Nga Skënder MULLIQI
Konflikti shqiptaro –serb është i vjetër, dhe kjo po vazhdon edhe sot. Pse? Sepse populli serb shtetin e ka lënë në duarë të ultranacionalizmit të ërret, dhe më të tillët edhe pse po zhvillohen bisedimet që shumë kohë , zor të arrihet ndonjë marrveshje paqeje. Nuk do të këtë më gjasë pajtim më Serbinë, deri sa në anën serbe gjinden kriminelët në pushtet. Nuk është pa faj as bashkësia ndërkombëtare e cila mirë e dinë biografinë kriminale të presidentit serb, Aleksander Vuçiq. Dhe, kur ana serbe ka përfaqësues të tillë në bisedime , shumë vështirë do të jetë që do të ketë marrveshje më Serbinë edhe për shumë kohë. Incidenti i fundit në veri të Kosovës, pas vuarjës të reciprocitetit për targa nga ana e Kosovës, të një marrveshjeje e cila ishte nënshkruar në vitin 2016, e Vuçiqi nuk e zbatojë , por e kërcenojë Kosovën më luftë, duke demonstruar forcën ushtarake në kufij. Ky është kërcënim më mëndje të zbrazët të një ultranacionalisti të Sheshelit në pushtet, është edhe një kërcenim më pushkë të zbrazët. Kjo sigurisht së nuk i kontribuon paqës dhe as arritjën së marrveshjës finale të cilën po e kërkon bashkësia ndërkombëtare.
Marshimi i forcave ushtarake serbe ne kufij, së bashku më ambasadorin rus, shpërfaqi premtimin ushtarak të Rusisë, për ndërhyrjën eventuale në veri të Kosovës. Zbutja e situatës së tensionuar erdhi pas arritjës së marrveshjës të ndërsjellë për targa në Bruksel. Ne Jarinjë dhe në Bërnjak më barrikada, u luajtë lojë e ndyrë e Serbisë, së gjoja ushtria karikaturiale e saj, mund të ndërhynte, për të bërë faktike “Zajednicën”, të cilën më ngulm po e kërkon Vuqiq, dhe të cilën na e lanë si barrë të rëndë të dera, Thaçi dhe Mustafa.
Më situata të tilla teatrale dhe më një përfaqësues fashist në pushtet të Serbisë, zor është të zhvillohen bisedimet dhe takimet, siq edhe u takuan në Slloveni, Vuqiq dhe Kurti. Serbia, u përpoq të tregojë rëndësinë dhe forcën të cilën faktikisht nuk e posedon. Por, që ky argëtim i shovinistit të Beogradit Vuçiq më armë të rrezikshme, nuk do ti falët nga ndërkombëtarët, të cilëve iu dha ultimatum. Një ekspeditë e dështuar e tillë ushtarake, nuk është në interesin e popullit serb, në përgjithësi, dhe as në interesin e minoritetit serb në Kosovë në veqanti. Pushteti në Serbi po i bënë ata mish për top. Po i fut në një lojë të rrezikshme duke iu komplikuar jetën më shqiptarët, për interesa të veta, dhe nga logjika ekspansioniste, nga e cila nuk është liruar. Pajtim dhe paqe të sinqertë më Serbinë mund të këtë kur në krye të këtj shteti do të vijnë, forcat e reformuara politike, të cilat e pranojnë gjenocidin e shkaktuar mbi shqiptarët në luftën e fundit, i pranojnë dëmet e luftës, dhe e pranojnë pavarësinë e Kosovës.