• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2025

Në Kosovë – Masakra e Reçakut, një nga shumë dëshmitë e gjenocidit të Serbisë

January 14, 2025 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 14 Janar 2025/ Në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, në 15 Janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë shqiptarë. Ambasadori Amerikan William Walker, në atë kohë shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit.

Në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.

Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e përfunduar në Qershorin e para çerek shekulli – 25 viteve në Kosovë, gjatë së cilës forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 12 mijë shqiptarë e mëse 6 mijë rezultonin të zhdukur, derisa në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion shqiptarë i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.

Po para 26 viteve, pas masakrës së Reçakut, pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, në 6 Shkurt 1999 filloi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak. Konferenca u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Në mes të Marsit 1999 përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën. Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për Kosovën.

Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000.

Në 24 Mars filloi fushata ajrore e bombardimeve nga NATO prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mengjesi i 12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë. Në këtë vit 2025 bëhen 26 vjet të Lirisë së Kosovës nga Qershori historik 1999…

Në atë kohë raportoja për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë…

Një media e Shqipërisë ka shkruar se, “Një nga të paktët reporter në terren ishte Behlul Jashari, gazetari veteran që raportonte për ATSH-në dhe që ishte i pari që raportoi tragjedinë që kishte ndodhur.

Si pasojë e kësaj, Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagoi menjëherë duke iu referuar raportimit të Jasharit.”

https://tesheshi.com/blloku-gazetarit-ja-raportimet-e…

MASAKRA E REÇAKUT, DISA NGA RAPORTIMET QË BËJA PARA 25 VITEVE:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-15.ata.html

[05] Serb forces attack Shtimje areas

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Serb police and army forces had started early on Friday an offensive against Recak village, Shtimje area.

Sources of the Council for the Human Rights said that heavy artillery was bombing the village while Serb infantry was attacking Albanian villages.

There are no reports on the consequences of the attack but the population is fleeing the area. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[12] Rugova urges deployment of NATO forces to calm situation

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that the situation in Kosova was worse, dangerous and tragic and deployment of NATO troops would calm it.

Rugova condemned the attempted assassination of the chief of the Kosova Information Office Enver Maloku calling it an attempt against the independent institutions of Kosova. He added that a “new climate of violence with unclear killings” was created in Kosova.

He called “dramatic” the presence of the Serbian army in Prishtina and blocking of access to Prishtina by Serb armed groups.

Rugova hailed the intervention of the OSCE chairman -in-office Knut Vollebaek and chief of the OSCE mission there William Walker and his staff in calming the worse situation created during the week.

But “the deployment of NATO troops in Kosova will calm the situation and guarantee safety for citizens and that part of Europe and world,” Rugova said. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-16.ata.html

[22] 80 Albanians killed, massacred in Shtimje

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that some 60 to 80 Albanians were killed and massacred by Serb forces in Recak village, according to sources of the Kosova Democratic League in Shtimje.

Most of them were women, old men and children. They were killed while trying to flee the attack and found dead out of the village. Killed and massacred people were also found in houses with 24 persons killed in a room.

Eight out of all killed and massacred in Recak are KLA members. LDK sources in Shtimje said that there were no reports on casualties in Mollopolc and Petrove villages, which were the targets of the attack of large Serb military, police and paramilitary forces.

Sources said that identification of those killed and massacred was continuing. /lh/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[24] Kosova leader urges NATO immediate intervention

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the president of Kosova Ibrahim Rugova urged on Saturday an urgent intervention of NATO forces in compliance with the decision on immediate activation of the alliance.

Rugova said that an energetic and decisive international intervention could stop the Serb military and police machine and create preliminaries for a political solution to the Kosova issue. Rugova made the statement after yesterday’s massacres of Serb forces in Shtimje region.

He strongly denounced the massacre of the Albanian population and said that the heavy attack of Serb forces against the Shtimje region was undertaken while the international factors were engaged in finding a political solution to the Kosova issue.

The attack against the civilian population was a flagrant opposition to these efforts, Rugova said in his statement.

He urged international energetic intervention in Kosova in today’s meetings with an extensive delegation of the Foreign commission of the Norwegian parliament and Swiss ambassador to Belgrade Pol Vilfi.

Many political parties and organisations condemned the massive execution of Albanians in villages of Shtimje and asked for urgent deployment of NATO forces in Kosova. /lh/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[26] Kosova president declares mourning day

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the Kosova president Ibrahim Rugova declared Sunday a day of mourning in Kosova.

Sources of the presidency said that “following the massacres of dozens of Albanians in the commune of Shtimje by Serb military and police forces, the president of the Republic of Kosova declares Sunday, January 17, 1998 a mourning day in Kosova to honour the victims.” lh/ak/

Filed Under: Politike

KARRIERA TË NDËRPRERA NGA NDRYSHIMI I ERËRAVE TË MIQËSIVE TË SFORCUARA

January 14, 2025 by s p

Kosta Nake/

Kur vepra ngrihet mbi një sekuencë të shkëputur nga realiteti, ka diçka prej bukës së ngrohtë pjekur në ato furrat e dikurshme familjare. Nëna e shkrimtarit pati përjetuar një vit të jashtëzakonshëm në jetën e saj, atëherë kur autori ishte në djep; Nëna i kërkoi Birit të shkruante për atë vit të jashtëzakonshëm, kur jo vetëm kishte kaluar gjysmë shekulli, por Biri ishte bërë Ministër i Jashtëm i një partie të krijuar në një sistem të ri politik me pozicionim antagonist me partinë e Babait. Rrjedhimisht gjithë terminologjia politike e përdorur bashkë me kompromentimin e naivitetit fëminor përfton një vel të tejdukshën ironie që demokratët e shohin si apologji, kurse komunistët e metamorfizuar si nostalgji.

Vepra, e ngritur mbi një shtysë të brendshme familjare, vjen me një mënyrë të veçantë paraqitjeje të personazheve: Për autorin e rrëfimit heroina kryesore është Nëna, për Babain është e Shoqja, për Gjyshin është Nusja ose e Reja, për Partinë dhe për shoqet komuniste është Shoqja S. Gjyshi i autorit është Vjehrri për Nënën dhe i Ati për Babain. Shoku H. është Daja për autorin dhe Vëllai i madh për Nënën. Po t’i thërrisnim personazhet në skenë, do të ngjiteshin atje dhjetë prej tyre, pesë meshkuj e pesë femra.

Çdo gjë ka një fillesë, për prozën letrare kjo quhet pika e lidhjes. Si rrufe në qiell të kthjellët, Nëna merr një ftesë të papritur për t’u paraqitur në zyrën e Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë, ftesë që duke i shkuar një nuseje të re e të bukur e cila bën jetë shtëpiake dhe nuk e ka burrin në shtëpi, mund të përfundojë në një skenë erotike, sepse “…zyrat e politikanëve të lartë janë të mbushura me mistere djallëzore, ku njeriu i pamësuar zbulon pafuqinë e vet, duke pësuar në shpirt gjymtime të papërfytyrueshme.” (f.9) Nuk ndodh aspak kështu, por deklarimi i takimit dhe detyrës si sekret shtetëror, hiperbolizimi i qëllimshëm, kthehet për Nënën në gur Sizifi që zë gjithë pjesën e parë.

Pse e kërkon Sekretari i Parë? Mund të jetë edhe për mirë, sepse Komiteti i Partisë nuk është zyra e Sigurimit. A duhet që nëna të bisedojë me shoqen Kumrie e cila është aktiviste e shquar? A duhet t’i kërkojë ndihmë shoqes më të afërt, Dritës, fejuar me një të arratisur që është hedhur “në krahët e borgjezisë ndërkombëtare për t’i shërbyer asaj si mish për top?” (f.30)

Nëna paraqitet te Sekretari i Parë i cili bën dy gabime në komunikimin me Nënën: e para përdori fjalën “shoku” për Dajën bari gjë që tingëllon si tallje; e dyta, i tha se burrin e kishte marrë malli për të. Ç’kuptonte sekretari me “mall”? Ai i ngarkon një detyrë të rëndësishme në raport me Partinë dhe i kërkon një punë speciale për duart e saj që bëjnë mrekulli me grep dhe pe të bardhë.

Nga ky çast në vetëdijën e Nënës ndodh një ngacmim që përcillet si angazhim, kjo bën t’i përngjajë “Nënës” së Gorkit, por te Gorki është Pavli që e tërheq nënën në lëvizje, te Mustafaj kemi një bebe me përndritje engjëllore që miraton angazhimin politik të Nënës. “Zemra ime e vogël, Ti më jep guxim, më jep gjithçka që më duhet.” (f.186)

Nëna ngacmohet nga ideja që mund të vizitojë Tiranën. Mos ishte lojë nga i Shoqi? Nëna guxon të shkojë për një takim të dytë me Sekretarin e Parë për më shumë informacion rreth mbajtësit të opingave: i shëndoshë apo i dobët, i shkurtër apo i gjatë, i ri apo i vjetër, masën e këmbës të paktën. Sekret. Do të zbulohej vetëm pas dy ditësh. Me një lajm të madh: Në Tiranë do vinte Hrushovi. “Ti e di se Hrushovin e kemi mik të shtrenjtë.” (f.112)

Hrushovi erdhi, po Nënën nuk e thirrën si pjesë të delegacionit pritës. Kompesohet me mitingun në fushën e futbollit ku Sekretari i Parë jo vetëm e thërret Nënën pranë tij në tribunë, por i jep mundësi të flasë. Të nesërmen fotoja e saj ishte në faqen e parë të gazetës “Zëri i popullit”. Tre vjet pas martesës, po bëhej pjesë e jetës publike. Ngjarjet fillojnë e rrjedhin me shpejtësi. Nënës i shkojnë për vizitë të papritur shoqja Rushe dhe shoqja Kumrie. Me cilësinë e kryetares së Këshillit të Grave të krahinës, Rushja e quan Nënën yll në ngjitje dhe shembull frymëzues. Do të organizohej një fushatë dhe ajo do shkonte në takime me të rinjtë dhe gratë.

Vizitë e pazakontë ishte ajo e Selmanit, një nga partizanët e parë, që pas luftës ishte dërguar për studime si mësues, por ishte i goditur, sepse kishte bërë dasmën e djalit në javën e zisë për Stalinin. Ishte përjashtuar nga partia, ishte hequr si mësimdhënës, ishte dërguar në gurore. Kyçja e gojës e kishte shpëtuar që mos rrëzohej nga buza e greminës. Tani deklarohet antistalinist, e kishte bërë qëllimisht dasmën me aheng dhe deklaratat e atëhershme të pendesës ishin vetëm për vetëmbrojtje. Hrushovin e shikonte si njeriun me fytyrë njerëzore që i kishte munguar socializmit. Ardhjen e Hrushovit në Shqipëri e shikonte si shenjë pozitive për të ndryshuar gjërat. Kishte ardhur të fliste me Nënën se ardhja e Hrushovit i kishte bashkuar. Ky rrëfim ishte si një lloj testamenti. Nga ky takim Nëna sheh Gjyshin që e kishte lepurin në bark dhe e humb rëndësinë si kryefamiljar.

Vizita e radhës është e shokut H., Daja i rrëfyesit. Kishte një brengë, një siklet. Pyetja e Dajës është tronditëse: “E di burri yt për këto që po bën?” (f.178) Por ai urtësohet si burrë i mundur, sepse Partia ka porositur të zhvillohet lufta e klasave edhe brenda familjes. “Është koha e ndryshimit” – i thotë Nëna të Vëllait. (f.181)

Bota e Nënës përfshihet nga një vorbull, me bindjen se po zbulon veten e vërtetë. Fillon të lexojë shtypin e Partisë, imiton fjalimet e udhëheqësve të partisë të rrethit para foshnjës. Vjehrri e dëgjon, por hesht se është plak modern, ka përqafuar erën e re. Përsëritet si refren “ylli në ngjitje”. Po fillonte një e ardhme e ndritur politike. Nënës do t’i jepet Urdhri i Yllit me pesë cepa dhe lajmin e parë ia jep Kumria si sekret. Dekorata kishte lidhje me ndihmën e Nënës për forcimin e miqësisë vëllazërore midis popullit shqiptar dhe popujve të lavdishëm të Bashkimit Sovjetik. Në ceremoninë e dhënies së dekoratës vjen Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Indoktrinimi jep rezultatin e parë: Nëna ndihet fajtore se ardhja e të deleguarit mund t’i verë jetën në rrezik, prandaj ishte gati ta refuzonte dekoratën. Po refuzimi kishte anën e vet të zezë, mund të përfundonte në burgun e zi. Dhe vjen çasti kulmor i karrierës. Nëna shikon një ëndërr me vrasje. “E ç’më duhej mua kjo fitore?” – pyet veten Nëna. Kjo dekoratë nuk ishte vetëm për Shoqen S. por edhe për njerëzit e thjeshtë të popullit, që të mos dyshonin se Partia po i ngopte me lugë të zbrazët. Nëna kishte bërë një hap të rëndësishëm përpara në përgatitjen e nevojshme për të kryer me nder misionin që po i ngarkohej si shembull frymëzues për të gjitha gratë e krahinës. (f.221) Shoqja Rushe e lavdëron Nënën duke vendosur në gojën e shokut Enver edhe fjalë që ai nuk i kishte thënë. Këtu mbaron motërzimi shqiptar i “Nënës” së Gorkit për t’u kthyer në një grua të trembur që i përngjan “Kukullës” së Kadaresë.

Në ceremoninë e dhënies së dekoratës dhe në darkën pas saj, i Shoqi i Nënës jo vetëm që mungon, por as nuk zihet me gojë.

Ai vjen vetëm kur mbaron semestri shkollor, si kofini pas të vjelit, por edhe i vonuar, mbetet mospërfillës ndaj angazhimit politik të së Shoqes.

Mjedisit fshatarak të qytetit provincial i shtohet një përfaqësuese e klasës punëtore, Vasilika, për të cilën shumë shpejt fillojnë letrat anonime për qëndrimin moral të cilat mbërrijnë edhe në zyrën e Enver Hoxhës. Autori ka gjetur në arkiva letrat anonime për Vasilikën dhe letrën e Enver Hoxhës që udhëzonte të trajtohej “si histori burrash të dobët dhe jo si histori grash të shthurura.” (f.251) Ngarkesë negative përcillet edhe për dy gratë komuniste, Kumrien me pamje dhe veshje burri në pantallona e këpucë dhe Rushen që përfundon si limon i shtrydhur sepse i shoqi bëri synet njërin nga djemtë. E vetmja figurë stoike është ajo e Dritës e cila përfundon e internuar. Nga grupi i burrave, Sekretari i Parë, Babai dhe Gjyshi mbeten statikë dhe fisnikëria e këtij të fundit është e pamjaftueshme për të ndryshuar rendin e gjërave. I vetmi luftëtar mbetet Selmani që zhgënjehet në shpresën e parafundit për ndryshim që mund të sillte ardhja e Hrushovit dhe në shpresën e fundit nga nxitja e letrave anonime nga populli drejtuar Enver Hoxhës. Sërish autori ka gjetur në arkiva letrën dërmuese të Udhëheqësit: “T’i tregohet vendi!” (f.260)

Si filloi tatëpjeta e karrierës politike të Nënës? Me refuzimin e ftesës së Nënës për kafe nga shoqja Rushe, shoqëruar me kërcënimin se shumë shpejt do t’i hapen petët lakrorit. (f.291) Rushja hyri në jetën e Nënës si smirë kur u dekorua dhe u fuqizua si rivalitet. Pritja e ethshme duket sikur e kthen nënën në disidente. “Brenda kishte përshtypjen torturuese se mbante një mbushje dinamiti të cilit i ishte ndezur fitili.” (f.297) Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Nënën e thërrisnin rrallë, derisa e harruan. “Asaj i dhimbte kjo harresë.” (f.315) Pengu i nënës erdhi e u fry si brumi i ardhur: “Përse regjimi e kishte bërë të vuante si fajtore një grua si ajo, e cila me sinqeritet donte ta shihte veten si pjesëmarrëse ndërtuese të shoqërisë së re?” (f.326)

A janë këto grimca apologjie? Së pari, “do të vinte një kohë, kur pikërisht unë, i besuari i vuajtjeve të fshehta të shpirtit të saj, do ta shkruaja këtë histori duke nxjerrë në shesh… një torturë të fshehtë.” (f.265) Kjo torturë ishte ndjenja e vetmisë, që kishte prodhuar e ruajtur një mllef 30-vjeçar me veten sepse nuk kishte arritur t’i tregonte të shoqit rrugën që kishte zgjedhur. Së dyti, Nëna kishte besimin se nëpërmjet këtij rrëfimi publik do të çlirohej nga një barrë që nuk donte ta merrte me vete në botën tjetër. (f.276) Së treti, mund të konsiderohet si hakmarrje për Nënën shkelja e këpucës së Hrushovit në OKB.

Pse u shkrua ky roman? Sepse e ëma ia kërkoi të birit: “A mund të shkruash ti një libër për këtë tumor? Sigurisht që mund ta shkruash. Dhe do ta bësh. (f.272) Nëna donte një roman. Me detyrim e përcaktim. E sotmja të ndihmon të hedhësh një vështrim tërësisht të ndryshëm ndaj së shkuarës duke e krahasur me dyzet vite më parë. Vëllai i vogël i rrëfyesit që kishte emigruar në Gjermani, kishte dërguar një pako mbi të cilën ishte shkruar “Dëmtuar gjatë rrugës”. Nëna e zgjedh këtë shënim si aludim për fatin e vet. “Çfarë pret prej Babait pasi ta lexojë? “Hiç. Në veçanti nuk dua të më kërkojë të falur.” (f.275) Një shpresë që mbetet e pazbardhur.

(Romani “Dëmtuar gjatë rrugës” I Besnik Mustafajt, Toena, 2019)

Filed Under: LETERSI

FJALA BËHET URË NË DITËN QË S’KA ARDHUR…

January 13, 2025 by s p

Nga Visar Zhiti/

Përcjellje vargjeve të Jeton Kelmendit.

Të lutem botë, duaje më shumë paqen, mos u dorëzo.
Lufta të ndan, të lëndon, të shkatërron pa mëshirë.
Heronjtë e vërtetë nuk mbajnë armë lartë,
Ata mbajnë fjalën, shpresën, e ndalin të keqen.
Janë ata që mbjellin qetësinë, jo zjarrin që vret.

Janë vargje që duken dhe si credo të poezisë që hap librin e ri të Jeton Kelmendit. Është një zë, një lutje, një ftesë për bisedë, e kërkuar e poetit nga Kosova me botën dhe duam përgjigjen në të tanishmen… Nga bota? Por edhe nga vetja. Duhet një përpjekje për të kuptuar barrierat mes shpirtit dhe realitetit, ku poezia jo vetëm duhet të flasë, po dhe të dëgjojë. Prandaj dhe kthejmë fletën për te pare më tej në libër.

   *    *    *

Jeton Kelmendi mbart një dëshirë shtegtare, që nis poezinë e tij përpara dhe shkon pas saj ose kur ia arrin të shkojë ai më parë, merr poezinë e tij nga pas.

Di të bëjë miq nga ata që e dëshirojnë poezinë dhe njohjen që ajo të jep dhe, aq sa heshturazi, papritur gjendet në festivale të ndryshme në vende të ndryshme, në antologji, që kanë nëntituj të bujshëm: poezi nga bota, përkthehet, madje në mjaft gjuhë siç na e dëshmon, ndërsjelltas duke përkthyer dhe ai po ata, janë arritje të tij, është aftësi e tij dhe ne gëzohemi kur e marrim vesh, sepse është një copëz e Kosovës sot, që kërkon vetveten, larg vetes, rrugëve të botës…   

*    *    *

Poezia e re e Kosovës, – do desha të thosha, – zgjeron jo vetëm mushkritë e hapësirave të saj dhe do të kërkonte të frynte si erë në Ballkan, pse jo dhe në Europë, do të donte të mbërrinte deri në Azi, edhe në Amerikë, kudo ku mundej, – këtu s’e kam fjalën për suksese efemere qosheve të panjohura, për festat vanitoze të poezisë, reklamat e botimeve të bëra vetë, për rrjedhojë dhe të çmimeve dhe qokave, çertifikatave dhe diplomave, të bëra vetë dhe ato, lëvdadave të paguara, etj, etj. 

Do të desha atë pike gjaku të poezisë, që dhemb, pikon nga një plagë, çel, nxjerr petale ashtu si në vazon e saj dhe në vazo të tjera. 

Përhapja, qoftë dhe vetanake, diskrete ndër kolegët që e shkruajnë poezinë apo në lexuesit e pakët në përgjithësi apo dhe e mbetur në heshtje në katedra që ende s’janë… arrin të ngazëllejë apo do që të jetë shkak i një ngazëllimi dhe prêt vlerësimin, qoftë dhe të këtij akti…

Do desha të thosha a e dëshiroj, që poezia e Kosovës po e shton frymën e saj edhe shqetësimet, edhe format, edhe lirinë, zhgënjimet dhe shpresat, edhe duke humbur, por di të qendrojë, sepse e ka ditur qendresën dhe të jetë në kërkim si çdo poezi. Gjithmonë kur është poezi… 

Gjithsesi ato janë fjalë shqipe, copëza të ajrit nga peizazhi shqiptar. 

Emra të shquar kanë përçuar furinë apo ndërprerjen, këputjen dhe dhimbjen që ato shkaktojnë, duke nxitur kërshërinë e të tjerëve. 

*   *   *

Jeton Kelmendi gjakon përhapjen e poezisë së tij, prandaj dhe thotë se fjala bëhet urë.

Në librin e tij më të ri, në krahësim me librat e tij të mëparshëm, ndjejmë lëvizjen e shtuar, ai ngarend në kohë dhe në sa më shumë vende, i jep rëndësi njohjes dhe ura kështu kërkon bregun tjetër që s’duket në ditën që ende s’ka ardhur.

Pikërisht kjo ka shtuar përsiatjen, kërkimet brenda vetes dhe jashtë saj, që s’janë të njëjtë.

Monologu ka qartësi gjuhe dhe mendimi duke mbetur pjesë e atij hermetizmi që ishim mësuar ta gjenim në poezinë që dilte nga Kosova ndryshe. 

Koha është një ishull i humbur,
një vend ku nuk shkojnë të gjithë.

Koha truallëzohet humbshëm ku nuk shkel këmba e kujdo, pra mbetesh jasht:e kohës edhe pa e ditur, edhe kur ankohesh. 

Dhe vjen qortimi, tani më i drejtpërdrejtë, jo alegorik ndaj të huajit si zakonisht, sidomos kur është pushtues, por dhe kur nuk i përmbush pritshmëritë tona, edhe si mbështetës apo mik, por qortimi ndaj vetes si shenjë përgjegjshmërie dhe emanacipimi.  

Nëse të kam Atdhe,
pse nuk ndjej dorën tënde mbi supe?
Ati kujdeset për bijtë e vet…

Qortohet shteti i ri i Kosovës apo dhe Shqipëria? Apo të dyja bashkë? Se bashkë janë atdheu i poezisë shqipe, gjuhë dhe jetë e shqiptarëve, të ndarë në shtete në Ballkan dhe te përhapur nëpër botë. 

Dhe është e pritshme t’i kërkosh botës mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri, sepse së pari i je kthyer vetes, ia ke kërkuar asaj dhe po ashtu do që ta japësh .

Dhe ndërkaq mbërrijmë te poezia nga ku nisëm, ajo që hapte librin, “Një lutje për botën, paqe”. Kjo është në fund të fundit dhe poezia. 

Unë, që kam parë hijen e vdekjes dhe shijen e luftës,
E di çfarë do të thotë humbja, e di ç’është frika.
Por edhe paqja ka një aromë që askush s’e harron.
Të lutem, bëhu botë me zemër të butë e të qetë,
Amin për një të nesërme me dritë, jo errësirë.

Kërkimi i dritës si shfaqje e një pjekurie poetike, nga njëra anë kërkim brenda vetes, pra duhet ta bësh atë dhe nga ana tjetër një hapje ndaj botës, që duhet ta kuptosh dhe të bashkëveprosh.

Si një përfundim:

Poezia e Jeton Kelmendit në këtë libër të ri është një dëshmi e zhvillimit të tij si poet dhe e kërkimit të mëtejshëm mes historisë dhe të ardhmes, mes dhimbjes dhe shpresës. 

Poezia, edhe kjo e tij, nuk do që të kufizohet në konturet e një shteti, të një kombi apo të një kohe. Përkundrazi, lakmon hapjen dhe njohjen në kohën kur shpesh dominon fragmentarizimi i kulturave dhe izolimi shpirtëror. 

Arti ka fuqinë për të lidhur të gjithë ata që dëgjojnë, ndiejnë dhe kuptojnë. Ai nuk kërkon vetëm të shprehë vetveten, por të kapërcejë vetveten për të krijuar një hapësirë ku zërat e ndryshëm të botës mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Në këtë aspekt, poezia mbetet një akt guximi dhe besimi në fuqinë e fjalës dhe të ndjenjës. Ajo shërben si kujtesë se, pavarësisht tronditjeve dhe ndarjeve që përjeton njeriu, ekziston gjithmonë ura ku mund të arrihet te shpresa dhe pajtimi. 

Thirrja për paqe dhe mirëkuptim përbën një testament poetik që rezonon me të gjithë ata që kërkojnë një botë me më shumë zemër dhe dritë.

Patjetër dhe me poezi. Le ta titullojmë këtë libër “Sonte jam një përqafim”. Në pritje të një mëngjesi…

C:\Users\User\Downloads\IMG_3426.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_3427.jpg

Filed Under: ESSE

PRESIDENTI XHIMI KARTER, PAPA GJON PALI I DYTË DHE TË DREJTAT E NJERIUT NË BOTË

January 13, 2025 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated
Jimmy Carter photo

                                                                   Jimmy Carter

Javën që kaloi ndërroi jetë, në moshën 100-vjeçare Xhimi Karter mes,  Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, nga viti 1977-1981, i Partisë Demokrate amerikane. Ai jetoi dhe zhvilloi një jetë të gjatë e të pasur aktivitetesh si politikan, biznismen, humanitar, fetar, predikues dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqë. 

Në fjalimet e shumta gjatë ceremonive paraprake të varrimit, folësit dhe media të ndryshme theksuan sukseset e tija në shumë fushë, por edhe problemet me të cilat u përball gjatë mandatit të tij, sidomos ato ekonomike. Por, pak ose aspak, nuk përmend kontributi i tij në fushën e të drejtave të njeriut, që ai i kishte përcaktuar si pjesë e pandashme e politikës së jashtme amerikane. Në të vërtetë, ishte Presidenti Karter, i cili në krahasim me presidentët e tjerë amerikanë para tij – që në fillim të mandatit të tij, ri-drejtoi si të thuash, politikën e jashtme amerikane, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në botë – dhe duke i bërë këto të drejta pjesë të politikës së jashtme të administratës së tij. 

Për këtë drejtim të ri në politikën e jashtme amerikane, Xhimi Karter njoftoi popullin amerikan dhe botën në fjalimin e tij me rastin e inaugurimit president në janar të vitit 1977, duke thenë se Amerika, që në themelimin e saj si shtet dhe si shoqëri, ishte e para që ka përcaktuar bazën shpirtërore dhe lirinë njerëzore si vlera të nevojshme për një shoqëri të lirë e demokratike. “Që të jemi të sinqert me veten tonë, ne duhet të jemi të sinqertë edhe me të tjerët. Ne nuk do të veprojmë me vendet e huaja në një mënyrë që shkel rregullat dhe standardet tona këtu në vendin tonë…Pasi ne jemi të lirë, ne nuk mund të jemi kurrë indiferent ndaj fatit të lirisë, kudo tjetër në botë…Morali ynë na dikton qart që se ne duhet të mbështesim shoqëritë dhe vendet që ndajnë me ne respektin e palëkundur për të drejtat individuale të njeriut”, është shprehur Presidenti Carter në fjalimin e tij të parë me rëndësi, si President i Shteteve të Bashkuara, në Janar të vitit 1977. 

Ishte kjo një deklaratë e fortë nga një president i Amerikës — për një përqëndrim të ri të politikës së jashtme amerikane në mbështetje të të drejtave të njeriut kudo në botë – në një periudhë të historisë evropiane dhe botërore — kur lufta e ftohtë midis lindjes e perëndimit, midis shteteve komuniste dhe botës perëndimore demokratike – ishte në kulmin e saj. Ishte kjo hera e parë që një administratë amerikane përcaktonte të drejtat e njeriut si gur-themelin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e marrëdhënieve me shtetet tjera.  Kështu filloi dhe vazhdon deri në ditët e sotëme fokusimi i Amerikës për të përfshir të drejtat e njeriut në politikën e jashtme dhe në trajtimin e marrëdhënieve të Washingtonit me vendet e tjera – megjithse rrallë kush i jep kredi për këtë arritje Presidentit Xhimi Karter. 

Vetëm dy vjet pas fillimit të mandatit të tij presidencial, në tetor të vitit 1979, Presidenti Karter, bëhet presidenti i parë në historinë e Amerikës që pret në Shtëpinë e Bardhë Papa Gjon Palin e II – vizita e parë historike e një Pape në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte kjo vizitë e Papa Gjon Palit të II në Washington që i dha një domethënie të re dhe e mbështetjen e tij të forte, frazës “të drejtat e njeriut”, qoftë në politikën ndërkombëtare ashtu edhe në marrëdhëniet bilaterale midis shteteve – por sidomos në marrëdhëniet dhe në diskutimet midis Washingtonit e Moskës.  

Gjatë asaj vizite – e para në histori e një pape në Amerikë — Papa Gjon Pali i II vizitoi 6 qytete amerikane, duke e paraqitur veten kudo që shkoi, si një “lajmëtar i vëllazërisë dhe paqës”, duke predikuar mesazhin e mirë mbi të drejtat individuale të njeriut, mbi lirinë dhe dinjitetin njerëzor — Drejtuar jo vetëm popullit amerikan por edhe botës.  Një president amerikan i krishtër-protestant, Xhimi Karter dhe udhëheqsi i Kishës Katolike, Papa Gjon Pali i II, sipas një deklarate me atë rast nga Shtëpia e Bardhë, thuhej se në takimin midis tyre me 6 tetor, 1979, “Papa dhe Presidenti kanë renë dakort se përpjekjet për të avancuar të drejtat e njeriut në botë, përbëjnë një ide të domosdoshme për epokën tonë.”  

Duhet të kujtojmë se vizita e Papa Gjon Palit të II në Washington (6 tetor, 1979) erdhi vetëm 4 muaj pas vizitës së Gjon Palit të II në Poloni, atdheun e tij të origjinës.  Një vizitë kjo që, sipas disa historianëve, për atë kohë, ndryshoi Poloninë dhe botën. Vizita në Shtetet e Bashkuara dhe takimi në Shtëpinë e Bardhë e Papa Gjon Palit të II, me Presidentin Xhimi Karter në tetor, 1979, ishte rasti i parë historik kur një president i Amerikës zhvillonte bisedime me udhëheqsin e Kishës Katolike mbi gjendjen në botë dhe mbi shqetësimet për paqën dhe drejtësinë në botë. Ata, sipas, deklaratës zyrtare të Shtëpisë së Bardhë me atë rast, përveç çeshtjeve të tjera ndërkombëtare,  “ndanë besimin se respekti për të drejtat e njeriut dhe për dinjitetin e individit duhet të jenë gur-themeli i politikave vendore dhe ndërkombëtare të shteteve e kombeve. Papa dhe presidenti”, thuhej mëtej në atë deklaratë, “theksuan mbështetjen e tyre për konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, si dhe për organizatat dhe entitetet ndërkombëtare, që i shërbejnë kauzës së të drejtave të njeriut…”, thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë në përmbyllje të bisedimeve midis Presidentit Carter dhe Papa Gjon Palit të II në Washington. Deklaratat zyrtare të asaj vizite tregojnë qartë se çeshtja kryesore, ndonëse jo e vetmja, e bisedimeve midis tyre ka qenë avancimi dhe promovimi i të drejtave të njeriut, si pjesë e pandarë dhe e domosdoshme në marrëdhënie midis shteteve.

Ishte ky një qëndrim dhe përqëndrim i ri mbi të drejtat e njeriut në botë, nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zhvillimin e politikës së jashtme dhe ndërkombëtare – por njëkohsisht ishte edhe një presion moral ndaj komunizmit ndërkombëtar: Bashkimit Sovjetik komunist dhe regjimeve shtypëse komuniste të Evropës Lindore e Qendrore. Angazhimi dhe këmbëngulja e Presidentit Karter se të drejtat e njeriut do bëheshin pjesë e pandarë e politikës së jashtme amerikane dhe se të drejtat e njeriut do mbroheshin nga Amerika anë e mbanë botës — pasqyroheshin gjithashtu, që në fillim, në një letër që Karter i kishte dërguar disidentit të atëhershëm sovjetik, i njohur botërisht, si mbrojtës i të drejtave të njeriut, Dr Andrei Sakharov. Në përgjigje të një letre që Sakharov i kishte dërguar Presidentit Karter, duke i kërkuar presidentit të ri amerikan që të ngrente zërin në emër të gjithë atyre që po luftonin për të drejtat e tyre në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e Evropës lindore komuniste. Xhimi Karter ishte përgjigjur disidentit anti-komunist Sakharov: “Të drejtat e njeriut janë një çeshtje kryesore e Administratës time”. Siç kam thenë edhe në fjalimin me rastin e inaugurimit president, ka shtuar Karter në letrën e tij, “Ndonëse ne jemi të lirë, nuk mund të jemi kurrë indifferent ndaj fatit të lirisë kudo tjetër në botë…Ju siguroj se populli Amerikan dhe qeveria jonë do vazhdojnë angazhimin  tonë të fortë për të promovuar të drejtat e nejriut, jo vetëm në vendin, tonë, por edhe anë e mbanë botës”, ishte zotimi i presidentit të ri amerikan Karter dërguar disidentit anti-komunist më të njohur deri atëherë, Andrei Sakharov. 

Xhimi Karter, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithë thjeshtësinë e tij në detyrën më të lartë në botë dhe Papa Gjon Pali i dytë kishin zbuluar se – ndoshta megjithë mospajtimet fetare, njeri katolik e tjetri prostetant — ata vërtetë kishin diçka të përbashkët: kauzën e të drejtave të njeriut, një kauzë që administrata e Presidentit Karter e bëri pjesë të politikës së jashtme duke e promovuar në Amerikë dhe në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën. Ndonëse shumë prej nesh – përfshir autorin e këtyre rreshtave – i japim, kryesisht, kredi Presidentit Ronald Reagan dhe lidhjeve të tija me Papa Gjon Palin e II në luftën e tyre kundër komunizmit – duhet thenë se lufta për zbatimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut në botë, një nismë kjo e Karterit, mund të konsiderohet edhe si kauza e madhe për çlirim nga komunizmi dhe për liri e demokraci shekullin e kaluar në Evropë e që çoi, më në fund, në shembjen e Murit të Berlinit. Një fakt ky që, fatkeqsisht, nuk u përmend aq sa meritonte të përmendej në fjalimet që u mbajtën këtë javë me rastin e ceremonive të varrimit të Presidentit Xhimi Karter, i cili ndërroi jetë me 29 dhjetor, 2024 në moshën 100-vjeçare. 

Trashëgimia e Xhimi Karter në mbrojtje të drejtave të njeriut – gjatë mandatit të tij si president por edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë më 1981 – është ndër shumë të “para” që ai ndërmori gjatë mandatit si president dhe më vonë. Si asnjë president tjetër ai vazhdoi të ishte aktiv në shumë fusha të verpimtaruisë së tij në Amerikë dhe anë e mbanë botës.  Xhimi Karter – ishte presidenti i parë Amerikan – ndonëse jo në detyrë – që ka vizituar Shqipërinë pas shembjes së Murit të Berlinit në shtator të vitit 1993 —Frank Shkreli: Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhimi Karter mbushi 100-vjet, i pari president i Amerikës që ka vizituar Shqipërinë post-komuniste në shtator, 1993 | Gazeta Telegraf  

Frank Shkreli

Karter për Nenë Terezen “Një frymëzim për të gjithë mbështetsit e të drejtave të njeriut”

Xhimi Karter për Nenë Terezen: Kur Nenë Tereza ka marrë Çmimin e Lartë Nobel për Paqe për vitin 1979, Presidenti Karter i ka dërguar asaj një urim. Në letrën dërguar Nenë Terezes me atë rast, Karter vlerësoi punën e saj në ndihmë të varfërve, të sëmurve, refugjatëve dhe fëmijve. Njëkohësisht, Karter ka shtuar se shembulli i saj për përkujdesjen për të tjerët në nevojë është një frymëzim për të gjithë ata që mbështesin të drejtat bazë të njeriut. 

Mother Teresa Nobel Prize Winner

                            Oslo, 1979 – Nobeli i Paqës për Nenë Terezen

         A collage of people standing next to a plane

Description automatically generatedXhimi Karter me avokatin shqiptaro-amerikan Bardhyl Tirana – “Njeriu i Karter-it”, që reformoi Mbrojtjen Civile të Shteteve të Bashkuara

           A person in a white robe shaking hands with a person in a white robe

Description automatically generated Presidenti Xhimi Karter me Papa Gjon Palin e II – Papa i parë në histori që ka vizituar Shtëpinë e Bardhë– Foto by Bill Fitz-Patrick, October 6, 1979 –National Archives, Jimmy Carter Presidential Library and Museum, Atlanta, Georgia

President Carter with Pope John Paul ll during visit to Washington DC, October 7, 1979.

The pope who changed PolandPapa Gjon Pali i II në vizitën e parë në vendlindjn e tij (në Poloni) si udhëheqës i Kishës Katolike Universale, qershor, 1979 më pak se 4 muaj para se të shkonte për vizitë në Amerikë dhe takimin me Presidentin Karter. Historianët, në përgjithsi, janë dakort se Papa me origjinë polake kontriboi ndjeshëm në shembjen e komunizmit. Sipas disave, pa këtë vizitë të Papa Gjon Palit në Poloni në qershor, 1979, ndoshta nuk do kishte lindur lëvizja anti-komuniste polake Solidarnost – krijimi i të cilës, sipas shumë ekspertëve, shënoi fillimin dhe mbarimin e komunizmit zyrtar ndërkombëtar në Poloni dhe në mbarë ish-Evropën komuniste.

Filed Under: Politike

INSTITUCIONI I PARË I SHTETIT TË ISMAIL QEMALIT

January 13, 2025 by s p

(Me rastin e 112 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit shqiptar (13.1.1913–13.1.2025), të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës të drejtuar nga Ismail Qemal Vlora. Policia e Shtetit me moshë e trajektore përtejshekullore, me pikënisje idealet kombëtare, mëkuar me gjakun e 226 dëshmorëve, e 422 të rënëve, ka qenë, është dhe mbetet përjetësisht, garancia e sigurisë publike shqiptare. Rrugëtimi i Policisë së Shtetit ka kaluar përmes suksesesh, sfidash, arritjesh ndonjëherë dhe dështimesh, përmes gjakut dhe sakrificash, megjithëse sot Policia është e aftë të përmbush misionin e saj ligjor “Për Policinë e Shtetit”: “ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, parandalimin dhe luftën ndaj kriminalitetit, garantimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e jetës e të pronës dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në përputhje me Kushtetutën e aktet ndërkombëtare”.

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

Akademia e Sigurisë

Në rrugëtimin e ngritjes së institucioneve të shtetit shqiptar, pas krijimit të Ministrive të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, ngritja e  Policisë së Shtetit ishte “institucioni i parë pas Pavarësisë shqiptare” më 13 janar 1913 në Vlorë. Rendi dhe qetësia publike në Shqipëri ishte meraku i Ismail Qemalit që më 2 nëntorin e vitit 1912, kur u nis nga hoteli “Pera Palace” të Stambollit drejt Shqipërisë, për shpalljen e pavarësisë së shtetit të fundit të Ballkanit. Pavarësia e Shqipërisë, zgjedhja e organeve ekzekutive e legjislative të shtetit më 1912-ën ishin aktet sublime dhe domosdoshmëri jetike në katraurën ballkanike e europiane të fillimshekullit të XX-të. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë, për këtë akt madhor dhe vendimtar të shqiptarëve. Diplomatikisht u njoftuan edhe shtetet ballkanike si: Rumani, Mali i Zi, Serbi, Bullgari, Greqi e Turqi, duke ju kërkuar njohjen e pavarësisë, që ishte vullneti i gjithë shqiptarëve. Më 28.11.1912, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare. Ministrat u përzgjodhën nga të gjitha trevat shqiptare. Pavarësia përbënte aktin madhor dhe ngjarje kulmore në historinë e shqiptarëve, fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të gjithë shqiptarëve, për tërësinë tokësore dhe krijimin e shtetit të pavarur. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës. Vetëm një javë më vonë u formatua qeveria, ndërkohë që nevojë imediate ishte rendi, qetësia dhe siguria e brendshme. Rendi dhe qetësia ishte një prej obligimeve themelore të qeverisë së Vlorës. Ndjenja patriotike ishte pishtari i ndezur i atdhetarisë për tu mbrojtur nga rreziqet  e brendshme dhe të jashtme. Policia e Shtetit është struktura që e kërkon koha në të gjitha epokat. Krijimi i policisë së shtetit për herë të parë u bë bazuar në vizionin e themeluesit të shtetit, i cili në ditët e para të 1913-ës thoshte: “..siguroni sa më mirë qetësinë e vendit dhe rendin publik…”, porosiste Kryeministri Ismail Qemali prefekturat dhe bashkitë e vendit. Në funksionin administrativ policor, drejtor i parë ishte Halim bej Gostivari. Për herë të parë në një qeveri shqiptare nisi të funksiononte Zyra e Sigurimit Publik, që thënë ndryshe ishte Drejtoria e Policisë Shqiptare, me detyra administrative dhe gjurmuese, ndërkohë që shkollimi ngeli një ide në letër. Më 13 janar 1913 Qeveria e Përkohshme e Vlorës mori vendimin për krijimin e Forcave të Rendit, të Policisë dhe Xhandarmerisë, (AQSH, Fondi dokumentar nr. 245/II, viti 1913, dosja 69, f,1,2.). Detyrat e Kryeministrit të parë dhe Kuvendit të Vlorës, për rend e qetësi publike do kryheshin nga xhandarmëria që kryente funksione të policimit dhe drejtohej nga Sali Vranishti, Alem Tragjasi, Hysni Toska, Hajredin Hekali. Katër muaj më vonhë, më 4.5.1913 u krijua Shtabi madhnuer, që varej xhandarmëria me tre batalione: të Vlorës, Beratit e Elbasanit. Më 3.6.1913 u miratua “Rregullorja e Milicisë shqiptare të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës”, një dokument i rëndësishëm për kohën. Më 20.12.1913, doli dekreti i Qeverisë së Vlorës mbi Formimin e Xhandarmerisë shqiptare në krahinat e jugut, ku për organizimin e xhandarmerisë shqiptare një ndihmese të konsiderueshme ka dhënë edhe Misioni holandez i kryesuar nga De Weer që erdhi në fund të tetorit 1913 në Shqipëri. Shqiptarët bazuar dhe te rekomandimet e xhandarmërisë hollandeze krijuan 4 reparte xhandarmërie me 300 xhandarë secili. Në një periudhë prej një shekulli dhe dymbëdhjetë vjet Policia e Shtetit ka pasur historikun e zhvillimit, në përputhje me politikat shtetërore të disa rregjimeve republikane, monarkike, socialiste e demokratike, në periudha edhe nga më komplekset. Policia ka qenë domosdoshmëri jetike e shtetit, kërkesë e publikut, për misionin themelor në shërbim të rendit, qetësisë, sigurisë, komunitetit, zbatueshmërinë ligjore. Organizimi i parë i Policisë u bë në bazë drejtorie ishte me qendër në Vlorë. Drejtuesi i parë i policisë shqiptare në shtetin e Ismail Vlorës ishte Halim bej Gostivari nga Gjakova, më tej Fehmi Mezhgorani nga Tepelena. Identifikimi i mbiemrave të drejtorëve fillimisht flet për gjeografinë e hapësirës gjithëshqiptare nga vinin drejtuesit e institucioneve në fillim të shekullit të kaluar, edhe përtej hapësirës administrative të “Shqipërisë londineze”. Fakt është se, Policia Shqiptare është ngritur nga vetë shqiptarët dhe më vonë edhe është mbështetur e këshilluar nga ekspertë e specialistë hollandezë e më tej britanikë, edhe pse është ruajtur tiparet, identiteti i misionit civil të Policisë, formati i evropian, por dhe me norma juridike për gjurmimin, hetimin, arrestimin, mbrojtjen e të drejtave e të lirive të individit, ndalimet e hyrjeve me forcë në shtëpitë e qytetarëve, grumbullimet pa armë etj.

Përvojat botërore të policimit dhe xhandarmërisë dhe fryma e policimit shqiptar

Detyra emergjente e sigurisë së brendshme të shtetit, strukturimi mbi bazën e eksperiencave botërore të policimit ishte parësore për kohën. Ndërkohë që europianët, ballkanasit dhe më gjerë kishin dekada që ecnin në “shinat” e sigurisë së brendshme të shteteve. Europianët e njihnin anglezin Robert Peel, nismëtarin për miratimin mbretëror britanik të Aktit të Policisë Londineze të 19 qershorit 1829. Ai vendosi policinë e Londrës nën kontrollin si një zgjidhje për shkak të frikës së publikut në lidhje me vendosjen e forcave të ushtrisë në çështjet e brendshme. Sekretar i Brendshëm Robert Peel ishte i pari në botë që organizoi forcën policore përgjatë linjave civile, në vend se forcave paramilitare. Për tu dukur neutrale, uniforma ishte porositur e prodhuar qëllimisht në ngjyrë blu, sesa e kuqe, e cila ishte atëherë një ngjyrë ushtarake. Bashkë me oficerët të armatosur vetëm me një shkop druri dhe një raketë sinjalizuese për nevojën për ndihmë në rast rreziku. Radhët e policisë për kohën nuk përfshinin tituj ushtarakë, me përjashtim të gradës së rreshterit. Forca policore prej 1000 djemsh, ose “Bobsat”, për nder të krijuesit të tyre, Robertit, nuk mbante armë zjarri, edhe pse Robert Peel autorizoi Komisionerin të blinte pesëdhjetë pistoleta xhepi, për t’u përdorur në rrethana të jashtëzakonshme, që lidhet për rastët e përdorimit të armëve të zjarrit. Karakteristikat e bobsave ne sytë e publikut ishin “helmeta, shkopinj, bilbili”. Në Londër dhe jo vetëm vjedhjet ose thyerjet e shtëpive, ishte një problem i zakonshëm për policinë. “Shkelësit e shtëpive” ishin zakonisht të armatosur. Atëherë ishte gjithashtu e ligjshme, sipas projektligjit të të drejtave, për anëtarët e publikut që ishin protestantë, siç ishin shumica, të zotëronin dhe të përdorin armët e zjarrit. Pas vdekjes së oficerëve me armë zjarri në rrethet e jashtme të metropolit dhe debatit publik për armatosjen e forcës, Komisioneri i kërkoi Robert Peel për autorizim për të furnizuar oficerët në rrethet e jashtme me revolverë. Autorizimi u dha me kushtin që revolverët të lëshoheshin vetëm nëse, sipas mendimit të oficerit të lartë, oficerit mund t’i besohej ta përdorte me siguri dhe me përgjegjshmëri të lartë. Britaniku Robert Peel në mendjen e njerëzimit ka ngelur si “babai” i policisë së botës. Eksperienca britanike u përhap në mbarë botën, edhe në Shqipëri, që kishte aspirata të mëdha të shtetformimit. Tiparet e policimit në vendin tonë i përhapi edhe grupi i xhandarmërisë hollandeze me De Veerin në krye. Pas viteve ’20-të vështrimi u hodh edhe përtej kufirit administrativ shqiptar dhe në maj 1923 Kolonel Sterling mbriti në Shqipëri. Më 29.9.1926, vendin e inspektorit të përgjithshëm, që mbante gjenerali anglez Frank W. Sterling e zuri gjenerali anglez Perssi. Më 1933, në krye të Xhandarmërisë ishte nënkolonel Shefki Shatku, oficer i përgatitur dhe i arsimuar në kohën e mbretërisë së brishtë shqiptare në ndihmë të Xhandarëmrisë, kishte në dispozicion gjeneralin anglez në pension Perssi. Policimi në Shqipëri kishte kaluar në rrugë “të pashkelura”. Misionin e policimit e kryente Garda dhe Xhandarmëria shqiptare, si elemente të sigurisë së brendshme deri në prill 1939, kur pushoi funksionin me pushtimin e vendit. Misioni i policimit i Xhandarmërisë më 1936 kishte një kolonel, katër nën/kolonelë, 8 majorë, 16 kapitena të I-rë, 32 kapitena të II-të, 40 togera, 43 nëntogera, 144 oficerë gjithësej me buxhet të përgjithshëm 3.250.000 franga ari, që për kohën dhe forcën institucionale të shtetit të brishtë shqiptar ishte një shumë e konsiderueshme.

Policimi në periudhën e ringritjes së institucioneve të paluftës së Parë Botërore

Vitet ’20-të janë vitet ku vendosej ardhmëria e shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës, Lufta e Vlorës dhe pas konferenca e Versajës, ishin ngjarjet ku shqiptarët kaluan momentet më të rëndësishme historike të shtetformimit. Më 1919-1920, qeveria rivlerësoi rëndësinë e Policisë. Ajo organizoi Drejtorinë e Përgjithshme të Qetësisë Botore dhe u dha kompetenca nënprefekturave e prefekturave që të organizojnë zyrat e Policisë dhe të caktojnë policët në detyrë. Strukturat e Policisë u shtrinë në 14 nënprefektura, me efektiv prej 5 komisarë, 8 nënkomisarë, 43 policë, që ishin emërtuar “komiseri”. Ishte hera e parë në historikun e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë pati buxhet financiar, që në Nëntor 1919, buxheti u rrit 30% më 1920. Paga e punonjësve të policisë shënoi rritje me argumentin e përmirësimit të gjendjes dhe rritjen ndërgjegjësimin e policëve të shtetit të rilindur shqiptar. Viti 1920-të ishte viti i riorganizimit të Policisë shqiptare me drejtori policie në prefektura dhe shtimin e limitit organik të saj. Drejtorë të rinj të policisë dhe komisarë policie të rinj ishin sikurse administratorët vendorë e drejtuesit në strukturat e xhandarmërisë, ushtrisë e milicisë. Më 1921 roli i Policisë u fuqizua dhe iu kushtua kujdes i posaçëm i aftësimit për kryerjen e veprimeve proceduriale që në çastin e njoftimit për ngjarjen, ndjekjen me shumë përgjegjësi të ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin rigoroz në një raport në çdo dy javë. Kontrolli i territorit ishte detyrë bazale. Në metodën e policimit u kufizua e drejta e veprimit arbitrarisht ndaj individëve.

Policia e Xhandarmëria shqiptare nga vitet ’20-të të fillimshekullit të kaluar deri në pasluftën e Dytë Botërore në Shqipëri

Policimi shqiptar në gjysëm shekulli (1920-1990) eci në tre rregjime. Në vitet 1927, 1928 u bënë përpjekje për organizimin e Policisë Shqiptare sipas modelit italian, për zbatim të ligjit për Administratën Civile, duke synuar dhënien e të gjithë kompetencave prefektit për kontrollin e policisë. Në dhjetëvjeçarin 1928-1938 policia dhe xhandarmëria ka pasur zhvillime pozitive, ku futën elementë modernë perëndimor ne fushën e strukturave dhe legjislacionit te policisë e xhandarmerisë; krijohen për herë të parë, policia bashkiake më 1928, policia rurale më 1929, policia kufitare më 1930, policia e sigurimit publik më 1938, roja mbretërore e kufirit më 1939, xhandarmëria qytetase me atributet e policisë urbane, etj. Periudha e viteve 1939-1944 ishte në peshën e LIIB, ndërsa Policia në më të shumtën ishte strukturë e qetësisë e rendit në rrethana specifike të luftës. Fillimisht ajo ishte pjesë e trupës së armatosur e Policisë në Shqipëri, në varësi të kryesisë së Këshillit të Ministrave, por e inkuadruar në trupën policore të Mbretërisë së Italisë. Në strukturën organizatave spikatin Drejtoria Qendrore e Sigurimit Publik, zyrat e prefekturave, zyrat në nënprefektura dhe zyrat e kufirit dhe të post-porteve tokësore e detare. Gjatë LIIB strukturat e policisë e xhandarmërisë në pjesën me të madhe u asimiluan dhe u profilizuan sipas interesave të shteteve pushtuese. Gjatë pushtimeve italiane dhe gjermane, policia u integrua në strukturat ushtarake me emërtimin “Trupa e Armatosur e Policisë”. Për periudhën e pushtimit Italian policia ishte në mbikëqyrjen e këshilltarit të përhershëm të policisë italiane dhe shumë funksionarëve të tjerë italianë. Kjo periudhë pati fuqizim të policisë, rritje të përgjegjësive. Më 1943, në zonat e çliruara, u krijuan strukturat partizane për ruajtjen e rendit e qetësisë publike: Komandat e Qarkut, Komandat e Vendit dhe rojet vullnetare. Pas LANÇ-it organizimi e strukturimi i policisë është bërë sipas modeleve lindore. Çlirimi nga pushtimi nazifashit i vendit solli politika të reja në misionin dhe funksionin e policisë. Bërthamat e njësive policore të krijuara në zonat e çliruara gjatë luftës ishin të gatshme të merrnin përgjegjësinë e mbajtjes së qetësisë. Më 14.5.1945 u bë riorganizimi i policisë, për gjithë strukturat ushtarake të komandave të qarqeve dhe njihet si “krijimi i Policisë Popullore”, si strukturë e MPB, që varej nga Drejtoria e Policisë dhe në periudhën 1946-1948 limiti organik ka variuar nga 2286 deri në 3766 vetë. Deri më 1982 limiti organik i Policisë së Shtetit ka qenë i pandryshueshëm, ndërsa zhvillimet ndërkombëtare dhe ato të brendshme ndikuan në rritjen e limit organik të Policisë. Më 1991 shifra e punonjësve të rendit arriti në 21 mijë punonjës. Në fillimin e këtyre viteve kanë zanafillën krijimin e strukturave të forcave speciale, shtimi i masave të sigurisë për VIP-at dhe rritja e numrit të policisë kufitare.

Arsimimi policor garant i ardhmërisë së rendit dhe sigurisë publike shqiptare 

Arsimimi është fytyra e së ardhmes së një kombi, prandaj edhe për formimin policor shqiptar është menduar që në fillim të shekullit të shkuar. Përgatitja është bërë me kurse, ndërkohë që shkolla e lartë e MPB është ngritur më 20.12.1971 me VKM dhe që kishte tre degë, një prej të cilave ishte edhe “Dega e Policisë”. Vendosja e demokracisë në Shqipëri u shoqërua me reformim, ristrukturim për personelin, standartet e policimit dhe përmirësimin e infrastrukturës policore. Rrugëtimi përtej shekullor i Policisë Shqiptare, lidhet me obligimin moral e shpirtëror të përulemi në shenjë të thellë nderimi e respekti para punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës në emër të sakrificës sublime në përmbushje të misionit ligjor për të garantuar rendin e qetësinë publike në Shqipëri. Gjithë piramida shtetërore duhet të kuptojë dhe mirëkuptojë, por dhe nderojë gjithë ata që mbrojtën jetën e njerëzve me jetët e tyre. Prandaj mirënjohja për “gjakun e policisë që është gjak i shtetit” duhet të jetë në themelin e veprimtarisë zhvilluese në sigurinë publike në vend. Në një shekull e njëmbëdhjetë vite të ekzistencës së Policisë shqiptare vlen nderimi dhe vlerësimi i pjesëmarrësve të ndershëm të Policisë, të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan në përballje me elementët kriminalë, në çdo skaj të atdheut, larg familjeve, në kushte jo të favorshme pune e jetese por me bindjen e brendshme dhe pasionin e lartë për t’i shërbyer me rigorozitet ligjit, mbrojtjes së jetës së qytetarëve me jetën e tyre dhe garantimit e të ardhmes së qetë e të sigurtë në Shqipëri. Policia Shqiptare është në krah të policive moderne evropiane, e barabartë në frontin kundër krimit. Policia sot ka potencialet intelektuale e profesionale që janë të nivelit dhe standarteve që sigurojnë efikasitet të lartë në përmbushjen e misionit të saj, në përmbushje të kryerjes së detyrimeve ligjore e profesionale të përgjegjësive, si në fushën e krimit të organizuar ashtu edhe në atë të policimit në tërësi. Policia e Shtetit sot ka një bazë të sigurt të arsimimit modern, të kualifikimit dhe trajnimeve që është Akademia e Sigurisë tashmë edhe e akredituar zyrtarisht në pikëpamje institucionale dhe programore, për FSH dhe KPFP. AS-ja ka rreth 40 marrëveshje bashkëpunimi me jashtë dhe brenda vendit. Në ligjin për Policinë e Shtetit, nr. 82/2024, parashikohet që Policia e Shtetit të ketë  institucionin e saj arsimor përgjegjës për formimin, specializimin dhe kualifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit të nivelit operues, administrativ e menaxherial. “Akademia e Sigurisë” është institucion i lartë arsimor i profilizuar në fushën e sigurisë publike. Ndërkohë që VKM nr. 185 datë 25.2.2015, është datëkrijimi i Akademinë e Sigurisë, përgjegjëse edhe për edukimin dhe trajnimin e punonjësve të strukturave të tjera të sigurisë në vend. Për herë të parë ka Rektor të dekretuar nga Presidenti i RSH-së. AS-ja ka në dispozicion Qendrën Kërkimore Shkencore dhe të Projekteve, që ka realizuar disa projekte kërkimore shkencore, konferenca shkencore ndërkombëtare e kombëtare, që publikohen në revistën e njohur shkencore “Policimi dhe Siguria”. Akademia e Sigurisë është institucioni unik që punon fort për përmbushjen e misionit dhe të vizionit, ku veprimtaria në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor është vlerësuar në vijimësi nga publiku dhe autoritetet më të larta të ekzekutivit, MB-ja dhe DPPSH-së. Misioni i Akademisë së Sigurisë është zhvillimi dhe transmetimi i dijeve me anën e mësimdhënjes dhe kërkimit shkencor, në fushën e rendit dhe sigurisë për përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera ligjzbatuese. Përgatitja dhe edukimi policor është përparësi e programit politik të qeverisë dhe MB-së dhe e PSH si aset i pazvendësueshëm për ardhmërinë në luftë ndaj krimit, rendit e sigurisë publike. Akademia e Sigurisë ka bërë hapa të sigurtë vitet e fundit për akreditim institucional 5 vjeçar, akriditim të programeve, përthithjen e kontigjenteve për Bachelor direkt nga shkollat e mesme. AS-ja, me “Vendim të Bordit të akreditimit (IADLEST-USA) u certifikua me një rezultat prej 93,7 pikë, ku ndër 72 Akademitë policore, në kategorinë “Shkëlqyer”, një ndër 4 Akademitë më të vlerësuara  për periudhën 2024-2027, ndërkohë që po aplikohen në organizimet programore modelet e universiteteve më të përparuara në Evropë dhe Qendrave Federale të Trajnimeve për Zbatimin e Ligjit (FLETC) në ShBA. Rritja e standardeve akademike të mësimdhënies, përmirësimi i programeve mësimore që zhvillohen në AS-së janë reflektuar në trajnimin e 8670 specialistësh nga fusha të ndryshme pjesëmarrës në 344 trajnime. Në akademi administrohen aktualisht 110 programe, për specialist të hetimit të krimeve, funksione të veçanta, fitimin e gradave në rolet e mesme dhe të larta, për strukturat e tjera si AMP, BKH, zjarrfikësin, policinë ushtarake, policinë e burgjeve, për punonjësit me status “Nëpunës civilë” dhe “Punonjës administrativë”. Arsimimi policor është në përputhje me ligjin e arsimit të lartë dhe ligjit për Policinë e Shtetit, mirëkuptues e institucional, ku “sfida ngelet ndryshimi”.Rrugëtimi nga kursi i parë policor i 21.5.1938 i drejtuar nga Major Viktor Shantoja, vijon sot me Rektorin Prof. Mandro që është drejtuesi aktual i 19-të i AS-së. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, që janë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet ligjzbatuese dhe ka standarte e kapacitete për të realizuar metodat bashkëkohore të hetimit; kanë në dispozicion teknologjinë e informacionit e aplikon sistemet bashkëkohore në strukturat e policimit. Policia e Shtetit meriton nderim e mirënjohje në këtë përvjetor të rrugëtimit të saj përmes flakëve të përzhitura të krimit dhe triumfeve mbi vështirësitë. Policia e Shtetit nga drejtori i parë Halim bej Gostivari e deri te drejtori aktual Drejtues Madhor Ilir Proda (drejtori i 45 në radhë që nga viti 1913 dhe që e ka marrë detyrën më datën 2.10.2024), ka pësuar një transformim të madh, ligjor strukturor dhe arsimor, që meriton respektimin e punonjësve që mbrojnë, ruajnë rendin e sigurisë, që përmbushin misionin ligjor garantues të qetësisë publike. Policia e Shtetit është profesionala, me vlera njerëzore që ka merituar dhe meriton mirënjohjen e publikut shqiptar. Policia përbëhet nga djem e vajza e popullit nga gjithë Shqipëria dhe janë mbrojtësit e jetëve njerëzore, në shërbim të qytetarit, të rendit e qetësisë publike.

Biografitë e drejtorit të parë dhe drejtorit aktual të Policisë së Shtetit shqiptar

Halim Bej Jakova – Gostivari ka qenë drejtori i parë i policisë së shtetit shqiptar. Halim Gostivari ishte lindur në qytetin e Gjakovës në vitin 1878, në vitin e themelimit të LSHP-së. Ai ka kryer arsimimin në vendlindje dhe më tej ka ndjekur studimet e larta në degën “Drejtësi”, në kolegjin amerikan “Robert Kolezh”, në Stamboll. Është kthyer në Vlorë me kërkesë të Ismail Qemalit dhe më 13 janar 1913 deri më 24 maj 1913, kur ka qenë në moshën  35 vjeçare. Ai ka qenë drejtori i parë i Policisë për ruajtjen e rendit e qetësisë në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. Këtë detyrë e ka kryer edhe nga 28 gusht 1919-1 shkurt 1920; 1 shkurt 1920-17 dhjetor 1920; 22 prill 1922-1921, në gusht 1922 (3 vjet e një muaj). Ka kryer edhe funksione të tjera si: deputet (1922-1923); në funksione si drejtor më 1921 – 1922; prefekt (1923-1924). Ka qenë njohës shumë i mirë i gjuhëve të huaja: osmanisht, serbisht, frëngjisht, italisht dhe gjuhën e nënës, shqipen. Ai emigroi i përndjekur si mbështetës i lëvizjes së qershorit të vitit 1924 me Fan Nolin; u pensionua vetëm 40 ditë para vdekjes kur ishte “braktisur” nga shteti i parë republikan. Është shuar më 1.8.1927, në moshën 49 vjeçare. Vlerësimi i tij, si drejtori i parë i Policisë Shqiptare është bërë pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, tre dekada e gjysëm më parë.

Drejtues Madhor Ilir Proda është Drejtori i 45-të i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai është lindur në qytetin e Sarandës. Ilir Proda është oficer karriere i Policisë së Shtetit, i mirëshkolluar dhe i mirëtrajnuar. Ai është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me VKM nr.608, datë 2.10.2024 (Fl. Zyrtare e RSH-së nr. 168, Datë. 03/10/2024, faqe 19736), dhe ka marrë gradën policore Drejtues Madhor. Ka kryer studimet në Akademinë e Policisë në vitet 2002-2005, Tiranë duke e përfunduar Akademinë me rrezultate të shkëlqyera dhe më pas, ka kryer studimet e larta edhe në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Avokatisë në Tiranë. Ilir Proda ka kryer trajnime, kualifikime e specializime të shumta në fusha të ndryshme të edukimit policor, brenda dhe jashtë vendit. Në gusht vitin 2005, ka nisur karrierën si specialist i Policisë Kriminale; në gusht 2005-nëntor 2011 në Komisariatin e Policisë nr.3 në Tiranë; nga nëntori 2011 deri  në mars 2012 në Komisariatin e Policisë nr.4 në Tiranë; në mars 2012 deri në qershor 2013 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit; në qershor 2013 deri në tetor 2013 në Policinë e Lezhës; në tetor 2013 deri në dhjetor 2014 Shef Komisariati nr.2 në Tiranë; nga dhjetori 2014 deri në shkurt 2016 Shef Komisariati në Bulqizë, nga shkurt 2016 deri në maj 2017 në Seksionin për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga maji 2017 deri në korrik 2019 në Drejtorinë e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë, nga korriku i vitit  2019 deri në tetor 2021 Zv/drejtor për hetimin e krimit në Korçë; nga tetori 2021 deri në mars 2023 Zv/drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan;  nga muaji mars 2023 deri më 2.10.2024 Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit; ndërsa aktualisht përmes një konkurimi të hapur për Drejtor të Përgjithshëm të PSH është emëruar me VKM të datës 2 tetor 2024. Ilir Proda e fitoi detyrën e lartë të Drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit përmes një gare të hapur me konkurtentë të tjerë potencialë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, është zgjedhur më datën 14 dhjetor të vitit të kaluar (2024) president i SEPCA-s (Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore). -&-

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT