• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2024

Dita Botërore e Refugjatëve – Fati i refugjatit, tragjizmi i “tokës së djegur”

June 20, 2024 by s p

Albert Vataj/

A mund ta imagjinoni se si do të ishte të linit shtëpinë, kujtimet, ëndrrat, mallin dhe dhimbjet, për të ikur diku tjetër, atje ku askush nuk të pret, në një vend, i cili mund të të dobojë me të njëjten pamëshirë si ai fat që të dëboi nga toka e të parëve, nga atdheu që nuk mundi të vijonte të ishte më një At’ Dhé?

Ikën i përzënë nga tmerri dhe frika, nga lufta dhe nga vdekja, ikën për të besuar se mund të ketë jetë diku tjetër, diku që mund të mos ishte e rrethuar me mure dhe me tela me gjemba, me kordonë policie dhe makineri ushtarake, që në vend të mirëseardhjes të pret me skërmitje dhëmbësh, nerva të tendosura, hipokrizinë e pështirë të humanitetit dhe bukën e hidhur të mëshirës. Të pret për të të treguar se bota që ke lënë dhe ajo që ke gjetur nuk ndyshon. Nëse ike nga toka e djegur, toka që të pret është gati të të përpijë, me të njëjten pamëshirë si bombardimet dhe zjarri i armëve.

A mund të imagjinoni sfidat me të cilat do të përballeshit dhe ndjenjën e humbjes që do të ndjenit? Epo, çdo minutë 20 njerëz i nënshtrohen kësaj përvoje të hidhur dhe bëhen refugjatë. Ndoshta ju jeni edhe vetë një refugjat ose njihni njerëz të zhvendosur që jetojnë në komunitetin tuaj.

Në një botë ku dhuna, persekutimi dhe lufta detyrojnë mijëra njerëz të ikin çdo ditë, është e rëndësishme që ne të gjithë të bashkohemi në mbështetje të refugjatëve dhe ka më mirë se në Ditën Botërore të Refugjatëve? Ky rast i veçantë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë për atë që kalojnë njerëzit e zhvendosur, si dhe të festojë refugjatët në të gjithë botën.

Filed Under: ESSE

GREQIA, 695 FSHATRA SHQIPTARE

June 20, 2024 by s p


Nga Prof. PETER PRIFTI

http://3.bp.blogspot.com/-5TkgosKtIcs/T6XDiiyGRAI/AAAAAAAAOOs/1sHOp_EUxY0/s200/Peter-Prifti-Foto.jpg
Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip. Çfarë zbuluan dhe dokumentuan priftërinjtë arbëreshë Antonio Belushi dhe Jani Kapareli nga viti 1965 deri në 1995. Rrënjët arbërore që zgjaten deri në Athinë dhe represioni i autoriteteve greke në vite
  
DOKUMENTI 


Recensioni i prof. Peter Priftit (1924-2010) mbi veprën “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzën arbërore në Helladhë”*. Vepër e Papa Andon Bellushit, botuar me 1994

Faksimile e kopertinës së librit të Antonio Bellusci-it “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbëreshe in Italia a matrici arberore in Grecia (Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Greqisë – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzën arbërore në Greqi)

Në ditët tona vëmendja e botës shqiptare është përqendruar me të drejtë në çështjen e madhe të Kosovës. Ajo përbën sot fushën më të madhe të luftës për liri nga një zgjedhë e rëndë, për pavarësi dhe për bashkimin eventual të të gjithë trojeve shqiptare. Shkurt, është çështja kyç që i jep formë dhe frymë çastit historik para të cilit gjendet sot bota shqiptare. Megjithatë, shqiptarët një sy dhe një vesh e kanë patur gjithmonë në drejtim të shqiptarëve të Greqisë. Në një mënyrë ose tjetër, janë interesuar për fatin e vëllezërve dhe motrave çame, si edhe për gjendjen e shqiptarëve të vjetër, që u vendosën gati kudo në Greqi që në kohët e lashta të mesjetës. Një nga këta shqiptarë është prifti i njohur arbëresh, Andon Bellushi (Papa Antonio Bellusci). Të parët e tij, ashtu si të parët e shumicës së arbëreshëve, emigruan nga Greqia që në kohën e Skënderbeut, në vitin 1434. U larguan që të mos binin në duart e shkelësve turq. U larguan me lot në sy që të ruanin mënyrën e jetës së tyre, gjuhën shqipe dhe çdo gjë të shtrenjtë, të trashëguar brez pas brezi nga gjyshët dhe stërgjyshët e tyre.

MALLI PËR MORENË

I nxitur nga një mall i papërshkrueshëm për vendin e prejardhjes, për Morenë e bukur, papa Bellushi udhëtoi në Greqi për të parën herë në vitin 1965. Ai udhëtoi atje jo vetëm si një “pilgrim” i përmalluar, por edhe si njeri i shkencës, si etnograf i pasionuar për të mbledhur folklorin e “arbërorëve”, sikundër quhen zakonisht shqiptarët e Greqisë. (Një tjetër emër për ta është “arvanitë”). Pas vizitës së parë, ai u kthye herë pas here në Greqi, për të vazhduar dhe rafinuar punën e nisur. Ky libër: “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës”, është fryti i asaj pune të madhe. Në këtë vëllim Bellushi vë në dukje lidhjen e ngushtë që ekziston midis arbëreshëve dhe arbërorëve. Në një takim me arbërorët në Tebë më 1990, ai tha: “Ne flasim ashtu si flisni ju këtu… Kemi gjuhën tuaj, zemrën tuaj. Kemi ritin (fenë) tuaj. Kemi emrin tuaj.” (f.173) Kënga e Moresë, ka thënë Bellushi, “mbajti të gjallë në zemrat tona nostalgjinë për Morenë”. Këtë ndjenjë e ka shprehur bukur edhe peshkopi arbëresh Ercole Lupinacci me fjalët: “E kemi pasur gjithmonë këtë dëshirë të fortë, të njihemi me Dheun e gjyshëve, që i kujtojmë me mall në këngët tona popullore.” (f.101) Lidhja me shqiptarët e Greqisë duket në emrat e vendeve (toponimet) dhe fshatrave të arbëreshëve, në emrat e tyre personale, në shërbesat fetare, dhe, mbi të gjitha, në mënyrën e të folurit, në gjuhën e tyre të përditshme. Nga bisedat që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se shqiptarët e Greqisë dhe ata të Italisë nuk kanë aspak vështirësi për t’u marrë vesh, për të komunikuar me njëri-tjetrin, sepse të dyja palët flasin të njëjtin dialekt – një toskërishte të vjetër. (Është një dialekt ky që tingëllon disi arkaik në veshin e folësit të shqipes moderne). Të bëjnë përshtypje takimet dhe bisedat shumë të ngrohta që pati Bellushi me arbërorët. Ai u prit me plot përzemërsi dhe u nderua si vëlla sepse – siç u shpreh historiani arbëror, Aristidhis Kolljas – ai dhe arbërorët hodhën “urën midis Greqisë dhe Italisë që të gjejë vëllai vëllanë”. (f.92)

ARRITJET E PUNËS ME ARBËRORËT NË GREQI

Duke filluar nga viti 1965, autori i kësaj vepre “fotografoi” gjuhën dhe zakonet e arbërorëve me kujdesin dhe ndërgjegjen e shkencëtarit, duke i inçizuar me trak. Gjatë afro 30 vjetëve ai mblodhi një thesar të dhënash mbi historinë dhe folklorin e arbërorëve: përralla, legjenda, fjalë të urta, mallkime, këngë dhe bisedime – trashëgim kulturor ky i ruajtur shekuj me radhë. Regjistrimet e bisedave dhe këngëve përbëjnë material të pastër etnografik, sepse Bellushi i la njerëzit të flisnin dhe të këndonin shqipen që dinin. Pra, i mori ato dhe i botoi në këtë libër ashtu siç ia dëgjoi veshi, pa i korrigjuar, pa i ndryshuar. Ja, disa nga rezultatet e punës së palodhur që bëri në Greqi. Sa shqiptarë ka në Greqi, nuk dihet saktësisht. Po një arbëror i shkolluar në Athinë i tha autorit se në Greqi ka 3 milionë “arvanitë”, veçse jo të gjithë flasin shqip. (f.59) Libri ka një listë të gjatë të krahinave dhe fshatrave ku banojnë arbërorët – 696 fshatra në nja 15 krahina. Në këtë listë gjen emra fshatrash si Qiuteza, Vithkuqi, Blushi, Matranga, Variboba, Dara, që dëshmojnë për lidhjet e tyre me fshatrat e Shqipërisë, si edhe me emra të njohur të arbëreshëve në Itali. Bellushi u njoh mirë me kulturën e lashtë të arbërorëve. Besa e shqiptarit, thotë ai, rron në trojet e shqiptarëve të Greqisë. Ata krenohen me këtë kryevirtyt të racës shqiptare, të cilën e shprehin me frazën, “arvanit-besalith”. Ne “nuk themi fjalë në erë”, i tha një arvanit papa Bellushit. (f.135) Për të zbuluar botën e tyre të përditshme në mënyrë më të imtë, Bellushi i pyeti arbërorët për gjërat më të thjeshta. “Si e bëni bukën, djathin? Si i punoni vreshtat? Si i rrjepni dhitë? Si i ruani bagëtitë nga ujqit?” Pastaj pyet çfarë zogj kanë andej, si u thonë maleve që kanë afër, cilët janë katundet arbërore rreth e përqark? I pyet, gjithashtu, të recitojnë numrat (l,2,3…), ditët e javës dhe muajt e vitit. Përgjigjet që mori ishin pothuaj të njëjta nga një krahinë te tjetra, gjë që tregon se në thelb kultura e shqiptarëve në Greqi është e njëjtë kudo. Autori mblodhi me qindra këngë, shumica e të cilave bëjnë fjalë për dashurinë. Ja, disa radhë të shkëputura nga këto këngë:

Eja të të puth një herë,
Tani që kam pirë verë.
Prapa malit kam një pus,
Eja vashë të të puth.
Prapa malit kam shtëpinë,
Eja vashëzë të rrimë.

Libri hedh dritë edhe mbi figurat arbërore që i kanë bërë shërbime të çmuara popullit shqiptar në Greqi, burra si: I ndjeri Jorgo Marougas, redaktor i shquar i revistës “Dialogoi”, Aristidhis Koljas, autori i librit “Arvanites” (1983), veprës kryesore për njohjen e arbërorëve, Vangjelis Ljapis, folklorist, autor dhe avokat për mbrojtjen e të drejtave të arvanitëve; dr. Jorgo Haxhisotiriov, i njohur si mjek në Athinë, si shkencëtar dhe si mbledhës i folklorit arbëror. Ka edhe të tjerë.

GJENDJA E GJUHËS SHQIPE

Arbërorët janë krenarë për gjuhën e tyre. Një nga këngët që këndojnë në krahinën e Korintit thotë:

Kjo gjuhë arbërishte
Është gjuhë trimërishte.
E fliste Admiral Miaulli,
Boçari dhe gjithë Suli (f.327)

Nga intervistat e shumta që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se ata e duan gjuhën shqipe me zemër, dhe kënaqen kur flasin shqip. Prandaj kanë merak ta ruajnë dhe t’ua lënë trashëgim fëmijëve. Ky merak duket edhe në ndonjë këngë të tyre, si, p.sh. në radhët: “Arvanitete të këndomi/ Gluhenë të mos harromi”. Papa Bellushi pyeti herë pas here kudo që vajti: “Do të rrojë gjuha arbërore?” “Nuk e di,-iu përgjegj një burrë,-sepse është një gjuhë që nuk mësohet në shkollë dhe nuk shkruhet”. Dhe vërtet bisedat e Bellushit me arbërorët zbuluan një konflikt midis atyre që duan ta ruajnë gjuhën me çdo kusht, dhe atyre që preferojnë greqishten, sepse ajo shkruhet. Po në përgjithësi ata kanë besim në të ardhmen e gjuhës. Kanë po ato ndjenja që shfaqi një plak nga Korinthi kur tha: “Unë kam tri vasha me shkollë. Po kur më vinë këtu në shtëpi, flasin arbërisht. Greqishten nuk e flasim neve këtu”. (f.349) Gjatë gjithë udhëtimeve që bëri në Greqi, meraku më i madh i papa Bellushit ishte për gjuhën shqipe, por edhe për kulturën e arbërorëve, dhe me të drejtë, sepse nga të gjitha anët ai dëgjoi ankime për grekët. Grekët nuk lejojnë hapjen e shkollave shqipe. Nuk i lejojnë shqiptarët as të këndojnë këngët e tyre. “S’kemi mundësi të shkruajmë gjuhën tonë,” thotë arbërori. “S’kemi botime, as fetare, as popullore, as letrare. S’na lejojnë… Jemi si një trup pa shpirt”. (f.426) “Këtu gjuha jonë flitet vetëm midis mureve të shtëpive. Ajo s’ka banesë as në liturgji, as në shkollë, as në shtyp, askund”. Kështu foli plaku 72- vjeçar Dhimitri Gonos në More. (f.419) Priftërinjtë i ndalojnë fëmijët arbërorë të flasin shqip, se “është e mallkuar”. Një burrë i tha Bellushit se kur ishte djalë i vogël në shkollë, mësuesi i rrihte nxënësit shqiptarë po të thonin ndonjë fjalë shqip, dhe i detyronte të shkruanin ato fjalë njëqind herë në dërrasën e zezë. (f.233). Grekët i shohin shqiptarët si vllehë, d.m.th. pa rrënjë, pa shtëpi, pa tokën e tyre, sikur ata nuk ekzistojnë si popull me kombësinë e vet. Edhe emrat shqip të fshatrave të tyre nuk i durojnë, dhe i kanë ndryshuar e u kanë vënë emra greke. (Megjithatë, populli vazhdon të përdorë emrat e tyre të vjetër shqip). Thonë se shqiptarët nuk ekzistojnë fare. Përgjigjen shqiptarët: “Një e rremë e madhe! Në Korinth, në Beoci, në Atika, në Eube, në Argolidhë, në More, në Thebe arbërorët i gjen si milingonat nga të gjitha anët”. (f.426)
Arbërorët e dinë mirë rolin e shqiptarëve në Revolucionin për Pavarësinë e Greqisë. “Greqinë e kanë ngjallur arbërorët”, thonë ata me këmbëngulje. Por kjo e vërtetë historike nuk u bën përshtypje grekëve. Ata e mohojnë kombësinë shqiptare të herojve të revolucionit grek si Boçari, Miaulli, Xhavella, Kollokotroni, etj. duke thënë se ata ishin grekë që kishin mësuar të flisnin shqip!! Më e keqja është se ka edhe arbërorë që s’duan të thonë se janë shqiptarë. E mohojnë kombësinë e tyre dhe zemërohen po t’ua kujtosh.

UDHËTIM NË MORE MË 1970

Me interes të veçantë është udhëtimi që bëri Bellushi në More më 1970, i shoqëruar nga prifti arbëresh Jani Kaparelli. Përshkrimi i këtij udhëtimi përbën një dokument me vlerë të rrallë. Në hapësirën e gati 20 faqeve, (409-427), autori shkruan për mallin e pafund që kanë arbëreshët për Morenë, sepse, sikurse thotë ai, arbërorët e Moresë dhe arbëreshët “janë lidhur ngushtë nga historia, nga gjuha e nga besa… Jemi si mish e thua”. Ai bën fjalë për takimet e ngrohta bisedat e përzemërta, këngët që kënduan së bashku me shqiptarët e Moresë, të cilat mishëronin gëzimin e tyre të përbashkët, hidhërimin, vajtimin, besën, mundimet, dhe afërsitë shpirtërore që kanë njohur gjatë shekujve. Pastaj shkruan për prelatin simpatik grek të Moresë, dhespot Stefanos i cili, ndryshe nga qëndrimi zyrtar i grekëve, i mirëpriti arbëreshët dhe tha me gojën e tij se, “këtu janë shumë katunde arbërore”. (f.415) Madje, ai lëshoi një kartë, të hartuar në formën e një “leje” për vizitorët, ku ai përmendte me emër fshatrat e Moresë që donin të vizitonin Bellushi dhe Kaperelli. “Ky është i pari dokument grek”, thotë Bellushi, “ku shkruhet se në More gjenden edhe sot katunde arbërore!” Dhe si i tillë “ka një rëndësi historike të madhe”. (f.416)

VEPËR E DENJË SHKENCORE

Me botimin e këtij vëllimi, Andon Bellushi ka vënë në duar të lexuesve një vepër që ndriçon jo vetëm gjendjen e shqiptarëve të Greqisë, por edhe të arbëreshëve. Vepra e tij ka material të gjerë të mbledhur në terren, nga një kërkues i pasionuar “që ulet gju më gju analfabetët e të papërfillurit”, sikurse thotë prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit të Tiranës, “duke regjistruar… gjithçka që ata mbajnë mend”. Prof. Shkurtaj e cilëson veprën si “një enciklopedi të tërë të jetës, shpirtit, kulturës, dokeve (traditave), zakoneve, dhe gjuhës që flitet edhe sot në komunitetet e moçme të shqiptarëve në Greqi”. Në mënyrë shkencore autori vë në dukje botën e shqiptarëve që zbuloi në tokën e Greqisë, që do t’u vlejë dijetarëve dhe studentëve të historisë, gjuhësisë dhe folklorit. Njëkohësisht, duke iu përmbajtur kritereve shkencore që kërkonte puna e tij, ai paraqet edhe ndonjë të metë, dobësi apo konflikt që gjeti midis arbërorëve. Një nga gjërat që ia rritin vlerën librit dhe e bëjnë atë më interesant, janë fotografitë e shumta që ilustrojnë faqet e tekstit. Ato fiksojnë fytyrat e personave që takoi autori gjatë vizitave në Greqi; rrëfejnë, gjithashtu, edhe diçka nga jeta e tyre: veshjet, dhomat e shtëpive, kisha, monumente, peizazhe. Dy tipare të tjera të librit janë hartat, që tregojnë fshatrat arbërore me emër, dhe qindra e qindra shënime “notes” (në italisht), që e bëjnë tekstin më të qartë për lexuesin. Me gjithë gjendjen e rëndë të arbërorëve që gjeti autori në Greqi, për shkak të shtypjes së gjuhës dhe kulturës së tyre, ai nuk u dekurajua, nuk u dorëzua. I mbrujtur me ndjenja të thella atdhedashurie dhe i nxitur nga një mall përvëlues historik (që buron nga thellësia e shekujve), papa Bellushi, më se fundi, del fitues si etnograf, si shërbëtor i urtë i Zotit dhe si burrë i Besës shqiptare. Ai e afirmon vetveten si optimist për të ardhmen e shqiptarëve të Greqisë. Shpirti i Arbërit rron, thotë Bellushi, “i freskët, i gjallë, i thjeshtë”. Rron në këngët arbërore rron dhe do të rrojë, se “ajo ka rrënjë të thella”, dhe “flitet nga të mëdhenjtë e nga të vegjlit”. (f.424)

* * *

Teksti i këtij libri është në dy gjuhë: shqip dhe italisht (me disa faqe edhe në greqisht). Pjesa më e madhe e lëndës është në gjuhën shqipe. Teksti italisht është, në të vërtetë, një përkthim disi i përmbledhur i tekstit shqip. Megjithatë, emri i autorit dhe titulli i librit në kapakun e veprës janë në gjuhën italishte, si pason: Antonio Bellusci, “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbëreshe in Italia a matrici arberore in Grecia.” Libri ka një hyrje nga Aristidhis Kolljas, kryetar i Shoqatës Kulturore Arbërore “Mark Boçari” në Athinë, dhe një parathënie nga prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit të Tiranës. U botua nga Qendra për Kërkime Socio-Kulturore “G.Castriota, Cosenza, Itali, 1994, 500 faqe.

*Shënim: Citatet nga bisedat dhe këngët e abërorëve janë shkruar gati të gjitha në shqipen e njësuar letrare, për ta bërë më të lehtë leximin e tyre. –

PETER R. PRIFTI 
San Diego, California
Shkurt, 1996

_________________________

Peter R. Prifti

Peter Prifti (1924-2010) lindi në Rehovë (Kolonjë) më 1924. Pasi kreu shkollën fillore në fshat dhe Plotoren në Ersekë, emigroi në Amerikë më 1940. Peter Prifti mbaroi shkollën e mesme, pastaj u diplomua për art e letërsi në Penn State College. Vazhdoi studimet në University of Pennsylvania ku fitoi gradën shkencore “Master of Art Degree in Philosophy” (1955). Punoi redaktor në gazetën “Dielli” dhe sekretar i “Vatrës” (1958-1960), përvojë e cila e ndihmoi të njihte nga afër Fan Nolin dhe komunitetin shqiptar. Për 15 vjet ishte konsulent për çështjet shqiptare në M.I.T. (Massachusets Institut of Technology) qendër e shquar e studimeve ndërkombëtare. Më 1976 University of California, Dega e Linguistikës e mori si pedagog sapo hapi katedrën e Gjuhës Shqipe. Jetonte në San Diego, Kaliforni. Është autor i librave “Socialist Albania since 1944”; “Remote Albania – The politics of isolation”; “Confrontation in Kosova, The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999”; “Land of Albanians: A crossroads of Pain and Pride”; “Mozaik Shqiptar”; “Unfinished Portrait of a Country”.

Aristidh Kola

Aristidh Kola (1944-2000) është jurist, studiues, publicist, shkrimtar, veprimtar i guximshëm për çështjen kombëtare, kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”. Mbante lidhje dhe bashkëpunoi me personalitetet e diasporës në Amerikë e Turqi, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, arbëreshët e Italisë dhe Korsikës. Është autor i veprave “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Gjuha e perëndive”, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori korregjues i fjalëve arvanite”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Mithi dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i Marko Boçarit”, etj. Nxorri revistat “Besa” dhe “Arvanon”. Në vitin 1999 përkrahu në mediet greke bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi dhe UÇK-në. Është hedhur në gjyq dhe kërcënuar me vdekje nga qarqet ultranacionaliste greke. Dekoruar nga ish-Presidentët e Shqipërisë Sali Berisha dhe Rexhep Meidani, si dhe nga kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Është “Qytetar nderi i Skënderajt”.

Andon Bellushi (Antonio Bellusci)

Prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindur në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës, (Itali). Diplomuar për filozofi e teologji. Ka shërbyer si prift famullitar arbëresh. Ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”. Qysh nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, “Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”. Është nderuar nga Qeveria Italiane, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qeveria e Kosovës, etj.

Filed Under: Reportazh

Pushtimi morman i Durrësit dhe të dhënat e para për arbërit

June 20, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi/

Plagosja e Aleksit I

Përmendja e parë e shqiptarëve, nga historianët bizantinë, edhe pse e përciptë dhe e papërsosur, i paraqet ata, aty ku janë edhe tani. Gjeografi Ptolemeu, qe i pari nga autorët e lashtë që i vuri re dhe i vendosi ata në mënyrë të dukshme në Iliri, në tokat e fisit Albanoi. Ndërsa Anna Komnena qe e para historiane byzantine që bëri aludimin e radhës, pasi historia të heshti për fatin e popullit iliro-arbër gjatë dhjetë shekujve. Sipas të dhënave të Anna Komnenit shqiptarët, ndodheshin në hinterlandin e Durrësit prej shumë shekujsh para se të ndodhte beteja e Durrachiumit të cilën ajo e përshkoi me detaje.

Dëshmia e Anna Comnenas

Historiania bizantine Anna Comnena (1083- rreth 1153) ishte e bija e perandorit Alexius I Comnenus (1081-1118) dhe gruas së tij Irene Ducas. Në vitin 1097, ajo u martua me historianin Niqifor Bryennius (1062-1138). Me vdekjen e burrit të saj në 1138, ajo vazhdoi “Historinë” e tij, e cila, me përfundimin e saj në 1148 në tetë libra, u bë e njohur si “Aleksiada”. Me interes në “Aleksiadën”, e cila, siç nënkupton edhe titulli, që i kushtohet kujtimit të babait të saj, është përshkrimi i saj i pushtimit norman të Shqipërisë, i udhëhequr nga rivali i hershëm i babait të saj, Robert Guiscardi, Dukë i Pulias (mbret. 1057- 1085).

Por përdorimi i termave arkaikë nga historiani Bizantin Michael Attaleiates para saj më 1041 për t’iu referuar ushtarët perëndimorëve në betejën e Manzikertit 1079 përmendet etnonimi Ἀλβανοὶ. (albanoi) Ky etnonim ndezi një debat të ashpër mes historianies greke Era Vranousse dhe bizantologut francez Alain Ducellier në vitet 1970. Deri në vitin 1079 Bizanti ishte bërë një shtet politikisht i paqëndrueshëm me gjysmën e madhësisë së dikurshme, i kërcënuar nga armiq të fuqishëm nga të gjitha anët. Sipas Vranousse, ata që morën pjesë në Ushtrinë e Gjergj Maniakes më 1041 nuk mund të barazohej me njerëzit e lidhur në terma e sotëm me shqiptarët modernë. Ndërsa bizantologu Ducellier në përgjithësi besonte se një term që u referohej “shqiptarëve mesjetarë”.

Cilët ishin normanët?

Normanët mbërritën për herë të parë në Italinë Jugore në 1015 nga Franca veriore dhe u shërbyen zotërve lokalë lombardë si mercenarë kundër Perandorisë Bizantine. Ana i quan ata keltë. Meqë paguheshin me toka, së shpejti ata ishin mjaft të fuqishëm për të sfiduar autoritetin papnor; më 1054, ata mundën Papën në Betejën e Civitate, duke e detyruar atë të pranonte autoritetin e tyre. Në vitin 1059, Papa e bëri Robert Guiscardin, nga familja e Hauteville, Dukë të Pulias, Kalabrisë dhe Siçilisë. Megjithatë, shumica e Pulias dhe Kalabrisë ishin ende në duart e Bizantit, dhe Siçilia ishte në duart e Saraçenëve.

Në vitin 1071, Roberti, së bashku me të vëllain e tij Roger, kishin marrë nën kontroll bastionin e fundit bizantin në Itali, Barin. Dhe deri në vitin e pasues ata pushtuan të gjithë Sicilinë, duke i dhënë fund kështu Emiratit Islamik të Siçilisë.(Saracen)

Pas pushtimit norman të Italisë Bizantine dhe Sicilisë Saraçene, perandori bizantin, Mihal VII Duka (m. 1071–1078), fejoi djalin e tij me vajzën e Robert Guiscard-it, Helena. Kur Mihali u rrëzua, Roberti e mori këtë si një justifikim për të pushtuar Perandorinë Bizantine dhe teksa po kthehej në Itali, Roberti dëgjoi për grushtin e suksesshëm të shtetit të Aleksit kundër Botaneiates, pas së cilit Aleksi u bë perandori Aleksi I Komneni.

Në maj 1081 Robert Guiscard u vendos në Shqipëri për të planifikuar pushtimin e Ballkanit kundër Perandorisë Bizantine. Synimi i Guiscard-it për të zotëruar fronin e Bizantit, i pretenduar nga Konstandin Duka, djali i Mihalit VII i rrëzuar dhe dhëndri i Robertit si bashkëshorti i vajzës së tij, ishte tashmë i qartë në atë kohë. Në qershor të atij viti Guiscardi marshoi në veri dhe rrethoi Durrësit kryeqyteti i rajonit, banorëve të së cilit nuk u bëri aspak përshtypje ardhja e Mihalit të rremë. Qyteti, në fakt, i shtrirë në një gadishull që shtrihej drejt Adriatikut, ishte i përgatitur mirë për sulme nga toka dhe nga deti. Dozhi Domenico Selvo, i martuar me një fisnike të aristokracisë së Kostandinopojës, nuk ngurroi të komandonte personalisht një flotë për të ndihmuar Aleksin dhe bllokoi anijet e Guiscardit brenda portit, duke e detyruar normanin të dërgonte djalin e tij Bohemondin për t’u marrë me ta. Kur ata refuzuan të njihnin Mihal-in e rremë dhe ofenduan Bohemondin, Roberti shkoi vetë në sulm. Anijet e tij u shkatërruan gjatë një beteje të shkurtër detare duke lejuar pushtimin e Durrësit nga venecianët, ndërsa garnizoni i udhëhequr nga Gjergj Palaiologu mundi normanët jashtë qytetit dhe shkatërroi kullat e tyre të rrethimit. Pavarësisht debutimit fatkeq, Guiscardi vazhdoi rrethimin, ndërsa Aleksi u largua nga Kostandinopoja dhe shkoi të takonte ushtritë e tij.

Beteja e Dyrrachium-it?

Beteja e Dyrrachium-it u zhvillua më 18 tetor 1081 midis Perandorisë Bizantine, të udhëhequr nga perandori Aleks I Komneni (m. 1081–1118) dhe normanëve të Italisë jugore nën drejtimin e Robert Guiscardit, jashtë qytetit të Dyrrhachium (Durrësi i sotëm), bastioni kryesor bizantin në Ballkanin Perëndimor, dhe përfundoi me një fitore normane.

Kur ambasadori u kthye, ai i kërkoi Robertit të bënte paqe, duke pretenduar se Aleksi nuk donte gjë tjetër veçse miqësi me normanët. Por Roberti nuk kishte ndërmend paqen; ai dërgoi djalin e tij Bohemond me një forcë avancuese drejt Greqisë dhe Bohemond zbarkoi në Aulona, (Vlorë) me Robertin që e ndiqte pak më vonë. Pasi fitoi një urë dhe një rrugë të qartë për përforcime nga Italia, ai përparoi në qytetin e Dyrrachium, kryeqyteti dhe porti kryesor i Ilirisë. Qyteti ishte i mbrojtur mirë në një gadishull të gjatë e të ngushtë që shkonte paralelisht me bregdetin, por i ndarë nga kënetat. Guiscardi e solli ushtrinë e tij në gadishull dhe ngriti kampin jashtë mureve të qytetit. Megjithatë, ndërsa flota e Robertit lundroi për në Dyrrachium, ajo u godit nga një stuhi dhe humbi disa anije. Marina me përvojë veneciane sulmoi me një formacion të ngushtë të njohur si “limani detar” dhe së bashku me përdorimin e tyre të “bombave” të zjarrit grek, kështu linja normane u shpërnda dhe flota veneciane lundroi në portin e Dyrrhachium.

Roberti nuk u dekurajua nga kjo disfatë detare dhe filloi rrethimin e tij të Dyrrachium. Në komandën e garnizonit në Dyrrhachium ishte gjenerali me përvojë George Palaiologu, i caktuar nga Aleksi me urdhër për të qëndruar me çdo kusht, ndërsa Aleksi vetë mblodhi një ushtri për të lehtësuar mbrojtjen e qytetit nga jashtë.

Ndërkohë, mbërriti një flotë bizantine që pasi u bashkua me flotën veneciane – sulmuan flotën normane, e cila u shpartallua përsëri. Garnizoni në Dyrrhachium arriti të qëndrojë gjatë gjithë verës, pavarësisht katapultave, dhe kullës së rrethimit të Robertit. Garnizoni bënte lëvizje të vazhdueshme nga qyteti jashtë tij; në një rast, Palaiologu luftoi gjithë ditën me një majë shigjete në kafkë. Një tjetër katapultë arriti madje të shkatërronte kullën e rrethimit të Robertit.

Ndërkohë, e djathta dhe qendra bizantine ishin përfshirë në përleshje me normanët përballë tyre, por sidoqoftë, me rënien e së djathtës normane, kalorësit rrezikonin të dilnin jashtë kalasë. Në këtë pikë, Varangianët (kryesisht Anglo-Saksonë që ishin larguar nga Anglia pas Pushtimit Norman) u bashkuan në ndjekjen e së djathtës normane. Disa varangianë, duke përfshirë komandantin varangian Nabites, shpëtuan. Disa varangianët e mbetur ikën në kishën e Kryeengjëllit Mikael. Normanët menjëherë i vunë flakën kishës dhe të gjithë varangianët vdiqën aty nga flakët.

Ndërkohë, Gjergj Palaiologu që u zgjodh pasi kishte mbështetje nga Durrësi nuk arriti ta shpëtojë situatën. Aleati i Aleksit, mbreti serb Konstandin Bodin qëndroi mënjanë me ushtrinë e tij, duke synuar të priste rezultatin e betejës. Kur bizantinët u mundën dhe filluan të iknin, Bodini u tërhoq me ushtrinë e tij. Turqit që i kishte dhënë hua sulltani selxhuk Sulejman I, ndoqën shembullin e Konstandinit.

Ndërkohë kampi i Robertit sipas historianes bashkëkohore Anna Comnena, u godit nga sëmundja e murtajës dhe vdiqën deri në 10.000 burra, duke përfshirë 500 kalorës. Megjithatë, situata e garnizonit të Dyrrhachium u bë e dëshpëruar për shkak të efekteve të armëve të rrethimit norman. Aleksi e mësoi këtë ndërsa ishte në Selanik me ushtrinë e tij, kështu që ai përparoi me forcë të plotë kundër normanëve.

Arbërit në betejën e Durrësit

Në këto rrethana të vështira, vendasit pranuan thirrjen e perandorit Aleksi I Komneni për të bashkuar forcat me bizantinët kundër normanëve që rrethuan Dyrrachium. Forcat e arbërve nuk mundën të merrnin pjesë në betejën që pasoi, sepse ajo kishte nisur shumë herët, para mbërritjes së tyre. Sipas burimeve bashkëkohore [citim i nevojshëm], ky ishte një nga shkaqet kryesore që bizantinët u mundën në 18 tetor 1081 në kodrat jugore të Dyrrachium.

Pak kohë më parë, flota bizantine, e ndihmuar nga venedikasit, kishte siguruar një fitore në bregdetin në veri të qytetit. I detyruar të tërhiqej, Aleksi ia dorëzoi komandën një zyrtari të lartë arbër të quajtur Comiscortes në shërbim të Bizantit. Garnizoni i qytetit rezistoi deri në shkurt 1082, kur Dyrrachium u tradhtua te normanët nga tregtarët venecianë dhe amalfitanë që ishin vendosur në qytet që hapën portat e qytetit.

George Palaiologu nuk kishte mundur të rihynte në qytet pas betejës dhe u largua me forcën kryesore. Mbrojtja e kështjellës iu la venecianëve, ndërsa vetë qyteti iu la Comiscortes që të mobilizonte luftëtarë nga Arbanoni (ἐξ Ἀρβάνων ὁρμωμένω Κομισκόρτη).

Fundi i betejës së parë

Pasi ushtria e Robertit rrethoi Dyrrachium, por flota e tij u mund nga Venedikasit. Më 18 tetor, normanët u ndeshën me një ushtri bizantine nën drejtimin e Aleks Komnenin jashtë Dyrrachiumit. Beteja filloi me krahun e djathtë të bizantinëve, që mposhtën krahun e majtë norman, i cili u thye dhe iku.

I privuar nga krahu i tij i majtë (ende në ndjekje të së djathtës normane), Aleksi u ekspozua në qendër. Guiscard dërgoi kalorësinë e tij të rëndë kundër qendrës bizantine. Ata fillimisht shpartalluan me përleshje bizantinët përpara se të thyheshin në detashmente të vogla dhe të përplaseshin në pika të ndryshme të vijës së mbrojtjes bizantine. Kjo taktikë theu linjat bizantine dhe shkaktoi shkatërrimin e tyre. Kampi perandorak, i cili kishte mbetur i pambrojtur, ra në duart e normanëve.

Aleksi dhe rojet e tij rezistuan për aq kohë sa mundën, përpara se të tërhiqeshin. Ndërsa ata po tërhiqeshin, Aleksi u nda nga rojat e tij dhe u sulmua nga ushtarët normanë. Duke u arratisur, ai u plagos në ballë dhe humbi shumë gjak, me dy heshta në trup por më në fund u kthye në Ohër, ku u mëkëmb dhe e rigrupoi ushtrinë e tij.

“Aleksi ishte padyshim një takticien i mirë, por ai u zhgënjye keq nga nxitimi i padisiplinuar për të ndjekur pas krahët e armikut të mundur, një mëkat kardinal për manualet taktike bizantine. Ai nuk arriti të merrte parasysh sa duhet efektivitetin e sulmit të kalorësisë së rëndë normane”, sipas historianit John Haldon.

Normanët ripushtojnë Durrësin në 1982

Pas kësaj fitoreje, normanët e pushtuan Dyrrachium në shkurt 1082 dhe përparuan në brendësi të vendit, duke pushtuar pjesën më të madhe të Maqedonisë dhe Thesalisë. Roberti më pas u detyrua të largohej nga Greqia për t’u marrë me mbrojtjen nga një sulm ndaj aleatit të tij Papës, prej Perandorit të Shenjtë Romak, Henriku IV (m. 1084–1105). Kështu Roberti la djalin e tij Bohemondin në krye të ushtrisë.

Në shkurt 1082, Dyrrhachium ra pasi një qytetar venecian ose amalfian hapi portat për normanët. Kronisti Lupis Protospathari shkruan pwr grupin tjetër të ngjarjeve në vitin 1082, por kjo ndodh sepse ai ka fillimin e vitit që fillon në shtator për të gjitha. Ai shkruan: Dhe këtë vit perandori Aleksi [I Komneni] mblodhi një ushtri të madhe dhe filloi me Dukën Robertin jo shumë larg Durrësit dhe u detyrua të kthehej e të ikte. Më shumë se 6000 nga njerëzit e tij ranë në atë betejë; kishte më shumë se 70,000 në ushtrinë e tij. Dhe në muajin janar Duka Robert arriti mori qytetin e Durrësit me tradhtinë e disa venecianëve.

Ushtria normane vazhdoi të pushtonte pjesën më të madhe të Greqisë veriore pa u përballur me shumë rezistencë. Ndërsa Guiscardi ishte në Kastoria, (Kosturi) erdhën lajmëtarë nga Italia, duke dhënë lajmin se Pulia, Kalabria dhe Kampania ishin në revoltë. Ai mësoi gjithashtu se Perandori i Shenjtë Romak, Henriku IV, ishte në portat e Romës dhe po rrethonte Papa Gregorin VII, një aleat norman. Aleksi kishte negociuar me Henrin dhe i kishte dhënë 360,000 copa ari në këmbim të një aleance. Henri u përgjigj duke pushtuar Italinë dhe duke sulmuar Papën. Guiscard nxitoi në Itali, duke lënë Bohemondin në komandën e ushtrisë në Greqi.

Aleksi, i dëshpëruar për para, urdhëroi konfiskimin e të gjithë thesarit të kishës. Me këto para, Aleksi mblodhi një ushtri pranë Selanikut dhe shkoi të luftonte Bohemondin. Megjithatë, Bohemondi e mundi Aleksin në dy beteja: një pranë Artës dhe në atë pranë Janinës. Kjo e la Bohemondin nën kontrollin e Maqedonisë dhe pothuajse të gjithë Thesalisë. Bohemondi përparoi me ushtrinë e tij kundër qytetit të Larisës. Ndërkohë, Aleks kishte mbledhur një ushtri të re dhe me 7000 turq selxhukë të dërguar nga Sulltani, ai përparoi ndaj normanëve në Larisa dhe i mundi ata. Ushtria normane e demoralizuar dhe e papaguar u kthye në bregdet dhe lundroi përsëri në Itali. Ndërkohë, Aleksi u dha venedikasit një koloni tregtare në Kostandinopojë, si dhe përjashtim nga detyrimet tregtare në këmbim të ndihmës së tyre të ripërtërirë. Ata u përgjigjën duke rimarrë Dyrrachiumin dhe Korfuzin dhe duke ia kthyer Perandorisë Bizantine. Këto fitore e kthyen Perandorinë në status quo-në e mëparshme dhe shënuan fillimin e restaurimit të Komnenëve.

Pse arbërit u kthyen në anën e normanëve

Pak vite pas Kryqëzatës së Parë, më 1107, normanët nën komandën e Bohemondit, djalit të Robertit, zbarkuan në Vlorë dhe rrethuan Dyrrachiumin duke përdorur pajisjet më të sofistikuara ushtarake të kohës, por pa rezultat. Ndërkohë, ata pushtuan Petrelën, kështjellën e Milit në brigjet e lumit Deabolis (Devoll), Gllavinicën (Ballsh), Kaninën dhe Jerikon( Orikumin).

Kësaj radhe, arbërit dolën në anën e normanëve, të pakënaqur nga taksat e rënda që u kishin vendosur bizantinët. Me ndihmën e tyre normanët siguruan kalimet e Arbanonit dhe hapën rrugën për në Dibër. Mungesa e furnizimeve, sëmundjet dhe rezistenca bizantine e detyruan Bohemondin të tërhiqej nga fushata e tij dhe të nënshkruante një traktat paqeje me bizantinët në qytetin e Deabolis. Rënia e mëtejshme e gjendjes bizantine i hapi rrugën një sulmi të tretë në 1185, kur një ushtri e madhe normane pushtoi sërish Dyrrachium, për shkak të tradhtisë së zyrtarëve të lartë bizantinë. Pak kohë më vonë, Dyrrachium – një nga bazat detare më të rëndësishme të Adriatikut – ra përsëri në duart e Bizantit.

Pasi normanët pushtuan Perandorinë Bizantine, megjithatë perandori Aleksi ishte në gjendje t’i dëbonte ata nga Greqia, normanët mbetën sërish në rajonin e Shqipërisë si dhe penguan e pushtimit e Manuelit I në Durrës me mbështetjen e normanëve, megjithatë Pulia dhe Kalabria u pushtuan nga normanët e Siçilisë, me qarqet e Durrësit dhe qarqet e tjera shqiptare që pasuan, duke u betuar për besnikëri ndaj Mbretërisë së re të Siçilisë. Në 1167 Mbreti Guliemi II i Siçilisë bashkoi qarqet normane të Shqipërisë në një njësi të vetme nën sundimin e tij, duke u vendosur veten si Mbret të Shqipërisë. Në vitin 1185 mbreti Guljelmi I bëri përpjekjen e fundit të dinastisë normane të Italisë për të pushtuar territorin bizantin. Ky zbarkim i ri norman u parapri nga një revoltë e banorëve të viseve të Vagenetisë (Çamëri) kundër pushtetit të perandorit Androniku I Komneni (1182-1185). Me një shpejtësi të pazakontë ushtritë normane pushtuan Durrësin, strategu i të cilit, Jan Vrana, parapëlqeu të dorëzohej. Pas Durrësit ushtritë normane u derdhën nëpër Rrugën Mbretërore (Egnatia) dhe mbërritën para qytetit të Selanikut. Garnizoni i kështjellës, i përbërë prej luftëtarësh nga Kunavija e Arbrit ua dorëzoi qytetin perëndimorëve

Në vitin 1216, kalorësit shqiptarë luajtën një rol vendimtar në Betejën e Ravenës kundër forcave të Perandorisë së Shenjtë Romake, një nga shumë fisnikët normano-shqiptarë në betejë ishte Geogori Mortimer, pasi pas veprimeve të tij në betejë, atij iu dha kontrolli i disa tokave afër Durrësit, duke u bërë shpejt një nga zotërit më të fuqishëm lokalë në rajon, megjithatë ndërsa fuqia e tij u rrit gjatë viteve 1220, Guliemit IV ngriti një ushtri dhe lundroi përtej Adriatikut, Ai Fillimisht e mundi Geogorin në Betejën e Durrësit, por i zunë pritë në Tivar dhe e gjithë ushtria e tij u shkatërrua, pas kësaj Shqipërisë bizantine iu dha pavarësia nga Italia deri në pushtimin Anjuin dhe krijimit të Mbretërisë së Arbërit me mbret Karlin e I Anjou.

PS :Citimet janë eliminuar për arsye vendi

Filed Under: Histori

KRISHTËRIMI DHE ARQIPESHKVIA E TIVARIT NDER SHEKUJ

June 20, 2024 by s p

Gjon Frani Ivezaj/

Iliria, ka qenë një nga vendet e Evropës që e pranoi me vullnet krishtërimin dhe ka një histori të gjatë plot humbje dhe fitore. I pari që predikoi Ungjillin e Krishtit në Shqipëri ka qenë vetë Shën Pali i cili shprehet, “Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit” (Romakëve 15:19). Eshtë e qartë se themelet e krishtërimit në Shqipëri janë hedhur nga vetë apostujt e Jezu Krishtit. Besimi në Krishtin është predikuar për herë të parë në Evropë nga shën Pali, i cili predikoi “gjer në Illiri”, sipas Dhiatës se Re. Egzistenca e rrugës romake ‘Via Egnatia’, që kalonte përmes Shipërisë, të bind se predikuesit e parë të krishterë e kanë përhapur lajmin e Krishtit në brendësi të Shipërisë, ndërsa udhëtonin në drejtim të Romës.

Historiani Farlati shkruan për kishën e Durrësit se ajo është më e lashta në Shqipëri, dhe se u themelua prej apostullit Pal ndërsa ai po predikonte në iliri dhe në Epir. Thuhet se në vitin 59 të shekullit e parë, kishte një numër jo të vogël të krishterëve në Durrës.

Njoftimet historike mbi bashkësitë e krishtëra, mbi strukturat kishtare, gjetjet arkeologjike (bazilikat e shumta të shek. I-VI mbas Krishtit), elementë të shumtë gjuhësorë, terminologjia kishtare dhe vecanërisht toponimia e Krishterë, ofrojnë që të gjitha prova domethënëse mbi raportin e fesë së krishtëre me popullin e Ilirëve, raport që ishte aq intensiv, saqë një autor i shek. VI mbas Kr., Kozmas, i përfshin pamëdyshje ata në listën e popuive të krishterë. Nga historia mësojmë, se edhe apostulli Shën Andrea, ka predikuar me passion në Epir. Një numër i madh krishterësh ka jetuar në portin e Durrësit në vitin 58 mbas Krishtit. Nga shekulli IV-V Krishterimi ka lënë gjurmë të dallueshme anembanë vendit. Peshkopët e krishterë nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, d.m,th zyrtarët e lartë nga Shqipëria lindore dhe Kosova e sotme, kanë marrë pjesë në Këshillin e Parë Ekumenik, i cili u mblodh në Nikea në vitin 325 mbas Krishtit nga Perandori Konstandin. Gjithashtu, gjashtë peshkopë nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër morën pjesë në Këshillin e Sardikës në vitet 343-344

mbas Krishtit.).

Në vitin 395 mbas Krishtit., Shqipëria Ilire e ndjeu çarjen e madhe fillestare midis Perandorisë Romake të Lindjes dhe Perëndimit, pasi gjendëj mes kufirit kulturor dhe politik mes Lindjes bizantine dhe Perëndimit italian. Në monografinë e tij Geografia Ecclesiastica dell’Albania, botuar në 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu i madh At Fulvio Cordignano O.F.M., nxori një listë me 275 kisha Katolike që ekzistonin në Shqipëri deri në vitin 1670, ku 42 kisha i kushtoheshin Shën Mërise.

Kisha e Zojës në Shkodër, ka qenë gjithemonë shumë e

nderuar nga katolikët shiptarë të Veriut të Shiperisë. Në prill 1946, nje vit pas marrjes se pushtetit nga komunistët, mbi 2000 vetë morën pjesë në shegtimin tek ajo. Megjithate, jo shumë kohë më vonë, kisha u mbyll dhe u shndërrua në salle vallizimi dhe në vitin 1967, gjatë fushatës komuniste kundër fesë, kisha u rrafshua përtokë. Provinca e hershme e Prevalisë, në shek. X-XI, ishte riorganizuar në arqipeshkvinë katolike të Tivarit, e cila u vendos nën varsine e metropolisë së Raguzës. Në shek. XII Selia e Shenjtë e ngriti Tivarin në nivel Metropolie. Në shek. VII mbas Krishtit. kemi Primatin e Arqipeshkvisë së Tivarit, kur fillon edhe dyndja e sllavëve në territorin e Ilirisë. Kjo Arqipeshkvi Metropolitane mori vijimsinë e Dioklës antike, në të cilën përfshihej edhe popullsia sllave e atyre territoreve e cila ne shek. XI tërësisht ishte pagëzuar.

Tivari u bë vatra kryesore nga ku katolicizmi roman fitoi terren në drejtim të trevave të tjera shqiptare, deri atëherë nën ritin ortodoks. Në vitin 1583, në zonën midis kështjellave Podgorice, Zhabjak, Drisht, Shkodër, Lezhë e Krujë, 4/5 e popullsisë vazhdonte të ishte katolikë. Në varësi të marrëdhënieve midis shtetit islam osman, Republikës së Venedikut dhe Selisë së Shenjtë, ishin marrëdhëniet e popullsise katolike

me autoritetet osmane në Shipëri. Shteti islam osman dhe Papati, nuk ishin vetëm qendra ekumenike, por edhe politike, pa dyshim me ndryshime të konsiderueshme. Popullsia shqiptare nuk kishte një qendër të vetme ku të mbështetej, por orientohej nga Selia e Shenjtë, Venediku, Napoli, Spanja e Austria.

Kur acaroheshin marriëdhëniet politike, dhe shiptarët

e besimit katolik kalonin në anën e aleatëve të natyrshem evropianë dhe fetare, në fund të konfliktit furia islame osmane binte mbi shiptarët. Kështu ndodhi më 1571, më 1683, etj. Më 1688 Jegen Pasha, në krye të një ushtrie prej 100.000 vetësh, kudo mboIli shkretim, pikëllim, coroditje, asimilim,vrasje dhe hidhërim. Kishat u mbyllën dhe populli iku në mal. I vetmi vend ku mund të dretoheshin katolikët ship-

tarë ishte Selia e Shenjtë, e cila u përpoq nga jashtë të ndihmonte në shumë drejtime. Momente kthese për katolikët shiptarë ishte krijimi i Kongregacionit Propaganda Fide dhe fillimi i shek. XVII, kur në fronin papal u ul Klementi XI, me origjinë shiptare.

Me nxitjen e tij, në vitin 1703 u mblodh Konçili i peshkopevë të Shipërisë.E ndodhur përherë nën presionin e shiptarëve katolikë per të vendosur klerikë vendas, Selia e Shenjtë pranoi kërkesën për arsimimin e klerit vendas. Në të njejtën kohë nga kleri vendas dhe nga përfaqisuesit e Françeskanëve në Shipëri u benë përpekje në dy drejtime: Për hapjen e shkollave fetare në Shqipëri dhe për pergatitjën e klerit shiptar në shkollat e huaja. Megjithëkëte, numri i priftërinjve nuk plotësonte nevojat e vendit. Meshtart ishin larg njëri nga tjetri tri deri katër ditë udhë, prandaj me mijëra katolikë vdisnin pa iu berë ceremonitë fetare.

Mungesa e klerikëve jo rallë ishte shkak për të kaluar nga katoliçizmi në ortodoksi. Më 1670, nga arqipeshkvia e Tivarit behët e ditur se për mungesë të klerikëve, mjaft katolikë po kthehen në ritin “grek”,d.m.th në ritin bizantin.

Popullsia katolike kishte përballë shtetin dhe fenë islame. Kjo e fundit kishte mbështetjen materiale dhe morale të shtetit islam osman. Të gjithë ata që ngrinin krye,vlerësoheshin në radhë të parë si armiq të fesë dhe pastaj të shtetit. Të gjithë fermanët e sulltanëve theksonin përparësinë e fesë ndaj shtetit. Feja islame kishte mbështetjen e administratës shtetërore. Qysh ne vitin 1537 sulltani urdhëroi që në cdo fshat

të ndërtohej nga një xhami. Në qytetet shiptare u ven-

dosën klerikë myslimanë që predikonin lirshëm fenë islame. Herë pas here ata i ndihmonin dervishë të ardhur nga Stambolli.

Natyrën e shtetit osman e ka përcaktuar mjaft bukur arqipeshkvi imzot Pjëter Bogdani më 1648: “Të Clirohen delet e shkreta të Krishtit nga goja e këtij ujku islamik të tërbuar”. Me ligj ndalohëshin të ndërtoheshin kisha të reja, madje ato të ndërtuara pa leje, prisheshin. Procesi i kthimit të kishave në xhami vazhdoi gjatë shek. XVI- XVIII. Kështu,

në një raport të vitit 1745 mbi dioqezën e Shkodrës, thuhej se katedralja e shën Stefan Protomartirit në Shkodër ishte kthyer në xhami nga autoritetet osmane.

Në raste të tjera autoritetet osmane nuk lejonin zhvillimin e ceremonive të ndryshme fetare kristiane, nuk lejoin të çoheshin fëmijët për sakramendin e krezmimit.

Një persekutim i vazhdueshëm iu bë klerikëve qe mbronin katolicizmin. Arsyen e këtij persekutimi i jep një perfaqësues i bejlerbeut të Sofjes, që kishte mbërritur në Shkodër. Ai u mat të godiste imzot P. Bogdanin me shpatë, duke e kërcënar se do ta copëtonte, se “ky është ai që pengon këtë vend të bëhet turk”.Ilirët tanë e kanë pranuar dhe ushtruar krishterimin qysh nga koha apostolike, nga shën Pali dhe nxënësi i tij, Titi në tekstet të Besëlidhjes së Re, tek Libri Romakëve, (Rom 15, 19, kah viti 66), ku, shën Palit shprehe se: “Kështu predikova që nga Jerusalemi dhe përreth deri në IIirik, duke kryer detyrën e shpalljes së Lajmit të Gezuar mbi Krishtin.” Kështu për krishtërimin në trevat Iliro-shqiptare, flasin një numër i madh i shkrimtarëve kishtarë: Shën Gregori i Nishit (nga Naissusi, 334-379). Shën Jeronimi (347-420) nga Stridoni e shumë të tjerë. Studiuesi Pavle Mioviq, duke u mbështetur në gjurmime arkeologjike, konstaton se Ulqini ishte si dioqezë që në kohën e Justinianit në shek. VI dhe Tivari figuron si dioqezë që në shek. VI.

Në valën e krijimit të dioqezave të reja, mund të jenë

themeluar edhe, Shasi, Budva, Kotorri dhe Risani si kryeqendër e mbretëreshës Teutë. Kurse, Drishti (Drivasto), në bazë dokumenteve del si dioqezë në vitit 458 dhe Lezha (Lissus-Alessio) vitin 592.

Si pasoj e pushtimit nga barbarët, avarëve dhe sllavët në shek. VII, të Gadishullin e Ballkanit, nuk dihet asgjë për fatin e mëtejshëm të dioqezave në trevat iliro – arbërore deri në Koncilin kishtar, të mbajtur në kohën e papa Gjonit VIII (872-882) në Delmitanum (Duvno) në vitin 877, ku Dioklea figuron si kryedioqezë metropolitan, duke pasur nën juridiksionin e vet dioqezat e tilla si: Kotorri, Budva, Tivari, Ulqini, Shasi, Shkodra, Drishti, Pulti, pastaj Serbia, Bosna, Travunia dhe Zahumle. Pavarësia e Dioklës gjatë shek. XI-XII, mendohet së zgjati për 140 vjet.

Me ardhjen në fronin mbretëror të Dioklës, mbretit Konstantin Bodinit (1081-1101), iu drejtua papës të pa ligjshëm, Klementit III (1080-1100), për riorganizimin e jetës kishtare në Prevalitanë. Papa Klementi III, me 8 janar të vitit 1089, nxori në Romë bullën drejtuar ipeshkvit të Tivarit, Pjetrit, “Petro Diocliensis

sedis Archiepiscopo”, (Arqipeshkëvit Pjetrit të Selisë së Diokles, me të cilin themeloi provincën e veçantë kishtare për Dioklenë, respektivisht gjallon metropoline e dikurshme të Diokles, duke i dhënë një formë të re, Mitropolia Diokleato Tivarase, dhe duke e vendos nën juridiksion kryesisht dioqezat, të cilat i kishte marre në Koncili e Delmitanus viti 877 .

Kështu ai shtoi, kishat me gjithka që u takonte dhe kuvendet, si të dalmateve, ashtu edhe të grekëve dhe sllavëve. Nga ana e tjetër papati theksoj dhe dhënien e titullit “Primat i Serbisë”. “Më ketër rast filloj një faze e re e historisë së Kishës në Shipëri”, do shprehej njohësi më i mirë i cështjeve shiptare, Milan Shufllay.

Duke u mbështetur në të kaluarën e Diokles, del qartë

roli që kishte arqipeshkvia e Tivarit. Në vitin 1248, papa Inocenti IV, emron dominikanin e njohur Gjon Plani Karpini, arqipeshkëv të Tivarit. Karpini, parapriu një sistemitë ri të Selisë Shenj, sipas të cilit Shipëria behet baza e operacioneve kundër ortodoksisë në Ballkan, kurse Tivari shtabi kryesor kundër dëpertimit të kishës ortodokse në bregdet .

U mundova me pak fjalë dhe në mënyrë telegrafike të përshkruaj një histori të shkurtër të Kishës dhe Arqipeshkvisë Metropolitane të Tivarit ndër shekuj, e cila i ka mbijetuar rebesheve dhe stuhive të fuqishme të kohës, lutrave dhe pushtimeve të njëpasnjëshme që kanë pesuar trojet shqiptare ndër shekuj.

Por historia e popullit dhe kishës sonë të lavdishme është e mbushur me humbje dhe fitore, duke u shfaqur krenare në ditët tona.

Filed Under: Mergata

Shuhet arbëreshi i madh At Antonio Bellusci, Vatra telegram ngushëllimi

June 20, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli shprehin ngushëllimet më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të një shqiptari të madh me kontribute të jashtëzakonshme kombëtare, i paharruari At Antonio Bellusci. Një mik i madh i Vatrës, Diellit e shqiptarëve të Amerikës.

Klerik, misionar dhe atdhetar i shquar i shqiptarizmës.

I përjetshëm në zemrat e çdo shqiptari.

Nderim përherë jetës dhe veprës së tij.

Lusim Zotin për shpirtin e tij.

Me dhimbje

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha

Sot bota bota Arbëreshe humbi Diogjenin e saj,

Shqipërët Sokratin e kohëve moderne,

Arvanitasit Maratonomakun,

Bota ekliaziatike njeriun e lirisë, Paqes, vëllazërisë!

Sot, më datë 19 Qershor rreth orës 20 u ngjit drejt qiellit shpirti kollosit, të Arbërisë, At Antoni Bellusci që prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ky bir sa i njerëzisë aq edhe i Perëndisë, nënshtetas Italjan, qytetar dhe bir i Kosovës, Shqipërisë, vëllai i gjithë shqiptarëve në të gjitha konteinentet ia kushtoi tërë jetën e tij, edhe energjinë e fundit botës Arbërore!

At Antonio Bellusci Lindi në Frasnitë, qytezë arbëreshe më 15 Shtator 1934.

Përfundon Studimet Universitare në Filozofi pranë Kolegjit greko- bizantin në Romë.

Shugurohet Prift në 1962.

AT Belleusci ishte studiues, hulumtues i botës arbëreshe dhe asaj arvanitase.

Profesor Doktor Bellusci, është autor i 25 veprave shkencore mbi kulturën, etnografinë arbëreshe.

Hulumues për rreth 40 vjet tek arvanitasit e Greqisë, të cilat i ka përmbledhur në dy vepra .

Është Autor i listës së 920 fshatrave arvanitas me toponimet e tyre origjinale, ku janë rregjistruar dhe incizuar më tepr se 3000 persona.

Mik i ngushtë i Arisidh Kollja, Vagjel LLjapi, Jorgo Miha e shumë arvanitas të tjerë, që ruajtën dhe ruajnë identitetin e tyre arbëror.

I vetmi pjesëmarrës arbëresh në Kuvendin Ilir më 1972.

Themelues i revistës “Vatra jonë” 1963

Themelues i revistës Internacionale “Lidhja”, 1980

Themelues i Qendrës albanologjike, 1980

Themelues i Bibliotekës A. Bellusci 1960.

Hapi shkollën e parë për Fëmijët shqiptarë në diasporë pranë bibliotekës së tij në vitin 1994

Mbrojtësi i Çështjes së Kosovës, duke qenë i pari që në 1989, kur Kosova dikutohej ende për Shkelje të të Drejtave të Njeriut, Ai hodhi tezën Kosova Republikë!

Ishte i pari që në vitet 1998-1999 luftën ndaj Kosovës e konsideroi një gjenocid, dhe i dedikoi po në këtë vit artikuj por edhe kopertinën e Revistës së tij “Lidhja” kësaj tragjedie bërë popullit kosovar.

Puna dhe veprimtaria e tij është nderuar me:

Medalje Presidenciale nga Presidentja e Kososovës Vjosa Osmani

Medalja Naim Frashëri me urdhër të Presidentit Të Republikës së Shqipërisë

Medalja Lidhja e Prezërenit nga Presidenti Ibraim Rrugova

Medalja e Nënë Terezës

At Bellusci ishte i vetmi Antar Nderi i Lobit Lidhja shqiptare- amerikane Amerikan themeluar nga Ish senatori amerikan arbëreshi Dioguardi për çështje e Kosovës.

At Bellusci në thjeshtësinë e dashurinë e e tij punoi për ruajtjen e gjuhës, kulturës tek arbëreshët e Italisë, tek arbëreshët, zgjoi ndjenjat arbërore të arvanitasve përforcoi dhe rriti ndërgjegjen kombëtare tek shqiptarët e Shqipërisë,Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi si edhe Diasporës shqiptare kudo që ndodhen shqiptarë që mos të harrojnë gjuhën shqipe.

Çdo gjë që rrethonte botën arbërore At Bellusci është atje, i pa lodhur, energjik si një gurrë e pashtershme për kombin arbëror.

I dashur Papas Bellusci. Me siguri për të gjithë shqiptarët do të jesh i pa harruar, për mua do të jetë akoma shumë e dhimbshme, sespe nuk do të dëgjoj më atë Zë aq i butë, aq kërkues, e mbi të gjitha prindëror që më shoqëroi për 34 vjet, dhe aq liri né kryerjen e gjérave.

I përjetshëm në zemrat tona!

Me shumë dhimbje, e dashuri

Ornela Radovicka

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT