• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2024

Shërbime të mirëqenies nga Dr. Nano, punime të trikotuara nga Arta Kallaba – si i njohim dimensionet e estetikës?

December 16, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Festa e fundvitit Bukuri dhe Bulëza e mikpritëses Dr. Evia Nano, ditën e shtunë, manifestoi “pasionin e saj” së bashku me “krijimet që risjellin traditën shqiptare të punimit nga dorë nga artistja Ana Kallaba” siç tha ajo. Për të shijuar të bukurën dhe artin e estetikës nuk ka modele uniforme sepse secili ndjek rrugën e vet dhe i kultivon ato në formë vetjake.

Dr. Nano, mjeke e angazhuar në disa spitale me reputacion në Nju Jork, arriti të hapë klinikën e saj për shërbime estetike në një nga lagjet më të frekuentuara të Manhattan-it. Gjatë pesë vjetëve të fundit, ajo krijoi Eviaesthetics Med Spa, e specializuar në arritjet më të fundit të fushës së mirëqenies dhe bukurisë dinamike në bashkëpunim me Revance Aethetics, kompani amerikane me qendër në Nashville.

Ardhur nga Kosova rreth dymbëdhjetë vjet më parë, Arta Kallaba nga një karrierë e konfirmuar regjie teatri u tërhoq nga kostumografia dhe më tej krijoi firmën e saj të veshjeve të trikotuara dhe punime të tjera dore në bashkëpunim me gra shqiptare në Shqipëri e Kosovë.

Në sallonin e Eviaesthetics, të ftuarit bisedonin me Dr. Nano për trajtime lëkure e seanca të tjera të nevojshme dhe, lehtësisht, shkonin të flisnin me Artën për krijimet e saj, fustane, bluza, çanta dore, një pjesë të të cilave i kishte sjellë aty.

Estetika fizike, siç është paraqitja sa më prezantuese falë përparimeve farmaceutike, teknikave dhe terapive rezultatet e të cilave mbajnë mesatarisht gjashtë muaj, siç shpjegoi Dr. Nano, dhe estetika materiale e punimeve të trikotuara me shtizë të prezantuara nga Arta Kallaba në festimin falënderues së Eviaesthetics, ishin forma të së bukurës, të cilat ashtu si në atë festë, kur i njohim, mund të shfaqën para nesh në çdo kohë.

Poshtë ndërtesës, rruga zhurmonte nga vargu i pambaruar i Santacon – konventës së hareshme njëvjeçare – teksa i ftohti i acartë i dhjetorit vetëm se e bënte edhe më joshëse bukurinë e bulëzave.

Filed Under: Kulture

Shkolla shqipe “Skënderbej”, më e reja në Nju Jork

December 16, 2024 by s p

Luljeta Xhediku/

Më datë 14 dhjetor 2024 u themelua shkolla shqipe më e re në Nju Jork, e cila mban emrin e heroit tonë kombëtar, shkolla shqipe “Skënderbej”. Misioni i kësaj shkolle është të ruajë gjuhën amë, kulturën e traditat tona në brezat që vijnë. Ideja e hapjes së kësaj shkolle erdhi nga suksesi i programit “Bashkëbisedojmë në gjuhën e bukur shqipe”, program ky i nisur nga shoqata shqiptaroamerikane “Skënderbej” Inc. Në themelimin e shkollës ishin të pranishëm prindër, nxënës, gjyshe e gjyshër si edhe të ftuar nderi, si. Dr. Paulin Marku. Fjalën përshëndetëse e mbajti z. Imer Lacaj, kryetari i shoqatës shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc., i cili foli për misionin dhe rëndësinë e hapjes së kësaj shkolle. Ndër të tjera z. Lacaj theksoi: “Jam i emocionuar, por krenar që të jem këtu sot në këtë ditë historike, kur shoqata krahas përkujtimit të krijimit të 7-vjetorit të saj shënon një tjetër arritje të rëndësishme, shpall sot publikisht themelimin e shkollës shqipe “Skënderbej”. Në këtë ditë kaq të rëndësishme për shoqatën tonë në veçanti dhe komunitetin tonë në përgjithësi. Misioni i shoqatës sonë ka qenë dhe do të mbetet ruajtja e identitetit kombëtar, ruajtja e traditave dhe gjuhës sonë të bukur shqipe. Sot dua të shpreh mirënjohjen time për mësueset Adelina Lacaj dhe Geltjana Bulku, për kontributin e çmuar përmes programit të tyre “Bashkëbisedojmë në gjuhën e bukur shqipe”, që fillimisht ishte vetëm për anëtarët e shoqatës. Falë vizionit dhe përkushtimit të tyre, ato propozuan në kryesinë e shoqatës për krijimin e kësaj shkolle. Krijimi i shkollës u miratua nga kryesia e shoqatës më datë 8 dhjetor 2024. Gjithashtu, z. Lacaj shprehu mirënjohjen e tij të thellë për znj. Merita Shehu, menaxhere e bibliotekës ku zhvillohet mësimi për kontributin e saj të shquar në sigurimin e një ambienti cilësor për mësim dhe promovimin e kësaj nisme të rëndësishme në komunitet. Përshëndeti përfaqësuesi i federatës panshqiptare “Vatra” dhe kryetar i degës së “Vatrës” në Long Island, njëkohësisht bashkëthemelues i shkollës shqipe “Gjergj Fishta”, Dr. Paulin Marku. Dr. Marku, duke falënderuar për ftesën e marrë u shpreh “Jam i lumtur që një shkollë e re shqipe po hapet në Brooklyn, Nju Jork. Përgëzoj mësueset Adelina Lacaj dhe Geltjana Bulku, për këtë iniciativë që jo vetëm duhet përgëzuar, por duhet mbështetur, unë në fjalën time përshëndetëse në shkollën time ju thashë dy gjëra prindërve: në qoftë se ju si prindër e keni vullnetin dhe dashamirësinë tuaj që këta fëmijë të mësojnë dhe edukohen në Amerikë kundrejt çdo ligji, kundrejt çdo të drejte amerikane, por njëkohësisht në një vend të lirë e demokrat siç është Amerika, që na jep të drejtën të ruajmë kulturën, gjuhën, ju lutem bashkëpunoni me këta mësues të nderuar. Në qoftë se do të funksionojë bashkëpunimi prindër – mësues dhe nxënës unë jam i bindur se kjo shkollë që shohim me 20-30 nxënës shumë shpejt do të kemi shumë më tepër”. Më pas fjalën e mori anëtari i kryesisë dhe koordiantor i shoqatës me bordin e shkollës “Skënderbej”, z. Ervin Toro, i cili foli për koordinimin e veprimtarisë së shkollës dhe bashkëveprimin me kryesinë e shoqatës për programet mësimdhënëse, sigurimin e abetareve, librave e bazës materiale dhe fondeve të nevojshme që janë një pikë e rëndësishme për suksesin e shkollës. Përshëndeti gjithashtu mësuesja shumë e dashur për fëmijët, Geltjana Bulku, e cila ishte tepër e emocionuar për themelimin e kësaj shkolle dhe pasi na njohu me veprimtarinë e grupit “Bashkëbisedojmë në gjuhën e bukur shqipe” iu drejtua nxënësëve me këto fjalë “Fëmijë të dashur ju jeni jeta jonë, ju jeni ata që do të mbani gjallë frymën e atdhedashurisë dhe do të përcillni traditat tona dhe zakonet në vazhdimësi”. Ndër të tjera, mësuesja Geltjana Bulku theksoi se “ka më shumë gëzim kur jep sesa kur merr. Le të japim më të mirën tonë në shërbim të komunitetit, le të duam dhe të mbështesim nëri-tjetrin, ju falënderoj edhe njëherë të gjithëve ju që na mbështesni në çfarëdolloj mënyre, pa ju nuk mund të bëjmë asgjë, por me ju mund të bëjmë gjithçka”. Vijoi programin me fjalën e saj, mësuesja e palodhur dhe plot energji, Adelina Lacaj, e cila edhe pse kishte përgatitur një fjalim të gjatë e shkurtoi atë për t’u dhënë më shumë kohë fëmijëve që të gëzonin në këtë ditë. Mësuese Adelina u shpreh: “Sot është një ditë e shënuar për të gjithë ne, jemi mbledhur për të shtuar një shkollë më shumë në komunitetin tonë shqiptar, këtu në gjirin e Amerikës në Nju Jork. Emri i saj “Skënderbej” është pikë dhe lidhje historike, kujtesë dhe respekt i një kombi ndaj heroit të saj legjendar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili i la identitet kombit për ta gëzuar, respektuar e ndriçuar ndër shekuj. Shkolla jonë “Skënderbej” do të luajë një rol shumë të rëndësishëm, do të kontribuojë në formimin e individit, zhvillimin e familjes dhe komunitetit në përgjithësi. Në këtë shkollë, nxënësit do të nxisin të menduarit kritik, krijimtarinë dhe aftësinë për të zgjidhur probleme nga më të ndryshimet. Ata do të kenë mundësinë të marrin pjesë denjësisht në momente të rëndësishme historike të komunitetit dhe kombit tonë shqiptar”. Pasi folën dy mësueset, Adelina Lacaj dhe Geltjana Bulku si themeluese të kësaj shkolle, kryetari i shoqatës shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc., z. Imer Lacaj, lexoi përmbajtjen e certifikatës së themelimit të shkollës dhe ftoi Dr. Paulin Markun për t’u dorëzuar atyre këtë certifikatë. Nxënësit entuziastë kishin përgatitur një program artistik për të përshëndetur të gjithë të pranishmit, me rastin e themelimit të shkollës. Dhurata e parë simbolike për këtë shkollë të sapothemeluar erdhi nga sekretarja e shoqatës shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. Alketa Veshi, e cila dhuroi një kostum popullor të zonës së Tiranës, si simbol i trashëgimisë sonë kulturore. I urojmë shkollës shqipe “Skënderbej” shumë suksese në misionin e saj dhe edukoftë breza pafund në vazhdim!

Filed Under: Komunitet

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha u takua me Vatranët e Worcester

December 16, 2024 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra Dr. Elmi Berisha dhe arkëtari z.Besim Malota zhvilluan një takim të përzemërt e vëllazëror me degën e Vatrës në Worcester. Ata u pritën ngrohtësisht nga kryetarja Efi Qeleshi, sekretari prof. Thanas Gjika, vëllezërit vatranë Delia e shumë patriotë të tjerë në Worcester. Takimet e kryetarit me degët zhvillohet të kuadër të forcimit të Vatrës, bashkimit dhe afrimit të shqiptarëve pranë Vatrës dhe rritjes së bashkëpunimit me komunitetin dhe institucionet amerikane.

Filed Under: Politike

“Porosia e Kullës”…

December 15, 2024 by s p

Sokol Paja/

Vepra e Dr.Pashko Camaj “Porosia e Kullës” është një rrëfim shumë i ndjerë që shpalos jetëshkrimin e tij në sfida shumëplanëshe emocionale, kulturore, familjare dhe profesionale. Një libër që përshkruan ndjenjat më të fuqishme njerëzore si dashurinë, gëzimin, hidhërimin, frikën, panikun, pasigurinë, dramën, suksesin, lotin e ngashërimin. Një libër memoar shpirtëror, psikologjik, historik dhe ekzistencialist ku çdo lexues e sidomos çdo i mërguar e gjen veten thellë të përfshirë brenda tij. Një rrugëtim labirintesh, një libër kujtimesh të një jete të mundimshme por edhe të suksesshme që frymëzon përtej librit, ndriçon historinë, fton në udhëtim letrar e kulturor dhe jep përgjigje pyetjes së frikës që shfaqet jo vetëm si peng por edhe si dialog i përjetshëm me babain e tij, pyetje kjo që shoqëron udhëtimin letrar, fizik dhe shpirtëror të Pasho Camaj: a mos gabova që u largova nga vendlindja? Libri në vetvete është një rikthim në kohë, në terrenin hapsinor, në trashëgiminë tonë shumëshekullore shqiptare. Libri është himn për ëndrrat, për lirinë, për kohën, për jetën, për familjen, për fatin, për njeriun, për Ameriken. “Porosia e Kullës” është jo vetëm një promovim kulturor e atdhetar i vlerave kombëtare shqiptare por edhe një ftesë për ti mos harruar kurrë traditat tona.

Tregimet e Dr.Pashko Camajt janë një mësim i mirë sesi kurrë nuk duhet të heqësh dorë, sesi kurrë nuk duhet të dorëzohesh, ligështohesh apo zmprapsesh, por të gjësh fuqinë dhe forcën për të vazhduar të deri në realizimin e ëndrrës. Çdo sukses dhe arritje Pashko ia dedikon babait të tij, dhe sot nga kjo sallë Pashko Camaj po pyet veten: a thua do ishte bërë qejfi babait tim sot? Me librin e tij Dr. Pashko Camaj lë një testament kulturor, shpirtëror e letrar pasardhësve të tij si një amanet të përjetshëm që kurrë mos harroni rrënjët, kullat, prejardhejn e vendlindjen, gjuhën dhe pasurinë kulturore familjare e kombëtare. Pashko Camaj ka meritë pasi rrëfen modestisht, përshkruan detaje deri në imagjinatë, melankolik në dhimbje e vuajtje, dramatik e ankthioz në labirintet e së panjohurës por gjithmonë shpresëplotë siç i thoshte babai: “Zoti na e bëjë mirë për ne Çoço”.

Në rrëfimet e Pashko Camajt nuk ka mburrje, nu ka hiperbola, nuk ka folklorizëm bajate por ka jetë reale, personazhe reale dhe rrëfime autentike të një kohë të vështirë jo vetëm për personazhin kryesor e familjen e tij por për mbarë shqiptarët të mbetur jashtë kufijve shtetërorë shqiptarë.

Rrëfimet e Dr.Pashko Camajt, me një stil e gjuhë shumë të pasur, kanë dritë dhe optimizëm, forcë dhe krenari, thjeshtësi dhe mirënjohje. Përjetimet personale origjinale të Pashko Camajt vijnë me një modesti apostolike përkundrejtë sharlatanizamve që shoqërojnë herë pas herë letërsinë e mërgatës.

Tërheqës dhe fiksues i çdo detaji të rrëfyer, i pa gabueshëm, i saktë dhe me një kujtesë të frikshme, shoqëruar me dialogjet filozofike e shpirtërore të personazhit kryesor me çdo tangent në kujtimet e tij e bëjnë Pashko Camajn ndër rrëfyesit më real dhe origjinal në letërsinë e sotme të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E çmoj dhe vlerësoj si shumë të arrirë artistikisht veprën e Dr. Camaj, ku tregimeve mjaft interesante të tij me mjeshtëri stilistikore dhe figura të pasura letrare, përjetimet personale, historike, familjare, shoqërore e profesionale rrëfehen mjeshtrit duke përfshirë e prekur emocionalisht çdo lexues.

Filed Under: ESSE

Lamtumirë zoti ambasador!

December 15, 2024 by s p

Nga Harry Bajraktari/

Me përfundimin e shërbimit të ambasadorit amerikan Hovenier në Kosovë, dua ta përgëzoj për përpjekjet e tij të palodhura për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona.

Ambasadori Hovenier ka punuar me përkushtim për të ndihmuar Kosovën të përballet me sfidat e saj afatshkurtra dhe afatgjata, duke u përpjekur gjithmonë për ta çuar vendin përpara.

Kur përuruam Qendrën Tregëtare “American Retail Park”, në Pejë, na u bashkua për të festuar këtë moment historik me ne. Sa herë që këshilla apo prania e tij ishte e nevojshme, ai vazhdimisht na është gjendur, duke ofruar mbështetjen e tij të palëkundur.

E përgëzoj për marrjen e Urdhrit Presidencial “Ibrahim Rugova”, një nderim i merituar, nga presidentja Vjosa Osmani, e cila shkoi me këtë rast: “Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-në”.

Kjo është e vërtetë. Si diplomat, Ambasadori Hovenier ka qenë vazhdimisht i përkushtuar ndaj Kosovës, duke punuar për paqen dhe zhvillimin e saj dhe në rajon. Karriera e tij e jashtëzakonshme përfshin punën si anëtar i delegacionit të SHBA-së në Rambuje në vitin 1999, themelimin dhe drejtimin e Zyrës që shërbeu si degë e Ambasadës Amerikane në Luginën e Preshevës në vitin 2001 si dhe shërbimi si pjesë e ekipit të të dërguarit të posaçëm të OKB-së Martti Ahtisaari gjatë procesit që përcaktoi pavarësinë si statusin përfundimtar për Kosovën. Këto janë vetëm disa shembuj të kontributeve të tij të paçmueshme në vite.

E falënderoj për shërbimin e tij dhe i sukses në kapitullin e ardhshëm të jetës dhe karrierës së tij.

Zoti e bekoftë atë dhe familjen e tij! Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medalja Presidenciale e Kosovës për Merita si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT