• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2024

Ali Demi dhe antifashizmi i çamëve në luftën çlirimtare

June 17, 2024 by s p

Luan Rama/

Ishte një nismë e mrekullueshme e Fondacionit « Çamëria – Hasan Tahsin » dhe presidentit të saj Alket Veliu të përkujtonte me rastin e fitores mbi fashizmin dhe nazizmit rënien e Heroit të Popullit Ali Demi, duke përkujtuar njëkohësisht kontributin e madh të çamëve në luftën e madhe nacional-çlirimtare për çlirimin e Shqipërisë. Isha i nderuar të prezantoja me këtë rast dhe librin tim « Pranvera dy hapa afër » mbi heroin e Popullit Ali Demi ku përshkruhet edhe ai kontribut i çamëve në këtë luftë për çka dhe folën me fakte historike mjaft historianë e shkrimtarë të njohur si B. Kuçuku, K. Kristafi, E. Kushi, B. Gaçe, B. Zotaj, E. Reçi, A. Nezha, L. Demi etj, ku përmes fakteve historike u vu në dukje kontributi i çamëve, i çetës dhe batalionit çam në vitet 1943-1944 të cilët luftuan jo vetëm në jug të Shqipërisë, por dhe në krah të formacioneve greke EAM në të dyja anët e kufirit kundër pushtuesve nazistë. Ky kontribut i madh i harruar enkas pas luftës nga qeveria shqiptare por dhe i zhdukur nga tekstet e historisë së sotme greke, duhet që përmes botimeve, librave, filmave, teksteve të përbashkëta shqiptaro-greke, të evidentohet në dritën e historisë si një kontribut i përbashkët i dy popujve. Me nismën e Akademisë së Shkencave do duhej që historianë shqiptarë dhe grekë ta kishin këtë si një temë studimi dhe konference të përbashkët në Athinë apo në Tiranë. Në librin « Pranvera dy hapa afër » ndër të tjera shkruaj : « Në pranverën e vitit 1944, në Qeramicë u krijua batalioni IV “Ali Demi”, me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri menjëherë në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke, (EAM), ku çamët luftuan krahas partizanëve grekë, në kuadrin e ushtrisë çlirimtare greke. Ishte i rëndësishëm krijimi i një aleance mes partizanët grekë e shqiptarë kundër ushtrisë gjermane që po tërhiqej nga Greqia. Kjo do mundësonte që pas mbarimit të luftës, çështja e Çamërisë të zgjidhej në frymën e miqësisë dhe të solidaritetit internacional. Gjatë luftimeve të zhvilluara në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun, ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli, etj…” Gjaku i rënë në luftë nuk mund të zhbëhet, masakrat e tmerrshme të nacionalisteve grekë për spastrimin e Çamërisë nga shqiptarët nuk mud të harrohen. Historia mbetet gjithnjë histori!

Filed Under: Histori

Ngjarje kulturore te shqiptarët në Brescia të Italisë

June 17, 2024 by s p

Monda Mara/

LSHASHI – LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE SHQIPTARE NE ITALI, në bashkëpunim me qendrën kulturore Mete Brescia, nën kujdesin e Alessandra Spreafico, zhvilluan të shtunën që lamë pas, datë 08. 06. 2024, prezantimin e librit “APProposito d’amore”, të autorit dhe gazetarit Antonio Tortolano. Takimi u drejtua nga Lori Duka. Me autorin bashkëbisedoi poetja dhe përkthyesja Valbona Jakova, e cila përveç pyetje – përgjigjeve, kishte përgatitur një analizë të detajuar të veprës në fjalë. Një libër që i vendos ngjarjet në erën e re digjitale, duke i dhënë kështu tipare realiste, në trajtimin e një dukurie të përhapur sidomos në qytetet e mëdha: takimet online, që më pas shndërrohen në reale. Në qendër të tij, një i ri i quajtur Nando, që rend në kërkim të dashurisë. Tema e trajtuar, tërheq jo vetëm moshat e reja, pasi është një realitet që i përket më së shumti atyre, por edhe lexuesit e tjerë, të cilët autori i fton që të njohin këtë botë virtuale, pak apo aspak të njohur.

Të pranishëm presidenti i Lidhjes Skender Lazaj, këshilltarja e provincës Suela Plaka dhe të ftuar të tjerë.

Mjedisi në të cilin u zhvillua ky prezantim, u zbukurua nga pikturat e Serena Della Bona, e cila u përfshi edhe në një shkëmbim idesh me autorin, në lidhje me temën.

Larminë takimit ia shtuan tingujt e muzikës, që nuk mungon asnjëherë në veprimtaritë tona. Në fillim tingujt e pianos së Matteo Cavicchini dhe më pas interpretimi i këngëtarit Nettuno Tony Giata.

Fragmente nga libri u lexuan dhe interpretuan nga poetja Daniela Dante.

Gjatë gjithë kohës, publiku ndërveproi me autorin, pasi me sa duket, tema e trajtuar, zgjonte kërshëri. Minutat e fundit iu kushtuan përsëri pyetjeve nga të pranishmit në sallë.

Duam të theksojmë se i gjithë ky prezantim, nuk do të ishte bërë i mundur pa mbështetjen e teknikut audio Arian Shabaku, të cilin e falënderojmë për mbështetjen!

Për ta mbyllur: çdo rrugë e shkelur apo e pashkelur më parë, është e vlefshme për të gjetur dashurinë. Sipas autorit, e rëndësishme është të jesh vetvetja.

Filed Under: Kulture

Fadil Karakaçi, kontributi në letrat shqipe

June 17, 2024 by s p

Dr. Gëzim Puka/

Fadil Karakaçi, një emër shumë pak i njohur në letrat shqipe. Ndërsa po bënim një studim për disa periodikë shqiptarë, fillimisht në faqet e revistës “Kultura Islame”, e cila qarkulloi në vitet ’39 – ’44, gjetëm një artikull të këtij autori. Shkrimet e tij në ato numra përqendroheshin më shumë tek çështje të linguistikës. Duke e thelluar kërkimin bibliografik na rezultoi se ky autor kishte botuar disa shkrime, në po ato vite, në organe të tjera periodike, si tek: “Shkëndija”, “Tomori”, “Tomori i vogël”, “Balli i rinisë”, “Shejzat” e më vonë në Itali tek “Trapani Nuova”. Ndërsa u befasuam edhe nga titulli i një drame, “I nemici del popolo”, botuar nga një shtëpi botuese italiane në vitin 1957.

Kërkuam disa gjurmë të Karakaçit në Itali, ku mësohet të ketë mbaruar studimet e larta dhe ku më vonë mori edhe statusin e refugjatit politik.

Një tjetër fakt që na duket interesant për t’u përmendur, përveç studimeve universitare në Itali, është edhe se ai ishte biri i një hoxhe të njohur në Shkodër, Hafiz Jusuf Muharrem Karakaçi (1863-1945).

Kështu kompozuam një skicë studimore për këto shkrime në dukje kaotike, por që dëshmojnë interesin e gjerë të këtij autori për letërsinë dhe gjuhën shqipe. Mund të veçohen disa nga sprovat e tij të botuara aty-këtu, si: Eurythmi (Kultura Islame 1940), Ekloget e Virgjilit (Shkëndija 1941), Sidomos (Balli i Rinisë, 1942).

Më së fundmi, duke gërmuar nëpër arkiva, gjeta edhe një formular aplikimi ku ka një foto të Fadil Karakaçit, të bashkëshortes italiane dhe të bijave.

Filed Under: Fejton

Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të profesor Ukshin Hotit

June 17, 2024 by s p

Krushë e Madhe, 17 qershor 2024/

Me rastin e ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik Ukshin Hoti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë bustit të tij dhe vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.

Në përkujtim të figurës së tij, kryeministri shprehu nderimet më të larta dhe mirënjohjen e thellë për jetën dhe veprën e profesor Ukshin Hotit. “Ashtu qysh rikthehemi në Krushë të Madhe për çdo ditëlindje dhe sa herë që mundemi ndërmjet ditëlindjeve, gjithashtu e rilexojmë veprën e bacës Ukë, sepse ajo është përherë aktuale dhe flet për kohën tonë jo më pak se sa për kohën kur ai shkroi, studioi, punoi, jetoi e veproi”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri u shpreh se e vërteta për profesor Ukshin Hotin me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit, teksa rikujtoi se ai është zhdukur pas lirimit nga burgu dhe atë menjëherë në maj të vitit 1999. “Prandaj, ata që janë fajtorë, ata që janë përgjegjës, ata e kanë edhe arkivën e zhdukjes së profesor Ukshin Hotit”, shtoi kryeministri.

Ai nënvizoi dhe se tashmë e kemi një Komision me vendim të Qeverisë, që do ta bëjë ribotimin e veprës së plotë të Ukshin Hotit, dhe njëkohësisht do të botojë edhe tekste, dokumente të pabotuara deri më tani, duke rikujtuar që një pjesë e konsiderueshme e teksteve janë djegur atëherë kur është djegur kjo shtëpi e cila sot është Shtëpi Muze.

“Populli i Kosovës jeton i lirë, i pavarur, kemi shtetin tonë, Republikën e Kosovës, Republikën për të cilën edhe në kuptimin teorik edhe në aspektin praktik ka bërë aq shumë Ukshin Hoti dhe kriminelët kanë ikur, ndërkaq pasardhësit e Ukshin Hotit edhe biologjik edhe politik ja ku janë, ja ku jemi bashkë”, përmbylli prononcimin kryeministri.

Përgjatë vizitës, kryeministri Kurti shkroi dhe në librin e kujtimeve të Shtëpisë Muze:

“Rikthehemi në ditëlindjen e prof. Ukshin Hotit, për çdo vit në Krushë të Madhe, dhe, sa herë që mundemi ndërmjet ditëlindjeve. Rikthimi në Krushë të Madhe dhe rileximi i veprës së Ukshin Hotit janë detyrë kombëtare dhe qytetare dhe njerëzore për secilin dhe të gjithë. Shtëpia Muze është vend i lavdisë historike shqiptare të mendimit të thellë politik dhe të një jete të jetuar denjësisht”.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Sot, me rastin e 81-vjetorit të lindjes së profesor Ukshin Hotit, i cili nuk ka datë vdekje meqenëse është i zhdukur dhe sot e kësaj dite nuk është zbardhur fati i tij, erdhëm bashkë me kolegë e me aktivistë këtu në Krushë të Madhe, te Shtëpia Muze, që të shprehim nderimet tona të larta dhe mirënjohjen e thellë për jetën dhe veprën e tij.

Ashtu qysh rikthehemi në Krushë të Madhe për çdo ditëlindje dhe sa herë që mundemi ndërmjet ditëlindjeve, gjithashtu e rilexojmë veprën e bacës Ukë, sepse ajo është përherë aktuale dhe flet për kohën tonë jo më pak se sa për kohën kur ai shkroi, studioi, punoi, jetoi e veproi.

E vërteta për profesor Ukshin Hotin me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit, për shkak se është pak e besueshme që zhdukja e tij ka qenë e rastësishme. Ai nuk është zhdukur në burg, ai është zhdukur pas lirimit nga burgu dhe atë menjëherë, në maj të vitit 1999. Prandaj, ata që janë fajtorë, ata që janë përgjegjës, ata e kanë edhe arkivën e zhdukjes së profesor Ukshin Hotit.

Më vjen mirë që më në fund e kemi një Komision me vendim të Qeverisë, që do ta bëjë ribotimin e veprës së plotë të Ukshin Hotit, dhe njëkohësisht do të botojë edhe tekste, dokumente të pabotuara deri më tani. Gjithnjë me pikëllim që një pjesë e konsiderueshme e teksteve janë djegur atëherë kur është djegur kjo shtëpi e cila sot është Shtëpi Muze. Sidoqoftë, populli i Kosovës jeton i lirë, i pavarur, kemi shtetin tonë, Republikën e Kosovës, Republikën për të cilën edhe në kuptimin teorik edhe në aspektin praktik ka bërë aq shumë Ukshin Hoti dhe kriminelët kanë ikur, ndërkaq pasardhësit e Ukshin Hotit edhe biologjik edhe politik ja ku janë, ja ku jemi bashkë.

Filed Under: Reportazh

VATRA QUEENS – NY PËRKUJTOI 25 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS

June 17, 2024 by s p

Dr. Skënder Murtezani/

Vatra Queens – NY u mblodh pas një thirrje komunitetit shqiptar në NY e më gjërë për ti thënë edhe njëherë faleminderit Forcave Ajrore dhe më vonë edhe Tokësore dhe Detare të SHBA-së dhe NATO-s në këtë muaj të 25 vjetorit të fitores kundër të keqes që i erdhi Ballkanit nga një person mentalisht jo stabil Sllobodan Millosheviç të cilin u munduan qarqet më të errëta shoveniste serbe ta përdorin për qëllimet e tyre ekspansioniste. Për fat të keq duke përdor diferencat në komb në fe apo në pikëpamjet e ndryshme kulturore dhe historike. Edhe pse që në fillim të janarit ideja ka qenë që takimin ta hap kryetari i respektuar i Federatës Vatra z.Elmi Berisha, neve përsëri na nderoi pjesëmarrja e sekretarit të Vatrës Dr.Pashko Camaj dhe editorit tonë të respektuar z.Sokol Paja. Folësi jonë kryesor erdhi që nga Bostoni e na kishte përgatitur një video origjinale dhe një histori të ndodhive që u paraprinë bombardimeve. Unë edhe njëherë falenderova grupin e Senatorëve dhe Kongresmenëve Amerikanë që kontribuan që të fillojë fushata ajrore e bombardimeve mbi Serbi, nën lidershipin e presidentit Clinton. Ata janë Presidenti i sotëm Biden, Sen. Bob Dole, Sen. McCain, Ms Madeline Albright, Ambasadori Richardson dhe diplomati pa portfol por me shumë peshë z. William Walker.

Si parim presidenti Clinton e mori rezolutën 1160 e cila mori forcën ekzekutuese më 31 mars 1998 me të cilën i shtrohej embargo në armatim tërë territorit të Serbisë, Malit të Zi, kuptohet dhe Kosovës si pjesë e Serbisë asokohe, i ndalohej Serbisë përdorimi i pa matur i fuqisë ushtarake. Në fjalimet e tij presidenti Clinton bindi tërë komunitetin e civilizuar botëror, por mori edhe përkrahje politike edhe nga Rusia e atëhershme se mos intervenimi do të ishte një vepër e pamoralshme e botës së lirë. Prandaj unë edhe vendosa të citoj një pjesë të fjalimit të presidentit Clinton në adresimin e tij popullit Amerikan, në fund të fushatës ajrore. Presidenti Clinton është një hero i gjallë, një diplomat që e vë jetën e njeriut përpara çdo lloj politike të ditës. Ai është shembull i rrallë i një politikani vizionar që nuk bie pre e politikave të korruptuara dhe të përfaqësuara nga shumë politikanë që kanë moralin në fund të agjendës së tyre.

Text of President Bill Clinton’s Address to the Nation:

“My fellow Americans, tonight, for the first time in 79 days, the skies over Yugoslavia are silent. The Serb army and police are withdrawing from Kosovo. The 1 million men, women and children driven from their land are preparing to return home. The demands of an outraged and united international community have been met. I can report to the American people that we have achieved a victory for a safer world, for our democratic values, and for a stronger America. Our pilots have returned to base. The airstrikes have been suspended. Aggression against an innocent people has been contained and is being turned back. When I ordered our armed forces into combat, we had three clear goals: to enable the Kosovar people, the victims of some of the most vicious atrocities in Europe since the Second World War, to return to their homes with safety and self-government; to require Serbian forces responsible for those atrocities to leave Kosovo; and to deploy an international security force, with NATO at its core, to protect all the people of that troubled land, Serbs and Albanians alike. Those goals will be achieved. Unnecessary conflict has been brought to a just and honorable conclusion. The result will be security and dignity for the people of Kosovo, achieved by an alliance that stood together in purpose and resolve, assisted by the diplomatic efforts of Russia. This victory brings a new hope that when a people are singled out for destruction because of their heritage and religious faith and we can do something about it, the world will not look the other way. I want to express my profound gratitude to the men and women of our armed forces and those of our allies. Day after day, night after night, they flew, risking their lives to attack their targets and to avoid civilian casualties when they were fired upon from populated areas. J , 6/15/24, 7:58 AM Clinton Announces The End Of The War In Kosovo – AustralianPolitics.comhttps://australianpolitics.com/…/clinton-announces-end…/ 1/5 I’m also grateful to the American people for standing against the awful ethnic cleansing, for sending generous assistance to the refugees and for opening your hearts and your homes to the innocent victims who came here. I want to speak with you for a few moments tonight about why we fought, what we achieved and what we have to do now to advance the peace and, together with the people of the Balkans, forge a future of freedom, progress and harmony. We should remember that the violence we responded to in Kosovo was the culmination of a 10- year campaign by Slobodan Milosevic, the leader of Serbia, to exploit ethnic and religious difference in order to impose his will on the lines of the former Yugoslavia. That’s what he tried to do in Croatia and Bosnia and now in Kosovo. The world saw the terrifying consequences: five hundred villages burned; men of all ages separated from their loved ones to be shot and buried in mass graves; women raped; children made to watch their parents die; a whole people forced to abandon in hours communities their families had spent generations building. For these atrocities, Mr. Milosevic and his top aides have been indicted by the International War Crimes Tribunal for war crimes and crimes against humanity. I will never forget the Kosovar refugees I recently met…”

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT