• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2024

KRIJUAR PËR TË MATUR KOHËN, PRIMORDIAL PASSION ËSHTË VETË SHPIRTI I KOHËRAVE

August 7, 2024 by s p

Luljeta Dano/

Ora e parë shqiptare Primordial Passion, një orë dore krijuar nga Mjeshtri i Madh i artit të punimit të metaleve dhe gurëve të çmuar, Spiro Ruço, konkuron në Grand Prix d’Horologeria de Genevë 2024 dhe shoqërohet me çmimin valor 1.3 milion USD që përfaqëson vetëm kuotimin, si një orë luksi, por fryma ekstravagante metafizike në artbërjen e saj është përtej të zakonshmes. Në këtë verë të nxehtë ora Primordial Passion, tringjyrëshja arbërore skënderbejane e kuqe – e zezë – e artë, po përurohet fuqishëm në median shqiptare e të huaj dhe në rrjetet sociale, si një ngjarje dedikuar jo thjesht, kohës, por shpirtit të kohërave.

Primordial Passion në gjuhën shqipe përkthehet me më shumë fjalë për t’u emërtuar: Një ndjenjë shumë e fuqishme dashurie krijuar që në fillim të kohërave (botëve). Emri i zgjedhur prej Mjeshtrit që e krijoi këtë orë na tregon se asgjë nuk është rastësi, por gjithçka buron dhe i përket kategorisë të së mbinatyrshmes, transhedentales, e që mbartet e fjetur në pavetëdijën kolektive për t’u zgjuar dikur fuqishëm, qoftë dhe pas mijëravjeçarësh.

Ora Primordial Passion është ndërtuar me një polifoni ari të verdhë 18K, ari të bardhë dhe ari të tonuar (ngjyrosur) në të zezë. Në qendër të fushës së orës ndodhet një basoreliev që kulmon me logon e mirënjohur shqiponja dykrenore dhe emri Pirro. Flatrat e shqiponjës ngujuar, si shkëmbinjtë e maleve të Shqipërisë ku gjashtëmbëdhjetë figurinat e arta 9 – 10 mm: katër muziktarë që luajnë me fyell, lahutë, gajde dhe çifteli në mes të një valleje dorëpërdorë me dymbëdhjetë burra të veshur me kostume kombëtare nga gjithë trojet etnografike shqiptare, që vijnë si tipologji veshjesh të lashta dhe paraantike, të cilën rilindin në jetë, zgjohen nga gjumi i kohërave sapo ora Primordial Passion kurdiset. (Ky ansambël i skulpturuar duket se u dedikohet bijve të vetë Panit, kultit të hyjit, miti i të cilit përfshin edhe trojet shqiptare në hartën e vet fizike, lidhet veçanërisht me Butrintin, ku u dha së pari lajmi i vdekjes së tij dhe me piluriotët këmbëlehtë në valle e bilbila të këngës, si ata, që quhen: bijtë e Panit të Madh).

Në mikromozaikun me gradient kuq e zi, janë përdorur njëmijë e pesëqind gurë Murano, me tetë tone të ndryshme dhe gjashtëdhjetë e katër prerje, ndër të cilët më të vegjlit arrijnë në minimalistikën ekstreme 0.2 mm për të krijuar pjerrësinë e nevojshme në fushën e kuqe dhe ndarjet e florinjta që shënojnë orët. E zezë dhe e artë janë dy ngjyrat për akrepat e orëve dhe minutave. Kasa e orës është gjithashtu prej ari. Kurora e kurdisjes është dekoruar me kalinyrat e shtyllave antike, me meandrat ujore dhe gjethen e lisit kultik. Rripat e orës janë lëkurë hardhuce origjinale me hojeza kuq e zi, që lidhen me kasën e orës me togëza të arta në trajtë kapiteli.

Kupola e tejdukshme që mbulon ansamblin e artë në orën Primordial Passion është prej kristal zafiri/bombè me trajtim të veçantë antirefleksion.

Dhe “vetëm një markë e kalibrit të lartë të horologjisë, si Agenhor, mund të kuptonte dhe të përceptonte gjithë punën mahnitëse të Spiro Rucos. AGH 6911 AP prodhohet nga Agenhor, një shtëpi sahatçinjsh që prej njëzet e pesë vitesh sjell disa nga mekanizmat më intriguese në botën e orëve luksoze. Jo më kot, kanë mbi dyqind patentime në fushën e horologjisë … Agenhor prodhon mekanizmat e disa nga market e orëve më të shtrenjta në treg, si Fabergè, Hermès, Arnold&Son, etj. Pafund. Tani i shtohet edhe Pirro, ora shqiptare”, e përshkruan mekanizmin mekanik të orës Primordial Passion në shkrimin e saj, gazetarja Marsela T. Najdeni, që vetë është një trashëgimtare e familjes më të njohur shqiptare që kanë bërë historinë disashekullore të tregtimit të sahatëve të xhepit dhe orëve në Shqipëri, fisi i njohur kryeqytetas, që nga 1700 – a “Vllaznit Tufina”(1. Gjyshi i Marsela T. Najdenit, Bahri Tufina ka prodhuar orën e parë shqiptare të tavolinës “Tirana”, si dhe orën e parë shqiptare të murit, në vitin 1973. Në koleksionin e fisit Tufina ndodhet edhe ora e xhepit e Sulltan Hamidit II (1842 – 1918), me një kasë të florinjtë që peshon 280 gram.

Lexoj në shkrimet e botuara se ora Primordial Passion ka marrë pesë vite kohë që nga idea gjer në realizimin final, por besoj se, mistikut metalpunues, Ing. Spiro Ruço i është dashur gjithë rrugëtimi i tij, që nga nisja në vitin e largët 1986, kur realizoi emblemën e parë për një ngjarje të rëndësishme shtetërore për të mbërritur në atë arkitekturë të shumëfishtë konceptuale të orës Primordial Passion, që shkëlqen sikur fjalët e Charles Baudelaire: Imagjinata mbetet më shkencorja e aftësive, ngaqë vetëm ajo e kupton analogjinë universale (2.

Kjo orë ngjason me kryeveprën e vetë Krijimit: Njeriun. Me gjithë teknologjinë sipërane të prodhimit, pa frymën nuk do të vinte në jetë.

Në bisedat e para njëzet viteve me Pirron më bënte shumë përshtypje mahnitja e tij që kishte dy fushëpamje si simboli ynë kombëtar: fjala e fundit në teknologjinë më bashkëkohore në përpunimin e metaleve, artefaktet prej metalesh në muzetë madhështorë të botës dhe mahnitja prej artit popullor shqiptar, si trashëgimi materiale dhe trashëgimi shpirtërore. Kemi folur gjatë për historinë, për keltët që u dhanë ilirëve mjeshtërinë e punimit të metaleve, granulimin e argjendit, dy ngjyrat kryesore të gurëve në stoli: jeshil dhe të kuq që të përbashkuar duket se marrin një energji specifike(3, për famën e mjeshtrave shqiptarë në metropolet e argjendarëve Shkodër, Janinë, Prizren, Pejë dhe porositë që merrnin madje dhe nga oborret mbretërore evropiane, ku argjendarët shqiptarë ishin të kuotuar lart dhe përbënin vlerë krenarie në koleksionet mbretërorë ku hynin (4. (Ndjesë se më duhet pak kohë të gjej faqen e referencës përkatëse në librin: Pena të arta franceze për shqiptarët)! Pirro thotë se, atë vetë kjo nuk e çudit. Edhe sot në sheshin Vendom në Paris, argjendarët e rinj, kryesisht shkodranë që punojnë në markat më të njohura të stolive valore nuk janë më pak të vlerësuar se mjeshtrit e vjetër.

Gëzimin e Primordial Passion, natyrisht që do e ndaja së pari me një nga miqtë më të mirë të familjes time dhe që ka një nga koleksionet më të jashtëzakonshme të orëve në botë, athinjotin i vjetër, Yannis Meintanis, që shkroi menjëherë sapo pa fotografitë dhe videot: Punë e jashtëzakonshme dhe unike! Besoj se, do të vlerësohet dhe do të gjejë një pronar krenar. Padyshim që do të zerë vend në historinë e vrojtuesve. Do të doja shumë të shihja në një foto lëvizjen brenda.

Një nga fushat kryesore të qytetërimit njerëzor, arti i punimit të metaleve për të realizuar mjetet e teknologjive të prodhimit, artin e stolisjes së njeriut, por edhe si tregues i kastës shoqërore, prodhimin e armëve dhe pajisjeve të tjera luftarake, kjo fushë jetike do të kishte në Olimp një nga dymbëdhjetë perënditë, perëndia Hefest për grekët dhe Vullkani për romakët, perëndia përgjegjëse i zjarrit, vullkaneve, përpunimit të metaleve, arpunuesve, metalurgjisë, marangozëve, farkëtarëve dhe skulpturës. Ashtu si në botanikë ku bimësia, lulet, kërpudhat, pemët, shkurret kanë muzikën e tyre dhe nuk rriten dot pranë njera – tjetrës nëse muzika që bën vala e ekzistencës së secilës nuk harmonizohet me njera – tjetrën, gjithçka kam mësuar në hulumtim të objekteve kultike dhe dukurive zakonore tradicionale, më është vërtetuar besimi i verbër në fillesë, se misteret e kohërave, alkimisë, gjenerimit na kanë lënë krejt në padije e mosnjohje.

Si një zot kryefarkëtar, Hefesti, djalë i Zeusit dhe Herës pajis perënditë me armë dhe stoli. Skena ku hyjnorja Tetidë, shkon të porosisë armët e reja të të birit jetëshkurtër e lavdimadh, Akilit, Homeri e këndon me përshkrime që na çorientojnë me kohën, Homeri përshkruan i pari një robot pune: Dy shërbëtore ari të sajuara/iu lëshuan anash mbretit për ta mbajtur,/posi dy vasha t’gjalla e tërë njomsi./ Brenda në zemër janë pajisë me mendje,/ligjërojnë bukur me fuqi vështrimi,/dinë shumë mjeshtri nga zotat e pavdekshëm;/e mbretit gati për çdo shenjë i rrinin/e i shkonin pranë.

Atëherë kjo teknologji që ka përgjegjës një perëndi, ka ekzistuar në të shkuarën parahistorike, në të sotmen, ku padroni primat i Inteligjencës Artificiale, homo sapiensi Elon Musk, po mendon të lidhë martesën e re me një robot, apo referuar dëshmisë homerike, mund të ngremë pyetjen edhe nëse kjo teknologji zotash na vjen nga e ardhmja?

Kjo parabolë e kohëve nëpërmjet gjithë Këngës XVIII të Iliadës së Homerit, dëshmi par excellence e fondit etnografik botëror, më pasqyrohet fuqishëm në mendime fort të ngatërruara mbi konceptin kohë, sa herë jam para vitrazhit të artë të krijimtarisë së Mjeshtrit Siro Ruço në mjediset e punishtes dhe Show Room – in e Artistic Jewellery Pirro.

Në panairin Botëror Expo ’98 në Lisbonë, një nga tetë pavionet e mëdhenj tematikë, përmidis pavioneve të 146 vendeve pjesëmarrëse ishte ai, pavioni i orëve Swatch, përshkruar në faqen e Expo ’98, si një koncept arkitekturor, i ngjashëm me orët e njohura zvicerane, pavion i projektuar “si një aventurë/zbulim me gjithçka që kjo nënkupton: habi, habi, pyetje… një formë inicimi/fillimi”. Si vizitor, pas një radhe të gjatë që mund të zgjaste edhe me orë, hyje në këtë pavion që nga tejdukshmëria të dukej se vozisje në erë, nëpërmjet rampave të veshura me mure plastike të tejdukshme ku shfaqen koleksionet vintage të Swatch Watches. Struktura gjigande të përbëra nga kornizë çeliku e mbuluar me fletë alumini të valëzuar dhe tekstil me fije qelqi për disa kate lartësi. Ai pavion qe projektuar për të të kujtuar se, koha që rrjedh është si ajri: e padukshme, e tejpashme. E megjithatë, ajo rrjedh. E kufizuar për njeriun, si e kundërta e përjetësisë.

Përjetimet e mia personale, si hulumtuese e atropologjisë kulturore dhe koleksioniste, duke ndjekur zhvillimin e krijimtarisë artistike të Mjeshtrit Spiro Ruço dhe realizimit nga farkëtorja Artistic Jewellery Pirro, që nga titujt e panumërt në kompozime të vogla apo në volume mbresëlënëse që janë njësoj monumentale, medalje nderimi të institucioneve të larta të shtetit, monedha, stoli të çmuara, etj. … e përthyejnë kohën, e bëjnë të kthyeshme pas, aty ku përjetimi i një dashurie të fuqishme që në fillim të kohërave, shpirti i etnosit shqiptar lind, ushqen, mbron jetën dhe është gjithmonë i mbijetuar në errësirat e kohërave. Ndaj natyrshëm do të kulmonte me krijimin e kësaj ore të pangjashme me asgjë tjetër dhe që tejkalon vetveten: Primordial Passion, mbulesa e vogël transparente prej kuarci e së cilës, i ka dhënë botës shqiptare një horizont të ri.

Si një kryefjalë nga mozaiku me ngjyrat e tërë gurëve të çmuar të shkrimeve të shumta përcjellëse, Primordial Passion(5 është quajtur në opinionin publik: Ora e Shqipërisë.

Ora e Shqipërisë që nënkupton, si sinonim fjalësh në gjuhën shqipe, baraz: Zanë Mbrojtëse e Shqipërisë.

Tiranë, korrik, 2024

Tufinat kanë punuar për të vendosur për orën e madhe në Kullën e Sahatit në qendër të kryeqytetit të sotëm shqiptar, “mekanizmi i së cilës u ble në Londër nga Ismail Tufina, tek vëllezërit Eduart dhe James Prior në vitin 1828. Ora u instalua në Kullën e Sahatit që ndërtoi Et’hem Bej Molla me kontributin e disa qytetarëve të Tiranës. Ora ishte e pajisur me një këmbanë që peshonte njëqind kg, 40% e së cilës përbëhej nga materiale të çmuara dhe argjend. Sipas gojëdhanës, tingulli i këmbanës dëgjohej gjer në Dajt. Ky sahat punoi deri në vitin 1916, mandej ushtria austro – hungareze e grabiti orën dhe në vitin 1928, Haxhi Arif Tufina me fondin e mbledhur prej 660 napoleonash floriri bleu në Zvicër orën “Jurgens” për vendosjen e së cilës Kullës iu shtuan edhe pesë metra të tjera. Kjo orë punoi gjer në vitin 1944 dhe gjatë luftës çlirimtare orën e goditi një predhë duke e nxjerrë jashtë përdorimit”. Kjo është shkëputur nga intervista e sahatçiut Ardian Tufina me titull “Familja Tufina dhe historia e Sahatit të Tiranës/Breznitë e Tufinëve, dinastia e sahatçinjve të Tiranës”, publikuar në gazetën SHEKULLI, 2003, nga Belinda BUDINI. Edhe sot, pasardhës të rinj kanë hapur rrjetin e dyqaneve “Tufina” të familjes së njohur që e ka emrin ngushtësisht të lidhur me orët, ku promovojnë dhe shesin koleksione të reja orësh dore. Në kryeqytet ka edhe disa dyqane të vogla sahatçinjsh orëndreqës “Tufina”.

Referuar nga Tzvetan TODOROV tek “Letërsia në rrezik”, botimet BUZUKU, Prishtinë, 2007. ISBN: 9951-08-054-5.

Aleksander STIPÇEVIÇ, Ilirët, Historia, Jeta, Kultura, Simbolet e kultit, Tiranë, 2006. ISBN 978 – 99927 – 160 – 9 – 6.

Fotaq ANDREA, Pena të arta franceze për shqiptarët (1332 – 2007), Tiranë, 2009. ISBN 978 – 99956 – 743 – 8 – 0.

Fotografitë ilustruese për këtë shkrim kanë lejen përkatëse dhe janë subjekt i të drejtës së autorit ©Spiro Ruço&Artistic Jewellery Pirro.

Filed Under: ESSE

Frymëzime që vijnë nga librat për hebrenjtë

August 7, 2024 by s p

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj/

Vlora qendër e komunitetit hebre në Shqipëri.

Vlora ka qenë një qendër e komunitetit hebre në Shqipëri dhe për shkak të rëndësisë së saj tregtare dhe lidhjes me qytete të tjera tregtare në rajon. Shumë nga hebrenjtë e vendosur në Vlorë, ishin familje të ardhura nga Janina nga komuniteti i njohur si hebrenjtë romaiotë, një komunitet shumë i vjetër hebre, që daton që nga periudha bizantine dhe të vendosur historikisht në pjesë të Greqisë si Janinë, Volos, Arta dhe Kavalla.

Kështu në Luftën e Vlorës 1920, që nga dhjetori 1919, Josef Kantoz u gjend në krah të qytetarëve vlonjatë Jani Minga e Toli Arapi. Ai mori pjesë në mbledhjen e organizur në shtëpinë e Osman Haxhiut, ku u zgjodh komiteti për drejtimin e luftës kundër pushtuesit italian. Në këtë luftë si dhe në evenimentet e mëvonshme, përkrah Mateo Matathisë kanë qenë edhe Nesim Levi e Jozef Kantoz.

Shqipëria kishte rreth 200 hebrenj në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj lufte Vlora u bë një strehë e sigurt për disa qindra refugjatë hebrenj nga vende të tjera. Nga nazistët gjermanë e dinin se numri i hebrenjve në Shqipëri ishte i madh, por ata kishin piketuar për të azgjësuar rreth 200 vetë. Hebrenjtë në Shqipëri u mbrojtën nga shqiptarët, pasi ata mbrojtën dhe veten e tyre e luftuan kundër bishës naziste. Logaritet që në fund të luftës, Shqipëria kishte një popullsi prej 2.000 hebrenj. Kështu Shqipëria u bë shtëpia e rreth 2.000 hebrenjve për shkak të guximit të qytetarëve shqiptarë në rrezikimin e jetës së tyre për të siguruar një strehë për hebrenjtë që iknin nga vendet fqinje. Shqipëria ishte i vetmi territor i pushtuar nga nazistët në të cilën pati një rritje të popullsisë hebraike gjatë holokaustit. Muzeu memorial i holokaustit izraelit Yad Vashem deri në janar të vitit 2011, kishte njohur 69 shqiptarë si paganë të drejtë, ose si ata që ndihmuan ose shpëtuan hebrenjtë nga nazistët gjatë Holokaustit.

Një libër publicistik për një mjeke izraelite

Në vazhdën e këtij patriotizmi të shquar Izet S. Çullin i frymëzuar nga libri “Lulja e Vlorës”, e shkruar nga Anna Kohen, na përshkruan dashurinë që ka për Vlorën dhe njerëzit e saj, në periudhën kur jetoi në qytetin heroik.

I njohuri Izet S. Çullin i frymëzuar nga dashuria për njeriun, por dhe nga mesazhet që jep libri “Lulja eVlorës” përforcoi mendimin se bujaria dhe heroizmi vlonjat e bënë këtë mjeke tashmë të njohur ndërkombtarisht për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve të lirë të botës. Kështu mjeku misionar dhe vullnetmirë, i përkushtuar ndaj Lulesë së Vlorës shkroi një publicistikë me titull “Në atdheun tim” kushtuar bujarisë së stomatologes Anna Kohen. Në çdo faqe të kësaj publicistite të gjatë në formë reportazhi, autori zbulon, analizon dhe thekson përkushtimin, këmbënguljen, pasionin dhe dëshirën për sukses të dr. Kohenit. Ajo ka shpalosur mirënjohjen në botimin anglisht dhe shqip të librit “Lulja e Vlorës” (“Flower of Vlora”), i cili lexohet si them ne nga jugu, me një frymë.

Autori Çulli në reportzhin e tij të gjatë me mjaft citime nga libri i autores, na jep një tabllo të mjaft personaliteteve të kulturës e të shkencës botërore dhe shqiptare, përfshirë dhe hebraike. Ai i bën një analizë dhe e vlerëson këtë libër për mendimet, për problemet që trajton, pasi autorja e ka ndjerë dhimbjen në trupin e saj, por dhe thekson se këto dhimbje i ka ndjerë dhe populli shqiptar, i cili gjatë luftës dhe në paqe, tregoi se është njerëzor.

Unë me dr. Anna Kohenin u njoha nga kjo publicistikë e shkruar me ndjenjë dhe respekt për një profesioniste e shërbimit stomatologjik për dekada me radhë në SHBA nga Izet Çulli. Nëpërmjet faqeve të librit u njoha me rrugën e saj plot sakrifica e vështirësi në shkencë, ku në SHBA ajo punoi dhe nxorri në dukje kontributin e saj si një veprimtare e kudogjendur shoqërore. Ajo ka luftuar me një pasion për të forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ndërsjella midis popujve, duke mos harruar, vendlindjen Vlorën e dashur. Në këtë formë dhe në këtë përmbajtje libri “Në atdheun tim” i përkushtohet totalisht kësaj mjeke humane, duke na bindur dhe argumentuar me fakte jetën e saj plot përkushtim.

Nëpërmjet këtij reportazhi të gjatë autori vlerëson së tepërmi aktivizimin e gjithanshëm të Anna Kohenit në integrimin gjallërisht në rrjedhat e kohës. Autori si dhe personazhi kryesor që është jetësor, ka ditur që ngjarjet tragjike të Luftës së Dytë Botërore kundër njerëzimit dhe në veçanti, në atë të kërcënimin nazist për të eliminuar në masë njerëz të pafajshëm, veçanërisht të popullit hebre, t’i sjellë të neveritshme, si një ferr, ku dhe foshnja në barkun e nënës, dridhej nga tmerret.

Dr. Anna Kohen, tashmë mjekja dhe aktivistja e shquar, e mirënjohur në Shqipër dhe më gjerë, si shumë izraelitë u janë mirënjohës shqiptarëve, si dhe vlonjatëve në veçanti. Ishin vlonjatët e flamurit dhe të Luftës së Vlorës që një besëlidhje të heshtur dhe të sinqertë, daluan gjenocidin nazist, holokaustin, ndaj një populli martir, duke i mbrojtur me jetën e tyre. Kështu vlonjatët zemërgjërë, si dhe shqiptari, respektuan dhe mbrojtën të drejtën kanunore burimore që miku është në shtëpinë e tij. Në faqet e reportazhit libër shpjegohet dhe argumentohet miqësia midis dy popujve, shqiptar dhe hebre që në vite është lartësuar dhe përjetësuar. Libri reportazh jep mesazhe sinqeriteti, dashurie dhe shfaqje të lirë të mendimit që buron nga shpirti dhe zemra. Nëpërmjet këtij libri “Në Atdheun tim” të Izet S. Çullit forcohet dhe merr rrugë një publikim që lartëson më tej miqësinë, bashkëjetesën, humanizmin midis vendeve në këtë botë të konflikteve dhe të djallëzive të pafund….

Kanë shkruar për reportazhin…

Dr. Llukë Gjidede ka theksuar se “Mjekja dhe aktivistja e shquar shoqërore, tashmë e mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por më gjërë, Anna Kohen ashtu si shumë izraelitë u janë mirënjohës shqiptarëve në përgjithësi, por edhe vlonjatëve në veçanti. Këta në një besëlidhje të sinqertë, parandaluan gjenocidin famëkeq hitlerian, holokaustin, ndaj një populli martir…

Ndërsa dr. Flamur Topi ka përforcuar mendimin se “… dr. Anna Kohen, vetëm fizikisht, vetem si trup është në zemrën e zemrës së gjigandit amerikan të Nju-Jorkut, sepse me shpirt, mëndje e me gjithçka të qënies së saj të mrekullueshme e të pashoqe, është këtu, vetëm këtu, mes nesh me mall të pashuar e dashuri të pafund… Faleminderit doktoresha Anna Kohen për gjithçka na ke dhënë pa u kursyer kurrë, kurrë!”

Stomatollogu dr. Asqeri Llanaj është shprehur “Më takon që si pjesëtar i ekipit në parapërgatitjen e këtij libri, të shpreh shkurt mendimn tim. Anna Kohen na ka sjellë botën e saj të pasur shpirtërore, shtjellon gjërë e gjatë sesi duhet ecur në jetë edhe në vështirësi. Aty spikat humaniteti i saj, si edhe faktin që e prekim si me dorë që ajo, jo vetëm s’e harroi kurrë vendin tonë, por kurdoherë e kudo i ka ndihmuar dhe lartësuar shqiptarët. Po ashtu mjeku Izet Çulli duke analizuar gati në mënyrë shteruese e ka pasuruar më tej librin “Lulja e Vlorës”. Mund të them se dyshja Kohen-Çulli kanë plotësuar më së miri njëri-tjetrin”.

Kryetarja e hebrenjve të Amerikës, në një emision të CNN, e pyetur nga një gazetare amerikane për holokaustin u shpreh: “do të tregoj një rast kur isha e ftuar në Gjermani për të folur për holokaustin dhe u thashë studentëve, Gjermania kishte në atë kohë profesorë të mëdhenj, poetë, shkrimtarë, artistë të shquar, por nuk na shpëtuan. Ndërsa Shqipëria nuk kishte profesorë, shkrimtarë të mëdhenj, por kishte zemër të madhe dhe na shpëtuan të gjithëve”.

Të dhëna për Izet S. Çulli

Izet S. Çulli është mjek në neuro-psikiatri dhe ka punuar në këtë mision për gjysmë shekulli. Në këto dekada ka lëvruar dhe letërsinë. Veprimtarinë e ka nisur me mjekësinë shkencore dhe popullore, ku veçohen librat: “Të jesh mjek” 2012, “Dashuri dhe humanizëm”, për doktor Henri Marsh në dy gjuhë, në shqip 2019 dhe në anglisht 2020, “Në çeltrinë e shëndetit” në dy vëllime, 2003-2010, “Obelisk poetik për dr. Jani Bashon”, 2020-2021 dhe në disa libra të tjerë shkencorë, pedagogjike etj.

Çulli shquhet për fabula më tepër të botuar në letërsinë e mirëfilltë për të rritur dhe për fëmijë, në disa gjini, po më shumë shquhet në fabula, në mbi 30 vëllime. Dy libra poetikë të tij gjenden të publikuar në Kosovë, ndërsa 8 të tjerë në greqisht, italisht, frëngjisht dhe anglisht, ku mbi 80 libra janë vlerësuara nga kritika e lexuesit.Gjithashtu janë botuar 3 libra studimore për veprat e autorit.

Izet Çulli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1979, anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Krijuesve “Pegasi” nga viti 2005), si dhe i Word Poetry Society në WPS, Selanik, 2007.

Në veprimtarinë letrare ai ka marre disa çmime letrare: “Tasim Gjokutaj” për librin “Në krahët e jetës”, (Toena, 2003); çmimi i parë për prozën humoristike “Pegasi” (2003) për librin “Fajin nuk e ka pasqyra”; krijues i shquar i Lidhjes “Pegasi”, 2005; çmimi i tretë ndërkombëtar për fabulën (Athinë, 2005); çmimi i tretë “Nënë Tereza” (Selanik, 2005); “Mirënjohje e Kombit” nga “Shoqata atdhetare për të rënët e kombit shqiptar, (Tiranë 2005) për librin “Shpirti i trazuar”; certifikatë mirënjohje nga “Qendra kombëtare e rehabilitimit të të verbërve të Shqipërisë” për librin “Qiellnaja e syve” Tiranë 2018. Ai mban edhe shumë vlerësime të tjera nderuese nga shoqata dhe bashki të vendit.

Filed Under: LETERSI

Kalendar – Gazeta historike e Kosovës “Rilindja” nuk u ndal edhe kur e ndaloi Serbia okupatore…

August 7, 2024 by s p

-Mëngjesi i 8 Gushtit 1990 Kosovën e gjeti pa gazetën e vet tradicionale Rilindja, të vetmen të përditshme shqiptare në atë kohë që botohej në Prishtinë, në terrin e natës së gjatë të okupimit forcat serbe e kishin ndaluar në Shtypshkronjë. Por, gazeta historike Rilindja edhe kur u ndalua nuk u ndal…/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 8 Gusht 2024/ Në Kosovë para 34 viteve edhe helikopterët e forcave okupatore të Serbisë me fluturime mbi Pallatin Rilindja në Prishtinë – shtëpinë e gazetës tradicionale shqiptare Rilindja ishin pjesë e shtetrrethimt. Në 8 Gusht 1990, gazeta Rilindja – në atë kohë e vetmja e përditshme në gjuhën shqipe e Kosovës nuk doli, natën ishte ndaluar dhunëshëm në shtypshkronjë, derisa edhe gjatë ditës forcat policore serbe të armatosura i bënin shtetrrethim redaksisë së gazetës, që edhe në ato rrethana kërcënimi e represioni nuk ndaloi punën, e edhe pas ndalimit nuk u ndal…

As nuk ishte ndalur, gazeta Rilindja kishte dalur më shumë se një muaj përkundër masave të dhunëshme të Serbisë, që e përfshinin edhe ate në ditën e 5 Korrikut 1990 të suprimimit të institucioneve të Kosovës e mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës. “Okupim klasik”, ishte reagimi dhe kundërshtimi i Rilindjes në komentin në faqen e parë në ditën e 6 Korrikut. Beogradi, edhe pse në ditën e masave të dhunëshme kishte marrë vendimin, kurrë nuk arriti ta bëjë gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja “organ të Kuvendit të Serbisë”. Asnjë punëtor i gazetës Rilindja nuk e pranoi këtë, të gjithë e kundërshtuan dhe e hodhën poshtë. Kryeredaktor i gazetës Rilindja vazhdonte të jetë Nazmi Misini, i mbështetur nga punëtorët e ndërmarrjes, që nuk pranuan dhe kundërshtuan fuqishëm masat e dhunëshme të Serbisë.

Masat e dhunëshme pasonin 2 Korrikun historik 1990, kur në shtetrrethim dhe para snajperëve serbë, Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj shpallte Pavarësinë, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Në prag të ditës së Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të dielën e 1 Korrikut, në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja isha redaktori kujdestar për ngjarjet e ditës.

Në atë ditë të 1 Korrikut 1990 pjesë e sulmeve të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve ishte edhe një “referendum për Kushtetutën e re serbe” të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e “shtyerjes” së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmërur për 2 Korrik, e për të cilën përfaqësuesit e popullit-delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për Deklaratën Kushtetuese…

“Shtyrja” shpallej si vazhdimësi e bllokimeve e ndërprerjeve të punimeve të Kuvendit të Kosovës…“Reprizë nuk do të ketë”, me këtë titull shkruajta komentin në mbështetje të delegatëve që të mbahet gjithësesi mbledhja e Kuvendit me axhendë vullnetin e kërkesat e popullit – Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës është i popullit dhe në të mund të vendoset vetëm sipas vullnetit e kërkesave të popullit”, theksonte komenti që u botua në numrin e 2 Korrikut 1990 të gazetës Rilindja, e cila që nga faqja e parë kishte raportime e shkrime me tiujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet”, “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”…

Raportohej se “vazhdojnë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe se “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës “të mbahet sot dhe të ketë në rend dite këkesat gjithëpopullore”. Poashtu raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës edhe për iniciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila Kushtetutë e Republikës së Kosovës e miratuar në 7 Shtator 1990 pasonte Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut të po atij viti.

Edhe në një film dokumentar të shfaqur në seancën solemne të Kuvenditë të Kosovës në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese shihej gazeta Rilindja në duart e delegatëve, në mbledhjen para dyerëve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut 1990.

Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës në ngjarjen historike për të cilën raportoi gjerësisht me ekip gazetarësh e fotoreporterësh dhe kishte edhe redaksionalin tim me titull “Fillim i së nesërmes”, të botuar në ballinë në 3 Korrik 1990, ku theksonte se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota”…

Në ditën kur Serbia ia ndaloi Kosovës gazetën e vetme të përditshme në gjuhën shqipe Rilindja bëja edhe një shkrim rezistence e proteste. “Rilindja e popullit jeton edhe e pashkruar”, me këtë titull shkruaja reportazhin herët në mengjesin 8 Gushtit 1990 duke ecur rrugëve e shesheve të Prishtinës dhe duke përshkruar reagimin e popullit në nisjen e ditës pa gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja.

Me reportazhin e shkruar rrugëve më shumë në mendje e në fragmente me laps në një copë letre, përkundër ndalimit shkova në Pallatin Rilindja dhe pasi e daktilografova me makinë shkrimi nga redaksia e gazetës ngjita shkallëve të kateve më lart për te kryeredaktori i revistës për kulturë Fjala, Milazim Krasniqi.

I tregova reportazhin dhe idenë që bashkë me lajmet kryesore që do i merrnim nga terreni nga korrespondentët e gazetës Rilindja (në atë kohë isha redaktor-shef i korrespondentëve) t’i botonte në Fjala. Revistën Fjala, për herë të parë edhe si gazetë, e nxori që të nesërmen, pa pritur dyjavëshin kur dilte.

Në katër faqet e mesme me reportazhin dhe lajmet e ngjarjeve të ditës ishte “Rilindja e fshehur brenda Fjalës”, siç thonin shumë njerëz që e mbanin në duar e lexonin revistën që u botua e shtyp në tirazh rekord.

Botimi i shkrimeve-informacioneve të gazetarëve të gazetës së ndaluar Rilindja që e nisi së pari revista Fjala me shpeshtime daljesh edhe si gazetë vazhdoi edhe te revistat tjera – Shkëndija, Kosovarja, Zëri i Rinisë…dhe për të pasur informacione edhe në ndonjë ditë më shumë gjatë javës doli edhe ideja që të nisë të ridalë edhe revista Bujku, e cila ishte e përdymuajshme për fshatin e bujqësinë dhe kishte vite që nuk kishte dalë fare. Fjala, Shkëndija, Kosovarja, Bujku e të tjera revista ishin të Ndërmarrjes së Revistave, që ishte një nga gjashtë ndërmarrjet sa kishte Ndërmarrja Shoqërore e Përbërë Rilindja, pjesë e së cilës dhe më e madhja ishte Gazeta Rilindja…

Ishte 17 Janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës Bujku dolën disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor të revistës, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës Rilindja…

Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrë Bujkun, jo si revistë, por si gazetë dhe të përditshme “përkohësisht”.

Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persek…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen që filloi të tronditë botën – fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”.

Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd – kryeqytetin e federatës së atëherëshme, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës Bujku shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen e ndaluar.

E nxjerrë pikërisht nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, Bujku ishte gazetë e rezistencës, e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik.

Gazeta e përditshme Bujku doli deri në prag të vitit 1999, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.

Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme Rilindja në Prishtinë, duke punar nëpër shtëpitë e tyre, dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli nga 22 Shkurti derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova. Kryeredaktor i gazetës Rilindja që dilte në Prishtinë në kohë lufte në Kosovë ishte Binak Kelmendi, e para tij kryeredaktorë të gazetës Bujku, pas të parit – meje, ishin edhe Xhemajl Rexhepi, Ruzhdi Demiri, Hydajet Hyseni e Avni Spahiu.

Ekipi Rilindjes, ku ishim bashkë me korrespondentin në Maqedoni Bedri Sadiku, hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup, të cilën e solli prej atje korrespondenti i Zërit të Amerikës, Isak Ramadani bashkë me gazetarin tjetër nga Shkupi, Arben Ratkoceri.

Në faqen e parë, ku shkruhej se “Dje në orën 5.17 Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”, editoriali i Blerim Rekës kishte titullin “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”.

Në Kosovën e lirë, gazeta Rilindja u rikthye në Prishtinë dhe vazhdoi të dalë përditë, kryeredaktor fillimisht ishte Berat Luzha, pastaj Ramush Tahiri dhe i fundit isha unë.

Gazeta Rilindja nuk u ndal, vazhduam të punojmë e ta nxjerrim edhe kur administratori i UNMIK për të na bërë presion të largohemi na e ndali ujin në Pallat disa muaj dhe na jepte afate ultimative për vetëlargim, që nuk i pranuam. Edhe në ato kushte, gazeta Rilindja doli përditë deri në 21 Shkurt 2002, kur na ndalën edhe rrymën elektrike dhe pastaj na i mbyllën me grila hekuri të gjitha hyrjet në Pallatin e Rilindjes.

Gazetën Rilindja e dëbuan e mbyllën kundërligjshëm e padrejtësisht pak ditë pasi festoi 57 vjetorin, ditën e saj – 12 Shkurtin.

Në numrin festiv të Rilindjes së 12 Shkurtit 2002 në faqen e parë “‘Sundimi i Ligjit’ apo ‘Sundimi i Bandave’? Kosova Duhet të Vendosë”, ishte titulli i shkrimit ekskluziv nga Ambasadori Xhon Menzis, Shef i Misionit, Zyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“Sot shënohet 57 vjetori i gazetës ditore ‘Rilindja’, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë”, niste ambasadori amerikan shkrimin-editorialin, ku mes tjerash theksonte edhe se, “si shef i misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, unë e di mirë rolin që e ka ‘Rilindja’ në shoqërinë demokratike që është duke u krijuar në Kosovë”.

“Në këtë përvjetor të 57-të të gazetës ‘Rilindja’, e uroj Z. Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjithë kolektivin për punën e mirë që e bëjnë me shkrimet mbi çështjet e ndërlikuara politike në Kosovë, shkrime këto të drejta dhe të balancuara. Nuk është punë e vogël të botohet një gazetë për 57 vite me radhë dhe ju mund të jeni krenarë që e keni arritur këtë. Ne duhet të punojmë së bashku duke përdorur fuqinë e penës, fuqinë e diplomacisë dhe fuqinë e opinionit publik në mënyrë që të sigurojmë mosndryshimin e vazhdimësisë së përparimit demokratik të Kosovës, dhe që sundimi i ligjit do të mbizotërojë gjithnjë mbi sundimin e bandave”, theksonte në përfundim të editorialit Ambasadori Amerikan Menzis…

Edhe pas dëbimit, përsëri Rilindja nuk u ndal, me punë nëpër shtëpia si në kohë lufte, për të ruajtur emrin e traditën e për të vijuar të jetë histori e Kosovës, doli në raste të veçanta me numra të jashtëzakonshëm e protestues, të kohëpaskohëshëm, edhe kur kishte festa.

Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së Pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e afër 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, në ballinë me kryetitullin e ëndërres dhe të ardhëmes: Kosova shtet në OKB. Dhe me paralajmërimin: Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë.

Pas 10 vitesh nga botimi i fundit i printuar në letër, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit 2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje shoqërore e që janë privatizuar e vazhdojnë të dalin…

Gazeta shqiptare tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 79 viteve, në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

“Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, kam shkruar në monografinë “Rilindja 60 vjet”, botuar shtojcë speciale e gazetës në 12 Shkurt 2005.

Në monografi theksohet se, “numri i parë i gazetës Rilindja, që kishte katër faqe, u radhit me dorë për rreth 72 orë dhe për këtë u deshtën katër arka shkronja shqipe të derdhura në plumb, që u sollën nga Tirana”.

“T’i përvishemi punës…”, ishte kryeartikulli në ballinë i numrit të parë të gazetës Rilindja, që mbanë datën 12 Fruer (Shkurt) 1945 e që kishte çmimin edhe 1 Lek, e që sipas shkrimeve Kosovën e përcaktonte si një vend të veçantë.

“Jehona e vendit” ishte rubrika, ku janë të botuara 6 lajme e informata nga Kosova, e të 4 lajmet e tjera janë të jashtë vendit nga fronte të ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, që ende vazhdonte (Froni i Lindjes, i Perëndimit, i Jugosllavisë dhe ai i Italisë)…

Edhe pse pati dëbime e mbyllje të dhunëshme, gazeta tradicionale e historike Rilindja arriti të jetë histori e Kosovës që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për të ardhme të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit e deri në Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008 e në njohjet ndërkombëtare.

Edhe sot, si në raste tjera pas ridëbimit e rimbylljes së gazetës Rilindja, e shohim të nevojshëm një sqarim për opinionin: Ndonjë portal që ka “huazuar” emrin, po edhe logon, nuk është as nuk mund të jetë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e cila mund të ridalë vetëm në një proces të ligjshëm privatizimi, ku të gjithë punëtorët e saj realizojnë të drejtat e tyre, ashtu si është kërkuar edhe në shkresat drejtuar institucioneve të Kosovës.

Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga UNMIK – Misioni i OKB i pas luftës në Kosovë.

Në arsyetimin e kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.

“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 Shkurt 2014.

Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja në vitin 2017 ka hyrë në procesin e likuidimit, gjatë të cilit punëtorët e saj kanë bërë kërkesat e tyre bazuar në ligje në Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, e edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës…

NGA ARKIVI I GAZETËS TRADICIONALE TË KOSOVËS RILINDJA:

VLERËSIMI DHE PËRKRAHJA E PRESIDENTIT HISTORIK RUGOVA PËR RILINDJEN EDHE NË INTERVISTA EKSKLUZIVE

“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretari Amerikan të Shtetit Igëllberger. Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë…

“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë, të cilën administrata e UNMIK e kishte dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga Pallati Rilindja në 21 Shkurt 2002.

Pjesa përmbyllëse e intervistës së gjatë botuar në gazetën Rilindja në 31 Dhjetor 2002 ishte kjo:

RILINDJA: Z. President, falemnderit për këtë intervistë për botimin special të gazetës “Rilindja” për Vitin e Ri. Kemi edhe një falënderim të madh për Ju zoti President i Kosovës për mbështetjen dhe angazhimet për një zgjidhje institucionale për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, të cilës shpresojmë se së shpejti do t’i krijohen kushtet dhe mundësitë të rifillojë botimin e rregullt. Mendojmë që është një rast shumë i mirë që “Rilindja” të rifillojë botimin e rregullt në ditën e përvjetorit të saj të 58-të, më 12 shkurt 2003. Shfrytëzojmë rastin, dhe kemi nderin dhe kënaqësinë, që qysh tash t’Ju ftojmë në festën, në solemnitetin që do të bëjmë, edhe për Ditën e Rilindjes edhe për rifillimin e botimit të gazetës “Rilindja”.

PRESIDENTI RUGOVA: Unë ju kam premtuar përkrahje edhe më herët. Duhet të shikojmë, po flas praktikisht, si ta aktivizojmë gazetën, që ka një traditë. S’po flasim më shumë, e dimë të gjithë.

Pastaj, me emrin “Bujku”, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë, pra derisa bëmë edhe Televizionin Satelitor. Kjo ka qenë shumë e rëndësishëme. Pra, ishte një bazë e informimit në Kosovë. Dhe, një mirënjohje për ju dhe të gjithë ata që në këto vite të vështira punuan dhe mbajtën të gjallë informimin në Kosovë.

Duhet të shikojmë praktikisht si të aktivizohet gazeta “Rilindja”, t’i sigurohet vendi. Duhet të bisedohet dhe të shihen mundësitë. Edhe zyra ime për informim do të interesohet për këtë çështje; besoj edhe komisioni për media i Parlamentit, që është krijuar tash së voni, edhe institucionet e tjera. Duhet parë punën e statusit të “Rilindjes”. Ju mund të jeni si gazetë e pavarur, por duhet të shikojmë sa mund të ndihmoheni nga institucionet tona.

Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt.

RILINDJA: Z. President, Ju falënderojmë shumë për këtë përkrahje të madhe për “Rilindjen”. Shfrytëzojmë rastin, kemi nderin dhe kënaqësinë, që t’ Ju urojmë: Gëzuar Vitin e Ri 2003, më shumë shëndet, mbarësi, suksese për Ju dhe gjithë Kosovën.

PRESIDENTI RUGOVA: Urime, poashtu, edhe Juve, me shumë suksese dhe për punën që po bëni, për “Rilindjen”, që ta kemi së shpejti përditë. Falemnderit.

Gazeta Rilindja e ditës së 60 vjetorit të saj – 12 Shkurtit 2005 botonte edhe një intervistë tjetër ekskluzive me Presidentin Ibrahim Rugova me titulliun në ballnë “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.

Me rastin e pritjes që më bëri në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues – Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.

Presidenti Rugova uroi për Jubileun e gazetës Rilindja gjashtë dekada në jetën dhe në familjet e kosovarëve, duke u shprehur, mes tjerash:

“Unë Ju përgëzoj për këtë përvjetor Jubilar, pra 60 vjetorin e Rilindjes, dhe dëshirojmë që kjo gazetë sa më shpejtë të konsolidohet. Duhet të shikojmë të gjejmë një zgjidhje për Rilindjen, që të mund të vazhdojë si një gazetë tradicionale. Ne duhet të kemi edhe mjete të informimit të formave të ndryshme, mund të gjejë, ta ketë atë formën të një informacioni dhe prezentimi të çështjeve shtetërore, nëse nesër do ta pranojë Rilindja apo dikush tjetër. Dhe, gjithsesi do të gjendet në mozaikun e masmediumeve të Kosovës. Ne do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe do të ndihmojmë në këtë plan dhe do t’ju përkrahim. Rilindja është një gazetë që është një pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Natyrisht, tash edhe Rilindja duhet të gjendet në këtë çështjen e tregut të mediumeve. Dhe, duhet t’i ketë ato të drejtat që i takojnë si shtëpi botuese, ose si shtëpi informacioni. Sepse ishte një gjigant i masmediumeve, i botimeve për atë kohë, e sot, tash, duhet ta gjejë rolin e vet si gazetë, e të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, do të keni përkrahjen tonë dhe do të shikojmë gjitha mundësitë administrative si do të ecin.

Pra, Urime edhe një herë dhe Gëzuar!”

RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008 TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha, për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.

Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: Rilindja ju uron shpalljen dhe njohjen e Kosovës Shtet i Pavarur.

(Behlul Jashari – në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja nga Shtatori 1973 – gazetar, reporter i lirë, komentator, redaktor, kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditëshme të rezistencës Bujku që nisi të dalë në 18 Janar 1991 dhe kryeredaktor nga Janari 2002 i gazetës Rilindja, e cila me numrin e fundit të shtypur ka dalë në 30 Dhjetor 2008…)

Filed Under: Interviste

VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI ANËTARIT TË KËSHILLIT ERNEST NIKAJ PËR HUMBJEN E BABAIT

August 7, 2024 by s p

E nderuar familja Nikaj

I nderuar miku ynë Ernest

Me keqardhje mësova lajmin e largimit nga jeta të babait tuaj Mark Nikaj. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e babait tuaj të shtrenjtë Mark Nikaj.

Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut të zemrës.

Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush e familjes Nikaj, familjarëve, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente trishtimi e dhimbje.

I pikëlluar

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Dr.Elmi Berisha

Filed Under: Vatra

Kamala Harris ka zgjedhur guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat për zv/president

August 7, 2024 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

Guvernatori demokrat i Minesotës, Tim Walz, u kritikua javën e kaluar në mediat sociale pasi i tha një grupi demokratësh se socializmi është ajo që disa njerëz do ta quajnë “fqinjësi” në një klip që ka marrë vëmendje të përtërirë pasi ai u shpall si kandidati i Zëvendës Presidentit Kamala Harris për vitin 2024. të martën në mëngjes. “Mos u turpëroni kurrë nga vlerat tona progresive,” tha demokrati i Minesotës në një telefonatë “White Dudes for Harris” javën e kaluar. “Socializmi i një personi është fqinjësia e një personi tjetër.”

Komenti u kritikua gjerësisht nga konservatorët në Twitter, duke përfshirë kolegun e lartë të Institutit Manhattan, Ilya Shapiro, i cili u përgjigj në X me “të çuditshme”, një referencë ndaj sulmeve të fundit demokrate kundër kandidatit presidencial të GOP, JD Vance dhe ish-presidentit Trump.

Klipi u rishfaq të martën në mëngjes, pak pasi Walz u emërua si zgjedhja e zëvendësit të Harris. “Kjo është tiketa më radikale në historinë amerikane,” postoi Senatori GOP Mike Lee në X.

“Deklarata e Walz-it se socializmi është thjesht “fqinjësi” është një gënjeshtër që shpërfill realitetet e ashpra me të cilat janë përballur familje të panumërta nën regjimet socialiste,” postoi Prokurori i Përgjithshëm Republikan i Virxhinias, Jason Miyares në X.

“Anëtarët e familjes sime u arrestuan dhe u burgosën në Kubë, viktima të një sistemi që maskon shtypjen si kujdes ndaj komunitetit,” vazhdoi ai. “Socializmi shtyp çdo formë mospajtimi, duke hequr liritë, duke dështuar përfundimisht në përmbushjen e ‘premtimeve’ të tij. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për idealet tona amerikane.”

Fox News Digital kontaktoi zyrën e Walz dhe fushatën e Harris për koment, por nuk mori një përgjigje. Walz, 60 vjeç, u emërua kandidati i Harris-it pas javësh spekulimesh ku shumë ekspertë besonin se guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, do të zgjidhej përfundimisht.

Walz është një ish-anëtar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane dhe një ish-mësues i cili ka ngritur profilin e tij në javët e fundit si një avokat efektiv i Harris. Ai u rrit në një qytet të vogël në Nebraska dhe ishte gjithashtu një trajner futbolli dhe anëtar i sindikatës në një shkollë të mesme në Minesota përpara se të hynte në politikë. Kohët e fundit, ai sulmoi ish-presidentin Trump dhe kandidatin e tij JD Vance si “të çuditshëm”, një fyerje virale që ka përqafuar fushata e Harris.

Një ish-anëtar i Kongresit nga një distrikt me prirje republikane, Walz ka dëshmuar tërheqës me votuesit e bardhë rurale, megjithëse ai ka mbrojtur gjithashtu politika progresive si guvernator, si ushqimet falas në shkollë dhe pushimet e zgjeruara të punëtorëve me pagesë. Ndërsa Minesota është një shtet solid demokratik, është afër Wisconsin dhe Michigan, dy fusha beteje vendimtare. është Tim Walz? Gjërat për të ditur rreth zgjedhjes së Kamala Harris për nënpresidente

Demokrati 60-vjeçar u ngrit në ballë me një seri paraqitjesh televizive të folura qartë në ditët pasi Presidenti Joe Biden vendosi të mos kërkonte një mandat të dytë. Ai e ka bërë shtetin e tij një bastion të politikës liberale dhe, këtë vit, një nga shtetet e pakta që mbron fansat që blejnë bileta në internet për koncertet e Taylor Swift dhe ngjarje të tjera live.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka vendosur që guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat të saj në garën për Shtëpinë e Bardhë.

60-vjeçari demokrat dhe veteran ushtarak u ngrit në ballë me një seri paraqitjesh televizive qartë në ditët pasi Presidenti Joe Biden vendosi të mos kërkonte një mandat të dytë. Ai e ka bërë shtetin e tij një bastion të politikës liberale dhe, këtë vit, një nga shtetet e pakta që mbron fansat që blejnë bileta në internet për koncertet e Taylor Swift dhe ngjarje të tjera live.

Walz vjen nga Amerika rurale

Do të ishte e vështirë të gjeje një përfaqësues më të gjallë të zemrës amerikane se Walz. Lindur në West Point, Nebraska, një komunitet prej rreth 3,500 njerëz në veriperëndim të Omaha, Walz iu bashkua Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe u bë mësues në Nebraska.

Ai dhe gruaja e tij u transferuan në Mankato në Minesotën jugore në vitet 1990. Këtu ai dha mësime sociale dhe trajner futbolli në shkollën e mesme Mankato West, duke përfshirë ekipin e vitit 1999 që fitoi të parin nga katër kampionatet shtetërore të shkollës. Ai ende tregon për anëtarësimin e tij në sindikatën e arsimtarëve atje.

Walz shërbeu 24 vjet në Gardën Kombëtare të Ushtrisë përpara se të tërhiqej nga një batalion i artilerisë fushore në 2005 si rreshter komandues major, një nga gradat më të larta të ushtrisë.

Ai ka një aftësi të provuar për t’u lidhur me votuesit konservatorë

Në garën e tij të parë për Kongresin, Walz mërziti një republikan në detyrë. Kjo ishte në vitin 2006, kur ai fitoi në një distrikt kryesisht rural, në jug të Minesotës, kundër deputetit Gil Gutknecht me gjashtë mandate. Walz shfrytëzoi zemërimin e votuesve me presidentin e atëhershëm George W. Bush për luftën në Irak.

Gjatë gjashtë mandateve në Dhomën e SHBA, Walz mbrojti çështjet e veteranëve.

Ai ka treguar gjithashtu një anë me këmbë në tokë, pjesërisht përmes postimeve video në mediat sociale me vajzën e tij, Hope. Një vjeshtë e kaluar i tregoi ata duke provuar një udhëtim në Panairin e Shtetit të Minesotës, “The Slingshot”, pasi ata u tallën për ushqimin pasi ajo ishte vegjetariane.

Ai mund të ndihmonte tiketwn në shtetet kryesore të MesPerëndim

Ndërsa Walz nuk është nga një prej shteteve të “murit blu” të Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania, ku të dyja palët besojnë se duhet të fitojnë, ai është në vendin fqinj. Ai gjithashtu mund të sigurojë që Minesota të qëndrojë në duart e demokratëve.

Kjo është e rëndësishme sepse ish-presidenti Donald Trump e ka portretizuar Minesotën si shtet në lojë këtë vit, edhe pse shteti nuk ka zgjedhur një republikan në postin mbarëkombëtar që nga viti 2006. Një kandidat presidencial i GOP nuk e ka mbajtur shtetin që nga rrëshqitja e Presidentit Richard Nixon në 1972 , por Trump ka bërë tashmë fushatë atje.

Kur guvernatori demokrat Mark Dejton vendosi të mos kërkonte një mandat të tretë në 2018, Walz bëri fushatë dhe fitoi zyrën në një temë “One Minnesota”.

Walz gjithashtu flet me qetësi për çështje që kanë rëndësi për votuesit e Rripit të ndryshkut. Ai ka qenë një kampion i kauzave demokratike, duke përfshirë organizimin e sindikatave, të drejtat e punëtorëve dhe një pagë minimale prej 15 dollarë në orë.

Ai ka përvojë me qeveri të ndarë

Në mandatin e tij të parë si guvernator, Walz u përball me një ndarje legjislative midis një Dhomë të udhëhequr nga Demokratët dhe një Senati të kontrolluar nga Republikanët që rezistuan propozimet e tij për të përdorur taksa më të larta për të rritur paratë për shkollat, kujdesin shëndetësor dhe rrugët. Por ai dhe ligjvënësit ndërmjetësuan kompromise që e bënë qeverinë e ndarë të shtetit të dukej ende produktive.

Bashkëpunimi dypartiak u bë më i ashpër gjatë vitit të tij të dytë pasi ai përdori fuqinë e urgjencës së guvernatorit gjatë pandemisë COVID-19 për të mbyllur bizneset dhe mbyllur shkollat. Republikanët u tërhoqën dhe dëbuan disa krerë agjencish. Republikanët gjithashtu mbeten kritikë ndaj Walz për atë që ata e shohin si reagimin e tij të ngadaltë ndaj trazirave ndonjëherë të dhunshme që pasuan vrasjen e George Floyd nga një oficer policie në Minneapolis në 2020.

Gjërat u bënë më të lehta për Walz në mandatin e tij të dytë, pasi ai mundi republikanin Scott Jensen, një mjek i njohur në shkallë vendi si skeptik i vaksinave. Demokratët fituan kontrollin e të dy dhomave legjislative, duke hapur rrugën për një kurs më liberal në qeverisjen e shtetit, të ndihmuar nga një suficit i madh buxhetor.

Walz dhe ligjvënësit eliminuan pothuajse të gjitha kufizimet shtetërore të abortit të miratuara në të kaluarën nga republikanët, mbrojtën kujdesin gjinor për të rinjtë transgjinorë dhe legalizuan përdorimin rekreativ të marijuanës.

Duke refuzuar lutjet e republikanëve që suficiti i buxhetit të shtetit të përdoret për të ulur taksat, demokratët financuan ushqimet shkollore falas për fëmijët, shkollimin falas në kolegjet publike për studentët në familjet që fitojnë nën 80,000 dollarë në vit, një program të paguar familjar dhe pushim mjekësor dhe mbulimin e sigurimit shëndetësor pavarësisht nga statusi i imigracionit të një personi.

Ai ka një vesh për politikën e zhurmshme

Walz e quajti kandidatin republikan Donald Trump dhe kandidatin JD Vance “thjesht të çuditshëm” në një intervistë në MSNBC muajin e kaluar dhe Shoqata e Guvernatorëve Demokratikë – të cilën Walz kryeson – e përforcoi këtë pikë në një postim në X. Walz më vonë përsëriti karakterizimin në CNN, duke cituar atë të Trump përmendje të përsëritura të vrasësit serial imagjinar Hannibal Lecter nga filmi “Silence of the Lambs” në fjalimet

Fjala u shndërrua shpejt në një temë për Harris dhe demokratë të tjerë, dhe ka një shans për të qenë një kryefjalë e zgjedhjeve padyshim të çuditshme të 2024-ës.

JD Vance e lidh atë si demokrat ektrem dhe me dështimet e Harris përgjatë kufirit SHBA-Meksikë me vdekjet nga varësia ndaj drogës. Vance u tha disa qindra mbështetësve të mbledhur në një hapësirë ​​eventesh në Filadelfia Jugore se, “në sajë të politikave të Kamala Harris, ju keni fëmijë që kanë mbetur jetimë” kur prindërit e tyre vdesin nga droga. Disa persona nga Pensilvaniaë ndanë historite personale se si çështjet e varësisë kanë ndikuar në familjet e tyre.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT