sot ajo punon si partnere në një prej qëndrave mjekësore më prestigjioze në Miami.

Dr. Vlora Sulejmani – West Palm Beach – “Gruaja e Hekurt” , Për luftën dhe fitorën që ka patur me vdekjen pasi ka kaluar disa sëmundje kanceroze në të njëjtën kohë.

Jonida Goga – Role Model, Për Respektin që gëzon në komunitet dhe profesionalizimin si Agjente Shtëpish.

Mimoza Karaj – Soliste e Pare e Ansamblit Migjeni, me Mirënjohje dhe Respekt nga komuniteti.

Elsa Kerpi – Gruaja e Vitit, për arritjet profesionale në fushën e biznesit dhe ndihmën e pakursyer në komunitet.

Xhuljeta Kulla- Me Mirënjohje për Talentin dhe Humorin e një Jete në Skenë.

Artjola Toska- Të parës dhe të vetmes Yllit Artjola Toska, ne kujtim të kësaj mbrëmjeje maji.

U vlerësua si një model i arrirë një nënë e re, zonja Tika Hoti, e lindur dhe rritur në SHBA, por me orrigjinë nga Kosova, ajo ka sjellë në jetë 5 fëmijë dhe ështe model i nënës së re që duam ta shohim sa më shumë në komunitet.

Nuk mund të lija pa një trofe mirënjohjeje nënën time Sabire Halili, që mbetet dhe shoqja ime më e mirë e jetës . Trofeja e saj ishte nga unë vajza e saj, në shenjë mirënjohjeje dhe dashurie që nuk njeh kufi.

Në fund të eventit u shpërndanë dhurata surprizë si dhe u bë një foto e përbashkët, që sigurisht nuk përmblidhte dot të gjithë të ftuarit. Dritat u shuan, por të ftuarit donin që festa të vazhdonte dhe kjo na la me mbresën e një fillimi të mbarë të një pune që do të jetë në vazhdimësi. Komentet dhe përshtypjet e të gjithëve ishin nga më të lartat. Tashmë edhe Florida e Jugut po mblidhet në një komunitet sikur NY, apo disa komunitete të tjera të diasporës.

Filed Under: Featured

Turisti “cheap”

May 14, 2024 by s p

Mirëpritini turistët në Shqipëri, të jeni mirënjohës e falenderues për ardhjen e tyre, edhe pse nuk janë të pasur, ata japin nga vetja mundin e punës së tyre vjetore, sado e vogël është ajo, tregojnë respekt për Shqipërinë e ju duhet të ndiheni krenar për ata.

Nga Mimoza Dajçi

Termi “turisti cheap” që sipas përllogaritjeve të Bankës së Shqipërisë bëhet fjalë për turistët e kategorisë “C”, dmth të varfërit, përdorur nga titullari i një korporate biznesi në Shqipëri, mendoj se është gjetje e gabuar. Sipas tij turisti i huaj që frekuenton vendin nuk mund të cilësohet as shpenzues i një buxheti mesatar, ku mesatarisht shpenzimet e turistëve llogariten rreth 412 euro për person. Dhe këtë fakt nuk e kundërshtoj.

Ai i quan turistët “cheap”. Të jesh i varfër nuk është turp, përdorimi i këtij termi nga vetë ai në këtë kontekst është i tepërt. Thotë këtë për turistët e botës përfshi edhe shqiptarët, duke lënduar më shumë akoma zemrat e shqiptarëve dhe të varfërve në botë. 

Thekson se i paska parë turistët në Shqipëri tu ofrohen ushqimeve të zgarës. I paska vëzhguar e studiuar. I ndjek ku hanë, ku pinë, ku qëndrojnë, ku flenë dhe thotë turistët “cheap”. Kjo mënyrë e të deklaruari të frikëson vërtetë, tregon se akoma përndiqemi, survejohemi në mënyrë të hapur në Shqipëri nga ky zotëri apo dikush tjetër.

Ja si shprehet ai konkretisht “Mbështetur te lloji i restoranteve që parapëlqehet apo frekuentohet nga turistët e huaj që më tepër zgjedhin strukturat ku ofrohet ushqim zgare, kryesisht qofte dhe gatime tradicionale shqiptare për shkak të çmimeve ekonomike” e më tej vijon “Mbështetur tek e dhëna e shpenzimeve për person që llogariten rreth 420 euro, rezulton se në Shqipëri ka ardhur turisti i kategorisë C, pra turist “cheap” që harxhon më pak sesa harxhon një shqiptar kur frekuenton në muajt e verës resortin më të lirë në Turqi”.

Më vjen mirë që erdhi dita që bashkëkombasit e mi nga Shqipëria të lëvizin lirisht nëpër botë, frekuentojnë për pushime edhe Turqinë, harxhojnë paratë e tyre atje, por nuk e dinë se xhepat e tyre vëzhgohen, “studiohen” nga ky zotëri deri në Turqi. 

Unë nuk e mohoj këtë fakt, pasi Banka e Shqipërisë i vlerëson këto shpenzime në vlerën e 2,3 miliardë eurove, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë dhe mesatarisht, shpenzimet e shqiptarëve jashtë llogariten rreth 332 euro për person, pavarësisht këtyre shpenzimeve vret mënyra se si e përcjell ky zotëri këtë mesazh. 

Jo të gjithë turistët janë të pasur. Jo çdo kush i ka konditat e luksin të bëhet pronar me djersë të ballit me tre apo katër vila në Shqipëri. Jo të gjithë turistët (të paktën shqiptarët) ushqehen e pinë nëpër hotele me 5 Yje. Jo të gjithë turistët relaksohen nëpër resorte të shtrenjta. E folura pa sens nuk i shërben mirësisë së turizmit. Shtrij këmbët sa ke jorganin thotë një shprehje popullore. Dhe kështu veprojnë turistët e varfër. 

Dihet që turizmi sjell sfida për këtë sektor dhe na ballafaqon me kultura dhe preferenca të ndryshme, por kushdo që largohet nga Shqipëria ka arsyet e hallet e tij/saj, për mbijetesë, për shkollimin e fëmijëve, për një jetë më kualitative apo për arsye të ndryshme. Jo të gjithë që largohen nga vendi janë të pasur, jo të gjithë që jetojnë larg Shqipërisë janë të pasur. Ndryshe në atdhe do të vinim me Yacht apo Jet privat. Por kjo nuk ndodh.

Vetëm një vajtje në tokën mëmë për një apo dy javë, pas 7-të apo 10-të vitesh nuk të dërgon atje se detyrimisht duhet të jesh i pasur, sepse sa më shumë i afrohesh aeroportit “Nënë Tereza” aq më tepër mbushesh me emocion, lot për vendlindjen tënde, të të parëve të tu, familjen tënde, gurëve të lagjes. Arsyet janë nga më të ndryshmet, e para turistët “cheap” kanë familjet e tyre atje që duan t’i vizitojnë, kanë probleme dokumentacionesh, sakrifikojnë që fëmija e tyre të njohë vatanin e prindërve. 

Ndoshta nuk e dini por në emigracion një kryefamiljari i duhet të bëjë dy punë në ditë për të mbajtur familjen, paguar qeranë e apartamentit ku jetojnë, pasi dihet që qeratë e banesave janë rritur tashmë edhe në Shqipëri. Por në kësi rastesh jeta e emigrantit apo turistit “cheap” tregon se ai kurrë nuk lë pa paguar taksat atje ku jeton e punon me djersë dhe nuk merret me shpërdorim detyre, pastrim parash apo të bëhet pronar pallatesh brenda natës pa mund të madh, pasi siç shikojmë dyert e SPAK-ut në Shqipëri çdo ditë nuk kanë të ndalur nga denoncimet për korrupsion të lartë në vend. 

Mirëpritini turistët në Shqipëri, të jeni mirënjohës e falenderues për ardhjen e tyre, pasi edhe pse nuk janë të pasur, ata japin nga vetja mundin e punës së tyre vjetore, sado e vogël është ajo, tregojnë respekt për Shqipërinë e ju duhet të ndiheni krenar për ta.

Filed Under: Ekonomi

BOTIMI I DYTË NË ANGLISHT I LIBRIT “THE NATION-FREE RECIPE” (RECETA PA KOMB)

May 14, 2024 by s p

Saimir A. Lolja, The Nation-Free Recipe – How the Triple Entente served Comintern, 2nd ed., Austin Macauley Publishers, New York, 2024.  ISBN 978-1-6497973-4-6

www.amazon.com/Nation-Free-Recipe-Triple-Entente-Comintern/dp/1649797346/ref=sr_1_1?

Pse është i domosdoshëm të preket shpejt? Dhe rilexohet, sepse lexuesi tani përparon duke zbuluar çka akoma nuk thuhet, pasurohet në çfar dihet dhe lartësohet mbi çfar kuptohet. Brendia e tij shtrihet në Europë, Mesdhe, trojet shqiptare që nga fillimi i shekullit XX e deri tani. Ngjarjet, njerëzit në to, idetë, regjisorët janë të gjithë e të gjitha jo rastësi dhe të lidhura me një fill që vazhdon edhe tani. 

Globalistët e sotëm janë ish internacionalistët (komunistët) e dikurshëm të cilët qenë universalistët e mëhershëm. Doni të kuptoni më thellë pse e çfar po iu habit në Europë dhe Shqipëri 33 vitet e shkuara dhe tani? Apo pse demokracia lindi e ndryshkur në Shqipëri më 1991? Ia gjeni fillin përgjigjeve në mbi 100 vite më parë në libër. 

Kur Europianët po ndriçonin vetveten, Renes Descartes shkrojti në vitin 1637: “Cogito, ergo sum” (Jam kur mendoj). Që domethënë se çdokush dëshiron të jetë vetvetja. Prandaj ata që e lexojnë librin kalojnë para, ngjiten më lart dhe ndjehen më mirë.

Libri fillon me shkrimin “Universalizmi dhe Nacionalizmi” të Dhjetorit 1943 ku “…Komunisti kërkon: Hiq dorë nga vllau tënd i gjakut dhe unë të bëj vlla me të gjithë njerëzit e kësaj bote.” Përgjigja që i jepet dhe të tjerat janë aty.

Në faqen tjetër është një pyetje që iu bë dy oficerëve britanikë në një fshat të Dibrës në Maj 1944: “Siç e dini, tre parti politike janë në Shqipëri: agjentët e Gjermanisë, agjentët e Rusisë dhe agjentët e Anglisë. Ajo është e kuptueshme, por ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është se përse agjentët e Rusisë paguhen me ar anglez”. Përgjigjen e jep ky libër pas 80 vitesh dhe e cila vlen për të kuptuar të tashmen dhe 130 e më shumë vitet e shkuara.. Dhe pak nga pyetjet e tjera të cilat përgjigjen në libër, ndryshe nga si mendohet, janë:

Trojet shqiptare në fillim-shekullin XX u krasitën deri në rrëzë. Pse e si, nga cilët? Çfar ishin Lufta I Botërore dhe Lufta II Botërore? Tre Jugosllavi (Serbi më të Mëdha) u krijuan në shekullin XX. Pse e si, prej kujt? Kënga e luftës së shenjtë sllave (Svyashchennaya Voyna) ose e xhihadit sllav këndohet akoma. Kur e ku?

I njëjti shi monedhash prej ari dhe ndihmash në armatime, stërvitje, ndërlidhje, organizime, veshje e ushqime ra gjatë Luftës II Botërore mbi Jugosllavi, Shqipëri dhe Greqi. Kujt, nga kush, pse?

Ku shkuan qindra ton ar i grabitur popullatës me dhunë e tortura në vitet 1945-1946?

Çfar ishte e ashtuquajtura Perdja e Hekurt pas Luftës II Botërore dhe zgjatim i kujt vije ishte?

Pse ndodhi çmenduria e vitit 1997 në Shqipëri para luftës që i dha lirinë Dardanisë më 1998-1999?

Të vërteta absolute nuk ka dhe pyetja që i kumbon secilit është me mbetur mbrapa, anash dhe pa busull apo me qenë më afër të vërtetave dhe me busull të vajosur? Përgjigjen dhe energjinë e merrni kur ta shfletoni këtë libër tani, i cili ka një brendi që nuk gjendet në librat e tjerë. 

Do të kënaqeni me librin sepse sytë po iu lexojnë një përmbajtje të munguar deri tani, dhe do mendoni, do ndjeni vetveten, e do jeni të ndriçuar për të tashmen dhe të ardhmen. Domethënë nuk do jeni një askush pa busull, por një dikush i zgjuar dhe me busull. Nëse e gjykoni veten të ditur, e shtoni duke zbuluar në libër. Nëse doni të zbuloni se keni shkrojtur në libër, e lexoni. Nëse doni të zbuloni se jeni autor në libër, e prekni. (Ndërkohë, në librarinë Adrion-Tiranë ndodhet po ky libër në shqip: Receta Pa komb, botimi I.)

Saimir Lolja

Filed Under: LETERSI

VATRANJA MARY CAMAJ DIPLOMOHET ME XHUBLETË NË COLUMBIA UNIVERSITY

May 14, 2024 by s p

“Today I graduated from Columbia University with a Master’s Degree in Political Science. Over the last year, I have produced work that explicitly focuses on the indigenous Albanian population of the Balkans, with the goal of introducing the Albanian perspective in academic discourse and reclaiming the narrative over the region. I am beyond grateful and proud to have been able to use the Albanian language in my studies and prioritize the work of Albanian authors in my research. While I was born and raised in the United States, I am first and foremost an Albanian woman, and my identity will always be the crux of what I do.

Thank you to God. Thank you to my family. Thank you to everyone who supported me. Thank you to all those who came before me”- Mary Camaj.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT