• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2024

Fillimi i Vitit të Ri Shkollor 2024/2025 – Viti i 7-të radhazi i Shkollës Shqipe në Dallas/Fort Worth, TX, në kuadër të AACC TX – Qendrës së Komunitetit Shqiptar në DFW

August 19, 2024 by s p

Të dashur prindër dhe nxënës,

Ju ftojmë të bashkoheni me ne të dielën, më 25 Gusht 2024, në ora 11:00 AM, për të festuar fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025. Mësimi në gjuhën shqipe është për nxënës nga mosha 6 deri në 17 vjeç dhe do të zhvillohet në Qendrën e Komunitetit Shqiptar në Lewisville, TX.

Jemi të kënaqur që në mesin tonë kemi dy mësuese të shkëlqyera, Lindita Bleta Bani nga Vlora dhe Artë Retkoceri nga Prishtina, të cilat do të udhëheqin fëmijët tuaj në këtë rrugëtim edukativ.

Ky program ofron një mundësi të shkëlqyer për prindërit që të njohin dhe komunikojnë më shumë me njëri-tjetrin çdo të dielë. Për t’i bërë këto eksperienca edhe më të këndshme, çdo të dielë do të ofrohet drekë falas nga AACC ose përmes donacioneve bujare nga restorantet e anëtarëve të komunitetit tonë.

🕒 Koha: Çdo të dielë, në ora 11:00 AM

📍 Vendndodhja: 350 E Southwest Pkwy, Lewisville, TX 75067

🍽️ Dreka falas do të ofrohet çdo të dielë për të gjithë nxënësit dhe prindërit.

Për regjistrimin e nxënësve, ju lutem klikoni në linkun më poshtë në aplikacionin dixhital:

Regjistrohu këtu: https://docs.google.com/…/1FAIpQLScv0MxJDSXwVx…/viewform

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni Arbër Kapllani në 945-249-4193.

Mirë se vini!

Filed Under: Komunitet

Letër drejtuar Harold Temperley, përfaqësuesi britanik në Komisionin për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë, nga Mid’hat Frashëri

August 17, 2024 by s p

Letër drejtuar Harold Temperley, përfaqësuesi britanik në Komisionin për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë dhe këshilltar në Lidhjen e Kombeve, i cili ishte për rektifikim të kufijve shqiptarë dhe për projektin e coptimit të Shqipërisë në favor të fqinjëve tanë.

16 gusht 1921

I dashur Zoti Temperley,

Në vijim të bisedës sonë të pardjeshme, kam nderin t’ju dërgoj një broshurë titulluar “Përgënjeshtrimi”, ku, në faqen 2, do të gjeni një statistikë, që vërteton epërsinë numerike të elementit mysliman në krahinën e Gjirokastrës.

Një vlerësim i tillë nga ana tjetër është pa rëndësi, duke ditur se mbarë popullsia e asaj krahine, qoftë myslimane apo e krishterë, është pastërtisht shqiptare; për këtë arsye, ju dërgoj një broshurë të titulluar “Popullsia e Epirit” .

Dëshiroj gjithashtu t’ju përsëris edhe një herë se çdo orvatje nga ana e Komisionit apo e Konferencës për rektifikim të kufijve shqiptarë në përfitim të fqinjëve tanë, do të konsiderohet nga vetë shqiptarët si fillimi i copëtimit të vendit të tyre dhe rrjedhimisht, nuk do të pranohet asnjëherë as nga vetë populli, as nga kurrfarë qeverie.

Personalisht, e kam të pamundur të pranoj se Britania e Madhe, drejt së cilës kanë qenë përherë të kthyera sytë e shqiptarëve, të mund të dëshirojë copëtimin dhe zhdukjen e Shqipërisë. Jam gjithashtu i sigurt se projekti për të cilin më keni folur pardje nuk do t’i dorëzohet Konferencës. Jo, ju nuk mund ta bëni këtë, sepse keni ndërgjegje dhe e dini se nuk mundet, nuk duhet t’i kundërshtohet Shqipërisë e drejta për të jetuar.

Ju lutem të pranoni, i dashur Zoti Temperley, shprehjen e ndjenjave të mia më të mira.

Nënshkruar: Mid’hat Frashëri

Kryetar i Delegacionit Shqiptar.

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”

Filed Under: Mergata

PUEBLO (1964) / “MË MUNGON ÇDO GJË E SHQIPËRISË : NJERËZIT E SAJ, MIKPRITJA E SAJ, TRIMËRIA E SAJ…” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID

August 17, 2024 by s p


Burimi : Pueblo, e martë, 22 shtator 1964, faqe n°10
Burimi : Pueblo, e martë, 22 shtator 1964, faqe n°10

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Gusht 2024

“Pueblo” ka botuar, të martën e 22 shtatorit 1964, në faqen n°10, intervistën ekskluzive me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbretëresha Geraldinë nëpër rrugët e kryeqytetit

“Madridi do të jetë qyteti më i bukur në botë kur të përfundojë (së ndërtuari)”

Burimi : Pueblo, e martë, 22 shtator 1964, faqe n°10
Burimi : Pueblo, e martë, 22 shtator 1964, faqe n°10

Në orën njëmbëdhjetë të mëngjesit, mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë vendosi personalisht një letër në kutinë postare të huaj të Pallatit të Komunikimit në Madrid. Letra i drejtohet të birit, Mbretit Leka.

Për këtë arsye, mbretëresha dëshironte të ishte ajo që do ta depozitonte letrën në kutinë postare. Siç bëjnë nënat në mbarë botën.

Mbretëresha Geraldinë hipi në makinën e saj dhe doli për të bërë pazar. Së pari, në një pastiçeri. Ajo bleu një gjysmë kilogram ëmbëlsira të shkëlqyera. Më pas, ajo mori për mëngjes një filxhan kafe të zezë, shumë të zezë.

— E dua Madridin — më thotë. Padyshim që kur të përfundojë do të jetë qyteti më i bukur në botë.

Nuk ka asnjë aluzion talljeje apo ironie në fjalët e saj. Mbretëresha thotë çdo gjë sinqerisht; Ajo ndjen admirim dhe dashuri të thellë ndaj Spanjës. Mes nesh, ajo ndjehet gati si në atdheun saj.

— Sapo bëra një turne në Kanë. Më parë kam vizituar Gjenevën dhe Korsikën, — thotë ajo sërish. Korsika më kujton shumë vendin tim, popullin tim.

Sytë, sytë e bukur të mbretëreshës Geraldinë bëhen të trishtuar. Ajo kujton atdheun e saj dhe kupton se jeton në mërgim, larg Shqipërisë së saj të dashur.

— Më mungon çdo gjë e Shqipërisë, — rrëfen ajo — njerëzit e saj, mikpritja e saj, trimëria e saj…

Mbretëresha Geraldinë prek me shumë delikatesë temën e djalit të saj Leka, mbretit më të gjatë në botë, njëzet e pesë vjeç dhe për të cilin e dëshirojnë shumë gra (vajza).

— Djali im ka një oborr admiruesesh, — shpjegon ajo — por kur vjen puna te martesa nuk do të ketë probleme. Kushtetuta e Shqipërisë është shumë moderne dhe nuk do të ketë asnjë pengesë që ai të martohet me asnjë vajzë, pa qenë nevoja që ajo të jetë me gjak mbretëror. Dhe sigurisht, do të jem unë, nëna e tij, ajo që do të mësoj së pari për intimitetin e tij sentimental.

Mbretëresha Geraldinë hyri në një librari. Ajo bleu “Kosherja e bletëve” të Camilo José Cela; “Librin e Zanave” të Arthur Rackhan; “Odisenë” dhe “Iliadën” të Homerit, dhe romane të tjera dhe disa revista mode.

— Dua të bëj vetëm disa dhurata, përveç faktit që më pëlqen shumë të lexoj — thotë mbretëresha. Tani për tani jam duke lexuar “Spektatorin” të (José) Ortega y Gasset. Dhe natën, unë lexoj romane trilluese.

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë del nga libraria. Ajo futet në makinën e saj dhe shkon poshtë Paseo de la Castellana.

(SUNC.)

Burimi : Pueblo, e martë, 22 shtator 1964, faqe n°10
Burimi : Pueblo, e martë, 22 shtator 1964, faqe n°10

Filed Under: Emigracion

LUFTA E  E FTOHTË  NË  DISA FOTO TE FOTOGRAFIT GEORGE TAMES ME ORIGJINË SHQIPTARO – AMERIKANE

August 17, 2024 by s p

Nga  Kristaq BALLI

Untitled-1.jpgFenomeni i Luftës së ftohtë u shfaq si një tension politik e ushtarak pas Luftës II Botërore midis fuqive të bllokut perëndimor (SHBA, NATO etj) dhe fuqive të bllokut lindor (Bashkimit Sovjetik dhe shteteve satelite të tij) midis viteve 1947 dhe 1991 kur Bashkimi Sovjetik falimentoi. Të dy superfuqitë me sisteme politike, ekonomike e demokratike të kundërta nuk u impenjuan në një luftë direkte, por filluan një garë armatosjesh të rëndë e të sofistikuar për t’u parapërgatitur dhe paraprirë mundësinë reale të një lufte nukleare botërore. 

Untitled 4,1,1.jpgTë dy blloqet zotëronin arsenalet bërthamore me të cilat  kërcënonin njeri-tjetrin sipas idesë se sulmi i mundshëm i njerës palë do të shkatërronte plotësisht palën tjetër, që do të thosh një alarm i shkatërrimit reciprok. Gjithashtu shpërndarja konvencionale e forcave ushtarake ku kishte konflikte të armatosura, beteja për dominim, hegjemoni, lufta psikologjke, si fushatatat masive  propogandistike dhe spiunazhi i institucioneve inteligjente, shantazhet, kërcënimet e  rivaliteti në ekonomi, teknologji dhe  garën hapësinore përbënin  premisat  për një gatishmëri dhe pritshmëri të nderur.  

IMG_20161023_120608+.jpgUntitled 12,1,1.jpgLufta e ftohtë, për nga kronologjia  e ngjarjeve, ndahet në disa faza, nga të cilat fotografi George Tames ka përjetuar e pasqyruar një pjesë prej tyre,  deri aty nga viti 1986, kur ai u pensionua. Gjatë periudhës së Luftës së ftohtë kanë ndodhur shumë ngjarje të dimensioneve të rëndësishme historike, politike, luftarake të shtrira thuajse në të gjithë Globin, e ku dy superfuqitë botërore janë involvuar direkt, ose indirekt duke tentuar të fitojnë supremacinë e rendit dhe sistemit të ardhshëm botëror, por më së tepërmi të ruajnë një gjendje balance ndaj zonave të influencave të tyre politike e ushtarake. Një prej kulmeve të Luftës së ftohtë konsiderohet ndërtimi i murit të Berlinit, më 1961, i cili shënon edhe ndarjen de fakto të botës në dy kampe të kundërta politike e në konkurrencë të papajtueshme  ideologjike që tentonin të gjunjëzonin njeri-tjetrin.

Në vitin 1953 vdiq Stalini dhe drejtimin e shtetit sovjetik e mori Hrushovi. Në SHBA, gjithashtu drejtimin e mori presidenti i radhës, Ajzenauer. Këto rinovime ndryshuan  edhe dinamikën e Luftës së ftohtë. Pas ngjarjeve që ndodhën me “njohjen e krimeve dhe destalinizimin e shoqërisë sovjetike”, dukej se situata e Luftës së ftohtë po çtensionohej disi qoftë edhe në uljen drastike të shpenzimeve për armatimin. Por në një takim me ambasadorët e shteteve perëndimore në ambasadën e Polonisë në Moskë, më 18 Nëntor 1956, Hrushovi i shokoi ata me deklaratën “E pëlqeni apo jo, historia është në anën tonë. Ne do t’ju groposim ju.” 

Untitled 23,1.jpgFOTOJA ME E MIRE+.jpgMë 15 Shtator 1959 Hrushovi filloi  një vizitë të gjatë në ShBA dhe u takua më 25 Shtator në Camp David, Maryland me presidentin Ajzenauer për bisedime mbi Luftën e ftohtë. Përveç disa marrëveshjeve të përgjithshme ekonomike e kulturore të dakortësuara nuk u firmosën traktate të rëndësishëm politikë, por u sqarua më tej qëndrimi premtues i të dy palëve mbi çështjet globale, si dhe mirëkuptimi i shkëmbimit të vizitës së Ajzenauerit në Bashkimin Sovjetik vitin e ardhshëm. Por rrëzimi i një avioni spiun amerikan U-2 në muajin Maj 1960 mbi tokën sovjetike shuan shpresat për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-BRSS dhe vizitën e premtuar të Ajzenauerit pas këtij incidenti. 

Dështimi i tentativës për invazionin e Kubës, organizuar nga CIA amerikane në mes të Prillit të vitit 1961, që njihet si pushtimi i Bay of Pigs (Gjirit të Derrave), i cili forcoi pozitat e popullaritetin e  udhëheqësit komunist Fidel Kastro, madje duke e shndrruar atë në një hero kombëtar,  u shoqërua me një tensionim të ri të marrëdhënieve amerikano-kubaneze, si dhe me një angazhim të ri të marrëdhënieve midis Kubës dhe Bashkimit Sovjetik  e, si rezultat, me acarimin e Luftës së Ftohtë sovjeto-amerikane.  

Untitled 28,1.jpgUntitled 5,1,1.jpgShBA, pas ngjarjeve në Gjirin e Derrave, të cilat u iniciuan nga presidenti  Ajzenauer dhe u zbatuan nga pasardhësi i tij  Kenedi,  ndërprenë thuajse të gjitha marrëveshjet ekonomike, tregtare, financiare, madje në formën e një embargoje. Andaj  mbështetja e mëtejshme e Kubës nga BS do të shoqërohej me një prani fizike e ushtarake të saj përballë Shteteve të Bashkuara, çka do të përvijonte idenë e një kërcënimi dhe riashpërsimi të Luftës së ftohtë. Madje, për shkak të kësaj situate do të pasonte një konflikt i ri i njohur si Kriza e Raketave Kubane, e cila mbetet edhe si një nga ngjarjet më  nderura e më potenciale për fillimin e një lufte të re shkatërruese botërore të bazuar në armët nukleare.       

 Embargoja amerikane ndaj Kubës dhe ndonjë tentative tjetër  për pushtimin e saj nga SHBA do të përbënte pretekstin që BS, krahas ndihmave dhe marrëdhënieve të intensifikuara me Kubën, të ndërtonte aty poligonet për instalimin e raketave ndërkontinentale  bërthamore me rreze veprimi që mbulonin pjesën më të madhe të ShBA dhe hemisferës perëndimore, të cilat u zbuluan nga një avion spiun amerikan U-2. Kjo bëri që Amerika të vendosë bllokadën detare ndaj Kubës, e njohur si Karantina e Kubës dhe që kish për qëllim ndalimin e hyrjes së anijeve sovjetike me ngarkesa të armësh bërthamore. Fotoja  shoqëruese e realizuar nga George Tames pasqyron firmosjen nga presidenti Kenedi më 23 Tetor 1962 të Proklamatës së ndalimit të furnizimit me armë ofensive të Kubës, ose Karantina e Kubës. Në një letër nga Nikita Hrushovi ditën pasuese paralajmërohej se bllokada përbënte një akt agresioni dhe se kriza do të përshkallëzohej. 

IMG_20161023_120646+.jpgPor,nga ana tjetër Karantina e Kubës shërbeu për nisjen e negociatave për zgjidhjen paqësore të kësaj krize që, nëse do të menaxhohej irracionalisht nga ndonjë palë, mund të shkaktonte luftën më shkatërrimtare globale. 13 ditët e krizës  (Tetor 1962) të mbushura me tension, ankth, këshillime, fjalime, diplomaci, konspiracion, bisedime bilaterale çuan më në fund në gjetjen e një marrëveshjeje paqësore më 28 Tetor, ku Bashkimi Sovjetik premtonte tërhiqjen e  armëve bërthamore nga Kuba, ndërsa  ShBA garantonte mossulmimin e Kubës, si dhe zhvendosjen e raketave bërthamore nga Turqia.

George Tames e filloi punën e tij si një korrier zyre, por e vazhdoi dhe e elaboroi atë “step by step”  në mënyrë shumë graduale e racionale duke e shndrruar atë në një karierë me pretendime të vetëdijshme profesionale e krijuese. Suksesi i aktivitetit të tij fotografik rezultoi aq bindshëm e relevant, sa që ai u konsiderua si  “syri i historisë” .

IMG_20161023_120718+.jpgUntitled 26,1.jpgGeorge Tames do të mbetet në memorien dhe vetëdijen e botës mediatike amerikane si një prej mjeshtërve më jetëgjatë e më prodhimtarë të fototekës amerikane që i la asaj jo vetëm pasurinë enumerike, por edhe shumë e shumë dëshmi retrospektive autentike të ngjarjeve deçizive historike, kryesisht nëpërmjet portreteve e fotove presidenciale, zhbirimit të tyre psikologjik politik, dramatik,  human, familjar, intim, lirik, që, në fakt, pasqyrojnë figurativisht edhe gjendjen shpirtërore të kombit amerikan në situata respektive historike, politike, ekonomike, shoqërore.

Sigurisht që numëri i fotove të realizuara nga G. Tames që i referohen Luftës së ftohtë është i madh e i larmishëm, sidoqoftë edhe kjo tufë e paraqitur nga pinakoteka e tij në vite  përbën një dëshmi vizive  historike të pashlyeshme; në mënyrë eksplicite krijimtaria e tij konsiderohet si histori në fotografi, si memorje e përjetshme, por edhe  me theks të posaçëm aktual, që përçon një mesazh të thellë politik e human mbi realitetet e reja, mbi  menaxhimin paqësor global dhe mospërsëritjen e tragjedive që shkaktojnë luftrat “e nxehta”, apo  “të ftohta”: Bota jonë është e vogël, i gjithë njerëzimi jeton mbi këtë planet të përbashkët, jeta e racës njerëzore  është e vetme dhe shkurtër, ndaj duhet të  jetohet ashtu si e ka dhuruar natyra, ajo nuk duhet të jetë e kërcënuar dhe e rrezikuar nga agonia e vëllavrasjes, e luftrave vrastare.

 Së fundi dua të kujtoj vlerësimet e panumërta që i janë bërë George Tmes nga shumë personalitete e institucione kulturore  për grintën profesionale e mjeshtërore prej  një fotografi e letrari që me talentin, pasionin, përkushtimin dhe përvojën e gjatë të ketë në çdo shkrepje edhe një rrezatim krijues, estetik e artistik origjinal.

►▼◄

Filed Under: Kulture

LAJMI I “AMBASADORIT” NË MEDIAT KOMBËTARE TË TIRANËS

August 17, 2024 by s p

Televizioni më i ndjekur në Shqipëri e mbarë diasporën shqiptare në botë “Top Channel”, gazeta historike “Koha Jonë”, gazeta më e klikuar “Tema” dhe dhjetëra portale të ndryshme pasqyruan në këtë formë gënjeshtrën e turpshme të “ambasadorit” se gjoja nuk paska pasur informacionin e përditësuar dhe i qenka referuar zgjedhjeve të Vatrës të para dy viteve e gjysmë.

https://top-channel.tv/…/berisha-e-paraqet-si…

https://kohajone.com/…/berisha-e-paraqet-si-sekretare…

https://www.gazetatema.net/…/mal-berisha-i-con-sali…

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT