• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2024

ÇAMËRIA KËRKON DREJTËSI…

July 13, 2024 by s p

Dr.Ruki Kondaj “Ambasador i Kombit” veprimtare e çështjes kombëtare në mërgatën shqiptare të Kanadasë rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturës dhe traditës shqiptare në Kanada, angazhimin e saj të palëkundur ndaj kauzës shqiptare, aktivitetet e mërgatës në Toronto, çështjen çame, Antonio Belluschin, “Diellin”, “Vatrën”, diasporën, lobimin dhe avokatinë e saj për trashëgiminë e shkëlqyer kulturore shqiptare me qëllimin e përjetshëm: Promovimi i vlerave kombëtare shqiptare në Kanada e diasporë. Me Dr.Ruki Kondaj bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

SHQIPTARËT E KANADASË PËRKUJTUAN 80 VJETORIN E GJENOCIDIT GREK MBI SHQIPTARËT E ÇAMERISË

Së pari faleminderit për intervistën për gazeten më të madhe dhe më jetë gjatë shqiptare sa vetë shteti shqiptar ‘Dielli”. Mes shumë aktivitetesh që organizohen në Toronto e kudo në Kanada ishte dhe aktiviteti më I fundit që unë mora pjesë me një kontribut modest, aktiviteti për 80 vjetorin e genocidit ndaj çamerisë organizuar nga Sofra Shqiptare në Kanada nën drejtimin e muzikantit Gojard Kodra dhe Shtepia e Artit Ama nën drejtimin e Anisa Kamberaj me regjizor aktorin e mirënjohur me origjinë çame Artan Sejko. E mbështeta këtë inisiativë që në ditën e parë sepse është e para herë që po bëhet në Kanada, një koncert i tillë për çamerinë, e dyta unë mbështes çdo aktivitet me karakter kombëtar. Në një kohë një mujore disa artistë nga komuniteti dhe nga Shqipëria e Kosova performuan live në një koncert të mirë organziuar, qershija mbi tortë ishin bilbilat e çamërisë ardhur enkas për këtë event Hysni Alushi dhe Enkelejda Arifi. Shumë artistë nga komuniteti u angazhuan në këtë koncert vullnetarisht si zonja Mimoza Lengo, Merita Kadiri , Afrim Ferataj, Shkëlqim Tafaj, Gjosho Cuni, Ismet Hysa, Xhanko Mustafaj, fëmijët e të rinte e Marlee Got Talent (MGT) nën drejtimin e Ina Xoxes me valle e recitime, fëmijet e Misionit Katolik Shqiptar nën drejtimin e Don Prend Kolës me recitime po ashtu , grupit polifonik i sapo krijuar dhe prezantimit nga dy të rinjve te talentuar Adela Logli dhe Gert Bizi.
Surpriza e mbrëmjes ishte grupi polifonik sepse Gojardi e kishte mirëmenduar dhe polifoninë përveç të tjerave , për këtë ju drejtova Hazbi Bellaj, rapsod i cili e bëri këtë këngë dhe në kushte të disfavorshme familjare dhe vetëm një ditë para mundëm të organizoheshim ku natyrisht për polifoni duhet grupi të cilin e realizuam duke bërë pjesë të dy këngëtarët e çamërisë dhe një grup të rinjsh si Geraldo, Gezimi, Valteri, Xhezmiu dhe Dritani që na i sugjeroi drejtuesi i Albanian Youth në Toronto Valentin Çela. Me shumë dëshirë këndova si marrëse për herë të parë në publik sepse të them të drejtën kam kenduar në rini me shumë deshirë e pasion këngën labe, në shkollë të mesme në Vlorë ishim të organizuar në kompleksin e vajzave me Asamblin Labëria dhe që athere nuk kisha kënduar më në publik dhe keshtu të gjithë sëbashku u bëmë pjesë e një koncerti që do ngelet gjatë në kujtesën e gjithësecilit e sidomos të familjeve të hershme çame në sallë si familja e Nuri Nouch ku ishte prezent zonja e tij Ismet Nouch me djalin Agako Nouch dhe vajzën Shane, familja e Gani Mezanit me zonjën Viola Kaloutsi, dhe familjet e reja, familja e Artan Sejkos me zonjën Anila Toka, familja e Elxhanit me zonjën e tij Dhurata e plot të tjerë që të falin se nuk jua di emrat. Viola një grua, nënë dhe bijë çame në fjalën e saj rreth ngjarjes tronditëse dhe viktimave të genocidit përloti njerzit në sallë, plot emocione pati gjatë gjithe kohës. Do ishte e pamundur ardhja e dy artistëve nga Shqipëria e Kosova pa sponsorat kryesore që bënë të mundur ardhjen e tyre si Sami Ademi, Gani Mezani, Edlira Çini, Agako Nouch , Ismet Mirena, dhe të tjerë që ndihmuan me sallën, skenën etj. Si gjithmonë ne kemi TV Pasqyra Shqiptare me producentin Ilir Lena që pasqyron çdo aktivitet në komunitet dhe padyshim dhe këtë për çamërinë. Në fjalën time përveç të tjerash përmenda rolin e shtetit e jo vetëm shqiptar por edhe ai grek për vullnetin politik në zgjidhjen e çeshtjes çame sepse shumë idnividë e shoqata janë të angazhuar në mbrojtjen e çeshtjes çame, por duhen ata që marrin vendime ti zgjidhin sipas konventave ndërkombëtare. Meraku i Ismailit Qemalit para vdekjes për Çamerine eshte akoma nje plagë e pashëruar dhe vetëm kur të vihet drejtësia në vend athere do të prehen të qetë viktimat e genocidit.

ANTONIO BELLUSCHI, DE RADA I KOHËVE MODERNE…

Antonio Belluschi ishte një shqiptar i madh, rilindasi I fundit, De Rada i kohëve moderne, prift, studjues, gazetar arbëresh (i vetmi i rregjistruar në urdhërin e gazetarëve në 1989, athere kur ai botoi gazetën Notizie dhe 4 vjet më parë kishte krijuar Lidhjen arbëreshe), atdhetar i madh që fliste me aq dashuri për trojet shqiptare, për Shqipëri e Kosovë, për gjuhën shqipe dhe për heroin tonë kombëtar, GJ.K.Skënderbeu. E kam njohur pikërisht 12 vjt më parë më 28 prill 2012, në 100 vjetor të Vatrës në Amerikë ku isha e ftuar nga Dr.Gjon Buçaj. Më pas më ftoi në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ku At Antonio me arbëreshët organizuan me 11, 12 Maj të vitit 2013 në Frasnitë (Fraschineto), Itali ku merrnin pjesë personalitete nga gjithë bota shqiptare midis tyre Dom Lush Gjergji, Dom Ndue Gjergji, aktivisti i hershëm i Vatrës Zoti Sabit Bytiçi me zonjën e tij Hatixhe Bytiçi, një albanolog nga Prishtina që se kujtoj emrin etj. Ishte një kohë që mblidheshim të gjithë bashkë tek shtëpia e tij si një familje e vogël po me përfaqesues nga gjithe trevat shqiptare. Për 12 vite e kam vizituar shpesh edhe pse jam larg sepse atje shikoja zemrën e indetitetit tonë kombëtar shqiptar. Nga At Antonion unë njoha shumë arbëreshë të tjerë si mikja ime e shtrenjtë zonja Lucia Martino, Mjeshtre e madhe dhe grupin Vorrea, Peshkopin e nderuar Donato Olivieri, Antonio Chiaramonte, Angelo Catapano (kryebashkiak), Francescho Frega, Tomaso Bellusci, Prof.Agostino Giordano i Jetes Arbereshe, Tomaso Ferrari, Franco Calima, Maria Ferrarin, Flavia Agostino etj. Si atdhetar i madh në një takim me shqiptaret e Amerikës më 1992 ai ka thirrur Kosova Republikë (në You tube) , ai ka shkruar për Kosovën në Gazetën Notizie që më 1984, por ai guxoi të vijë në Shqipëri më 25 Nëntor 1972 në Kongresin e drejtëshkrimit të gjuhës shqipe edhe pse nuk u lejua të vinte ai gjeti mundësinë me makinë të tij dhe ishte i vetmi arbëresh që mori pjesë. Antonio Belluschi kishte ngritur mbi gërmadhat e shtëpisë së tij të vjetër Bibloteken Antonio Bellusci me mbi 10 000 libra që janë një pasuri kombëtare e vizituar nga mijëra shqiptare nga gjithë bota duke dokumentuar me shumë kujdes cdo shkrim të secilit. Për tu kujdesur per bibloteken Bellusci dhe Qendren Albanologjike Antonio Bellusci ai vete ka caktuar drejtoreshën Ornela Radovicka e cila punon me shumë pasion për çeshjen arbëreshe. Zonja Radovicka botoi së fundi biografine e tij në Gazetën Dielli, por dhe në shume gazeta të tjera. Sa here At Antonio me motren e tij zonjën Rina me ftonin të drekonim bashkë më këndonin këngën e Skenderbeut, i kam videot e tyre si kujtim shumë i bukur, kishin si traditë në çdo gjë që bënin këndonin këngën e Skënderbeut. E takova dhe për herë të fundit me 16 Maj të ketij viti edhe pse ishte i sëmurë nuk pushonte se foluri per gjuhën arbërishte dhe frikën e asimilimit nga brezi i ri se duhet ta mbajne gjallë, thoshte ata nuk flasin arbërisht. Them se jam shumë me fat që e kam njohur At Antonio Belluscin që është figura më e ndritur jo vetem arbëreshe, por e kombit shqiptar, emri i tij do kujtohet gjatë se ka lënë pas një vepër të madhe për gjithe brezat që do vijnë.Arbëreshet e thërrisnin zoti se për ata ai ishte zot!

DIASPORA SHQIPTARE NË CANADA E AMERIKË DHE PËRFSHIRJEN NË PROCESET LUBUESE PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE…

Kur flasim për diasporën shqiptare gjithmonë mendojmë për kurbetin, emigrimin apo ndonjëherë e përdorim edhe termin mërgata shqiptare. Të flasim rreth historisë së saj ne e dimë se ajo ka ekzistuar edhe para shumë shekujsh në periudha të ndryshme kohore duke veçuar shpërnguljen e shqiptarëve në Itali pas vdekjes së Skenderbeu-t që ne e quajmë komuniteti “arbëresh” ku rrënjët dhe organizimi i komunitetit përmes shoqatave të ndryshme ruhet edhe sot. Mërgata shqiptare ishte promotori i Lëvizjes Kombëtare, së pari i Rilindjes sonë Kombëtare, e pastaj edhe i Pavarësisë së Shqipërisë së sotme zyrtare, i proceseve demokratike në Shqiperi dhe i Pavaresisë së Kosovës përmes proçeve lobuese pranë strukturave të larta vendimarrëse. Mërgata jonë e fillim shekulli të kaluar janë në themelet e zhvillimeve kulturore dhe politike të kombit tonë, atëherë kur fatet e tij ishin në rrezik të ekzistencës. Pa rolin e Mërgatës shqiptare në botë, e kryesisht të mërgatës shqiptare në SHBA, sot fatet e kombit tonë do të ishin krejt ndryshe.
Valët e emigrimit në SHBA:
– Shqiptari i parë i dokumentuar që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara ishte Kolë Kristofori (anglisht: Nicholas Christopher), i cili zbarkoj në Boston në fillim të viteve 1880-të dhe mbahet mend si pioner i grupit etnik shqiptar në SHBA. Kjo ishte deri në vitet 1900, megjithatë një numër i madh i shqiptarëve arritën në Bregun Lindor të SHBA-së: pjesa më e madhe e tyre ishin të rinjë të pamartuar nga jugu i Shqipërisë . Shumica e valës së parë të emigrantëve, rreth 10,000, kishin për qëllim të vendosen përgjithmonë në SHBA, dhe u kthyen përsëri në Shqipëri mbas Loftës së parë botërore. Pikërisht në këtë kohë, një grup tjetër i emigrantëve nga Shqipëria shkuan në SHBA. Ky grupi i ri u vendosën dhe u martuan me shtetin e tyre të ri. Numri i shqiptarëve që kanë raportuar se gjuha shqipe është gjuhë amtare e tyre në vitin 1920 ishte rreth 6,000.
Pas Luftës së dytë botërore shqiptarët që emigruan në SHBA ishin kryesisht emigrantë politike dhe në vitin 1970 kjo shifër u rrit në rreth 17,000. Pas fjalës Dëbimit të çamëve nga Çamëria edhe trojet shqiptare që sot janë Greqi në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, një numër i madh prej tyre emigruan në Shtetet e Bashkuara menjëherë pas dëbimit të tyre, duke pohuar se qeveria komuniste në Shqipëri i ka diskriminuar dhe persekutuar ata. Ata arritën të ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre,dhe krijuan në 1973 Shoqatën e të Drejtatve të njeriut Çamëria e cila më vonë u bashkuan dhe u bë Organizata Shqiptaro Amerikane Çamërina e cila ka për qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre . Familjet që kishin braktisur gjuhën e tyre amtare, vlerësohet se ishte rreth 70.000 shtetas të SHBA-ve me prejardhje shqiptar jetonin në SHBA në vitin 1980.
Në 1990 shumë shqiptarë nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Republika e Maqedonisë, emigruan në Shtetet e Bashkuara si refugjatë të luftës. Një tjetër komunitet Shqiptaro-Amerikan (Shqiptarë të Kosovës) në Riverside, Kaliforni / San Bernardino rajoni i Kaliforni-së përfshin shqiptarët nga Kosova të cilët hynin në Shtetet e Bashkuara në March Joint Air Reserve Base në Riverside.
Disa italiano-amerikanë të cili shkuan në SHBA gjatë fillim të shekullit të 20-të janë me prejardhjen nga shekulli 15-të i refugjatëve shqiptarë në Italinë jugore dhe që flisnin dialektin arkaik tosk të quajtur Arbëresh. Zona e Greater New Orleans ka një komunitet të madh të arbëreshëve, me preardhje prej emigrantëve sicilian të shekullit të 19 . Një rol të veçantë në lidhjen shpirtërore dhe politike të shqiptarëve në gadishullin Ilirik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka luajtur radio“Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe, që nga themelimin e deri me sot.
Valët e emigrimit në Kanada:
-Shqiptarët e parë mërguan në Kanada në fillimin e shekulli 20, për shkak të kushteve jo të favorshme në vendet e tyre. Megjithatë, pas Luftës së Dytë Botërore shumë pak shqiptarë mërguan në Kanada, e shumica prej tyre ishin nga ish-Jugosllavia. Nurmi më i madh i shqiptarëve që mërguan u vendosën në Montreal ose Toronto, por gjithashtu disa punëtorë shqiptarë jetonin në Calgary dhe Ontario.athuhet që emigranti I parë në Kanada ka qenë Jim Bukuroshi në vitin 1908 dhe hyrja e tij ka ardhë nga Amerika për Montreal. Pavarësisht këtij migrimi, në vitin 1986, numri i shqiptarëve të regjistruar ishte vetëm nën 1,500. Megjithatë, në vitin 1991, këto shifra pothuajse u dyfishuan. Numri i shqiptarëve në Kanada arriti kulmin në fund të viteve 1990, pasi ata i ikën krizës ekonomike dhe politike në Shqipëri dhe Jugosllavi. Më vonë, në fillim të shekullit 21, një luftë e re shkaktoi një valë të dytë të mërgimit të shqiptarëve në Kanada. Ky konflikt i armatosur ishte një përplasje mes Ushtrisë çlirimtare të shqiptarëve dhe ushtrisë e policisë serbe, i cili bëri që shumë shqiptarë të ishin të detyruar ta lëshojnë Kosovën si refugjatë, ndërsa shumë prej tyre mërguan në Kanada. Kështu, në vitin 1999, Qeveria e Kanadasë themeloj një program për të lejuar qëndrimin e 7,000 refugjatëve shqiptarë nga Kosova. I njëjtë si me profesionistë nga vende të tjera, ka pasur një fluks të madh të profesionistëve të rinj shqiptarë që mërgojnë në Kanada për një jetë më të mirë. Të gjithë emigrantët kanë dhënë shumë për demokratizimin e Shqipërisë, pavarësinë e Kosovës, të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, si dhe lidhjet me kombin dhe shtetin ku kanë zgjedhur të jetojnë.

ROLI I SHOQATAVE, ORGANIZATAVE E KOMUNITETEVE FETARE NË KOMUNITETIN SHQIPTAR NË TORONTO…

Diaspora shqiptare ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në zhvillimet socio-ekonomike tek shqiptarët ku rolin kryesor e kanë luajtur dërgimi i remitencave në krijimin e mundësive tjera të zhvillimeve shoqërore dhe ekonomike. Organizimi i komunitetit shqiptarë përmes shoqatave të ndryshme kulturore ka luajtur një rol të rëndësishëm sidomos gjatë viteve 90-ta në kohën kur Kosova ka pasur më së shumti nevojë nga mbështetja e diasporës shqiptare dhe kjo ka treguar shumë suksese deri në çlirimin e Kosovës. Edhe pas luftës shoqatat kanë mbajtur organizimet e tyre dhe këtu mund të veçohen edhe shkollat shqipe si dhe aktivitetet tjera në ruajtjen e vlerave tona kombëtare. Ishte Gusht i vitit 1989 që si nevojë për mbështetje për Kosoven u krijua Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadaze nga një grup nismëtaresh dhe në 1990 u Insitucionalizua, kanë kaluar më shumë se 33 vite dhe kjo shoqatë mban një mision shumë të rëndësishëm për vlerat kombëtare. Në Kanada veprojnë e punojnë shumë shoqata si ato me antarësi edhe ato profesionale që nga Toronto e deri në Vankuver. Nga një updatim I vitit të kaluar në kohen e festimeve të mujait të trashëgimisë në parlament të Kanadasë janë aktive 25 Shoqata në Kanada, 13 organizorë eventesh në Ontario, një TV shqip, Pasqyra Shqiptare, tre portale online, 3 komunitete fetare, 4-5 klasa shqipe, vitet e fundit ka një rënje nga mosplotësimi i numrit te nxënësve, kanë qenë 7 klasa në vitin 2013-2014. Gjithë secili ka misione të promovimit të vlerave kombëtare dhe ato profesionale sepse të gjitha bashkë risin vlerat kombëtare.Për ngjarje me karakter kombëtar të gjithe jemi bashkë dhe kjo flet për ndjenjen e lartë kombëtare. Mërgata shqiptare është në themelet e çdo vlere të lartë kombëtare që kemi sot, si në gjuhë, kulturë, arte, politikë dhe shtet-formim.

INICIATORE, DREJTUESE DHE LOBISTE NË APROVIM TË LIGJIT TË TRASHËGIMISË SHQIPTARE NË ONTARIO E KANADA…

Unë kam ardhur në Kanada jo herët dhe jo në moshë të re si të gjithë shqiptarët për një jetë më të mirë dhe kam ardhur në kulmin e karierës time profesionale, sa po kisha mbaruar doktoraturën dhe librin mbi tezen e doktoratures për të filluar çdo gjë nga e para, ashtu siç u bë. Më mungonte Shqipëria dhe i vura mision vetes të promovoj vlerat më të mira kombëtare , kështu u angazhova me Shoqatën Shqiptaro Kanadeze më e vjetra në Kanada e themeluar në 1990 në fillim në bord ( 2008-2010), pastaj në drejtim nga viti 2010-2015 se zgjedhjet për kryetare janë me dy mandate, nga viti 2015 jam Presidente Nderi. Në mandatim tim të dytë në Prill të 2013 shkuam me dy bashkëpunëtorët e mi të Shoqatës Xhemi dhe Ramazani në një aktivitet turk për promovimin e turizmit të tyre, na pelqu si experiencë deshëm ta bëjmë dhe ne. Në 2013 ishte aprovuiar ligji për të njohur si ditë të trashegimisë shqiptare 29 Shtatorin, une sapo e kisha lexuar dhe shkoj tek Ministri i Ekonomisë zoti Brad Duguid për tu konsultuar se si mund të bëhej në menyrë institucionale dhe në Ontario. Ai vetë nuk mund ta merrte përsipër se ishte minister, po me pyeti se kë mendon dhe une i thashe per Laura Albanesen, deputete në zonën e zyrës së shoqatës, por jo nga kjo me shumë se nga mbiemri Albanese që e kisha ftuar dhe në 100 vjetor të pavaresisë mendohet me origjinë arbëreshe dhe kandidaturë e dytë ishte deputeti I ri ukrainsas Yvan Baker. Duke u qartesuar për rrugën që duhej ndjekur ngritëm grupin e punës në bord me përfaqësues të shoqatës dhe jashtë saj si Prof.Kristian Bukuroshi, Murat Hashani, Iljaz loku, Ramazan Këllezi, Xhemi Aagaj, Prof,Saimir Lolja, producenti i Pasqyra TV, Ilir Lena dhe behej updatim çdo dy vjet që bëheshin zgjedhjet duke shtuar kryetarët e zgjedhur si Aida Bejte, Ramazan Këllezi, Bujar Zejnullahu, Andi Demçe, aktualisht Irene Breznica dhe nën kryetarët e SHBSHK, aktualisht Rex Ferati. Lançimin e pare e bëmë me Ministrin Duguid në Parlament të ON edhe për tu njohur si inisiativë në Nëntor të 2014 dhe një vit më vonë deputetja Laura Albanese bëri propozimin e saj në Nëntor 2015 dhe perfundoi pas disa seancave në 5 dhjetor 2016 me miratim të përfaqësuesit të mbretëreshës ne 8 dhjetor 2016, por tashmë I drejtuar nga Dr.Shafic Kadri një politikan karizmatik. Në çdo séancë parlamentare kishim të prezantuara bukur jo vetëm simbolet kombëtare, vallet me veshtjet e bukjura popullore nga grupi i valleve, Shqiponjat e vogla drejtuar nga koreografi Ramazan Këllezi, përformancat e artistëve tanë me emër në komunitet si Jani Papadhimitri, Rudin Lengo, Bujar Asllani, Shkëlqim Tafaj, Granit Kamberi, Anila Toka, Tringa Rexhepi, Ana Golja, Qazim Kallushi, Entdela Galanxhi, por edhe ata me fame ndërkombëtare si Diva Inva Mula dhe artistja me e re me banim në Francë ylli Erza Muqolli, libra, sende shumë vjeçare, ushqime tradicionale të orfruara nga Albaniancatering and event, Old Mills Pastry and Deli, Torta me simbole kombëtare nga European Pattiserie, por edhe plot njerez veshur me kostume e plisa në kokë, madje në 2015 ju dhuruam plisa të gjithë deputeteve e ministrave që ishin pjesë e eventit. Me fillimin e procesit në 2014 u lancua dhe Albanian Heritage Night në Air Canada center iniciuar nga ish kryetari Bujar Zejnullahu dhe me grupin e valleve Shqiponjat e vogla qě patën një jehone tejet të madhe kudo në diasporë. Cdo Aktivitet është pasqyruar bukur nga Pasqyra Tv dhe me fotgrafi nga fotografët e përhershëm të mujait të Trashëgimisë LGH photography Genti Hali dhe Gazmend Kondaj, vitin e kaluar nga Flamur IIjazi. Vendosjen e plisave e bëmë dhe një vit më parë në Parlament të Kanadasë ku me 1 Nëntor u prezantua ligji në nivel federal nga deputeti ukrainas Yvan Baker i cili mbahet mend nga gjithe shqiptarët për shprehjen e tij në mbyllje të prezantimit ; – Jam krenar që jam shqiptar. U zgjodh muaji Nëntor, muaji i festës së pavaresisë kombëtare dhe i clirimit të vendit nga okupatoret nazifashistë, por edhe të themelimit të SHBSHK më 4 Nëntor 1990 për të kujtuar me respekt trashëgiminë kombëtare shqiptare, tashmë pjesë e trashëgimisë së ontarios, kur të gjitha vlerat materiale e shpirtërore bëhen një së bashku me njerëzit që ato i krijuan dhe i ruajtën për t’ua përcjellë brezave tane si dëshmi e identitetit tone kulturor kombëtar edhe këtu në Kanada. Çdo njeri është më i përmbushur dhe i integruar në shoqeri kur e njeh dhe e shpreh identitetin e tij kulturor.

FEDERATA “VATRA” E GAZETA “DIELLI” ISNTITUCIONE QË KANË BËRË EMËR E HISTORI…

Nuk mund ta quaj vlerësim, por mendim apo opinion timin për kohën që e njoh më nga afër Vatrën e Diellin dhe bëj 12 vjet nga ardhja ime në 100 vjetor të Vatrës më 28 Prill të vitit 2012 me ftesë nga kryetari i asaj kohe Dr.Gjon Buçaj dhe më pas nga gjithë drejtuesit në vite dhe Dr.Elmi Berisha kryetari aktual në 110 vjetor të Vatres, kam pasë ftesë në eventet kryesore si përvjetorë të Vatrës etj. Unë për Vatrën kam shijen dhe nostalgjinë e Vatrës së Nolit e Konicës me gjithë bashkëpunëtoret e tyre që punuan si një qeveri në mëgrim për të mbrojtur çështjen shqiptare dhe atë shije e kam mbajtur, pavaresisht si kanë rrjedhur ngjarjet në vitet më pas. Këtë gjë them edhe për Diellin, gazetën shqiptare më afat gjatë sa vetë shteti shqiptar drejtuar për shume vite nga gazetari i mirënjohur Dalip Greca e tani nga ju. Zoti Paja. Thjesht respekt për Vatrën e Vatranët dhe Diellin, sepse Vatra është një isntitucion që ka bërë emër e histori dhe duhet shumë punë, bashkim, bashkëpunim institucional për ta mbajtur lart këtë emër të madh.

KUSH ËSHTË DR.RUKI KONDAJ DR.SC, MSC, RA ?

Dr. Ruki Kondaj (Ambasadore Kombi) është Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK) që nga viti 2015 dhe Kryetare e Grupit të Trashëgimisë pranë kësaj shoqate që nga 2014 e në vazhdim. Gjatë periudhës 2010-2015, ka qënë presidente e SHBSHK. Dr. Kondaj mban gradën shkencore Dr.Sc. në shkencat farmaceutike nga Universiteti i Tiranës, Master Ndërkombëtar MIHMEP për Politika, Menaxhim dhe Ekonomi shëndetësore nga Universiteti Bocconi, Milano, Itali dhe një diplomë kanadeze RA me “Distinction” për Çështjet Rregullatore të Farmaceutikës, nga Instituti i Teknologjisë Farmaceutike në Toronto, Kanada (TIPT). Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, dega Farmaci në vitin 1981 dhe ka punuar në shumë sektorë si në sektorin farmaceutik ashtu dhe atë shëndetësor, në industri farmaceutike, Institut të Sigurimeve Shëndetësore, në Këshill të Ministrave si Kordinatore për Shendetesinë, kohë që përkon me krizën Kosovare ku ka drejtuar tryezën e shëndetësisë bashkë me ndërkombëtarët dhe në Ministri të Shëndetësisë si Sekretare e Përgjithshme.
Dr. Kondaj për tre vjet ka qenë Këshilltare Publike e Ministrisë së Shëndetësisë në Ontario pranë kolegjit të Dietologjisë, konsulente për krizën siriane, menaxhere projektesh dhe autore publikimesh si libër, artikuj shkencore etj. në fushën e shëndetësisë dhe farmaceutikës, anëtare e disa shoqatave profesionale dhe bordeve shkencore.
Për kontributin e saj të çmuar për komunitetin shqiptar, për Kanadanë dhe për kontribut ndaj vendit të saj është nderuar nga Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë me Medalje Diamanti të Kurorës Mbretërore “Queen Elisabeth II Diamond Jubilee Award” në kuadër të 60 vjetorit të qeverisjes së mbretëreshës Elisabet II që përkon me 100 vjetorin e pavaresisë së Shqipërisë në Nëntor 2012. Në muajin Nëntor 2016, në kuader të Samitit të parë të Diasporës mbajtur në Shqipëri nderohet me Trofeun “Shqiponja e Artë” duke forcuar qëndrimin e saj si një figure e dalluar në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë shqiptare. Në Samitin e dytë të Diasporës mbajtur në Mars 2019, nderohet me titullin “Ambasadore Kombi”.
Dr. Kondaj është iniciatore, drejtuese dhe lobuese e Muajit të Tashëgimisë Shqiptare në Ontario, Kanada pranë SHBSHK, kaluar si ligj në Parlamentin e Ontarios më 5 Dhjetor 2016 dhe mori miratimin e Përfaqesuesit të Mbretëreshës në Ontario më 8 Dhjetor 2016, ku muaji Nëntor u shpall Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario. Dr. Kondaj e vazhdoi proçesin e Ligjit të trashëgimisë shqiptare dhe në nivel federal ku më 1 Nëntor të vitit 2023 u prezantua në Parlamentin e Kanadasë! Angazhimi i saj i palëkundur ndaj kauzës shqiptare tregohet më tej përmes rolit të saj të spikatur si lobiste dhe një avokate e pasionuar për trashëgiminë shqiptare. Misioni i saj: Promovimi i vlerave kombëtare shqiptare në Kanada e diasporë.

Filed Under: Politike

DORËSHKRIMI I STATUTEVE TË DRISHTIT NGA VITI 1468 – BURIM ME VLERA TË RRALLA PËR TË DREJTËN POZITIVE SHQIPTARE

July 13, 2024 by s p

Ne kësaj radhe për lexuesit e Diellit, studiuesit, historianët dhe të tjerët, sjellim vetëm një fragment të dorëshkrimit, të shoqëruar me faksimile, tjeshkronjëzim në latinishtdhe përkthim në gjuhën shqipe, si dëshmi të kohës, për punën serioze, porfesionalizmin e lartë dhe  seriozitetin e përgjegjshmërinë e plotë të atyre që e hartuan, përpiluan dhe e bënë gati për legalizim. Është për t’u lakmuar shqyrtimi i detajuar, kapitull për kapitull, nga autoritet përkatëse kishtare e civile, para se Statuti të bëhet publik dhe të jetë pjesë e të drejtës pozitive të aplikueshme, së bashku me të drejtën zakonore vendore. Variantin e “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis” të vitit 1464 e kishin punuar kanonikët nga Drishti, të cilët ishin të ditur, të arsimuar, dhe njihnin rrethanat, të drejten zakonore vendëse, situatën dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me katedralen dhe me zakonet e Drishtit në të kaluarën. Për zakonet e lashta të kapitullit të katedrales së Drishtit flet vetë teksti në mënyrë eksplicite: “laudabilem consuetudinem antiquorum nostrorum immitantes” (kap. 2); pastaj: “antiquissimam constuetudinem imminantes” (kap. 39) dhe “antiquissima et observata consuetudine” (kap. 44) si dhe “secundum morem et consuetudinem antiquorum” (kap. 46), pra në dorëshkrimin që kemi në dorë, është punuar, e pakta që nga fundi i shekullit XIV.

Dr. Musa Ahmeti

Center for Albaian Studies,

Budapest/

Njëri ndër dorëshkrimet burimologjike nga mesjeta që na është ruajtur në orijginal dhe përbën një dokument tepër të rëndësishëm për të drejtën pozitive shqiptare është “Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të Kishës katedrale të Drishtit – Statuta et ordinationes kapitulli ecclesiae cathedralis Drivastensis”.

Ky dorëshkrim sot ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës në Danimarkë (Det Kongelige Bibliotek, Håndskriftsafdelingen, København, sign. Ny kgl. S. 1822), ndërsa ripordhimet cilësore dixhitale, mikrofilmat dhe fotografitë janë të deponuara në institutcionet përkatëse shqiptare dhe më kryesorja është bërë botimi i tyre i plotë i: ripodhimeve fotografike, tejshkronjëzimit në latinisht dhe përkthimit në gjuhën shqipe, në mënyrë profesionale si nga studiuestit – medievistë, të specializuar për këtë periudhë, ashtu edhe nga shtëpia botuese shqiptare.

Si monumet kulture, me vlera të rralla, ai mban datën e saktë të zyrtarizimit në shekullin e XV, përkatësisht 12 janar të vitit 1468 dhe është shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit, Simon Dromasys. Ai në fakt ka bërë përshkrimin e variantit të zyrtarizuar të vitit 1464, nga libri i noterit dhe kanonikut të Durrësit, Gjon Mauros, që njëkohësisht ka qenë edhe sekretar i kryeipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit. Variantin e “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis” të vitit 1464 e kishin punuar kanonikët nga Drishti, të cilët ishin të ditur, të arsimuar, dhe njihnin rrethanat, situatën dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me katedralen dhe me zakonet e Drishtit në të kaluarën. 

Për zakonet e lashta e të lëvduara të kapitullit të katedrales së Drishtit flet vetë teksti në mënyrë eksplicite: “laudabilem consuetudinem antiquorum nostrorum immitantes” (kap. 2); pastaj: “antiquissimam constuetudinem imminantes” (kap. 39) dhe “antiquissima et observata consuetudine” (kap. 44) si dhe “secundum morem et consuetudinem antiquorum” (kap. 46). Pra, përveç përvojës, njohurive dhe njohjes së situatës së përgjithshme, kanonikët nga Drishti, i ndiqnin dhe imitonin si shembull këto statute të lashta “a maioribus nostris quasdam constitutiones traditas,” [f. 2v], që datonin të paktën që nga viti 1397. Sipas të dhënave të tjera arkivore, mësohet se ky statut ishte “edituar” në vitin 1456, kur papa Kalisti III, i kishte dhënë autorizimin ipeshkvit të Sapës Gjergjit [ishte ipeshkv në Sapë gjatë viteve: 1440-459] për një veprim të tillë, “ipsique capitulum et canonici nonnulla statuta ediderunt”. Shkaku se pse ky editim nuk u njoh zyrtarisht, ishte vdekja e papës Kalisti III. Ndërkohë, në vitin 1459, vdiq edhe ipeshkvi i Sapës Gjergji, kështu që papa Piu II, pas një lutjeje me shkrim të bërë nga katedralja e Drishtit në vitin 1463, emëron dy persona autoritarë për të verifikuar dhe nëse ka nevojë për të plotësuar statutin ekzistues të Katedrales së Drishtit. Këta ishin, kryeipeshkvi i Durrësit Pal Engjëlli dhe kryedhjaku i Shkodrës, emri i të cilit nuk na bëhet e njohur në statute, por që sipas Hierarchia Catholica të Eubelit (vëll. II, f. 256) ai duhet të ketë qenë dominikani Manuel (1451-1465). Pas një pune të kujdesshme të kryeipeshkvit dhe kryedhjakut, më 21 nëntor të vitit 1464, në abacinë benediktine të shën Theodorit në Elohiero bëhet njohja zyrtare e statuteve dhe urdhëresave të kapitullit të kishave dhe katedrales së Drishtit që zyrtarisht do të njiheshin me emrin “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis.” Kjo njohje u bë në prani të “zotit at Nikollë Lalemit, abatit të manastirit në fjalë dhe në praninë e fisnikut Gjergj Topia dhe të burrave të nderuar, z. Pjetër, rektorit të Shën Demetrij de Plumsis dhe të z. Gjin, rektorit të Shën Venere de Managastis dhe në prani të dëshmitarëve dhe të ftuarve të tjerë edhe të rogatëve…”

Ne kësaj radhe për lexuesit e Diellit, studiuesit, historianët dhe të tjerët, sjellim vetëm një fragment të dorëshkrimit, të shoqëruar me faksimile, tjeshkronjëzim në latinishtdhe përkthim në gjuhën shqipe, si dëshmi të kohës, për punën serioze, porfesionalizmin e lartë dhe seriozitetin e përgjegjshmërinë e plotë të atyre që e hartuan, përpiluan dhe e bënë gati për legalizim. Është për t’u lakmuar shqyrtimi i detajuar, kapitull për kapitull, nga autoritet përkatëse kishtare e civile, para se Statuti të bëhet publik dhe të jetë pjesë e të drejtës pozitive të aplikueshme, së bashku me të drejtën zakonore vendore.

Në vijim sjellim  fragmentin nga dorëshkrimi, përkatësisht pjesën nga faqet 14v-17v. 

Quomodo incurritur periuriumCapitulum LIIIIo et ultimo Ne pro minima re periurium incurramus, statuimus ut ubi aliquis nostrum forsan pennam alicuius statuti peccuniarium pennam impone-ntis per inobedientiam incurrerit, si eam solverit vel ei fuerit remissam, periurium non intelligat incurrisse.  De ordinibus vero quos circa res magnas fecimus ut puta in ellectione et aliis capitulis strictis pro honore domus nostre non hec intelligimus, quia inobedientes illis nullam rellaxationem habere volumus.  Hvivsmodi igitur statuta et ordinationes nos Paulus Angelus, archiepiscopus, iudex comissarius et conservator predictus, recepimus, perlegimus et diligenter examinavimus, et cognoscentes, habentes censentesque ea rationabilia et honesta premia esse, antequam ad eorum confirmationem procedamus, auximus iustificanda aliqua eorum pro satisfactione aliter forsan sententis, qui ea prima facie legeret. Est statutum XXX sub rubrica [f. 15r] Que penna querellantis alibi quam coram capitulo de comissis in canonica, et statutum XXXI sub rubrica Que penna querellantis alibi quam in capitulo.  Hec approbantur diuturna consuetudine et honestate. Consuetudo quidem hec, que est altera lex, ut extra de consuetudine capitulum, hec nobis est notissima, qui a puero usque ad hos dies sic vidimus observari, nam orti in civitate Drivastensi officium apud episcopos, qui pro tempore fuerunt, et maximam familiaritatem atque conversationem habuimus, a quibus hec vidimus inviolabiliter observari et observata esse, a tanto tempore cuius initii memoria non existit, semper intelleximus.  Honestas vero est, nam licitum est viris religiosis, qui vivunt insimul ordinare ut ea, que minus debito vel honesto per quempiam ipsorum forsan committitur inter se per superiores ad hoc deputatos puniatur, ne per curias episcoporum ea vollent in publicum, in proximorum malum exemplum.  Est statutum XLIIII sub rubrica Qualiter in ecclesia Drivastensi non est certus numerus canonicorum, nec distinctio prebendarum, et cetera, vbi dicitur quod canonici faciunt canonicos absque consensu episcopi, et quod in eorum ecclesia non vacant canonicatus et prebenda per cesum vel decesum, et cetera. Hoc statutum firmatur consuetudine et jure.  Consuetudinem quidem perspicuam habemus observatam esse a tanto tempore cuius initii seu contrarii memoria non existit, que est altera lex, ut extra de consuetudine capitulo prealegato; iure vero sive lege firmatur per capitulum: cum ecclesia vulterant, extra de electione ubi habetur, quod canonici faciunt canonicos absque consensu episcopi.  Contra hanc consuetudinem nullus inferior papa potest condere constitutionem [f. 15v] in preiudicium capituli, et approbatur per capitulum: Dilecti de prebendis et dignitatibus, et per capitulum: Ex parte de concessione prebende et aliis iuribus, in quibus apparet, quod ubi non est certus numerus canonicorum, canonicatus non vacat.  Est et aliud statutum XLVIII sub rubrica: Quam oblationem debent facere novi canonici, et cetera. Hoc autem non improbatur, qum in omnibus fere ecclesiis novi canonici iocalia dant antiquis, quin imo laudabile statutum est, quia oblationem huiusmodi non in proprios canonicorum usus dispensatur, sed in augendis capituli possessionibus iubet converti.  Hec itaque et omnia alia et singula statuta et ordinationes preinsertas nos Paulus Angelus archiepiscopus, iudex comissarius et conservator predictus, auctoritate apostolica qua fungimur in hac parte, approbamus et confirmamus, eaque robur perpetue firmitatis obtinere decernimus, supplemusque omnes et singulos defectus si qui forsan intervenerint in eisdem, decernentes irritum et inane quicquid contra ordinationes et statuta huiusmodi a quoquam quavis auctoritate forsan attemptatum est, nec non literas executoriales et processus desuper necessarios et opportunos.  Que omnia et singula vobis vniversis et singulis suprascriptis, quibus presens noster processus et littere diriguntur, significamus, notificamus, insinuamus, intimamus et ad vestram notitiam deducimus per presentes; et nihilominus vos vniversos et singulos presentium tenore requirimus et monemus primo, secundo, et tertio ac peremptorie vobis districtius inhibentes in virtute sancte obedientie, et sub infrascriptis sententiarum pennis, [f. 16r] ne exnunc in antea quicquam contra formam et ordinationem dictorum statutorum, aut alicuius eorum attemptetis aut faciatis, nec dictos dominos, capitulum et canonicos, vel aliquem eorum contra formam et ordinationem statutorum eorundem et cuiuscumque ipsorum quavis ocasione et causa inquietetis vel molestetis, citando, monendo, excomunicando, suspendendo, interdicendo, sententiando, penando, multando, arestonda, condemnando, capiendo aut capi, arestari, sententiari, multari, excomunicari, suspendi, interdici aut penari et condemnari faciendo, aut alias quovis modo evocando, perturbando, iniuriando, vel dannificando, nec propterea contra ipsos res et bona sua vel beneficiorum suorum quorumc-umque procedere vel procedi facere aut cognitionem asumere presumatis vel attenttetis quovis modo per vos aut subditos vestros.  Quod si forte secus per vos vel alium seu alios directe vel indirecte, publice vel oculte quovis quesito colore feceritis in futurum, et nisi, si quid contra formam et ordinaitonem dictorum statutorum, et aut alicuius eorum vel propterea contra dictos dominos, capitulum et canonicos vel aliquem ipsorum feceritis, intra terminum trium dierum a tempore presentium computand-orum, quem terminum vobis omnibus et singulis pro peremptorio termino ac monitione canonica assignamus, non revocaveritis, et ad statum pristinum non reduxeritis cum effectu, exnunc prout extunc et e converso canonica monitione premissa, vobis dominis archiepiscopis, episcopis et electis, quibus ob reverentiam vestrarum pontificalium dignitatum deffere convenerit dumtaxat exceptis, excomunicati-onis, in capitulo vero et conventus suspensionis, et in eorum ecclesias, monasteria [f. 16v] vel loca interdicti sententias ferimus in hiis scriptis et etiam promulgamus; vobis vero dominis archiepiscopis, episcopis electis, si monitioni, requisitioni et inhibitioni huiusmodi nostris, imo verius apostolicis non parveritis cum effectu et nisi, quicquid in contrarium feceritis, revocaveritis infra terminum trium dierum supradictum, ingressum ecclesie interdicimus.  Si vero dictum interdictum per alias tres dies extunc immediate sequentes sustinueritis, vos suspendimus a divinis.  Si vero, quod absit, interdicti et suspensionis huiusmodi sententias per alios tres dies predictos sex immediate sequentes animo sustinueritis indurato: in vos et vestrum quemlibet dicta canonica monitione premissa similem excomunicationis sententiam in his scriptis ferimus et etiam promulgamus.  Ceterum qum ad executionem ulteriorem premissorum faciendam pluribus aliis prepediti negotiis intendere nequeamus, vniversis et singulis dominis abbatibus, prioribus, prepositis, decanis, archidiaconis, archipresbyteris, canonicis tam cathedralium quam collegiatarum parochialiumque ecclesiarum rectoribus et notariis publicis ubilibet constitutis, ac omnibus aliis et singulis qui pro parte dictorum dominorum, capituli et canonicorum, et cuiuslibet eorum fuerint requisiti vel aliquis eorum fuerit requisitus, et eorum cuilibet insolidum tenore presentium super premissis et ea tangentibus committimus plenarie vices nostras donec eas duxerimus revocandas.  Quibus et eorum cuilibet in virtute sancte obedientie, et sub excommunicationis pena, quam in eos et eorum quemlibet, nisi mandatis nostris huiusmodi immo verius apostolicis parverint cum efectu, dicta canonica monitione premissa ferimus [f. 17r] in his scriptis, auctoritate apostolica, qua fungimus in hac parte, precipimus et mandamus omnia et singula in huiusmodi nostris litteris et processu contenta vobis et vestrum cuilibet, et aliis prout expedit intiment ac in vestris ecclesiis atque locis et alibi prout fuerint requisiti, fideliter publicare procurent seu alter intimet et publicet, non permittentes dictos dominos, capitulum et canonicos contra formam et ordinem statutorum et ordinationum predictarum ac litterarum et processuum nostrorum huiusmodi inquietari vel molestari quoquo modo, quin immo contradictores quoslibet et rebelles seu inobedientes et mandata nostra huiusmodi imo verius apostolica non servantes vel non exequentes per declarationem, publicationem et denuntiationem sententiarum predictarum, ac per censuram ecclesiasticam appellatione postposita compescendo; ita quod in preiudicium dominorum, capituli et canonicorum nec in processibus per nos habitis, et sententiis per nos latis, absolvendo vel suspendendo nihil valeant immutare. In ceteris autem, que dictis dominis capitulo et canonicis nocere possent ipsis potestatem omnimodam denegamus.  Presentes autem litteras et statuta penes dictos dominos, capitulum et canonicos, seu aliorum eorum voluntate volumus permanere et sub sententiis suprascriptis non per vos vel aliquem alium contra eorum voluntatem detineri.  Mandamus tamen petentibus et habere debentibus copiam fieri de litteris huiusmodi, tamen petentium quidem sumptibus et expensis. Absolutionem vero omnium et singulorum, qui prefatas nostra sententias per nos ut premittitur latas et promulgatas, seu eorum aliquem incurrerint, seu [f. 17v] incurrerit nobis vel superiori nostro tantumodo reservamus.  In qvorvn (!) fidem et testimonium presentes litteras, seu presens publicum instrumentum fieri nostrique pontificalis sigilli fecimus et iusimus appensione comuniri. Si mund të thyhet betimi i bërëKapitulli LIV dhe i fundit Për të mos marrë dëshmi të rreme me qëllim që të mos thyejmë betimin as për gjënë më të vogël, vendosim që nëse ndonjërit prej nesh i është dhënë dënimi me gjobë në të holla për shkak të mosbindjes ndaj ndonjë statuti, pasi e shlyen atë dhe është çliruar të mos llogaitet se ka thyer betimin e bërë, ose ka bërë dëshmi të rreme. Këtu nuk e kemi fjalën për urdhërat që kemi dhënë ne për çështje të rëndësishme si në zgjedhje dhe në kapitujt e tjerë të ngushtë për nder të shtëpisë sonë, sepse të pabindurve ndaj tyre nuk duam t’u bëjmë asnjë lëshim.  Prandaj të tilla statute dhe urdhëresa, ne Pal Engjëlli, kryeipeshkvi, gjykatësi, comissarius-i dhe conservator-i i lartpërmendur, i pranuam, i lexuam mirë dhe i shqyrtuam me vemendje dhe duke menduar e duke konsideruar që ato janë shpërblime të arsyeshme dhe të ndershme, përpara se të procedojmë me konfirmimin e tyre, po shtojmë se duhen përligjur disa nga ato për t’i dhënë një satisfaksion atij që duke i lexuar në faqe të parë ndoshta i kupton ndryshe. Kemi statutin XXX, nën rubrikën “Çfarë dënimi duhet t’i jepet atij që ankohet gjetiu në vend  që të ankohet në praninë e kapitullit rreth ngarkesave në kanonikë” dhe statutin XXXI, në rubrikën “Çfarë dënimi duhet t’i jepet atij që ankohet gjetiu në vend që të ankohet pranë kapitullit”.  Këto miratohen sipas zakonit të përhershëm dhe ndershmërisë. Në të vërtetë kemi konstatuar që ky zakon, që është edhe ligj, e që na është i njohur si një kapitull i jashtëzakonshëm që në moshë të vogël e deri në këto ditë, respektohet. Të lindur në qytetin e Drishtit, kemi pasur zyrën pranë ipeshkëve, që kanë qenë asokohe dhe kemi pasur miqësi shumë të ngushtë dhe biseda me ta,  dhe kemi konstatuar se ata këto zakone i kanë respektuar në mënyrë të padhunueshme prej një kohe që s’mbahet mend; për këtë kemi qenë gjithmonë në dijeni.  Është punë e ndershme dhe e përligjshme, që burrave fetarë që jetojnë së bashku t’u lejohet që për diçka jo aq të pëlqyeshme dhe jo aq të ndershme që ndoshta bën dikush ta japin dënimin brenda për brenda me anën e eprorëve të ngarkuar për këtë punë, me qëllim që [lajmi] të mos përhapet në publik e nëpër kuritë e ipeshkëve, duke u dhënë shembull të keq të afërmëve.  Kemi statutin XLIII, nën rubrikën “Si qëndron puna që në kishën e Drishtit nuk ekziston një regjistër real i kanonikëve as një dallim i prebendave etj.”, ku thuhet “se kanonikët i emërojnë kanonikët pa miratimin e ipeshkvit dhe se në kishën e tyre nuk mungojnë kanonikati dhe prebendat për largim ose vdekje etj”. Ky statut përforcohet me anë të zakonit dhe të ligjit.  Kemi pastaj një zakon të theksuar dhe të repektuar prej një kohe aq të vjetër sa nuk mbahet mend fillimi apo e kundërta, që është ligji tjetër, sikurse rezulton zakonisht në kapitullin e paradeklaruar, konfirmohet prej kapitullit juridikisht apo me ligj “cum eclesia uulterant” jashtë zgjedhjes të bëhet, se kanonikët i zgjedhin kanonikët pa pëlqimin e peshkopit.  Kundër këtij zakoni, asnjë papë nuk mund të caktojë një kushtetutë në dëm të kapitullit dhe kjo miratohet me anë të kapitullit: Të dashurit për prebendat dhe dinjitetet dhe me anë të kapitullit: nga ana e lejimit të prebendës dhe të ligjeve të tjera, për të cilat duket se nuk ekziston një numër i caktuar i kanonikëve, kanonikati nuk mungon.  Kemi edhe statutin tjetër XLVIII, nën rubrikën “Çfarë blatimi duhet të bëjnë kanonikët e rinj etj.” kur thuajse në të gjitha kishat e reja u lëshojnë vend të vjetrave, bile për më tepër është një statut për t’u lëvduar, sepse një blatim i tillë nuk shpenzohet për nevojat personale të kanonikëve, por është urdhëri, që të përdoret për të shtuar pronat e kapitullit.  Tani, pra këto statute dhe urdhëresa të rradhitura një nga një ashtu si të gjitha të tjerat, ne Pal Engjëlli, kryeipeshkvi, gjykatësi, comissarius-i dhe conservator-i i lartpërmendur, po i aprovojmë dhe po i konfirmojmë me autoritetin Apostolik që ushtrojmë në këtë vendim dhe po vendosim që ato të fitojnë fuqinë e një sigurie të përhershme dhe të plotësojmë një nga një të gjitha të metat në rast se aty ka të meta duke quajtur të pavlefshme dhe të kotë çdo gjë që kushdo me çfarëdo autoriteti qoftë, do të tentojë kundër këtyre urdhëresave dhe statuteve, letrës ekzekutoriale dhe proceseve të duhura dhe të dobishme.  Pra të gjitha këto sa u thanë po jua tregojmë, po jua njoftojmë, po jua theksojmë dhe po jua imponojmë pikërisht juve të gjithëve që po merrni kontakt me këtë proces dhe me këtë shkresë dhe pikërisht me anën e kësaj po ju vemë në dijeni; dhe prapëseprapë në mbështetje të kësaj shkrese kërkojmë prej jush dhe ju këshillojmë të gjithëve sa jeni, një herë, dy herë, tri herë dhe në mënyrë të prerë që të qëndroni më forcë në virtytin e bindjes së shenjtë dhe t’u shtroheni dënimeve të vendimeve të poshtëshënuara, me qëllim që këtej e tutje të mos tentoni ose të mos bëni ndonjë gjë kundër përmbajtjes dhe rregullores së statuteve në fjalë ose kundër ndonjërës nga ato, as të mos i mërzisni ose t’i shqetësoni në çdo rast dhe për çdo arsye zotërinjtë, kapitullin dhe kanonikët e lart-përmendur ose ndonjërin prej tyre në kundër-shtim me përmbajtjen dhe me rregulloren e atyre statuteve, duke thirrur, qortuar, mallkuar, pezu-lluar, ndaluar, duke dhënë vendime dhe ndër-shkime, duke gjobitur, arrestuar, dënuar, kapur ose duke shkaktuar kapjen, arrestimin, vendimin, gjobitjen, mallkimin, pezullimin, ndalimin apo ndëshkimin e dënimin nga ana e të tjerëve ose duke ngacmuar, shqetësuar, dhunuar ose duke dëmtuar në një mënyrë apo në një tjetër, gjithashtu, përveç kësaj të mos guxoni ose të mos tentoni në çdo mënyrë ju vetë apo me anën e shtetasve tuaj të procedoni ju ose të tjerë ose të merrni përsipër ndonjë proces gjyqësor kundër atyre, kundër interesave dhe pronave të tyre apo të beneficeve të tyre cilatdo qofshin ato. Dhe nëse me çdo pretekst në të ardhmen do të veproni ju vetë ose me anën e një tjetri ose të tjerëve direkt ose indirekt, haptazi apo fshehu-razi, dhe nëse do të bëni ndonjë veprim në kundërshtim me formën dhe me rregulloren e statuteve në fjalë dhe kundër ndonjërit prej tyre apo, veç asaj, kundër zotërinjve, kundër kapitullit dhe kundër kanonikëve ose ndonjërit prej tyre, nëse nuk do ta revokoni atë veprim brenda një afati prej tri ditësh duke i llogaritur ditët që prej këtij çasti, afat ky që po jua caktojmë të gjithë juve, një nga një, në mënyrë të prerë dhe me paralajmërim kanonik dhe nëse nuk i riktheni efektivisht në gjendjen e mëparshme që prej këtij çasti, si prej atij momenti, duke dhënë nga ana tjetër paralajmër-imin kanonik, duke bërë një përjashtim vetëm për ju zotërinj kryeipeshkvë, për ipeshkvët dhe për të zgjedhurit, sepse duhet të bëhet një diferencim për nder të dinjiteteve tuaja pontifikale, ne shënojmë në këto regjistra vendimet e çkishërimit, të pezullimit të kuvendit në kapitull dhe të interdiktit ndër kishat, ndër manastiret edhe në vende të tjera dhe njëkohësisht i shpallim; dhe juve zotëri kryeipeshkv, ipeshkv të zgjedhur, nëse nuk do t’i bindeni efektivisht këtij paralajmërimit, hetimit dhe ndalimit tonë madje, më drejt, Apostolik dhe nëse duke bërë të kundërtën, nuk do ta revokoni brenda afatit, të lartpërmendur të tri ditëve, jua ndalojmë hyrjen në kishë.  Nëse interdiktin në fjalë do ta mbani për tri ditë të tjera që vijojnë menjëherë, ju pezullojmë nga shërbesat hyjnore.  Në rast se ju, uroj që të mos ndodhë, do t’i mbani me kokëfortësinë tuaj edhe tri ditë të tjera d.m.th. për gjashtë ditë vendimet e këtij interdikti dhe pezu-llimi, kundër jush dhe kundër kujtdo prej jush, pas paralajmërimit kanonik, [do të] shënojmë në këto registra dhe do ta shpallim vendimin e çkishërimit tuaj.  Përveç kësaj meqenëse jemi të zënë me punë të tjera, nuk kemi mundësi ta kryejmë si duhet zbatimin e mëtejshëm të masave të lartpërmendura, në mbështetje të kësaj shkrese rreth masave të sipërpërmendura që kanë lidhje me të, kompetencën tonë të plotë, derisa ta quajmë të arsyeshme të revokohet, ua ngarkojmë të gjithë zotërinjve abatë, priorë, kryetarë, dekanë, kryedhjakë, kryepriftërinj, kanonikë si të katedraleve ashtu edhe të kolegjatave dhe të kishave famullitare, rektorëve dhe noterëve publikë të emëruar në çdo vend, ashtu edhe të gjithë të tjerëve një nga një, të cilët janë pyetur nga ana e zotërinjve, nga ana e kapitullit dhe e kanonikëve në fjalë ose nga ana e kujtdo prej tyre ose në rast se është pyetur ndonjëri prej tyre ose ndonjë i jashtëzakonshëm nga ata. Këtyre personave dhe kujtdo prej tyre, për hir të bindjes së shenjtë dhe me dënim çkishërimi, të cilin dënim kundër tyre dhe kundër kujtdo prej tyre, në rast se nuk do t’u binden efektivisht këtyre urdhërave tanë Apostolikë sipas paralajmërimit kanonik me autoritetin Apostolik që ushtrojmë në këtë vendim, do ta shënojmë në këto regjistra, u urdhërojmë dhe i porosisim që të gjjitha masat, të cilat përmbahen në këtë shkresë dhe proces tonin për ju dhe për cilindo prej jush, t’i kërkojnë me këmbëngulje ashtu siç duhet dhe të përpiqen t’i shpallin publikisht dhe besnikërisht në kishat dhe në vendet tuaja dhe gjetiu ashtu siç janë kërkuar,  ose ndonjë tjetër t’i kërkojë dhe t’i shpallë, dhe nuk lejojmë në asnjë mënyrë që të shqetësohen dhe të trazohen zotërinjtë në fjalë, kapitulli dhe kanonikët në kundërshtim me frymën dhe me rregulloren e statuteve dhe të rregullave të lartpërmendura të shkresave dhe të procesve tona të kësaj natyre, dhe aq më tepër të gjithë kundërshtarët, rrebelat dhe të paditurit ashtu edhe ata që nuk respektojnë ose nuk zbatojnë çdo urdhër tonë apo më drejtë [çdo urdhër] Apostolik, t’i frenojnë me apelim të mëvonshëm me anën e deklaratës, të shpalljes dhe denoncimit të vendimeve të lartpërmendura edhe me anën e censurës kishtare; kështu që të mos kenë mundësi të ndryshojnë asgjë me anën e faljes ose të pezullimit në dëm të zotërinjve, të kapitullit dhe të kanonikëve as në proceset që kemi mbajtur ne as në vendimet e marra prej nesh. Kështu edhe në çështjet e tjera që mund t’u shkaktonin dëm zotërinjve në fjalë, kapitullit dhe kanonikëve, po atyre ua refuzojmë [u ndalojmë] çdo kompetencë [autoritet] të plotë.  Gjithashtu kërkojmë që kjo shkresë dhe këto statute të mbeten në dorë të zotërinjve në fjalë, të kapitullit dhe të kanonikëve apo në vullnetin e atyre të tjerëve dhe kërkojmë që, në mbështetje të vendimeve të sipërshënuara, askush prej jush as ndonjë tjetër të mos i mbajë kundër vullnetit të tyre. Megjithatë urdhërojmë [porosisim] që të bëhet një kopje e kësaj shkrese për ata që e kërkojnë dhe që duhet ta kenë, por duhet të bëhet me shpenzimet dhe harxhimet e atyre që e kërkojnë. Ia rezervojmë vetes ose vetëm eprorit tonë zgjidhjen [faljen] e të gjithë atyre ose të atij që do të veprojë si thuhet më lart në kundërshtim me vendimet tona të lartpër-mendura të dhëna dhe të shpallura prej nesh. Në mbështetje dhe në dëshmi të sa u tha më sipër dhamë urdhër që të përgatitej kjo shkresë ose ky dokument zyrtar dhe të përforcohej me ngjitjen e vulës sonë pontifikale.

Filed Under: Opinion

GAZZETTA DI VENEZIA (1929) / “RILINDJA E SHQIPËRISË DHE MIQËSIA E SAJ NDAJ ITALISË” — INTERVISTA ME RAUF FICON, MINISTRIN E JASHTËM SHQIPTAR

July 13, 2024 by s p


Rauf Bej Fico (1881 – 1944)
Rauf Bej Fico (1881 – 1944)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Korrik 2024

“Gazzetta di Venezia” ka botuar, të enjten e 3 tetorit 1929, në ballinë, intervistën ekskluzive asokohe me Rauf Ficon, Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Rilindja e Shqipërisë dhe miqësia e saj ndaj Italisë

Burimi : Gazzetta di Venezia, e enjte, 3 tetor 1929, ballinë
Burimi : Gazzetta di Venezia, e enjte, 3 tetor 1929, ballinë

Romë, 2 tetor.

Ministri i Jashtëm shqiptar Rauf Fico në një intervistë është shprehur i kënaqur për udhëtimin në Itali.

“Por përshtypja më e thellë – shtoi ai – ishte nga biseda me të nderuarin Musolinin. E gjithë bota tani e admiron vlerën e tij të lartë, universale, por kur flet me të të godet fort fuqia e gjeniut të tij, ndjen gjithë epërsinë e këtij njeriu që krijoi veten dhe më pas krijoi sërish Italinë. Ai është me të vërtetë një njeri i madh.

Ne vlerësojmë të gjithë vlerën që ka aleanca italiane për ne, por sot jemi më shumë krenarë për këtë aleancë, pasi kombi juaj ka si Duçe Musolinin. Populli ynë është padyshim ende prapa në qytetërim dhe kulturë. Faji duhet t’i atribuohet pothuajse ekskluzivisht sundimit turk. Nuk mund të gjendet asnjë gjurmë e këtij dominimi : megjithatë ai daton që nga dje. Romakët, megjithatë, që kaluan nëpër këtë tokë gati njëzet shekuj më parë, lanë gjurmë të pashlyeshme, të cilat sot ringjallen në realitetin e tempujve dhe në hirin artistik të statujave.

Por njerëzit tanë janë krenarë, kalorës dhe besnikë. Jemi xhelozë për pavarësinë tonë, por jemi besnikë ndaj miqësive që dinë ta respektojnë. Italia mundi t’i jepte miqësisë së saj formën që i përshtatej vërtet ndjenjave të popullit shqiptar. Shqipërisë i duhej një periudhë paqeje. Në këto pesë vjet gjatë të cilave, nën qeverisjen e mençur të Mbretit tonë të ri, ajo mundi ta kishte atë dhe bëri hapa gjigantë.

Do t’ju kujtoj vetëm se në vitin 1920 eksportet tona mezi arrinin dy milionë franga ari; sot ata janë afër 20 milionë. Përparimi i vrullshëm i Shqipërisë i detyrohet kryesisht punës së organizatorëve, të cilët Italia i dërgoi këtu në fusha të ndryshme të prodhimit dhe administrimit. Ne e kuptojmë se këta organizatorë japin një kontribut shumë efektiv për vendin tonë, me koston e sakrificave të dukshme personale, sepse ata prej nesh që e dinë, duke e përjetuar atë, shkallën e rehatisë dhe modernitetit që ka arritur jeta në Itali, mund të vlerësojmë se sa komoditete morale dhe materiale i privojnë vetes gjatë qëndrimit të tyre mes nesh. Por rezultatet janë aq lajkatare, aq të kënaqshme sa ia vlejnë sakrificat.”

Filed Under: Ekonomi

Kisha Katolike mesjetare e Shën Mëhillit, në fshatin piktoresk, Grykë-Manati, në Malësinë e Lezhës

July 13, 2024 by s p

Paulin Zefi/

Ky objekt religjioz i kultit të krishterë qëndron në mënyrë mjaft impozante në një pozicion mbizotërues sipër fshatit Grykë-Manati. Kisha është një ndërtim me planimetri të thjeshtë njënefëshe, me një sipërfaqe prej 83 m²: 10.7 m gjatësi x 7.6 m gjerësi. Është e vendosur në aksin verilindje – jugperëndim, në përshtatje të plotë me formën e terrenit të masivit shkëmbor mbi të cilin ajo është ngritur. Është e pajisur me absidë dhe aty pranë saj, gjurmët e altarit janë të ruajtura deri në ditët e sotme. Kisha ka dy hyrje, ku hyrja e saj kryesore, e ndërtuar me patura dhe arkadë të gurtë, gjendet në anën jugore dhe hyrja tjetër në anën jugperëndimore. Kjo kishë nuk është e pajisur me dritare të mëdha, por vetëm me 4 dritare të ngushta (nga dy në çdo anë) të punuara në formën e frëngjive, të cilat ndodhen në muret gjatësore pranë pjesës së altarit. Materiali i ndërtimit përbëhet kryesisht nga guri gëlqeror dhe shumë më pak nga guri i shtufit. E gjithë dyshemeja e kishës është e shtruar me pllaka të mëdha prej guri gëlqeror. Në pjesën e sipërme të frontonit ruhet në një gjendje fizike të shkëlqyer struktura e këmbanares dhe po ashtu, në anën e majtë të hyrjes kryesore, ngjitur me murin e kishës, ruhet ende platforma e përdorur për tërheqjen e litarit, që shërbente për t’i rënë këmbanës. Gjatë ekzistencës së saj kisha është rrënuar tre herë: dy herë nga turqit osmanë, respektivisht në vitin 1478 e në fillim të shek. XVII dhe për të tretën herë gjatë Revolucionit Kulturor Ateist të vitit 1967. Po ashtu, ajo është rindërtuar pjesërisht tre herë: në vitin 1629, në fillim të shek. XX dhe së fundmi para një viti, ku disa banorë të nderuar vendas me aprovimin e Dioqezës së Lezhës kanë ringritur në këmbë pjesën më të madhe të murit perëndimor, duke realizuar një ndërhyrje shumë cilësore. Tashmë kishës i mungon vetëm çatia dhe me këtë rast i bëj thirrje të gjithë komunitetit të mrekullueshëm, që jeton në këtë zonë piktoreske, që ta çojnë punën e tyre deri në fund. Duke u mbështetur te pozicioni i saj topografik dhe koncepti i saj arkitektonik, G.Hoxha, L.Përzhita dhe F.Cavallini janë të mendimit se faza më e hershme e ndërtimit të këtij objekti religjioz shkon në Mesjetën e Mesme. Kjo periudhë historike, e cila njihet edhe si Mesjeta Klasike, Mesjeta e Lartë ose Mesjeta e Zhvilluar ka zgjatur nga viti 1.000 dhe deri në vitin 1.300, pra bëhet fjalë për shek. XI-XIII. Po ashtu, rezulton se deri në gjysmën e parë të shek. XVII, kjo kishë kishte si pajtorë të saj vëllezërit “Shën Kozmai dhe Shën Damiani”, të cilët adhurohen si nga Kisha Katolike Romane dhe nga Kisha Ortodokse Lindore. Ky është një argument më tepër, i cili përforcon mendimin se kisha është ndërtuar pikërisht në fillim të shek. XI, përpara se të shpërthente “Skizma e Madhe e vitit 1054.” Siç ka ndodhur shpesh në vendin tonë, ku banorët e rinj të ardhur nga zona të tjera, kanë ndryshuar emrat e kishave, e njëjta dukuri shpjegon edhe kalimin e emrit nga “Kisha e Shën Kozmait dhe Shën Damianit” në emrin aktual, “Kisha e Shën Mëhillit.” Me këtë emër është “pagëzuar” nga banorët e ardhur në Grykë-Manati nga Kashnjeti dhe Ungrej, ku “Shën Mëhilli Kryeëngjëll” ka qenë Shenjtori i adhuruar prej tyre tradicionalisht. Kisha e Shën Mëhillit është një objekt të cilin e kam promovuar në Media, duke nisur që nga viti 2014, por mjerisht, pavarësisht lobimit ajo nuk është shpallur ende Monument Kulture. Megjithatë, ajo çfarë ka më shumë rëndësi, krahas ndërtimit të çatisë, është po ashtu, rehabilitimi i plotë i oborrit, në të cilin del edhe një burim me ujë të bollshëm.

Filed Under: Histori

SHKOI NË AMSHIM PROF. DR. NUHI VINCA (1933-2024)

July 13, 2024 by s p

Më 9 korrik 2024 ndërroi jetë profesori, poeti, studiuesi Nuhi Vinca, në moshën 91 vjeçare. Struga humbi birin e saj shqiptaria humbi albanologun e shquar studiuesin e thukët Nuhi Vinca.

U prehsh në paqe i nderuar prof. Nuhi!

POET I NISJETËS, MESJETËS DHE VAZHDIMËSISË

Shkruar në vitin 2006

Bexhet Asani

Të nderuar zonja e zotërinj, pjesmarrës në përurimin e librit të dr. Nuhi Vincës, mirë se keni ardhur. “Trilogji lirike” është përmbledhja poetike e dymbëdhjetë e dr.Nuhi Vincës e botuar para tri vjetësh nga pallati i kulturës “Vëllezërit Miladonovci” të Strugës. Ky vëllim poetik është libri i parë shqip që ka botuar ky pallat dhe ndër librat e fundit në mos i fundit që përurohet sot. Para tre vjetësh u botua, para tre vjetësh u lind fëmija dhe nuk iu bë tretnata, nuk iu vu emri, nuk u pagëzua dhe ja tani pas tre vjetësh po ia vëmë emrin, emri I librit është “Trilogji lirike” i profesor Nuhi Vincës libër më i mirë, më i arrirë artistikisht e më cilsori nga veprat e shumta të tij.

“Trilogji lirike” Vepra është e ndarë në tre kapituj edhe atë në Nis-jeta, Mes-jeta dhe kapitulli i tretë Dnuf Atej (shkruar mbrapsht: Fund Jeta ) apo Vazhdimësi siç dua ta kuptoj unë, sepse autori edhe pse në këtë moshë ai shkruan dhe është mjaft aktiv në jetën kulturore. Të gjithëve ne që jemi këtu na pëlqen më së shumti pjesa e dytë e kapitullit të tretë pra Vazhdimësi sepse poetin e kemi këtu në mesin tonë të kthjelltë, ai krijon edhe sot do të krijojë edhe shumë mote edhe pse është në rininë e vonshme së shpejti ai do të ketë dy festa jubilore, 50 vjetorin e krijimtarisë dhe 75 vjetorin e lindjes.

Disa ditë më parë Struga kishte festë, u bë inaugurimi i busteve të dy kolosëve të Rilindjes sonë kombëtare: busti i Dervish Himës dhe busti i dr.Ibrahim Temos në anën e djathtë të rrjedhës së Lumit Drin. Mbase është rastësi pse këto buste u ngritën në rrjedhën e djathtë të Drinit të Zi, por nuk është rastësi ana tjetër, ajo e veprës së tyre atdhetare e revolucionare. Këto dy figura ishin krahu i djathtë i lëvizjes për çlirim dhe emancipim kombëtar. Dy buste, u ngritën në Stugë, dhe kjo është dëshira gjysmake e testamentit të dr.Ibrahim Temos. Dëshira e tij ishte që eshtrat e tij të preheshin në Strugën e tij të bukur e të dashur, në atdheun e tij të përvuajtur që kishte bërë aq shumë për të.

Dy buste u ngritën në rrjedhën e djathtë të Drinit të Zi, po dy buste ngriti apo thënë ndryshe dy poezi thuri poeti Nuhi Vinca në “Trilogjin lirike” për këta kolosë të Rilindjes sonë dr.Ibrahim Temo dhe Dervish Himës. Kur këta heronj ishin në krye të çetës së studentëve të parët tanë kullosnin bagëtinë e lëvronin tokën me qe.

Le të lexojmë një çast “skulpturën poetike”, “Odë për Dervish Himën” që na ka dhuruar poeti Nuhi Vinca:

Im atë atëherë lëvronte me parmendë,

Ajsin e stapin e nxiste me shqipen blegtorale.

Kur ti marshoje në krye me Çetën e studentëve,

Me “Për mëmëdhenë” në atë këngë korale.

– Dhe lisat, gërxhet, krojet, zogjtë e malit,

Dukej sikur i mësonin bujkut rrugën e idealit.

“Dallgë jugu” është një vëllim poetik botuar më 1967 gati pa pak 40 vjet më parë. Nuk e përmenda ashtu kot fare, rastësisht këtë libër sepse “Poet i dallgëve” është poeti Nuhi Vinca. Nëpër revista e gazeta tona të përditshme kemi hasur krijuesin Nadir Vatra. Nadir Vatra është pseudonim i profesor Nuhi Vincës. Qoftë poezia e kohëve të shkuara domethënë e viteve të rinisë qoftë poezia që krijon edhe sot poeti Nuhi Vinca vërshon e freskon si dallgët e liqenit që aq bukur i këndoi ai.

Dhe në fund s’më mbeti gjë tjetër pos t’ i urojë jetë të gjatë dhe të na japë edhe vepra të tjera, pedagogu poeti, studiuesi dhe përkthyesi Nuhi Vinca

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT