• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2024

Në mbështetje të kapitenit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

June 8, 2024 by s p

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Maqedonin e Veriut, këto ditë ku kapiteni shqiptar u keqëtrajtua rëndë fizikisht nga shërbimet vëndase, na ka indinjuar së tepëmi ne punonjësit shqiptar që shërbejmë në departamente të ndryshme policie në shtetin amerikan.

Rrjedha e kohës tregon se shqiptarët që jetojnë në atë vënd, janë grupi i dytë më i madh etnik. Ata janë popull autokton dhe përfaqësojnë rreth 25 % të popullsisë vëndore, afërsisht 509 mijë vetë. Kryesisht të vendosur në pjesët veri-perëndimore dhe perëndimore të vëndit. Në rrjedhën e jetës ndaj shqiptarëve shpesh gjoja me arsyen për të frenuar ndikimin bullgar dhe atë sërb, janë mbajtur qëndrime jo dashamirëse. Mjaft probleme që janë ngritur nga popullsija shqiptare vëndase shpesh kanë rënë në vesh të shurdhër të qeverisë. Edhe akti përçmues ndaj kapitenit me origjinë shqiptare është një vërtetësi monsturioze e klaneve shtetrore që nuk respektojnë të drejtat e kësaj popullsije. Batalioni i forcave speciale “Ujqrit” i Shtabit të Përgjithëshëm të Ushtrisë së Maqedonis së Veriut, në këtë vazhdë kryen seleksionime për pranimet në radhët e tij. Dhe më e pakuptueshmja është se ai denigron dhe nuk pranon në radhët e tij kuadro nga vëndasit shqiptar. Dihet tashmë që kapiteni shqiptar në bazë të rezultateve të kursit të seleksionimit të Shtabit të Përgjithëshëm do të bëhej pjesë e këtij batalioni special, sepse ishte një kuadër me pregatitje të lartë profesionale, me shumë trajnime brënda dhe jashtë vëndit dhe i sistemuar në ARM falë dhe diplomimit me sukses në Akademin Ushtarake. Këto veprime dashakeqe dhe të pa pranueshme për mbarë botën e civilizer janë të papranueshme edhe për çdo shqiptar kudo që punon dhe jeton. Rruga që po ndiqet ndaj kapitenit shqiptar edhe tashmë duke e çuar nga një spital në tjetrin se gjoja është me probleme psiqike është një mashtrim i turpëshem i një vendi që kërkon të futet në Bashkimin Evropjan. Ka dhe të tjerë që përpiqen ta mohojnë këtë fakt skandaloz, duke synuar të dekurajojnë edhe komandantët e tjerë shqiptar që me arritjet e tyre kërkojnë përfshirjen në këtë batalion special. Sido që të paraqiten mafiozët e lartë ushtarak goditjet që ka marrë kapiteni shqiptar dhe gjëndja aktuale në traum nuk mund të mbulohen nga vellua e ligësisë qeveritare maqedonase. Ata nuk mund të mbulojnë ecjen me nder dhe dinjitet të kapitenit shqiptar në rrugën e jetës, ai është ngritur në detyra jo me servilizma por me aftësi dhe ndershmëri shqiptari.

Ne gëzohemi për shumë arritje në shtetin e Maqedonis së Veriut, por indinjohemi dhe duam që në këtë vënd të ketë paqe, qetësi dhe liri për të gjithë shtetasit pa dallim krahine, feje apo rrace.

Ne ish shtetasit shqiptar që jetojmë dhe punojmë ligjërisht në SHBA, jemi kenar që vendi jonë Amerika është bastjon i të vërtetës, ligjit, paqes , lirisë dhe demokracisë shëmbullore. Shoqata jonë “American Albanian Law Enforcement Association” me qëndër në New York do të jetë vazhdimisht në mbështetje të ligjeve dhe mirësisë në botë. Në çdo hap që ndërmerrni referojuni dritës amerikane dhe ecni gjithëmon përpara.

Nga shoqata “AALEA”

K r y e t a ri

Elton Shametaj

Filed Under: Komente

Albanian Youth Center Shines at Stamford Multicultural Festival

June 8, 2024 by s p

Jacqueline Kapaj-Vieira/

The Albanian Youth Center (AYC) brought a vibrant splash of culture to the Stamford Multicultural Festival on Sunday, June 2nd. Students from the AYC captivated the audience with a traditional Albanian dance performance, showcasing their heritage and artistic talents.

Clad in beautiful, colorful costumes, the AYC students brought the rich traditions of Albania to life under the guidance of renowned choreographer Angjelina Nika. Their performance was a highlight of the festival, receiving enthusiastic applause from the crowd.

“We are incredibly proud of our students for their dedication and talent,” said Jacqueline Kapaj-Vieira, Program Director at the Albanian Youth Center. “Events like the Stamford Multicultural Festival provide a wonderful platform for them to share their culture with the broader community and celebrate the beauty of diversity.”

The Albanian Youth Center is a non-profit organization located in Greenwich Connecticut dedicated to fostering a love for Albanian culture and heritage in young people. Through educational programs, cultural events, and social activities, the AYC provides a supportive environment for Albanian youth to connect with their roots and flourish.

Filed Under: Politike

Tre ambasadorët shqiptarë në Zvicër në mbështetje të projektit për Aleksandër Moisiu

June 8, 2024 by s p

Dashnim Hebibi/

Fotoreportazh nga Berni në lidhje me jetësimin e projektit të sheshit, bustit dhe shtëpisë muze të legjendarit, Aleksandër Moisiu.

“Po shkon drejt jetësimit në Zvicrën mike, projekti i nisur më 24.03.24 nga Morcote kanton Tessin, ku pushon përjetësish, Aleksandër Moisiu, aktori më i madh i skenës evropiane në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX, pra sheshi, busti dhe shtëpia muze e Aleksandër Moisiut. Ky projekt ka marrë mbështetje të disa bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër dhe dita ditës po merr, por kur merr mbështetje edhe nga ambasadat tona do të ishte edhe më mire”

Bern, 07 qershor

Se bashkatdhetarët tanë kanë kontribuar për të mirën e atdheut me vite e vite, këtë e dijmë, por edhe sot e kësaj dite ata nuk po ndalen për të jehuar zëri i bashkëkombasve tanë që kanë kontribuar edhe për botën në fusha të ndryshme në të mirë të përgjithshme. Pas kryeheroit kombëtar, Skënderbeu që e kemi nëpër shumë qendra të evropës, pastaj të nobelistes, Nënë Tereza, edhe Aleksandër Moisiu siç duket do të jehoj brez pas brezi me një shesh dhe bust edhe ate në shtetin ku pushon edhe trupi i tij së bashku me bashkëshorten në shtetin mik të kombit tonë në Zvicër në këtë shtet ku jetojnë dhe veprojnë mbi 400.000 bashkatdhetarë të të gjitha trevave shqiptare. Aktori me famë botërore, por me gjakë shqiptari, Aleksandër Moisiu është kujtuar në Zvicër nga Adem Kicaj, aktori, skenaristi, regjisori, presidenti i shkollës së aktrimit IFTP me studentë dhe miq të tij, së bashku me veprimtarin e çështjes kombëtare, z. Sylë Mujaj i shoqëruar me veprimtarë të tjerë që jetojnë në pjesën e Luganos e Tiçinos i cili është edhe njohës i mirë i jetës dhe veprës së Moisiut për shumë vite me radhë, ku vazhdon edhe sot e kësaj dite. E tani, po shkon drejt jetësimit në Zvicrën mike, projekti i nisur më 24.03.24 nga Morcote kanton Tessin, ku pushon përjetësish, Aleksandër Moisiu, aktori më i madh i skenës evropiane në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX, pra sheshi, busti dhe shtëpia muze e Aleksandër Moisiut. Ky projekt ka marrë mbështetje të disa bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër dhe dita ditës po merr, por kur merr mbështetje edhe nga ambasadat tona do të ishte edhe më mirë. Prandaj, ky grup inicues të dalur nga data 24 mars e vitit 2024, menjëherë u angazhuan që të takohen drejtpërdrejt me tre ambasadorët shqiptarë që veprojnë në Zvicër për të marrur mbështetje, nga ambsadori i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ai Republikës së Kosovës. Takimi i parë në lidhje me projektin ishte i datës 8 prill të vitit 2024 në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern me Shkëlqesinë e tij, Ambasador, z.Sami Ukelli. Në ate takim ishte z.Adem Kicaj, z.Rafet Ademi dhe PhD.Dashnim Hebibi. Takimi ishte shumë miqësorë dhe ambasadori Ukelli i dha mbështetje stafit të projektit. Ndërsa dje, pra e premte e datës 07 qershor në ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern, në orën 13.00, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri, priti z.Adem Kicaj, z.Rafet Ademi, z.Përparim Sabriu dhe PhD. Dashnim Hebibi për të bashkëbiseduar dhe për tu njoftuar për së afërmi me projektin. Takimi ishte i përzemërt dhe musafrët morën fjalët më të mira të mundshme për projektin në fjalë, duke e ditur edhe siç tha ambasadori, se në këtë shtet jetojnë e veprojnë rreth 100.000 bashkëkombas shqiptarë që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe projektet e tilla padyshim se na gëzojnë se mbi të gjitha është fjala për Moisiun që e njeh e gjithë bota. Në fund të takimit, ambsadorit iu dhurua edhe një mirënjohje nga z.Adem Kicaj president i shkollës së aktrimit IFTP për kontributin dhe mbështetjen që i ka dhënë ambasadori Demiri. Edhe PhD. Dashnim Hebibi, që njihet me punën e tij në diasporë e më gjerë, i dhuroi disa nga librat e tij që janë kryesisht për diasporën tonë. Ndërsa në orën 15.00, ky grup inicues u takuan në ambasadë edhe me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Mustafa Nano si dhe me sekretarin e parë të ambasadës z.Valon Gashi. Edhe ky takim ishte i përzemërt dhe u bashkëbisedua hollësisht për projektin e lartë përmendur dhe ambasadori i përgëzoi dhe ofroi mbështetje. Ambasadori z.Nano, përmendi kontributin e madh që ka dhënë diaspora shqiptare për të mirën e kombit edhe ate pa u ndalur. Edhe ky projekt tregon qartë, se diaspora jonë nuk do të ndalet kurrë dhe ne e shteti shqiptarë do të jetë afër bashkatdhetarëve. Pas takimit miqësorë me dy ambasadorët, inicuesit e projektit falënderuan për mbështetje edhe nga tre ambasadorët shqiptarë në Zvicër nga ai i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Mustafa Nano, i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri ( nga takimi i sotëm, datë 07.06.2024) dhe të Kosovës, Shkëlqesia e Tij, z.Sami Ukelli ( takimi i datës 8.04.24, tashmë ish ambasador). Z. Adem Kicaj, z.Rafet Ademi, z.Perparim Sabriu, falënderuan ambasadorët edhe në emër të disa veprimtarëve të tjerë, si të z.Musa Sylejmani, z.Sylë Mujaj, z.Remzi Durmishi, etj, për mbështetje të këij projekti. Gjatë ditëve në vazhdim pritet që të vazhdohet me punë të tjera dhe shpresojmë shumë se edhe komuna e Ticinos do ta miratoje kërkesën dhe projektin e dëshirën e madhe të bashkatdhetarëve tanë, por edhe të artistëve e dashamirësve të artit në përgjithësi, sepse Moisiu ishte me gjakë shqiptari, por i dha shumë artit në përgjithësi. Ky staf inicues i projektit I drejtuar nga z.Kicaj është i hapur për bashkëpunim nga të gjithë ata bashkatdhetarë që duan të kontribuojnë dhe bëjnë thirrje për t`iu bashkuar që ta jetësojmë Aleksandër Moisiun për jetë të jetëve në shtetin mik të kombit tonë siç është Zvicra, gjeneratë pas gjenerate.

Filed Under: Mergata

Një ftesë për shqiptarët e Amerikës

June 8, 2024 by s p

Një ftesë për shqiptarët e Amerikës

Filed Under: Komunitet

Monodrama “42nd street”, me regji dhe tekst nga Diar Xani, të interpretuar nga aktorja @yllkaalotaa, do të shfaqet premierë në New York dhe CT

June 8, 2024 by s p

Monodrama “42nd street”, me regji dhe tekst nga Diar Xani, të interpretuar nga aktorja @yllkaalotaa, do të shfaqet premierë në New York dhe CT (Amerikë).

06.18.2024 ora 7pm. Aquila’s Nest Vineyard

56 Pole Bridge Rd, Sandy Hook, Connecticut

06.24.2024, në Producers Club Theaters 358 W 44th st, New York, NY 10036.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT