• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2024

AAEA Hosts Fili Meridiani: A Celebration of Arbëreshe Heritage and Albanian Tradition

November 5, 2024 by s p

By Jacqueline Kapaj-Vieira/

The Albanian American Educational Association (AAEA) proudly hosted seven members of Fili Meridiani, an Arbëreshe traditional folklore group from Italy at SUNY- Westchester Community College in Valhalla NY, on October 30th for a presentation celebrating the rich history and culture of Albanians in Italy. This event highlighted the legacy of Albanian settlers who have maintained their traditional language, customs, music, dance, and attire for over 500 years.

“Bringing Fili Meridiani to our community was a unique opportunity to celebrate our shared heritage,” said Jacqueline Kapaj-Vieira, President of at AAEA. “Their presentation not only honors the historical journey of the Arbëreshe but also reinforces the importance of preserving cultural identity across generations.” This diaspora plays a crucial role in preserving and promoting Albanian culture, language, and traditions. Professor Lucrezia Lindia, host and AAEA Vice President, stated “Through initiatives like educational programs, cultural festivals, and through the arts, members of the Albanian diaspora continue to celebrate their heritage, ensuring that the rich traditions of Albania thrive for future generations”.

This event fostered a deeper understanding of the Arbëreshe’s contributions to Italian culture while also emphasizing the importance of cultural preservation in today’s world. Many attending the presentation expressed a newfound appreciation for the richness of traditions that unite the Albanian diaspora.

Fili Meridiani’s performance was a testament to the enduring spirit of the Arbëreshe people, embodying the strength of cultural heritage in the face of time and change.

On November 14th, at the Bronxville Public Library in Bronxville New York, AAEA will be hosting a book release based on the book, The Arbëreshe Women Yesterday, Today Tomorrow….between sacred and profane, that will include the Vorea Association, an international group of speakers who will provide an exhibition of Arbëreshe traditions, artifacts, music and cuisine. For more information about this event and future events or to learn more about AAEA’s mission to promote and celebrate education, and Albanian culture, please visit them on the web: albanianamericaneducators.org or friend them on Facebook, Instagram and LinkedIn.

About AAEA – The Albanian American Educational Association (AAEA) is dedicated to fostering a network of educators who promote lifelong learning.

Filed Under: Kulture

“Shqipëri-Kosovë, dy Vende sovrane një Komb i vetëm”

November 5, 2024 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Paraprakisht, më duhet që të falënderoj përzemërsisht median brënda dhe jashtë vendit për publikimin (25 vitet e fundit) të dhjetra vlerësimeve strategjike në fushën e reformave të sistemit të mbrojtjes dhe zhvillimit të interesave (mbarë) Kombëtare, me fokus situatën e sigurisë të pas-çlirimit të Kosovës nga pushtimi Serb (06/1999); progresin dhe sfidat për ndërimin e paqës së qëndrueshme si dhe axhendën e integrimit Euroatlantik (NATO/BE) të vendeve të rajonit të Ballkanit.

Edhe mbas daljes në reservë, në kapacitetin (forumin) e Ekspertit të fushës së SK, Rajonit dhe NATO-s, jam përpjekur për të përfaqësuar dhe prezantuar me dinjitet interesat (mbarë) Kombëtare në: “10-ra konferenca të Këshillit të Atlantikut, Institutit të Luftës dhe panele të ekpertëve/kolegëve të sigurisë në Washington, USA; Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Kolegjin e NATO-s Romë, si dhe 3 Samitet e fundit të Aleancës Euroatlantike, Madrid – 22, Vilnus – 23, Washington – 2024, etj”!   

  1.  KONSIDERATA TË PËRGJITHSHME

Përtej profecisë “si mallkim” të Nolit mbi shtazërinë e luftës mes vedit (për kolltuqet e politikës dhe zullumqarët e pusht-etit), nuk mund të mohojmë, “përkundrazi përulemi” për të rënët, luftëtarët dhe sakrificat sublime të Shqiptarëve në shekuj por edhe për patriotët vizionare, penat e forta, si dhe përpjekjet konstante për kohezion, që veçmas apo së bashku mbeten të skalitur në memorien e nderit të historinë sonë (mbarë) Kombëtare. 

Gjithësesi nuk mund të krenohemi as me patriotizma folklorike; as me“histori legjendare”; as me paranojën se “fajin e kanë gjithmonë bota”, Anglo-Amerikanët, Francezët, etj. Kjo pasi megjithëse me histori, gjuhë, kulturë, rreziqe dhe interesa të përbashkëta, fatëkeqësisht Shqipëria dhe Kosova mbeten ende të ndara. Nuk kam thënë/them kurrë të “qurravitemi, as të dorezëhemi dhe as te nxjerim sytë e njëri-jatrit”. Në të kundërt, e përsëris që gjaku, sakrificat, përpjekjet, arritjet (qoftë edhe modeste) si dhe problematikat ose “mësimet e nxjerra” duhet të Na shërbejnë si bazë për jetësimin të një Koncepti, Projekteve si dhe një matrice të përbashkët mes 2 vendeve.   

Pa bërë kurrësesi gjykatësin e protagonisteve të historisë së (pa) lavdishme por as profetin e ardhmërisë së ndritur, në vijim gjeni një përmbledhje gjeopolitike, duke përsëritur edhe më fortë rekomandimin për të hartuar, nënëshkruar dhe jetësuar një strategji historike mes RSh dhe Kosovës: “dy vende sovrane, një Komb i vetem”. Për më qartë, aplikimin e parimit bazë (artikullit-5) të NATO-s: “çdo sulm ushtarak ndaj tërësisë teritoriale të Republikës së Kosovës, konsiderohet edhe si sulm ndaj sovranitetit të RSh dhe anasjelltas. Kështu edhe kundërpërgjigja do jetë e përbashkët, proporcionale dhe shkurajuese”!  

Kjo platformë/përqasje, që për disa mund të tingëllojë shumë e fortë, mbetet një e drejtë legjitime për të aplikuar një koncept të avancuar “smart” mbi mbrojtjen e sovranitetit si dhe zhvillimin e interesave kombëtare duke garantuar faktorët ndërkombëtarë se kjo qasje nuk mbart asnjë “kërcenim” ndaj vëndeve të rajonit. Në të kundërt, synon kontribute shtesë për zhvillimin e masave të mirëbesimit reciprok, bashkëjetesës paqësore mes popujve, stabilitetin demokratik dhe axhendën integrimit Euroatlantik.  Për më tepër, që kjo paketë, mbetet e hapura ndaj çdo vendi të rajonit (përfshi Serbinë) për t’u përballur dhe adresuar bashkërisht sfidat ndaj terrorizmit, krimi të organizuar, trafiqeve, emergjencave civile dhe politikën e sigurisë së BE-së (ESDP).  

Në shtesë të sa paranojave bollshevike të E.Hoxhës, ende nuk arrij të (mirë) kuptoj pse dhe kush (në fakt kërkush) i ka ndaluar Qeveritë (me kullaro demokratike) mbas 1991, që ende nuk ka një akademi shkencash, sistem shëndetësor, mbrojtje kibernetike, ambasada të përbashkëta, etj. Gjithësesi duhet mbajtur në konsideratë që partneriteti strategjik (2-Shtete 1-Komb i vetëm) mes RSh dhe Kosovës tejkalon mandatet e disa Qeverive si dhe paranojën turkoshake të përjetësisë së (mbi) Pusht-etit. 

II. PAKETË me 10 PROJEKTE TË PËRBASHKËTA

Projekti nr.1: Krijimin e një Instituti të përbashkët të Studimeve Strategjike për zhvillimin e SSK, SU, PAZh, standardizimin, doktrinave, rregullave të angazhimit, etj, experiencë që duhet të institucionalizohet me një MoU. 

Projekti nr 2. Projekt -Pilot, ose shembullor për modernizimin e sistemit të mbrojtjes civile me koncept, paketë ligjore, kapacitete, rregulla angazhimi, strukturë të përbashkët të Komandim-Kontrollit (C2) si dhe një matricë me masa të përshkallëzuara dhe përgjegjesi respektive. Ndërsa mbështetur edhe në ekperiencën e Italisë, Sllovenisë, Austrisë, etj, në vartësi të Qëndrës (mbarë) Kombëtare të Emergjencave Civile (QKEC) mund të këtë 3 njësi/Br logjistike (force provider), 6 Baza Teritoriale dhe 12 Degë të Mbrojtjes Civile të shtrira në të gjithë territorin e RSh dhe Kosovës. 

Projekti nr.3: Sistem të përbashkët për arsimimin, trajnimin/stërvitjen e personelit ushtarak dhe civil për FA të 2 vendeve. Synimi i këtij projekti: “një Kolegj/Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM), një akademi oficerësh, një nënoficerësh, një shkollë trupe, një poligon stërvitje si dhe program të përbashkët Master dhe Doktoraturë.

Projekti nr.4: Njësi/Ekipe përbashkëta për operacione ndërkombëtare të drejtuara nga NATO, BE, OKB apo koalicione, përfshirë stërvitje të përbashkëta fillimisht në nivel toge e kompanie, stërvitje të shtabeve në qëndrën e perbashket të simulimit si dhe çertifikimin sipas standardeve të Aleancës.

Projekti nr.5: Task force e përbashkët, për mbështetjen Kosovës në 5 fushat e Planit të Veprimit për Anëtarësim në NATO (Politika, Ekonomia, Kuadri Ligjor, Financat dhe Informacioni); për pjesëmarrjen në iniciativat rajonale, si në SEDM/SEEBRIG, A5; në “Balkan Battle Group të BE”; Qëndrat e Ekselencës së NATO-s, etj.

Projekti nr.6: Inteligjencën ushtarake dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar sipas standarteve të NATO-s, me qëllim zhvillimin e kapaciteteve, si dhe rregulla të përbashketa angazhimi të inteligjencës për parandalimin e akteve terroriste, krimit, de-stabilitetit të shoqërisë demokratike, etj.  

Projekti nr.7: Struktura, plane, masa dhe proçedura të përbashkëta/koordinuara prokurimesh për blerjen e armatimit, pajisjeve dhe sistemeve madhore, të bazohuara në strandartet e NATO-s në mënyrë që FA të dy vendeve të jenë të ndërveprueshme.  

Projekti nr.8: mirëmbajtjen e armatimit, pajisjeve dhe sistemeve ushtarake si dhe një infrastrukturë e përbashkët për të shkatërruar municionet dhe armatimet e dala/tepërta jashtë përdorimit të FA. 

Projekti nr.9: Vëzhgimit dhe policimit të hapësirës ajrore, mbetet një nga projektet/sfidat më të vështira, më të kushtueshme dhe kështu të pamundura për secilin nga 2 vendet tona. Prandaj Shqipëria dhe Kosova do duhet të angazhohen bashkarisht (MoU për tu bërë pjesë me MoU e programeve rajonale (p.sh me Kroacinë). Me mbarimin e misionit të KFOR, ende përgjëgjes për hapësirën ajrore të Kosovës, Shqipëria duhet të mbështesë përfshirjen e Kosovës në iniciativën BRAD apo iniciativa të tjera. 

Projekti nr.10: Ngritjen e një kapaciteti portualo-detar të Kosovës “në ujrat e thella të Adriatikut (RSh)”, të dedikuar për të mbështetur veprimtaritë ekonomike por edhe të dislokimit strategjik të forcave ushtarake në operacionet ndërkombëtare, etj. Për modalitetet, procedurat, bazën ligjore, vend-ndodhjen dhe aspekte të tjera do të duhet paraprakisht vullnet politik.

III. MESAZHE PËRMBLEDHËSE

Qëllim i Platformës historike (2-shtete 1-Komb) si dhe paketës me 10 projekte të përbashketa: “zhvillimin e kapaciteteve, strategjive, doktrinave, standardizimin, planifikimin, prokurimet; emergjencat civile, arsimimit, stërvitjeve, pjesëmarrjes në misione kombëtare dhe ndërkombëtare, mirëmbajtjen, rreziqeve kibernetike, policimin ajror, situatat renegate, etj”. Ndërtimi i kapaciteteve më vehte (nga RSh/Kosova), në optikën profesionale është thjesht mision i pamundur. Duke qënë kështu, do ishte njëherësh edhe vijimësi e gabimeve historike, strategjike dhe gjeopolitike njëherësh. 

As draft-Platfoma, as 10 projektet e përbashkëta nuk janë kurrësesi përpjekje për të “shpikur rrotën dhe as thirrur Eureka”, pasi suksesi në këtë fushë me sencitivitet të lartë kombëtar, kërkon mentalitet të ri, besim reciprok, lidership të fortë dhe kohezion të shoqërive të dy vendeve. Për më tepër, këto kjo platforme dhe 10 projektet do duhen të konsultohen dhe harmonizohen me përpjekjet dhe qëndrimin zyrtare të SHBA: “Kosova, mbetet modeli kur komuniteti ndërkombëtar drejtuar nga SHBA, angazhohet për ruajtjen e interesave dhe vlerave të përbashkëta! NATO, do të duhet të qëndrojë në Kosovë deri sa FSK të ketë legjitimitetin dhe aftësitë për të marrë përgjegjësitë për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe sigurisë së vendit”. 

Përsa “merakun e sforcuar diplomatik”, konfirmoj se kjo përqasje është aplikuar me sukses edhe nga shumë vende p.sh. nga vendet e Beneluks-it, (Belgjikë, Holandë, Luksemburg); vendet Baltike (Lituani, Estoni dhe Letoni, si Kolegji Mbrojtjes (BALDEFCOL), Grup-Batalioni Përbashkët (BALTBAT), Policimi i Përbashkët Ajror (Baltik Air Policing); vendet Nordike (Norvegji, Finlandë, Suedi); Sllovenia me Hungarinë, pa përmendur qasjen e dy vëndeve të NATO-s (Turqisë dhe Greqisë) në raport me sovranitetin e Qipros, pra ndaj një vendi anëtar të BE-se!

Përtej “armatosjen deri në dhëmbë” të Serbisë; (keq) shpërdorimin e Beogradit për axhendën e Rusisë-Putiniste si dhe zgjimit (apo blerjen) e aleancave historike; besoj edhe më fortë se paqja mbetet misioni i vetëm, në interes të bashkëjetesës paqësore, sigurisë së jetës, pronës, mirëqënies së qytetarëve si dhe ardhmërisë euroatlatike të 6 vendeve të 6 vendeve të ballkanit perëndimor, pra Shqipërisë, Kosovës, MV, Malit të Zi, Serbisë dhe Bonje-Hercegovinës.

Ndërsa, aktorët dhe strategët/kolegët në rajon, Washington, Bruksel, etj do t’i sugjeroja që perspektivën e paqes, statuskuosë dhe interesave gjeopolitike në Ballkan, do duhet ta para-kushtëzojnë jo me rikthimin e garës se armatimeve, por me “imponimin” e dy Masave të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi Zyrtar: “(1) do të ruajë balancat e fuqisë ushtarake (Tanke,  Mig -29, Rafale, raketa Ruso-Kineze, etj) deri në masën që të mos kërcënojë fqinjët (posacerisht Kosovën); (2) nuk do të vendosen as instalime as aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësore), në kufijtë ndërshtetërorë, të monitoruara nga USA/NATO/BE, si faktor kritik për paqen në rajon.  

Po ashtu, do t’i këshilloja vëllazërisht faktorët politik të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që: “rrukullimën mbas humbjes së luftës së Rusisë-Putiniste, riciklimi i aleancave historike si dhe kërcënimet e Beogradit ndaj integritetit të Kosovës”, ti adresojnë me përgjegjësi të lartë shtetërore për të ndërtuar “Shqipërinë dhe Kosovën Demokratike”, përtej prezencës së NATO-s (që nuk mundet të jetë e përjetshme); ku mbi të gjitha, qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe në faktorizimin të rolit të Shqipërisë dhe Kosovës, nga konsumatorë në “Komb leader” për paqen, stabilitetin demokratik dhe integrimin në NATO/BE. 

Së fundmi, shpresoj që edhe ky produkt, të kontribuojnë sadopak, për të përditësuar “opinionin strategjik, zyrtar dhe publik” në rrafshin mbarëkombëtar, rajonal dhe jo vetëm. Ndërsa përtej paragjykeve (nga cinik që përdredhin jo vetëm të ndenjurat), më duhet te ri-rikonfimoj se, mbetem i përkushtuar për të kontribuar me ekperiencë dhe përgjegjësi shtesë në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare si dhe për forcimin e partneritetit strategjik me USA/NATO! 

Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; si dhe ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit; Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Ushtarak i RSh në SHAPE/NATO. 

Filed Under: Komente

“GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU” VJEN NË PHILADELPHIA MË 17 NËNTOR 2024

November 5, 2024 by s p

Të dashur bashkatdhetarë!

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, krenaria e një kombi që shtrihet në gjithë hapsirën ku flitet shqip do të përjetësohet edhe në Filadelfia. Në datën 17 Nëntor 2024, do të zhvillohet Ceremonia e Emërtimit të Rrugës Willits Rd- GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU – Emër Nderi. Ky projekt u realizua në saj të nismës së Këshillit Drejtues të Shoqatës “ Bijtë e Shqipes” me Zyrën e Këshilltarit të Qytetit të Filadelfias Councilmember Mike Driscoll.

Bashkë të gjithë në këtë ceremoni! Të respektojmë dhe nderojmë historinë, Heroin tonë Kombëtar dhe bashkëjetesën me komunitetin e madh të USA. Kuq e zi rruga Willits Rd – Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në datën 17 Nëntor!

E Diel, 17 Nentor, 2024

Orari 11:00am-1:00pm

BIJTE E SHQIPES

3322 Willits Rd

Philadelphia, PA 19136

Filed Under: Emigracion

TRI VEPRA SHKENCORE I SHTOHEN BIBLIOTEKËS SË VATRËS

November 5, 2024 by s p

Tri vepra shkencore me vlerë për komunitetin dhe studiuesit shqiptarë në Amerikë iu shtuan Bibliotekës Shkencore të Federatës Vatra. Aktivisti i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, studiuesi Prof. Elez Osmani dorëzoi te Vatra botimet: “Education in municipality of Gjakova 1990-2000”, “Historiani përballë ngjarjeve të mëdha të kohës – Beqir Krasniqi – Bajraktari, Jeta dhe veprimtaria”, “Vasil Gërmenji, një jetë në shërbim të çështjes shqiptare”. Këto botime të fushës së historisë dhe edukimit nxjerrin në pah figura të ndritura kombëtare dhe hapin shtigje të reja për hulumtime dhe kërkime serioze shkencore ku mërgata e Amerikës është një pasuri e jashtëzakonshme kombëtare e komunitare. I shoqëruar nga Burim Bajraktari, studiuesi Elez Osmani i bën një tjetër shërbim intelektual Vatrës dhe komunitetit shqiptar duke dhuruar botime me vlerë për historinë, letërsinë e mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Kulture

ELECT MARKO KEPI FOR NYS SENATE Join our fight to elect the FIRST Albanian into the NYS Senate. Let’s help Marko win this election by VOTING TODAY!

November 5, 2024 by s p

ELECT MARKO KEPI FOR NYS SENATE. Join our fight to elect the FIRST Albanian into the NYS Senate. Let’s help Marko win this election by VOTING TODAY!

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT