KANSAS CITY: Vlora Çitaku – Ambasadorja e Republikës së Kosovës, në Washington, ka shkruar në rrjetin e saj Facebook këto ditë se, ka përjetuar momente të veçanta me fëmijët e Kosovës, të cilët i kanë dërguar kartolina në Ditën e Kujtimeve, ushtarëve Amerikanë, që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të NATO-s. Ajo shkruan se, janë rreth 100 fëmijë të moshave të ndryshme nga Kosova, të cilët kanë shkruar kartolina për ushtarët amerikanë të NATO-s. Kështu vogëlushët në mënyrën e tyre kanë shprehur falenderimet dhe admirimin e tyre për kontributin e e SHBA dhe NATO-s në Kosovë. Nëpërmjet emocioneve të tyre ata kanë shprehur falenderimet e tyre se, ushtarët amerikanë dhe të vendeve të tjera të NATO-s, ndihmuan që vendi i tyre Kosova, tash e sa vite të gëzojë lirinë, dhe të kenë mbrojtjen e tyre të vazhdueshme.
“Momente emocionale nga kartolinat që u dërguan nga fëmijët kosovarë për ushtarët e SHBA-së në Ditën Përkujtimore, të cilat arritën në destinacionin e tyre përfundimtar! Kartolina këto që u pritën me emocione nga ushtarët e Divizionit të 1-të të Këmbësorisë, të cilët ishin edhe ndër trupat e para të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, për të hyrë në Kosovë në Operacionin e Përbashkët për Mbrojtjen e Kosovës”, është shprehur Çitaku. Më tej ambasadorja nuk fsheh edhe ndjenjat e saj për këto kartolina faleminderimi, të cilat zonja Çitaku i ka quajtur mesazhe nga fëmijët tanë, që dinë të përshkruajnë më së miri mirënjohjen e popullit të Kosovës, ndaj kombit amerikan. Përveç kësaj, sipas Ambasadores së Kosovës, në Washington, Vlora Çitaku, disa nga kartolinat do të vendosen në stendat e muzeut ushtarak të Divizionit të -rë të Këmbësorisë në Fort Riley, Kansas, si një kujtesë e prekshme e lidhjes midis Forcave të Armatosura të SHBA dhe popullit të Kosovës.
Ju lumtë dora dhe mëndja fëmijëve nga Kosova, për këto letra të përzemërta falenderimi mbi rolin e ushtarëve amerikanë në clirimin e Kosovës dhe ruajtjen e pavarësisë së saj. Këto letra përcjellin mesazhin e mirënjohjes dhe miqësisë së përjetshme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan. {Shënimi im. Shefqet Kërcelli, bashkepunetor i Diellit}.