• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2024

SHKOLLA AMERIKANE DYDEGËSHE NË KAVAJË GJATË PERIUDHËS 1926-1939

June 7, 2024 by s p

Dr. Nikollë Loka/

Veprimtaria arsimore amerikane në Shqipëri.

Investimi në arsim dhe kulturë është një nga burimet që SHBA ka vënë në dispozicion të vendeve të Europës Juglindore, për të mbështetur zhvillimin e tyre gjatë shekullit të kaluar dhe në vazhdimësi(Pano, Gjika, 2022: 24-34). Njohja e parë e amerikanëve me shqiptarët vihet re gjatë themelimit të misioneve ungjillore amerikane në territorin e Perandorisë Osmane, pas zhvillimit të reformave të Tanzimatit. Nga këto kontakte, misionarët amerikanë vlerësuan dëshirën dhe etjen e madhe të shqiptarëve për arsim, dije, kulture. Bursat amerikane, të ofruara për shumë të rinj shqiptarë në fund të shekullit të 19-të i lejuan ata të studionin në kolegjet dhe institutet amerikane në Princeton, Boston dhe Filadelfia, si dhe në disa shkolla që vepronin në vende të tjera, gjeografikisht më afër, si: Bullgaria dhe Turqia(Pano,Gjika, 2020: 74). 

Përpjekjet e individëve amerikanë në dekadën e parë të shekullit të 20-të u pasuan nga veprimtari më të institucionalizuara dhe më të organizuara, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një ekip prej 60 personash nga Kryqi i Kuq Rinor Amerikan (AYRC) erdhi në Shqipëri në shkurt të vitit 1919. Ky ekip hapi spitale, ambulanca anti-TBC dhe kundër malaries në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës e gjetkë; mblodhi fëmijët jetimë nga rrugë dhe i vendosi në qendra të veçanta, të cilat më pas u kthyen në strehimore shtetërore. Por mbi të gjitha, organizata AYRC pati një rol unik në arsimin shqiptar(Pano,Gjika, 2020: 74). Selia e AYRC në Uashington dërgoi përfaqësuesin e saj O. M. Salisbury në Shqipëri për të vëzhguar nevojat urgjente të vendit në shtator 1919. Gjatë vizitës, Salisbury vuri në dukje mungesën e plotë të shkollave dhe dëshirën e madhe të shqiptarëve për arsim. Ai rekomandoi menjëherë sigurimin e bursave për të rinjtë që dëshironin të studionin në kolegjet amerikane në Stamboll, si dhe sugjeroi hapjen e shkollave të mesme bujqësore e profesionale në Shqipëri(Pano,Gjika, 2020: 74), ndër të cilat dhe Shkollën Amerikane të Kavajës, të quajtur më vonë Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës, vepër e Kryqit të Kuq Amerikan e më pas e Kryqit të Kuq të Rinisë Amerikane(Dervishi, 2021: 56). Instituti ishte një shkollë, dy degëshe, me degën e buqësisë për djem dhe degën mësuesi e ekonomi shtëpijake për vajza.

Instituti shqiptaro-amerikan në Kavajë

Themeluesi i kësaj shkollë ka qenë misionari protestant Dr. Telford Erikson. Çarls Telford Erikson (Charles Telford Erickson), si drejtor i American Board of Foreign Missions në Shqipëri, shërbeu zyrtarisht për dymbëdhjetë vjet dhe në vijim, për katërmbëdhjetë vjet të tjera, qëndroi e punoi si individ i pavarur. Për përkushtimin, kontributet dhe dashurinë e dëshmuar ndaj Shqipërisë, Federata e Shqiptarëve të Amerikës dhe Qeveria e përkohshme e Durrësit e zgjodhën delegat nderi në Konferencën e Paqës në Paris(Krisafi,2020: 89).  Në vitet 1922-1923, i gjëndur në Shqipëri, si pjesë e stafit të Legatës Amerikane në Tiranë, i mbështetur edhe nga qeveria shqiptare, ai themeloi një shkollë bujqësore për djemtë dhe një shkollë të arteve shtëpiake për vajzat(Krisafi,2020: 90). Me datën 8 mars 1922, Kryeministri i kohës, Ahmet Zogu, e informoi Eriksonin se atij i lejohej të zgjidhte nga një listë prej tetë ose dhjetë fermash më të mira në pronësi të shtetit, për ta ngritur shkollën. Më 4 korrik 1922, Eriksoni u njoftua se qeveria i kishte dhënë lejen për tokën e Kavajës. Më 28 maj 1923, Parlamenti Shqiptar i dha miratimin përfundimtar projektit të Eriksonit(Sota, 2021: 26).Meqenëse gjeti mirkuptim nga autoritete shqiptare, ai nisi menjëherë nga  puna. Sipas kontratës qeveria i jepte me qera kontraktuesi për 25 vjet, 300  ha  nga  pasuria  e  shtetit  që  gjendej në nënprefekturën  e  Kavajës(Dervishi, 2021: 57).

Shkolla Shqiptaro-Amerikane e Kavajës u hap në kohë të ndryshme; dega normale femërore më 20 shtator, ndërsa dega bujqësore e djemve më 10 tetor 1926. Lokali i degës femërore u vendos në ndërtesën e vjetër të një ish shkolle greke, që u riparua sipas kërkesave pedagogjike të kohës. Ndërsa për degën mashkullore,u sajua një lokal modest, i ngritur me blloqe të vogla çimentoje(Dervishi, 2021: 57). Pas  tre  vjetësh  punë, shkolla nisi të ndjente krizë financiare, kështu kjo shkollë kaloi në duart e  një tjetër bamirësi amerikan, Samuel  Irvin. Pas tratativash të shpejta dhe në mirëkuptim të palëve, Qeveria shqiptare, me vendimin  Nr.503, datë 18.06.1929 ratifikoi marrveshjen që kishte fuqi 20- vjeçare me këto kushte: Samuel Irvin merte përsipër një kolegj shqiptaro-amerikan me një klasë përgatitore, 6 klasë gjimnazi dhe dy klasë kolegji (shkollë e lartë). Drejtori  dhe  profesorët do të  ishin amerikanë dhe mësimi do të bëhej në gjuhën angleze. Profesorët do të paguheshin prej  Irvinit dhe do të vareshin  nga  ligjet shqiptare. Gjuha shqipe, letërsia, gjeografia dhe historia  e  Shqipërisë do të jepeshin nga  mësues shqiptarë.  Programet mësimore do të aprovoheshin nga Ministria e Arsimit dhe shkolla do të ishte nën kontrollin e saj(Dervishi, 2021: 57). Në  korrik  të  1929  nisën  punimet  për  ngritjen  e  godinave,  por  shumë shpejt  fondet u shterruan, pasi donacionet nga SHBA munguan. Në këtë kohë kishte filluar të ndihej kriza ekonomike botërore. Në qershor të  1930,  Irvin, me një  letër  drejtuar  Ambasadës  Shqiptare në Uashington, hiqte dorë nga të gjitha të drejtat që kishte marr prej Qeverisë shqiptare. Në ato kushte, u ofrua një tjetër shoqatë amerikane,që jepte ndihmë për arsimin rural. Organizata e re mbante emrin “Fondacioni i Lindjes së Afërme”, i cili grumbullonte fonde si kontribute të popullit amerikan,që dëshironte t’u dërgonte ndihma atyre popujve që kishin nevojë(Dervishi, 2021: 57-58). Marrëveshja ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Fondacionit të Lindjes së Afërme u nënshkrua në tetor të vitit 1930 dhe kishte fuqi 20 vjeçare. Fondacioni i përfaqësuar nga Xhejms Bartën dhe Barsli Eiçson merrte  përsipër të ngrinte  Institutin bujqësor shqiptaro-amerikan të Kavajës. Qeveria shqiptare i jepte Institutit për përdorim dhe  shfrytëzim  të  plotë tokat që kishin patur më  parë në koncension  Eriksoni dhe Irvini, duke shtuar edhe 50 ha në Malin e Robit. Nxënësit dhe nxënëset do të mbaheshin me bursat e Qeverisë shqiptare dhe të Institutit, duke akorduar secila palë jo më pakë se 25 bursa në vit,  për  secilën degë. Programi  arsimor dhe administrimi i Institutit ishin në dorë të administratës së tij, e cila ishte e detyruar t’u përshtatej ligjeve në fuqi dhe zakonevetë mira të vendit. Mësimi i historisë dhe gjeografisë do të bëhej nga mësues shqiptarë, të emëruar nga Ministria e Arsimit. Shkolla do t’i nështrohej inspektimit nga specialistët shqiptarë, sipas ligjit në fuqi(Dervishi, 2021: 58). 

Marrja përsipër e shkollës nga ana e Fondacionit dhe vendosja e saj në lokale të reja u kushtëzua nga reforma Ivanaj, kur kjo shkollë u mbyll dhe kaloi nën administrimin e kontrollin e Ministrisë së Arsimit. Tashmë, pranë drejtorit teknik amerikan u vendos edhe një nëndrejtor administrativ shqiptar, Ali Cungu.

Ndriçimi në të dy konviktet bëhej me vajguri  nga shoqëria SESA në Durrës; uji për të pirë merrej nga një krua afër. Për nevoja shtëpiake nxirrej ujë me pompa. Ushqimi jepej në një sallë të madhe. Nxënësit ishin të ndarë në tryeza nga 9 vetë.Nxënësit jetonin në ndërtesa të reja higjenike, në formë odash fshatare, ku në secilën prej tyre flinin 18 nxënës. Kishte shtretër të hekurit dyfish ose të thjeshta; dyshekët ishin me bar. Infermieria kishte dy shtretër të posaçëm. Shërbimi shëndetsor jepej nga Zllatkova, doktoresha e diplomuar në Universitetin e Sofjes. Kishte dhe farmaci me barna të shkollës. 

Në degën e bujqësisë jepeshin lëndët: gjuhë shqipe, anglisht, histori, gjeografi, matematikë, fizikë, kimi, shkencë natyrore, bujqësi, rritje bimësh të përvitëshme, të drunjta(pemë të ndryshme, vreshta dhe ullinj, mana për krimba mëndafshi, pyje)zootekni, veterinari, industri bujqësore(tlyen, djathë etj), lëvrim tokash me makina moderne dhe përdorim i të gjitha makinave të nevojëshme, kontabilitet tregtie dhe bujqsie, ekonomi rurale(bujqësore)patologji të sëmundjeve të bimëve. Dega femërore kishte lëndët: gjuhë shqipe, anglisht, histori, gjeografi, matematikë, shëndetësi, shkencë natyrore, shtëpiake(të qepurit, të larët, të mbajturit mirë të shtëpisë, gatim gjellësh, rritje foshnjash dhe shikim të sëmurësh, punë dore, punim me vegë, të materialeve të pambukut, leshit dhe mëndafshit prej lëndëv që prodhoheshin në fermën e shkollës(AQSH, F.195, v.1926, fl.1; Pano,Gjika, 2020:177)  

Për sa i përket pjesës praktike të programit mësimor, sipas kurrikulave të asaj periudhe, nga 50 orë mësimore, tri orë ishin mekanikë bujqësore, teori dhe praktikë, 10 orë traktorë dhe motorë, përveç punës së përhershme në fermën e shkollës. Për të nxjerrë specialistë të aftë, për t’i ardhur në ndihmë sa më shpejt ekonomisë shqiptare, specialistët amerikanë përdorën me shumë efektivitet fermën komplekse bujqësore(Pano,Gjika, 2020:177).

Nga viti në vit, gradualisht specialiteti zooteknikë po zinte vendin kryesor në specializimin e nxënësve. Pjesa më e rëndësishme e veprimtarisë zooteknike në atë shkollë ishte të mësuarit me regjimin e ushqimit e të higjienës në stallat moderne të tipit amerikan me moton: “Më e mira dhe më e bukura në Shqipëri”, duke stimuluar shtimin e pasurisë bujqësore e blegtorale të vendit(Pano,Gjika, 2020:177).

Instituti shqiptaro-amerikan i Kavajës, në vitin 1938, kishte në pronësi dhe administrim 300 ha tokë dhe, përveç drithërave të bukës, kishte mbjellë 10 ha jonxhë e tërfil, për të ushqyer 33 krerë lopë, dema, viça të racave Jersey e Gensey. Ferma e shkollës kishte 575 bagëti të imta, 200 pula livorneze e të tjera kafshë bujqësie. Një pjesë e ushqimeve, si produktet bujqësore dhe ato blegtorale prodhoheshin në fermën e shkollës.

Viti shkollor fillor fillonte të hënën e parë, pas 15 janarit dhe mbaronte të shtunën e fundit, para 15 dhjetorit të çdo viti. Përveç ditëve të festave zyrtare, shkolla kishte një muaj pushime në dimër, 10 ditë në pranverë dhe 1 javë në vjeshtë. Në mbarim të kursit, nxënësit mernin një dëftesë provizore, e cila do të shkëmbehej me një dëftesë bujqësore, vetëm kur të konstatohej zotësia e kandidatit në ushtrimin e mjeshtërive të mësuara(Dervishi, 2021:59).

Objektivi i degës së bujqësisë ishte formimi i administratorëve dhe specialistëve të ardhshëm të bujqësisë. Drejtuesit e shkollës synonin që nëpërmjet kuadrove të përgatitur të mbushnin një boshllëk në tregun e punës që lidhej me mekanikën bujqësore, edukimin kontabël dhe disa profesione të zejtarisë. Zgjedhja e pozicionit gjeografik ishte e tillë që tërhiqte të interesuarit për këto profesione nga Myzeqeja deri në Durrës(Pano, Gjika, 2020:176). Nëpërmjet përdorimit të teknikave të zhvilluara në bujqësi e blegtori, do të të tregohej konkretisht epërsia e fermerit të kualifikuar mbi bujkun dhe blektorin tradicional. Prej kësaj shkolle do të dilnin edhe teknikët bujqësorë. Nga djemtë, pranoheshin nxënës me shëndet të plotë, që kishin arritur moshën 14vjeç dhe kishin mbaruar shkollën fillore. Për t’u pranuar kërkohej çertifikata e shkollës fillore dhe çertifikat shëndetësore(AQSH, f.195, Viti 1933, D.73.f.9). 

Dega për vajza përgatiste mësuese, si dhe amvisa të shkolluara që do të përshtateshin me një shoqëri në modernizim e sipër. Vajzat mësonin vlera të tilla si: detyrimi për t’u shërbyer të tjerëve dhe për të pasur një karakter të fortë. Pranoheshin vajza që kishin arritur moshën 11 vjeçe(Lita, 2004: 119). 

Në dy vitet e para, shkolla e drejtuar nga Telford Erikson kishte zv.drejtor amerikanin David McConnell dhe mësues bujqësie Dr. Swoppe dhe Dr. Harold Freeman-Button. Për vitin shkollor 1927-1928, drejtor i shkollës erdh një agronom hortikulturë Dr. Kenneth Reeves, ndërsa Dr. Burch Schneider, mësues i zooteknikës dhe veterinarisë. Drejtori i shkollës, që nga viti 1927, ishte Dr. Kenneth Reeves, me nëndrejtor Arthur R. Dalamarter, që të dy specialistë dhe mësues të bujqësisë, si dhe Dr. Elliot J. Taylor, mësues të zooteknikës. Në vitin 1931, drejtori Reeves zëvendësohet me Dr. Joseph Beach Bangor, i cili shërbeu deri në fund të vitit shkollor 1933-1934. Ai kishte punuar 14 vite radhazi në Armeni dhe Siri. Pas tij, në tetor të vitit 1934, emërohet një drejtor i ri, Dr. Ralf H. Alleen, i cili punoi në atë shkollë për katër vite shkollore. Së bashku me drejtor Alleen, në shkollë punuan si mësues: Dr. Merrill Knapp dhe Jones McLean. 

Me mësuese kryesisht të huaja, të përgatitura në shkolla pedagogjike amerikane, shkolla normale femërore zhvilloi punë serioze. Meqenëse personeli mësimor u ndërrua shpesh, nga ato mësuese që punuan më gjatë përmendim: Merverette Smith, Anne Irvin, Busta Mai Teylor, Margaret Ewans. Me kalimin e kohës u shtua personeli shqiptar, që fillimisht përbëhej nga Sadije Bogdo dhe Angje Qerraxhia; erdhën pas tyre vijnë Vrisidha Pepo, Bediha Asllani, Afërdita Asllani, Shpresa Hamzarai e Marie Çelo(Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, 2003: 490). Përveç  mësuesve,  në  shkollë  shërbenin  edhe  25  punonjës  shërbimi  ku  hynin  mjeku, infermieri dhe të tjerë në specialitete të ndrsyhme të bujqësisë dhe të blegtorisë(Dervishi, 2021:59).

Deri në vitin 1933, dega femërore funksionoi si institucion i specializuar pedagogjik pesëvjeçar, me programe amerikane të miratuara nga Ministria e Arsimit, kurse prej vitit 1934 deri në vitin 1937 zbriti në shkollë dyvjeçare, që përgatiste punonjëse për ekonomi shtëpiake dhe ekonomi bujqësore. Megjithatë, edhe ato nxënëse që mbaruan programin dyvjeçar, falë formimit të shëndoshë që morën në shkollë, dolën mësuese të afta(Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, 2003: 490).

Në Institutin shqiptaro-amerikan të Kavajës, për 14 vite punë u përgatitën 177 agronomë të mesëm, nga të cilët 65 u morën me punë bujqësie dhe u punësuan si agjentë bujqësorë në administratën lokale; 48 u morën me administrimin e tokës dhe pronës së tyre; 19 u bënë mësues edhe 21 vazhduan studimet e tyre nëpër universitetet e Evropës dhe SHBA. Nga dega normale femërore, deri në vitin 1930 ishin diplomuar 90 vajza që punuan mësuese; në periudhën 1934-1939, ky numër u shtua(Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, 2003: 490). 

Instituti shqiptaro-amerikan i Kavajës me mësues amerikanë, specialistë të aftë e të talentuar, ka dhënë një kontribut të madh në krijimin e një plejade teknikësh bujqësorë djem dhe mësuese të përgatitura nga ana profesionale, që punuan me përkushtim në detyrat që iu ngarkuan. 

 OK

Investimi në arsim dhe kulturë është një nga burimet që Amerika ka vënë në dispozicion të vendeve në zonën e Ballkanit Perëndimor për të mbështetur zhvillimin e tyre gjatë shekullit të kaluar dhe në vazhdimësi.  Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System

Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34 

Njohja e parë e amerikanëve me shqiptarët vihet re gjatë krijimit të Misioneve Ungjillore Amerikane në territorin e Perandorisë Osmane, pas zhvillimit të Reformave të Tanzimatit (Asllani, 2011). Në përshkrimet e asaj kohe, të dokumentuara më vonë nga studiues, përmenden kontaktet e para të misionarëve amerikanë me rilindësit shqiptarë dhe fëmijët e tyre.

ndër të cilat të Shkollës Amerikane të Kavajës, të quajtur më vonë Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës, vepër e Kryqit të Kuq Amerikan e më pas e Kryqit të Kuq të Rinisë Amerikane. Lorena Dervishi, Arsimi në Shqipëri gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut (1928 – 1939), disertacion, Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës, 2021,56.

Nga këto kontakte, misionarët amerikanë vlerësuan dëshirën dhe etjen e madhe të shqiptarëve për arsim, dije, kulturë dhe mundësuan kontributet e para për edukimin e rinisë shqiptare. Bursat amerikane të ofruara për shumë të rinj shqiptarë në fund të shekullit të 19-të i lejuan ata të studionin në kolegjet dhe institutet amerikane në Princeton, Boston dhe Filadelfia, si dhe në disa shkolla që vepronin në vende të tjera, gjeografikisht më afër, si Bullgaria dhe Turqia.

Përpjekjet e individëve amerikanë në dekadën e parë të shekullit të 20-të u pasuan nga aktivitete më të institucionalizuara dhe më të organizuara pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një ekip prej 60 personash nga Kryqi i Kuq Rinor Amerikan (AYRC) erdhi në Shqipëri në shkurt të vitit 1919. Ky ekip hapi spitale, ambulantë anti-TBC dhe kundër malaries në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës e gjetkë, edukoi nënat shqiptare me norma higjienike, mblodhi fëmijët jetimë nga rrugë dhe i vendosi në qendra të veçanta, të cilat më pas u kthyen në strehimore shtetërore. Por mbi të gjitha, organizata AYRC pati një rol unik në arsimin shqiptar. Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34

Selia e AYRC në Uashington dërgoi përfaqësuesin e saj O. M. Salisbury në Shqipëri për të vëzhguar nevojat urgjente të vendit në shtator 1919. Gjatë vizitës, Salisbury vuri në dukje mungesën e plotë të shkollave dhe dëshirën e madhe të shqiptarëve për arsim. Ai rekomandoi menjëherë sigurimin e bursave për të rinjtë që dëshironin të studionin në kolegjet amerikane në Stamboll, si dhe sugjeroi hapjen e shkollave të mesme bujqësore dhe profesionale në Shqipëri. Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34

. Çarls Telford Erikson (Charles Telford Erickson), si drejtor i American Board of Foreign Missions në Shqipëri, shërbeu zyrtarisht për dymbëdhjetë vjet dhe në vijim, për katërmbëdhjetë vjet të tjera, qëndroi e punoi si individ i pavarur. Për përkushtimin, kontributet dhe dashurinë e dëshmuar ndaj Shqipërisë Federata e Shqiptarëve të Amerikës dhe qeveria e përkohshme e Durrësit e zgjodhën delegat nderi në Konferencën e Paqës në Paris. f.89 

Çarls Telford Erikson në vitet 1922-1923, i gjëndur në Shqipëri, si pjesë e stafit të Legatës Amerikane në Tiranë, i mbështetur edhe nga qeveria shqiptare, themeloi një shkollë bujqësore për djemtë dhe një shkollë të arteve shtëpiake për vajzat. f.90

Instituti Shqiptaro-Amerikan, i njohur në Shqipëri si Shkolla Bujqësore Amerikane e Kavajës, është një tjetër institucion që kishte ndikuar shumë në zhvillimin e arsimit profesional të orientuar drejt tregut si dhe në zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Ajo filloi veprimtarinë e saj në vitin 1926, e themeluar dhe drejtuar nga specialistë amerikanë (Dr. Telford Erikson) dhe të diplomuarit e parë të saj ishin dhjetë studentë në vitin 1930 (Asllani, 2011). Drejtuesit e shkollave kishin synim të plotësonin një boshllëk për mekanikët bujqësorë, kontabilistët dhe zejtarët në tregun e punës, duke ofruar staf të trajnuar në këtë shkollë.

Objektivi i Shkollës Bujqësore të Kavajës ishte formimi i administratorëve dhe specialistëve të ardhshëm të bujqësisë. Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System

Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34

Gjatë 14 viteve të funksionimit të shkollës kanë mbaruar 177 agronomë, nga të cilët 65 janë marrë me punë bujqësore dhe janë punësuar si agjentë bujqësorë në administratën vendore, 48 persona kanë marrë përsipër administrimin e tokës dhe pronës së tyre, 19 janë bërë mësues dhe 21. vazhduan studimet në universitetet evropiane dhe amerikane. Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34

Në vitin 1925 u krijua Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës.

u hap me dy degë, dega e bujqësisë për djem dhe ajo e ekonomisë shtëpiake për vajza. Lita , 119 Themeluesi i saj ishte Telford T. Erickon, filantropi i parë amerikan që ndihmoi shqiptarët në

arsimimi. Jani Sota, An Inclusive Education Policy Oriented to Profession is the Key to the Development of Albanian Economy (Historical Trends in Vocational School 2008-2018), Interdisciplinary Journal of Research and Development, Vol 8 No 1, July 2021, p.26

Shkolla amerikane e Kavajës mbahej nga fondacioni Near East dhe synonte të përgatiste mësuese për fshatrat e Shqipërisë. Drejtor arsimi i Fondacionit ishte Harold. B. Allen. AQSH, F.195, Viti 1931, D.532, f.1  

Me datën 8 Mars 1922, Kryeministri i kohës, Ahmet Zogu, e informoi Erickson-in se atij i lejohej të zgjidhte nga një listë prej tetë ose dhjetë fermash më të mira në pronësi të shtetit, për ta ngritur shkollën. Më 4 korrik 1922, Erickson-i u njoftua se qeveria i kishte dhënë lejen për tokën e Kavajës. Më 28 maj 1923, Parlamenti Shqiptar i dha miratimin përfundimtar projektit të Erickson-it.

Shkolla për djemë ishte e bujqësisë për të pergatit agronom dh ebujqë. Ndërsa shkolla e vajzave për ët përgatit shtëpijake.

shkolla kishte kompleksin e saj prej 12 godinash (konvikte, baxho, baxho, stalla dhe hambare). Jani Sota, An Inclusive Education Policy Oriented to Profession is the Key to the Development of Albanian Economy (Historical Trends in Vocational School 2008-2018), Interdisciplinary Journal of Research and Development, Vol 8 No 1, July 2021, p.26

 Të dy shkollat kishin internate të veçanta. Mësimet vazhdonin tre vjet dhe zhvillohehsin në shqip dhe anglisht. Shkolla e djemve kishte këto lanë: Gjuhë shqipe, nglisht, histori, gjeografi, matematikë, fizikë, kimi, shkencë natyre, bujqësi, rritje bimësh, zootekni, veterinary, lëvrim tokash me makina modrene, kontabilitet tregtar dhe bujqësije, ekonomi rurale, sëmundje bimësh.AQSH, F. 195, Viti 1926, Dosja 22, fq. 24 

Çarls Telford Erikson (Charles Telford Erickson), si drejtor i American Board of Foreign Missions në Shqipëri, shërbeu zyrtarisht për dymbëdhjetë vjet dhe në vijim, për katërmbëdhjetë vjet të tjera, qëndroi e punoi si individ i pavarur. Për përkushtimin, kontributet dhe dashurinë e dëshmuar ndaj Shqipërisë Federata e Shqiptarëve të Amerikës dhe qeveria e përkohshme e Durrësit e zgjodhën delegat nderi në Konferencën e Paqës në Paris. Ksenofon Krisafi, Nga historiku dyshekullor i marrëdhënieve dyshekullore shqiptaro-amerikane,   U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f.89

Çarls Telford Erikson në vitet 1922-1923, i gjëndur në Shqipëri, si pjesë e stafit të Legatës Amerikane në Tiranë, i mbështetur edhe nga qeveria shqiptare, themeloi një shkollë bujqësore për djemtë dhe një shkollë të arteve shtëpiake për vajzat. Ksenofon Krisafi, Nga historiku dyshekullor i marrëdhënieve dyshekullore shqiptaro-amerikane, Ksenofon Krisafi, Nga historiku dyshekullor i marrëdhënieve dyshekullore shqiptaro-amerikane, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f.90.

Përpjekjet e individëve amerikanë në dekadën e parë të shekullit të 20-të u pasuan nga veprimtari më të institucionalizuara dhe më të organizuara, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një ekip prej 60 personash nga Kryqi i Kuq Rinor Amerikan (AYRC) erdhi në Shqipëri në shkurt të vitit 1919. Ky ekip hapi spitale, ambulanca anti-TBC dhe kundër malaries në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës e gjetkë; mblodhi fëmijët jetimë nga rrugë dhe i vendosi në qendra të veçanta, të cilat më pas u kthyen në strehimore shtetërore. Por mbi të gjitha, organizata AYRC pati një rol unik në arsimin shqiptar. Nikollaq Pano,Ira Gjika, Kontributi i SHBA në zhvillimin e arsimit shqiptar, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f.174   

Drejtuesit e shkollës synonin që nëpërmjet kuadrove të përgatitur të mbushnin një boshllëk në tregun e punës që lidhej me mekanikën bujqësore, edukimin kontabël dhe disa profesione të zejtarisë. Zgjedhja e pozicionit gjeografik ishte e tillë që tërhiqte të interesuarit për këto profesione nga Myzeqeja deri në Durrës(Nikollaq Pano,Ira Gjika, Kontributi i SHBA në zhvillimin e arsimit shqiptar, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f.176).

Në degën e bujqësisë jepeshin lëndët: gjuhë shqipe, anglisht, histori, gjeografi, matematikë, fizikë, kimi, shkencë natyrore, bujqësi, rritje bimësh të përvitëshme, të drunjta(pemë të ndryshme, vreshta dhe ulinj, mana për krimba mëndafshi, pyje)zootekni, veterinary, industry bujqësore(tlyen, djathë etj), lëvrim tokash me makina modern dhe mërdorimi I të gjitha makinave të nevojëshme, kontabilitet tregtie dhe bujqsie, ekonomi rurale(bujqësore)patologji të sëmundjeve të bimëve. Dega femërore kishte lëndët: gjuhë shqipe, anglisht, histori, gjeografi, matematikë, shëndetësi, shkencë natyrore, shtëpiake(të qepurit, të alrët, të mbajturit mirë të shtëpisë, gatim gjellësh, rritje foshnjash dhe shikim të sëmurësh, punë dore, punim me vegë, të materialeve të pambukut, leshit dhe mëndafshit prej lëndëv që prodhoheshin ën fermën e shkollës(AQSH, F.195, v.1926, fl.1; Nikollaq Pano,Ira Gjika, Kontributi i SHBA në zhvillimin e arsimit shqiptar, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f. 177. 

Për sa i përket pjesës praktike të programit mësimor, sipas kurrikulave të asaj periudhe, nga 50 orë mësimore, tri orë ishin mekanikë bujqësore, teori dhe praktikë, 10 orë traktorë dhe motorë, përveç punës së përhershme në fermën e shkollës. Për të nxjerrë specialistë të aftë, për t’i ardhur në ndihmë sa më shpejt ekonomisë shqiptare, specialistët amerikanë përdorën me shumë efektivitet fermën komplekse bujqësore. Nikollaq Pano,Ira Gjika, Kontributi i SHBA në zhvillimin e arsimit shqiptar, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f. 177.

Nga viti në vit, gradualisht specialiteti zooteknikë po zinte vendin kryesor në specializimin e nxënësve. Pjesa më e rëndësishme e veprimtarisë zooteknike në atë shkollë ishte të mësuarit me regjimin e ushqimit e të higjienës në stallat moderne të tipit amerikan me moton: “Më e mira dhe më e bukura në Shqipëri”, duke stimuluar shtimin e pasurisë bujqësore e blegtorale të vendit Nikollaq Pano,Ira Gjika, Kontributi i SHBA në zhvillimin e arsimit shqiptar, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f. 177.

Pranohen nxënësit me shëndet të plotë dhe që e kanë 14vjeç dhe kanë mbaruar shkollën fillore. Për tu pranuar kërkohej çertifikata e shkollës fillore, çertifikat shëndetësore. AQSH, f.195, Viti 1933, D.73.f.9

 ku zbatoheshin parimet e pedagogjisë amerikane të punës. 

Qëllimi i kësaj shkolle do të ishte që nëpërmjet një teknike të zhvilluar në bujqësi e blegtori, të tregohej konkretisht epërsia e fermerit të kualifikuar. Gjithashtu qëllimi profesional i shkollës ishte nxjerrja e teknikeve të ulët bujqësore. 

 Në degën e vajzave u mësuan vlera të tilla si nevoja për t’u shërbyer të tjerëve dhe për të pasur një karakter të fortë. Ishte një shkollë normale pesëvjeçare me klasë përgatitore, qëllimi i së cilës ishte përgatitja e mësuesve për shkollat ​​e fshatit. Zana Lita, Teacher education in Albania, Past, present, future, Scool of Education, Open University,2004,p. 119.

Dega e vajzave zgjodhi nxënës nga familjet intelektuale me supozimin se kjo do të ndihmonte në prodhimin e mësuesve më të mirë. Në shkollë frekuentonin vajzat e disa ministrave të qeverisë së atëhershme. Megjithatë, drejtoresha e shkollës kishte premtuar trajtim të barabartë dhe kishte deklaruar se “të pasurit dhe të varfërit do të trajtoheshin në mënyrë të barabartë gjatë periudhës së shërbimit të saj në Shqipëri”. Lita , 119.

Kurrikula shkollore përfshinte lëndë të përgjithshme dhe profesionale. Sipas parimeve të arsimit amerikan, ngarkesa mësimore duhet t’i kushtohet fushave të ekonomisë shtëpiake dhe zejtarisë. Kurrikula nuk përfshinte vëzhgime dhe praktikë pedagogjike, pasi nuk kishte shkollë mentore të lidhur me të. Nxënësit bënin vetëm vëzhgime në shkollat ​​e Durrësit dhe më pas në shkollën e fshatit Gazdare të rrethit Kavajë. Lita , 119.

Kjo shkollë ka filluar më 8 gusht 1925. Në fakt, procesi mësimor nisi rregullisht një vit më vonë (dega për femra).

Sipas kurrikulës, shkolla ishte “e mesme e ulët me drejtim thellësisht praktik, për të prodhuar

qytetarë të një shoqërie të përparuar”. Jani Sota, An Inclusive Education Policy Oriented to Profession is the Key to the Development of Albanian Economy (Historical Trends in Vocational School 2008-2018), Interdisciplinary Journal of Research and Development, Vol 8 No 1, July 2021, p.26

Instituti i Kavajws, mwsuesit

Ralf H.Allee, drejtor, Teori administrimi bujqwsor; Reshad Asllani, Probleme tw pwrmirwsimit rural, agronomi, teori dhe praktikw; Ahmet Çelo, Zootekni, teori dhe parktikw, anglisht; Ali Cungu, gjuhw shqipe, gjeografi, histori, merret dhe me biliotekwn; Qemal Dobi, aritmetikw, farkwtari, zdrukthtari, anglisht, praktikw; Stavri Frashwri, anglisht, ekonomi, magazinw; Pandeli Skrami, hortikulturw(teori dhe parktikw), higjenw. AQSH, F.195, viti 1936, D.512, f.1

Pasqyra e personelit administrative

Ilia Guma, sekretar llogaritar 120 fr. ar; Jak Delhysa shofer-meknaik, 120 fr. ari; Ahmed Punashevci, kujdestar i internatit, 120 fr. ar Teki Eminaj, ndihmws nw Degwn Mekanike, 100 fr. ar; Skwnder Ymerati, ndihmws nw degwn agronomi, 100 fr. ari; Ismail Sherifi ndihmws nw hortikulturw 100 fr. ari; Isolde Scifert infermiere 150 fr.ari; Ottilie Oberreiner, kujdestare ushqimi, 150 fr. ar. f.6

Personeli shwrbyes

Rifat Lame, gjellbanws; Mustafa Hurshidi, postier-puntuer; Besim Suri, rojtar nate; Shaqir Ademi, rojtar dite; Aleks Stefani, kopwshtar; Llazi Myzeqari, bari dhensh; Llambi Kavaja, lopar; Ibrahim Aliu punwtor nw Degwn Mekanike;; Abaz Emini mjeshtwr murator; Kije Jevga, petkalarwse. Shwrbenin dhe nwnshtetaset gjermane: Isolte Schifert, infermiere, me 150 fr. ar dhe Ottilie Oberreneier, kujdestare ushqimi, 150 fr.ari. f.6 AQSH, F.195, viti 1939, D.280, f.6.

Drejtor i përgjithshëm ishte amerikani Teford Erickson. AQSH, F. 195, Viti 1926, Dosja 22, fq. 24  

Nxënësi dueht të kishte me vete 3 kmishe, 3 mbathje, një palë këpucë, 2 kwmisha nate, 1 krahën, 3 peshqir, 5 palë çorape, një palë rrobe, 6 shami, 1 furqë dhëmbësh, sapun teshash. 

Gjithçka duhej për fjetje: dyshekë, çarçafë, batanie i kishte shkolla. Për nxënësit shkolla jepte me qera mushama për shi dhe kapele,si dhe një palë çizme llastiku. Çdo konviktor duhet të paguante 15 franga ari në vit garanci pwr mirwmbajtjen e mjeteve dhe orendive shkollore dhe të konviktit. Pagesa shkollore për një vit ishte 250 franga ari që paguhej në dy këste, në fillim të vitit shkollor dhe të semestrit të dytë. Nxënësit që nuk mund të paguanin për pamundësi ekonomike merrnin bursw prej Ministrisë sëArsimit dhe prej Fondacionit. AQSH, f.195, Viti 1933, D.73.f.9 

Shkolla e djemëve përbëhej nga dy ndërtesa kryesore të mëdha që përbënin zyrat e drejtorit, sallën e bukës, sallën e studentëve, bujtoret. Pranë tyre kishte dhe shtatë ndërtesa të tjera për banim, një për drejtorin e shkollës dhe familjen e tij dhe dy të tjkera për banimin e mësuesve të martuar, si dhe shërbenin si magazine për material të ndryshme. 

Kishte ndertesë për bagëti, një për pularinë, magazine për drithin etj.

Ndriçimi bëhej me vajguri në bisedë me shoqërinë SESA në Durrës për ta bërë ndriçimin me elektrik. Ujë për të pirë merrej nga një krua afër. Për nevoja shtëpiake nxirrej ujë me pompa. f.33

Ushqimi jepej në një sallë të madhe.  Nxënësit ishin të ndarë në tryeza nga 9 vetë. Banimi bëhej në ndërtesa të reja higjenike, në formë odash katundare, kun ë secilën prej odave flinin 18 nxënës. Kishte shtretrë të hekurit, dyfish ose të thjeshta, dyshekët ishin me bar, që mos të zhdukin zakonin e shtëpisë.

Infermieria kishte dy shtretër të posaçëm. Shërbimi shëndetsor jepej nga Zllatkova, doktoresha e diplomuar në Universitetin e Sofjes. Kishte dhe farmaci me barna të shkollës. f.32. 

Shkolla e Golemit të Kavajës u vendos në një fermë me 65 hektarë tokë pranë Kavajës, ku u ndërtuan godina të reja pastaj sipërfaqja e tokës u rrit në 250 hektarë. Shkolla kishte traktor, makina mbjellëse, makinë shirëse, 18 lopë, 3 dema, pula, dele dhe dhi. Një infermiere amerikane kujdesej për shendetin e nxënësve. Një pjesë e ushqimeve prodhohej në fermë. Gjeja e gjallë kulloste në livadhet që i kishte shkollat. Kishte kopësht perimesh ku shërbente një punonjës shqiptar. AQSH, f.195, Viti 1933, D.73.f.8

Shkolla e Kavajës bante fletpalosje, aplikimet vazhdonin deri me 1 qershor dhe para mesit ët verës bëhej shqyrtimi. Lajmroheshin kandidatët 1-2 muaj para fillimit të mësimit. AQSH, f.195, Viti 1933, D.73. f.10

Kishte dhe sallë studimi, e cila përdorej edhe për shfaqja teatrale.

Instituti Amerikan i Kavajws u kalue nwn adminsitrimin e Minsitrisw sw Arsimit. U vendos tw riparohet çatia dhe tw bwhet meremetimi i pwrgjithshwm i tyre. f.1

Fondacioni Amerikan Near East i ndwrpreu kontributet e veta financiare dhe wkrkoi shitjen e prodhimeve dhe tw amterialeve tw inventarit. f.2

Prof. Dr. Nicola Carretto me vendimin, me vendimin Nr. 739 tw Kwshillit tw Ministrave u emwrua Drejtore e Institutit. Ti dorwzohen zyra, aktet, amterialet e tjera sipas procesverableve. f.41

Shkollat ​​amerikane në përgjithësi, veçanërisht ajo e Kavajës me profesionistë dhe mësues të talentuar amerikanë, kanë kontribuar ndjeshëm në krijimin e një trupe fermerësh të arsimuar, që më pas u shndërruan në elitën intelektuale të bujqësisë shqiptare. Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34

Në vitin 1940, në shkollën bujqësore të Kavajjës të quajtur Arnaldo Munsolini u vendos komanda ushtarke e bazës kundërajrore. Me këtë rast dha urdhër për mbylljen e shkollës dhe shpërndarjen e nxënësve. Të gjitha ndërtesat u vunë në dispozicion të komandës s ëlartë ushtarake, vetëm u lanë kafshët nëpër stalla. Dr. i Institutit Nicola Caret kishet marrë leje në Ministri dhe ishte larguar deri sa gjendja të kthehej në normalitet. Punët e institutit do ti drejtonte rektori i konviktit Pandeli Skrami në bahskëpunim me profesorë Nusret Mamaçi që i ngarkohej barra e kujdeses për gjenë e gjallë. Kët at ëdy do të mbanin në shkollë vetëm personat më të domosdoshëm. AQSH, F.195, Viti 1940, D.272, f.2

Shkollës Kavajës, në vitin 1943 pas pushtimit gjerman i hiqet emri Arnaldo Munsolini dhe emërohet Shkolla bujqësore e punës Kavajë. AQSH, F.195, Viti 1943, D.204, f.1

Filed Under: Reportazh

NJËZET VITE PA RONALD REAGANIN DHE SHPRESAT E TIJ

June 7, 2024 by s p

Nga ALBERTO MINGARDI – “Corriere della Sera”, 3 qershor 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika 

“Ç farëdo tjetër të thotë historia për mua, shpresoj të regjistrojë atë, që i kam bërë thirrje shpresave tuaja më të mira e jo frikërave tuaja më të këqija”. Ronald  Reagan vdiq më 5 qershor 2004. Njëzet vite gjatë të cilëve shpresa në politikë i ka lëshuar vëndin frikës. Nga ana tjetër, t’i bëhet thirrje kësaj të fundit është shumë më e lehtë. Frika e të ndryshmit, e së resë, frika e përjetëshme e fundit të botës. Ndërsa Reagani hapte dy kanatash dritaret mbi botët e reja. E quanin aktor, duke kujtuar zanatin e tij të vjetër, por gjatë tridhjetë viteve kishte qënë më parë  një popullarizues i përsosur i General Elektrikut, e më pas guvernator i Kalifornisë. 

Shkruante jo vetëm letra gruas së tij Nancy, por në blloqe të mëdhenj të verdhë, fjalimet e tij radiofonike. “Zoti Gorbaçov, rrëzoje atë mur” është një fjali e tij. I rritur në një familje të vështirë kishte në vetvete shpirtin e kufirit. Shpresa kalëron kur sheh nga larg horizontin. Fytyra, zëri, fjalët e bënë Reaganin një ikonë. Por për atë ikonë ka pak hapësirë. Sot është kohë e mureve që ngrihen, të shpresve të zbehta e të gjitha të luajtura mbi mundësinë për të gjetur “mbrojtje”. Politika, konservatore apo jo, është bërë e zymtë. Ndoshta pikërisht për këtë nuk ka një udhëheqës që nuk ka jo vetëm idetë, por as buzëqeshjen e Reaganit. Në 84-n, kur sulmohej  sepse ishte shumë i moshuar, tha se nuk do të kishte shfrytëzuar “ moshën e re dhe mungesën e përvojës së kundërshtarit për arsye politike”.

Lexues më i vëmendshëm e burrë më i kulturuar se sa e njihnin, nuk kishte mitin e stakanovistit. “Thonë se puna nuk ka vrarë kurrë një njeri, por përse të rrezikojmë?” Politikanët gjithmonë duan të bëjnë diçka, të vendosin, të prishin, të ndërtojnë, të sendërtojnë. Reagani kalonte fundjavët e tij  duke kalëruar, jo sepse i besonte bashkëpuntorëve të tij, por sepse kishte besim tek amerikanët. Qeveria që qeveris më mirë është ajo përtace.

Photo: wikipedia.org

Filed Under: Ekonomi

Një mirënjohje për Prof. Dr. Pajtim Ribaj…

June 7, 2024 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Në shumë raste më pyesin për pasionin e madh, studimin e përditshëm, përfundimin e katër programeve më të avancuara në këtë drejtim dhe botimet e shumta në fushën e gjeopolitikës.

Me shumë sinqeritet ju përgjigjem që një rol të veçantë në këtë drejtim përveç pasionit dhe mundësisë së pafundme për të studiuar këtu në Amerikë, e ka Prof. Dr. Pajtim Ribaj.

Të gjithë ne ushtarakët e FA të cilët kemi studiuar në Akademitë Ushtarake në të gjithë nivelet e studimit, kemi mësuar shumë nga leksionet dhe këshillat e tij të shumta.

Sigurisht si në çdo fushë tjetër, edhe në studimin e gjeopolitikës në Shqipëri ka njerëz të cilët dinë gjithçka, por unë nuk bëj pjesë tek kjo kategori, pasi vazhdoj të jem student i përjetshëm. Per rrjedhoje i shpreh mirenjohjen me te thelle Prof Ribajt qe me futi ne kete larmi ne te cilen nuk mund te dalesh me asnjehere prej saj.

Thene kjo nuk mund te le pa permendur edhe shume e shume ikona te gjeopolitikes amerikane Prof Angela Stent, Fiona Hill, Mark Galeotti, Malcolm, Nance, Rebekah Koffler, Jonathan Hillman, Elizabeth Economy, Elbridge Coldy, Seth Jones, Owen Sirrs, Bruce Bechtol, etc por ne te njejten kohe edhe ekspertet tane te shkelqyer si psh miqte e mi ambasadori Shaban Murati dhe Kreshnik Osmani nga Levizja Atdheu.

Pas pushtimit te paligjshem te Ukraines nga Rusia, por edhe nga konfliktet e tjera qe po vazhdojme dhe disa te reja te cilat priten te aktivizohen, me keqardhje mund te them se asnjehere me pare bota nuk ka qene kaq prane fillimit te nje Lufte te 3-te Boterore, per te cilen duhet te lutemi te gjithe qe te mos filloje pasi askush nuk do te dilte fitimtar.

Filed Under: Opinion

Balonat, dy Koretë dhe furtuna që mund të sjellin ato

June 7, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Aktivistët e Koresë së Jugut kanë dërguar balona me 200,000 pamflete dhe 5,000 USB me regjistrime të video-klipeve muzikore, seriale televizive si edhe 2,000 kartëmonedha një dollarëshe, njofton grupi i Luftëtarëve për Çlirimin e Koresë së Veriut (FFNK). Lëshimi i tyre është incizuar me video dhe vjen disa ditë pasi balonat nga Koreja Veriore fluturuan për në drejtimin e kundërt. Acarimi i marrëdhënieve midis Koresë së Jugut dhe Veriut ka arritur nivele kutërbuese që nga incidenti i javës së kaluar kur Veriu i dërgoi Jugut balona të mbushura me fëlliqësira.

Javën e kaluar agjencitë e lajmeve njoftuan se Koreja e Veriut i çoi Jugut qindra balona të mëdha që mbartnin pleh organik, jashtëqitje, bishta cigaresh, plaçka, bateri të përdorura madje edhe jashtëqitje e pelena të ndotura. Koreja e Jugut u zotua se do t’i jepte hakën e merituar Veriut dhe shpalli pezullimin e provave të përbashkëta ushtarake, të cilat ishin pjesë e politikës së uljes së tensionit me fqinjin e veriut.

Sipas një marrëveshje të vitit 2018 midis dy Koreve do kryheshin manovra ushtarake për të rritur gatishmërinë kufitare, sipas komunikatës për shtyp. Traktati, i arritur gjatë një periudhe të shkurtër të zbutjes së tensionit – supozonte se të dy fqinjët do ndalonin çdo aktivitet armiqësor ndaj njëri-tjetrit bashkë me survejimin nga ajri dhe taktika të tjera të natyrës psikologjike.

Kushtet e marrëveshjes u shkelën në një formë a në një tjetër nga të dyja vendet pasi Koreja e Veriut lëshoi një satelit spiunazhi nëntorin e kaluar, bën të ditur agjencitë e lajmeve.

Për rastin e fundit, kundërpërgjigja që do ta tërbonte Korenë Veriore dhe që, shumë shpejt, thonë ekspertët, mund të çojë në provokime më të rënda përgjatë kufirit, është rifillimi i transmetimeve anti-penian në zonën kufitare.

Balonat e lëshuara nga Koreja e Veriut

Duke filluar nga data 28 maj Koreja e Veriut ka dërguar rreth 1,000 balona me fëlliqësira në anën tjetër të kufirit. Ndonëse ato nuk kanë pasur lëndë/materiale me rrezik për shëndetin, platformat mediale kanë shprehur shqetësime se regjimi diktatorial i Koresë së Veriut mund të dërgoj balona me lëndë kimike, biologjike apo të tjera.

Pas dërgimit të kontingjentit të parë, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un deklaroi se “kjo ishte pjesë e zotimit për të çuar kosha letrash dhe bërllok si kundërpërgjigje ndaj balonave të dërguara në Korenë e Veriut nga shtetasit dhe aktivistët e Koresë Jugore me artikuj të ndryshëm, midis tyre edhe pamflete, lajme nga bota etj. Ndërsa Koreja Veriore i ka qëlluar balonat e dërguara nga jugu, forcat ushtarake koreano-jugore nuk hapën zjarr për të mbrojtur popullsinë, shmangur ndotje më të madhe dhe kryesorja, për të ulur rrezikun e përshkallëzimit të incidentit me Veriun.

Reagimi i Koresë së Jugut ndaj incidentit të fundit është në qendër te vëmendjes. Transmetimet nga altoparlantët e njoftimeve kundra Penianit, lajmet e jashtme dhe këngët e bandave K-Pop konsiderohen shumë të rrezikshme nga autoritet për shkak se demoralizojnë trupat në kufi dhe banorët e zonës kufitare, gjë që dobëson pushtetin e Kim Jong Un, thonë analistët.

Çfarë vjen pas balonave?

Dërgimi i balonave ishte një nga provokimet e fqinjit të veriut ndaj Koresë se Jugut. Disa prej tyre janë provat me arme te kapacitet bërthamor ne manovrat e fundit ushtarake si edhe bllokimin e sinjaleve të sistemit të navigimit krahas përshkallëzimit të një retorike luftarake për të fituar pikë në diplomacinë botërore, thonë ekspertët ndërkombëtarë.

Balonat kanë trazuar politikën e brendshme të Koresë së Jugut. Qeveria konservatore e vendit është angazhuar për një qëndrim të rreptë ndaj Koresë së Veriut, vijë e cila kritikohet nga opozita dhe aktivistët që dëshirojnë të shohin marrëdhënie më të mira me fqinjët në veri. Por dërgimi i balonave duket se i ka thartuar më shumë ndjenjat e popullatës ndaj Koresë së Veriut dhe i ka zemëruar banorët.

A mund të ndalohen qytetarët korean-jugorë të dërgojnë balona në Veri? Vendimi i gjykatës kushtetuese lidhur me projekt-ligjin për kriminalizimin e balonave anti-penian e hodhi poshtë atë si “kufizim i tepruar i lirisë së shprehjes.”

Të arratisurit dhe azilantët nga Koreja e Veriut thanë se nuk frikësohen prej kërcënimeve, ndërkohë që Veriu zotohet se do rifillojë aktivitetin nëse aktivistët e Koresë së Jugut dërgojnë balona përsëri.

Në konferencën e shtypit këtë javë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller, tha se “duhet t’i jepet fund kësaj taktike të ndyrë – të papërgjegjshme dhe fëminore.”

Njoftime të agjencisë AP News, VOA

Filed Under: Rajon

Shenjë e vogël, histori e madhe, për monumentin e dhembjes kolektive shekullore shqiptare

June 7, 2024 by s p

Dr Lulzim Nika/

(Leotrim called me: “Oh mom look, I also have something in my stomach, my stomach hurts. when I removed her clothes, I saw that she had a big wound on her stomach and her intestines had come out. I took my sweater and covered her wound. She told me: “mom don’t, don’t touch me because I have a terrible pain. The sculpture of Leotrim Ahmet, made by Sabri Behramaj, will be placed in Skenderaj in September.)

Dhembja per Leotrimin nuk pushon asnjëherë ne mendje dhe zemrën e nënës shqiptare që përjetoi krimet sistematike të shtetit serb. Duke kujtuar përherë ata që u flijuan për lirinë tonë që e gëzojmë sot, na kujtojnë dhimbjet e nënave dhe fëmijëve tanë.

Kthimi në historinë tonë tragjike dhe të vuajtjeve shekullore nga gjenocidi shtetëror serb që ushtroi ndaj trojeve etnike shqiptare. Vetëm gjatë viteve 1998–1999, në Drenicë janë vrarë 331 femijë nga shteti serb, në komunën e Drenasit 147 femijë dhe në Skenderaj 184, për fat të keq edhe sot nuk kemi një muze të përbashkët të të dy komunave për t’i prezantuar krimet serbe kundër fëmijëve shqiptarë. Skulptura e Leotrim Ahmetit perfaqëson shumë histori në vete për mizoritë shekullore të shtetit serb.

Historia e popullit shqiptar gjatë shekujve, ishte një përpjekje për mbijetesë në trojet tona etnike, dhe që u bë shënjestër e përhershme e politikës hegjemoniste serbe. Programi i parë kombëtar serb, në të cilin përpunohej ideja e Serbisë së Madhe, është e ashtuquajtura “Naçertanija”e Ilija Garshaninit, prej vitit 1843 e deri në vitin 1852, i cili ishte Ministër i Punëve të Brendshme dhe Kryetar i Qeverisë Serbe. Këto ambicie kishin filluar të sëndërtoheshin me masakra dhe dëbime të shqiptarëve prej trojeve shekullore nga Nishi, Vranja, Toplica, Prokupla e Leskovci, në vitet 1876 -1878.

Fatkeqësisht, kjo u përsërit edhe gjatë vitit 1998-1999, ku shteti serb, kundër shqiptarëve të Kosovës, përdori metodat më mizore, barbare dhe mesjetare për zhdukjen e tyre nga Kosova. Masakrat çnjerëzore që po ndodhnin në Kosovë, morën përmasa tragjike për tërë botën e civilizuar, saqë tmerruan opinionin publik vendës dhe të huaj, si dhe vunë në lëvizje qendrat e vendosjes ndërkombëtare.

Masakra e Abrisë dhe Reçakut “vrau” ndërgjegjen e diplomacive të fjetura botërore dhe gjenocidi shtetëror serb nuk kishte të ndalur.

Masat ushtarake kundër makinerisë serbe nga aleanca e NATO-s, sollën paqen në Kosovën e djegur dhe të shkatërruar dhe me mijëra të vrarë e masakruar në shtëpi të tyre, shumë fëmijë, gra, dhe pleq; të cilët u bënë cak i makinerisë ushtarake serbe, për një arsye të vetme: veç pse ishin shqiptarë!

Lavdi dhe përjetësi!

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT