Nga Washington, DC.- Mimoza Dajçi/New York/
Edhe pse kanë kaluar disa ditë përsëri mbetet aktual jubileu historik i 50 vjetorit të fjalimit “I have a dream…nga Dr.Martin Luther King Jr. pranë Shkallëve të Monument të Presidentit Abraham Lincoln në Washington,DC.
Mijra qytetarë nga SHBA e shtete të ndryshme të botës u solidarizuan për të celebruar këtë eveniment të rëndësishëm të jetës amerikane, që udhëheqësi kryesor i lëvizjes për të drejtat civile prifti protestant Martin Luther King Jr, shënoi me gërma të arta Marshimin e 28 gushtit të vitit 1963, ku morën pjesë rreth 250 mijë njerëz. Amerikanët e të gjitha racave i u bashkëngjitën kësaj lëvizje për të drejtat e njeriut duke kërkuar punë, liri e barazi sociale.
Ndër të tjera në fjalimin e tij Dr.King Jr. thotë: ”Endërroj që një ditë katër fëmijët e mi do të jetojnë në një vend ku ata nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga karakteri i tyre”
Pas përfundimit të marshimit të madh në vitin 1963 në Washington Presidenti John Kennedy ftoi liderët e kësaj lëvizje në Shtëpinë e Bardhë, të cilët i priti shumë mirë.
Dhe vërtet ëndrra e tij u bë realitet. Sot në Shtëpinë e Bardhë të SHBA kemi një President me origjinë afrikano –amerikan. Presidenti Barack Obama e ka konsideruar luftëtarin e madh për të drejtat e njeriut si një shembull frymezimi të jetës së tij.
Me rastin e 50 vjetorit të fjalimit të tij, fjalim të cilin akademistët amerikan e kanë vlerësuar si një ndër fjalimet më të mira të shekullit të XX, u mbajt këtë muaj gushti një shërbesë ndërfetare, ku morën pjesë personalitete nga vendi e bota, si dhe përfaqësues të klerit e organizatave të ndryshme jo qeveritare. Një nga folëset kryesore ishte edhe Rev. Que English e cila së bashku me bashkëshortin e saj Pastor Tim English drejtojnë prej disa vitesh Kishën “Bronx Christian Fellowship”në Bronx. Përsa i përket përpjekjeve të Rev.Quej për të drejtat e njeriut e mirëqënies së jetës në Bronx ajo është një pasuese e denjë e Dr.Martin Luther King Jr. Eshtë një grua e fortë, e guximshme e me vizion të gjerë. Për ne shqiptarët edhe një mikeshë shumë e çmuar. Në fushatën parazgjedhore të Z.Mark Gjonaj ajo ka mbështetur fuqishëm kandidaturën e tij për postin që ai gëzon sot si Assamblyman për Distriktin Nr. 80 në Bronx. Ajo ka bekuar disa nga takimet e veprimtaritë e Z. Gjonaj ku është pritur e vlerësuar me respekt nga të gjithë shqiptarët. Udhëtimin me autobus për në Washington, DC edhe për anëtaret e Organizatës së Gruas “Shpresë dhe Paqe”në New York e mundësoi Rev. Que English, e cila e mbështet e suporton edhe këtë organizatë.
Fjalimi i Dr. Martin Luther King Jr. ndryshoi jetën amerikane. Sondazhi që u mbajt në vititn 1999 nga akademistët amerikanë për fjalimet më të rëndësishme u rendit si fjalimi më i mirë i shekullit të XX dhe ka hyrë në librin e historisë amerikane. Ndërsa historianët marshimin në Washington e cilësuan si një protestë paqësore dhe frymëzuese që ndryshoi jetën amerikane. Për nder të Dr. Martin Luther King Jr. jetës e veprës së tij përveç përshëndetjeve dhe fjalimeve të ndryshme u mbajtën edhe një sërë veprimtarish artistike, në mes artistëve të famshëm që kënduan performoi edhe legjenda amerikane Tony Bennett.
Dr.Martin Luther King Jr. fitues i Çmimit Nobël për Paqen në vitin 1964, lindi më 15 maj të vitit 1929 dhe u vra më datë 4 prill 1968 .