Deklaratë e të përndjekurve politikë/
Ne, përfaqësuesit e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Përndjekurve Politikë, Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, Shoqatës së të Përndjekurve Kulakë të Shqipërisë, Shoqatës së të Përndjekurve Politikë “Musine Kokalari”, Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të Përndjekurve Politikë, Shoqatës së të Përndjekurve Politikë “Osman Kazazi” të mbledhur sot, më datën 10 prill 2013, pasi shqyrtuam situatën politike në të cilën po kalon vendi ynë, dolëm me përfundimet e mëposhtme:
1. Në kuadrin e fushatës elektorale, që sapo ka filluar, duke ndjerrë rrezikun e propagandës denigruese të forcave të majta, u bëjmë thirrje partive të koalicionit të forcave të djathta të udhëhequra nga Partia Demokratike dhe drejtuesve të Partisë Fryma e Re Demokratike, të hedhin pas krahëve mosmarëveshjet e deri tanishme dhe të bashkohen në një koalicion të vetëm, për një fitore të bujshme të së djathtës shqiptare, në shërbim të demokracisë dhe integrimit europian të vendit.
2. U bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë të Shqipërisë të bashkohen me këtë koalicion të madh të forcave të djathta, në të mirë të kombit dhe të atdheut.
Nënshkruar
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Politikë Demokratë të Shqipërisë Përndjekurve Politikë
Simon Mirakaj Besim Ndregjoni
Shoqata e të Burgosurve politikë Shoqata e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Kulakë të Shqipërisë
Tanush Kaso Vllas Arapi
Shoqata e të Përndjekurve Politikë Shoqata Mbarëkombëtare e Integrimit të “Musine Kokalari” Përndjekurve Politikë
Agim Musta Adem Hallçi
Shoqata e të Përndjekurve Politikë “Osman Kazazi”
Ylli Kondi