• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2024

Bashkim Artistësh dhe Trojesh Shqiptare në skenën e një Festivali

July 16, 2024 by s p

Nga Ramazan Çeka/

Festivali i përvitshëm Shqiptar në Michigan, pasqyrë e shkëlqyer e një Komuniteti të bashkuar dhe patriot. Ky festival, siç përcaktohet edhe në nëntitullin e këtij shkrimi, është rezultat i një pune të pandërprerë, i një kontributi të vazhdueshëm, ku të gjithë së bashku bëhen pjesë dhe vlerë e një evenimenti që ka një mision të shenjtë: Ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës, si dhe traditave të bukura shqiptare. Pjesëmarrja fizikisht, natyrisht dhe emocionalisht në këtë festival, të krijon idenë se këtu vetëm toka është amerikane e çdo gjë tjetër thellësisht shqiptare.

“Kjoft mallkue, njaj bir Shqyptari,

Që këtë gjuhë të Perëndis’,

Trashigim, që na la i Pari,

Trashigim s’ia len ai fmis”.

Festivali organizohet për çdo vit më 4 korrik në Michigan nën kujdesin e Kishës së Shën Palit me titullar Dom Fred Kalaj.

Unë isha i ftuar prej njërit nga personalitetet e këtij komuniteti, si dashamirës dhe përçues i vlerave shqiptare në Amerikën e Largët, por dhe si një nga sponsorët e këti Festivali z. Peti Camaj, malësori dhe atdhetari i njohur jo vetëm si një biznesmen i shquar, por edhe si krijues i një “Mecenati” që ka qenë gjithmonë një shtëpi e madhe dhe bujare për të gjithë artistët e botës shqiptare.

Kjo festë e madhe e Komunitetit Shqiptar në Amerikë, përcolli mesazhin e saj për t’i treguar shqiptarëve kudo që jetojnë, se ka ardhur dita për t’u prezantuar në Botë si një komb i lashtë, i ri dhe gjithmonë i bashkuar.

Kisha e Shën Palit i uroi mirë se ardhjen të gjithë Diasporës së Michiganit, grupeve mysafire nga USA, dhe Kanadaja.

33 vite pune, mund me zemër t’bardhë e plot krenari, për këtë eveniment kaq të madh artistik e kulturor, ku u bë një bashkim Kombëtar në Diasporë, bazuar mbi historinë, vlerat, traditat, gjuhën dhe kulturën mijëra-vjeçare shqiptare.

Ky Festival shënon fillimin e një levizjeje shqiptare, e një ringjalljeje Kombëtare për rikthimin e shqiptarëve në identitet. Meritat i shkojnë Kishës Shen Palit, organizatorëve që tashmë dihen, prindërve dhe femijëve të tyre të talentuar dhe rinisë së mrekullueshme shqiptare.

Ky festival është i 33-ti, por është më i miri, më i bukuri, me gjithpërfshirësi dhe i mirëorganizuar, “qershia mbi tortë” e të gjitha festivaleve te Kishës Shen Palit dhe të gjitha organizimeve masive shqiptare në Diasporë.

Si asnjëherë tjetër, këtë radhë numri i grupeve dhe artistëve pjesëmarrës ishte më i gjërë gjeografikisht, duke sjellë vlera tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, në trojet amtare, por dhe në Komunitetin Shqiptar në SHBA.

E tillë ishte pjesëmarrja për herë të parë në Michigan e Shoqatës Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” me kryetare themeluesen e saj znj. Rita Kalaj Shkurtaj, bijë e Kastratit, e cila me kontributet e saj në ruajtjen dhe trashëgiminë e cilësive identitare malësore të xhubletës, ka një rol të fuqishëm në futjen e Xhubletës dhe dije-bërjen e saj në UNESCO.

Një takim me një drekë mirseardhjeje për Kryetaren e Shoqatës Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” znj. Rita Kalaj Shkurtaj, rezervoi në Michigan edhe patrioti i shquar Ndue Ftoni, Kryetar i Shoqatës “Dukagjini” në Detriot.

Në këtë takim u fol me shumë mirënjohje puna për dijebërjen dhe vlerat e xhubletës.

Prezent në këtë eveniment ishte edhe kryetarja e shoqatës “Xhubleta e Malësisë” zonja Shaqe Dushaj.

Siç thamë edhe më lart numri i grupeve pjesëmarrëse këtë vit ishte më i madh dhe e ndjejmë për detyrë t’i publikojmë në këtë shkrim.

GGK është Grupi i Valleve të Kishës së Shën Palit që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, që drejtohet nga koreografia e mrekullueshme Joli Agolli Paparisto.

Ky grup ka marrë pjesë tri herë në Festivalin Folklorik në Gjirokastër dhe është Ambasador i përçimit dhe ruajtjes së Traditës, Artit dhe Kulturës Shqiptare në SHBA, ku mori pjesë si çdo vit në Festivalin e 33-të Shqiptar!

Valltarët e Ansambli Autokton “Rugova”, të ardhura nga New Yorku, si dhe ata të grupit “Shqiponjat e vogla” nga Kanadaja nën drejtimin e koreografit të mirënjohur Ramazan Këllezi, nën moton Jug e Veri, ndezën skenën e festivalit me valltare të veshura me kostumin popullor të Dardhës së Korçës dhe xhubletën e çikave malësore.

Me një performancë të shkëlqyer erdhën në festival edhe Grupi i Valleve “Illyrians” i Kishës Zoja Pajtore Michigan, Shoqëria Kulturore Artistike “Rapsha” në mërgim, si dhe grupi “Liridona” që performoj natën e parë të Festivalit.

Shumë emocione bashkë! Bukuri e pa shoqe, bukuri shqiptare, bukuri Malësore!

Mark Paparisto dhe Anxhela Corri, përfaqësues të denjë të brezit të rinisë shqiptare, lindur e rritur ne Amerikë, prezantuan Festivalin në gjuhën e nënës. Sa e zbukuruan Festivalin këta moderatorë të mrekullueshëm!

Dhe kështu, me krenari shqiptare u shpalos ky festival, që do të zgjaste katër netë, si vetë flamuri ynë që përmes valëvitjes transmeton mesazhet e një populli të lashtë.

Atmosfera e natës së fundit të Festivalit i kaloi të gjitha parashikimet. Skenën e ndezën dy këngëtarët nga Kosova Valon Biba dhe Gjon Lleshi që u bënë një me atmosferën rinore të këtij eventi.

Jehona e Festivalit të 33-të Shqiptar shkoi përtej Michiganit. Jehonën dhe mesazhet e tij i çuan anë e mbanë SHBA-së si dhe në të gjitha trojet shqiptare vetë ata, artistët që përformuan dhe të ftuarit.

Këta jemi ne, kjo është Diaspora Shqiptare, ky është Kombi ynë vital, sepse të tillë e mbajnë brezat që trashëgojnë historinë dhe traditën shqiptare.

Michigan, korrik 2024

Filed Under: Kulture

Albanian-American Association of Law Enforcement (AALEA) Raises Funds for Fallen Officer Nevruz Cenalia’s Family

July 16, 2024 by s p

The Albanian-American Association of Law Enforcement (AALEA) has organized a fundraising campaign to support the family of Officer Nevruz Cenalia, who was killed in Albania on May 13, 2024.

The fundraising effort drew support from the Albanian community in the United States. The campaign intended to provide financial assistance to Officer Cenalia’s family, helping them cope with the sudden loss of a husband and father, and raise awareness to the wider community about this tragic loss.

At a ceremony held in New Jersey on July 11, 2024 the funds were handed over to representatives of Officer Cenalia’s family.

AALEA representatives expressed their gratitude for the overwhelming response and generosity shown during the campaign. “The support that we’ve received from our community has been incredibly touching. It’s a testament to our collective spirit and commitment to helping one another in times of need,” said Elton Shametaj, founder and chairman of AALEA. He added: “We are extremely grateful for the generosity shown by all those who contributed to this campaign. It’s a small help for Officer Cenalia’s family, but a reminder that we are always there to support each other. ”

The successful campaign underscores the strength and unity of the Albanian community in the United States to unite in support of the family of a fallen officer in the motherland.

This is not the first time the Albanian-American Law Enforcement Association has organized a successful fundraising campaign. The organization has previously raised considerable funds for similar purposes, including a campaign that raised $60,000 for the family of Officer Afrim Bunjaku, who was unbelievably killed in Kosovo during the Banjska terrorist attack. These initiatives highlight AALEA’s ongoing commitment to supporting police officers who have made the ultimate sacrifice and above all their families.

Filed Under: Komente

FOTOGRAFI I DHJETË PRESIDENTËVE AMERIKANË

July 15, 2024 by s p

George Tames me origjinë shqiptaro-amerikane. 

Nga Kristaq  BALLI

KRISTI 16.jpg

Historia e fotografisë shqiptare jo në pak raste na adreson në krijimtari që është zhvilluar plotësisht apo pjesërisht  nga artistë fotografë shqiptarë apo me origjinë shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë. Kështu ka ndodhur p.sh. me fotografët  e shquar Gjon Mili, George Boria, Pero Kaçauni,  Kristaq  Sotiri,  vëllezërit Manaki, etj. Por kjo krijimtari, ashtu si edhe aktiviteti i fotografëve të tjerë brenda Shqipërisë janë pjesë integrale e artit fotografik dhe kontributi i tyre, kudoqoftë, mbetet një gur kristali në mozaikun shumëngjyrësh e multikulturor global. Arti dhe kultura, në këtë rast e, veçanërisht, fotografia(edhe muzika e piktura), nuk kanë kufij gjeografikë, sepse gjuha e shprehjes së saj është universale, është imazhi pamor që “lexohet” e kuptohet lehtësisht në  çast dhe gjithandej njëlloj, pavarësisht perceptimit e reflektimit vlerësues filozofik, social, profesional,  estetik. Artistët e shquar kanë atdheun e lindjes, apo origjinës, ashtu siç kanë atdheun artistik Tokën dhe botën humane ku ata jetojnë e krijojnë.

Aty nga rrëzimi i shekullit XIX dhe lindjes së shekullit XX një valë emigrantësh ballkanas, midis tyre edhe shumë shqiptarë, iu drejtuan Amerikës, e cila, në ato dekada ishte në rrugën  e  ngjitjes dhe  zhvillimeve të saj të shpejta ekonomike, industriale, shkencore e humane. Së shumti me qëllime modeste për të siguruar një jetë më të mirë për vete dhe familjen e tyre me punë të rënda e të rëndomta emigrantësh, nuk e përfytyronin se, pas një kohe jo shumë të gjatë, një pjesë e tyre do të integrohej me ambicje e dinjitet në shoqërinë amerikane, apo  do të rreshtohej në elitën intelektuale që do të punonte  jo vetëm për arsye ekonomike, por  edhe për një  kontribut të dalluar në dobi të vetë shoqërisë multietnike  amerikane, e cila i vlerësonte dhe i mirëpriste, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.85-44.jpg

  Midis tyre, George Tames (Xhorxh Tejms), i lindur më 21 Janar 1919 në Washington D.C., i pari fëmijë i familjes  shqiptare Tames.(By David Binder: From the New York Times, Feb. 24, 1994:  “George Tames, Photographer, Dies at 75”) ( On Line, American people of Albanian descent; George

Tames. Në listën përkatëse të paraqitur aty George Tames qëndron i pari midis dhjetra personalitetesh të shquar me prejadhje shqiptare.) që vetëm para pak kohësh kishte emigruar në Sh.B.A., do të rritej, si për koincidencë me karierën e tij të gjatë si fotogazetar shumë i suksesshëm, në një shtëpi që ndodhej “nën hijen e Capitol Dome” (Kodrën Kapitol), pikërisht aty ku ai do të punonte thuajse  për gjysmë shekulli për gazetën The New York Times dhe gazeta të tjera.  Për shkak të përdorimit të vështirë të anglishtes, pasi edhe prindërit e ardhur rishtazi nuk e flisnin dot këtë gjuhë,   George e pati të  zorshëm edhe  shkollimin. Po t’i shtosh kësaj edhe gjendjen rëndë ekonomike familjare, sidomos gjatë Depresionit të madh Amerikan të viteve ’30, si më i madhi prej tyre (ndonëse akoma adoleshent), por dhe me ardhjen në jetë të  shumë fëmijëve të tjerë, nevojitej që edhe George të punonte për të ndihmuar familjen e madhe. Andaj, për këto arsye ai u shkëput nga shkolla në klasën X dhe shkolla e tij e vetme do të mbetej më tej puna dhe kultivimi e formimi autodidakt për të ecur me kurajo e dinjitet në udhën e jetës. Si një familje me mendësi  fisnore ballkanase edhe jeta e Georges e ka kaluar këtë simptomë gjatë vegjëlisë dhe rinisë së tij duke respektuar kodet e saj ekonomike e sociale për një jetë të përbashkët patriarkale, ku ai konsiderohej e duhej të merrte rolin e shtyllës  kryesore bashkë me babain për të përballuar jetën. Midis të tjerash ai e përhin të atin kështu “ Ai ishte një njeri i mirë. Ishte i fortë e i vrazhdë, ndaj  ai nuk e kuptoi kurrë këtu lirinë pasi vinte nga një shoqëri pothuaj feudale në Shqipëri…”;  “… babai im ishte një shitës ambulant me një karrocë dore dhe unë e lashë shkollën e lartë për të punuar.”  (George Tames, Washington photographer for the New York Times, Interview # 1: Introduction to the Hill, Wednesday, January 13, 1988, p. 24-25)

Ndërkaq nënën e kujton me nostalgji si një grua tipike mesdhetare minoritare, shtëpiake  të përkushtuar ndaj burrit, fëmijëve dhe shtëpisë së tyre, që priste çdo ditë kthimin e burrit nga puna e gjatë dhe e vështirë, me frikë në zemër nëse ai do të kish fituar diçka për përballimin e jetës së përditshme.

Në fakt, që kur ishte 8-9 vjeç, George ka filluar të punojë si çirak i babait të tij duke përgatitur e shitur pije freskuese nëpër shitësit e tjerë ambulantë të rrugës tregtare ku ata punonin.

Viti 1938, pra kur George ishte 19 vjeç, u bë për të  vendimtari në jetën e tij, në të ardhmen e tij. Ai ia dedikon këtë një njeriu të quajtur Harold J. T. Herran, i cili sapo kishte hapur një zyrë për “Time” Inc. (Një kompani konglomerate mediash, K.B.)  dhe me iniciativën e vet mori si korrier zyre Georgen. “Ky ishte fillimi. Një botë e tërë e re hapej përpara” (George Tames, Washington photographer for the New York Times, Interview # 1: Introduction to the Hill, Wednesday, January 13, 1988, p. 24-25)  Vetëm në Dhjetorin e vitit 1939, pasi kishte dhënë prova fillestare, ai filloi të punojë ligjërisht në atë zyrë. Dhe meqë kjo punë kërkonte lëvizje të përhershme në mjedise e zyra mediatike, ai filloi gradualisht kultivimin e disa vetive e njohurive që i detyronte ky lloj profesioni. Ndërkaq George kishte blerë një aparat fotografik “Leica” dhe fotografonte çmundte, punonjësit e zyrës, ashtu si edhe poshtë e përpjetë. Sigurisht pa anjë mësim profesional, vetëm nëpërmjet provave praktike dhe gabimeve, madje duke hyrë edhe në dhomën e errët laboratorike për të realizuar printimet e fotove të tij nëpërmjet vëzhgimeve e intuitës.

“Gjatë luftës qëndrova në zyrën e Time-Life ku punova si fotograf për revistën “Life”. Ngutesha sa më shumë mundesha të dilja me fotografët e tjerë George Scatti, Tom McEvoy dhe të tjerë që vinin nga New York.  I  ndihmoja ata për të mbajtur pajisjet dhe ta bëja veten sa më të dobishëm për qëllimin e profesionit tim” ( Library of Hurry S. Truman, Missouri: Oral History of George Tames, June 11th 1980 by  dr. Benedikti K. Zobrist)

 Më pas ai filloi t’u  propozojë e sugjerojë ngjarje të shkurtra reporterëve, madje filloi të shkruajë edhe vetë. “Rrugën për të shkruar – dhe unë ende shkruaj – ia detyroj ritmit të sistemit. Nëse më duket si rrjedhë e saj, unë guxoj…;  fotografoja në Prince George’s County, ku disa studentë  zezakë mësoheshin skematikisht dhe unë i dëgjoja ata…” (George Tames, Washington photographer for the New York Times, Interview # 1: Introduction to the Hill, Wednesday, January 13, 1988, p.34.)

Kështu, shumë shpejt,  kishte filluar një erë e re në punën profesionale e krijuese të George Tames. Fotografitë e para të tij ishin ato të njerëzve të ndryshëm, të administratës presidenciale të asaj kohe, senatorë, kongresmenë dhe figura të njohura të politikës e jetës administrative në Capitol Hill, të realizuara fillimisht me drojtje, por që shpejt do të përcaktonin fushën e veprimtarisë së tij të mëtejshme. 

Fillimet e punës së tij përkitën, gjithashtu, me angazhimin  amerikan në Luftën e Dytë Botërore. Për shkak të saj shumë fotografë e reporterë të njohur amerikanë shkuan në Europë, Azi e Lindjen e Largët, në terren ku zhvillohej lufta, për ta pasqyruar atë direkt. (Kështu do të vepronte edhe fotografi tjetër i njohur shqiptaro-amerikan George D. Boria i cili shoqëroi si një prej fotografëve të parë zyrtarë  komandantin e Shtabit  Amerikan në Lindjen e Largët, Douglas McArthur në Japoni, Kore, Filipine…, ku qëndroi duke fotografuar deri në vitin 1961, K.B.). Pra  një brezi më të ri fotografësh, midis të cilëve edhe George Tames, iu krijua një mundësi më shumë për të gjetur hapësira pune mediatike në Shtetet e Bashkuara. Deri në vitin 1945 ai, falë edhe disa cilësive e aftësive  humane për t’u bërë shpejt i shoqërueshëm me çdo njeri, pavarësisht nga pozita e tij,  për të krijuar lidhje e afinitet miqësor, për të qënë inteligjent, i  hapur,  i  komunikueshëm e i besueshëm, për t’u përshtatur shpejt e natyrshëm me njerëzit e mjedisin, për prirjen e humorit dhe  të shprehurit intuitiv ndaj personazhit apo situatës konkrete, për të guxuar e sfiduar, por edhe duke qëndruar e punuar shumë gjatë gjithë ditës së punës për të fiksuar çdo situatë politike ditore, si dhe duke mbajtur  konspirative ato që dëgjonte e nuk duhej të merreshin vesh,   ai shpejt krijoi pozicionin e vet komod midis fotogazetarëve të tjerë. Gjatë viteve që  punoi për revistën  “Time – Life” (1938-1945) ai konsolidoi vendin e tij të punës dhe krijoi në mjedisin politik të Capitol Hill personalitetin e tij intelektual e profesional dhe u kompletua me atmosferën e jetës së vërtetë politike që gëlonte në sallat e korridoret më të rëndësishme të politikës globale.“Unë bëhesha shumë miqësor me individë. Unë isha i aftë të punoja me ta, madje shumë herët.   Bëja miq lehtësisht, dhe kështu krijoja konfidencën e tyre. Më e rëndësishmja, ata e shfaqnin këtë kur unë isha duke i fotografuar ata, sidoqoftë nuk u përmendja asgjë të të tjerëve. Si rezultat unë kisha konfidencën e anëtarëve.” (Po aty)

Gjatë viteve që punoi për  “Time – Life” ai fotografoi dhe shkroi për shumë ngjarje, grupe njerëzish, individësh politikë, bëmash e faktesh të bujshme, skandalesh, rrymash, marrëdhëniesh e konfliktesh “djathtas, a majtas” duke krijuar një imazh interesant  të profilit të tij profesional dhe duke qenë i mirëpritur e i vlerësuar nga qarqet politike të Washingtonit e sidomos të drejtuesve të kompanisë mediatike “Time-Life”. Fotot e kësaj periudhe i kushtoheshin kryesisht presidentit Rusvelt (1882-1945, presidenti XXXII për 4 mandate rresht 1933-1945). dhe administratës së tij. Presidenca moderne amerikane fillon pikërisht  me  presidentin Franklin Rusvelt,  i cili i admironte dhe i  shfrytëzoi shumë fotografitë dhe mediat e shkruara e radiofonike dhe, për më tepër, sepse  ai konsiderohej si njeriu që fitoi Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë kësaj periudhe ai ka mbuluar pjesërisht fushatën elektorale të tretë (1940) dhe të katërt (1944) të Rusveltit si dhe disa konventa zgjedhore presidenciale në Nju York, Detroit, Washington, etj. Plotësisht me fushatat politike presidenciale dhe konventat zgjedhore ai ka filluar me kandidatin Harri Truman.

Kur  ai vendosi të largohej nga kompania mediatike “Time-Life”, më 1945(vit që korespondon rastësisht edhe me  vdekjen e  presidentit Rusvelt),  atij iu kërkua që të mos e bënte atë, madje edhe sikur të qëndronte edhe vetëm për pak kohë. Por ai e kishte vendosur. Dhe mori vendimin e mendjes së vet. Kështu do të fillonte një kapitull i ri, më i rëndësishmi, më i gjati dhe më vendimtari në jetën e tij profesionale, sociale e intelektuale, ngjarjet e të cilit  do të zhvilloheshin, gjithsesi,  në të njëjtin sfond, në të njëjtin arenë politike, por tashmë në favor të një tjetër organi mediatik, politikisht më prestigjoz, “The New York Times”. Puna si fotograf  lajmesh e tërhiqte,  megjithëse  në atë kohë fotografët nuk lejoheshin të qarkullonin në korridoret e Kongresit. Por,  shpejt, ai  u lejua të bënte foto individuale  të anëtarëve të Kongresit dhe, nga fundi i Luftës II Botërore, ai ishte nga të paktit fotografë që u lejuan të fotografonin presidentin.  Foton e parë zyrtare ia ka bërë nënsekretarit të atëhershëm të shtetit Dean  Acheson. Më pas ai realizoi shumë foto nga administrata e presidentit Rusvelt dhe nga Senati e Kongresi amerikan e, në mënyrë të veçantë ai mbuloi fushatën zgjedhore për mandatin e katërt presidencial  të Rusveltit (si asnjë tjetër president në historinë presidenciale të ShBA-ve) si dhe të zv.presidentit Harri Truman, i cili u fitua prej tyre por u ndërpre në vitin 1945 për shkak se ai u nda nga jeta nga një hemoragji cerebrale.D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA INTERNETI\Harry S. Truman with Franklin D. Roosevelt  George Tames, 1944  Gelatin silver print  National Portrait gallery, Smithsonian Institution.jpgD:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\Corbis-IH156474.jpg

Një cikël të madh fotosh Tames i realizoi gjatë funeralit të presidentit Rusvelt  më 14 prill 1945, një pjesë e të cilave u botuan në  “New York Times” 

Harri  Truman (1884-1972    presidenti XXXIII (1945-1953), që e mori presidencën menjëherë  pas vdekjes së Rusveltit, në Prill 1945 dhe fitoi edhe një mandat tjetër presidencial më 1949, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë amerikane e botërore edhe nëpërmjet fotove të tij origjinale e autentike të realizuara nga George Tames,   është personazhi apo subjekti kryesor i fotove dhe shkrimeve të shumta të tij. Ajo çka duhet theksuar është veprimi intuitiv e profesional që portreti i Trumanit të jetë fiksuar shpesh spontanisht dhe  në koherencë të plotë me karakterin e temperamentin e tij shumë ekspresiv, gjestikulativ e karizmatik . Midis të tjerash, Presidenti Truman krijoi klubin “One More Club” dhe e konsideroi  veten si president të tij . Ai ishte krenar me të. “Fotografët gjithmonë këmbëngulnin të shkrepnin ‘edhe një foto’. Kjo ndodhte në ditët kur përdoreshin  filma 4×5 dhe llampa flesh. Fotografit më të shpejtë i duhej të paktën 6 sekonda nga një shkrepje në tjetrën, pra derisa çdo fotograf të bëhej gati për shkrepjen e tij mund të kishte skaduar koha në dispozicion dhe kështu mund ta humbisje shkrepjen. Ndaj ata luteshin edhe për një shkrepje (“one more”). Gjatë kohës së fotografimit duhej të bëje të paktën dy shkrepje, pasi një e vetme mund të rastiste që nuk ishte e cilësisë së duhur, pra ishte njëlloj sikur të mos kishe bërë asnjë. Kur në Shtëpinë e Bardhë  vinin vizitorë ai i uronte ata formalisht dhe  paskëtaj rrotullohej në mënyrë që t’ju krijonte mundësinë  fotografëve për të bërë një foto të mirë. Ai ju thoshte vizitorëve: Këta janë miqtë e mi; janë anëtarë të “One More Club” dhe  përveç se unë jam president i Shteteve të Bashkuara, jam edhe president i “One More Club”…dhe shtonte: meqënëse unë jam president i Shteteve të Bashkuara dhe kryekomandant i kombit më të fuqishëm në botë, unë nuk marr urdhëra nga asnjë, përveç fotografëve… pas mbarimit të mandateve presidenciale ndodhte që kur ai takohej me mua, më thosh: Si ia kalon, George? Si janë djemtë e mi? Si janë miqtë e “One More Club”?D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA YAHOO\harry truman by george tames gift of frances o tames.jpg

   Presidenti Truman ishte pa dyshim i preferuari i tij, pasi ai ishte i pari që i trajtoi fotografët me respekt e kujdes të veçantë. Tames i pëlqen të kujtojë faktin që Truman “i bëri fotografët e Shtëpisë së Bardhë qytetarë të klasit të parë” nga zhvendosja e tyre prej dhomës së vogël në krahun perëndimor e quajtur “kolibja e qenit” në të drejtën për të qëndruar në dhomën e shtypit. (Library of Hurry S. Truman, Missouri: Oral History of George Tames, June 11th 1980 by  dr. Benedikti K. Zobrist)

 Truman admirohet në fotot e realizuara nga G. Tames në  “korridoret e fuqisë”, siç thuhej  në momente tipike, duke shëtitur apo zbritur shkallët i shkujdesur duke tundur çadrën, apo bastunin e tij simbolik, etj.

Ndërkaq vetë Tames kishte një konstrukt të fortë dhe gjithmonë lëvizte ku mundej. Ishte mjeshtër i palodhur në tregimin e anekdotave e thashethemeve të shoqëruara me një të qeshur të ngjirur. Ky ishte një atribut personaliteti që ai e kishte të lindur e po aq të kultivuar dhe që e kishin bërë atë popullor jo vetëm me  politikanët që ai mbulonte, por edhe me kolegët e vet. 

Me presidentin pasues Ajzenauer (1890–1969,   presidenti  XXXIV i ShBA-ve, dy mandate 1953-1961) krijoi, gjithashtu,  marrëdhënie të mira. George Tames, midis dhjetra fotosh të tij dhe administratës presidenciale e politike të kohës, e lidh  fakti që ai (presidenti, K.B.) zgjodhi si fotoportrete zyrtare dy foto të realizuara nga ky fotograf (David Dinder:  George Tames, Photographer, Dies at 75,  The New York Times, Feb. 24, 1994), ndërsa një e tretë u stampua më vonë, më 6 gusht  1970  në një pullë postare prej 6 cent të dizenjuar nga Robert Geissman për nder të këtij presidenti. (Roger S. Brody, May 18, 2006.)  

Në vitet 1953-54 për shkak të disa problemeve të pazakonta lidhur me superprodhimin e drithrave në Teksas, George Tames shkoi aty për të verifikuar situatën dhe realizoi një set fotografish shumë interesante, në qendër të të cilave ishin fermerët, punëtorët, makinistët,  peizazhet e fushave të grurit, të përshkruara nga një frymëzim lirizmi e perceptimi plot ndjenjë respekti e pathosi njerëzor. Janë fotografi të përkryera, që ndonse të bëra në kushte natyrore ditën e natën, shprehin aftësitë dhe perceptimin e talentuar, por edhe përvojën e kultivuar  gjatë viteve që ai iu përkushtua fotografimit jo vetën si një profesion i rëndomtë për të siguruar jetën e familjes së tij, por edhe si një aktivitet me synime  protagonizmi në këtë fushë po aq artistike, sa edhe politike e sociale që ai iu përkushtua. Ato janë një prurje e mrekullueshme  profesionale,  artistike e tejet origjinale të George Tames. President Dwight D. Eisenhower and Soviet Premier Nikita S. Khrushchev..jpgD:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA INTERNETI\XHON KENEDI.jpgD:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\President John F. Kennedy in 1962 in Washington. Nov. 22, 2013 marks the 50th anniversary of the assassination of President Kennedy. (George Tames.jpg

      Në vitin 1961 një tjetër udhëheqës  hyn në  zyrën ovale– Xhon Kenedi (1917-1963, presidenti  XXXV. Qëndroi si president nga 20 Janari 1961- 22 Nëntor 1963) Për George Tames kjo periudhë shënon kulmin e suksesin më të madh në veprimtarinë e tij si fotogazetar, kur ai u bë botërisht edhe më i famshëm. Midis qindra fotove apo fotoreportazheve  për  New York Times, një prej tyre veçohet, jo vetëm se ajo ka thyer çdo skemë imagjinate dhe “kanuni” fotografik ndaj një presidenti, por edhe sepse do të ngjallte komente e interpretime nga më të ndryshmet për simbolikën që ajo mund të reflektonte edhe në ditët tona, qoftë edhe nga emërtimi i saj sensacional. Ajo titullohet nën diçiturën  “Puna më e vetmuar” (në botë)  dhe ka në qendër figurën shpinore të  presidentit Xhon Kenedi në formë siluete, të përkulur mbi tryezën e tij të punës, që vizatohet grafikisht kundër dritës natyrale e cila  vërshon  nga dritaret e mëdha të faqes jugore të zyrës ovale. Fotoja është shkrepur më 10 Shkurt 1961, një muaj pasi Kenedi kishte filluar punën  aty.

Rreth kësaj fotoje ka opinione e interpretime nga më të ndryshmet e sensacionalet. Kollen Walsh, shkrimtar i stafit të Harvardit shkruan: “Imazhi bardh’ e zi është po aq i njohur sa edhe ikonike. Fotoja  e zyrës ovale shpreh vetminë dhe solemnitetin e presidencës së ShBA-ve dhe ndjenjën dërrmuese që Xhon Kenedi i ri mbante peshën e kombit mbi shpinën e tij të sëmurë…,  ajo shfaqet gjithashtu edhe si simbol i presionit të krizës së raketave kubane që do të zgjaste edhe  më shumë se një vit…”  Foto e bere nga  George Tames.jpgD:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\c499daa412c6c40f92203c33af2c77fd.jpgD:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\Changing of the guard. Lyndon B. Johnson eyes Richard M. Nixon..jpg

Por, gjithashtu, “Ishte Kenedi i cili realisht krijoi  idenë e “foto op” (photo opportunity-një standard që i lejonte fotografët të shkrepnin sa më shumë foto gjatë prezencës së tyre në zyrën presidenciale,  si një mënyrë  modelimi apo kompozimi sa më perfekt   të  portretit të tij. Ai e rrethonte veten me fotogazetarë si George Tames nga New York Times, Stan Tretick nga revista Look dhe Paul Shutzer nga Life të sigurt se ata kishin lejën ekskluzive gjatë fushatës së tij”.) si një mënyrë e perfeksionit të imazhit të tij.

Vdekja tragjike e Xhon Kenedit më 1963 e obligoi zv.presidentin e tij –  Lindon Xhonson (1908-1973, presidenti XXXVI i SHBA-ve 1963-1969) të marrë frenat e shtetit. George Tames thosh se ai   e kishte mik Xhonsonin që kur ishte senator . “Mund të bëja shaka me të apo t’i tregoja ndonjë skandal që dëgjoja ose mblidhja rreth Hill (Capitol Hill) dhe t’i tregoja anekdoda dhe ai do të qeshte.”  Por kur vinte puna për fotot e botuara në  New York Times ai i kritikonte dhe e fajësonte fotografin  nëse ato nuk i pëlqenin. Xhonson shprehte interes të veçantë për t’u paraqitur në The New York Times sa më mirë, kështu ai u përpoq që t’u sugjeronte e kultivonte fotografëve dhe reporterëve këtë syninm estetik të tij. “Tames fotografoi në mënyrë brilante esencën e Lindon Xhonsonit.  (May 28, 2009, Lyndon Johnson and the “Johnson Treatment”  The New York Times: By JILL ABRAMSON, Published: April 24, 2002: Robert A. Caro: The Years of Lyndon Johnson, master of the Senate)

Vitet e mëtejshme karakterizohen nga zhvillimi eksponencial i një tjetër teknologjie të informacionit mediatik – televizionit, i cili ndryshoi shumë “kanune” tradicionale të fofogazetarisë. Mbërrijmë, kështu në vitin 1969, vit në të cilin zyrën ovale do ta zotëronte për rreth 5 vjet Riçard Nikson ( Richard Milhous Nixon, 1913 –1994,  presidenti XXXVII i Shteteve të Bashkuara) Rreth një interviste dhe disa fotove që George Tames i ka bërë Richard Nikson-t në Çikago (kur ai ende ishte senator) gjatë fushatës së tij elektorale për zv.president, njihemi me ngjarjen se si Nikson e ka ftuar Georgen për të ngrënë bashkë mëngjesin e të bisedonin më gjatë e miqësisht rreth situatës dhe të tatimit të parashikimeve të mundshme rreth kandidatëve. Nikson ishte një njeri zhbirues dhe fotoreporterët ndjenin se ai kishte qejf të fotografohej dhe krijonte mundësinë që t’i joshte ata. Tames realizoi shumë fotografi kujtimore të  Niksonit  gjatë karierave të gjata që ata patën. D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\Prime Minister Emilio Colombo with President Richard Nixon during a visit to the White House in 1971..jpg

Xherëlld Ford, presidenti pauses i Niksonit, (Gerald Ford , 1913-2006, presidenti i XXXVIII i ShBA-ve, 1974-1977) si gjithë presidentët,  do të bëhej “viktimë” e fotografimit. Ai ishte një nga sportistët më të mirë të kohrave në Shtëpinë e Bardhë. C:\Users\ODETA\Desktop\PRES FORD.jpg

Xhimi Karter (Jimmy Carter, 1924,  president i XXXIX i ShBA (1977-1981)  i bëri një ofertë George Tames për t’u bërë fotograf i Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të tij, por George nuk u interesua për këtë ofertë. Nga ana tjetër Senatori Humphrey thosh se nëse mund të bëhej president i Shteteve të Bashkuara, George Tames do të jetë fotograf i Shtëpisë së Bardhë. (Online: From the Congressional Record Online via GPO Access : A TRIBUTE TO GEORGE TAMES)D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA YAHOO\George Tames New York Times file 1985 Mr. Kampelman with President ....jpgD:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA YAHOO\Four Presidents - 1981.jpgD:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA YAHOO\. fireworks exploded behind her. Photo George Tames.jpg

Ronald Regan (Ronald Reagan, 1911-2004, presidenti XXXX i ShBA-ve me dy mandate 1981-1989) Ka mbërritur një etapë që fotografët të mos kenë akses të pakufizuar tek presidentët, shumëllojshmëria e fotografëve të Shtëpisë së Bardhë, gazetave, revistave, rrjetet televizive dhe stacionet private e kanë bërë shumë të vështirë e të pamundur realizimin e fotove, madje edhe kur bëhet marrëveshje për të marrë nga koha e presidentit qoftë edhe 5 minuta për këtë qëllim. “Ky është një show fantastik, ka aq shumë prej nesh, sa nuk mund të të lenë të kryesh misionin dhe dështon,” thosh George Tames në atë kohë.D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\Lonely Trumpet, Colby, Kansas, 1953..jpg

 (By Gary Haynes, Inquirer Graphic Arts Director Posted: July 13, 1986) 

Regan, sidoqoftë,  ndjehej jo fort komod me këtë lloj fotografie. Fotografët me vështirësi mund të bënin vetëm një shkrepje, e mirë, apo e dobët; e botueshme apo jo.

Mundësia më e  mirë për të fotografuar presidentin ishte gjatë udhëtimeve e vizitave në evente të ndryshme. Por edhe  aty, “kur ne arrinim, çdo spot televiziv ishte realizuar. Ne gjithmonë përpiqeshim dhe “luftonim” minutën e fundit dhe nuk mund të pretendoje të bëje dot ndonjë foto të mirë…”  (George Tames, Washington photographer for the New York Times, Interview, 1988)D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA YAHOO\... Register of Historic Places Photo George Tames.jpg

 Fotot dhe videoklipet për presidentin Regan janë më shumë rezultat i  një “foto op” i ekipit të Shtëpisë së Bardhë. Këtij qëllimi i  shërbeu formimi nga G. Tames dhe  Michael Evans (një fotograf i Shtëpisë së Bardhë) i një grupi fotografësh të cilësuar si  “Turfbuilders”. Qëllimi i këtij grupi të themeluar me “bekimin” e presidentit Regan ishte mbulimi i udhëtimeve presidenciale jashtë shtetit.

Xhorxh H. W. Bush (GEORGE H.W. BUSH është presidenti XXXXI i ShBA-ve  1989-1993) Fotot e realizuara nga George Tames për presidentin Bush shënojnë përfundimin e karierës së tij profesionoale dhe janë bërë nën trysninë e një “privimi” dhe censure të rreptë proceduriale, për arsye të sigurisë fizike dhe rrethanave politike të kohës.

Dhe kështu, pas një pune të gjatë e intensive, por edhe shumë produktive e gjurmëlënëse, në vitin 1986, George Tames, zyrtarisht, del në pension. Dekada të tëra pune gjeneroze, pasionante, përkushtuese, protagonizmi profesional, inovativ, artistik,  që do t’i linin kapitujve të historisë politike të Capitol Hill dhe Shtëpisë së Bardhë, por edhe asaj botërore  dëshmi autentike të panumërta pamore të 10 gjeneratash presidenciale, përmbylleshin  nga ligjet natyrale të jetës biologjike, të cilat edhe aq ishin treguar shumë bujare ndaj soliditetit e energjive  të tij fizike e shpirtërore. Kjo ngjarje u shoqërua me aktivitete të panumurta festive, takimesh e celebrimesh zyrtare e private, në shenjë vlerësimi e mirënjohjeje ndaj kontributit të tij të gjatë në fotogazetarinë kontemporane amerikane. Në këto tubime përshëndetëse ishte sërish karakteri i zhdërvjellët, shpirti i tij human i ripërtërirë, stoik,  çiltërsia dhe humori i tij nativ, aftësia për të krijuar situata të ngrohta e plot humor me dhjetra e dhjetra kolegë, miq e politikanë të lartë, epiqendra e krijimit të një atmosfere të paharrueshme miqësore, që u pasqyruan gjerësisht në shtypin e kohës dhe kujtohen edhe sot me nostalgji si një model i tipareve të tij njerëzore. D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\George Bush and Dan Quayle.jpg

Por edhe pas daljes në pension, ai nuk heshti. Ai vijoi të punojë si fotograf i lirë, kryesisht për revistën “Times” (Gazeta CHICAGO TRIBUNE), si dhe  kudo ku e thërrisnin dhe e ftonin, qoftë edhe për pasionin e jetës së tij. Edhe nga kjo kohë ai ka lënë shumë foto emocionuese të karakterit privat e familiar, veçanërisht me miqtë e familiarët e vet. Në pinakotekën e tij zenë vend edhe shumë foto artistësh, shkencëtarësh, sportistësh, muzikantësh, si dhe shumë peizazhe, natyra të qeta, fotografi intime lirike, etj.D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA YAHOO\Washington Meets the Fab Four - 1964.jpg

Por angazhimi kryesor i tij menjëherë pas pensionimit ishte shkrimi dhe botimi i librit të tij autobiografik “Eye on Washington: the Presidents Who’ve Known Me” (“Një sy mbi Washington: Presidentët që më Kanë Njohur Mua”) (28.11.1990, 1st edition, Publisher: Harper Collins Publishers, page: 159.)

. Libri, ashtu si edhe dy intervistat e tij gojore të regjistruara nga  Senati në vitiet 1980 dhe 1988 e të hapura për publikun, përbëjnë një retrospektivë biografike të jetës dhe aktivitetit të tij  profesional e intelektual në Shtëpinë e Bardhë. Ato janë refleksione, kujtime, përvoja, sprova të inteligjencës së tij, të pikpamjeve të tij, të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të tij me njerëz, figura e ngjarje të rëndësishme historike,  politike, profesionale e shoqërore të kohës për më se 40 vjet dhe krijojnë një tablo shumë interesante mbi raportet e George Tames me arenën e ngjarjeve të mëdha  të gjysmës së dytë të shek. XX.D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA YAHOO\Navy Blimps, Fleet Airship Wing One - 1955.jpg

Një fenomen tepër interesant i fotografive dhe fotogazetarisë së kompanisë “Times” dhe  gazetës “The New York Times”, në mënyrë të posaçme për dhjetra e dhjetra fotografë që kanë punuar për këtë organ për dekada tëra  përbën i ashtuquajturi “Morgu i Gjallë”. Morgu i Gjallë, që u pagëzua si i tillë, përbën  arkivën më të madhe mediatike e fotogazetareske të “The New York Times” –it,  e krijuar në fillim të shek. XX, pak kohë më pas fillimit të punës së fotografëve me foto, negativët e tyre, shkrimet dhe publikimet e ekipit të kësaj reviste për më se një shekull. Nuk mund të parashikohej që me zhvillimet eksponenciale të fotogazetarisë, sidomos pas viteve ’40 të shek. XX kjo arkivë do të rritej aq shumë sa disa herë të zgjeronte mjediset për shkak të pamjaftueshmërisë hapësinore të tij. Gjithashtu nuk u imagjinua që funksioni dhe roli i tij në kohët e sotme të ishte aq i çmuar e një minierë aq e pasur referencash për ngjarje dhe personazhe të rëndësishëm historikë,  politikë, dokumentarë, fotografikë. Simbolika e “morgut” si një mjedis vdekjeje e nekrologjish  do të ndryshonte kuptimin e tij etimologjik duke u shndrruar në një mjedis i gjallë, jete, aktiviteti, vonë, kur koha dhe gjeneruesit e tij-gjurmuesit, kërkuesit, studiuesit, hulumtuesit u futën aty për të “ringjallur” e shpalosur historinë e shoqërisë amerikane nëpërmjet  dokumenteve e fotove, sidomos ato të pabotuara, që do të evidenconin sidomos pjesë të panjohura e shumë mistere mediatike të “Times”-it. Midis të tjerash ai shërben edhe për kërkime nekrologjike.  Pas qëndrimit mbyllur për  rreth më shumë se 100 vjet, me urdhër të Kryebashkiakut  John Lindsay, u bë e mundur hapja e tij fillimisht për gratë në vitin 1970. (Morgu i Gjallë u krijua nga një ekip që përfshin  Nic Barajas, Jennifer Brook, David W. Dunlap, Darcy Eveleigh, Lacy Garrison, Jake Guevara, Meaghan Looram, Heena Ko, Ben Koski, Kerri MacDonald, Alexis Mainland, Jim Mones, Alessandra Montalto, Bill O’Donnell, Jeffrey Roth and Patricia Wall.) Sipas The New York Times, kjo arkivë pëmban 10 milion foto, video, dhe 300.000 thasë me negativë  e dokumente të tjera mediatike që datojnë prej fundit të shek XIX. (Shpesh ky numër është i diskutueshëm)  (The Lively Morgue, The New York Times Photo Archive Tumblr, by EDW Lynch at 12:19 pm on February 28, 2012.)D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA YAHOO\tumblr_lrlvf62X3n1qa1e2io1_r2_1280.jpg

D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA YAHOO\visit livelymorgue tumblr com.jpg
D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\25 Maj 1955. G. Tames.jpg

George Tames, si një prej fotogazetarëve më jetëgjatë e më të suksesshëm në “New York Times”, për fat, qysh në fillim të këtij projekti afatgjatë rizbulohet e afirmohet si i tillë me një numër fotosh shumë interesante që shumohet nga koha në kohë e që e kompletojnë fizionominë e tij prej fotografi, historiani e politikani viziv, por, pa dyshim edhe  artist i klasit të parë. (Gazeta Los Angeles Times).

Fotografia e fundit zyrtare e George Tames  konsiderohet ajo e Warren Christopher(1993), sekretari i  gjashtëdhjetetretë i shtetit. (NEWS: George Tames; N.Y. Times Photographer, February 26, 1994)

Më 23 Shkurt 1994, gjatë një operacioni kardiak, zemra dhe drita e jetës së George Tames shuhet përfundimisht në moshën 75 vjeçare. Por drita e shpirtit, aktivitetit dhe veprës së tij profesionale, intelektuale e krijuese mbetet e ndezur përjetësisht dhe rrezaton në gjithë brezat e ardhshëm, nëpërmjet dëshmive vizive me një kontekst të shumëfishtë human, politik, historik, artistik. Jehona e dhimbshme  e vdekjes së tij fizike në institucionet publike, shtetërore e shtypin e asaj kohe, por edhe më pas ishte e kumbueshme në memorjen e qarqeve fotogazetareske dhe politike, notat mbizotëruese të  së cilës, gjithsesi, mbetën ato të humanizmit të thellë, të karakterit të tij prej xhentëlmeni fisnik dhe, sidomos, të mirënjohjes për kontributin e paçmuar që ai i la historisë dhe shoqërisë amerikane.

Me këtë rast gazetat dhe revistat më të njohura të Washingtonit dhe New Yorkut botuan shkrime e artikuj të panumërt, ku veç dëshpërimit shpirtëror, ndriçohej suksesi i padiskutueshëm i veprës së tij dhe i personalitetit të tij superior.D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\50.jpg

Gjatë kohës së punës, aktivitetit dhe krijimtarisë së tij fotografike e fotogazetareske, por sidomos pas vdekjes së tij, deri në ditët e sotme, me punimet dhe veprat e George Tames janë çelur me dhjetra ekspozita vetiake, si dhe ekspozita kolektive të dimensioneve të rëndësishme historike, politike, humane, artistike, çka dëshmon se krijimtaria fotografike e tij ishte e një rëndësie të veçantë jo vetëm pragmatiste, por pa kufij kohorë e etapash historike, universale. Kjo për disa arsye: ai mbetet një nga fotografët më jetëgjatë në profesionin e tij, të cilit i atribuohen më shumë se katër dekada në funksionin e fotografit “prima” në Shtëpinë e Bardhë presidenciale amerikane të  revistës  më të njohur amerikane The New York Times. Ai e konsolidoi këtë vend të privilegjuar në Shtëpinë e Bardhë  falë punës, qëndrueshmërisë së tij, aftësive të tij intelektuale e profesionale, këmbënguljes tipike të një karakteri integral konsekuent, kërkues, ambicioz, durimtar, dashamirës, fisnik, karizmatik, inteligjent, inovativ plot kolorit. Si asnjë fotograf tjetër,  ai realizoi në mënyrë të pandërprerë korpusin fotografik të dhjetë presidentëve amerikanë, zv.presidentëve dhe stafit administrativ të presidencave të tyre. Ky opus imazherik përbën një pasuri të pakrahasueshme e autentike, një precedent superior dhe një eveniment të rrallë veprimtarie vetiake, që mbetet një rast i vetëm unikal në historinë mediatike të Shtëpisë së Bardhë. Shumë prej fotografive të tij përbëjnë dëshmi vizive shumë të rëndësishme e domethënëse për historinë e ngjarjeve politike e historike amerikane e botërore  të gjysmës së dytë të shek. XX. Dhjetra punime të tij fotografike mund të konsiderohen me plot gojë edhe si vepra artistike të një fotografi të pajisur me intuitë e talent gjenuin, por edhe të kultivuar gjatë veprimtarisë së tij profesionale e artistike 50 vjeçare. Arkiva fotografike e George Tames do të vijojë të  mbetet një bllok i madh pamor, një sy i mprehtë  i së kaluarës dhe i reflektimeve të ardhme të shoqërisë amerikane.D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA YAHOO\Helium-filled airship, 1955. Photo by George Tames..jpgD:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\GEORGE TAMES, TE DHENA\GEORGE TAMES\FOTO NGA YAHOO\1021SALMON-superJumbo.jpg

Këto janë disa nga arsyet që ekspozitat kushtuar krijimtarisë së George Tames janë çelur në disa prej institucioneve më të rëndësishme muzeore,  arkivore, politike e kulturore amerikane dhe kanë lënë jehonë të kumbueshme sociale e humane.

Ekspozita e fundit është ajo e Bibliotekës “Henderson”, e cila u  çel (1-28 Shkurt 2013) për nder të fjalimit të fundit të ish presidentit Xhimi Karter dhe zonjës së parë Rozalin Karter, si dhe në respektim të Ditës së Presidentëve që celebrohet çdo vit të Hënën e tretë të muajit shkurt. Eksponatet e Artikujve e Letrave të presidentëve, kujtimet presidenciale, fotot presidenciale nga fotografi i famshëm presidencial George Tames (përfshirë edhe fotografinë shumë të njohur “Puna më e Vetmuar”),… ishin objekte të ekspozitës.  (Online:February 18, 2013. Hot Doc: Happy Presidents Day! Presidential Libraries Exhibit. Presidential Libraries, Presidents Day, Rosalynn Carter)D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\55 +.jpg

Gjithashtu, në mirënjohje ndaj punës së tij të gjatë e të suksesshme fotografike, ai ka fituar shumë çmime, medalje, vlerësime, dedikime, midis të cilëve edhe çmimet prestigjoze “Grand Award Trophy” (Trofe e Çmimit të Madh), 19 Shkurt 1960 dhe çmimin special “George Polk Awards”, 1985 për mjeshtëri në karierë. Eshtë vlerësuar 17 herë si Fotograf i Vitit nga Korpusi i Shtypit të Shtëpisë së Bardhë. ( Eye on Washington: The Presidents Who’ve Known Me , by George Tames, Editorial Reviews.)D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\CAPITOL AT NIGHT 1953, G.TAMES +.jpg

George Tames ishte sigurisht një qënie humane, por përbën e mbetet edhe një fenomen unik social. Nëse në vegjëli do ta pyesnin se çdo të bëhej kur të rritej, i vetmi profesion që nuk mund të imagjinonte ishte ndoshta ai i fotografit. Rastësia për t’iu përveshur punës që i ri në mbështetje ekonomike të familjes së tij të madhe e në gjendje të vështirë, si po gjithë familjet emigrante të gjeneratës së parë, u bë shansi i tij i parë që, duke u punësuar si punëtor i rëndomtë në një zyrë mediatike të revistës “Time-Life”,  t’i hapej mrekullisht mundësia e lançimit të karierës së tij të ardhshme. Mandej, rrethanat…, vëmendja, përqëndrimi, synimi, dëshira, karakteri e temperamenti  i tij ëndërrimtar, ambicioz, kërkues, këmbëngulës, intuitiv, pragmatist, sportiv e më tej pasioni për t’u afirmuar në profesionin e fotografit që mori përsipër i ndihën për t’u përfshirë si pakuptuar në botën vizuale mediatike. Pas një eksperience disavjeçare në revistën “Life”, kompania mediatike The New York Times (edhe mbiemri i tij Tames tingëllon rastësisht  ngjashëm me atë të kësaj gazete) do të bëhej tempulli i punës dhe jetës së tij profesionale e krijuese që për rreth 4 dekada pandërprerë do t’i krijonte “kullën e tij të fildishtë” në Shtëpinë e Bardhë, në piramidën  më të madhe të historisë dhe politikës amerikane e globale. Aty, duke duke vënë në shërbim të punës dhe obligimeve të tij intelektuale, do të bëhej jo vetëm një dëshmues pamor i ngjarjeve dhe personazheve ekstraordinerë të Senatit dhe 10 presidencave rresht, me presidentët përkatës që nga Rusvelt e deri tek Xhorxh H. W. Bush (i vjetri), për të cilët ai realizoi një galeri të tërë fotosh interesante, disa herë ikonike, por do të shndrrohej edhe vetë në një personazh simpatik pjesëmarrës i refleksioneve dhe i interpretimeve politike e profesionale në sfondin e zhvillimeve turbulente të shekullit të kaluar.

Opusi fotografik dhe fotogazetaresk i George Tames, i krijuar për më se 50 vjet, përbën një pasuri të çmuar të fondit mediatik amerikan, kryesisht ndaj gazetës më të madhe amerikane The New York Times. Mijra foto të realizuara prej tij, të botuara apo jo,  përbëjnë një fototekë të pasur, pjesa më pikante e më e bukur e të cilave, sot, janë në arkivat e muzeve dhe bibliotekave presidenciale, si dhe në Muzeun Kombëtar të Portretit, Institutit Smithsonian, Muzeun e Artit Modern (MoMA), “Morgun e Gjallë” etj. dhe dëshmojnë jo vetëm impenjimin e tij profesional ndaj zhvillimeve historike, por edhe për nivelin e lartë estetik e artistik të realizimit të tyre, me të cilat ai mbetet edhe një konkurues klasik ekskluziv ndaj teknologjive elektronike e dixhitale që zaptuan mediumet publike pas viteve ’60.D:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\Tames.jpgD:\KRISTAQ\VITI 2013\PUBLICISTIKE\ARTIKULL PER GEORGE TAMES\FOTO BRUTO PER ARTIKULLIN\Capitol Dome In Washington - 1951, N.jpg

George Tames do të mbetet në memorien dhe vetëdijen e botës mediatike amerikane si një prej mjeshtërve më jetëgjatë e më prodhimtarë të pinakotekës amerikane që i la asaj jo vetëm pasurinë enumerike, por edhe shumë e shumë dëshmi retrospektive autentuike të ngjarjeve deçizive historike, kryesisht nëpërmjet portreteve e fotove presidenciale, zhbirimit të tyre psikologjik politik, dramatik,  human, familjar, intim, lirik, që, në fakt, pasqyrojnë figurativisht edhe gjendjen shpirtërore të kombit amerikan në situata respektive historike, politike, ekonomike, shoqërore.

Vetë Tames mbetet një foto e gjallë  kujtimi e veprës së tij dëshmitare e rikrijuese që do të përcillet e do të admirohet përjetësisht. Amerikanët dhe  shqiptarët kanë një arsye më shumë për t’u krenuar me qytetarin e origjinës së tyre.

ᴥ ᴥ ᴥ  

Diçiturat e fotografive, të realizuara nga George Tames

  1. George Tames
  2. Presidenti Rusvelt dhe zv.presidenti Truman
  3. Gruaja e presidentit Rusvelt në funeralin e tij.
  4. Presidenti Truman.
  5. Tavolina me borsalinat e gazetarëve gjatë intervistimit.
  6. Presidenti Ajzenauer.
  7. Presidenti Ajzenauer me kamera.
  8. Edicioni i parë filatelik  me presidentin Ajzenauer. Firmosur nga vetë presidenti për George Tames
  9. Presidenti Ajzenauer dhe udhëheqësi sovjetik Krushov.
  10. Profili i Xhon Kenedit.
  11. Presidenti Kenedi gjatë punës.
  12. “Puna më e vetmuar në botë”
  13. Presidenti Xhonson
  14. Presidenti Xhonson dhe zv.presidenti Nikson
  15. “Johnson Treatment”  
  16. Presidenti Nikson dhe George Tames
  17. Presidenti Nikson dhe kryeministri Italian Emilio Kolombo, 1971
  18. Presidenti Xherald Ford.
  19. Presdidenti Ford në zyrë
  20. Presidenti Ford ushtron pompa gjimnastikore.
  21. Presidentët Karter, Ford, Regan dhe Nikson.
  22. Presidenti Regan.
  23. Presidenti George H.W. Bush
  24. Capitol Hill.
  25. Trumpeta e vetmuar
  26. Memoriali i presidentit Xheferson. 
  27. Kompleksi “Beatles”
  28. Dirizhablat.
  29. Pamje e Memorialit të presidentit Linkoln.
  30. Restaurim i pikturës në Shtëpinë e Bardhë.
  31. Radari.
  32. Forcat ajrore në stërvitje.
  33. Ndërtimi i dirizhablave.
  34. Portreti i Paul A. Volcker.
  35. George Tames në takim me presidentin Nikson 
  36. Presidenti Kenedi ndan çmimet. (George Tames i pari majtas, ulur)
  37. Capitol Hill natën.
  38. Flamuri amerikan, në sfond kupola e Capitol Hill.
  39. George Tames. 

Filed Under: Kulture

BESNIK MUSTAFAJ, NJË LABORATOR AKTIV NË KËRKIM TË HAPËSIRAVE TË PASHKELURA KRIJUESE

July 15, 2024 by s p

Një shkrmitar mund ta lexosh për efekte argëtimi, por kjo nuk është rruga e duhur pët ta njohur atë. Edhe njohja me shkrimtarin Besnik Mustafaj sikur e kushtëzon lexuesin të jetë më aktiv në procesin receptiv, sepse duke e njohur tërësoren e një shkrimtari, ne mund të valorizojmë edhe cilësinë e tij. Dhe cilësia e shkrimtarit Besnik Mustafaj është rrjedhojë e një letërsie të kultivuar në një laborator që është tepër aktiv në kërkim të hapësirave të pashkelura fabulash e motivesh, që vetëm një shkrimtar me senin e zhvilluar artsitik arrin t’i përpunoj në vepra të arrira letrare. Besnik Mustafajn duhet ta njohim edhe më tepër, për të depërtuar në thellësinë dhe gjerësinë e leximit hemanuetik të veprës së tij, sprovë kjo që shkon përtej kësaj qasjeje modeste times.

Nga Emin AZEMI

Në pamundësi të një paraqitjeje tërësore të gjithë krijimtarisë letrare të Besnik Mustafajt dhe duke mos pasur synim që të jepet ndonjë përshkrim telegrafik i gjithë kalendarit botues të tij, po zgjedh megjithatë të shtroj për diskutim disa teza që ndërlidhen me dy,tre aspekte më tipike të opusit krijues të shkrimtarit  Besnik Mustafa dhe të profilit të tij intelektual e qytetar. 

I ardhur në letrat shqipe si një individualitet që u krijua në një kontekst të caktuar letrar e shoqëror, fillimisht si poet në vitin 1978 me vëllimin poetik – “Buzëqeshje të gëzuara”, pastaj edhe si prozator e eseist, Besnik Mustafaj la gjurmë të pakontestueshme të formimit estetik në prodhimtarinë e tij letrare, por edhe në klimën krijuese së cilës ai i takonte. Grafikoni i formimit të këtij individualiteti ka ndjekur një kurbë që shkonte përtej milieut social, kulturor e shoqëror të ambienti që e rrethenonte paraprakisht adoleshentin Besnik Mustafaj, i cili derisa ishte në vendlindje e tij, në Bajram Curr, kishte arritur t’i lexoj gjithë librat e bibliotekës së shkollës, qytetit madje edhe të t’jatit dhe pastaj të riun Besnik Mustafaj, në kryeqytet, në Tiranë, me një ardhje shumë të hershme si poet në letrat shqipe. Nëse i hedhim një sy më përimtues këtij grafikoni nëpër të cilin lëvizi formimi i individualitetit krijues e njerëzor i Besnik Mustafajt, do të vërejmë një atipizëm që e shoqëronte këtë formim, duke qenë gjithmonë jashtë shablloneve që i diktonte koha. Për ta ilustruar këtë po përmendim vetëm prirjen e tij shumë të hershme qysh në moshën fëmijënore për të lexuar letërsi për të rritur, siç ishte, bie fjala përvoja me leximin e romaneve “Lufta dhe Paqja” të Tolstoit, apo “Madam Bovari” të Gustav Floberit. Për rëndësinë e këtij të fundit Besniku kishte kuptuar vetëm atëherë kur e kishte lexuar për here të dytë në original gjatë studimeve.  

Nisur nga kurreshtja e një vëzhguesi që ka ndjekur deri diku vazhdimësinë e punës së tij, kam vërejtur se një cilësi që e ka Besnik Mustafaj, nuk ndërlidhet gjithmonë vetëm me të bërit letërsi, por edhe me ofrimin e një modeli të të bërit qytetari në jetën tonë kulturore e shoqërore.
Ai pati oferta qysh i ri të merr poste shtetërore, por refuzoi me bindjen se nuk do ti qëndronte si duhet shtofi i një zyrtari të lartë. Ai madje edhe në fillimet e demoktacisë nuk u tundua nga ofertat që iu bënë nga udhëheqja e atëhersheme e dalë pas zgjedhjeve të para të lira e demokratike.  

Për Besnik Mustafajn, diplomacia, ose marrëdhëniet ndërkombëtare,megjithatë  ishte vokacioni më kreativ që nuk do ta detyronte të shndërrohej në një aparatçik shtetëror, por edhe një valvulë që i linte frymëmarrje të lirë për tu marrë me krijimtari letrare. 

I lidhur fillimisht me ambientin e vendlindjes, të cilin e kishte braktisur shumë herët, shkrimtari Besnik Mustafaj e përdori këtë ambienet si përpunim letrar në laboratorin e tij krijues, duke i transformuar disa topose dhe  arketipe në minzanskena fabulative, qoftë në romane, apo novela, “Dëmtuar gjatë rrugës”, “Autoportret me teleksop”,  apo edhe në ese, siç janë dy librat e tij me këtë zhanër “Midis krimeve dhe mirazheve” dhe “Bishti i Kometës”.   

I bashkëshoqëruar me gjithë këtë bagazh që ia impononte profili i dyzuar, herë si politikan, e herë si shkrimtar,në grafikonin e formimit si krijues ndërvepruan disa rrethana që në vetvete përbënin atë atipiken që e përmendëm më lartë.


Atipikja e parë, ndërlidhet me kohën kur ai doli autor me një vëllim poetik, qysh si student, atëherë kur bashkmoshanikët e tij nuk e kishin statusin që gëzonte ai në ambentin e atëhershëm letrar. Ky status mbase do t’i siguroj atij parakushte që të zhvillohet si një habitat socio-kulturor në kryeqytet, një privilegj ky që nuk e kishte kushdo nga gjenerata e tij.

Atipikja e dytë –  ai filloi të shkruaj prozë, i pari nga brezi i tij që ishin gjithë poet. Për këtë ndoshta duhet faleminderuar Ismail Kadarenë, i cili gjatë një shëtitjeje me Besnikun e kishte qortuar se pse askush nga brezi i tij nuk po merrej me prozë. Sepse, sipas Kadaresë, vetëm në prozë sprovohet pjekuria krijuese, gjuhësore e estetike e autorëve.  

Atipikja e tretë – Besniku është ndër politikanët e parë që politikën e braktisi për hir të letërisë. Ky divorc i letërisë nga politika, nuk nënkuptonte që ai të kalonte nga kolltuku I një burokrati në një vëzhgues pasiv të zhvillimeve politike në vend. Përkundrazi ai vazhdoi të kontribuojë me opinione e debate mbi politikën, por pa qenë pjesë e pushteteve, sepse, sipas arysetimeve që ka dhënë Besniku,inercioni i pushtetarit shkon duke marrë përmasat e një makine që lëviz sipas vullneteve që ti diktion dikush tjetër. Me fjalë të tjera pushteti ka disa manire të autodestruktivitetit njerëzor, dhe për rrjedhojë edhe një barrë më e madhe përgjegjësie për punët që jo gjithmonë janë në koherencë me pastëretinë etike të atij që është në pushtet apo afër pushtetit. 

Në mendësinë e Besnik Mustafajt, në vendet në tranzicion është heroizëm i madh të besosh në dobitë e shkrimit, aq më tepër kur autoriteti i shkrimtarit matet me aftësinë për të ndikuar te lexuesit në pasurimin e vetëdijes së tij letrare.

Duke qenë midis politikës dhe letërsisë, Besnik Mustafaj këtë status nuk e çoi kot, por pikërisht atë e ngriti në një referencë krijuese ku do të buronin disa prej dilemave të tij, që përms verprave konkrete sikur marrin përgjigjen e duhur.  Kështu, bie fjala, te libri “Bushti I Kometës”, jo vetëm që triumfon letërsia kundrejt politikës, por Besnik Mustafaj shndërrohet në një gurë peshoreje në sytë e publikut se nga duhet të lëviz ndërgjegja e shkrimtarit kur ai ndodhet para tundimeve të politikës dhe të pushtetit. Por edhe te romani “Autoportret me teleskop” shprehet më së miri divorci i letërsisë me politikën, vepër kjo që është një produkt i pastër letrar, që vjen pas një heshtje të caktuar krijuese, por që gjithë këtë heshtje ai sikur e justifikon me këtë libër, i cili për shumëçka është unik në mbarë letërsinë moderne shqipe. Madje në këtë roman, autori ka operuar mirë me një gjetje që i shkon më së miri metodës së tij krijuese duke e përdorur politikën si mundësi që ia jep narratorit për të krijuar një personazh (homonim) letrar. Por edhe te libri  “366 rrëfenja për të ndjellur gjumin” një prozë kjo krejt e veçantë, ndryshe nga të tjerat, Besnik Mustafaj është vet shkrimtari dhe  Besnik Mustafaj personazhi.

Duke iu rikthyer edhe një herë librit “Bishti i kometës” ia vlen të thuhen edhe dy –tri fjalë për rëndësinë e këtij libri në kuptimin më esencial që ndërlidhen me laboratoin e tij krijues dhe sidomos me aftësinë e shkrimtarit për të transferuar gjendje të ndryshme social-psikologjike e shpirtërore nga njëra epokë shoqërore te tjera dhe transformimi në rrugë e sipër i këndvështrimit të autorit për probleme të caktuara, përfshi edhe  lirinë e shprehjes. Në këtë libër, Besnik Mustafaj ndër të tjera flet edhe për dy vizita që i kishte bërë në Paris, njërën në kohën e diktaturës, në vitet  e fundit të saj, dhe tjetrën në kohën e  demokracisë. Përjetimet nga këto dy vizita janë të ndryshme, sepse përshtypjet e vizitës së parë, ai i mban për vete, nuk kishte si t’i manifestonte publikisht, për shkak të rrethanave ekzistuese, ndërkohë që për vizitën e dytë e realizuar pas rënies së diktaturës ai shprehet hapur dhe mezi pret t’iu rrëfejë njerëzve mbi atë që kishte parë në Paris.Pra është i njejti Paris, por nuk është i njejti Besnik, sepse bëhet fjalë për dy epoka ku individi në aspektin sociologjik është prodhim i atyre epokave. Për rrjedhojë edhe shprehja e përjetimeve është e varur nga raporti i individit me lirinë, ndonëse këtu kemi të bëjmë me një çështje shumë fundamentale që lidhet me vet shkrimtarin dhe me aftësinë e tij për të prodhuar vlera letrare atëherë kur biejnë kufizimet si produkt i rrethanave jashtëletrare. Libri “Bishti i kometës”, ndonëse ka për autor një shkrimtar që ishte sprovuar me këto rrethana në kohën e diktarurës, ai megjithatë sikur e  manifeston prirjen për të arsytuar talentin e tij në një  shoqëri të lirë. Vetëm shkrimtarët e patalentuar për mosuksesin e tyre fajësojnë pushtetet e shtetet.  

Kur flasin për Besnik Mustafajn që një kohë ishte marrë me politikë dhe pastaj iu kishte kthyer me kohë të plotë letërsisë, gazetarët dhe njerëzit e mediave përgjithësisht këtë e kanë bërë me një kapërcim shumë të shpejt të vëmendjes nga njëra fushë te tjera, pa u thelluar në specifikat dhe efektet që prodhonte në publik një figurë me profil të dyzuar.

Kur e botoi në Paris, në vitin 1993,  librin “Gjinkallat e vapës”, Besnik Mustafaj, duke qenë ambasador në Francë, në një komunikim me një gazetar francez, kishte adresuar një porosi publike për presidentin e atëhershëm francez Fransua Miteran, në prag të një vizite të Millosheviqit në Francë. Duke dalur jashtë këmishës së ambasadorit, Besniku e porosiste Miteranin me fjalët: Nuk mundet asnjëherë ta bëjë Millosheviqin njeri të paqes, pa i kërkuar llogari për luftën,që kishte bërë në ish Jugosllavi.

Një diskurs i tillë publik që nuk i shkonte fare ambasadorit, paketohej si produkt që vinte nga vokacioni i shkrimtarit dhe këtë në njëfarë mënyre ia kishte konfirmuar edhe vet Miterani në një pritje, teksa i kishte thënë Besnikut: Sa mirë e ke laujtur lojën me ato dy kapelat, duke aluduar në profilin e dyzuar shkrimtar/diplomat që e kishte ai. 

Besnikun sot nuk po e pyesim sa vjet i ka, por e dijmë se vitin e kaluar ka kremtuar dy festa: 65 vjetorin e lindjes dhe 45 vjetorin e karrierës letrare. Në këtë përvjetror ai erdhi me një dhuratë për lexuesit. Romani “Fati i marrë” quhej kjo dhuratë që brenda kopertinave mbarte një subjekt shumështresor ku ndërthureshin faktet historike me fiksionin letrar, dhe në horiziontet e largëta të imagjinatës krijuese nxirte krye një Shqipëri që nuk ekziston. Shtrati i këtij romani zinte fill në vitin e largët 1878, në kohën e Kongresit të Berlinit, kur në në Angli kryeministlr ishte  Benxhamin Dizrael. Ky i fundit ishte njëri prej personanezheve historik të romanit, bashkë me Skënderbeun, Janosh Huniadin e ndonjë tjetër. Ai kishte shkruar  një roman për Skenderbeun me titull “Naltësimi i Iskenderit” me subjekt të ngritur mbi një histori dashurie të Skënderbeut me të bijen e Janosh Huniadit, i cili i shërbyer Besnik Mustafajt për të thurrur fabulën e tij në formë palimsesti. 

Alegoria e romanit “Fati i marrë”, që ka zanafillë te një libër tjerër me novela  “Historia si një mushkë”, konkretisht te novela me titull “Ura si vend i punëve të dreqit”, është ndërtuar mbi një përrallë ku shkrimtari përfytyron se Shqipëria e kishte fituar pavarësinë që në vitin 1878, që më vonë do të jetë bashkëthemeluese e BE-së dhe NATO-s, se është një demokraci superfunksionale dhe është një vend me prosperitet dhe begati ekonomike më të madhe se Zvicra.

Në këtë roman ka pak personazhe, por ka shumë histori brenda dhe kjo e bën atë t’i nënshtrohet një procesi receptiv në dy rrafshe, sepse subjekti i romanit ngrihet mbi një imagjinatë, por ka fakte historike dhe logjikën e vërtetësisë së gjërave. Duke e gërshetuar imagjinatën me një sfond  personazhesh real dhe me ngjarje historike,që kishin ndodhur, autori në këtë roman sikur e ndjek një qasje që bazohet në thënien e  Gabriel Garsia  Markezit sipas të cilit: “Frymëzimi është vetëm ardhja e subjektit”, me çka pajtohet edhe Besnik Mustafaj, duke ia shtuar kësaj edhe punën e shkrimtarit.
Përpjekja e Mustafajt për të kuptuar dhe shpjeguar pasojat që ka pasur historia mbi fatin dhe dramën e individit shqiptar, në fakt është një parapërgatitje për të kuptuar më mirë lidhsmërinë e shqiptarit me vendin e tij, me identitetin e tij, por edhe me kontekstin kohor e politik në të cilin është ndodhur. 

Në këtë dipotri duhet shikuar edhe librin “Një roman i pamundur”,në të cilin procedeu  narrativ ngrihet mbi dy tragjedi në dy skaje të shek. 20. Në thelb të fabulës janë dy fëmijë që përjetojnë dy masakra të ndryeshme, në kohë e rrethana të ndryshme. Por njëri nuk shpëton, kurse tjetri i mbijeton masakrës e që bëhet shkas që të dyja historitë të përmblidhen në këtë vepër. Romani nis të tregoj për fatin e një shqiptari të lindur në çerekun e fundit të shek. 19 dhe të pushkatuar natën nga serbët bashkë me të birin 12 vjeç. Historia e këtij të fundit ishte bërë subjekt i një kënge, që autori Besnik Mustafaj e kishte dëgjuar shpesh kur kishte qenë fëmijë dhe ishte i vetmi moment, deri sa këndohej kënga, kur e gjithë shtëpia duhej të kishte një heshtje absolute. Sigurisht që Besniku si fëmijë nuk ka mundur ta kuptoj rëndësinë e këngës, por më vonë e ka kuptuar se subjekti i kësaj kënge mund të shndërrohej në një fabulë shkrimi aq më tepër që teksti i këngës për Shok Soklin është një nga tekstet më dramatike  që mund të ketë kënga shqipe. Njëherësh te kjo këngë shohim edhe një skenë ku po luhej një ngjarje tragjike. Aty janë gjithë burra me duar të lidhur prapa që ecin të kërcënuar nga kundakët e pushkëve dhe një fëmijë 12-13 vjeç, të cilin e kanë marrë me veti dhe është i vetmi që nuk e dinte ku po shkonin dhe kjo shprehet më së miri përmes vargjeve të rapsodit popullor: 

Tan po shkojnë tuj hallalu
Shok Sokoli shkon tuj knu

Fëmija i padjallëzuar e shihte se po hapen disa gropa, mirëpo nuk e dinte se ato ishin varre, andaj edhe babai i drejtohet:

Hajde bir me m’ndihmue

T’nxifsha kangën që je tu e knue


Tek dikur fëmija me instinktin e pafajësisë e kupton se diçka nuk është në rregull dhe e pyet babin:

Ç’janë këto vorre tu i pune?

Njuk janë vorre bab tuj punue

Por janë llogore për me luftue

I përgjgjet babi dhe me këtë don me zgjue brenda t’birit një sens burrnie e kurajoje.

Ishte lufta  në Kosovë  e fundit tël viteve nëntëdhjeta ato që e kthyen Besnik Mustafajn te një sinopsis i një proze të rinisë që nuk po bëhej dot roman. Por, kishte mjaftuar leximi i një artikulli në maj të vitit 1999, që trajtonte fatin e një 10 vjeçari me emrin Prenk Ceka nga Gjakova, i cili i kishte shpëtuar maskarës me 21 kufoma, për t’iu rikthyer edhe njëherë ribërjes së këtij projekti. Imazhi i këtij fëmije në gazetë, e kishte kthyer shkrimtarin Besnik Mustafaj te kënga e Shok Sokolit, te një tragjedi tjetër e ndodhur 90 vjet më parë.

Sipas Besnik Mustafajt ky libër dëshmon se mungesa e urrejtjes nacionaliste në letërsinë shqipe i atribuohet viktimave të cilat edhe në vuajtje kishin ruajtur brenda vetes një dozë të madhe të humanizmit. Kjo shpërfaqet edhe në rastin e fëmijës së shpëtuar nga masakra, ku në mesin e të vrarëve ndodhej edhe motra e tij dyvjeçare. Por, ai nuk ishte mësuar të mendoj keq, dhe me insinktin e humanizmit kërkonte një  dritë pozitive edhe te xhelatët teksa deklaronte: “Po ta kishin ditur serbët se motra e kishte atë ditë ditëlindjen, nuk do ta kishin vrarë”.  

Në praktinkën krijuese të Besnik Mustafajt nuk ka ndonjë metodologji strikte të të shkruarit, për arsye se jo gjithmonël një subjekt i nisur në formë proze përfundon brenda një kohe të caktuar, pasi që veprat i shkruan  në kohë të ndryshme. Vetëm dy romanet e fundit “Fati i marrë” dhe “366 rrëfenja për të ndjellur gjumin” janë romane që janë filluar dhe mbaruar pa u ndërprerë. “366 rrëfenja për të ndjellur gjumin” është një roman i shtrirë mbi dy botë, është një fabulë që ndërtohet mbi periudhën e errët të pandemisë Covid-19, me personazhe të marrë nga realiteti dhe të tjerë që janë produkt i imagjinatës. Në fakt romani më tepër bën fjalë për shtetrrethimin, me tanke dhe ushtarë të armatosur, për ankthin dhe ringjallen e frikërave të vjetra, se sa për pandeminë. Duke u nisur nga fakti se  frika shpesh ka prodhuar letërsi të jashtëzakonshme, Besnik Mustafaj me romani  e tij sikur bën përpjekje për të na bindur se si frika ndikon në imagjinatën e njeriut, në sjellje e tij, në në gjuhën e tij. Në disa qasje kritike ky roman  madje është krahasuar me “Fermën e kafshëve” të Gjorgj Orvelit.

Një shkrmitar mund ta lexosh për efekte argëtimi, por kjo nuk është rruga e duhur pët ta njohur atë. Edhe njohja me shkrimtarin Besnik Mustafaj sikur e kushtëzon lexuesin të jetë më aktiv në procesin receptiv, sepse duke e njohur tërësoren e një shkrimtari, ne mund të valorizojmë edhe cilësinë e tij. Dhe cilësia e shkrimtarit Besnik Mustafaj është rrjedhojë e një letërsie të kultivuar në një laborator që është tepër aktiv në kërkim të hapësirave të pashkelura fabulash e motivesh, që vetëm një shkrimtar me senin e zhvilluar artsitik arrin t’i përpunoj në vepra të arrira letrare. Besnik Mustafajn duhet ta njohim edhe më tepër, për të depërtuar në thellësinë dhe gjerësinë e leximit hemanuetik të veprës së tij, sprovë kjo që shkon përtej kësaj qasjeje modeste times.

Filed Under: Politike

“Udhëtimi i mbramë i Eugène dhe Hélène Pittard në Shqipëri. Gjenevë -Tiranë. Në gjurmët e Kryqit të Kuq shqiptar në Gjenevë”

July 15, 2024 by s p

Luan Rama/

Pas botimit në shqip, dje doli nga shtypi dhe versioni në frëngjisht i librit historik «Udhëtimi i mbramë i Eugène dhe Hélène Pittard në Shqipëri. Gjenevë – Tiranë. Në gjurmët e Kryqit të Kuq shqiptar në Gjenevë» i publicistit dhe studjuesit Kudret Isaj.

Një vit pas botimit të librit shqip në Tiranë në vitin 2023, shtëpia botuese «Les Livres Rama» në ditët e mesit të korrikut të vitit 2024 vuri në duart e lexuesve dhe kulturëdashësve zviceranë, francezë dhe frankofonë librin e studjuesit Kudret Isaj me titull: «Udhëtimi i mbramë i Eugène dhe Hélène Pittard në Shqipëri». Botimi i këtij libri në gjuhën e Molierit është një përpjekje për të kthyer një pjesë të borxhit moral që shqiptarët i kanë Zvicrës, Gjenevës dhe qytetarëve zviceranë në të gjithë territorin helvetik.

Ky botim është gjithashtu një shprehje mirënjohjeje e autorit dhe e studjuesit Kudret Isaj ndaj institucioneve kulturore dhe shkencore helvetike si dhe ndaj miqve zviceranë, të cilët e kanë ndihmuar dhe kanë bashkëpunuar pandërprerë me të për 15 vjet me rradhë duke e mbështetur moralisht dhe intelektualisht dhe duke i besuar ëndrrës së tij të kahershme për të arritur tek kjo ditë e bukur që Eugène dhe Hélène Pittard të flasin shqip dhe frengjisht. Nëpërmjet faqeve të këtij libri, në të cilin historia e marrëdhënieve të hershme ndërmjet dy vendeve tona mëton të ketë herë herë qasjen e një proze poetike, herë herë qasjen e narracionit të një romani, mbështetur fuqimisht në rigorozitetin e burimeve autentike arkivore, lexuesit frankofonë shqiptarë dhe lexuesit zviceranë, francezë dhe belgë do të kenë mundësinë të shfletojnë faqe të panjohura më parë për t’u njohur kësisoj me rrënjet e miqësisë së vjetër midis kombit shqiptar dhe Konfederatës Zvicerane.

Botimi i këtij libri voluminoz prej 1000 faqesh kushtuar Eugène dhe Helene Pittard (Noëlle Roger) dhe lidhjeve të ngushta vëllazërore midis dy vendeve tona përbën gjithashtu një befasi të bukur dhe një dhuratë të çmuar që iu bëhet qytetarëve të Republikës dhe kantonit të Gjenevës dhe përgjithësisht të gjithë qytetarëve zviceranë. Ky libër u botua frengjisht në sajë të mbështetjes financiare të familjes Pittard në Gjenevë si dhe të Ambasadës zvicerane në Tiranë. Një meritë të veçantë i duhet njohur përkthyeses së njohur dhe të talentuar Rina Cela Grasset, e cila e ka përkthyer dorëshkrimin e autorit Kudret Isaj frëngjisht që në vitin 2020. Falenderimet më të ngrohta u takojnë gjithashtu të gjithë tipografëve të shtypshkronjës Emal në Tiranë dhe drejtorit të saj zotit Astrit Muça.

Duke iu referuar librit, si botues theksoj se : « Gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe në Zvicër në fillim të viteve 20-të të shekullit të XX-të Prof Eugène Pittard dha një kontribut të rëndësishëm në vendosjen e themeleve të shtetit të ri dhe të brishtë shqiptar duke mbrojtur me konseguencë tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe duke paraqitur në kancelaritë e Gjenevës dhe të Parisit argumente të pakundërshtueshme historike dhe politike që Gjirokastra dhe Korça të mbeteshin brenda kufijve të shtetit shqiptar. Pritja e përzemërt që i bëri populli i Gjirokastrës në shenjë falenderimi në vitin 1921, Prof Eugène Pittard dhe bashkëshortes së tij Helene, ka mbetur e fiksuar në memorien dhe në zemrën e tyre, si dhe në celuloidin e fotografive. Qëndrimin konseguent të Prof Eugene Pittard ndaj çështjes shqiptare e dëshmon edhe një fakt tjetër kuptimplotë, të cilin po e zbulojmë më poshtë. Prof Eugène Pittard, i zgjedhur President i komitetit Zvicër -Shqipëri, i cili e kishte selinë e tij në Gjenevë, ndërmori në vitet 1945 -1946 një fushatë grumbullimi ndihmash dhe ilaçesh kundër malarjes për fëmijët e sëmurë shqiptarë, gjë që e realizoi me ndihmën e përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq në Shqipëri. Prof Eugène Pittard i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Helene Pittard e njohur me pseudonimin Noëlle Roger në harkun kohor gusht -tetor 1921 kreu një vizitë në Shqipëri. Duke patur kontakte të ngushta me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të kuq në Gjenevë dhe duke patur përkrahjen dhe mbështetjen e një grupi intelektualësh patriotë tiranas, duke patur mbështetjen e disa përfaqësuesve të bashkisë dhe të prefekturës si dhe të krerëve të të tre komuniteteve fetare, Prof Eugène Pittard iu bëri thirrje pjesëmarrësve të një tubimi të mbledhur në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë që kishte ardhur ora të formohej Kryqi i Kuq shqiptar, i cili u pagëzua dhe u miratua me shumicë votash në 4 tetor të vitit 1921 në një vend me 70 % të popullsisë myslimane. Ata burra që në 4 tetor 1921 formuan në Tiranë Kryqin e Kuq shqiptar ishin mëmëdhetarë të vërtetë, sepse patën largpamësinë dhe qartësinë të mos e ngatërrojnë Kryqin me fenë, duke menduar dhe besuar që atë ditë Shqipëria kishte hedhur një hap të sigurtë drejt Europës së vjetër. Në fillim të vitit 1924, në Shqipërinë e veriut kishte pllakosur zia e bukës dhe jeta e qindra malësorëve dhe fëmijëve të tyre ishte vënë në rrezik dhe ndodhej në kufijtë e mbijetesës biologjike.

Në fillim të muajit mars, Lidhja e Kombeve në Gjenevë e ngarkoi Profesor Eugène Pittard me misionin e të deleguarit të saj për të mbledhur e administruar fondet dhe për të furnizuar me misër popullsinë e skamur të veriut të Shqipërisë. Prof Eugène Pittard i shoqëruar nga bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij e palodhur Helene Pittard (Noëlle Roger) në ditët e para të prillit të vitit 1924 u nis në Shkodër «në frontin e tij të luftës» dhe u takua me përfaqësuesit e autoriteteve lokale, të cilat i vunë në dispozicion listën e mijëra familjeve që kërkonin ndihmë nga malësia e Shkodrës, e Lezhës, e Mirditës, e Kukësit dhe e Pukës. Megjithëse Eugène dhe Helene Pittard mund t’i a shpërndante misrin banorëve të vobektë para hotel Europës në Shkodër, ata u ngjitën pa asnjë mëdyshje me dëshirën e tyre në disa fshatra të largëta në malet me dëborë për t’i takuar dhe përshëndoshur malësorët në shtëpitë e tyre të varfra dhe për të parë me sy, nëse nënat dhe gratë shkodrane kishin miell në magje për fëmijët e tyre. Prof Eugène Pittard luajti rolin e koordinatorit të veprimeve dhe të marrëveshjeve të nënshkruara midis qeverisë shqiptare, autoriteteve lokale dhe konsujve të konsullatave të huaja të akredituara në qytetin e Shkodrës. Do të mbeten të paharruara skenat apoliptike kur Prof Eugène Pittard priste në portin e vogël të Shëngjinit ditën dhe natën, në dëborë, në ngricë dhe në shi anijet e ngarkuara me misër të dërguara nga Lidhja e Kombeve në Gjenevë që prisnin urdhërin e tij të shkarkoheshin në breg. Kjo është njëra anë e çështjes. Ana tjetër dramatike ka të bëjë me gjendjen e vështirë shpirtërore të Eugène Pittard dhe përpjekjet e tij për të ruajtur të paprekur dhe për të mbrojtur kontigjentet me misër të dërguara nga Lidhja e Kombeve nga sulmet e kontrabandistëve të rrugës. Kurorëzimi me sukses i operacionit gjashtëmujor të Lidhjes së Kombeve në Shqipëri, i cili zuri fill në muajin mars dhe përfundoi në fund të muajit gusht 1924, dokumentohet me një telegram, nëpërmjet të cilit, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Sulejman Delvina në emër të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar i shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë, Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Duke shkruar për kontributin shkencor të Prof Eugène Pittard për shqiptarët nuk mund të mos ndalemi tek shqiptarët e Dobruzhës në Rumani, të cilët ai i njohu dhe i takoi për herë të parë në vitin 1899. Në vitin 1902, ai do të botonte një artikull shkencor për karakteristikat e tyre antropologjike në një revistë të Universitetit të Bukureshtit. Në vazhdën e viteve krahas artikujve shkencorë që Prof Eugene Pittard botonte për antropologjinë e Shqipërisë në revista zvicerane dhe franceze, një rëndësi të veçantë kanë studimet e thelluara të tij në këtë fushë të botuara në veprat e tij voluminoze shkencore Popujt e Ballkanit botuar në vitin 1920 dhe në veprën tjetër Racat dhe Historia botuar në Paris në vitin 1924. Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri në vitin 1921, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Helene Pittard (Noëlle Roger) prof Eugène Pittard bëri disa gërmime në një shpellë afër fshatit Tren të Korçës dhe zbuloi për herë të parë në Shqipëri periudhën neolitike. Këtë zbulim të rëndësishëm për Shqipërinë, ai ia bëri të njohur qarqeve akademike zvicerane duke botuar një artikull të pajisur me fotografi në një revistë shkencore të Universitetit të Gjenevës. Do të citojmë një fragment të shkurtër të një artikulli me titull : «Përmes Shqipërisë» që Eugene Pittard ka botuar në gazetën Journal de Genève në datën 12 shtator 1921.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT