HYMNI I KOSOVES I SHKRUAR NGA TAHIR ZAJMI/
TEKSTI/
Ne kamb djelmni,per ty sot dita /
Ja ka mbrrit ,vrapo perpara /
Si mos kurr ague ka drita /
Per liri ,per fate te mbara /
Djelm e burra te vrapojme/
Kush ashte gjalle ,i ri ,a plak /
A KOSOVEN TA CLIROJME /
A ta lajme token me gjak!/
Shqaun s’e lame ma t’na sundoje /
E tri ngjyrshin ne vende tona /
Nuk e duam ,jo qe t’valoj/
Shqip ka flitet asht e jona /
Djelm e burra te vrapojme/
Kush ashte gjalle i ri a plak/
A KOSOVEN TA CLIROJME A /
A TA LAJME TOKEN ME GJAK !/
Nuk durojme ma kurre per se gjalli/
Skllav e te damun vlla me vlla /
Kosovaret, sokola te malit/
S’na ka hije te rrijme nan shqa /
DJELM e BURRA ………………../
Edhe shqipja me dy krena /
Tuj fluturu me ndihme te zotit /
Do te mbretnoj prape mbi keto dhena /
SI dikur mbretnu pat motit /
DJELM e BURRA ……………………/
Nje pjese e femijeve te pas luftes, si ne Shqiperi edhe ne Kosove e kishin njefare ideje per shtetet ,flamujt dhe hymnet. Perfytyrimi natyrisht ka qene i gabuar,per arsye se Shqiperia dhe Kosova deri perpara mbarimit te luftes ishin nje komb,nje gjuhe,nje hymn,nje shtet, bashke, kishin marre pjese patriotet ne ngritjen e flamurit ne Vlore.Pastaj e shoqeruan edhe ne periudhen e monarkise qe kishte flamurin e vjeter shqipetar.Fill pas kesaj kemi flamurin e Shqiperise si aleate te Italise,duke shtuar dy sopatat romake .Me vone kemi flamurin e Shqiperise sovrane, aleate e Gjermanise ,sigurisht e pastruar nga sopatat .
Me pas ne 1944 kemi nje poshterim te flamurit duke i vene nje yll mbi shqiponjen qe patrioteve iu shkaktoi plage ne zemra.Tirana zyrtare tashme e kishte shitur Kosoven dhe bente c’te donte me datat,simbolet dhe me flamurin,megjithate hymni kishte ngjitur aq shume ne popull saqe nuk kishin cfare t’i bente.
Por Kosova; ajo nuk kishte me as flamur as hymn, ndersa patriotet kishin marre arratine sepse i perndiqte edhe regjimi i Titos edhe bashkatdhetaret e tyre komunista kosovare te shitur te udheheqja serbe e Titos. Madje edhe ne shkolle beheshi dy gjuhe,kurse si gjuhe e pare ne universitet behej serbokroatishtja.
Dikush me pare e dikush me pas, mesuan flamurin me shenjat e tij shkaben dykrenare dhe fushen e kuqe.Ishte ndoshta shpendi me fisnik.Pa dyshim qe Shqipetaret e kishin hymnin ,ndersa per hymnin e Kosoves nuk po kujtohej kush
Zemra e TAHIR ZAJMIT iC leshonte flake per Kosoven ! Kishte nje shprese! I vrare shpirterisht,ne nje harrese te larget,i bindur se tashme Kosova nuk do i bashkengjitej me memese Shqiperi,ai mori penen dhe shkroi:
O Kosoven ta clirojme
O ta lajme token me gjak!
Patrioti atdhetar,gjakovari Tahir Zajmi, i cili ishte i bindur,se pas nje pritje te gjate rreth 25 vjet se mos forcat aleate do nderhynin ne Shqiperi dhe Jugosllavi dhe do te ndodhte bashkimi i shumepritur , se nje gje qe nuk mund te ndodhte kurre
Shpresat i humbi dhe mori penen dhe shkroi nje hymn,te cilin ia kushtoi rinise ,djelmoshave kosovare qe te merrnin armet dhe te luftonin,si e vetmja rruge per liri.Ai ishte 65 vjec dhe historine e kombit te gjakosur shqipetar e kishte mire parasysh ,Ai mendonte tashme per brezat dhe brenga e tij ishte afrimi i nje asimilimi te mundeshem serb,i cili kishte filluar te hidhte rrenje dalengadale,sipas menyres dinake dhe te djallezuar te serbeve,te cilet i njhte me se miri dhe e dinte mire se cfare ishin ne gjende te benin. Ata mund tu benin gjemen kosovareve nese ata vet nuk merrnin fatet e tyre ne dore.
Dhe kete hymn e shkroi si nje diamant ne rremujat e viteve 1960, kur bota ishte e turbullt dhe prishja e marredhenieve me ruset nuk dha ndonje rezultat shprese per atdhetaret ne mbare boten perendimore.
Tashme ne syte e Tahir Zajmit Kosova ishte e perfundimisht e shkeputur nga Shqiperia.Gje qe e brengoste shume.Ndaj filloi te shkruaje hymnin e Kosoves te perfytyruar si shtet me vete.Nga kontaktet me atdhetaret ne Amerike kishte krijuar bindjen se Tirana zyrtare e trajtonte Kosoven si punen e brendshme te Serbise .Me zemer nuk e pranonin,por politiken nderkombetare dhe ate kosovare e shqipetare dinin ta lexonin me se miri.
Ne koke ka vite qe mendon dicka .Ai nuk eshte i qete derisa edhe Kosova nuk eshte e qete.Ne mergimin e larget sa ne Turqi,Siri,Itali,Austri,Gjermani dhe Belgjike kudo qe shkonte UDB-ja jugosllave e perndiqte.(per te ka dosje voluminoze)
Por ai zhvillon nje jete aktive patriotike.Ne mend i vertiteshin malet ,fushat ,njerezit ,dhe brengat e tyre. Ai ka vetem nje deshire-Clirimin e Kosoves ,e cila do ti vije popullit vetem nga djelmeria,nga i riu dhe plaku e nga perfshirja e te gjithe popullit .Eshte tingulli me i embel qe deshiron te degjoj sa me pare.
Aty eshte aspirate,frymezimi e deshira e nje populli te martirizuar dhe te denigruar deri ne palce.Si nje shenjester e vazhdueshme por edhe si nje politikan i pjekur ai e parashikoi mire tekniken e te shkruarit,e cila nga ana gjuhesore shpreh vetem deshire.Nje hymn qe i reziston mijevjecareve.Ky ka qene kendveshtrimi largepames i Tij.
TAHIR Zajmi shmang cdo nderlikim.Ai ka vetem nje qellim-Ta Cliroj Memedheun Kosove
Hymni i Kosoves i TAHIR ZAJMIT , eshte krijuar ndoshta per oren fatale dhe te madherishme,qe erdhi 30 vjet pas vdekjes se tij
I cmenduri,I perdhunshmi i Europes ra .Gjuha e drurit te serbit u thye.
Kosova hyri ne mijevjecarin e ri,e lire dhe e pavarur,si shtet me vete ,me flamur me vete dhe me nje hymn me muzike por pa tekst.
Sepse teksti eshte shkruar nga Tahir Zajmi i cili heret apo vone do ta gjeje mbeshtetjen e te gjitha forcave politike ne Kosove per ti hapur driten jeshile.
Hymni i Kosoves shkruar nga Tahir Zajmi eshte aktual per te sotmen dhe vigjilence per te ardhmen.
Mirepo enderra e Tahir Zajmit nuk mbaron ketu…
MURI I BERLINIT RA. E TAHIR ZAJMI SHQIPETARET SI KOMB I DO TE BASHKUAR
Koha punon per shqipetaret ka deklaruar i madhi Ismail Kadare ne Prishtine. Ndoshta frymezimin e ka me siguri nga patriotet ,burrat e shquar te kombit te Shqiperise dhe vecanerisht ate te Kosoves.
PERGATITI: BUJAR LULAJ NENTOR 2012
Nafi Cegrani says
Aferim i nderuar Bujar,
Keni bere nje pune mjaft te madhe ne nxjerrjen ne drite fakte nga jeta dhe vepra aq dinjitoze dhe kombetare te ceshtjes shqiptare qe e kishte preokupuar Tahir Zajmin, e te cilin tere jeten e tij, sidomos ne rradhet e emigracionit shqiptar ne Perendim, e ndoqi dhe percolli UDBJA dhe agjentet e saj, duke e vezhguar, survejuar dhe bere kurthe nga me te ndryshmet qe te ndalnin hovin e tij ne rrugen e kauzes kombetare ne altarin e Kosoves, per te cilen kishte aq malle e deshire qe te mos ishte e ndare dhe nen okupimin e sllavokomunisteve, por te jete e bashkuar me te gjitha trojet etnike shqiptare dhe me Cameri me MEMEN SHQYPERI dhe nen nje Flamur Kuq e Zi me shqiponjen dykrenare…Per aktivitetin e tij ne emigracion, edhe UDBja e beogradit , por edhe Sigurimi i shtetit ne Tirane, mu per kete kauze qe kultivonte ky gjeni i kombit, ia mbanin hermetikisht dosje shume voluminoze, pren nje mal materialesh arkivore nga mund te shkruhet nje liber me mijera faqesh…
Ato qe une di nga ato arkiva, e te cialt jane te panjohura per opinionin, do t ua shkruaj, me deshire qe te keni sa me komplet nje qasje te thelle dhe reale kur te shkruhet per kete figure dhe personalitet te shquar te atdhetarit , intelektualit dhe veprimtarit te devotshem nga rradhet e mergates sone shqiptare, Tahir Zajmin, te cili UDBJA dhe agjenturat e saja me vite e dekada e mbajten ne percjellje te vazhdueshme operative, dukle i pergatitur edhe likuidim me aksionin e ashtu koduar ,,Montesakro,, por qe nuk paten sukses, dhe per kete ishin mjaft te shqetesuar dhe te deshpruar ato vite tmerri edhe Beogradi edhe Tirana, bashke …/sepse edhe armet i kishin te dyja keto sherbime te varura ne nje kunj te Stalinizmit moskovik/.
Respekte,
Nafi Cegrani