Tetë të vdekur pas mosmarrëveshjeve mes mbështetësve të kandidatëve në zgjedhjet lokale ne provinca Hilvan, Silvan dhe Hatajit /
Mosmarrëveshjet ndërmjet kandidatëve për postin e kryetarit të komunës, shkaktuan të paktën tetë të vdekur dhe 13 të plagosur në zgjedhjet e sotme lokale në dy lokalitete të Turqisë, njoftoi agjencia e lajmeve Dogan.
Në Silvan, në provincën e Hilvanit (juglindje), konflikti i parë u identifikua pas mosmarrëveshjeve të disa kandidatëve në një fshat, duke shkaktuar të paktën pesë të vdekur dhe pesë të plagosur, disa në gjendje kritike për jetën.
Një konflikt i ngjashëm u zhvillua në provincën e Hatajit (jug), duke shkaktuar tre të vdekur dhe nëntë të plagosur me armë të ftohta.
Mosmarrëveshjet janë të zakonshme gjatë zgjedhjeve në këto komunitete të vogla banimi.