• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2026

Grenlanda “Molla” e Shekullit 21

January 21, 2026 by s p

Nga Ledja Canaj

Koordinatore e UGSH – EU/

Për shekuj me radhë, fuqia gjeopolitike u përcaktua nga katër elementë: toka, uji, ajri dhe zjarri. Ata formësuan perandoritë, kufijtë dhe ekonominë botërore. Por shekulli XXI solli një element të pestë ‘Arktikun’ një hapësirë ku klima, energjia, burimet minerale, siguria kibernetike dhe rivaliteti midis fuqive të mëdha përplasen. Në këtë realitet të ri, Grenlanda nuk është më një ishull i largët me akull. Ajo është qendra e heshtur e shahut global “molla e Adamit” e shekullit tonë, një territor që teston deri ku do të shkojnë shtetet për dije, pushtet dhe kohë.

Elementi i Pestë

Arktiku nuk po shkrihet vetëm ai po riorganizon botën. Rrugë të reja detare po shkurtojnë kontinentet. Minerale thelbësore për bateritë, satelitët dhe tranzicionin energjetik ndodhen nën kilometra akulli. Tokat e rralla, kobalti, grafiti dhe nikeli nuk janë abstraksione; janë monedha e së ardhmes. Pikërisht për këtë arsye Kina promovon “Rrugën Polare të Mëndafshit”, Shtetet e Bashkuara forcojnë sigurinë veriore, Rusia militarizon akullin, dhe Europa kërkon autonomi strategjike. Kush kontrollon Grenlandën fiton akses në tre fronte njëherësh: klimën, tranzicionin e energjisë dhe hartën e tregtisë së së ardhmes.

Gjeografia e Kohës

Grenlanda është e vetmja pikë në Tokë ku Epoka e Akullit prek epokën teknologjike. Brenda një dite, mund të vendosësh dorën mbi akull 200.000-vjeçar dhe më pas të gërmosh për mineralet që do të fuqizojnë makinat elektrike të vitit 2035. Këtu koha nuk është lineare ajo përplaset. E kaluara dhe e ardhmja nuk ndjekin njëra-tjetrën; ato ndërrojnë vende. Arktiku na detyron të bëjmë një pyetje që rrallë e shtrojmë: Po përshtatet planeti me ne, apo po përshtatemi ne me planetin?

Ku Takohen Fuqitë e Mëdha

Në shekullin XX, shahu global u luajt në Europë. Në shekullin XXI, luhet në Arktik. Korridoret e reja Kalimi Veriperëndimor, Rruga Veriore e Rusisë, ambiciet polare të Kinës po rishkruajnë atlasin. Çdo centimetër akulli të shkrirë është tragjedi, por edhe një korridor tregtar, një korridor ushtarak, një sinjal gjeopolitik.

Epoka e klimës nuk është më vetëm mjedisore; është strategjike.

Testi i Epokës

Grenlanda nuk është një çmim territori është një çmim epoke. Konkurrenca nuk është për atë që zotëron tokën, por atë që zotëron kohën: kohën për të riformësuar zinxhirët e furnizimit, për të ngritur konstelacione satelitore, për të siguruar mineralet, dhe për të rishkruar tregtinë globale. Pyetja e vetme është nëse bota do ta trajtojë Grenlandën si mollën e Adamit, një tundim i rrezikshëm i dijes apo si vendin ku njerëzimi shkruan kapitullin e radhës. Sepse për herë të parë në histori, burimi vendimtar nuk është toka, nafta apo uji. Është koha. Dhe kush kontrollon kohën, kontrollon shekullin.

Filed Under: ESSE

Ne nuk harrojmë!

January 21, 2026 by s p

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork

Sot, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, së bashku me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare, nderuam viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë dhe kërkuam ndëshkimin ndërkombëtar të kryesve të këtij krimi ndërkombëtar, të sanksionuar me Konventën e OKB-së.

Ambasadori Blerim Reka dhe Mark Gjonaj, në emër të shoqatave shqiptare të Nju Jorkut, rikujtuan edhe një herë se Serbia vrau 13,950 shqiptarë, përdhunoi mbi 20,000 qytetare dhe qytetarë të Kosovës dhe se ende nuk janë gjetur 1,620 persona të zhdukur me forcë.

Ne nuk harrojmë!

We will not forget!

Filed Under: Emigracion

NË 20 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI, NDERIM DHE MIRËNJOHJE PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

January 21, 2026 by s p

Sot i gjithë kombi shqiptar përkujton 20 vjetorin e kalimit në përjetësi të udhëheqësit, shtetarit, filozofit dhe themeluesit të Kosovës së pavarur e modern, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Sot më shumë se kurrë na mungon urtësia, frymëzimi, filozofia, shpirti, mendja dhe idetë e Doktor Rugovës. Një kapacitet intelektual ndërkombëtar që arriti ta kthente Kosovën në një çështje ndërkombëtare. Asnjëherë më shumë se sot Kosovës dhe kombit shqiptar i nevojitet testamenti filozofik i Presidentit Rugova: unifikim shtetëror e kombëtar, bashkëpunim dhe dashuri mes njëri-tjetrit.

Dr. Rugova dhe veprimtaria e tij patriotike, politike e diplomatike do të mbahet mend për jetë të jetëve, në memorien e çdo shqiptari si politikani legjendar që vuri themelet e Shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës. Ky përvjetor largimi në përjetësi na bën të ndiejmë dhimbje për mungesën e madhe, por njëkohësisht krenarë dhe dinjitozë për veprën që Dr. Rugova na trashëgoi si popull dhe si komb.

Emri i tij është gërmëzuar me shkronja ari në historinë e lavdishme të Kosovës së bekuar.

I paharruar përkujtimi për Presidentin historik, filozofin dhe shtetarin e madh të Kosovës e kombit shqiptar Dr. Ibrahim Rugova.

Me mirënjohje e respekt të veçantë

Përulësisht

Kryetari i VATRËS

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Politike

Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA

January 21, 2026 by s p

Institucioni përfaqësues: Kosova Global Talent Center – Prishtinë Përfaqësuese ekskluzive për Kosovën e Neo Science Olympiad (USA): Merita Aliçkaj Lezi, Themeluese & Drejtoreshë Ekzekutive Lokacioni i garës: Orlando, Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës Data:10-15 janar 2026

Përmbledhje Delegacioni i nxënësve nga Kosova ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në Neo Science Olympiad 2026, një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare në fushat Matematikë, Shkencë, Biologji, Kimi, Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Kodim. Organizimi, përzgjedhja dhe përgatitja akademike e nxënësve është realizuar nga Kosova Global Talent Center, nën udhëheqjen e znj. Merita Aliçkaj Lezi. Arritjet kryesore – “Best of the Best (Gold Medal)”  Adri Vila (Klasa 9) – Biologji (Vendi i Parë, Best of the Best), Kodim  Nil Kelmendi (Klasa 3) – Matematikë (Vendi i Parë, Best of the Best), Shkencë  Jeton Sylejmani (Klasa 7) – Shkencë (Vendi i Dytë, Best of the Best), Matematikë  Gjin Rrahmani (Klasa 10) – Biologji (Vendi i Tretë, Best of the Best), AI, Matematikë  Tana Camaj (Klasa 10) – Kimi (Vendi i Dytë, Best of the Best), Matematikë  Aulona Demolli (Klasa 10) – Kimi (Vendi i Tretë, Best of the Best), Biologji  Harun Hondozi (Klasa 6) – Shkencë (Vendi i Tretë, Best of the Best), Matematikë Medalje të tjera  Qazim Osaj (Klasa 7) – Matematikë, Shkencë  Molos Gashi (Klasa 5) – AI, Shkencë, Matematikë, Kodim  Lum Rrahmani (Klasa 6) – AI, Matematikë  Asija Vitaku (Klasa 8) – Matematikë, Kodim  Amar Halimi (Klasa 8) – Kodim,Bronze AI Bronze  Lum Paçarada (Klasa 9) – Matematikë, Kimi.

Përfundim: Këto rezultate përfaqësojnë një sukses të rëndësishëm për arsimin dhe talentin e të rinjve nga Kosova, duke dëshmuar se me mbështetje institucionale, bashkëpunim dhe përgatitje profesionale, nxënësit tanë mund të konkurrojnë denjësisht në nivel global.Vlenë me u përmend se shpenzimet për biletat e udhetimit u mbështeten nga Qeveria e Kosovës,poashtu shumë bashkëatdhetar nga Amerika na kanë përkrah përmes kampanjes qrmes kampanjes që kemi pas active para udhetimit.

Filed Under: Kronike

IKJA E KORIFEUT APO BORXHI NDAJ NJI FJALE PER ISMET UKE BERISHEN

January 21, 2026 by s p

I N   M E M O R I A M

                                                        (1933-2025)

LUZ THAQI, N.Y.

1.Kur të vdes një mik, sikur të sëmbon në shpirt, të prek në ndërgjegje, të drithëron për zbrazëtirën e pa kompensuar që shkakton. Humbja e tij të kthen në retrospektivë, t’i shprush kujtimet në raport me te, që nga njohja e tutje; jeton me emrin e tij, gjurmët e tij të lëna në kohë për misionin e kryer ndaj shoqërisë, atdheut, ndaj kombit.

Me një realitet të tillë u ndeshem këtyre ditëve me shkuarjen në amshim të  korifeut të mërgatës, veprimtarit të pandalur, patriotit dhe kryetarit të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit, Ismet Ukë Sadiku (Berisha), duke mbetur, kështu vravashkë e pafikur.

Tridhjetë e dy vite më parë, (kthej kujtesën prapa), kur u përgatitesha për ardhjen time të pare si vizitor në SHBA, kisha fokusuar në agjendë si çështjen më të rëndësishme dhe të domosdoshme, takimin me Ismet Ukë Berishën, nipin e Sadik Ramës nga Gjurgjeviku  dhe të birin e Komandantit të  Çetës së Ukë Sadikut, patriotit dhe heroit të Betejës se Çelisë së Siceves, në të cilën ranë dëshmorë në vjeshtën e vitit 1945, 35 patriotë shqiptarë. Në mesin e kësaj beteje të lavdishme, ranë edhe babagjyshi im, Zef Sokoli, së  bashku me mixhën tim, MarkZef Sokoli (atëbotë 16 vjeçar), ballë për ballë me forcat serbo-malazeze  në kuadër të  Lëvizjes Nacional –  Demokratike Shqiptare, e cila luftonte për liri dhe bashkimin e trojeve etnike Shqiptare.

Pas arritjes sime në NY, nuk u rehatova derisa do e takoja Bacën Ismet, e më pastaj dhe vëllezërit e tij, Selimin i cili tani jeton ne Stemford-SHBA , dhe Skënderin (tani më në amshim), i cili kishte qenë pjesë e Çetës së Uke Sadikut, atëherë shumë i ri e që me mixhën tim Markun, kishin qenë të angazhuar në detyra të Çetës derisa ranë në altarin e lirisë. Shpjegimet e tij, të dëshmitarit të gjallë, Skënderit, më sillnin rrëfimin si ëndërror, për babagjyshin dhe mixhën tim, të cilët i kisha parë vetëm vegim drite në fotot e tyre, e që e kishin lënë babanë tim jetim, në moshën 10 vjeçare së bashku me gjyshen…Atë bisede me Skënder Ukë Sadikun nuk do ta harrojë kurrë dhe do ta ruaj të gjallë perhere në memorien time!

2.Në rrjedhat e historisë sonë kombëtare, gjithnjë ka pasur personalitete të cilët u veçuan jo rrallë për përkushtim dhe devotshmëri të pathyeshme, të idealit të lartë atdhetar e kombëtar që kishin në shpirt. Të tillë lindin në çdo kohë, janë të nevojshëm për jetën, shoqërinë dhe kombin në përgjithësi, e që bashkërisht forcojnë trungun e historisë sonë  kombetare. Brezat që pasojnë, si thesar të çmuar, të kaluarën e rimarrin pikërisht në përmes këtyre njerëzve të spikatur.

Njëra nga ato figura që ka lënë gjurmë në historinë e lëvizjes sonë kombëtar për liri, pavarësi dhe bashkim të trojeve Etnike, është edhe  Ismet Ukë Sadiku, së pari i brumosur me heroizmin familjar e pastaj edhe me veprën e tij jetësore që mbi shtatë decenie e deri në frymën e fundit,u rreshtua në anën e popullit duke u dëshmuar si udhëheqës i Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit dhe përfaqësues i denjëi  epokës se cilës i takoi, në daljen zot dheut e atëdheut të vet.

Mbi gjysmë shekulli, Ismet Berisha, së bashku edhe me shumë veprimtarë të tjerë të angazhuar për çështjen Shqiptare, do e udhëheq Lidhjen e Tretë Shqiptare të Prizrenit në NY, duke vepruar pa ndërprerë në interestë Kosovës dhe kombit. Nga kjo organizatë kombëtare, përcillej dhe ndihmohej fati i atdheut: u organizuan shumë tubime, demonstrata, u dërguan shumë kërkesa udhëheqjeve të ndryshme të botes demokratike, si dhe institucioneve më relevante dhe vendimmarrëse amerikane. Pra, edhe në saje të këtyre angazhimeve u kontribua ne sensibilizimin dhe internacionalizimin e çështjes se Kosovës.

Gjate viteve të rezistencës sonë të armatosur në Kosove,  në vitet 1998-1999, zyrat e Lidhjes së Prizrenit në Bronx ishin të hapura 24 ore në 7 ditë të javës për të gjithë shqiptarët. Ismet Uke Berisha, i mishëruar me fatin e popullit shqiptar të Kosovës dhe me fatin tonë përgjithësisht, ndodhej çdo here aty. 

Në kujtesën time ruaj në mendje një natë pranvere tëvitit 1999, kur ora kishte kaluar 12 e natës, pasi që në zyrë kishim të organizuar edhe kujdestari, prandaj bacës Ismet i drejtohem me fjalët: ”Baca Ismet, është bërë një farë kohe e vonë,  gjysma e natës tashmë kaloi, do të ishte mirë që të shkoni në shtëpi dhe të pushoni, më pastaj ditën e nesërme të vini, prap ne do jemi këtu”. Ai do të më përgjigjet: “Jo,jo, o burrë,  nuk dua të shkoj, nuk më mban shtëpia kur e di se çfarë po ndodh në Kosovën tone, ndërsa ajo po digjet cep më cep të saj”.

Ismet Berisha ishte një personalitet i veçantë, me karakter të fortë, i pamposhtur në idealet e tij për lirinë dhe bashkimin e trojeve Shqiptare; i gatshëm përherë si edhe paraardhësit e tij për çdo sakrificë, me qëndrim vertikal dhe ballëlartë  siç qëndruan kolosët e kombit: I paepur, i dinjitetshëm dhe ndër kundërshtime kurrë i palëkundur dhe i ligështuar. Si i tillë, Baca Ismet, me veprën e tij, la trashëgim një frymëzimse si duhet dhe mbrohet atedheu, duke mbetur përherë pranë këtij populli ashtu siç e kujtojmë: të dashur, me qendrim karizmatik, me një shpirt titanizmi jetësor…

3.

Në këtë shkrim të shkurtër nekrologu, për Njeriun, i cili me veprën e tij jetësore e siguroi pavdekësinë, Ismet Uke Berishën, të cilin e çmova dhe e  nderova pa masë dhe te cilit për 30 vjet i qëndrova krah në aktivitetin dhe angazhimet e tij kombëtare, perjetësisht i falem kujtimit, punës dhe veprës së këtij kolosi të kombit. Kurrë nuk do ta harroj, bujarinë, fisnikërinë dhe burrërinë e tij me shumë karar.

Përkundër moshës, për 30 vjet, Baca Ismet, do të me thërras në orën 9 të mëngjesit për të më uruar Ditën e Flamurit, Krishtlindjet, Pashkët…dhe thosha me veten time: Si është e mundur një Njeri i Madh, i thyer në moshë, të jetë aq korrekt në raportet miqësore, si asnjëherë të mos harrojë lajmërimin, nderimin, por edhe kohën e njëjtë, pa e ndrruar asnji here?

Pra, i tillë ishte Ismet Uke Berisha.

Pusho në përjetësinë e merituar, miku i im i dashur, Ismet Ukë Berisha. Vepra e jote jetësore la një model trashëgimi, udhërrëfimin e frymëzimin kombëtar që do t’i kapërcejë shekujt.

Shpirti i Atdheut Shqiptar, prore do të rrezatojë e do t’i bëj dritë veprës tënde të lavdishme!

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT