* Deputetë grekë dhe Pirro Dhima, në 100-vjetorin e autonomisë së “Vorio Epirit”
*Thirrjet antishqiptare në Himarë, të rinjtë apel për Venizelos: Të kërkojë falje/
* Politika e Tiranës prodhon grindje mes vetes, asnje koment për pjesmarrjen e deputëve grekv në festimet e 100 vjetorit të te fantazmës së Vorio Epirit./
Është festuar dje në Athinë 100 vjetori i Deklaratës së Autonomisë së “Epirit të Veriut”, e cila u shpall më 17 shkurt 1914.
Festimet filluan me një meshë në Kishën Shën Dionisi, vazhduan me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe me vendosjen e kurorave në varrin e Ushtarit të Panjohur,në qendër të Athinës, nga ana e zyrtarëve të Parlamentit dhe partive politike greke.
Sipas raporteve të mediave, edhe këtë vit ceremonia është karakterizuar nga një organizim jo aq i mirë si dhe nga reagime të vogla, që u krijuan nga prania e deputetëve të Agimit të Artë.
Ajo që vlen të theksohet, është pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive parlamentare në pushtet, si Demokracia e Re dhe PASOK, edhe pse Athina zyrtare thotë se nuk e ka në axhendën e vet çështjen e “Vorio Epirit”.
Deputetja e Demokracisë së Re, Sofia Vultepsi vendosi një kurorë në emër të Parlamentit grek, ndërsa deputeti himariot Pirro Dhima vendosi një kurorë në emër të PASOK.
Nderuan me një kurorë lulesh edhe shefi Politikës së Jashtme të partisë “Grekët e Pavarur”, Terrence Kuik si dhe deputeti i “Agimit të Artë”, Ilias Kasidiaris.
Kurora në emër të organizatës OMONIA u vendos nga Panajot Leka, gjithashtu edhe nga partia LAOS dhe Federata e Dropullit të Ulët.
Festimet kanë vazhduar më pas në Muzeun e Luftës, ku janë dëgjuar fjalime rreth Luftës Nacional-Çlirimtare, që solli autonominë e Vorio Epirit dhe rreth çështjes së saj në ditët e sotme. Fjalimet përfunduan me atë të Kostas Kiriako, një nga pesë ish-drejtuesit e burgosur të OMONIA-s. Ai raportoi torturat dhe persekutimin që, sipas tij, kanë vuajtur vorioepirotët në periudhën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.
Organizatorët e festimeve ishin Shoqata e Epirit të Veriut kryesuar nga Babi Karathanos, Organizata e Rinisë së Epirit të Veriut kryesuar nga Eleni Dimou dhe Këshilli Botëror i Epirotëve kryesuar nga Krisostomo Dhimo.
Në çdo 17 shkurt, qarqe të caktuara dhe segmente të politikës greke, përkujtojnë vitin 1914 kur ajo pjesë që ata e quajnë “Epiri i Veriut”, deklaroi autonominë e vet dhe krijoi një qeveri në Gjirokastër me kryeministër Jorgo Zografo. Protokolli i Korfuzit e njohu këtë tokë si njësi autonome nën sovranitetin e Shqipërisë, por autonomia u anulua nga konferenca e ambasadorëve në vitin 1921.
Thirrjet antishqiptare në Himarë, të rinjtë apel për Venizelos: Të kërkojë falje
Menjëherë pas ngjarjes së shënuar në Himarë dhe thirjeve anti-shqiptare, ka reaguar forumi “Djemtë e Gjirokastrës” ku të mbështetur edhe nga banorë të Hormovës në Tepelenë kanë qenë të pranishëm në vendin ku në vitin 1914 u ekzekutuan 214 burra nga ky fshat.
Në mënyrë simbolike ata kanë perzënë një tufë me dele të cilat mbanin mbi shpinë flamurin e Vorio Epirit. Ata kanë këmbyer pllakatën ekszistuese në memorialin që përkujtonte masakrën e vitit 1914 në Hormovë, me një pllakatë të re ku përcaktohej qartë sipas tyre autori i masakrës. Sheh Hysni Hormova tha se ky korrigjim si dhe përgatitjet për të përkujtuar 100 vjetorin e kësaj masakre, nuk bëhen në emër të urrejtjes por të memorjes historike pa të cilën vdesin edhe kombet.
Albi Koçi në emër të Forumit të “Djemve të Gjirokastrës dhe Tepelenës”, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm grek, Venizellos, të kërkojnë ndjesë publike dhe të distancohet zyrtarisht prej qarqeve që nxisin urrejtje mes popujve.
***
Politika e Tiranës prodhon grindje mes vetes, asnje koment për pjesmarrjen e deputëve grekv në festimet e 100 vjetorit të te fantazmës së Vorio Epirit. Duket se politika shqiptare eshte indiferente ose servile ndaj Athines, qe deklaron se nuk egziston ceshtje e Voriepirit, nderkohe qe “dielli me shoshe” nuk mund te fshihet.
koli says
Arsyet perse shqiptaret ne kohera dhe rrathana te ndryshme jane larguar nga vendlindja tashme dihen, por te rralle jana ata shqiptare ne emigracion qe e kane harruar vendlindjen. Sivjet populli yne feston ngjarjen me te medhe historike, 100 Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Ne kete kuader, si bir i fshatit Panarit te Korçës, mora iniciativen per t’ju drejtuar kete leter nepermjet te ciles ju kerkoj qe e ashtuquajtura “Masakra e Panaritit”, por qe ne fakt ka permasat e gjenocidit te vertete, qe eshte kryer ne kete krahine dhe ne zonat e tjera perreth nga shovinistet greke ne vitit 1914, te zere vendin e duhur si pjese e historise sone kombetare. Qeveria greke e Venizellosit ne kuader te realizimit te endrres te Vorio-Epirit, krahas vrasjeve te popullsise shqiptare ne krahinen e Kolonjes, Permetit, Korçës etj, nepermjet ushtrise se saj dhe te andarteve greke te liruar nga burgu i Kretes, nga data 2 deri ne 10 Korrik te vitit 1914 , theri si bagetia, me thika, sepata e hanxhare 375 gra, burra, pleq dhe femije, dogjen 150 shtepi si dhe shkaktoi deme te tjera. Mizoria e ketij genocidi terhoqi edhe vemendjen e fuqive te medha, saqe Lordi Lamington me 28 Korrik 1914 i ben thirrje qeverise se Anglise qe te reagoje kundra masakrave greke, qe po kryen ne Shqiperine e Jugut. Po kete dite gazeta prestigjioze “Times” me artikullin e saj “Vendasit e fshatrave te Shqiperise se Jugut po shuhen nga grekete denon rende aktin barbar mesjetar te tyre….Ndersa deklarimet e andartit grek V.K. qe ka qene pjesemarres ne Masakren e Panaritit, jane te llahtarshme kur ai nder te tjera tregon… “nje nene mbante ne dore nje femije me koke te prere dhe vazhdonte te kerkonte koken e djalit …Grave shtatzane ju çahej barku dhe ua nxirrnin foshnjat te gjalla…Ju prisnim duart, ju ndanim koken me dysh dhe ju nxirnim trute…disa gra u perdhunuan dhe pasataj i vrane…”. Edit Durham kur shkruan per Masakren e Panaritit ,nder te tjera ajo thote: “Greket edhe sikur te bejne nje shekull pendese s’kane si t’i lajne krimet e urryera te atyre javëve…”. Per Masakren e Panaritit ne ate kohe eshte folur e shkruar shume, ka dokumentacione, fakte dhe deshmi nga njerez te pranishem. Por eshte i pakuptueshem qendrimi indiferent i te gjitha qeverive shqiptare dhe regjimeve te kohes qe nga viti 1914 deri ne vitin 2012, kur nuk kane permendur, nuk e kane studiuar dhe analizuar fare seriozisht e zyrtarisht Masakren e Panaritit, perkundrazi kane mbjellë dhe stimuluar ndaj saj faren e harreses duke rene koke e kembe pre e lojrave te shovinisteve greke. Te masakruarit vazhdojne edhe sot e kesaj dite te jene pa varre, te injoruar, perdhosur e çuditerisht te fajesuar e harruar. Heshtja ndaj ketij gjenocidi te papare ngarkon me përgjegjesi vecanerisht qeverite e mbretit Zog dhe regjimin diktatorial te Enver Hoxhes per qendrimin injorues, antinjerezor dhe antikombetar qe kane mbajtur ndaj fatit te 375 shtetasve shqiptare te masakruar ne vatrat e tyre nga ushrtia greke e Venizellosit. Por dhe shteti demokratik i pas vitit 1990 deri tani ka heshtur dhe jo vetem qe nuk ka bere asgje per Masakren e Panaritit,por u ka lene fushe veprimi agjenturave Greke ne Shqiperi.
Çdo shqiptar, kur te mesoje se ne Fshatin Panarit te Korces ne Korrik te vitit 1914 kur ushtria greke ka kryer masaker ne keto zona.