Admiral Howard, e para femër komandante në Komandën e Forcës së Bashkuar të NATO-s {JFC} në Napoli/
Përktheu për “Diellin”, Herion Kërcelli/
Më datën 7 qershor 2016, në Komandën e FB të Napolit,{JFC}, Itali, u zhvillua ceremonia e marrjes së detyrës të Komandës në këtë Forcë, Admiral Michelle Howard. Në njoftimin e zyrës së shtypit të kësaj Komande, thuhet se Admirali i Marinës së Shteteve të Bashkuara Michelle Howard morri komanden e Komandës së Forcës së Përbashket Aleate në Napoli . Njekohësisht Admiral Howard është Komandante e Flotës së 6-të të Shteteve të Bashkuara Europe-Afrikë V Perëndimore. Howard, komandante e 29-të e JFC Napoli, morri komandën nga Admirali i Marinës së Shteteve te Bashkuara Mark Ferguson, që tashmë është Admiral në pension. Hovard më parë ka kryer detyrën e Zv.komandantes të 38 –të, e Operacioneve Detare, në këtë Flotë.
Në ceremoninë e marrjes dhe dorëzimit të detyrës nga Admiral Howard dhe Ferguson, ndodhej dhe Shefi i Shtabeve të Ushtrisë së SHBA, Gjeneral Curtis Scaparrotti, Komandanti i Forcave Amerikane të Europës, Gjenerali David Rodriguez, dhe Admirali Bill Moran, Zv/Komandant i Operacioneve Detare.
“Do te doja te thoja vlerësimin tim për Napolin dhe Italinë si komuniteti pritës i yni,” theksoi Howard gjatë takimit me personalitete të këtij qyteti. “Ju na keni trajtuar ne si familje për mbi gjashtë dekada, ndaj mbështetja juaj është një e rëndësishme për realizimin me sukses të misionit tonë”. Komandatja e JPC Napoli është një prej dy komandantëve të Forcës së Bashkuar në vartësi të Komandantit Aleat Suprem të NATOs ne Europe. Si Komandante e JFC Napoli, detyra kryesore e Admiral Howard është të përgatisë e drejtojë operacionet ushtarake të NATO-s në zonën e përgjegjsisë të JFC, në mënyrë që të ndalojë cdo agresion, të mbrojë territorin dhe forcat e NATO, të mbrojë e sigurojë lirinë e lundrimit e transportit detar në dete dhe oqeane, dhe të mbrojë sigurinë e kombeve të NATO.
Si Komandante e Forcave Detare te Shteteve te Bashkuara Europe-Afrike, Howard do të jetë e përgjegjshme për udhëheqjen e operacioneve detare të spektrit të plotë në bashkëpunim me aleatët, koalicionin e përbashkët, ndërinsituticional dhe partnerë të tjerë që të mbrojë interesat e Shteteve te Bashkuara, ndërkohë të forcojë sigurinë dhe stabilitetin detar në Europë dhe Afrikë. Howard u zotua se do drejtojë JFC me të njejtën përkushtim, forcë, zgjidhje dhe gatishmëri që trupat e JFC Napoli kanë demonstruar në të kaluarën.
“Puna dhe aftësitë tuja ma bëjnë drejtimin dhe udhëheqjen time më të thjeshtë, të qëndrueshme dhe me shpejtësi të plotë para”, tha gjatë ceremonisë Admiral Howard.
Mark Patton , zyra e shtypit e JFC, Napoli.
Përktheu për “Diellin”, Herion Kërcelli
shefqet says
I urojme suksese ne detyren e re Admiral Howard, ne te mire te paqes e sigurise ne Mesdhe e Evrope. Theksojme se Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise, vecanerisht Forca Detare kane nje bashkepunim te frutshem me Komanden e Bashkuar te Napolit per mbi 20 vjet.
Urojme qe ky bashkepunim te thellohet dhe nen Komanden e Admiral Howard!
Shefqet