• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2024

35-VJET NGA SHEMBJA E MURIT TË BERLINIT:  “MBAJENI LARTË LIRINË!”

November 10, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Sot me 9 Nëntor, 2024, Berlini, qyteti i Lirisë, Gjermania – por edhe mbarë Evropa dhe bota kujtojnë — Berlinin dhe të kaluarën e tij si një qytet i ndarë, me programe të veçanta — shembjen e Murit të Berlinit, 35-vjet më parë (9 Nentor, 1989), me moton: “Mbajeni Lartë Lirinë!”  

Në këtë përvjetor, Kancelari aktual i Gjermanisë Federale të bashkuar, Olaf Scholz tha se kjo ngjarje historike është një shembull i shkëlqyer i kohezionit evropian. Ai u shpreh se fqinjët e Gjermanisë – vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, kanë kontribuat në shembjen e Murit të Berlinit, duke shtuar se, “Fitorja e Lirisë në vjeshtën e vitit 1989 ishte një fitore mbarë-evropiane”, nënvijoi Kancelari gjerman. 

Shembja e Murit të Berlinit – si një simbol i së vërtetës së regjimeve totalitare komuniste — nuk kishte të bënte vetëm me politikën e Luftës së Ftohtë, por ishte njëkohsisht edhe simbol i triumfit të dinjitetit njerëzor mbi shtypjet e një ideologjie çnjerzore – të quajtur komunizëm. 

Pak histori, si kujtesë.  Në vjeshtën e vitit 1989, u rrëzua Muri i Berlinit dhe me shembjen e tij, popujt liridashës të Europës Lindore dhe Qendrore, njëherazi, shembën edhe sistemin e tyre komunist që i kishte nënshtruar ata fizikisht dhe shpirtërisht, për pothuaj një gjysmë shekulli. Ky përvjetor sot na kujton mbarimin e një sistemi të korruptuar, të një ideologjie vrasëse dhe skllavëruese që ishte komunizmi ndërkombëtar.  Por për më tepër, ky përvjetor, shënon gjithashtu, edhe rivendosjen e lirisë dhe të dinjitetit njerëzor për qqindra miliona njerëz, anë e mbanë Europës Lindore dhe Qendrore, të cilët deri atëherë kishin jetuar me frikë, në varfëri si skllevër nën shtypjen e regjimeve të diktaturës komuniste.  Ishte pra 9 Nëntori i vitit 1989, kur mijëra gjermanë shemben simbolin kryesor të ndarjes në Europë, simbolin ndarës e përçarës të komunizmit ndërkombëtar: Murin e Berlinit.  Për pothuaj dekada, Muri i Berlinit përfaqësonte si asgjë tjetër, atë që Winston Çurçili e kishte pagëzuar si, “Perdja e Hekurt”, që kishte rënë mbi Evropën, nga Baltiku deri në Adriatik.  Por, ama, ashtu siç përfaqësonte ai Mur, për pothuaj dy brezni ndarjen e Europës në demokratike perëndimore dhe atë komuniste diktatriale të lindjes, shembja e Murit të Berlinit më në fund shënoi rënien e perandorisë së komunizmit, mbarimin e Luftës së ftohët dhe fillimin e një Europe, që presidenti amerikan Xhorxh Bush do ta quante, “të tërë, të bashkuar dhe në paqe”.  Dy vjet para se të shembej Muri i Berlinit, Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan në fjalimin e tij historik më 1987 në Berlinin e ndarë, i pat bërë thirrje udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbaçov që ta shembte Murin famëkeq të Berlinit.  Aty, para portës Brandenburg, Presidenti Reagan pat deklaruar se: “Për derisa kjo portë mbetet e mbyllur, nuk është vetëm çështja e Gjermanisë që mbetet e pazgjidhur, por është edhe liria në mbarë botën që mbetet një çështje e pazgjidhur”, për qindra miliona njerëz që dëshirojnë lirinë nga pushtimi komunist ndërkombëtar. Ishte e qartë se shembja e Murit të Berlinit, simbolit më të mbrapsht të komunizmit në Europë, gjërat më në fund, do të ndryshonin për më mirë.

Nuk ka dyshim se shembja 35-vjet më parë e Murit të Berlinit — simbolit të tiranisë komuniste në Europë dhe në botë — ka ndryshuar botën.  Ai Mur ishte një pengesë denigruese fizike, shpirtërore dhe psikologjike për popujt e robëruar nga komunizmi që kërkonin lirinë, anë e mbanë Evropës dhe më gjerë. Ishte një Mur simbol që dukej sikur do të përjetësonte praninë sovjetike dhe regjimet diktatoriale komuniste anë e mbanë Europës. Për derisa qëndronte Muri i Berlinit, njerzit ishin të bindur se Evropa nuk do kishte liri. Bota mbarë sikur e kishte pranuar ndarjen midis lindjes komuniste dhe perëndimit demokratik si diçka të pakthyeshme, si të përhershme. 

Por më në fund në vitin 1980, Shtetet e Bashkuara zgjodhën për president, kandidatin e Partisë Republikane, Ronald Reagan, i cili nuk hezitoi ta quante Bashkimin Sovjetik si perandorinë e së keqes.  Qershorin e vitit 1987 ai mbajti fjalimin tanimë të famshëm në Berlin, me të cilin i bëri thirrje udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbaçov, madje kundër këshillave të ndihmësve të tij të ngushtë – se në qoftë se me të vërtetë dëshironte paqen, atëherë të urdhëronte shembjen e Murit të Berlinit dhe të lejonte ribashkimin e Gjermanisë. Por, megjithë rolin e tij vendimtar, Presidenti Ronald Reagan nuk ishte një kalorës i vetëm në këtë zhvillim historik për Evropën dhe botën. Presidenti amerikan Reagan kishte përkrahjen e udhëheqësve botërorë: Kryeministres britanike Margareth Thatcher, Lech Walesa me Lëvizjen e punëtorëve polakë Solidarnost, por edhe lëvizjet e disidentëve anti-komunistë anë e mbanë Europës. Papa Gjon Pali II, u ofroi këtyre përpjekjeve anti-komuniste forcën e tij morale dhe më në fund nuk mund të mohohet kontributi i udhëheqësit të atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbaçov, i cili duket se kishte vendosur të mos përdorte tankset kundër lëvizjeve historike anti-komuniste anë e mbanë Europës Lindore dhe Qendrore. 

Por sot në këtë 35-vjetor kujtojmë se — si përfundim i këtyre përpjekjeve të udhëheqsve botërorë, në nivel ndërkombëtar dhe qendresës së popujve anti-komunistë të Evropës Lindore e Qendrore për liri e demokraci — më datën 9 Nëntor të vitit 1989 u shemb më në fund Muri i Berlinit, u ribashkua Gjermania dhe u shemb edhe komunizmi, të pakën siç njihej deri atëherë, anë e mbanë Europës Lindore dhe Qendrore, duke ndryshuar kështu, shpresojmë, përgjithmonë Europën dhe Botën. 

Si dëshmitar i shembjes së Murit të Berlinit dhe regjimeve gjakpirës komuniste anë e mbanë Evropës dhe më gjërë, trashëgimia e këtyre ngjarjeve historike sikur rikumbon sot në veshtë tonë, ndërkohë, që Evropa përballet me një konflikt të ri, si përfundim i pushtimit të Ukrainës nga Rusia putiniste. Duket sikur 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, bota i ka harruar mësimet që ofrojnë tragjeditë dhe sakrificat e milionave njerzve të pafajshëm që kanë humbur jetën për liri, pavarësi e demokraci, në luftën kundër komunizmit, anë e mbanë Evropës dhe botës. Nëqoftse Muri i Berlinit ishte simbol i ndarjes dhe përçarjes midis popujve dhe kombeve në periudhën e komunizmit, atëherë, shembja e këtij Muri — në këtë 35-vjetor — do duhej të shërbente si një simbol i bashkimit dhe paqeje për të gjithë popujt në Evropë dhe në botë.

Frank Shkreli  

Fall of Berlin Wall: A Reminder of the Truth of Totalitarian Regimes
Reagan’s 'Tear Down This Wall' Speech Endures | National Review

                 “Zoti Gorbachev, shembe këtë mur” – Berlin, 12 Qershor, 1987

Filed Under: ESSE

VATRA PROMOVOI VEPRAT E ADEM LUSHAJ RRETH KRIMEVE SERBE NË KOSOVË

November 9, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 9 Nëntor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra promovoi veprat e Adem Lushaj: “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” dhe “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore (si u konfiskuan pronat private nga Manastiri i Deçanit)”. Libri “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”, botim i “Jalifat Publishing”, përmban mbi 300 dëshmi të viktimave dhe dëshmitarëve të krimeve serbe ndaj popullatës së Deçanit, Junikut dhe fshatrave të Pejës, Gjakovës dhe Klinës. Dëshmitë e mbledhura gjatë periudhës korrik-dhjetor 1999, dëshmi të mbledhura së bashku me Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG) dhe Tribunalin e Hagës, janë të përkthyera edhe në Gjuhën angleze dhe turke. Në këtë libër janë përfshirë edhe dhunimet seksuale të ndodhura në disa fshatra të Deçanit. Në librin “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore”, prezanton zhvillimet që kanë ndodhur rreth faljes së pronave të ndërmarrjeve publike APIKO dhe ILIRIA në Deçan, falje që më vonë ishte njohur edhe nga Kolegji i Specializuar e Gjykatës Supreme dhe Gjykata Kushtetuese. Në këtë libër janë bashkëngjitur edhe vendimet e këtyre gjykatave dhe dëshmi tjera të cilat prezantojnë atë se çfarë kishte ndodhur rreth pronave publike dhe pakënaqësitë ë e qytetarëve të Deçanit. Me pjesëmarrjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë, Ramiz Tafilaj, drejtor i “Jalifat Publishing”, autori Adem Lushaj,

Kryetari i Komunës së Deçanit, z Bashkim Ramosaj, dhe drejtori i Shërbimeve Civile në Komunë e Deçanit z. Jashar Dobraj u pritën përzemërsisht prej vatranëve e patriotëve të New York-ute më gjërë. Në fjalën e mirëseardhjes nga Rrustem Gecaj “Nderi i Kombit” personalitet absolut dhe veprimtar i shquar në mërgatën e Amerikës u theksua rëndësia e suksesit dhe botimit të librave historikë dhe z.Gecaj premtoi se sponsorizon në emër të Vatrës botimin në serbisht të këtyre veprave për të denoncuar krimet e tmerrshme të serbëve në Kosovë. Në fjalën e tyre Lek Përlleshi dhe veprimtari Agim Aliçkaj diskutuan rreth krimeve serbe, planeve serbe për të zhdukur kombin shqiptar dhe nevojën për të shkruar rreth krimeve e masakrave serbe në Kosovë. Ramiz Tafilaj, drejtor i gazetës së Alpeve vlerësoi Vatrën dhe mërgatën e Amerikës në përpjekje për Shqipërinë e Kosovën dhe nevojën për përkthimin e veprave dhe fakteve historike për Kosovën dhe krimet serbe ndër shqiptarë. Z. Tafilaj vlerësoi gazetën Dielli për dokumentimin historik të historisë së shqiptarëve dhe duskutoi rreth gazetës së Alpeve si kontribut komunitar dhe atdhetar. Bashkim Ramosaj, kryetari i Komunës së Deçanit shpjegoi ringritjen dhe rimëkëmbjen e Deçanit e Kosovës që pas luftës deri në ditët e sotme.

Ai vlerësoi autorët që kanë shkruar për Deçanin dhe historinë e Kosovës. Theksoi nevojën e botimit të librave historikë me argumente shkencore e fakte historike rreth Kosovës dhe ekspozimit të krimeve e gjenocidit serb në Kosovë.

Ai çmoi bashkëjetesën fetare me devizën “feja e shqiptarit është shqiptaria” e ardhur që nga Rilindja Kombëtare, nevojën për zhvillim ekonomik të rajonit dhe vlerësoi mërgatën për kontributin e saj patriotik. Autori Adem Lushaj ekspozoi krimet e tmerrshme serbe në Deçan dhe përmbajtjen e dëshmive të botuara në librat e tij ku faktojnë gjenocidin serb mbi shqiptarët. Pas fjalës së gazetarit dhe aktivistit Shkumbin Tetaj, arkëtari i Vatrës Besim Malota falenderoi pjesëmarrësit në emër të kryetarit Dr. Elmi Berisha dhe solli një dëshmi të krimeve të Serbisë në Junik e Deçan. Ceremonia e promovimit u mbyll me dhurimit ndaj Vatrës prej kryetarit të Komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj të stemës zyrtare të Komunës. Një tjetër aktivitet i shkëlqyer patriotik e kulturor prej Federatës Vatra si lideri i padiskutueshëm patriotik e atdhetar në mërgatën shqiptare të Amerikës.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island New York

November 9, 2024 by s p

Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island New York, një fidanishte patriotike që edukon me atdhedashuri për Gjuhën dhe Flamurin Kuq e Zi fëmijët e lindur në mërgatën e Amerikës. Mirënjohje mësueses së përkushtuar Fabjola Gjinaj për dedikimin dhe punën e palodhur. Me mbështetjen e Vatrës Long Island New York, Shkolla “Gjergj Fishta” po shërben si njësi shpirtërore, edukative, patriotike, kulturore e komunitare për bashkimin e shqiptarëve në Long Island.

Ruajtja e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar shqiptar është vepër e shenjtë atdhetare.

Adresa:

134 Middle Country Rd, Coram, NY 11727

Kontakt: +19292175308.

Filed Under: Komunitet

Patriotët Halil Ahmeti dhe Alma Jaku i bashkohen Vatrës

November 9, 2024 by s p

Patriotët Halil Ahmeti, ish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe aktivistja e komunitetit shqiptar në New York Alma Jaku i bashkohen Federatës Vatra. Ata vijnë me energji të reja patriotike për të kontribuar dhe çuar përpara veprimtaritë komunitare dhe patriotike të Vatrës që është frymëzimi dhe busulla orientuese e veprimtarive atdhetare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kontributi patriotik në Federatën Vatra është vepër e shenjtë atdhetare për çdo shqiptar.

Filed Under: ESSE

Vatra fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar në New York më 22 Nëntor 2024

November 9, 2024 by s p

Vatra fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar në New York më 22 Nëntor 2024 🇺🇲🇦🇱🇽🇰

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT