• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2025

“Kurban Bajrami në Teqenë e Shenjtë Baba Rexheb – Një festë e bashkimit dhe sakrificës që ndryshon jetët”

June 10, 2025 by s p

Në një atmosferë të mbushur me gëzim dhe shpirtin festiv, Teqeja e Shenjtë Baba Rexheb në Amerikë çeli dyert për tërë besimtarët bektashianë që erdhën për të festuar Kurban Bajramin. Kjo festë, e cila shënon përfundimin e Haxhit dhe nderon sakrificën e Profetit Ibrahim (a.s), është një moment reflektimi dhe bashkimi për të gjithë ata që ndajnë besimin dhe traditat e këtij komuniteti. Në këtë ditë të shenjtë, besimtarë nga Australia, Kanadaja, Shqipëria sigurisht dhe nga shtete te ndryshme te Amerikës,  u mblodhën për të ndarë gëzimin e sakrificës dhe për të forcuar lidhjet e tyre shpirtërore dhe njerëzore.

E  shtunë qershori. Në një pasdite të qetë dhe të ndritshme, Teqeja e Shenjtë Baba Rexheb në Amerikë u mbush me besimtarët e saj që u mblodhën për të festuar Kurban Bajramin, një nga momentet më të shenjta në kalendarin islam. Kjo festë, simbol i sakrificës, dashurisë dhe përkushtimin ndaj Zotin, u shndërrua në një ngjarje që preku thellësisht zemrat e të pranishmëve, duke i lidhur ata në një rrugëtim shpirtëror të përbashkët.

Ceremonia filloi në orën 5:00 PM, kur besimtarët, me fytyra të ndritura dhe zemra të hapura, filluan të mblidhen. Dëgjoheshin përshëndetje të ngrohta dhe urime për festën, teksa secili sillte me vete një ndjenjë gëzimi dhe mirënjohjeje. Në këtë atmosferë të ngrohtë, çdo përshëndetje ishte një shprehje e dashurisë dhe unitetit, një kujtesë se, përtej dallimeve, ne jemi të gjithë një familje e madhe.

Rëndësia e unitetit, një mesazh për bashkim

Ceremonia festive, e cila filloi me një atmosferë gëzimi dhe ngrohtësie, u shoqërua me fjalë që thelluan kuptimin e kësaj feste. Z. Mynyr Nazifi, kryetari i Komisionit të Teqesë, hapi ceremoninë me një përshëndetje emocionuese që preku zemrat e të pranishmëve dhe i dha një dimension të ri festës.

Fjalët e z. Mynyr Nazifi ishin një thirrje e fortë për reflektim mbi rëndësinë e sakrificës dhe bashkimit. Ai u drejtua të pranishmëve me një mesazh të qartë: “Të nderuar vëllezër dhe motra, ju falënderoj që keni ardhur në këtë gëzim të përbashkët.” Kjo thënie, e thjeshtë në formë, ishte e thellë në përmbajtje, duke nënkuptuar se çdo individ në atë ambient kishte një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve brenda komunitetit.  

Një thirrje për bashkëpunim dhe përkushtim

Fjala Kryetarit të Komisionit të teqesë Baba Rexheb z. Mynyr Naizifi

Të nderuar vëllezër dhe motra, miq e dashamirës të teqesë së shenjtorit, Baba Rexhebi!

I nderuar myrshidi ynë, fort i respektuar baba Eliton Pashaj!

Sefte ju uroj dhe ju falënderoj që  kini ardhur në këtë gëzim të përbashkët në ditën e Kurban Bajramit!

Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, ne mblidhemi për të festuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin tonë fetar, një ditë që simbolizon sakrificën, dashurinë dhe përkushtimin ndaj Zotit.

I nderuar myrshidi ynë, baba Eliton Pashaj, është me ne sot në këtë gëzim të përbashkët. Prania e tij na jep forcë dhe frymëzim, duke na kujtuar se sakrifica e Profetit Ibrahim (a.s.) është një mësim i përjetshëm për ne të gjithë. Haxhi Bektash Veliu dhe baballarët tanë, të djeshmit dhe të sotmit, na qofshin ndihmë në çdo hap të rrugës sonë.

Dita e sotme, pavarësisht se vjen një herë në vit, ka një peshë të rëndësishëm shpirtëror që shfaqet në çdo veprim të përditshëm. Baba Rexhebi na kujtonte se çdo besimtar që e kupton sakrificën e Ibrahimit për Zotin, e ka të fituar davanë për të hyrë me kokën lart në mejdan të teqesë.

Në këtë kontekst, ne nuk mund të heshtim për sfidat që po përballemi. Në emër të Komisionit të Teqes, bëj thirrje për një sakrificë më të madhe për të mbrojtur atë që kemi ndërtuar.  

Siç edhe na këshillonte baba Rexhebi, ne do të sillemi me njerëzillëk dhe do të lutemi për ata që ndjekin rrugë të errëta. Zoti dhe Amerika kanë lidhjet e tyre, dhe ne besojmë se e drejta do të triumfojë mbi të keqen.

Faleminderit të gjithëve për praninë tuaj dhe për mbështetjen. E paçim jetë e mot me shëndet të plotë, baba Eliton Pashain!

Amin!

Fjalët e z. Mynyr Nazifi ishin gjithashtu një thirrje për të forcuar lidhjet mes anëtarëve të komunitetit. Në një botë që shpesh duket e ndarë dhe e fragmentuar, Kryetari i Komisionit na kujtoi se ne jemi të gjithë pjesë e një familjeje më të madhe. Ai inkurajoi të pranishmit të qëndrojnë të bashkuar, të mbështesin njëri-tjetrin dhe të krijojnë një atmosferë dashurie dhe respekti. Kurban Bajrami është jo vetëm një festë, por një mundësi për të rinovuar angazhimin tonë ndaj vlerave që na bashkojnë si njerëz dhe për të forcuar lidhjet që na lidhin.

Myrshidi i teqesë, Baba Eliton Pashaj, në një atmosferë të mbushur me ndjenja të thella shpirtërore, ndau me të ftuarit një thirrje për reflektim dhe përkushtim në festën e shenjtë të Kurban Bajramit. 

Fjalët e tij, të mbushura me urtësi dhe dashuri, na udhëhoqën në një udhëtim të brendshëm, ku çdo sakrificë merr një kuptim më të thellë se sa ajo që shfaqet në sipërfaqe. Fjalimi i tij ishte si një melodi që përshkonte zemrat tona, duke na inkurajuar të kultivojmë vlera të tilla si dashuria, mirësia dhe solidariteti. Babai na kujtoi se Kurban Bajrami nuk është thjesht një festë rituale, por një mundësi për të rinovuar lidhjet tona me njëri-tjetrin dhe me Zotin. Në këtë kontekst, sakrifica merr një dimension të ri, duke u bërë një shprehje e dashurisë së pakushtëzuar dhe e angazhimit për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

“Baba Eliton Pashaj: Një dritë refleksionesh mbi sakrificën dhe dashurinë në Festën e Kurban Bajramit”

Drejtuesi shpirtëror i Teqesë Baba Rexheb, Baba Elitoni, la me një mesazh të fuqishëm: “Çdo sakrificë, qoftë ajo materiale apo shpirtërore, është një hap drejt njohjes së thellë të vetvetes dhe të Zotit. Ai na inkurajoi të jemi të hapur për të pranuar dashurinë dhe mirësinë në jetën tonë, duke krijuar një atmosferë ku çdo njeri ndjehet i vlerësuar dhe i dashur. Kështu, festimi i Kurban Bajramit bëhet një mundësi për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar, më të dashur dhe më të ndihmuar, duke sjellë një dritë shprese në çdo zemër”.

Fjala përshëndetëse e Baba Eliton Pashaj

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Të nderuar miq e dashamirës të teqesë së shenjtorit tonë, Baba Rexheb!

I nderuar kryetari i Komisionit të Teqesë z.Mynyr Nazifi!

Në zemrën e traditës sufiste dhe bektashiane, Kurban Bajrami, është jo thjesht një festë rituale, por një thirrje e thellë shpirtërore për t’u kthyer në thelbin e vetes dhe për t’u bashkuar me Zotin në dashuri dhe përulësi. Sufizmi bektashian na mëson se çdo sakrificë e jashtme është vetëm shprehja e një sakrifice më të madhe që bëhet brenda nesh – ajo e egos që “vdes” për të lindur në dritën hyjnore.

Shembulli i myrshidit tonë Baba Rexheb është një udhërrëfyes i fuqishëm i cili në jetën që jetoi dhe mësimet e tije që na la, ish shembull tregues i rrugës së sakrificës, dashurisë dhe përkushtimit. 

Në frymën sufiste bektashiane, Kurban Bajrami është jo vetëm sakrificë materiale, por udhëtim i brendshëm drejt dritës së Zotit – një rrugëtim që na mëson se vetëm duke u bërë “kurban” ndaj egos mund të gjejmë paqen e vërtetë.

Kjo festë në traditën bektashiane nuk është vetëm një festë rituale, por një thirrje e fuqishme shpirtërore që na fton të hyjmë në thellësitë e dashurisë hyjnore dhe vetëdijes për njësinë e gjithësisë. 

Filozofia e sufijve bektashianë  na mëson se Profeti Ibrahim (a.s) është simboli i atij njeriu që i ka çliruar duart nga çdo lidhje tokësore dhe i ka dorëzuar ato plotësisht në duart e Zotit. Sakrifica e tij nuk është vetëm akti kurbanor, por vepra më e madhe e shpirtit që jep dorë nga vetja, nga egocentrizmi dhe nga çdo pengesë që ndan njeriun nga dashuria hyjnore.

Për ne bektashinjtë, çdo gjest është një mundësi për t’u gjendur më pranë Zotit, për të pastruar zemrën nga e liga dhe për të ushqyer shpirtin me mëshirë dhe dashuri. I madhi Ghazali thotë: “Kurban i vërtetë është ai që sakrifikohet në heshtje brenda vetes, duke u bërë dritë për të tjerët, pasi njeriu i vërtetë është ai që vdes para se të vdesë”.  

E pra sot, kur sejcili nga ne tek bën  ritualin e sakrificës, nuk duhet të harrojë se kurbani më i madh është ai që bëhet në zemrën e tij: heqja dorë nga egocentrizmi e urrejtja, dhe hapja për të përqafuar gjithçka me dashuri dhe mëshirë. “Kurban” në këtë kuptim bëhet vetë jeta jonë, çdo gjest i mirë, çdo fjalë e butë dhe çdo ndihmë ndaj të tjerëve, duke qenë frymëzim për komunitetin dhe shoqërinë Amerikane me të cilët bashkëveprojmë në përditshmërinë tonë. 

Përpara se ta mbyll këtë fjalë, një urim i veçantë i takon veçanërisht Konsullit të Nderit të Shqipërisë, z.Ekrem Bardha, dhe familjes së tij, për kontributin e pandashëm ndaj institucionit tonë.  

E pra, le të bëjmë që ky Kurban Bajram të shënojë një fillim të ri shpirtëror, ku secili prej nesh të bëhet një bektashian i vërtetë, duke jetuar me zemër të hapur dhe frymë faljeje. Le të ecim përpara në rrugën e Bektashizmit, rrugën e dashurisë dhe sakrificës. O Zot, na udhëzo dhe na ndihmo të forcojmë lidhjet me Ty, njëri-tjetrin dhe me gjithçka që na rrethon; në këtë mënyrë ne bëhemi pjesëtarë të vërtetë të rrugës së Bektashizmit – rrugës së dashurisë, sakrificës dhe bashkimit me Hyjin.

Me dashuri dhe përulësi, Baba Eliton Pashaj!

Sakrifica është një akt që na lidh me historinë e thellë të besimit

Përshëndetja e Zj.Myftari aktiviste e gruas në komunitetin bektashian për diasporën

Zj. Migena Myftari:  “Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim dhe përkushtim ndaj vlerave të larta njerëzore. Sakrifica është një akt që na lidh me historinë e thellë të besimit dhe na tregon se dashuria dhe përkushtimi për Zotin shprehen përmes veprave të mira.” 

Të nderuar pjesëmarrës!

I nderuar kryetar i Komisionit të Teqesë, Baba Rexheb, z. Mynyr Nazifi

I nderuar myrshidi ynë, Baba Eliton Pashaj!

I nderuar z. Ekrem Bardha!

Të nderuar motra dhe vëllezër të komunitetit tonë bektashi këtu në Teqenë e Shenjtë Baba Rexheb në Amerikë.

Përshëndetje të nderuara motra, vajza dhe nëna të ardhura sot në këtë sallë të bekuar!

Kjo ditë e shenjtë, e cila shënon përfundimin e Haxhit dhe nderon sakrificën e Profetit Ibrahim (a.s), është një thirrje për reflektim dhe përkushtim ndaj vlerave të larta njerëzore. Ajo tejkalon ritualet dhe traditat, duke bërë që besimtarët të mblidhen për të reflektuar mbi vlerat e besnikërisë dhe dashurisë. Sakrifica, në zemër të Kurban Bajramit, është një akt që na lidh me historinë e thellë të besimit, duke na dhënë një mësim të rëndësishëm: besimi kërkon sakrificë. Ky rit flijimi është një përkujtim i fuqishëm se si dashuria dhe përkushtimi për Zotin shprehen përmes veprave të mira.

Këto vepra i kanë karakterizuar kaherë nënat, vajzat dhe motrat shqiptare bektashiane, që pikërisht në këtë ditë na bëjnë më të ndjeshme të kuptojmë se si dashuria për Zotin dhe për njerëzit rritet përmes punëve konkrete. Ne jemi krahu mbështetës për çdo grua bektashiane, duke hapur portat për çdo nëne apo motër shqiptare, kushdo qoftë besimi. Në një botë ku shpesh harrohet rëndësia e solidaritetit, kjo festë na kujton se çdo veprim i vogël i mirësisë ka ndikim të madh në jetën e të tjerëve. Si festë e përmotshme, Kurban Bajrami e tejçon kufijtë e një feste; është një thirrje për të jetuar me dashuri, të jemi më të mirë, të jemi më të hapur ndaj të tjerëve dhe të ndihmojmë pa hezituar ata që janë në nevojë.

Teqeja jonë Baba Rexheb këtu në Amerikë këtë mesazh shpirtëror e ka tejçuar për vite me radhë, duke hapur dyert e dashurisë së Haxhi Bektash Veliut dhe duke mbajtur çiragun e pashuar të familjes profetike së Ehli Bejtit për çdo bektashian. Ky është një veprim i vogël i mirësie me një ndikim të madh shpirtëror.

E pra, kjo është esenca e Kurban Bajramit, një festë që na bashkon në një rrugëtim të përbashkët drejt një bote më të mirë, duke na frymëzuar të jetojmë me dashuri dhe përkushtim.

Le të festojmë këtë ditë me zemra të hapura dhe të angazhohemi për të përhapur mirësinë dhe dashurinë në çdo hap të jetës sonë.

Korrespondent “Zëri Bektashian”

Detroit 7 Qershor 2025

Filed Under: Opinion

“NJË DITË E IVAN DENISOVIÇIT” – SOLZHENJICIN

June 9, 2025 by s p

Pasqyrë tronditëse e ferrit stalinist

Romani i shkurtër “Një ditë e Ivan Denisoviçit” bazohet në vuajtjen e dënimit me burg të Solzhenjicinit në kampin e punës. Autori flet për një fshatar të thjeshtë të dërguar në Siberi. Është dënuar pa të drejtë për shkaqe politike.  

Autori i është shmangur censurës ngase ka qenë në fuqi koha e shembjes së kultit të personalitetit të Stalinit. Kjo ka bërë të mundur daljen në dritë të veprës që flet për pësimin dhe vuajtjet e të burgosurve politikë në kampet e punës të Stalinit.

Romani u botua në nëntor të vitit 1962 në revistën “Novi mir”. Tirazhi prej 95 mijë kopjesh u shit përnjëherë. Edhe botimi special në milion kopje u shit menjëherë. Gazeta “Pravda” dhe publikimet ed tjera ruse për veprën shkruanin panegjeri duke theksuar dimensionin politik të romanit. Është koha kur politikani dhe shtetari sovjetik Nikita Hrushçovi (1894-1971) kishte investuar mjaft për t’u promovuar në Perëndim. Në saje të kësaj, romani i sipërthënë u përkthye në shumë gjuhë, kurse Solzhenjicini fitoi famë botërore. Por pas vdekjes së Hrushçovit, botimi i librit u ndalua. 

Në vitin 1964 Hrushçovi u shkarkua nga të gjitha funksionet.  

Shënim: Në Kongresin XX të PKBS të mbajtur në Moskë prej 14 deri më 25 shkurt të vitit 1956, në seancë të mbyllur, sekretari i parë i Partisë, Nikita Hrushçov ia nënshtroi kritikës radikale metodat dhe sistemin e pushtetit të Josip Visarionoviç Xhugashvili Stalinit (1879-1953). Me këtë, në politikën e brendshme dhe të jashtme sovjetike, Hrushçovi çeli një periudhë të re.

*   *   *

“Një ditë e Ivan Denisoviçit” (Odin den’ Ivana Denisovicha) është roman rus i shkruar në vitin 1957 e këndej nga shkrimtari dhe disidenti sovjetik Aleksandër Solzhenjicin (Aleksandr Isayevich Solzhenitsyn, 11 dhjetor 1918 – 3 gusht 2008). Romani doli në dritë në nëntor të vitit 1962. 

Ky disident ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit global për shtypjen politike në Bashkimin Sovjetik, veçanërisht për sistemin e burgjeve Gullag. Në vitin 1970, “për forcën etike me të cilën i ka ndjekur traditat e domosdoshme të letërsisë ruse”, u vlerësua me çmimin “Nobel”. Vepra e tij “Arkipelagu Gullag” paraqet sfidë të drejtpërdrejtë për shtetin sovjetik U shit në dhjetëra milionë kopje. Është një seri në tre vëllime jo-fiktive e shkruar midis viteve 1958-1968. Për herë të parë u botua në vitin 1973 nga botuesi parisien YMCA-Press. Në vitin vijues u përkthye në anglisht dhe frëngjisht. Ai eksploron një vizion të jetës në sistemin sovjetik të kampeve të punës që njihet si Gullag. Solzhenjicini e ndërtoi kulmin e tij. 

*   *   *

Në romanin “Një ditë e Ivan Denisoviçit” veprimi ndjek një ditë të jetës të heroit të  veprës. Është një i burgosur i dënuar në vitin 1951 me 10 vjet burg në Gulag, diku në pjesën aziatike të Bashkimit Sovjetik. Veprimi bazohet në përvojat autobiografike të vetë autorit i cili për shkak të fyerjes së Stalinit në një letër, vuajti 8 vjet në Gulag. Ky roman me 158 faqe njihet për faktin se ishte e para vepër letrare e cila haptas fliste për këtë temë tabu.

Sapo romani u botua në revistën “Novi mir”, menjëherë u shitën 95.000 kopje. Nansi Metro (Nancie Metro) në esenë e vet ka shkruar se tema e romanit është ruajtja e dinjitetit njerëzor dhe e integritetit në rrethana të rënda. Në vitin 1970, sipas këtij libri u xhirua filmi me të njëjtin emër. Regjinë e bëri regjisori finlandez i teatrit dhe filmit Kaspar Vrede (Baroni Casper Gustaf Kenneth Wrede af Elimä, i njohur si Caspar Wrede; Vyborg, Rusi, 1929 – Helsinki, Finlandë, 1998) në bashkëprodhim britanik-norvegjez.   

Subjekti i veprës – Ivan Denisoviç Shuhovi me të dëgjuar – në orën pesë të mëngjesit – thirrjen për t’u ngritur, u zgjua në krevatin e vet në kampin e punës në Azi. Dimër i viti 1951. Me rastin e invadimit të Bashkimit Sovjetik nga Gjermania, ushtarët gjermanë Shuhovin e kanë zënë rob në mal. Por ai ka mundur të ikë me katër të tjerë. Arritën t’u bashkohen ushtarëve të vet. Nisën të lëvdohen dhe të thonë se vijnë nga burgjet gjermane ku kishin qenë robër. Menjëherë i akuzuan si spiunë dhe i dënuan me nga 10 vjet punë në Gullag. Tani ai është anëtari 104 i brigadës punuese. Iu caktua detyrë që atë ditë të punojnë në ndërtimin e punëtorive të objektit të ri “Soc-qytezë”, qendër komunale në mes të fushës së zhveshur. Por, para se t’ia nisin punës duhet të çelin gropa dhe të ngulin shtylla për telat me gjemba. Atë mëngjes Shuhovin e zë dimri dhe nuk mund të çohet. Për shkak të vonesës u ndëshkua. Tani duhej të pastronte dyshemenë në ndërtesën administrative. Në fuqi ishte rregulli se në temperaturën -400 celsius të dënuarit e kampit lirohen nga puna. Por përjashta ishte vetëm -250 . Shuhovi shkon te mjeku për të marrë falje për dobësinë e tij. Atje i thonë se s’ka vend për hospitalizim ngase kuota e të burgosurve të sëmurë është mbushur. Gjatë ngrënies së mëngjesit, për të pasur rezerva për drekë dhe darkë, Shuhovi fsheh një copë buke në shtrat, kurse një copë tjetër në pallto. Pas kësaj reparti 104 dhe brigadieri Tjurin shkojnë me rojet në vendin ku do të punojnë. Në orën 6:30 të mëngjesit e fillojnë punën që zgjatë 11 orë.                            

 Disa duhet të sjellin suva, disa bëjnë çimento, disa e pastrojnë borën përreth termocentralit, disa ndezin zjarrin ndërsa Shuhovit dhe Kildigsit u janë detyrë të ndërtojnë mure në katin e parë. Gjatë punës me të burgosurit e tjerë, Shuhovit i kujtohet se si në kampin e dikurshëm Ust-Izhmi, kishte të drejtë çdo muaj t’i shkruante gruas së vet. Mirëpo në këtë kamp përgjegjësit nuk i mundonin të burgosurit me punë jashtë orarit. Intelektualit Cezar i çojnë pako dy herë në muaj për arsye se secilin që ka njëfarë pushteti në kamp – e ka korruptuar, kështu që punon si ndihmës në zyrë. Pas dreke ndodhi një incident . Kontrollori Der e qortoi dhe iu kanos Thurinit ngase nëpër dritare kishte vënë letër-zifti. Por edhe ky iu kanos nëse ai do ta paraqiste rastin. Deri hoqi dorë nga raportimi. Kur erdhi koha e ndërprerjes së punës dhe e vajtjes, Shuhovi dhe Senka i shurdhët u ndalën pak për ta përfunduar ndërtimin e murit. Pasi e sosën murin rendën për te dera. Atje rojet i numëruan dhe konstatuan se një moldav është vonuar. Për këtë arsye e tërë brigada duhej të priste. Me t’u kthyer në kamp Shuhovi priti në radhë për t’i ngritur pakot që ia kishin dërguar Cezarit. Si shpërblim e mori çorbën e tij të darkës. Cezarit i kishin dërguar prej shtëpie lloj-lloj ushqimesh. Pasi e hëngër edhe supën e Cezarit, Shuhovi shkoi në shtrat i disponuar. 

Rreshti i fundit i romanit është: “Që nga fillimi e deri në fund të vuajtjes së dënimit, ka pasur 3.653 ditë të tilla. Tri ditët shtesë janë për shkak të viteve të brishta.”

*   *   *

Solzhenjicini qëndroi në Gullag 8 vjet, prej viti 1945 deri në vitin 1953. Romanin filloi ta shkruante në vitin 1957. Manuskriptin (dorëshkrimin) ia dorëzoi revistës “Novy Mir” (Paqe e Re). Redaktori Aleksandar Tvardovski u impresionua nga subjekti i veprës. Për të marrë miratim për botim, romanin ia dërgoi Këshillit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Deri atëherë shkrimtarëve sovjetikë u lejohej vetëm t’i përmendnin kampet e përqendrimit. 

Nikta Hrushçovi e lexoi dorëshkrimin dhe përkundër kundërshtimit të disa zyrtarëve të lartë të partisë komuniste, e lejoi botimin e romanit. 

Në nëntor të vitit 1962 Tvardovski e botoi romanin. 

Kampi i punës i përshkruar në libër ka qenë po ai ku kishte qëndruar një kohë vetë  Solzhenjicini, derisa e vuante dënimin. Kampi ndodhej në Karagandë, në veri të Kazakistanit.              

Xhelal Zejneli

Filed Under: LETERSI

26 vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës

June 9, 2025 by s p

Ramush Haradinaj/

Lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë dhe pastërtinë, kishte arritur të bashkojë në ndihmë të saj të gjitha shtetet demokratike, NATO-n, e udhëhequr nga Amerika, e cila për tre muaj rresht bombardoi Jugosllavinë, shtetin e fundit gjenocidial në Evropë.

Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar 26 vjet më parë, shënon fillimin e tërheqjes së ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, që kishin terrorizuar dhe ushtruar gjenocid mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në Kosovë.

Për disa prej nesh që mbijetuam ferrin, kjo marrëveshje erdhi pas dhjetë vjet lufte. Më të vështirat ishin vitet 1990 deri më 1996, ndërsa nga 1997 deri më 1999 ndodhën dy mrekulli që ndryshuan rrjedhën e historisë sonë: së pari, na besoi dhe na përkrahu kombi ynë shqiptar; së dyti, na besuan dhe na qëndruan pranë Amerika dhe NATO.

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderues Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!

Filed Under: Rajon

Demokracia si një iluzion i qytetërimit modern, apo fener i lirisë?

June 9, 2025 by s p

Artan Nati/

“Për të mbrojtur demokracinë, populli duhet të ketë një ndjenjë të fortë pavarësie, vetërespekti dhe uniteti” thotë  Mahatma Gandhi. Shumë mendimtarë kanë vënë në dukje se demokracia është e brishtë dhe nuk duhet besuar si një libër i shenjtë. Në një demokraci, votohet përpara se të ndiqen urdhrat, ndërsa në një diktaturë, votimi është i panevojshëm, thonë mendimtarë të tjerë. Shpesh e vërteta e vërtetë është e negociueshme për sa kohë që miratohet nga turma Kështu frenohet mendimi intelektual dhe fiton mediokriteti. Të njëjtat argumente, të njëjtat cikle, të njëjtat rituale të veshura me iluzionin e progresit. Dhe ngadalë në heshtje një pyetje fillon të marrë formë. Po sikur demokracia, kjo shtyllë e shenjtë e qytetërimit modern, të mos jetë ajo që mendojmë se është? Po sikur të mos jetë një fener lirie, por një iluzion i bukur ku pushteti rishpërndahet, por nuk çmontohet, dhe ku manipulimi mban maskën e zgjedhjes? Po sikur inteligjenca, që të jetë inteligjenca e vërtetë, lloji që guxon të vërë në dyshim ëndrrën kolektive jo vetëm që injorohet, por përjashtohet sistematikisht? Na është thënë se demokracia është sistemi i popullit nga populli për popullin. Por shikoni përreth? A janë këta vërtet njerëzit që do t’u besonim të vërtetën? Po sikur vetë struktura që na premton një zë, të jetë e njëjta që siguron që të mos e përdorim kurrë? Po sikur demokracia në formën e saj aktuale nuk e lartëson mençurinë, por e zbeh atë dhe ndoshta pyetja më shqetësuese nga të gjitha: Po sikur njerëzit e zgjuar të ndalojnë së besuari në demokraci jo sepse janë cinikë? Po sikur sistemi të mos ishte projektuar për të kultivuar njohuri, por për ta neutralizuar atë? Ne nuk jemi rritur për të bërë këto pyetje. Në fakt, ne dolëm nga komunizmi dhe besonim se demokracia si sistem do të zgjidhte çdo problem. Ne harruam se në qendër të çdo sistemi shoqëror është njeriu. 

Demokracia është e mirë, por njeriu ka evoluar që të bindet dhe të jetë tribal dhe mbi të gjitha të mos jetë skeptik. Të vësh në dyshim është e rrezikshme. Dyshimi është i barabartë me ekstremizmin. Por diku thellë brenda jush, ju keni ndjerë se diçka nuk shkon. Pas 35 vitesh duket qartë se diçka është gabim me demokracinë, me partitë politike dhe me ata që na udhëheqin dhe ne shpesh i besojmë verbërisht. Dhe kur fillon ta dëgjosh, demokracia nuk ndihet më si një strehë. Ndihet si një lojë ku të gjithë pretendojnë dhe askush nuk dëshiron të pranojë se rregullat janë thyer. Pra, tani pyetja bëhet se çfarë fshihet nën ritualet e votës, sloganet e rrugës dhe iluzionin e vullnetit kolektiv? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, ndoshta duhet të shkojmë më thellë. Jo në strukturën e politikës, por në strukturën e mendjes. Sepse rrënjët e vërteta të këtij zhgënjimi nuk janë politike. Ato janë psikologjike. Ato janë filozofike. Ato janë ekzistenciale. Dhe sapo t’i kuptosh, nuk mund ta harrosh kurrë. Demokracia në idealin e saj më të pastër është ëndrra e mençurisë kolektive. Por e vërteta e pakëndshme është se mençuria kolektive është rrallë kolektive dhe akoma më rrallë e mençur. Jean Paul Sartra besonte se liria ishte një mallkim aq sa një dhuratë, se të jesh vërtet i lirë do të thotë të mbash peshën e zgjedhjes, përgjegjësisë dhe izolimit. Dhe shumica e njerëzve, pavarësisht asaj që pretendojnë, nuk duan liri. Ata duan drejtim, siguri, dikë për të fajësuar kur gjërat shkojnë keq. Dhe demokracia, ashtu siç ka evoluar, i përshtatet kësaj dëshire. Nuk u kërkon njerëzve të mendojnë, por u kërkon të zgjedhin. Dhe zgjedhja, kur është e lirë nga vetëdija, bëhet një lloj hipnoze. Jep iluzionin e pushtetit, ndërsa fsheh mekanizmat e kontrollit.

Shikoni se çfarë ndodh në vendin tonë. Jetojmë në demokraci, por në ndryshim nga diktatura, ne kemi dy diktatorë që funksionojnë si një i vetëm. Ata funksionojnë si dy anë të së njëjtës monedhë. Shqiptarët mendojnë se janë të lirë dhe kanë mundësi për të zgjedhur, por në fakt gjithmonë kemi në pushtet të njëjtën elitë, të njëjtët oligarkë dhe të njëjtën makinë propagandistike në shërbim të tyre. Demokracia jonë na jep iluzionin se ne kemi mundësi të vendosim për fatet tona, por fsheh mekanizmat e kontrollit. Rama dhe Berisha çimentojnë pozicionet e tyre me listat e mbyllura dhe hedhin në luftë si gladiatorë, kundështarët e tyre. Ata që nuk binden, njerëzit që guxojnë të mendojnë ndryshe, do të përfundojnë në fushë beteje. Aq më tepër nqs nuk binden, do të përfundojnë si ushqim për turmat që brohorasin këtë spektakël absurd.

Votimi është kthyer në një ritual përkatësie, një mënyrë për të thënë “Unë jam në anën e duhur”. Por kush e përcakton të drejtën dhe çfarë ndodh kur shumica zgjedh jo më të mirën, por më të njohurin, më qetësuesin emocionalisht? Friedrich Niçe na paralajmëroi se: “Çmenduria tek individët është e rrallë, por në grupe, parti dhe epope është rregulli.” Votuesit votojnë për interpretuesin më të aftë, siç ishte Zegjineja, e cila lexonte me zell prozën e shkruajtur nga Balluku. Ndërsa në malësinë e Shkodrës vota jepej si shpërblim ndaj miellit dhe gurëve të hedhur në rrugët e zonës. Në pjesët e tjera të vendit vota hidhej nga frika e ardhjes në pushtet të Berishës apo si pasojë e frikës ndaj korrupsionit galopant të Ramës. Demokracia atëherë tek ne bëhet një teatër i turmës. Dhe turmat nuk drejtohen nga logjika, por nga infeksioni. Idetë përhapen si viruset jo sepse janë të vërteta, por sepse ndihen mirë. Demokracia u jep të gjithëve një zë. Po, por jo të gjithë zërat flasin nga llogjika. Shumica flasin nga frika. Se votimi për të keqen më të vogël është ende votim për të keqen. Për këtë arsye dialogu mbytet nga spektakli emocional se llogjika është ndëshkuar dhe mashtrimi shpërblehet. Rama e Berisha e dinë shumë mirë se njerëzit reagojnë më shumë nga frika dhe emocionet e së kaluarës dhe gjithmonë jetojnë si krijesa, mbijetesa e të cilëve kërcënohet nga kundështarët.  

Vota nuk është kurrë pushtet për votuesin, por një qetësues dhe iluzion se kemi të drejtë zgjedhje. Skena e debatit nuk është kurrë e vërtetë. I gjithë teatri është projektuar për të të mbajtur të besosh mitin se vota jonë është një zgjedhje. Debatet dhe debatuesit në televizionet e blera e të financuar nga elita jonë politike e ekonomike, eksitojnë masat dhe japin idenë se ne kemi mundësi reale të zgjedhim. Por tani pas 35 vitesh duket qartë. Tani e shohim se demokracia ashtu siç ekziston në formën e saj moderne nuk është arritja kurorëzuese e qytetërimit. Është kompromisi i një specieje të frikësuar që shpesh e quajnë sovran. Një sistem i ndërtuar jo mbi mençuri por mbi numra, jo mbi të vërtetën, por mbi konsensus, jo mbi drejtësi por mbi dobi. Dhe konsensusi nga natyra e tij përkulet te emëruesi më i ulët i përbashkët.

Çfarë është liria në të vërtetë dhe më e rëndësishmja, a jemi mjaftueshëm të fortë për ta duruar atë? Ne donim liri,pa e ditur se  ç’është ajo. Tani e shohim se çfarë në të vërtetë është, por ndryshe si e mendonim dikur. Nuk është siguri as rehati. Liria e vërtetë është e tmerrshme sepse heq iluzionin se dikush tjetër është në kontroll. Vret fantazinë se dikush atje jashtë do t’i rregullojë gjërat për ne. Ajo vret fantazinë se ka një parti, ose një udhëheqës, ose një sistem të projektuar për të na shpëtuar nga problemet. Jo, kur perdja më në fund bie, kur të gjitha zhurmat shuhen, mbetemi në këmbë në heshtjen brutale të pronësisë së vetes tonë. Dhe atëherë na godet mendimi se ne jemi më përgjegjës sesa na është thënë ndonjëherë.

Tani pyetja përfundimtare mbetet: Jo kush duhet të na udhëheqë, por kush po bëhesh kur nuk ke më nevojë të udhëhiqesh. Ky është rebelimi përfundimtar. Kjo është e vërteta që asnjë votë nuk mund ta përmbajë. Dhe ky është fillimi i një jete të jetuar jo në sisteme, por… në sovranitet Mirë se vini në lirinë tuaj

Filed Under: Ekonomi

LATE SPRING PROMENADE

June 9, 2025 by s p

Annual Gala Concert celebrating the vibrant soul of New York through music, culture, and connection. Experience a thrilling musical journey from Baroque elegance to Albanian Pure Music and the soulful depths of Fado, brought to life by Carnegie Hall instrumentalists, Broadway stars & Albanian well known Musicians. After the concert, join us for a festive cocktail reception with exquisite cuisine, fine wines, and the joy of shared moments. Come celebrate diversity, heritage, and the magic only music can inspire.

We can’t wait to welcome you ☺️

Warmly,

The Late Spring Promenade Team

🎟️ RSVP is required
Reserve your tickets online only:

👉 https://www.eventbrite.com/e/1371886241679?aff=oddtdtcreator

Lirijeta Rexhepi: PROJECT MANAGER
Tel: +1 (347) 490-6158
E-mail: LirijetaRexhepi@gmail.com

Ergin Oda: PRODUCER
Tel: +1 (917) 544-0585
E-mail: oda.ergin@gmail.com

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT