• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2024

Rreziqet dhe kërcënimet nga shërbimet sekrete të Kinës

August 24, 2024 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Një nga elementët e rëndësishëm, përveç shumë të tjerave të cilat i kemi analizuar gjatë shkrimeve të kaluara, në pjesën e luftës tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës duke i përkeqësuar këto marëdhënie në nivelet më të ulëta historike, janë kërkesat e vazhdueshme të drejta të Washingtonit që Kina të ndalojë vjedhjen e pronësisë intelektuale të sekreteve teknologjike, ushtarake dhe ekonomike të SHBA-ve. Kina në të gjitha rastet i ka mohuar këto akuza shumë të vërteta, ku më shumë se 100 raste të hetimeve dhe dënimeve të realizuara në SHBA nga FBI-ja vërtetojnë të kundërtën. Aktivitetet dhe operacionet e fshehta të agjensive inteligjente të Kinës janë duke ndryshuar balancën e fuqisë në botë, duke krijuar një impakt negativ në ekonominë amerikane dhe të vendeve të tjera të huaja, duke krijuar sfida në rritje për agjensitë e brendshme të sigurisë, sigurinë kombëtare dhe politikën e huaj të këtyre vendeve.

Shkelja e ligjeve të një vendi të caktuar, është praktikë e zakonshme e botës të spiunazhit. Gjatë gjithë kohës, një shërbim i caktuar sekret ekzekuton operacione spiunazhi kundër një vendi tjetër, nëpërmjet shkeljes të ligjeve të atij vendi, këtu mund të përmendim edhe shërbimet kryesore inteligjente ruse jashtë vendit të tyre. Ndryshimi i aktivitetit të agjensive amerikane, është se shumë vende të tjera realizojnë operacione inteligjence për të përcaktuar dhe kundërshtuar vjedhjen e teknologjive të tyre ushtarake dhe të industrisë të avancuar, në mënyrë që ato të mos përdoren kundër kombit amerikan, forcave të tyre të armatosura dhe sigurisë së tyre kombëtare. Krejtësisht ndryshe nga kjo qasje, aktivitetet e shërbimeve inteligjente të Kinës kanë objektiv kryesor zhvillimin sa më të shpejtë të ekonomisë dhe të forcave të tyre të armatosura, nëpërmjet vjedhjes dhe trasferimit të teknologjisë të avancuar perëndimore në vendin e tyre.

Me qëllim avancimin sa më të shpejtë të ekonomisë, industrisë, teknologjisë dhe modernizimin e forcave të armatosura me armët më moderne të kohës, gjatë 20 viteve të fundit të gjitha strukturat e Republikës Popullore të Kinës qofshin ato shtetërore, private por edhe agjensitë e inteligjencës janë përqëndruar në ‘vjedhjen’ e sa më shumë projekteve shkencore nga Federata Ruse, Japonia, Korea e Jugut, vendet e BE-së dhe veçanërisht nga SHBA-të.

Sigurimi i teknologjisë moderne ka qënë prioritet kombëtar që nga koha e Mao Ce Dun-it, ushtria e të cilit ishte krejtësisht e varur nga Bashkimi Sovjetik. Por kërkesa për avancimin teknologjik të Kinës u rrit shumë gjatë kohës së liderit vizionar të Kinës Ten Hsiao Pin-it. Nën drejtimin e presidentit Xi Jinping, fokusi në këtë drejtim u rrit aq shumë sa në vitin 2015 ai miratoi planin kombëtar të quajtur: ‘Made in China 2025’, i cili konsistonte në një plan 10 vjeçar industrial. Objektivi i këtij plani është që të ketë efekte përtej vitit 2025, pra duke e kodifikuar si: ‘Një strategji të transformimit të Kinës në një fuqi moderne prodhuese deri në vitin 2049 në botë’. Viti 2049 është përcaktuar si kufiri i fundit të këtij objektivi, për shkak se Republika Popullore e Kinës atë vit do të festojë 100 vjetorin e krijimit të saj. Por duhet thënë se tashmë edhe pse jemi në mes të vitit 2024, Kina në fushën e teknologjisë të avancuar ka arritur një sukses të paimagjinueshëm nga askush më parë.

Në ditët e sotme, Kina është vendi me teknologjinë më të avancuar të survejimit në botë, me një numër kamerash në dispozicion për të monitoruar shtetasit e saj dhe të huaj më shumë se 1.1 miliardë. Të gjitha këto kamera janë të afta të dallojnë fytyrat e shtetasve nëpërmjet përdorimit të teknologjisë të ‘Inteligjencës Artificiale’ (AI). Kina ka sot në dispozicion superkompjuterin më të shpejtë në botë, tunelin supersonik të erës më të fuqishëm në botë dhe sistemin e parë me inkriptim kuantik të komunikimit satelitor në botë. Kina në vitin 2010 e kaloi SHBA-në si fuqia më e madhe prodhuese në planet. Pra në këtë realitet, Kina ka shumë mundësi të avancojë edhe më shumë deri në vitin 2025 dhe 20 vite më vonë unë besoj se me këtë ritëm avancimi ajo mund të jetë superfuqi teknologjike e shekullit të XXI-të.

Lista e planit për të realizuar prioritetet e Kinës janë: Përmirësimi i prodhimit dhe i novacionit, integrimi më i mirë i industrisë dhe i teknologjisë, forcimi i bazës industriale, forcimi i emrave dhe firmave kineze në botë, rritja e prodhimit të automjeteve që përdorin energji ‘green’, primovimi i shpikjeve dhe i invacionit në vend.

Realizimi i këtyre objektivave nuk është aspak i lehtë, pasi pavarësisht faktit se industria dhe teknologjia kineze janë zhvilluar shumë, përsëri kompanitë japoneze, amerikane, gjermane, franceze, korano jugore, ruse, etj në disa fusha janë përpara. Për këtë qëllim, Kina është hedhur në ‘sulm’ për të ‘siguruar’ me çdo formë informacione dhe teknologji nga gjithë kompanitë kudo nëpër botë. Në momentin kur Kina të arrijë objektivin e saj dhe të bëhet vend lider për teknologjinë, atëherë makinat e saj bujqësore, pajisjet mjekësore, anijet e mëdha të transportit detar dhe portet në të cilat ato udhëtojnë në bashkëpunim me ekonominë e saj e cila do të jetë më e fuqishmja në botë, do të influencojë në kontrollin gjeopolitik dhe gjeoekonomik global.

Fakti që një numër kaq i madh i aktiviteteve të spiunazhit kinez ka lidhje me realizimin e objektivit kombëtar “Made in China 2025” dhe me teknologjitë kryesore, tregojnë qartë udhëzimet e Partisë Komuniste për të intensifikuar përpjekjet për grumbullimin e teknologjisë nëpërmjet spiunazhit. Në shtesë mund të përmendim edhe vjedhjet në fushën e ‘Teknologjisë Informative’ me 150 raste në Luginën Silicon në veri të Kalifornias, më shumë se 140 raste në shtetet amerikane të Masachusets-it, Michigan-it, New York-ut, Pensilvanias, New Jerseyt, Texas-it dhe Floridas.

Në këtë këndvështrim, zyra e BE-së e cila është përgjegjëse për ‘Vjedhjet Intelektuale’ ka deklaruar se 63 për qind e vjedhjeve të përgjithshme në këtë fushë gjatë viteve 2013-2016 janë bërë nga agjensitë, kompanitë, individë ose shërbimet inteligjente të Kinës. Në SHBA, sipas Raportit të Komisionit të ‘‘Vjedhjeve Intelektuale & Shkencore’ për vitin 2017, më shumë se 70 për qind e vjedhjeve teknologjike i përket agjensive të Kinës. Në rast se në këtë investigim futet edhe Hong Kongu, atëherë ajo shkon në 87 për qind.

Në vitin 2019, kostot financiare vjetore të ‘‘Vjedhjeve Intelektuale & Shkencore’ nga Kina shkojnë në shumën 600 miliardë dollarë për ekonominë botërore, ndërsa humbjet vjetore të SHBA-ve nga Kina si pasojë e ‘‘Vjedhjeve Intelektuale, Shkencore dhe IP-ve’ janë 360 miliardë dollarë.

Në gjykimin tim, në ditët e sotme Republika Popullore e Kinës paraqet një nga rreziqet më të mëdha për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Këtë e përforcon edhe fakti se ekonomia e saj po rritet dita ditës në koordinim të vazhdueshëm me Federatën Ruse, me vendet anëtare të BRICS-it dhe Organizatës të Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Fuqia e madhe ekonomike, i mundëson Kinës të alokojë sasi të mëdha financiare në drejtim të forcimit të mbrojtjes kombëtare, shërbimeve dhe operacioneve të inteligjencës, investimeve infrastrukturore dhe ekonomike në të gjithë botën dhe planeve afatgjata për t’u bërë superfuqia e ardhshme e botës. Kina ka objektiv për të kundërshtuar me çdo mjet interesat e SHBA-ve dhe të aleatëve të saj në rajonin e Detit të Kinës Jugore, Detin e Kinës Lindore dhe në rajonin e Indo-Paqësorit.

Nga viti 2012 dhe deri në ditët e sotme në vitin 2024, nën drejtimin e presidentit Xi Jinping, Kina ka shfaqur siguri të lartë dhe është bërë shumë aktive në nivel global. Presidenti Xi i ka kushtuar rëndësi ‘Ringritjes të Madhe të Kinës’ dhe të ashtuquajturës ‘Ëndra Kineze’. Presidenti Xi Jinping e ka përcaktuar si prioritet të lartë politikën e jashtme të vendit, duke e përcaktuar diplomacinë e vendit të tij si diplomaci e një vendi të fuqishëm, duke u mbështetur në ‘Marëdhëniet e reja si një fuqi e madhe botërore’.

Politikat ekonomike, ushtarake, teknologjike dhe së fundi edhe diplomatike, janë forcuar shumë gjatë viteve të fundit nën presionin e vazhdueshëm të presidentit Xi Jinping. Ekspertët ndërkombëtarë deklarojnë se nën drejtimin e tij, Kina ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ndërkohë që vetë kinezët kohën e drejtimin nga presidenti Hu Jintao e konsiderojnë si ‘dekadën e humbur’.

Ndërkohë, me qëllim forcimin e Kinës në arenën ndërkombëtare, gjatë dekadës të fundit Kina i ka kushtuar një vëmendje të veçantë modernizimit, ristrukturimit dhe forcimit të forcave të saj të armatosura, pra të Ushtrisë Popullore Çlirimtare (PLA). Rritja e rëndësisë të fuqizimit të tregtisë, rritja ekonomike, rritja e nivelit të investimeve jashtë vendit, rritja e prezencës së qytetarëve të saj jashtë vendit shpesh në vende me mungesë të theksuar të sigurisë publike dhe me kërcënime nga grupet terroriste, kanë detyruar presidentin Xi Jinping dhe lidershipin e agjensive kineze të sigurisë të marrin masa për mbrojtjen e interesave të tyre dhe qytetarëve të saj në të gjithë botën.

Si rezultat i këtyre ambicjeve dhe i reformave deri në ditët e sotme, Kina ka një prezencë të rëndësishme diplomatike, ekonomike, njerëzore dhe ushtarake në 30.000 ndërmarrje ose projekte shtetërore jashtë vendit, ku më shumë se 100 milionë qytetarë kinezë udhëtojnë çdo vit jashtë vendit. Sasia e përgjithshme e investimeve të kompanive private dhe të qeverisë të Kinës përfshirë edhe projektet jashtë vendit që nga viti 2005 deri në vitin 2020 ishte rreth 2 trilionë dollarë.

Prezenca e Kinës në sejcilin vend ka lidhje në mënyrë të veçantë me sigurimin e informacioneve të ndryshme të inteligjencës, të cilat paraqesin interes kombëtar nga agjensitë relevante, sigurimin e burimeve natyrore, ku këtu mund të përmendim investimet në ndërtimin e fabrikave, minierave, aeroporteve, porteve, autostradave, tubacioneve të naftës dhe të gazit të lëngët por jo vetëm, ndërkohë që numri i përgjithshëm i shtetasve kinezë të cilët jetojnë jashtë vendit është më shumë se pesë milionë.

Dr. Dritan Demiraj është autori i librit: “Shërbimet sekrete të Kinës, Struktura, misionet, metodat dhe kapacitetet e tyre”.

Filed Under: Politike

Fan Noli në Sevaster, Vlorë, 1921

August 24, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Vizioni i Fan Nolit, i frymëzuar nga idealet demokratike, ishte sprovuar gjatë më shumë se një dekade në rrafshin politik, diplomatik e kulturor për një Shqipëri të pavarur në Amerikë përpara se ai të dërgohej nga Vatra si deputet në Parlamentin Shqiptar. Vitet 1921-1924 kur Noli ishte në Shqipëri janë pjesë e një kapitull plot suksese që pasohen nga zhgënjime dhe disfata, të cilat në masë të madhe rrjedhin nga konflikti i ideve të tij me realitetin dhe botëkuptimin shqiptar të kohës. Ky është konteksti këndgjerë i qëndrimit të tij në Shqipëri. Për kuadrin kohor të një prej episodet e rrëfyera për Nolin në Vlorë, studiuesit shqiptarë kanë konfirmuar se më 6 dhjetor 1921, Fan Noli, i ftuar nga besimtarët ortodoksë të qytetit të Korçës, u nis nga Vlora, i shoqëruar nga Llambi Bimbli, i cili, kishte shkuar për ta marrë, në krye të një komisioni. Gjatë rrugës, Noli u ndal në Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Leskovik, Shalës, Borovë, Ersekë, Floq dhe fshatra të tjerë.

Episodi i rrëfyer nga profesor Bardhosh Gaçe flet si për natyrën dhe karakterin e vendasve lebër ashtu edhe për vendin e veçantë që ka Noli në kujtesën dhe historinë e Labërisë.

Në vitin 1921 Fan Noli dhe deputetët nga Gjirokastra Stavro Vinjau dhe Petro Harito udhëtonin me një automjet për disa takime në Tepelenë dhe Gjirokastër. Mirëpo, automobili i tyre pëson një avari aty tek rrapi në Sevastar dhe ata nuk mund të shkonin më tej. Deputeti thotë se në ato anë banon një mik i tij, kryeredaktor i gazetës Bujku, Gani Aliko. Pyesin për shtëpinë e tij dhe i nisin fjalë me një korrier, i cili gjen rrugës të atin e Ganisë, Ahmet Alikon. Ai i tregon se udhëtarët kanë mbetur në rrugë, dhe se njëri prej tyre është uratë. Ahmeti zbret poshtë lumit në Shkozë dhe merr një dash që e pret për nder të mysafirëve. Noli i shikon që hyjnë e dalin duke u kujdesur për të ngrënat dhe iu kërkon një biçak. Ai del në kopshin e shtëpisë plot me lakra të egra dhe e mbush një ‘strajse”. Me torbën në dorë, kthehet në shtëpi dhe thotë: Unë dua një byrek. Amvisat e bëjnë byrekun me lakra të egra dhe e shtrojnë tavolinën bashkë me mishin e pjekur. Për t’i bërë nder, Nolit i vunë përpara bishtin e dashit, por ai u tha: “Unë jam vegjetarian, nuk ha mish.” Me ta dëgjuar këtë, xha Ahmeti tha: “Miq si ky, m’i bini të rrinë këtu një vit! Pastaj, siç e kishte zakon, Noli ju foli për dobitë e dietës vegjetariane, ndërsa të ftuarit shijonin mishin e pjekur të dashit.

Këtë episod e rrëfen Profesori Bardhosh Gaçe, personalitet i shkencave humane, Drejtuesi i Qendrës së Studimeve Albanologjike e Ballkanike në Universitetin e Vlorës, autor dhe studiues shkencor që nga viti 1990 e në vazhdim. Përveç njohurive dhe kujtesës së hatashme, ai ka një gojëtari të rrallë. Duke kaluar në Sevastar, motra ime, Julika dhe unë e dëgjuam ngjarjen nga profesori dhe miku i babait tonë me shumë ëndje. Kur na u duk se historia kishte përfunduar, Profesor Gaçe thotë një detaj tjetër që vjen gati pesëdhjetë vjet pas ardhjes së parë të Nolit në Sevaster. Profesori shkoi në shtëpinë e xha Ahmetit për vizitë dhe aty gjeti në mur fotografinë e Fan Nolit! Ishte viti 1978, koha kur shumë familje shqiptare mbanin në orenditë e shtëpive portrete të drejtuesve komunistë dhe jo foton e një prifti që kishte tentuar të sillte revolucionin demokratik në Shqipërinë e viteve ‘20.

Filed Under: Vatra

A PARAQET MARRËVESHJA E OHRIT ZGJIDHJE TË DREJTË PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE NË MAQEDONI?

August 24, 2024 by s p

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua në Ohër më 13 gusht të vitit 2001. Atë e kanë nënshkruar: kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Arbën Xhaferi (1948-2012), kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), Imer Imeri (1942-2008), kryetari i VMRO-DPMNE-së, njëherazi edhe kryeministër, Lubço Georgievski (1966- ), kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Branko Cërvenkovski (1962- ) dhe kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski (1956-2004).

Si lehtësues ndërkombëtarë të dialogut, dokumentin e kanë nënshkruar edhe politikani francez Fransua Leotar (François Gérard Marie Léotard, 1942-2023) dhe ish-negociatori amerikan në Ballkan, Xhejms Perdju (James William Pardew, 1944-20121).

Marrëveshja ka tri shtojca: Shtojca A – amendamentet kushtetuese, Shtojca B – ndryshimet në legjislacion, Shtojca C – implementimi i marrëveshjes për të cilin do të diskutohet në Kuvendin e Maqedonisë.

Në Marrëveshjen e Ohrit, ndërmjet tjerash thuhet: “Sovraniteti dhe tërësia tokësore e Maqedonisë si dhe karakteri unitar i shtetit janë të pacenueshëm dhe duhet të ruhen. Për çështjet etnike nuk ka zgjidhje territoriale”. Fjalia e fundit e parimit të sipërthënë ka këtë kuptim: “Çështja shqiptare në Maqedoni nuk është çështje territoriale. Me fjalë të tjera, shqiptarët në Maqedoni nuk kërkojnë territor, nuk luftojnë për territor”. Në marrëveshje thuhet: “Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të ruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike”. Sikundër shihet, në marrëveshje nuk flitet për shtet dyetnik apo dykombësh (binacional). Në vend të kësaj, flitet për “shoqëri maqedonase shumetnike”. Me fjalë të tjera, shoqëria (dhe jo shteti) në Maqedoni na qenkësh shumetnike. Marrëveshja e Ohrit duhej të zbatohej brenda një periudhe katërvjeçare, përkatësisht në vitin 2004. Ka shqiptarë që thonë se kjo marrëveshje sot e kësaj dite nuk është implementuar.

* * *

Shqiptarët në Maqedoni sot e gjithë ditën nuk e kanë të qartë sa duhet se çfarë statusi politik dhe juridik u siguron Marrëveshja e Ohrit.

Ç’janë shqiptarët sipas Marrëveshjes së Ohrit:

– Popull shtetformues; apo

– Pakicë me të drejta të caktuara kombëtare, të garantuara me kushtetutë?

Situata rreth statusit të shqiptarëve mbetet nebuloze dhe e mjegullt. E tillë mbetet për dy arsye:

– e para, nga mosdija, dhe

– e dyta, partia shqiptare në pushtet parapëlqen të manipulojë dhe të thotë: ”jemi popull shtetformues”.

Me rastin e kremtimit të Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, qëllon të vijë edhe ndonjë ministre nga Shqipëria. Njëherë, njëra sosh tha: “Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues”. Pas pak, e njëjta shtoi: “Kemi ardhur këtu në Bitola…”. Kjo ministre nuk ka njohuri të mjaftueshme për të kaluarën dhe të tashmen e shqiptarëve në Maqedoni. Ajo s’ka dot njohuri politike dhe juridike të mjaftueshme, për të mos thanë fare s’ka njohuri se ç’kuptohet me “popull shtetformues”.

Ku është dallimi midis pakicës, në një anë dhe popullit shtetformues, në anën tjetër. Çfarë atributesh posedon një popull me status shtetformues? Këta terma apo këto koncepte mësohen në Fakultetin e Drejtësisë, përkatësisht në atë të Shkencave Politike. Mediokri apo pseudo-intelektuali i gjithëdijshëm i provincës pandeh se këto njohuri mund të mësohen edhe në çajtoren, në ëmbëltoren dhe në byrektoren e qytezës.

* * *

Çdo marrëveshje që vjen pas një lufte apo pas një konflikti, paraqet kompromis midis palëve. Kur mbyllet një marrëveshje ndërmjet palëve ndërluftuese, asnjëra prej tyre nuk është plotësisht fituese apo plotësisht humbëse. Në një marrëveshje që arrihet pas një lufte apo konflikti të armatosur, rëndom merr pjesë edhe faktori ndërkombëtar influent.

A i plotëson Marrëveshja e Ohrit kërkesat e shqiptarëve? A e ka zgjidhur Marrëveshja e Ohrit çështjen shqiptare në Maqedoni? A janë të kënaqur shqiptarët me Marrëveshjen e Ohrit dhe sa janë të kënaqur? A është vjetruar Marrëveshja e Ohrit? A është zbatuar Marrëveshja e Ohrit plotësisht? Gjatë periudhës së zbatimit, a ka pësuar ndryshime dhe interpretime të njëanshme?

* * *

Ka qenë vështirë të arrish marrëveshje me sllavo-maqedonasit. Këta kanë qenë dhe janë antishqiptarë të përbetuar. Që nga viti 1912, sllavo-maqedonasit me ndihmën e Serbisë kanë ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve, dhunë dhe gjenocid. I kanë dëbuar për në Turqi. Kanë bërë pastrim etnik.

Politika antishqiptare e sllavo-maqedonasve është mbështetur fuqimisht nga Serbia. Kundër të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni kanë qenë edhe Greqia edhe Bullgaria.

* * *

Në kohën e pluralizmit Maqedonia ka qenë e mbrojtur nga ShBA-ja. Tërësinë tokësore të saj s’kanë mundur ta vënë në dyshim as faktori i brendshëm – shqiptar, as faktori rajonal – Bullgaria, Serbia dhe Greqia.

Në krye të Marrëveshjes së Ohrit thuhet: “Sovraniteti dhe tërësia tokësore e Maqedonisë si dhe karakteri unitar i shtetit janë të pacenueshëm dhe duhet të ruhen. Për çështjet etnike nuk ka zgjidhje territoriale”.

* * *

Duke pasur në qeveri apo në pushtetin qendror pesë apo gjashtë ministra shqiptarë, zëvendësministra, shefa kabinetesh, këshilltarë, drejtorë të përgjithshëm, funksionarë prej eshalonit të parë deri në të katërtin, duke qeverisur pushtetin vendor në mbi pesëmbëdhjetë bashki, krijohet përshtypja se shqiptarët gëzojnë një sasi të madhe të drejtash.

Mirëpo në këtë mes nuk merret parasysh fakti se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni burojnë nga:

– Argumenti historik, që do të thotë se shqiptarët në Maqedoni janë popull autoktonë;

– Argumenti i bashkëkohësisë, që do të thotë se shqiptarët në Maqedoni përbëjnë tridhjetë për qind të popullsisë së saj; dhe

– Argumenti hipotetik, që do të thotë se midis konfliktit dhe paqes, shqiptarët në Maqedoni janë përcaktuar për paqe dhe janë faktorë qëndrueshmërie në vend dhe në rajon.

Shqiptarët janë faktor demografik, intelektual, ekonomik, prodhues, biologjik, krijues, kulturor, mbrojtës.

* * *

Me Marrëveshjen e Ohrit:

– Nuk u krijua një Maqedoni federative;

– Nuk u krijua një Maqedoni dyetnike, dykombëshe apo binacionale;

– Nuk u krijua një entitet shqiptar brenda Maqedonisë, siç është Republika Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë;

– Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë;

– Nuk kemi një kuvend dydhomësh: Dhoma e Qytetarëve dhe Dhoma e Bashkësive Etnike;

– Shqiptarët në Kuvend nuk e kanë të drejtën e vetos. Parimi i Badinterit nuk është zëvendësim përkatës i vetos;

– Flamuri i shtetit është flamur i sllavo-maqedonasve. S’ka shqiptar në botë që e respekton këtë flamur, përpos në raste ceremoniale apo protokollare;

– Himni i shtetit është himn i sllavo-maqedonasve. S’ka shqiptar në botë që e respekton këtë himn, përpos në raste ceremoniale apo protokollare;

– Nxënësit sllavo-maqedonas nuk e mësojnë gjuhën shqipe nëpër shkolla, madje as në komunat ku shqiptarët paraqesin shumicë absolute. Nxënësit sllavo-maqedonas duhet ta mësojnë gjuhën shqipe që nga klasa e tretë fillore, sikundër e mësojnë maqedonishten nxënësit shqiptarë;

– Lufta e vitit 2001 nuk hyri në tekstet e historisë të Maqedonisë;

– Statusi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nuk u zgjidh me ligj;

– Statusi i invalidëve të luftës së 2001-shit, nuk u zgjidh me ligj;

– Data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit duhej të ishte ditë feste shtetërore në Maqedoni;

– Formimi i qeverisë duhej të ishte rregulluar me ligj. Qeveria duhet të formohet nga fituesi i zgjedhjeve në bllokun shqiptar si dhe nga fituesi i zgjedhjeve në taborin sllavo-maqedonas.

Nuk je popull shtetformues, jo, se po të ishe, shqipja nuk do të figuronte si gjuhë që e flasin 20 % e popullatës.

Me këtë shpërngulje dhe dyndje të popullatës, mund të ndodhë që shqiptarët të bien nën 20 %. A thua vallë, ç’do të ndodhte pas kësaj?! A mund të rrezikohet e drejta e përdorimit të flamurit dhe të gjuhës amtare?! Maqedonia është krijuar si shtet në trojet shqiptare. Ardhacakët ia kufizojnë të drejta një populli që është ndër më të vjetrit e gadishullit.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë kapacitetet shtetformues, por nuk e kanë me kushtetutë statusin politik dhe juridik të popullit shtetformues.

Kjo ndodh për dy arsye:

– E para, nga mungesa e diturisë së duhur, dhe

– E dyta, nga korrupsioni. Nuk mund të zhytesh në korrupsion dhe njëherazi të realizosh kërkesa kombëtare për popullin tënd. O pasurim brenda nate të një grupi apo koniunkture, o realizim kërkesash në interes të përgjithshëm. Armiku nuk t’i jep të dyja.

Sllavo-maqedonasit e kanë kompleksin e të dobëtit. Mbase ata mendojnë kësisoj: “Po t’u japim shqiptarëve të drejta sa s’bën, atëherë ekziston rreziku që ta gllabërojnë krejt shtetin”. Prandaj si zgjidhje e shohin shtratin e Prokrustit. Nuk shkon edhe Marrëveshje e Ohrit edhe shtrati i Prokrustit.

* * *

Në Maqedoni nuk u zgjidh as statusi i ish-të burgosurve dhe i të përndjekurve politikë shqiptarë të cilët u dënuan nga regjimi monist me dënime drakonike.

* * *

Marrëveshja e Ohrit duhej ta kishte parasysh edhe çështjen e zhvillimit ekonomik të viseve me shumicë shqiptare, që nga Struga deri në Likovë. Ekonomia e këtij vendi, sistemi bankar dhe ai financiar kryekëput janë në duart e sllavo-maqedonasve. Investimet dhe grantet shkojnë në pjesën lindore të këtij vendi, ndërsa viset me shumicë shqiptare janë anashkaluar.

Marrëveshja e Ohrit duhej t’i kishte pasur parasysh edhe shqiptarët në rajonet ku ata dhunshëm janë shndërruar pakicë, si: në Ohër, në Manastir, në Krushevë, në Resnjë, në Prespë, në fshatrat e Velesit apo të Prilepit, në Çashkë, Rostushë, Dollnen, në disa komuna të qytetit të Shkupit etj.

Krejt punët s’ka se si të jenë objekt i Marrëveshja e Ohrit. Maqedonia e Veriut është lidhur me autostrada me fqinjët e tjerë – Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë, por jo edhe me Shqipërinë dhe Kosovën.

Por ka do punë që ndërlidhen me Marrëveshjen e Ohrit. Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë shteti më i nacifikuar në Evropë. Si është e mundur që në një qytet me shumicë absolute shqiptare, rrugët dhe shumë shkolla të mesme, sot e kësaj dite mbajnë emërtime të figurave sllavo-maqedonase. Po të ndërmarrësh diçka për t’i ndërruar emërtimet e shkollave, nxënësit sllavo-maqedonas, të mbështetur nga partitë politike antishqiptare, organizojnë protesta. Kjo s’është veçse dobësi e politikës shqiptare. Ismail Kadareja kishte ardhur në Tetovë në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit”. Drejtori i festivalit, Shaip Emërllau më tha ta presë autorin e “Pallatit të ëndrrave” në gjimnaz. Me të hyrë në oborrin e shkollës, e lexoi në ballë të ndërtesës emërtimin e mësonjëtores. Ishte (dhe vazhdon të jetë) emërtim sllav. Shkrimtari i shoqëruar nga Elena Kadare, më pyeti: “Ç’është ky emër kështu. Unë e dija se vij në një shkollë shqipe…”. U stepa, nuk dija çka t’i them. Rreth 80 për qind e nxënësve të gjimnazit, në mos më shumë, janë shqiptarë. Nxënësit sllavo-maqedonas nuk mësojnë në atë ndërtesë. Ata ndjekin mësimin në objekt tjetër. Megjithëkëtë, shkolla me nxënës dhe me kuadër arsimorë shqiptarë mban një emër që fare s’ka të bëjë me historinë dhe kulturën shqiptare. Për më keq, pothuajse të gjitha shkollat e mesme e kanë të njëjtin problem.

Shënim: Kadareja me gruan e vet u pritën nga drejtoria e gjimnazit, nga të gjithë profesorët si dhe nga qindra nxënës. Shkrimtari të gjithëve na mbajti një ligjëratë që zgjati disa minuta. Ata qëndruan në shkollë rreth dy orë.

* * *

Shqiptarët diskriminohen në shumë lëmenj. Spitalet e qyteteve shqiptare në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut nuk krahasohen dot me klinikën e Shkupit. Kjo klinikë ka krijuar monopol dhe pjesa më e madhe e mjeteve financiare të buxhetit derdhen aty.

Duhet cekur se Maqedonia e Veriut është një shtet, sistemit të drejtësisë të të cilit i besojnë vetëm dy për qind e qytetarëve të tij. Duket e pabesueshme, por kjo shifër vjen nga nivelet më të larta të politikës. E dhimbshme. Mjerë ky popull në çfarë shteti jeton. Kështu nuk pranohesh dot në BE.

* * *

Ta kesh ministrin shqiptar në Ministrinë e Mbrojtjes, në Ministrinë e Financave apo në Ministrinë e Punëve të Jashtme, s’ka fije dyshimi se është arritje që çmohet lartë nga qytetarët shqiptarë. Ta kesh shqiptar kryetarin e Kuvendit të shtetit, s’ka fije dyshimi se është arritje që çmohet prej shoqërisë shqiptare. Ta kesh shqiptar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut është një arritje që duhet vlerësuar.

Mirëpo, nuk duhet harruar se ministrat shqiptarë, kryetari shqiptar i Kuvendit të shtetit apo edhe kryeministri shqiptar, respektojnë dhe zbatojnë ligjet e këtij shteti dhe kushtetutën e këtij shteti.

Duhet parë në ka ligje diskriminuese dhe restriktive ndaj shqiptarëve.

Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit ky shtet në shumë raste ka ushtruar dhunë dhe opresion ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk e kanë provuar dhe nuk e kanë praktikuar veprimin jashtë-institucional. Ka raste kur nuk mund të arrish një kërkesë kombëtare pa e kushtëzuar palën tjetër me veprim paqësor jashtë institucioneve të pushtetit qendror. Faktori ndërkombëtar nuk mund të të detyrojë të hyjsh në qeveri në emër të ruajtjes së paqes dhe të qëndrueshmërisë në rajon. Kjo s’është veçse një klishe. Paqja dhe lufta në çdo pikë të rruzullit dihet se në duart e kujt janë.

Në Maqedoni edhe sot ka kauzë shqiptare. Kauza shqiptare nuk është mbyllur. Ajo duhet të zgjidhet me mjete politike, në rrugën demokratike dhe institucionale. Një faktor politik i përçarë dhe që rend pas pushtetit, kurrë nuk mund ta zgjidhë një çështje kombëtare. Këtë e dëshmon historia.

Marrëveshja e Ohrit nuk duhet të reduktohet kryesisht në punësimin e të rinjve. Punësimi është vetëm një dimension i çështjes. Kauza nuk zgjidhet me nepotizëm dhe me mbingarkimin e zyrave apo të administratës. Kjo nuk parqet zgjidhje. Zgjidhjet paliative apo gjysmake nuk mundësojnë perspektivë. Rrugëdalje duhet kërkuar në investimet e huaja dhe në zhvillimin e sektorit privat.

Marrëveshja e Ohrit sot nuk i plotëson kërkesat e shqiptarëve. Por, asgjë në histori nuk ka mundur të ndodhë ndryshe përpos siç ka ndodhur. Marrëveshja e arritur midis dy popujve zgjat rreth një shekull. Marrëveshjet nuk denoncohen dhe nuk arrihen kur t’i kujtohet dikujt dhe si t’i kujtohet dikujt. Për një marrëveshje të re shqiptarët duhet të presin. Të presin momente historike të reja, siç ishte rënia e murit të Berlinit, shpërbërja e perandorisë sovjetike, shembja e Jugosllavisë së Josip Brozit.

Edhe lufta nuk bëhet kur t’i kujtohet dikujt. Putini hyri në luftë por Rusia s’di si të dalë prej saj.

Xhelal Zejneli

Filed Under: Analiza

TEORI FALSIFIKIMI PER ORIGJINEN E SHQIPTAREVE

August 24, 2024 by s p

MOIKOM ZEQO/

(Evlija Çelebiu për katragjyshin ” arab” te shqiptarëve )

Udhëtari i njohur turk Evlija Çelebiu (1611-1684) – pseudonimi Mehmet Zili Ibl Dervishit, -ishte biri i një argjendari në oborrin e Sulltanit në Stamboll në shekullin XVII. Në harkun kohor 1640-1676 udhëtoi nëpër territoret e Perandorisë Osmane, në shërbim të Portës së Lartë. Mbresat e udhëtimeve të tij krijuan një vepre prej dhjetë vëllimesh që në turqisht quhet Sejahadname (Libri i Udhëtimeve), në këtë vepër Çelebiu e mbaroi në Kajro (Egjipt ) kur ishte i moshuar.

Në veprën e udhëtarit turk flitet edhe për të dhënat që ai shënon për viset shqiptare të cilat ai i vizitoi tre herë, në vitin 1660 (Shqipërinë Veriore), 1662 (Shqipërinë Jugore) dhe përsëri në vitin 1670 (po në Shqipërinë Jugore). Këto të dhëna janë përfshirë në vëllimet V dhe VIII të veprës së tij të botuar. Evlija Çelebiu i ka parë viset me sytë e tij i ka takuar njerëzit dhe shkruan për hollësira për peizazhin, qytetet dhe vendbanimet, me një fjalë na jep një tablo të veçantë të viseve shqiptare në shekullin e XVII, pra një përshkrim që përmban edhe deri diku një historicitet të kohës.

Duhet se Elvijai përmend, se në Betejën e Fushë-Kosovës ,ku u vra Sulltan Murati thuhet , se u vra nga një “i pafe ogurzi me emrin Koplaki, i cili u ngrit nga pirgjet me kufoma të ushtarëve të pafe dhe e vrau sulltanin në breg te lumit Llap”.

Çelebiu i jep dhe një version tjetër “Vrasja e sulltanit ndodhi pas betejës kur ai i pafe që përmendëm duke udhëhequr si lajmëtar iu afrua sulltanit për ti futur dorën, por pastaj nxori kamën dhe e vrau.

Dhe më pas i hipi kalit dhe ia mbathi me të katërta.

Një numur tepër i madh trupash osmane vrik u vunë në ndjekje duke rendur sa andej këndej me armë në dorë, por asnjëri nuk mundi ta qëlloj dhe ta rrezoj nga kali.

Një grua e moshuar u thirri trupave “O luftëtarw, qëllojeni kalin në thundër, sepse ai kali dhe ai vet kanë vene parzmore.”

Sapo ajo e lëshoi këtë fjalë nga goja, një harkëtar krahëfortë qëlloi thundrën e kalit dhe atëbotë të dy, kali dhe kalorësi u plandosën përdhe, luftëtaret u grumbulluan përreth, ia shqyen qaforen e parzmores dhe ia kaluan kamën ne grykw.

Që prej asaj kohe, sa herë qe ndonjë lajmëtar i vete afër ndonjërit nga Dinastia Osmani, Sulltani rri ulur në fron dhe lajmëtari puth një mëngë të gjatë, qepur rrobës mbretërore, duke qenë i ruajtur mirë në të dyja anët.

Në fillim lajmëtari duhet të puth tokën dhe më pas mëngën e cila është tetë pash e gjatë dhe nuk lejohet ti afrohet më shumë.”

Ai që e vrau Sulltan Muratin ishte Milosh Kopiliq.

Evlija Çelebiu e quan si Milosh Koplaki.

***

Në shënimet e tij, udhwtari turk përpiqet të arsyetojw dhe të japw ide dhe mendime për origjinën dhe prejardhjen e shqiptarëve.

Imagjinoni që jemi në shekullin e XVII dhe mund të thuhet se mbas dy shekujsh pushtimi ishin krijuar dhe disa “opinione dhe teori” klienteliste dhe mercenariste dhe gjoja origjina e shqiptarëve nuk ishte as më shumë e as më pak se sa”një origjinë arabe”.

Çelebia shënon se shqiptarët kanë qenë njeri nga fiset Arabe të Kureshëve në Mekws.

Këto fise kur erdhën në territoret e tanishëm, -shton Evlijai -në malet e Shkodrës dhe të Vlorës u përzien me frangët italianw, dhe kështu krijuan gjuhën e tyre që ishte “një gjuhë ndërmjet arabishtes dhe frankishtes”- gjuha e arnautëve quhet kështu nga persishtja “Ar- na-bud” (Mos qoftë turp).

Kuptohet, që Evlija trillon nga fantazija dhe jep etimologji persishte për prejardhjen e emrit arnaut, e cili është në turqisht për fjalën “shqiptar”.

Por aventura e trillimeve dhe fantazi nuk mbaron me kaq për ta bërë më të besueshëm dhe më të konsoliduar opinionin e tij Evlija Çelebiu përshkruan edhe monumentin e gjoja Katragjyshi te Arnautëve në qytetin e Elbasanit.

Dhe ja çfarë thotë konkretisht Çelebiu për një Tyrbe të Xhabal Elhemës të thirrur si Katragjyshi i Arnautëve.

Ai është varrosur jashtë qyteti të Elbasanit, “të gjithë arnautët vijnë për ta parë varrin e tij, duke e menduar si Katragjyshin e tyre.

Për një periudhë të gjatë atij u kanë vënë gurë të mëdhenj mbi varr… Xhebal Elhama ishte nga fisi i Kureshve dhe shok i Profetit të Shenjtë.

Ai mori pjesë në shumë beteja dhe ishte luftëtar dhe prijës arab dhe guximtar i cili i paraqiti profetit të shenjtë kokat dhe gjuhët e prera të shumë të burgosurve.

Më pas, në kohën e Kalifatit të Omarit, të bekuar, ai a me dashje a padashje i nxorri syrin një sheiku arab.

Sheiku arab me syrin e nxjerrë në dorë vajti të Omari dhe i tha: “O Omar, është e drejta ime, sipas ligjit të profetit të kërkoj syrin e Xhabal Elhemës për syrin tim”.

E thirrën Xhabalin, i cili kur e pyetën si ishte puna, u përgjigj: “Po, Omar, ai është syri i një arabi të fisit tim. Unë ja nxora.”

Pohimi i tij u shënua në Regjistrin e Sheriatit dhe u dha urdhri që Xhabali t’i nxirrej syri në pajtim me atë qe thuhet në Syren vendimtare të Kuranit (5,45) “Dhe ne vendosëm për ta: jeta e njeriut me jetë njeriu, dhe syri i njeriut me sy njeriu”. Duke mos dashur të pajtohet me këtë, me arsyetimin se “Mos qoftë turp” (Ar-na-but), Xhabal Elhema mori arratinë me gjithë fisin e tij dhe shkoi tek Perandori i Bizantit, Herakliu.

U ngul me banim në malet Xhabalia dhe ja përse këto male mbajnë emrin e tyre.

Kur i bekuari Omar pushtoi Jerzualemin, Xhabali nuk mund të rrinte më në atë vend, prandaj ata i hipën anijeve dhe gjetën strehë tek mbreti i Spanjës.

Xhabal Elhemës iu dhanë për të banuar malet e Dukatit, Progonatit ne Krahinat arnautëve të Vlorës dhe Delvinës, të cilat në atë kohë gjendeshin në sundimin spanjoll.

Këto toka më parë kishin qenë të pabanuara, kështu që brenda një kohe të shkurtër ai u ngul aty dhe duke u përzier me Frangët ata krijuan gjuhën e shqipe nga një përzierje frankishtes me arabishten.

Vendi që zunë në fillim e ku ende banojnë sot pas shumë brezash , sot quhet vendi i Kurjeleshit (Kurveleshit), meqë ata e kanë prejardhjen nga fisi i Kureshëve arabë.

Për këtë arsye Arnautët mburren , që e kanë prejardhjen e Kureshët dhe shokët e Profetit”.

***

Kjo historie e sajuar , deri në kufijtë e pabesueshmes ka të bëj me manipulimin e gjenaologjive, kuptohet të shumë vendasve të lidhur me pushtetin Osman dhe përbën një subjekt servilizmi dhe përshtatje ideologjike me frymën e pushtuesve, për të krijuar mburrje dhe fiksione, të gjoja prejardhjes së njëjtë të popujve që ndryshojnë nga prejardhjet jo të njëjta.

***

Asnjëherë nuk është regjistruar një fakt i tillë, që jo vetëm i konsideron shqiptarët në mënyrë ftillëzuese dhe origjinë ” arabe “ në një kohë kur shqiptarët janë një popull i mirëfilltë indoevropiane,- kurse arabët janë një popull i familjes semitike,- kuptohet, qw arabwt janw nw histori njw populli i madh dhe me kulturw dhe qytetwrim tw madh,-por e vwrteta shkwncore kundershton cdo ide qw i klasifikon shqiptarwt me origjinw arabe- gjithashtu pwr hir tw sw vwrtetws-, nuk ka vlerw as sajimi ,se shqiptarwt kanë edhe një gjuhë hibride, ose të përzier në gjuhën arabe dhe atë franke.

Me termin “frankët” nënkuptohej në atë kohë popujt e Europës, në një formë simbolike më të përgjithësuar.

Por për t’i dhënë një pamje konkrete kësaj historie të vandaksur Evlija Çelebija flet për një Tyrbe kushtuar Xhabal Elhema.

Celebiu shton, se” Xhabal Elhema vdiq si mysliman dhe u varros në këtë vend ashtu siç kishte qenë dëshira e fundit dhe amaneti i tij, por pasardhësit u përzien me martesa me frankët e pabesë, dhe vet u bënw frankw dhe të pafe.

Arnautët e Kelmendit të Malit të Zi dhe të maleve te Kurveleshit dhe Progonatit u bën të pafe, ata përleshen ditë e natë me arnautët myslimanë që i kanë kushërinj dhe zënë rob njeri tjetrin.”

Ky arsyetim është tip për të treguar sesi në një përfaqësues i Perandorisë Osmane krijon opinionin e tij gati në mënyre zyrtare, për një popull të pushtuar, siç ishin shqiptarët, konkretisht në shekullin e XVII .

Përherë në histori ka një betejë midis fakteve dhe figurave te konceptuara në përballje dhe në kundërshtim.

Kështu ka një Histori të Gjergj Kastriot të Skënderbeut siç ka dhe një Anti-histori të tij, të shkruar nga kronikanët osmanë. Ka teori të ndryshme e shqiptarëve siç janë ato që e lidhin origjinën e shqiptarëve me popujt e Europës Perëndimore por që kundërshtohet nga” miti ideologjik i origjinës shqiptare nga arabët.”

Në këtë kacafytje dhe përleshje mitesh kemi dhe strukturimin e institucionit të propagandës, madje të propagandës perandorake osmane.

Miti, se gjoja shqiptarët janë me origjinë ” arabe” as nuk ka ekzistuar ndonjëherë as në shekullin e XVII kur shkruan mbresat e tij Elvija Çelebiu.

Përgjithësisht mitet stimulohen dhe reflektohen edhe ne folklorin dhe në krijimtarinë gojëdhënore të popullit.

Asnjë gjurmë, asnjë motiv fragmentar, ose dhe aksidental nuk ekziston në Memorien dhe botëkuptimin folklorik të popullit tonë.

Historitë fantaziste, por dhe fabrikimet e shpikjet e gjenealogjive të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një dukuri e mirfillt ideologjike e natyralizimit dhe te funksionalizimit të pushtimit si një gjendje jo vetëm reale e sendeve, por pavarësisht përplasjeve dhe paradokseve të historisë është diçka e vijimësuar dhe e njehsuar në bërthamën e një ideje të një origjine të vetme.

***

Kështu miti i rremë kinse zëvendëson historinë.

Miti e sulmon Historinë dhe për të pohuar vetveten.

Miti kinse anulon Historinë.

Dy shekuj mbas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, figura e tij siç dëshmohet nga shumë autorë dhe udhëtar europian që kanë vizituar hapësirat dhe territoret tona, këndohej në këngët e popullit, për të bëheshin ceremoni përkujtimore dhe gjallonte një folklor me valle, me këngë madje kujtimin e Skënderbeut dhe zinë për vdekjen e tij e regjistronin edhe tek ngjyrat e kostumeve të tyre kombëtare.

Në shekullin e XVII një numër dijetarësh shqiptarë flasin me nderim të pafundëm për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Kështu mund të them se si në asnjë shekull tjetër, pikërisht në shek e XVII dijetarw dhe shkrimtarw shqiptarë të përmasave europiane, siç është Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, Pjetër Mazreku dhe të tjerë në librat e tyre të botuar në Itali dhe në Europë e përmendin Gjergj Kastriot Skënderbeun jo vetëm si Heroin kryesor Kombëtar por i japin dhe rolin “mesianik”, atë të një Prijsi , që ka misionin e “paracaktuar providencial “për ta udhëhequr popullin e tij, drejt një të Ardhme,- që parakuptohet si “Toka e Premtuar”, – që është çlirimi i atdheut të Skënderbeut nga pushtimi ogurzi osman.

Imagjinoni tani një tjetër betejë mendore, – imagjinoni një skenë debati, ose përballjeje midis Evlija Çelebiu,- i cili shpreh opinionin e alambikuar, të një formule gati të paqenë, të një alkimie absurde linguistike për origjinën e shqiptarëve (arnautëve) si dhe të Katragjyshit të tyre” arab”,- i cili, paska jetuar në shekullin e VII- dhe paska qenë dhe një mik i ngushtë dhe i afërt i Profetit, pastaj ka ardhur në brigjet Lindore të detit Adriatik, ku ka vdekur pranë Elbasanit,- ka një Tyrbe për të- ( po të bëjmë një llogaritje kohore,- ky Katragjysh nga shekulli i VII deri në shekullin e XV,- kur mbas tetë shekujsh turqit sulmuan dhe u përballën me Skënderbeun dhe popullin e tij,- pra nëse arnautët ishin arabw myslimanë paskan luftuar me turqit myslimanë!) – pra ,pwrballoni tw gjitha kwto, me ato qw thonw me dijetarët e shquar shqiptarë Pjetër Bogdani, Frang Bardhi dhe Pjetër Mazreku, të cilët e dinë në mënyrë të mirërfilltë ,që shqiptarët krejt tjetër janw një popull europian autokton, se Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk mund të dilte në shekullin e XV nga një popull i emigruar” arab “në shekullin e VII, me një gjuhë hibride midis arabishtes dhe gjuhës frënge etj etj.

Pra vet Heroi Kombëtar i shqiptarëve nuk mund të ishte një hero i një populli të imagjinuar” arab”, ose i tjetwr populli..

Ja, ku të çon kjo fantazmagori e habitshme dhe e pabesueshme mendore, për të treguar sesa e ashpër e sofistikuar, sa konkrete dhe e abstraguar ishte dhe është lufta midis Historisë Reale dhe Antihistorisw Fantaziste.

Vini përballë, gjithashtu, të ashtuquajtur Katragjysh Xhebal Helhemën me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut!

Midis tyre ka një raport absurd, që mund të mbiquhet si një Marrëzi Erazmike ,ose si “Muzeu Humoristik i Bëmave të Historisë”.

Filed Under: Histori

Engjelli i mirësisë Shën Nënë Tereza lartëson emrin e popullit shqiptar

August 24, 2024 by s p

Nga Prof. Gjon Frani Ivezaj, New York/

Ilirët të parët tanë, ishin ndër të parët banorë të pellgut të Mesdheut që përqafuan me dëshirë dhe praktikuan krishtërimin. Nga burimet historike, Krishtërimit ndër shqiptarët janë të mbushur me shumë ngjarje të rëndësishme historike. Trojet iliro­shqiptare kanë qenë, një nga vendet e Europës ku u përhap me herët krishterimi. Historiani, i shquar i Mesjetës së Ballkanit albanologu kroat Dr. Millan Shuflaj, në veprën: “Serbët dhe Shqiparët” është shprehur se: “Fillimi i Krishterimit ndër keto vise (Iliri) bën pjesë ne historinë e shekullit të parë të këtij besimi.” Vetë Shën Pali shprehet: “Nga Jeruzalemit e perqark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit.” (Rom.15:19) Shën Nënë Tereza duke qëndruar pranë më të varfërve të planetit bëri mrekullitë, gjë e cila bëri që Selia e Shenjtë në Vatikan të filloj procedurat e Shenjtërimit të saj. Ajo sot është e Lumtur prej vitit 2003, dhe është bëre Shenjtëresh në mbreterinë qjellore mbas dy mrekullive të cilat janë vërtetuar nga ekspertët mjekë më të mirë të botës.

Mrekullia e parë e Shën Nënë Terezës habiti të gjithë botën, por në veçanti Kalkutën e Indisë, ku një grua 30­vjeçare që vuante nga kanceri ishte shëruar plotësisht nga mrekullia e Nënë Terezës, të cilën fakt ajo e deklaroi edhe para Komisionit të ekspertëve mjekësorë të ngritur nga Vatikani. Gjatë gjithë kohës që vuante nga sëmundja ajo ishte lutur Nënë Terezës, që ta shëronte. Dhe një ditë mrekullia ndodhi!

Si mrekulli të dytë të Nënë Terezës, është vërtetuar nga një komision ekspertësh mjekësor shërimi papritmas i një braziliani, i cili vuante nga një infeksion viral në tru, që i kishte përfshirë të gjithë trupin. I sëmuri ishte një besimtar i devotshëm i Nënë Terezës, dhe gjatë vuajtjes lutjet e tij ia kishte dedikuar bamirëses nenes Tereze, ku ai sherohet. Sipas mjekëve të famshëm që janë marrë me hulumtimin e mrekullisë së dytë të Nenë Terezës, kjo mrekulli është e pamundur të shpiegohet shkencërisht. Ku 4 shtator 2016, është dita më e shënuar në historinë e Kishës Katolike Universale dhe për shqiptarët pa dallim besimi fetar.

Kjo ngjarje e madhe historike perkon me Vitin Jubilar të Mëshirës për Kishën Katolike dhe Selinë e Shenjtë në Vatikan. Gonxhe Bojaxhiu e njohur sot si Shën Nënë Tereza, ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut.

Ajo mësimet e para i mori në një shkollë shqipë në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin në gjuhën serbo­kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte ne moshen 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Murgesha shqiptare u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë, ku më vonë ajo u vendos në Kalkuta (Indi), dhe fillimisht u bë mësuese, e shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave.

Nënë Tereza e Kalkutës, u quajt kur themeloi urdhrin Misionaret e Dashurisë (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, së Indisë dhe gjithë botës. Nënë Tereza, është një Shenjt i madh, që tani ka pushtuar kohrat dhe kontinentet si mishërim i lartësisë kulmore dhe gjerësisë humane të pakrahasueshme të njerëzimit. Figura e Shën Nënë Terezës sa tokësore dhe qiellore është shqiptare, e gjakut dhe frymës sonë. E përgatitur nga rrënjët tona hyjnore pelazgjike, ajo u ngrit si nga lartësia e shpirtit shqiptar, duke kaluar nëpër të gjitha rrugët e kontinenteve, dhe shteteve, nëpër tërë mjerimet e njerëzve, duke përhapur dashuri dhe humanizëm me frymën e Zotit në shpirtin e njeriut. Sa shenjtore aq dhe shqiptare, me përpjekjet e flijimit sublime, Ajo krijoi një univers human të ri të saj, botën me të madhe të humanizmit në shekullin me të trazuar. Bamirësja trupvogël krijoi një urdhër fetare, që u shtri mbi 100 vende të kontinentit, duke ndërtuar institucione për me të varfërit, gjymtuarit, leprozët, jetimet, të braktisurit, të sëmuret etj.

Ajo sakrifikoi veten e saj për të varfërit, dhe me sa duket Ajo ka patur fuqi të mbinatyrshme, për të përballuar atë punë të jashtëzakonshme që bëri gjatë jetës së saj plot përkushtim.

Miliona

njerëz nëpër botë e kanë konsideruar atë si Shenjtneshë. Shumë mendojnë se Zoti e dergoi atë për tu shërbyer të varfërve nëpër botë. Ajo erdhi në këtë Planet, duke u kujtuar njerëzve rrugën e sakrificave dhe mundimeve plot vuatje të Krishtit, sikurse Krishti qe erdhi ne bote tu kujtoj njerezve rrugen e Zotit.

Ashtu si Krishti që lindi në një grazhd, pra në rrethana të thjeshta, në varfëri; ashtu dhe Nënë Tereza doli nga gjiri i popullit më të varfër në Europë. Historia e njeriut tregon shembuj të fisnikërisë supreme dhe shembuj të njerëzimit të plotë. Niveli më i lartë i fisnikërisë arrihet nga herojtë dhe nga shejtorët me punë, me lutje, ose me studime. Kjo bijë e racës shqiptare, kur hyri në përjetësi tërë bota i ra në gjunj, Nënës Shenjtneshë së parë në histori që u nderua me titullin Qytetare e Globit. Ajo i shpjegoi botës se shqiptarët janë populli i lashtë, i shejtë I(mbushur me qindar shenjtorë), populli i Biblës, dhe populli i historisë.

Për njerëzimin mbarë, Nënë Tereza është një vlerë për të gjithë racat, kombet, dhe besimet fetare.

Për ne shqiptarët ajo është më tepër, një vlerë etnike: frymë prej trojeve tona, lënde prej dheut tonë, pjesë e pastër prej gjakut tonë, dashuri prej gjoksit të fisit tonë.

Kjo Nënë e dashur ishte dhe mbeti simboli i dashurisë për të gjithë njerëzit e botës. Ajo ia kushtoi jetën e saj njerëzve të thjeshtë, mbushi me dashuri fëmijët me të meta fizike e mendore, për ata të varfër, për ata që pritin vdekjen nëpër rrugë, për të braktisurit, për të gërbulurit, dhe për të sëmuret.

Ajo rriti besimin ndaj Zoti, luftoi armiqesinë e hakmarrjen, inkurajoi virtytet e mira. Kujtimi për këte Nënë do të jetë shekullor për çdo njeri të çdo kombësie dhe besimi.

Humanistja e madhe ishte një shenjtore mbi tokë, ndërsa tani është një shenjtore në qiell. Zemrat e foshnjeve, fëmijëve, të rriturve e pleqëve do të përulen me respekt e nderim para figurës e portretit të saj që nuk njeh kufi.

Eshte e qartë se Nënë Tereza kishte përkrahjen e Shën Papa Gjon Pali II, Papa Benedikti, Papa Franceku, kardinalëve, presidentëve, mbretërve, princerve, diplomatëve të huaj, fituesve të Çmimeve Nobel në fushat të ndryshme humane dhe shkencore, bisnesmenëve më të fuqishëm të globit, Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel në Oslo (Suedi) më 1979 Nënë Tereza deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh.

Në vitin 1991, Nënë Tereza kthehet për herë të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tiranë, Shkodër, Kukël (Bushat) etj. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende të botës.

Sot Shen Nene Tereza eshte shejte ne mbrterine qjellore, ne mesin e apostujve, shenjtorëve e shenjtereshave, dhe martirëve të tjerë të Kishës Katolike, të cilët ndër shekuj kanë bërë mrekulli dhe ndodhen në kalendarët e Kishës ku përkujtohen çdo vit.

Shën Nënë Tereza rreshtohet pranë dy gurgdhendësve nga Ulpiana e Dardanisë Shën Florid dhe Shën Lauri të cilët anti të krishterët paganet Romak i mbytën në uje. Shën Niketa, Shën Helenës, Shën Kostandini, Shën Dardanit, Shën Lefterit, Shën Angjelines (motra e Gjergj Aranitit dhe e Donika Kastriotit), Shën Dhimitrit, Shën Xhakoni i Vlorës, Shën Frani, nga Durrësi, Shën Gjergji i Janinës, Shën Joani i Konicës, Shën Kristo kopështari i Përmetit, Shën Kristo nga Perveza, Shën Marini i Sarandës, Shen Demetri nga Vlora, Shën Naumi i Ohrit e dhjetra shenjtorë të tjerë me origjinë shqiptare.

Simbas dëshmive historike, kultura e pasur dhe pozitive e krishtere eshte pervetsuar me dashuri nga shqiptaret nder shekuj. Ata nxoren njerëz të shquar në historine e lavdishme te krishtërizmit, me figura të shquara si. Shën Jeronimi i Ilirise enciklopedistin e famshem që bëri perkthimin e parë të Biblës latinisht, duke i dhenë botes për herë të parë librin e shenjtë, në mesin e shek. IV. Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Mbrojtësi i Krishtërimit dhe i Arberisë nga invazioni barbar islamik otoman, dhe Shën Nënë Tereza, si mishërim i idealeve të krishtera.

Kleri Katolik Shqiptar, është përpjekur ndër shekuj për të sjellë në Shqipëri frymen civilizuese të Europës. Mendjet e ndritura te klerit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mëndimit njerëzor, krijimtarine letrare artistike, shkencës dhe teknologjisë, organizimin politik të shtetit modern, që siguron zhvillimin dhe përparimin e njeriut të lirë, janë vlera të rëndësishme, që kemi trashëguar ne shqiptarët. Si të tillë me krenari mund të përmendim gjuhën shqipe, një nocion i ndarë politikisht, gjeografikisht, i cili ka ruajtur të paprekur pasurinë e përbashkët të gjuhës shqipe.

Kësisoj kemi të bejmë edhe me klerin e doktorinës teologjike, që kanë ndikuar në historinë nacionale shqiptare. Në rastin konkret qytetrimi shqiptarë, është një fragment, pjesë e spirales historike të qyteterimit botërore.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT