• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2024

Aleanca Shqiptare në Nju Xhersi promovon librin shqip, gazetari Denion Ndrenika tregon detajet për RTSH

June 2, 2024 by s p

RTSH.AL/

Komuniteti shqiptar që jeton në Nju Xhersi në bashkëpunim me bibliotekën Publike të Garfield ka organizuar një aktivitet letrar për promovimin e antologjisë së poetëve shqiptar të viteve të fundit.

Për të folur mbi këtë organizim në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH-24, gazetari Denion Ndrenika u shpreh se, ky aktivitet ka pasur si qëllim kryesor njohjen dhe promovimin e veprave të autorëve shqiptarë në komunitetin tonë.

“Në këtë aktivitet të zhvilluar në bibliotekës publike të Garfield të pranishmit janë njohur me koleksionin e veçantë të librave të autorëve shqiptar në 100 vitet e fundit”, tha ai.

Ndrenika tha se librat e dhuruara nga autorët e ndryshëm të pranishëm iu dhuruan bibliotekës Garfield për të pasuruar arkivin e librit shqip.

Të organizuar nga Alban Gaba, president i Aleancës Shqiptare e Nju Xhersit në këtë aktivitet kishte pjesëmarrje të madhe të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje. Gjithashtu ishte e pranishme dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Suela Janina si dhe kryebashkiaku i Garfield dhe figura të tjera të larta nga Bergen County.

Gazetari Ndrenika tregoi se në këtë qytet jetojnë të paktën 3500 shqiptar dhe ku në sistemi shkollor janë 1550 nxënës.

Duke treguar emocionet nga eventi i zhvilluar, Ndrenika tregon për RTSH-në, se “gjatë aktivitetin janë recituar vargje nga autorët e ndryshëm të dhe poetëve të pranishëm.

“Është shumë e rëndësishme që tashmë në këtë bibliotekë ka një trashëgimi të lirave shqip nga autorë të ndryshëm”.

Ndër të tjera gazetari Ndrenika tha se drejtoresha e bibliotekash u shpreh entuziaste dhe nuk e fshehu befasinë që prej vite të tëra nuk kishte organizim të tillë, pas polakëve.

Aleanca Shqiptare e Nju Xhersit mban peshën kryesore të organizimit të shqiptarëve këtu. Është shumë e rëndësishme për një pjesë të madhe të fëmijëve të lindur dhe rritur këtu, u shpreh Ndrenika që ky pasurim i librit shqip ti shërbej komuniteti për tu njohur më mirë më gjuhën shqipe.

“Shqiptarët janë më të pranishëm në këtë zonë në veprimtari jo vetëm për festat e flamurit apo Lidhjes së Prizrenit por dhe me veprimtari të ndryshme letrare. Shqiptarët organizohen pavarësisht se çfarë festë është. Tashmë dhe prindërit do të jenë më të prirur që ti sjellin fëmijët në bibliotekë”.

Filed Under: Komunitet

“FAN NOLI – APOSTULLI”, NJË RRËFIM PËR ALI BABA QYTEZËN

June 2, 2024 by s p

Sokol Paja/

Monografia “Fan Noli – Apostulli” e studiuesit Ilir Ikonomi është një vepër e shkëlqyer publicistiko-shkencore, ndër më seriozet e botuara në dekadën e fundit që i kushtohet Fan Stilian Nolit, një prej figurave më komplekse e më të rëndësishme të mërgatës shqiptare të Amerikës, letërsisë shqipe, kulturës, jetës fetare dhe politike shqiptare. Libri i parë i biografisë prej tre vëllimesh për Peshkopin Fan Noli i autorit Ilir Ikonomi ka vlera të gjithanshme historike, fetare, mediatike, kulturore, politike, patriotike, shkencore e shoqërore.
“Fan Noli – Apostulli” është një kryevepër publicistike e gazetarit Ikonomi që ka arritur të na sjellë pranë nesh një figurë kaq madhështore si Peshkop Noli në thjeshtësinë, mundimet, peripecitë, vuajtjet dhe sakrificat, arritjet dhe sukseset, dështimet, zhgënjimet dhe pengjet e Peshkopit. Monografia “Fan Noli – Apostulli” është një skaner në detaje historike që nga ardhja për herë të parë e Peshkop Nolit në New York më 31 maj 1906 deri në 21 korrik 1920 kur Imzot Noli u përcoll me mallëngjim nga Bostoni drejtë Shqipërisë.
Autori Ikonomi përshkruan me detaje të imtësishme rrugëtimin dhe veprimtarinë atdhetare, mediatike, fetare, politike e patriotike të një prej figurave më poliedrike të kombit shqiptar. Në libër autori ka skalitur shpirtin e Fan Nolit, ka depërtuar thellë në botën dhe qënien e personazhit. Në këtë botim paqyrohen me detaje arritje e fakte konkrete dhe me bindje mund të themi se patriotizmi, atdhetaria, gazetaria, përkthimi, poezia, filozofia, diplomacia, historia, politika dhe feja e fillim shekullit të kaluar në mërgatën e Amerikës e jo vetëm mbajnë emrin e Imzot Fan Nolit.
Në këtë studim serioz e dinjitoz pasqyrohen zhvillime shumë të rëndësishme në mërgatën shqiptare të Amerikës, veprimtarët kryesorë të shqiptarizmës, angazhimet komunitare, patriotike, politike e atdhetare të shqiptarëve të mërguar përtej Atlantikut. Monografia “Fan Noli – Apostulli” e studiuesit Ilir Ikonomi në vetvete përshkruan një përmbledhje të rrugëtimit diplomatik, patriotik, atdhetar, politik, fetar, mediatik e ku spikat veprimtaria diplomatike në Europë 2 vjet e 5 muaj për çështjen kombëtare. Libri trajton me detaje dhe personazhe konkrete me kontribute të shquara e të harruara, veprimtarinë fetare të Imzot Nolit, Autoqefalinë, Kishën Ruse, Kishën Ortodoske Shqiptare të Amerikës, protagonizmat dhe përplasjet me priftërinjve, botimet kishtare e përkthimet e kryeveprave botërore të letërsisë, arritjet akademike të Imzot Nolit në Harvard, botimet në gazetat amerikane, xhelozitë, smirën, intrigat dhe egoizmat allashqipatare të bashkëkohësve të Imzot Nolit, përplasjet, sherrnajat mes shqiptarëve etj.
Libri është i hapur dhe autori nuk fsheh asnjë nga ato ngjarje të kohës që rrëfehen në libër të cilat autori i paraqet me ftohtësi dhe korrektësi çdo episod duke ia lënë publikut gjykimin. Libri është një pasqyrë e shqiptarëve të Amerikës, të njëjtët sikur dhe sot pas 1 shekulli. Gjithashtu vend të veçantë në libër zë veprimtaria e Imzot Nolit në komunitetet shqiptare në Europë, letra e korrespondenca me personalitete diplomatike, shtetërore, politike e kombëtare, me veprimtarë të çështjes kombëtare në kolonitë shqiptare të mërgatës nëpër botë, aspiratat politike të Peshkop Nolit, depërtimi në qarqet politike gjatë vizitës në Shqipëri në momente të vështira historike për shtetin e kombin ku beteja kryesore ishte shpëtimi i Shqipërisë së jugut e njohja e pavarësisë së shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Monografia “Fan Noli – Apostulli” e studiuesit Ilir Ikonomi na njeh në detaje përgjatë përshkrimit të jetës e veprimtarisë së Peshkop Nolit me organizata patriotike, klube e shoqata të ndryshme atdhetare shqiptare në Amerikë si: “Mall’ i Mëmëdheut” , “Nderi Shqiptar”, “Besa Besën”, “Dallëndyshja”, “Partia Politike Kombëtare”, “Banda Vatra” etj. Gjithashtu kjo monografi kushtuar Peshkop Nolit na njeh me personalitete të shquara kulturore të mërgatës së Amerikës me kontribut, trashëgimi e gjurmë historike kombëtare në historinë e shtetit e kombit shqiptar si: Petro Nini Luarasi, Thanas Tashko, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Kristo Dako, Motrat Qiriazi, Faik Konica, George Konda, Kristo Floqi, Kristo Kirka, Qerim Panariti, Kostë Çekrezi, Bahri Omari, Thoma Nashi etj.
Monografia “Fan Noli – Apostulli” e studiuesit Ilir Ikonomi na njeh me veprimtarinë publicistike, komunitare, politike e atdhetare të gazetave të kohës në mërgatën e Amerikës si: “Kombi”, “Albania”, “Dielli”, “Flamuri”, “Dielli e Flamuri”, “Trumbeta e Krujës”, “The Adriatic Review” etj.
Z.Ikonomi ka meritë të veçantë sepse nxjerr në pah aspekte pak të trajtuara më herët rreth Imzot Nolit, fakte pak të ditura publike, veprimtari e personazhe atdhetare që skanë marrë kurrë vlerësimin e kohës, studiuesve dhe të institucioneve të shtetit shqiptar. Në libër bie në sy shfrytëzimi i gjërë dhe i thellë i burimeve të shtypit të kohës, kujtimeve, veprimtarëve e bashkëkohësve të Imzot Nolit ku paraqiten ngjarje e hidhet dritë mbi të dhëna historike, politike, mediatike e diplomatike shumë interesante rreth figurës dhe veprimtarisë fetare, politike, diplomatike, atdhetare të At Nolit dhe bashkëveprimtarëve të tij.
Autori Ikonomi ka meritë të spikatur në pasqyrimin e shumë burimeve rreth çështjeve të caktuara në libër, analizon me saktësi historike dhe argumenton me realizëm ngjarje dhe episode ku Imzot Noli është protagonist i padiskutueshëm. Autori Ilir Ikonomi ka bërë një punë të madhe dhe shumë voluminoze, hulumtuese, përshkruese, dokumentare, duke arritur të na japë një vepër publicistiko – shkencore shumë dinjitoze, e cila është shkruar me një gjuhë të pastër, stil të pasur, terminologji korrekte, kulturë të gjërë e të thellë, informacion të imtësishëm, një gjuhë të qartë publicistiko-akademike, është e mbështetur gjërësisht në burimet autentike të cituara, argumentet që i serviren publikut dhe interpretimet që vijnë në mënyrë elegante përmes pjesëve të zgjedhura në citime, janë produkt i një pune shumë serioze kërkimore shkencore dhe shumë sistematike kushtuar udhëheqësit shqiptar të mërgatës së Amerikës Imzot Fan Noli.
Monografia “Fan Noli – Apostulli” e studiuesit Ilir Ikonomi është mbi të gjitha një kontribut historik jo vetëm për mërgatën e Amerikës e mbarë kulturën shqiptare por mbi të gjitha Federatën “Vatra” dhe gazetën “Dielli” ku libri tregon detaje historike e të hollësishme rreth themelimit, personazheve kryesore, veprimtarive dhe ngjarjeve që i dhanë jetë “Vatrës”, “Diellit” e shqiptarëve të Amerikës.

Filed Under: Opinion

KARDINAL MIKEL KOLIQI ËSHTË PËR SHQIPTARËT SHEMBULL E TESTAMENT SHPIRTNOR E KOMBËTAR!

June 1, 2024 by s p

Besim Ndregjoni

Nji popull që nderon burrat e vet, nji popull që pavdekson kujtimin e tyne, jo vetem në faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se ka ndergjegje, se ka ndjesi të holla, se njeh miradijen e ka deshirë me u sjellun e me u drejtuem simbas shembullit të të Medhajve të vet”. (Luigj Gurakuqi) Kjo thënje profete e rilindasit të shekullit 20 Gurakuqit të Shkodrës ka më shumë se 34 vite që më shoqëron në misionin tim për të përjetsuar figurat e ndritura të kombit që diktatura jo vetëm i persekutoi pa faj  fizikisht e psikologjikisht, por i denigroi me propogandën boleshvike për ti paraqitur si “armiq të popullit” kur ata ishin engjëjt e lirisë, ishin drita e mencurisë, ishin barinjtë e dashurisë në Zot, e të zhvillimit e progresit të shoqërisë. 

     C:\Users\Besim Ndregjoni\Desktop\fotot e cermonisë së mikel koliqit\OBELISKU I KARDINAL MIKEL KOLIQIT.jpg     OBELISKU I MIKEL KOLIQI                                               C:\Users\Besim Ndregjoni\Desktop\cermonia\Kasollja ku vuajti internimin Kardinal Koliqi.jpg                                KASOLLJA KU VUAJTI INTERNIMIN

Sot për mua kjo ditë është një mrekulli, del nga realiteti i përditshëm dhe i tejkalon madje dhe ëndrrat. Unë kam një ëndërr, që shqiptarët e ndritur që përballuan diktaturën enveriste ma të egrën në europën lindore të përjetsohen në piedestalin e atdheut, dhe të jenë frymzuesit e brezave të rinj për të ndërtuar shtetin e së drejtës, për të mbrojtur lirinë e tyre, për të qënë qytetar europian dhe për të i sjell paqen këtij populli shumë të vuajtur duke denuar urrejtjen dhe krimin komunistë.Perulem përpara Hirsisë së tijë Mikel Koliqit dhe gëzohem që e realizova këtë obelisk madhështor në përjetsimin e tij, këtu ku ai përballoi internimin dhe arrestimin e tij në moshën 75 vjeçare, këtu tek ky vend kur xhelati i sigurimit të shtetit do të thyente derën në orën 2.00 mbas mesnate dhe do ti merte radion me bateri Iliria ku do ta akuzonte se po ndigjonte radio Vatikani. Pasuria e Mikelit ishte Radio iliria dhe një biçiklet bianka. Do të denohej me 15 vite burg politikë.Kardinali Mikel Koliqi është një ndër figurat më të ndritura të Kishës katolike shqiptare, njeriu që u bë simbol i gjakut të martirve , derdhun nga diktatura komuniste. Ky ishte një figure shembullore kishtare dhe kombëtare. Po kush ishte shqiptar i madh Mikel Koliqi që sot ju kthy Lushnjes së Kongresit jo nën thundrrat e xhelatëve por në përjetsimi e tij, dhe ban Lushnjen krenare e kombëtare.Lindi në Shkodër  me 29 shtator 1902 i biri Ages dhe Shanit. Shkollën fillore e nisi në Shkodër dhe mbaroi në vitin 1911 në kolegjin “Arici” të etërve Jezuit në Breshia të Italisë. Në Itali kreu dhe gjimnazin  pjesërisht  në Monxa e në Bergamo e Bari. Më pas në Milano ku studjoj për ingjinjer e më pas teologji. Mikeli gjatë këtyre viteve  dallohej për një kulturë të gjërë dhe i aposjanuar për muzikën. I binte pjanos në moshën 17 vjeçare. Ndiqte shfaqje të ndryshme në Itali sëbashku  me pianistin e shquar Tonin Guraziun. Në vitin 1931 në 

kulmin e studimeve i vetoi hiri i Zotit për tu bë prifte, e për ti shërbyer me zemër popullit. Në 30 maj  u shuguruar meshtar nga Arqipeshkevi i shquar i Shkodrës Imzot Lazër Mjeda.Në vitet 30 Shkodra  ishte në lulzim të plotë artistik. Emra të nderuar  të qytetit kishin  afrua rreth vetes djelmurinë shkodrane. Me këmguljen e Imzot Bumçit arriti të specijalizohi për muzikë një vjeçar  pranë një kori të shquar austriak u specijalizue për  dirigjent koral. Gjatë 10 viteve si famulltar ai dha një kontribut të madh në kulturën dhe muzikën shqiptare. Ai u shqua si muzikolog dhe krijoj një grup koral me emrin latin” Scuola Cantorum” Gjithashtu ai themeloi”Veprimin katolik shqiptar” dhe themeloi e drejtoi revistën “ Kombona e së djelës” janar 1938-1944. Pjesa më e rëndësishme dhe kulminante e karrierës së tij  artistike është krijimtaria si kompozitor dhe pikrishtë tre melodramat e tij. Ai vuri bazat e melodramës shqiptare. Mikel Koliqi  krijoj tre melodrama të shkruar nga poeti dhe dramaturku i njohur Dom Ndre Zadeja. Këto ishin “Rozafa”, “Rrethimi  Shkodrës”, “ Ruba e kuqe”të cilat janë transmetuar tek ne si dorshkrime.. por ata kan ardhur deri sot falë një muzikanti të talentuar, njëri nga nxënsit e tijë Tonin Harapi. Muzika e melodramës së pare “Rozafa” u muzikua gjatë muajve shkurt –mars 1936, dhe u shfaq në  me 26 prill 1936. Shfaqja u drejtua nga vetë Mikel Koliqi. Melodrama “Rrethimi i Shkodrës”  u muzikua mbi dramën me të njëtin titull të Dom Ndre Zadejës dhe u shfaq në prill 1937.. melodrama “Rubat e Kuqe” u shfaq në dhjetor 1937.

 Me 2 shkur 1945 arrestohet nga autoritete komuniste dhe arsye e vertete akuzën e lidhshin me veprimtarinë e të vëllait. Me 1946 arrestohet  dhe denohet me 5 vite që i bëri në Beden dhe Orman të Korçës u liria me 1951 filloi internimet  në kampet e punës , në Gradishtë, Kuç, Gjazë , Beden Orman,  Savër. Ballshë, e Zejmen denimet e tijë sëbashku shumojnë 21 vite burg politikë heqje lirie, dhe 21 vite punë të detyruar internime. Dhe në moshën 90 vjeçare del nga ferri i komunizmit genocid shqiptar. Motra Margarita dhe nipi i muzikantit Palok Kurti u kujdesën për të deri në çastet e fundit. Dhe erdhi demokracia . 

Nata e egër komuniste mori fund u hapën kishat dhe Xhamiat, Dom Mikeli në prag të 90 tave  gjithmonë kokë ulur, zemërbardhë  i buzqeshur.

C:\Users\Besim Ndregjoni\Desktop\fotot e cermonisë së mikel koliqit\getthumbnail (54).jpg

Ambasadori i Vatikanit Luigji Bonanci                         Aktori Bujar Asqeriu

 Realizuesi i Obeliskut Besim Ndregjon                    Deputetja Emilja Koliqi

Arqipeshkevi i Shkodrës Angelo Massafra               Ambasadori Bonanci        

Peshkopi Ortodoks i Lushnjes                                 Kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa

                                                                                  Arqipeshkev Massafra Besim Ndregjoni

                                                                                     Nipi i kardinalit Salvador Kurti

Dom Mikel Koliqi dhe Nënë Tereza ishin dy figura të mëdha të krishtërimit dhe njëkohësisht të kombit shqiptar. U takuan bashkë në një natë të errtë të Shkodrës .

Nënë Terza u ul në gjunjë  para tij, duke thënë : Më jep  bekimin tënd sepse ti je martir.” Me modesti Mikeli u përpoq  ti shmagej kësaj çeshtje, por më pas bekoi dorën me doren e vet të shqiptares më të madhe të të gjith kohërave. 28 nëndor 1994 dita e flamurit shqiptar në sallën plot dritë në Vatikan me plotë njerzë  kur u thirr emir i tij, Ai u ngrit në këmbë, Ashtu i lodhur, kockë e lëkurë,, i plakur jasht mase, por me fytyrë  fisnike ,Kardinalët përulen përpara Papës por jo, I shejti i madhi Papa Gjon Pali II u përul përpara Mikelit shqiptar. Dhe ai do tu drejtohej mediave  me thjeshtsinë e tijë të madhe Papa më ka zgjedhur mua për Kardinal se isha më i moshuar  por  titullin Kardinal e ka marr Shqiperia atdheu im. Mbas 50 vitesh bashkohet me të vëllajn nga Amerika  Guljemin. 

Dhe siç thoshte Dostojevski, jeta shpesh ja kalon edhe fantazisë më të çthurur. Kjo ditë në këtë cermoni kuptimplote është dhuratë nga Zoti. Mendohuni pak në diktaturën më të egër në perandorinë komuniste, në vendin e pare dhe të vetshpallur  ateist në botë  në Shqipërinë e vogël me drama të mëdha , të mbyllur, njeriu  me emrin Mikel Koliqi ishte denuar se ishte prift dhe muzikant. Dhe pse i vëllai i tij Ernesti  poet e prozator  kishte mbrojtur nën regjimin fashistë gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e në Mal të Zi duke dërguar mbi 2500 mësues shqiptar,  që shqiptaret aty mos ta humbnin gjuhën e nënes dhe sot shqiptarët janë dominuesit e Ballkanit.

C:\Users\Besim Ndregjoni\Desktop\fotot e cermonisë së mikel koliqit\getthumbnail (11).jpg  C:\Users\Besim Ndregjoni\Desktop\cermonia\getthumbnail (1).jpgHirsi i ndrituri Mikel Koliqi sot unë biri i bashkëvajtsit tënd në Beden e Orman, Viçisht në 1948 me rikthimin tuaj dhe në përjetsimin e kujtesës kombëtare me përunjësi të kërkoi falje se mbas tre dekadash ne nuk kemi një varr për mbi 6000 shqiptarë të vraret e diktaturës  për tu bë lutje. Na fal Kardinal  e vërteta e idhët  kjo , por e vërtete sidoqoftë… ne shqiptarët qysh nga viti 1991  nuk qemë  në gjendje  me ba atë që në anglisht  quhet  “Make your case “ shqip , me ngrit çeshtjen tande, pra me ngrit  kauzën e drejtsisë  e me vënë me shpatulla për muri kriminelët e kuq. Në vend të kësaj në pritëm që ambasadat me na e krye atë punë, Fatkeqësisht ambasadorët nderojnë 29 nëndorin që denoi dhe pushkatoi shoket e tu, dhe nuk i lejoj këto ambasador të vinin në Shqipëri për 47 vite. Për fat të keq jemi popull i mësuem me utopinë se zgjidhjet na vijnë nga qielli.. Na fal Kardinal  nuk mujtëm me kriju  sistem gjygjësor  si e kan shtetet e së drejtës  e nga ana  tjetër  as nuk mujtëm  me pas organizma për të drejtat dhe  këto organizata i gllabruan komunistët dhe hibridet e tyre ata me njerzit e tyre dhe asnjehere  këto organizma nuk e kryen misioni që u takonte. Kështu ndodh kur organizmat për mbrotjen e të drejtave dhe lirive të njeriut i drejtonë ata që më pare i kishin dhunu këto të drejta Ne Kardinal nuk ramë në llumin e hakmarrjes se kështu na mësuat ju. Dhe kjo qe fitore historike e bashkëvuajtsve tu. Por ne drejtsi kërkojmë. Na fal Kardinal ne akoma nuk i jemi bashku Europës që ti denojmë krimet e komunizmit me ligj se politika tek ne hesht dhe imiton diktaturën për pushtet. Ne besuam dhe u tradhtuam Kardinal. A mund të besojmë se po shkojmë në rrugën e duhur nëse flemë mbi harresën e së shkuarës? A duhet të besojmë se ata që nuk kan guximin të lexojnë të djeshmen mund të marrin vendime  në favor të njeriut për të nesrmën. Vuajtjet tona pasqyrojnë  llumin e së keqes  që përshkruan shqiptarët në vite, por pa shkuar kurrë në shtratin e urrejtjes. Është aty  njeriu i sulmua nga bishat e mungesës njerzore  Dhe kur lexon për jetën e këtyre burrave e grave  që kan mujtur ta ruajn vetveten  edhe pse janë fyer, gjakosur, dhunuar poshtërua,  nuk mund të mos ndalesh gjatë  e të besojsh  se duhet thënë me zë të lartë të vërtetat e krimit komuniste që të ndërtojmë paqtimin në mes shqiptarve! Jeta dhe veprimtaria e Kardinal Mikel Koliqit  është për ne shqiptarët shembull testament  shpirtnor kombëtar .Ai do të mbetet udhërrëfyes për të gjith ne, se si duhet të punojmë për një të ardhme më të mire për popullin e vendin ashtu siç punoi Mikeli i ynë i dashur. Ai nga përjetsia na bekon ne,  që të duam Zotin popullin Atedheun!

Besim Ndregjoni

Filed Under: Opinion

Projekti 2030

June 1, 2024 by s p

Ajet Delaj/

Gjëja më normale madje detyrim i një klase politike është që të kenë një vizion për të ardhmen madje sa më larg në ardhmëri të jetë vizioni i tyre aq më mirë do ishte. Dihet që mandati i një qeverie normalisht zgjat 4 vjet pasi mandati mund të jetë më i gjatë por edhe më i shkurtër me vartësi të situatave e zhvillimeve politike në vend e kështu është në tërë botën demokratike. Ajo çfarë dëshiroj të theksoj e të bie në vëmendjen e çdonjërit është se vendimet e një qeverie brenda mandatit të sajë mund të ndikojë në jetën e shoqërisë e zhvillimin e vendit për dekada të tëra.

Po ju bije vetëm një fakt të vetëm për të ilustruar atë që thashë më lart: vendimi i qeverisë së parë post komuniste në Korrikun e 1991 se bashku me parlamentin, siç ka thënë i madhi Dritero “revolucionin e bëri rinia Parlamenti u mbush me pleq” aprovuan ligjin 7501 që i ka kushtuar Shqipërisë e shqiptarëve rreth 9 mijë viktima e një staniacion ekonomik që do zgjasë më së pakti 50 vjet. Jo vetëm kaq por grabitja e dytë që iu bë shqiptarëve në 1991 është faktori përcaktues në shkombëtarizimin e Shqipërisë pasi liria dhe prona shkojnë me shpirtin. Pra vizioni i një qeverie, parlamenti apo krejt klasës politike është domosdoshmëri madje duhet të jetë një faktor përcaktues për ta votuar apo rimandatuar një politikan apo formacion politik. Shoqëritë e lira nuk kanë mënyrë tjetër për të shëruar plagët e shoqërisë, krimin, korrupsionin, qeveritë ineficente e politikanët e korruptuar e deri injorantë përveç votës së lirë e të ndershme.

Që klasa politike shqiptare ka dështuar përgjatë 34 viteve për të siguruar votën e lirë e shenjtërinë e pronës private këtë mendoj nuk e vë në dyshim asnjë shqiptar, madje këtë besoj nuk mund ta mohojë askush as ata që janë në pushtet apo opozitë.

Nuk mendoj se nuk e di kush që mungesa e votës së lire e shenjtëria e pronës private prodhojnë pushtet ilegjitim e korrupsion të frikshëm, atë korrupsion që realisht ka Shqipëria sot sa kurrë nuk ka ndodhur që zyrtarët e shtetit të krijojnë biznes privat e në bashkëpunim vidhnin taksat e qytetarëve.

Gjendja ka shkuar deri atje sa partnerët e miqtë e Shqipërisë e shqiptarëve ndërhynë duke e kthyer Shqipërinë për faqen e zezë të klasës politike në protektorat kushtetuese duke krijuar sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri e vendosur atë nën monitorimin e vartësinë e OMN-së.

Pra klasa politike shqiptare me veprimet, mosveprimet e grykësinë e tyre kanë cënuar drejtpërsëdrejti sovranitetin e Shqipërisë e shqiptarëve.

Pra fatekeqesisht shqiptarët ndodhen në një krizë permanente e shumë dimensionale me një pushtet totalisht të konsumuar e një opozitë inegzistente e akoma më keq akoma në pjesën më të madhe të sajë anti-Amerikane.

Këtë situatë me siguri e ka kuptuar edhe Kryeministri Rama që pas 11 vitesh në pushtet kërkon nëpërmjet levizjeve të fundit politike reforma të mëdha shtetformuese por nuk e ka as vullnetin as mundësinë e tij e as të qeverisë që drejton për ti realizuar ato.

Në situata të krizave të thella e shumë dimensionale shoqëritë e lira gjejne forca për ti kapërcyer këto udhëkryqe të rrezikshme tek bashkimi i tërë forcave të kualifikuara kombëtare me emërtime të ndryshme që praktikisht nuk ka rëndësi emri por përmbajtja e programi i tyre.

I bëj thirrje partnerëve perëndimorë kryesisht Anglo-Amerikaneve që ti ndihmojnë Shqipërinë e shqiptarët për të kaluar këtë periudhë të vështirë , fatekeqësisht të krijuar nga vetë shqiptarët.

Meqë diaspora shqiptare përbën jo vetëm pjesën dërrmuese të kombit shqiptar por edhe kualitete ekspertizë, edukimi e eksperiencë thellësisht mendoj se Shqipërisë i duhet një qeveri me kualitete të shqiptarëve të diasporës të përzgjedhur nga Anglo-Amerikan nëpërmjet institucioneve të tyre me mandat 1 vjeçar me program të qartë .

– Voten e lirë e të ndershme duke përfshirë të drejtën e votës për diasporën nga vendet ku jetojnë e punojnë, shenjterine e pronës private pasi është vullnet politik e mundësi teknike e arritshme e padyshim mbështetjen totale të sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri nga Qeveria e Diasporës.

I bej thirrje diasporës shqiptare ne perendim qe jo vetëm të angazhohen në këtë ide por edhe të punojnë fort për të sensibilizuar miqtë e Shqipërisë e shqiptarëve kryesisht Anglo-Amerikane për domosdoshmërinë e ndihmës e kontributin e tyre për të shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët , popullin më pro-perëndimor të jugut të Europës.

Filed Under: Analiza

FESTË E FILMIT SHQIPTAR NË BOSTON

June 1, 2024 by s p

U çel në mjediset e kishës së Shën Gjergjit “Noli Film Festival” , i pari festival i filmit shqiptar në Boston.

Nga Fuat Memelli

Kishte ditë që shqiptaro-amerikanët që jetojnë në Boston dhe qytetet rreth tij, e prisnin nisjen e këtij festivali. Dega e Vatrës në Boston prej ditësh kishte njoftuar për këtë ngjarje të rëndësishme. Dhe ja kjo ditë erdhi. Çelja e festivalit u bë dje datë 31 maj në kopshtin e bukur të kishës së Shën Gjergjit. Pjesëmarrësit kishin ardhur jo vetëm nga Bostoni por edhe qytete të tjerë si Usteri, New Yorku e deri nga Washingtoni. Festivali organizohet nga Kisha e Shën Gjergjit, “Sojli Art Productions” dhe “90 Productions”. Drejtori artistik i festivalit, Bujar Alimani, na thotë se për këtë festival janë zgjedhur 27 filma me autorë nga Shqipëria, Kosova e dhe Maqedonia e Veriut. Në festival do paraqiten filma artistikë, dokumentarë, filma të shkurtër si dhe të animuar. Kjo është një festë e filmit shqiptar. Qëllimi ishte që t’i sjellim emigrantëve shqiptarë të Bostonit e më gjerë, krijime të artistëve tanë, të takojmë njëri-tjetrin , të shmallemi, të bisedojmë e të mendojmë edhe për festivale të tjerë në Boston. Juria përbëhet nga 9 anëtarë, personalitete të filmit e artit shqiptar si: Astrit Çerma i cili është edhe kryetar jurie, Jul Nënshati, Valentin Veizi, Mariza Ikonomi, Arben Dervishi, Bashkim Braho, Dhimitër Demiraj, Andis Gjoni dhe Nensi Bregu Karanxha. Pas çeljes së festivalit, të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Ervin Bushati. Ndër të tjera ai theksoi se në këtë vend ku jemi mbledhur te kisha e Shën Gjergjit, ne ndjejmë shpirtin e Nolit. Ky na duket si një vend i shenjtë. Me Bostonin dhe me këtë kishë, është e lidhur në mënyrë të veçantë jeta dhe vepra e Nolit. Përshëndeti gjithashtu këshilltari bashkiak për zonën e Bostonit të jugut, Edward Flyn. Një mesazh urimi kishte dërguar edhe prokurori i qarkut Sufolk të Bostonit, Kevin Hayden. Një përshëndetje ndryshe nga të tjerët bëri me këngë grupi popullor i degës së Shoqatës Labëria, me kryetar Julian Balilin. Përshëndeti edhe aktorja Mariana Kondi, që kishte ardhur posaçërisht nga Shqipëria, përfaqësuesja e Shoqatës së Kancerit, Roberta Panariti Nashi si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Pastaj në sallën e kishës së Shën Gjergjit, nisi shfaqja e filmave. Siparin e çeli dokumentari “ Ëndrra e Fan Nolit” me autor gazetarin dhe historianin e njohur, Ilir Ikonomi. Në 19 minuta film, jepej jeta dhe vepra e Nolit në 14 vitet e para pas mbritjes së tij në Boston, rrugëtim që nisi 118 vjet më parë. Më pas vazhduan edhe dy filma të tjerë me realizues Erand Sojlin dhe Bujar Alimanin.

Festivali do të zgjasë tre ditë. Mbyllja e tij që do bëhet ditën e dielë, do të jetë një mbrëmje e bukur gala, ku do ndahen edhe çmimet e filmave fitues. Të gjitha donacionet do të shkojnë për “Albanian’s Fighting Cancer” dhe “Bibliotekën e Fan Nolit dhe qendrën kulturore pranë saj”.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT