• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2024

“Fjalë pa nota”…

September 7, 2024 by s p

Libër i ri me artikuj e studime nga Vasil S. Tole. Krijime të larmishme në lloje e tipologji; të lidhura me historinë e muzikës shqiptare dhe protagonistët e saj (themeluesit e operas, simfonisë, baletit, koncertit orkestral, këngës dhe gjinive të tjera); me brezin e dytë të shkollës shqiptare të muzikës (kompozimit, ekzekutimit, interpretimit); me zhvillimet bashkëkohore në muzikën e sotme. Libri përmban pesë kapituj: “Muzikë, art dhe kulturë”; “Muzikë, art, kulturë dhe

shkencë”, “Trashëgimi”; “Nderim artistëve dhe studiuesve”; “Për botimet muzikore, libra dhe CD”. Autori nderimin e parë ua kushton profesorëve dhe mjeshtrave që kanë lënë gjurmë në formimin e tij, para së gjithash atyre të shkollës shkodrane (Çesk Zadeja, Tish Daija, Prenk Jakova, Pjetër Gaci); figurave të rëndësishme të krijimtarisë muzikore gjatë viteve 1930 e më pas; kompozitorëve e instrumentistëve të formuar në shkollën shqiptare; si dhe studiuesve të mëhershëm e të sotëm të kësaj trashëgimie, kolegë të tij, formues të brezave të rinj të artistëve dhe studiuesve. Një libër ku tek autori njeriu i kërkimit dhe

njeriu i krijimit nuk mund të ndahen. Vend më vete zënë studimet që lidhen me nismat e autorit për promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë shqiptare përmes programeve e listave të UNESCO-s

(eposi heroik dhe lahuta, isopolifonia, përvojat e mira si FFK). Në një kapitull tjetër janë përfshirë recensionet, oponencat, hyrjet e parathëniet për

libra të kolegëve, fjalë të mbajtura në përurime dhe në ceremoni, përshëndetje, diskutime. Ndërthuren e alternohen paraqitja e rezultateve të kërkimit shkencor, të krijuesit në muzikë, me publicistikën shkencore dhe ligjërimin për një lexues të gjerë. Libri paraqet interesat e shumanshëm të autorit po aq sa dhe kontributet në detyrat që ka kryer e kryen, si drejtues, anëtar komisionesh e bordesh krijimtarie, anëtar jurish,

pjesëmarrës në skuadra shkencore, me rol vetjak në nisma kulturore, me pozicionime zyrtare për çështje të ligjshmërisë në fusha të muzikologjisë, folklorit, trashëgimisë kulturore. Kjo shpjegon faktin e ndërlidhjes së një pjese të artikujve me kalendarët

kulturorë, me përvjetorë e jubilenj, me jetën skenike bashkëkohëse, me dukuritë e reja në muzikë, me botimet dhe diskutimet, me kronikën e kohës.

Libri është i dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për historinë e muzikës shqiptare, periodizimin dhe protagonistët, infrastrukturën e veprimtarisë së individëve dhe institucioneve që veprojnë në këtë fushë, njerëzit që kanë dominuar skenat, jehonën e artit të tyre në shtyp; duke marrë vlerat e një arkivi selektiv të kujtesës muzikore.

Vasil Tole është kompozitor, muzikolog dhe etnomuzikolog me njohje kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare. Me veprimtari krijuese dhe kërkimore në të gjitha fushat dhe llojet e krijimtarisë muzikore: vokale, instrumentale, simfonike e skenike.

“vasiltole.com“

Filed Under: Kulture

VATRA NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE

September 7, 2024 by s p

Letër e Kol Tromarës drejtuar Mehmet Konicës, lidhur me miratimin e raportit vjetor nga kuvendi i “Vatrës”, zgjedhjet në organet drejtuese si dhe takimin e Nolit me Presidentin Wilson dhe ish Presidentin Roosvelt

Boston, më 30 korrik 1918

Raporti juaj vjetor u lexua para kuvendit të 7 korrikut të vitit 1918 dhe u prit me duartrokitje të stuhishme nga delegatët. Në mocionin e një grupi delegatësh u vendos që të shtypet dhe tu shpërndahet raporti juaj degëve të ndryshme të Federatës. Kuvendi shprehu unanimisht mirëbesimin te ju dhe te kolegu juaj dr. Turtulli. Dikasteri i ri u zgjodh si vijon: Mit’hat Frashëri, kryetar, n.q.s. ai merr lejen të vijë në Boston dhe të zërë postin e tij; n.q.s. kjo del e pamundur, ai do të emërohet delegat i “Vatrës” në Zvicër, me një pagë mujore prej 200 $. I nënshkruari u zgjodh kryetar i përkohshëm deri në mbërritjen e Mit’hat Beut dhe, në rast se ky i fundit nuk vjen, atëherë kryetar. Zoti Ndreko Stavri, sekretar i mëparshëm i “Diellit” u zgjodh sekretar i “Vatrës”, meqë z. Leon Kristo u tërhoq për arsye të vazhdimit të studimeve të tij në Universitetin e Harvardit. Dr. George Adhamudhi Frashëri u caktua delegat i “Vatrës” në Zvicër, pa pagesë. Rev. Fan Noli u caktua delegat i “Vatrës” në Amerikë, me konditë që caktimi i tij të marrë pëlqimin tuaj dhe të kolegut tuaj dr. Turtulli; At Noli premtoi të tërhiqej nga zyra e tij në qoftë se me këtë ai mund të qetësonte zotin Nuredin Vlora e Mihal Grameno me Co, me qëllim që të bashkohen me Federatën tonë, me kusht që të eliminohej Ismail Qemali. Një shumë prej 1200 $ në vit u caktua për sekretarin e delegacionit tonë në Zvicër.

Dr. Nikolla Kasneci nga Mansurabi i Egjiptit, mendohet të ketë hequr dorë e të jetë liruar nga posti i tij i delegatit të “Vatrës”, meqë nuk e pranoi atë post dhe të vinte në Londër gjatë vitit të kaluar. Ju lutem kini parasysh të gjitha ato që lidhen me këto vendime dhe dërgoni një miratim të përbashkët për zgjedhjen e Fan Nolit si kolegu juaj në Amerikë.

Fan Noli u takua me Presidentin Wilson në bordin e anijes “May flower” më 4 korrik, duke qenë i ftuar si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve të Amerikës për të shoqëruar Presidentin në varrin e G. Washingtonit. Ai pati rastin të fliste më se njëherë me Presidentin rreth Shqipërisë. Presidenti Wilson e dëgjoi atë me dashamirësi e interes dhe i tha: “Unë do të jem një zë në Kongresin e ardhshëm të Paqes dhe do të përdor atë për të mirë të Shqipërisë”.

Më 25 korrik F. Noli pati një bisedë të gjatë me ish presidentin Roosvelt në Klubin Harward të New York-ut. Kolonel Roosvelt i dha këtë mesazh për shqiptarët: “Unë besoj se pavarësia e Shqipërisë mund të rivendoset nën proteksionin e garancinë e përbashkët të Amerikës, Anglisë, Francës. Unë do të jem i gëzuar sikur të bëja ndonjë gjë që është në dorën time për të arritur këtë rezultat”.

AQSH, F. Shoqëritë Shqiptare në SHBA, V. 1918, D. 14, fl. 2.

Filed Under: Politike

BE më shumë shqetësohej për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael se sa për lidhjet e Serbisë me Rusinë

September 6, 2024 by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/

Kur Izraeli e njohu Kosovën, në Bruksel kishte nervozizëm të papërmbajtur, sepse njohja nga Izraeli rrëzonte pretendimet BE se fillimisht duhet të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi pastaj të vijnë njohjet nga 5 vendet e BE-së. Ndërkohë që Serbia, e cila është bërë vend i preferuar i vendeve të BE-së në kohën kur zyrtaarët e sja mbajnë marrëdhënie të ngrohta me vëllezërit rus. Nëse për ambaasadën kosovare në Izral Stano deklaronte se këto “vendime e largojnë Kosovën nga qëndrimet e BE-së,” për Serbinë, e cilaa është në procesin e anëtaarësimit në BE dhe akomaa nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ai thotë butësisht dhe shumë butësisht se këto marrëdhënie serbo-rus në kohën e agresionit rus ndaj Ukrainës “nuk janë në pajtueshmër me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit në BE.” Kjo deklaratë e Stanos duhet të shërbejë si motiv shtesë që MPJD të pyes, përmes përrfaqësuesve të saj diplomatik, vendet anëtare të BE-së, nëse ato kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Rusisë, pasi në kphën që Serbia hidhet me dashuri në krahët e Rusisë, Franca dhe Gjermania me nxitim zbarkojnë në Beograd për të firmosur kontrata të majme me lidershipin e qeverisë neomilosheviqiane.

Për momentin BE mjaftohen me masat ndëshkuese ndaj Kosovës paasi katër kryetarët në veri të vendit kanë hyrë në zyrat e tyre të punës në kundërshtim me vullnetin e Beogradit, si dhe për shka të mbylljes së zyrave ilegale të Serbisë në Kosovës. BE, po ashtu, mjaftohet me njohjen e pasaportave të Serbisë ku territori i Republikës së Kosovës paraqitet si territor serb. BE-ja, angazhohet, për mënjaniminne valutës EURO dhe rikthimin dinarit në beri të Kosovës, gjithnjë “në pajtueshmëri me vlerat evropiane” dhe me qëllim të “evitimit të krizës humanitare”.

Filed Under: Interviste

DEKORIMI NGA VLERËSIMI DERI TË POLITIZIMI 

September 6, 2024 by s p

Dukuria e vlerësimit paraqet moment të veçanë për indvidin  apo subjektin përkatës sepse dekorimi është akt qytetarie për kohën që  është e njohur në mjediset e ndryshme, por  si në të kaluarën në monizëm edhe në kohën tonë në pluralizëm është e pranishme qasja subjektive, sepse kanë mbetur pa u  dekoruar të merituarit,  nga del se kjo dukuri ka marrë përmasa te politizimit në vendet e ish kampit socialist, ku as Mali i Zi nuk është përjashtim

Nail  Draga

Çështja e dekorimit nuk është dukuri e re e as e panjohur, sepse vlerësimi i personave apo subjektëve të ndryshme ka qenë traditë e mëhershme  varësisht prej vendeve dhe pushtetit të tyre. Në këtë aspekt kjo  dukuri  shoqërore nuk ka mundur të eliminojë qasjen subjektive, ku ma së shumti është dëshmuar në mjediset multinacionale, sidomos në kohën e monizmit në vendet e Evropës Juglindore.

Monizmi

Në sajë të rrethanave të reja pas Luftës së Dytë Botërore, vendet e ish kampit socialist pothuaj ishin analoge ku çështja e dekorimit nuk kishte ndonjë ndryshim përmbajtësor. Në vend të parë ishin të rënët gjatë luftës duke pasuar me strukturat udhëheqëse e më pas vinin qytetarët e ndryshëm të cilët ishin të rekomanduar nga partia-shtet. Dhe nuk ka si të ishte ndryshe, sepse në konceptin e ideologjisë dekorimi ishte pjesë e meritave dhe të heroizmit të dëshmuar më përkushtim e sakrificë për pushtetin e kohës. Nga ana tjetër në këtë gamë të dekorimit nuk bënin pjesë ata të cilët nuk ishin anëtar të partisë, apo persona me biografi të mirë, sepse ata llogaritëshin si armiq potencial, të partisë e të shtetit. 

Jugosllavët e dekoruar në Shqipëri  nuk janë shlyer nga evidenca

Nëse analizohen regjistrat e dekorimeve del qartë së çdo gjë ishte planifikuar të realizohej sidomos gjatë festave shtetërore dhe përvjetorëve të ndryshëm. Kujtojmë me këtë rast Vendimin e  Kryesisë së  Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar të Shqipërisë  nr.117, më datë 5 shtator 1946 ku janë dekoruar një numër i konsideruar individësh nga ish-Jugosllavia të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktiv në Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj. Dhe për ironi të fatit, ndonëse Shqipëria e ish-Jugosllavia i prishën marrëdhëniet në vitin 1948, ata dekorata zyrtare ende qendrojnë të evidentuara edhe pse ka qenë e udhës të shfuqizohen dhe të shlyhen nga evidenca zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë. Kujtojmë me këtë rast se nga numri i 55 të dekoruarve jugosllav,  një numër i tyre janë dëshmuar si antishqiptar, por,  nga miratimi i pluralizmit(1990) këtë çështje në Shqipëri askush se ka trajtuar, që është turp që nuk mund të arsyetohet më asgjë! 

Një qendrim i tillë  servil i pushtetit në Shqipëri flet mjaft për rrethanat e kohës, që dëshmohet përmes dokumentëve të ndryshme arkivore që i janë prezentuar opinionit nga viti 1991 e më pas.

Pluralizmi

Më rënien e sistemit monist në vendet e ish kampit socialist, nga viti 1990 e më pas, edhe këtu u fillu më dekorim të personave të ndryshëm. Fjala është për të përsekutuarit në monizëm të cilët kanë qenë të denuar e të përsekutuar. Por, në këtë  aspekt përjashtim bën vetëm një vend e ky është Mali i Zi, sepse këtu ende ekziston mentaliteti i kohës së monizmit, ndonëse të modifikuar.

Pikërisht në këtë aspekt, jemi dëshmitarë se janë bërë lëshime të mëdha, me apo pa  vetëdije, që ka irrituar opinion e gjerë. Fjala është për veprime subjektive, sepse kjo çështje u privatizu, duke marrë qasje personale, partiake apo klanëve të ndryshme. Dhe nga një qendrim i tillë, persona me merita minimale ishin të parët në dekorime, ndërsa të merituarit real, ishin menjanuar, duke mos treguar kujdesin e duhur ndaj tyre. 

Deri më tash kemi pasur rast të dëgjojmë se dekorata kanë ndarë  institucionët shetërore, por edhe ata lokale  ndërsa nga miratimi i pluralizmit edhe  subjektet nga shoqëria civile. Madje duhet thënë pa hezitim se shpesh herë  dekoratat nga shoqëria civile janë më të qelluara së ata qeveritare,  duke qenë shëmbull për të tjerët, si të vlerësohen të merituarit e jo qasjet subjektive.

Ndonëse të drejt për të propozuar kanë individët apo subjektët e ndryshme, fjalën e fundit e ka komisioni përkatës, i cili sipas përbërjes duhet të jetë nga perosna me autoritet personal e profesional. Por, sa janë të tillët në nivelin e duhur mbetet të shihet, sepse të tillët vlerësohen nga opinioni i gjerë.

Ulqini, i vonuar me dekorime

Varësisht prej rrethanave shoqërore dukuria e dekorimit në Komunën e Ulqinit, nuk ka qenë në nivelin e duhur si më parë edhe më pas në pluralizëm. Nëse në monizëm, pushteti i kohës nuk ka treguar interesim në këtë aspekt, një gjest i tillë në pluralizëm nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse në komunat tjera raste të tilla ka pasur vazhdimisht, por Ulqini ishte i veçantë në këtë aspekt, ku i kanë kontribuar  edhe subjektet politike të shqiptarëve. Pikërisht duke marrë parasysh këtë apati, një çështje e tillë është shqyrtuar dhe inicuar nga subjekte të shoqërisë civile, për të dekoruar disa personalitete me çmimin “Mirënjohja e Ulqinit”. 

Pas shqyrtimit të propozimeve nga Këshilli për dhënien e propozimeve  për  emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve në komunën e Ulqinit, me shumicë votash u vendos  që me këtë çmim të dekorohen këto personalitete: dr.Simë Dobreci, dr.Ruzhdi Ushaku, dr.Bahri Brisku, mr.Riza Rexha dhe dr.Pavle Mijoviq(pas vdekjës), që është miratuar ne mbledhjen e Kuvendit të Ulqinit  me datën 17.12.2014.

Ishte ky rasti i parë që Kuvendi i Ulqinit, të dekorojë personalitete të nderuara, që kanë dhënë kontribut në veprimtarinë e tyre studiuese, shkencore e kulturore,  ndërsa më pas janë dekoruar individë të ndryshëm nga komuna e jashtë saj.

Vlerësimi, akt qytetarie

Me rastin e organizimit të veprimtarive të ndryshme, është bërë praktikë që në fund nga organizatori të ndahën dekorata të ndryshme, si diploma, fletëfalenderimi, mirënjohje, certifikata etj. Një veprim i tillë, është akt qytetërues dhe vlerësues, por është edhe iritues sepse ka pasur raste qe nuk janë vlerësuar  ata të cilët e kanë merituar, por iu është dhënë të tjerëve që nuk e kanë merituar të dekorohen.   Nuk ka dilemë se raste të tilla  irrituese  ka mjaft  në tërë hapësirën etnogjeografike shqiptare, që paraqet çështje për hulumtim të veçantë.   

C:\Users\123456\Desktop\49475357-f2e5-443a-bd53-f1491efc832f.jfif

Theksojmë më këtë rast se nga ana e institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ka vite që persona të ndryshëm dekorohen me titullin “Nderi i Kombit”, “Mjeshtër i Madh”  apo tituj të tjerë në vend dhe në botën e jashtme. Një veprim i tillë nderon individët  e ndryshëm, por, kemi pasur rast të degjojmë së janë  dekoruar  individë pa ndonjë  meritë, nga del se kemi të bëjmë me qasje subjektive që  nuk mund të arsyetohet më asgjë.

Në këtë aspekt veçohet koha kur president i Republikës së Shqipërisë ishte Ilir Meta(2017-2022), sepse janë dhënë shumë dekorata, ku si të tilla edhe kanë humbur  rëndësinë e tyre, që nuk nderon subjektin përkatës madje  dhe irriton qytetarët.

Nuk është dekoruar Dioguardi(!?)

Si rast tipik  i mos dekorimit  kemi të nderuarin Joe Dioguardi, themelues i LQSHA në NY-SHBA i cili ka meritë të madhe në lidhje me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por nuk është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa iu është dhënë disa të tjerëve në diasporë, që nuk mund të krahasohen më asgjë me z.Dioguardi! E pse është vëpruar kështu, mbetet çështje për diskutim nga institucioni i Presidencës, që përfaqëson shtetin amë-Shqipërinë!

Dekorimi nga Presidenti i Shqipërisë

Në lidhje me këtë çështje dua të theksoj se për Ulqinin data 1 prill 2017, është veçantë, sepse në komplkesin “LAMIGA”  nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani me titullin “Nderi i Kombit” janë dekoruar dy personalitete të njohura: dr.S.Dobreci e dr.R.Ushaku. Ishte ky një moment emocional dhe vlerësues për veprimtarinë e këtyre dy personalitetëve më përmasa mbarëkombëtare, që është pritur me admirim nga opinioni i gjerë në këtë mjedis.

C:\Users\123456\Desktop\Foto Nga ndarja e dekoratës Nderi i Kombit 1 prill 2017.jfif

Foto: Të dekoruarit me titullin “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani, dr.Simë Dobreci dhe dr.Ruzhdi Ushaku, së bashku me Nazif Cungun(kryetari i komunës së Ulqinit  dhe Loro Ndrekiqin-kryetari i Kuvendit(Ulqin,1 prill 2017)

 (Shtator 2024)

Filed Under: Komente

LAMTUMIRË KOLEG I DASHUR – SHKRIMTARI DHE GAZETARI I ZËRIT TË AMERIKËS ASTRIT LULUSHI NDËRROI JETË

September 6, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated
A person in a suit

Description automatically generated

                                                                               Astrit Lulushi

4 Shtatori më solli një lajm të rëndë për mua dhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë pasur privilegjin të punonin me Astrit

Lulushin. Lajmin e zi ma përcolli i vëllai i Astritit, Albert Lulushi, gjithashtu një koleg imi i familjes së nderuar Lulushi: “Wanted to send a brief message about Astrit. He passed away this morning. Thank you for being an important part of his life.”  Astrit Lulushi e humbi betejën e fundit nga një sëmundje e rëndë në veshke që e kishte ndjekur me kohë.

Është një fjalë e vjetër ndër ne shqiptarët kudo që jemi, me shprehjen se “Të gjithë jemi bijat dhe të bijt e vdekjes.”  E verteta e idhtë është se kjo thënje është tepër e ftohtë në çdo rast vdekjeje, por në këtë rast, të kësaj humbjeje të rëndë — siç është kalimi në amshim, mengjesin e 4 Shtatorit, 2024, të kolegut tonë Astrit Lulushi. Kjo shprehje nuk i teri as lotët e derdhura nga familjarët dhe të dashurit e tij, miq e kolegë. As nuk zvogëlojnë aspak dhimbjet për humbjen e një kolegu të dashur për të gjithë ata që e kanë njohur si tepër të dobishëm për familjen e tij, për Zërin e Amerikës në gjuhën shqip, ku ka punuar për 30-vite dhe për të gjithë ata me të cilët ishte në kontakt sa ishte gjallë.  Astrit Lulushi ka lindur në vitin 1953 në Tiranë. Ai u arratis nga regjimi komunist Bolshevik sllavo-komunist në vitin 1985 dhe një vit më vonë filloi punë tek “Zëri i Amerikës”, ku e ndjente veten shumë të privilegjuar, ndërsa familja e tij iu bashkua disa vite më vonë, pas shembjes së Murit të Berlinit.  

Vdekja është gjithmonë një ngjarje e kobshme dhe në rastin e Astritit, disi e parakohëshme, pasi e mori në moshën 71-vjeçare. Por, pasi ky, përfundimisht, është fati i të gjithë ne – s’i ikim dot, por me lutje e pranojmë si diçka që i dorëzohemi, duam, s’duam.  Ndërkaq, në raste të tilla, ato që na mbeten, janë kujtimet dhe trashëgimia lenë pas — janë ato kujtime nga e kaluara që e bëjnë shkuarjen në amshim, ndoshta pak më të lehtë. 

Prandaj, sot e kujtoj Astrit Lulushin si koleg të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë bashkpuntorët e tij, gjatë periudhës që kemi punuar bashk në Zërin e Amerikës – megjithse nuk ishim në marrëdhënie të përditshme pune.   Astriti ka filluar punën në shërbimin shqip të Zërit të Amerikës, në vitin 1985, pothuaj menjiherë pasi ishte arratisur nga Shqipëria komuniste. E kujtoj si një gazetar me përvojë, si producent i përpikët i Shërbimit shqip për programet e radios dhe më vonë të televizionit. Por edhe si folës, përkthyes, gazetar e shkrimtar.  Ishte shumë i dashur për të gjithë.

Gjatë punësimit, tek VOA-shqip, Astrit Lulushi trajtonte lloj-lloj temash e subjektesh për transmetim, përfshir shkencë dhe mjekësi. Ishte i njohur dhe shumë i respektuar edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, pasi ka shërbyer shpesh si korrespondent i Zërit të Amerikës, duke mbuluar zhvillimet e komunitetit dhe duke intervistuar personalitetet e dalluara shqiptaro-amerikane.  

Pas 30-viteve punë, Astriti kishte vendosur të dilte në pension nga Zëri i Amerikës 5-vjet më parë, në korrik të vitit 2019. Me atë rast, Drejtoresha e atëhershme e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet i dorëzoi Astrit Lulushit dekoratën, “Çmimi i Karrierës”, për arritjet e tija profesionale.  Me atë rast Astriti u drejtoi, nga një studio e Zërit të Amerikës,  fjalët e fundit si gazetar i këtij enti të madh amerikan lajmesh,  dëgjuesve dhe shikuesve të VOA-s shqip:

 “Sot është dita ime e fundit si punonjës i Zërit të Amerikës. Pas 30-vjet punë tani erdhi koha për të dalë në pension. Njeriu ikë nga vendlindja dhe vjen në Amerikë për të kërkuar liri dhe mirëqenje. Këtu, unë i gjeta të dyja. Gjithashtu ndjehem i privilegjuar që m’u dha mundësia për të shërbyer në një agjenci si Zëri i Amerikës, që zë vendin e nderit mes vendeve të lira. Largohem i përmbushur dhe i nderuar që kam qenë në shërbimin tuaj – ju dëgjues dhe shikues të mrekullueshëm të programeve të Zërit të Amerikës. Ju falemnderit!” 

Ishin këto fjalët e Astritit në ditën e pensionimit drejtuar dëgjuesve dhe shikuesve të Zërit të Amerikës. Por duken mjaft të përshtatshme këto fjalë edhe sot që kolegu ynë i dashur, është ndarë përgjithmonë prej kësaj bote: “Në Amerikë gjeta lirinë dhe mirëqenjen” — “Largohem i përmbushur dhe i nderuar”, është shprehur ai, si një falënderim ndaj Amerikës që e ka strehuar, ashtu si edhe shumë prej nesh që kemi gjetur strehim dhe liri në këtë vend të bekuar –të arratisur nga anë e mbanë trojet shqiptare.

Edhe ne që e kemi njohur e punuar me Astritin gjatë dekadave – ndonëse të pikëlluar për humbjen e tij — ndihemi të pëmbushur dhe të nderuar që e kemi njohur.  Ai do vazhdojë të jetë me ne – nepërmjet trashëgimisë kulturore dhe një publicistike me gjallëri mahnitëse që ka lenë pas: të pakën mbi një dyzinë librash të botuar dhe qindra e qindra artikuj.  Por, shkuarja në amshim e Astritit gjithsesi do të varfërojë gazetarinë dhe letërsinë shqipe jo vetëm në diasporë por edhe anë e mban trojeve shqiptare ku ai ishte pothuaj i pranishëm, vazhdimisht. 

Por megjithkëtë, zbrastia e tij do të ndjehet shumë, sidomos në rrethin e tij familjar, në radhët e kolegëve të tij gazetarë dhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, pjesë e të cilit ishte për pothuaj 50-vjet, si gazetar i Zërit të Amerikës dhe si publicist pas daljes në pension.  Familjes së ngusht, pikëspari bashkshortes Lilianës, familjarëve të tij në Amerikë dhe në Atdhe – u shprehi ngushëllimet më të sinqerta dhe përdhimtimet e mia më të thella – me nderim e respekt – duke u përkulur para kujtimit të paharrueshëm të Astritit. 

Frank Shkreli

A person holding a certificate

Description automatically generated

Me rastin e daljes në pension, Drejtoresha e atëhershme e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet i dorëzoi Astrit Lulushit dekoratën, 

“Çmimi i Karrierës”.

A person sitting at a table

Description automatically generated

Astrit Lulushi në sallën e konferencave të entit Euro-Aziatik të Zërit të Amerikës

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT