• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2025

Legjenda e harruar…

April 9, 2025 by s p

Dr. Iris Halili/

Kujtimet s’më lënë ta harroj Drita Kosturin.

Në vitet e para të demokracisë, nisën të na vizitonin mikeshat e gjyshes, gra të guximshme që deri atëherë kishin qenë në burgje apo internime. Mes tyre mbaj mend me shumë përmallim Drita Kosturin. Inteligjente dhe pasionante, Drita rrëfente shumë histori nga Lufta Nacional Çlirimtare. Ajo kishte qënë e burgosur si nga fashistët ashtu edhe nga komunistët. Rrëfente pothuaj se herë na takonte sesi i kishin rrethuar mëngjesin kur vranë Qemal Stafën. Ajo e kishte bindje – vrasja apo vetvrasja e Qemalit në tentativë për tju shpëtuar karabinierëve italianë kishte firmën e Enver Hoxhës dhe Nexhmije Xhuglinit, sepse sipas saj, ata ishin të vetmit që e dinin vendndodhjen e bazës ku Qemali kaloi natën e fundit të jetës së tij. Tregonte Drita edhe tradhëti të tjera të Enverit dhe Nexhmijes ndaj shokëve komunistë që kishin qënë idealistë të vërtetë. Në shumë biseda ajo ngulte këmbë që edhe dëshmorët e 4 Shkurtit, ku mbeti i vrarë një ndër vëllezërit e saj, ishin ekzekutuar si pasojë e një tradhëtie nga vetë Enveri Hoxha, i cili edhe këtë herë e kishte raportuar bazën tek fashistët. Gjithmonë përsëriste sesi Bije Vokshi, që historia komuniste e kishte lavdëruar si një grua kosovare që pati strehuar bijtë komunistë përgjatë viteve të ilegalitetit, me porosi direkte të Enver Hoxhës, në vend ti strehonte kishte spiunuar tek fashistët sa e sa djem dhe vajza ilegale.

Drita kishte më shumë pasion të fliste për jetën e saj në vitet e luftës sesa për atë të burgjeve dhe intermineve. Kur fliste për këto të fundit binte si në një përhumbje. Rrëfente torturat. Një herë i kishin veshur dimija, dhe i kishin futur brenda tyre një mace të cilën ja patën lënë gjithë natën t’i kafshonte dhe të çirrte mishin. “Të nesërmen isha në koma,” tregonte ajo. “Kur u përmenda, trupin, këmbët dhe kofshët i kisha të copëtuara.”

Por torturat nuk përfundonin aty. Ato ishin sa fizike aq edhe psikologjike. Një natë tjetër, pasi e kishin torturuar për ditë të tëra , e kishin mbyllur në një qeli me shumë burra, në të cilën kishin lënë vetëm një dyshek që qelbej nga era. “Ata djem e burra ishin të gjithë fisnikë,” sqaronte ajo me zërin e trashur nga duhani që kishte pirë ndër vite. “Kur hyra, të tërë zunë vend si me një komand të dhënë nga askush në njërin cep të qelisë, ashtu gati cip mbi cip mbi njëri mbi tjetrin, dhe mua më lanë dyshekun për të shtrirë gjymtyrët që prej muajsh nuk i ndjeja nga torturat. Qëndrova aty disa javë dhe ata burra më trajtuan si motër, shpesh kur zgjohesha ndjeja që mbi trup më ishte hedhur një xhaketë apo triko e grisur që ata zotërinj kush një herë a kush një tjetër ma hidhnin në supe. Kur më nxorrën nga ajo qeli shpirtin e dërrmuar ma kishte përlarë ndjenja e lartë humane,mirënjohja. As vetë se kuptoja sesi kjo ndjesi më kishte bërë të harroja dhimbjet që kisha mbi trup. Mesa dukej shpirti brënda meje jetonte akoma dhe kjo më bënte të mos ndalesha”.

Mbaj mënd një pasdite kur Drita erdhi të na tregonte për një aktivitet ku kishte marrë pjesë gjatë paradites. E kishin ftuar në një podium të fliste kundër komunizmit që i kishte gjymtuar jetën asaj dhe mijra të tjerëve në vend. “U çova, Gano,” – i tha ajo gjyshes sime, por edhe ne të tjerët dëgjonim me kureshtje , “dola në podium dhe ngrita bastunin që ti e di e kam këmbën e tretë tani (Drita shquhej për një humor shumë elegant). Pastaj u thashë të pranishmëve: ‘E shihni këtë shkop? Hajde më jepni së pari një dru të mirë mua , se unë isha një nga ato që ua solli komunizmin. Pastaj le të flasim për krimet e tij”. Unë deri më sot nuk kam dëgjuar ende një apologji apo pendesë më të sinqertë se kjo. Dhe të mendosh që Drita nuk mori asnjë orë pushtet nga ai i ashtuquajturi “Pushteti Popullor”.

Drita Kosturi që njoha unë ishte tashmë e kërrusur dhe dëgjimi po e linte. Lëkura e saj e fytyrës ishte e gjitha me rrudha që paloseshin mbi njëra tjetrën. Dukej sikur çdo rrudhë ishte ditari i dhunimeve, persekutimeve dhe tragjedive që i kishin ndodhur në jetë. Rrudhat dendësoheshin edhe më shumë në ball i cili ngjante si një tokë e tharë që nuk kishtë parë ujë në dekada. Kur bëri vizitën e fundit në Itali për të kontrolluar sytë, mjekët i patën thanë të mos kishte shpresë pasi sytë i kishin mbaruar si pasojë e torturave. U kthye nga Italia, dhe e ndjente se nuk i kishte mbetur edhe shumë jetë. Pati marrë me vete një regjistrator, ma tregoi dhe me entuziazëm më tha se me anë të tij donte që unë t’i regjistroja kujtimet. Kështu të dyja menduam t’ja nismin punës mënjëherë. Fatkeqësisht, aparati nuk punonte. E çova në disa njërëz për ta kontrolluar dhe asnjëri nuk mundi ta ndreqte. Fakti që nuk arrita kurrë të regjistroj kujtimet e Drita Kosturit mbetet një nga pengjet më të mëdha të jetës sime. Ajo iku më shpejt sesa koha që mu desh për të gjetur një tjetër aparat regjistrues. Ndërkohë aparati që më dha Drita mbeti në sirtarin tim si kujtimi i fundit i një gruaje heroinë në çdo drejtim.

Drita fatkeqësisht nuk la shumë intervista apo kujtime. Atëhere më pati thënë që në Itali po xhirronin një film për të , por nuk kam dëgjuar asgjë më shumë. Duket se e gjithë historia e jetës së saj është e dhimbshme, jo vetëm për atë që ajo përjetoi, por edhe për mënyrën si po i harrohen vlerat dhe sakrificat në emër të një Shqipërie të lirë dhe demokratike. Drita Kosturi ishte një ndër ilegalet e para, një ndër vajzat e para komuniste të Shkollës së Nënës Mbretëreshë, njeriu i fundit që takoi Qemal Stafën përpara vdekjes , ishte ish e fejuara e tij, por ishte edhe një nga gratë shqiptare më të përndjekura të fashizmit dhe komunizmit. Drita kishte studiuar mjekësi në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Mbetet historike një foto e tyre e përbashkët me Musine Kokalarin gjatë viteve studentore në Romë. Më pas ato ironikisht u ritakuan në burg, Drita si një idealiste e Shkollës Nëna Mbretëreshë që e kishte përkrahur komunizmin që ditën e parë, ndërsa Musineja edhe ajo nxënëse e Shkollës Nëna Mbretëreshë si një realiste që e kishte kundërshtuar komunizmin që në gjenezë. Hakmarrja e diktatorit sajonte akuza imagjinare shpesh pa asnjë lidhje me realitetin.

Sa herë e pyes veten pse nuk përsëriten më zonja të këtij kalibri apo karakteri? Si përgjigje më vjen mendimi se, për aq kohë sa figurat historike, dhe jo vetëm, që jetuan me dinjitet dhe forcë karakteri nuk studiohen nga brezat e rinj, ato modele do të flenë në heshtjen e kohës. Do të mbeten të harruara. Dhe kur veprat e mira harrohen, nuk ka kush t’i imitojë. Ndaj dhe vlerat duhet të studiohen me shembuj konkretë. Vetëm kështu brezat i mësojnë, kuptojnë, imitojnë dhe si rrjedhim shoqëritë përparojnë. Ndihem me fat që falë gjyshes sime e njoha nga afër Drita Kosturin dhe ndihem e mbushur që e desha aq shumë. Mbetem me shpresën e mirë që diku në kopshtet e Parajsës, të dyja tashmë pushojnë të qeta dhe gëzojnë jetën që nuk mundën ta shijonin sa ishin ende gjallë.

Filed Under: ESSE

A night of voices, legacy, and love: Honoring Fadil Berisha through music

April 9, 2025 by s p

General Sponsor:

Fotini Allteni Kokeri

Supporting Organization:

Albanian-American Women Organization “Motrat Qiriazi”

Artistic Directors:

Inva Mula

Deshira Ahmeti

Author :

Nevila Dudaj & Belisa Vneshta

At Cipriani NYC, stars unite to celebrate the life and birthday of a cultural icon.

It was a night that shimmered with emotion, artistry, and deep cultural pride inside the grand walls of Cipriani at 25 Broadway in New York City. The occasion: a gala honoring the life, legacy, and birthday of Fadil Berisha-a world-renowned photographer and cherished cultural icon in the Albanian community. More than a celebration, the Fadil Berisha Gala became a musical love letter to a man whose camera has captured global stars, presidents, supermodels, and royalty-but whose heart has always remained rooted in his culture. Over the years, Fadil has not only chronicled beauty through his lens but has played a pivotal role in uplifting Albanian artists around the world. Fittingly, many of those artists-some internationally famous, others rising voices-came together and performed without compensation, offering their voices as a tribute to the man who has done so much for them, and for Albanian art.

The evening began with the powerful soprano Inva Mula, who delivered a stunning rendition of “Shqipëri O Vendi Im”-her voice soaring through the opulent venue, stirring national pride and setting an emotional tone for the night ahead. Later, she joined renowned violinist Olen Cezari and pianist/composer Genc Tukiçi for “Te Volio Bene Assai,” blending classical mastery with heartfelt emotion. Olen and Genc followed with a passionate performance of Vittorio Monti’s Czardas, which drew enthusiastic applause from the crowd. Renowned soprano Deshira Ahmeti graced the stage with elegance and power, delivering a stirring performance of “O Mio Babbino Caro”. She followed with “Baresha,” accompanied by a stunning visual backdrop of Rugova and Kosovo landscapes. Her voice, rich with experience and emotion, created one of the night’s most evocative moments-celebrating homeland, heritage, and heart.

Later, famed Albanian singer Elsa Lila performed while a slideshow of Fadil’s own portraits of her played in the background-an emotional, full-circle moment. Elsa then introduced Dea Krliu, a rising talent who delivered a powerful version of “Listen”. Her poise and vocal strength left the audience breathless, marking her as one to watch. In one of the evening’s most emotional highlights, Parashqevi Simaku returned to the stage after years away from public performance. The moment she appeared, the entire room rose to its feet. Her performance was met with a standing ovation, a tribute to her enduring place in Albanian music and memory. A deeply personal moment came when Genc Tukiçi and Inva Mula performed an original composition, written by Genc as a musical gift to Fadil. They presented him with the framed lyrics on stage-a heartfelt gesture between artist and muse, friend and visionary.

Igli Tuga, on clarinet, and Genc Tukiçi, on piano, honored Albania’s musical roots with a soul-stirring Kaba performance, rich in emotional depth. Celebrated vocalists continued to light up the stage throughout the evening: ● Merita Halili and her husband Raif Hyseni performed together with signature warmth and passion. ● Alberie Hadergjonaj, Yllka Kuqi, Mira Konçi, and Arian Krilou & his band added their voices to the celebration, each bringing unique styles and stories to the stage. ● Gezim Nika delivered a moving performance of “Shqipëri O Nena Ime,” a heartfelt ode to homeland and heritage. To close the night, all of the evening’s performers returned to the stage for a collective rendition of “Xhamadani Vija Vija.” It was a powerful finale-voices rising together, in harmony and unity, to honor not only Fadil Berisha, but the community he continues to inspire. The Fadil Berisha Gala was more than a birthday-it was a tribute to a life dedicated to elevating others. Through his lens, Fadil has told the stories of his people. And through this night, those very people told his. It was a night of gratitude, music, and memories. And above all, it was a reminder that when art meets heart, legacy lives on.

Filed Under: Kulture

Beogradi mbetet kërcënuesi kryesor i paqes rajonale

April 9, 2025 by s p

Ambasador Blerim Reka/

Dje, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me zv. kryeministren dhe ministren e punëve të jashtme dhe të diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Në betejën diplomatike të radhës kundër Serbisë, për ta demaskuar botërisht si hegjemoni militariste.

Tri sulmet terroriste në dy vitet e fundit kundër Kosovës, dëshmi se Beogradi mbetet kërcënuesi kryesor i paqes rajonale.

Përfaqësuesi amerikan në OKB John Kelly, riktheu: “mutual recognition”, pra njohjen reciproke, si qëllim përfundimtar të dialogut Kosovë-Serbi.

Filed Under: Opinion

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS “VATRA” NDERON ME “MEDALJEN E ARTË TË LIRISË LUFTËTARËT E BETEJËS SË KOSHARES

April 9, 2025 by s p

New York, 9 prill 2025 – Në emër të Federatës Panshqiptare “VATRA”, themeluar më 1912 nga rilindësit e shquar të kombit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në frymën e një misioni të pandërprerë shekullor për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e kombit tonë, ndan Çmimin dhe Medaljen e Artë të Lirisë për luftëtarët e Betejës së Koshares – përfaqësues të pavdekshëm të qëndresës shqiptare dhe flamurtarë të historisë më të lavdishme të luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës.

Kjo betejë, e zhvilluar në pranverën e vitit 1999, nuk ishte vetëm përballje ushtarake në kufirin famëkeq që ndau shqiptarët – ajo qe përpëlitja titanike e një kombi të gjymtuar, që në mes të flakëve të luftës dhe gjakut, vendosi të ribëjë vetveten. Kosharja nuk ishte vetëm betejë; ishte vetë ringjallja e shqiptarisë në një tokë të djegur për dekada nga shtypja serbe. Ishte porta e çarë me gjak në murin e hekurt të robërisë, e ndërtuar nga trimëria e luftëtarëve që i thanë historisë: “Nuk ka më kthim pas!”

Luftëtarët e Koshares nuk ishin thjesht ushtarë, por bij të një ideali që lindi nga plagët e padrejtësive historike që rëndojnë kombin dhe u rrit me madhështinë e Gjergj Kastriotit. Ata nuk komandonin nga zyrat, por nga vijat e frontit, shtigjet e luftës dhe barrikadat e gjakut. Ishin djem të fshatit, qytetit, mërgatës, luftëtarëve nga popuj liridashës dhe tërë atdheut, që përkrah NATO-s dhe në aleancë me SHBA-në, shkruan një epikë të re shqiptare për lirinë e Kosovës.

Federata “VATRA”, me ndërgjegjen e saj historike e kombëtare, me Medaljen e Artë të Lirisë, i nderon dëshmorët dhe luftëtarët e Koshares si shpirtin e pathyeshëm të kombit, si themeltarët e lirisë së Kosovës dhe si urë të përjetshme të bashkimit të shqiptarëve në një shtet të lirë, demokratik dhe sovran.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Betejës së Koshares!

Nderim i përjetshëm të mbijetuarve të saj!

Krenari e përbashkët e kombit shqiptar në çdo cep të botës!

Me respekt dhe krenari të veçantë

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Politike

Përkujtojmë me rastin e ndarjes nga jeta në 9 prill të vitit 1961 të Mbretit Ahmet Zogu 1

April 9, 2025 by s p

Ahmet Zogu lindi më 8 tetor në fshatin Burgajet të Matit. Në vitet 1903-1912 mësoi në një shkollë ushtarake në Stamboll e pastaj në Austri.

Pas Shpalljes së Pavarësisë u angazhua në Lëvizjen Kombëtare e politike të vendit. Ishte ndër nismëtarët e thirrjes së Kongresit të Lushnjës, ku mori pjesë aktive dhe u zgjodh ministër i brendshëm e më pas kryeministër (02.12.1922-25.02.1924).

Në vitet 1925-1928, me shpalljen e Shqipërisë Republikë, Ahmet Zogu u zgjodh president i saj.

Në vitin 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Mbret të Shqiptarëve dhe sanksionoi formën monarkike të shtetit.

Udhëheqja e Ahmet Zogu u karakterizua nga reforma te rëndesishme, duke përfshirë prezantimin e një kodi të ri ligjor, përpjekjet për të modernizuar ekonominë, dhe një varg reformash në fushën sociale, kulturore e arsimore, nga të cilat më të rëndësishmet ishin ato në fushën e legjislacionit, si Kodi Penal (1927), Kodi Civil (1929) dhe Kodi Tregtar, i hartuar sipas modeleve të vendeve perëndimore.

Ahmet Zogu u martua më 27 prill 1938 me një aristokrate hungareze të quajtur Geraldine Apponyi de Nagy-Appony, e cila u bë Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarëve. Ahmet Zogu dhe Mbretëresha Geraldinë patën një djalë të vetëm, Leka Zogun.

Pas sulmit të Italisë Fashiste kundër Shqipërisë, Ahmet Zogu bashkë me familjen e tij u largua nga Shqipëria. Ai jetoi si emigrant në disa vende, si Turqi, Angli, Egjipt dhe përfundimisht në Francë. Vdiq në Paris më 9 prill 1961.

Në vitin 2012, eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri me nderime shtetërore.

Ahmet Zogu ështe një figure padyshim nje figure e rëndesishme e Shtetit te Pavarur Shqiptar.

Muzeu Historik Kombëtar

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT