Nga Behar Gjoka*/
Zoti Platin!
Një lojëtar i madh, një yll i futbollit europian dhe botëror, tani keni në dorë shansin të mos tregoheni njeri i vogël dhe një bashkëfajtor me dhunuesit.
Në asnjë rrethanë, nuk barazohet dhunuesi me viktimën. Nuk besoj se është e ligjshme të fishkellesh himin e kujtdo kombi. Nuk besoj se është e ligjshme dhe humane të thërrasësh në korr, vdekje shqiptarëve, siodmos në një fushë ku luhet futboll… Nuk besoj se ka ligj, që të justifikoj hedhjen në fushë të shisheve, gurëve, fishekzjarreve… Arbitri e ndali ndeshjen për shkak të fishkezjarreve dhe ai është një anglez i urtë dhe që e ndërpreu ndeshjen në kohën e duhur… Këto dhe të tjera dhunime, vepra anti sport, ngjanë para se në qiell të vinte flamuri, një lojë që erdhi si befasi… Fillimisht serbët therriten Putin, se menduan për ndonjë truk të atit shpirtëror të pansllavizmit dhe panortodkosisë… Kur panë se ishte flamuri shqiptar u irrituan… Nuk dua të besoj se ju i merrni seriozisht përrallat serbe mbi fjain e shqiptareve, të lojëtarëve që ishin në fushë… Përqasja me një bombë nga ana juaj ishte zhgënjyese, ishte një ikje nga përgjegjësitë që keni për fubollin… Dëshpëruese kur avokatia, pa asnjë bazë logjike, pa asnjë fakt, vihet në gojën tuaj, edhe për një fakt të thjeshtë, sepse ajo është nën hetim dhe nuk ka vlerë të nënvizoni fajësinë para verditkit… E verëta ishte e qartë, bota e pa, nëse nuk do të shohësh, më keq është për sportin. … Lojtarët serbë deshën ta dhunonin simnbolin-lodër… Nuk di a ka ndonjë francez, madje edhe ju vetë z. Platini, që do të lejonte dhunimin e flamurit të Francës?… A ka ndonjë serb, grek apo rus, që do të lejonte një gjë të tillë?…Duke e shpallur të paligjshëm flamurin, po kush është fjatori? Lojëtarët shqiptarë që ishin në fushë nuk e sollën, këtë e pa edhe i verbëri… Se ai erdhi nga qielli… Thonë se kur nuk ke fakt, ose kur kërkon që t’i shtrembërosh ato, i kërkon argumentat në qiell kur ato janë në tokë… A është e ligjeshme të qëllohet me mejete të forta nga tifozi një lojtar në fushë! A ka ligje që justifikojnë praninë e tifozave në fushë? A ka ligje që mbrojnë gjestet antisportive, antinjerëzore, sjelljet raciste? A ka kund ligj që forcat e sigurisë të bëhen palë me huliganët? Nuk dua ta besoj se një lojëtar i madh, një yll i futbollit, të cilin e kam adhuruar për lojën e bukur, si Mishel Platini, do të jetë pjesë e dhunimi te futbollit… Pak rëndësi kanë pikët, kur u rreziku seriozisht jetë e futbollistëve tanë… Falë qetësisë së futbollistëve tanë u shmang tragjedia… Hapini sytë mirë, provat janë të gjitha… E vërteta nuk mbulohet me shoshën e propagadës së verbër serbe… Shpetoni futbollin nga dhuna… Barazimi i dhunuesit me viktimën do të thotë humbje e bukurisë së futobollit… Barazimi i dhunuesit me viktimën, do të legalizonte precedentin, ku radhën do ta ketë Portugalia, Danimarka, pastaj me radhë të gjitha ekipet europiane, e mandej edhe ato të botës… Jepni drejtësi për hir të futbollit, edhe për shqiptarët, për futbollin e tyre, që në këto eliminatore po shfaqet fuqishmë, përndryshe do të mbaheni mend si shkatërruesi i lojës që bashkon, i lojës më të bukur në botë… Keni shasin të shpëtoni nga vetja Zoti Platini… Futbolli dhe barabria nuk ka gjasa të takohen, sepse i bie që loja të barazohet me luftën… Keni në dorë fatin e futbollit, por edhe që të shpëtoni veten nga makthet e dhunuesve…
* Per Diellin e dergoi autori
SAMI says
I NDERUARI Z DEHAR IPASKIE CITUAR SHUM BUKUR GJITHA VREJTET DHE NDODHIT QË KANDODHUR NËSTADIJUM BRAVO JUQOFT .POR çKEMI MEBA KUR LIDERËT E KULTURES DHE SPORTIT DALIN DHE FOLIN KUNDËR LOJTARVE VET ATHU KJO PSIKOLLOGJI ËSHT NORMAL APO JASHT VIZIJONIT KOMBIT NE DUHET ME LUFTUE KRIMINELIN E MRENDËSHËM !SE JANTU BA PAZARLLAQE PERSONALE ME FITUAR PERSONALISHT MENDOJ QË PROBLEMI MAIMADH ËSHT KTU .JUFE BRAVOS JUQOFT.