• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2024

ELECT MARKO KEPI FOR NYS SENATE*

October 18, 2024 by s p

📣Join our fight to elect the FIRST Albanian into the NYS Senate!

📣 17 days til election day. Let’s help Marko win this election by donating today.

Every donation counts now more than ever!

🔗To make a donation, click here:

https://secure.winred.com/kepi-for-new-york/mark

Respectfully,

Mark Gjonaj

Filed Under: Analiza

Looking forward to seeing you THIS SUNDAY at the 2nd Albanian Youth Hiking Day!

October 18, 2024 by s p

*🗓️ THIS SUNDAY, October 20th*

*⏰ 11 AM – 5 PM*

*🏃‍♂️Ages 18-30 (families are welcome)*

*📍Bear Mountain*

3004 Seven Lakes Drive

Stony Point, NY 10986

_(Parking area with the merry-go-round; Albanian & American flags at the entrance)_

☀️ Meet new friends and enjoy after-hike activities, including volleyball and games!

📲 Please share on all social media platforms and circulate with friends & family.

Filed Under: Komunitet

SIMON FILIPAJ-MISIONAR I FESË DHE IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR

October 18, 2024 by s p

(Më rastin e  25-vjetorit të vdekjës)

Description: https://ulqini-online.com/sajti/wp-content/uploads/2019/10/Dom-Simon-Filipaj.jpg

Dom Simon Filipaj(1925-1999)

Organizimi i shënimit të  përvjetorëve për personalitete të ndryshme, paraqet moment të veçantë nderimi dhe reflektimi për jetën dhe veprimtarinë e tyre. I tillë është edhe ky takim që ka të bëjë me 25-vjetorin e vdekjës se imzot Simon Filipaj(1925-1999), klerikut  dhe përkthyesit të nderuar të literaturës liturgjike, dëshmon përkushtimin nga kisha katolike, famullia e Shën Gjergjit dhe Arkipeshkvia e Tivarit, për këtë personalitet të nderuar me përmasa fetare e kombëtare.  Dom Simon Filipaj  kudo ku ka jetuar e vepruar ka lënë ëmër të nderuar, andaj kujtohet me respekt  nga qytetarët, besimtarët, studiuesit dhe intelektualët

Nail  Draga

Pikërisht në këtë përvjetor  do të përpiqem të prezantoj  disa momente të bashkëpunimit me intelektualët në Ulqin e më gjërë, që janë më rëndësi për opinionin e gjerë  për të kuptuar veprimtarinë e tij jetësore  në shërbim të fesë dhe të identitetit kombëtar shqiptar, duke mbetur model për kohën kur jetoi dhe veproi.

Prezantimi  para opinionit vendas

Ngjarje e veçantë për qytetin e Ulqinit paraqet data e 20 marsit 1992, sepse  nga  OJQ “Art Club”, është organizuar takimi me dom Simon Filipaj. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kjo ishte hera e parë që një klerik i nderuar, përkthyes e krijues  i prezantohet publikut vendas. Pas veprimtarisë kushtuar  jetës dhe veprës së hafiz Ali Ulqinakut, që është mbajtur me 15.2.1992, ishte kjo mbrëmja  e dytë kushtuar figurave të anatemuara  dhe të panjohura për opinionin e gjerë.
Veprimtaria është mbajtur në sallën e madhe të KK të Ulqinit me një pjesëmarrje të madhe te të pranishmëve. Por nuk është për të çuditur një pjesëmarrje e tillë sepse për të parën herë qytetarët e Ulqinit dhe të rrethinës kishin rastin të dëgjojnë drejtpërdrejt  imzot dom Simon Filipaj në lidhje mbi veprimtarinë e tij jetësore, krijuese dhe liturgjike.
Por me ketë rast duhet të përkujtoj opinionin e gjerë, se gjatë vitit 1991 dom Simoni ishte i semurë dhe ka qenë shtruar disa muaj në spitalin e Cetinës. Duke marrë parasysh se ai e kishte përkthyer Biblën në shqip por në sajë të rrethanave ende ishte e pabotuar në shqip, kishte arsye që të ishte i shqetësuar dhe nga spitali i shkruante dr. dom Lush Gjergjit në Kosovë ”… luteni të bëni çmos botimin e Mesharit dhe të Biblës. Mos lejoni të shkoj në dhe pa i pasë parë”(28.2.1992). Por po ashtu Lush Gjergjit i lenë edhe porosinë se “… nëse vdes para botimit të Biblës, atëherë kopjen e parë ma bie te varri im”. Ndërsa Lush Gjergji i përgjigjet se “…ne Biblën nuk e botojmë për varre, por për të gjallë. Ajo do të jetë përmendorja më e lavdishme e jotja, e kishës sonë për mbarë popullin shqiptar”.

Shpërblimi Vjetor i Art Club-it për vitin 1992

Nga viti 1991, “Art Club-i”, filloj për të ndarë çmimin vjetor për të arriturat në fushën e shkencës, artit dhe të kulturës. Ishte kjo një nismë fisnike për të vlerësuar punën profesionale dhe pasionin e krijuesve të fushave të ndryshme. Për vitin 1992, u formua Komisioni i shoqatës për ndarjën e Shpërblimit vjetor me kryetar të ndjerin prof.Bajram Rexha. Pas vlerësimit të kandidaturave të ndryshme komisioni në unanimitet vendosi që shpërblimi vjetor për vitin 1992 ti jepet dom Simon Filipaj për veprimtarinë në fushën e përkthimeve liturgjike në gjuhën shqipe dhe kontributin e dhënë kulturës kombëtare shqiptare.

Pjesëmarrës në simpoziumin shkencor

Duke dëshiruar që të shënojmë një përvjetor të kulturës sonë me rastin e 440-vjetorit të botimit të librit të parë shqip “Art Club-i” organizoj simpoziumin me titull “Meshari i Gjon Buzukut-Monument i Kulturës Shqiptare (1555-1995)” me 19-20 maj 1995 në Ulqin.
Në këtë simpozium ka marrë pjesë edhe dom Simon Filipaj me kumtesën me titull ”Meshari-doracak kulti-vështirësitë e përkthyesit dhe të shtjellimit kritik “. Në këtë kumtesë profesionale nga aspekti i përkthimit në fillim na paraqet raportet tona shoqërore në të kalurën dhe tash ku duhet cituar në mes tjerash  se“…fati i mirë historik për ne ka vijuar të na bej leqe e dredha, herë më të mëdha e herë më të vogla, kështu qe nëse s‘kemi marrë vetë në thua, të tjerët na e kanë qitur cungun e rrëzimit ndër këmbë, nëse na ka lënë në qetësi i huaji, na ka marrë në pikë të qafës i veti”(1995).
Nuk ka dilemë së këto vlerësime  janë aktuale  edhe sot në mesin tonë.

Takimi komemorativ për Nënë Terezën

Lajmi i vdekjes së Nënë Terezës me 6 shtator 1997, jehoi në tërë hapësirën mbarëkombëtare. Andaj duke çmuar lart veprimtarinë e saj humanitare anë e kënd botës, edhe ne në Ulqin vendosëm që të mbajmë një takim komemorativ.
Organizimi i takimit u bë nga “Art Club-i” ku fillimisht kemi vendosur një shpallje në hyrje të Komunës së Ulqinit, për të gjithë të interesuarit. Takimi u mbajt në sallën e madhe të KK të Ulqinit me 9 shtator 1997. Pa hezitim fjalën e rastit kemi vendosur që ta mbaj dom Simon Filipaj, si meshtari me autoritativ në ketë mjedis, i cili këtë propozim e pranoj më kënaqësi. Ishte ky një organizim shumë domëthënës sepse mblodhi numër të konsideruar pjesëmarrësish, duke dëshmuar se ajo është e të gjithë shqiptarëve, pa marrë parasysh përkatësinë konfesionale. Duhet cekur se më atë rast nga të gjithë të pranishmit u mirëprit propozimi që një shesh apo rrugë në qytetin e Ulqinit të mbajë emrin e saj.

Përshëndetje me rastin e shënimit jubilar të LSHP

Botimi i librit të prof.Riza Rexhës “Ulqini në vitet e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit 1878-1881”, në kuadër të edicionit të Art Club-it në vitin 1998, paraqiste rast të volitshëm për shënimin e kësaj ngjarjeje madhore nga historia e popullit tonë. Andaj, me rastin e përurimit të këtij libri vendosem të shënojmë në mënyrë solemne këte jubile pra 120-vjetorin e themelimit të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit. Veprimtaria u mbajt në Ulqin në hotelin Albatros me 11.12.1998. Një ditë para së të mbahet kjo veprimtari në shënj respekti vendosa që të ftoj edhe dom Simon Filipaj, ku në biseden telefonike që kam pasur me të ne mes tjerash i tregova qellimin e kësaj thirrjeje, duke e ftuar që të marrë pjesë në ketë veprimtari e cila ishte e para e këtij lloji që organizohet në qytetin e Ulqinit. Ai u gëzu shumë për ftesën dhe për ketë veprimtari ku në mes tjerash tha se më kënaqësi do të isha me ju, por jam i sëmurë dhe gjindem në shtrat, andaj e kam të pamundur të vi. Pasi u falendëru për ftesën, porositi që të përshëndetën të gjithë të pranishmit pjesëmarrës në ketë takim. Dhe unë ketë mesazh iu përcolla të gjithë të pranishmëve të cilët e përshëndetën më duartrokitje. Cekim se dom Simon Filipaj  vdiq me 1 shtator 1999 dhe është varrosur në vendlindje(Kllezën Poshtë).

Shënohet 75-vjetori i lindjes dhe seminari  shkencor

Me 1 maj 2000, Shoqatat ”Art Club” dhe “Dom Gjon Buzuku” organizuan një manifestim përkujtimor me rastin e 75-vjetorit të lindjes së dom simon Filipaj. Salla e objektit “Hollegro” në Ulqin, ishte e vogël për të pranuar të gjithë pjesëmarrësit. Ishte kjo një mbrëmje akademike, ku përveç referuesve si Riza Rexha, Nail Draga, Ismail Doda, Haxhi Shabani, Luigj Shkreli etj., u prezantuan edhe pika të veçanta muzikore të organizuara enkas për ketë veprimtari nga kori i kishës së Shën Gjergjit. Materialet e prezantuara nga kjo veprimtari janë botuar në revistën LEMBA nr.3-4/2000.

Duke vlerësuar lart veprimtarinë klerikale e kulturore të dom Simon Filipaj, me rastin e dhjetë vjetorit të botimit të Biblës në shqip(1994),  në organizim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në Tiranë më 24 maj 2004, është mbajtur Seminari shkencor me titull ”Bibla shqip dhe  tradita”.  Në seminar 13 studiuesit nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Zvicra  dhe Italia, kanë trajtuar vlerat e përgjithshme gjuhësore e kulturore  në përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe.

Konferencë shkencore, filmi dokumentar dhe dekorimi

Ndërsa me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së tij në Tiranë, më 11 nëntor 2009, në organizim të Qendrës së Studimeve Albanologjike     u mbajt Konferenca shkencore “Filipaj dhe Bibla shqip” ku janë prezantuar 11 kumtesa nga studiues nga Shqipëria, Kosova, Mali I Zi dhe Italia, të cilat janë botuar në vëllimin “Bibla shqip dhe Filipaj”, (Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti Filozofik dhe Teologjik, EB”Gjergj Fishta”, Lezhë, 2010).

Në korrik të vitit 2002 një grup intelektualësh nga Ulqini dhe rrethina themeloi Shoqatën “Dom Simon Filipaj” me seli në Ulqin, e cila kishte venë për detyrë që të ruajë dhe përhapë veprimtarinë e tij. Në fillim të vitit 2003 kjo shoqatë në bashkëpunim me Shoqatën “Dom Gjon Buzuku” realizoi filmin dokumentar “Dorarti Gojëmbël ” kushtuar jetës dhe vepres së dom Simon Filipaj ideuar dhe realizuar nga dom Nikë Ukgjini.
Poashtu duhet cekur edhe dekorimin e tij nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Alfred Moisiu me Dekretin nr.2458 të datës 8.6.2004 ku dekorohet me medaljen “Naim Frashëri i artë”(pas vdekjes).

Shtatorja në Shën Gjergj dhe emërtimi I rrugës

Në nderim të figures së tij, bashkëkombasit tanë në Nju Jork nga komuna e Ulqinit, në vitin 2005, kanë themeluar Fondacionin “Dom Simon Filipaj”, ndërsa për ta përjetësuar emrin e tij,  me rastin e 15-vjetorit të vdekjës, ata  kanë mbledhur 36.000 dollarë, dhe kanë ngritur shtatorën  e tij, me 2 shtator 2014, vepër e skulptorit Kreshnik Gjika, në oborrin e famullisë së  Shën Gjergjit, aty ku ka përkthyer Biblën në gjuhën shqipe.

Ne nderim të emrit dhe veprës së tij në vitin 2015,  në cilësinë e kryetarit të Këshillit për dhënien e propozimeve  për  emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve në komunën e Ulqinit, kam propozuar qe të bëhët zhvendosja e emrit të tij nga një rrugë periferike(sipas vendimit të komunës së Ulqinit në vitin 2002) të rruga kryesore nga Ulqini për në Tivar, nga pompa e vjetër e benzinës e  deri të Bratica të emërtohet me emrin Simon Filipaj, që është miratuar në mbledhjen e Kuvendit komunal të Ulqinit me 20.7.2015. 

Po ashtu duhet cekur se me rastin e 20-vjetorit të vdekjës së tij  me 21 shtator 2019, organizuar  famullia e Shën Gjergjit u mbajt  një takim përkujtimor, duke vlerësuar lartë jetën dhe veprimtarinë e dom Simon Filipajt, si klerik, përkthyes e krijues në favor të fesë dhe të identitetit kombetar shqiptar.

Përfundim

Në sajë të rrethanave shoqërore të kohës, nuk ka dilemë se nuk ka qënë e lehtë me qenë klerik me dinjitet në sistemin monist, sepse atyre iu ka penguar  predikimi fetar të qytetarët  nga kleriket me autoritet, e i tillë ishte dom Simon Filipaj. Ndërsa të jetuarit dhe vepruarit fillimisht në Triesh(Malësi të Madhe) dhe në Shën Gjergj në breg të Bunës, përkatësisht në zonën kufitare, ishte sfidë për çdo individë, ku Simon Filipaj qëndroi vertikalisht duke sfiduar rrethanat e kohës. 

Pikërisht qendrimi i tij si klerik, përkthyes e krijues është nderuar vazhdimisht në të gjallë dhe pas vdekjës. Edhe ky organizim e kjo pjësmarrje në 25-vjetorin e vdekjës  së tij e dëshmon në mënyrë transparente një konstatim të tillë.

(Fjala e mbajtur me rastin e 25-vjetorit të vdekjës së dom Simon Filipaj,  në Shën Gjergj me 31 gusht 2024)

Description: https://ulqini-online.com/sajti/wp-content/uploads/2018/02/simon-filipaj-shengjergj.jpg

 (Shtatorja e Dom Simon Filipaj në Shën Gjergj, Ulqin, inaguruar më 2 shtator 2014)

Filed Under: ESSE

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe NËNË TEREZA – LAUREATE

October 18, 2024 by s p

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë.

PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Gazeta DIELLI- Behlul Jashari / “U dha Çmimi Nobel për Paqe NËNË TEREZA – LAUREATE”, ishin mbititulli e titulli i gazetës Rilindja në 18 tetor 1978, ku në nëntitull theksohej: “Fituesja, që përndryshe është shqiptare, deklaroi se të hollat prapë do t’i shpenzojë për qëllime bëmirësie”. Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja raportonte për ngjarjen e madhe në Oslo të një dite më parë.

Në 10 dhjetor 1979 Nana Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…” Këto fjalë të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, të shënuara në “Rilindja”, mbushën gëzim e krenari gjithë kombin.

Kështu kam shkruar në RILINDJA 60 VJET MONOGRAFI, botuar shtojcë speciale e gazetës tradicionale të Kosovës për ditën e jubileut -12 shkurtit 2005, ku kam cituar fjalët e nobelistes shqiptare Nëna Terezë në ditën e pranimit të Çmimit Nobël.

Nën foton në monografi shkruan: Nënë Tereza në bisedë me dr. Mehmet Begracën dhe redaktorin e gazetës sonë (Rilindja) Nehat Islamin (qershor, 1980).

TË TJERA NGA MONOGRAFIA RILINDJA 60 VJET:

SHKRONJA PËR “RILINDJEN” DËRGOI TIRANA:

Në Shtypshkronjën e “Rilindjes” në Prizren nuk kishte shkronja të mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe. Shkronja plumbi të alfabetit shqip në një sasi më të madhe u sollën me arka nga Shqipëria pas një marrveshje të nivelit më të lartë në Tiranë të udhëheqjes së atëhershme të Shqipërisë dhe të Kosovës, marrjveshje që përfshinte edhe dërgimin e mësuesve shumë të nevojshëm për shkollat e hapura kosovare.

HISTORIA NË NJË FJALI

“Rilindja” filloi të dalë më 12 Shkurt 1945 në Prizren, në kuadrin e vendimeve të Kuvendit të Bujanit, e mandej vazhdoi të dalë në kryeqytetin Prishtinë, si gazetë institucionale, gjegjësisht me një status të medias publike, ndërsa që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta doli edhe në kushtet e ndalimit e të mbylljes së dhunshme, doli edhe me emrin “Bujku” si gazetë gjysëmilegale dhe e rezistencës, që e sfidoi ndalimin, doli e pavarur dhe do të mbetet e pavarur.

RILINDJA MË 1962: KOSOVA FITOI BANORIN E NJIMILIONIT

RILINDJA e datës 6 Korrik 1962 shkruante se Kosova “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”

“Simbas regjistrimit të fundit të 31 marsit të vitit të kaluem, në këtë teritor ka pasë 963.551 banorë…” shkruante gazeta duke shtuar se “asht interesante” se në Kosovë “ka afër 40 mijë mashkuj ma shumë se femna”.

ABETARJA E PARË NË GJUHËN SHQIPE

Sot duel nga shtypi abetarja e parë në gjuhën shqipe e cila me punen vetmohuese të punëtorëve grafik u shtyp, për një kohë realtivisht të shkurtë…Abetarja përmbanë 58 faqe dhe asht shtyp në 5.000 ekzemplarë.

(RILINDJA, 19 nanduer 1946)

GJUHA E NJËSUAR LETRARE NË RILINDJA NGA 12 SHKURTI 1970

RILINDJA në 25-vjetorin e saj, më 12 Shkurt 1970, filloi të dalë me gjuhën e njësuar letrare shqipe. Me këtë rast, në artikllin “Të mësojmë me vullnet gjuhën letrare” bënte thirrje që gjuhës letrare t’i kushtohet kujdes më i madh nga të gjithë.

PALLATI I SHTYPIT FILLOI TË NDËRTOHET NË NËNTOR 1971

RILINDJA më 20 Nëntor 1971 informonte se një ditë më parë në afërsi të Stadiumit të Prishtinës me një solemnitet rasti filloi ndërtimi i Pallatit të Shtypit. RILINDJA pasi kishte investuar në truallin e Pallatit filloi edhe nëdrtimin e tij, duke qenë udhëheqëse e punimeve dhe investitore.

Filed Under: Reportazh

“TË DUA KOSOVË” – poezi nga Azgan Berbati 

October 18, 2024 by s p

TË DUA KOSOVË

Lisat në Kosovë

Janë liria që mbiu në gjak

Me krahë të hapur drejt qiellit…

O Zot!

Lules në Fushë-Kosovë

Ende i rrin vesa e motit

Në petale,

Siç fëmijës

Loti i harrohet në faqe

Kur hutohet me gënjeshtrën e të rriturve.

(Djallëzi e pabesë!)

Hej Kosova e gënjyer

Ti je Shqipëria ime e vërtetë,

Dhe unë jam i gatshëm të vdes

për të vërtetën,

Kurdoherë!

Oj Kosovë,

Zemër, lule, motër…

Të dua

Pasha luftën

Që vajzat 

djem t’i bëri!

TEKTONIKA E SHPIRTIT

Çel pranvera

në zemër të vdekjes

Siç çel zogu 

Nga vdekja e vezës

Apo bari nga ikja e vesës

Çel jeta 

Nga vdekja e vdekjes

( Dhe dashuri)

Por veç një gjë nuk çel më kurrë:

Zemra që ka vdekur brenda zemrës

( Ah, jo më).

JE GJITHKUND E S’JE ASKUND

Ku je moj sybukura e viteve të gjallërisë?!

Pyesin fjalët që duan të bëhen poezi

Pyesin ato që duan të bëhen ti!

Të sheh nata

Sytë i pjellin yje

Të sheh drita në ëndërr

Dhe formën tënde merr!

Ti e ngut vjeshtën

Piqen mollët, rrushi…

Pastaj e ngut dimrin

Dhe bëhesh lule pranvere;

Oh, ti e ngut jetën

Sa një ëndërr e bën

Pastaj zhdukesh

Dhe poezitë e mia dalin nëpër natë

Me vargje mungestare

Të kërkojnë deri në hënë

Por ti harron të jesh diku

Plot harrime është jeta

Kryeharrimi-vdekja

Mos harro, e dashur!

Azgan Berbati u lind në Tropojë. Është diplomuar në Bachelor dhe Master Shkencor, në profilin: Inxhinier Agromjedisi dhe Ekologji. Ka përfaqësuar studentët në Qeverinë e Universitetit (senatin akademik) dhe në Komisionin Institucional Zgjedhor.  Është licensuar si trajnues në disa projekte. Në vitin 2017-të ka fituar çmimin e parë “Poezia më e mirë” në konkursin e zhvilluar nga Klubi Letrar Pena e Re-Tiranë. Është bashkëautor në disa antologji, revista letrare, bashkëpuntor i shtypit periodik, etj. Në vitin 2019-të ka botuar librin me poezi “Britma E Heshtjes”. Është caktuar anëtar jurie për Festivalin Kombëtar (rinor) Letrar Tiranë, vlerësuar me medalje dhe certifikatë mirënjohje. Me librin Britma E Heshtjes ka marrë pjesë në Panairin e Librit Shqiptaro-amerikan në Stamford-SHBA, prill 2024.  Është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë në SHBA. 

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT