Në kujtim të përvjetorin e vdekjes /
Nga Ismail GASHI*/
Abdyl Ramaj, ishte miku im i jetës, ashtu siç ishte mik i madh edhe i shumë e shumë të tjerëve.Ai ishte mik i afërt, bashkëveprues korrekt e serioz me të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh nivelet, gjinitë dhe moshat. I tillë ishte në të gjitha kohët e mjediset, kudo e kurdo që gjendej, Abdyli i tillë ishte, që nga lindja më 12 maj 1943 në Reçan të Therandës, e deri në vdekje. Miqësia e afërsia shpirtërore e Abdylit me bashkëkombësit kishte emërues të përbashkët çështjen kombëtare, afërsinë shpirtërore, nxitjen për punë dhe zgjerimin e rrethit të njerëzve, bashkëmendimtarë të veprimtarisë kombëtare.Që nga ditët e djalërisë e deri në këtë kohë të vlimeve të rënda, e të lavdishme të aspiratës sonë historike. Gjithnjë ishte shok i respektuar i të gjithë bashkënxënësve, që nga mësimet fillore që i mori në Therandë deri në mësimet universitare, Shkollën Normale e filloi në Prizren të cilën e përfundoi më 1965 në Ferizaj, kurse Fakultetin Filozofik-Degën e Pedagogjisë e vazhdoi dhe e kreu me sukses të shkëlqyer më 1969 në Prishtinë për të magjistruar më 1981 në Universitetin e Zagrebit. Abdyli sa ishte i afërt, korrekt dhe i dashur për miqtë, po aq ishte i ashpër e jotolerantë kundër atyre, të cilët çështjen kombëtare nuk e merrnin me seriozitet, apo ishin mospërfillës ndaj saj. Përkundër vlerave të larta njerëzore, ai kishte vlera të larta pozitive të moralit, ai kurrë nuk tregonte ftohje miqësie me miqtë, ishte vazhdimisht stabil e optimist i pakontestueshëm, por real, modest dhe i qëndrueshëm, gjithnjë ishte korrekt, i fortë dhe rrespektiv.Abdyli ishte shumë i pranueshëm për bashkëveprimtarët, ai sakrifikonte çdo gjë prej vetës.Ai ishte zjarr që ushqente shpirtin për çështje kombëtare, Ishte udhëheqës i sinqertë e korrekt.Gëzohej shumë për sukseset e shokëve bashkëpunëtorë, gëzim që e manifestonte me kënaqësi, dhe e ndjente sikur të ishin suksese të Tij.Por edhe prekej e shqetësohej thellë e rëndë, kur dikush nga shokët gjendej në rrethana e pozita të rrezikimit.Shkurt e shqip, Abdyli ishte me tipare të njeriut me shpirt revolucionar, të vuajtur e sentimental dhe në qenie mbante një vullkan ambiciesh për jetën praktike e punën arsimore, veprimin politik e punën shkencore.Për miq të sinqertë çmonte të gjithë shqiptarët e mirëfilltë, dhe për të tillët, nuk kursente sakrificën personale që me gjithë qenien ofronte ndihmë shpirtërore, profesionale e materiale.Gjithmonë e në çfarëdo rrethane, dëshmonte qenjën e Tij me qëndrime e veprime të moralit të lartë dhe ndërgjegje të arsyeshme. I tillë ishte në jetën praktike, në punën shkencore e në veprimtarinë atdhetare e politike siç është rasti i Letrës së njohur të Abdylin dërguar Hans Van Den Bruk më 1991. Ishte fort i ashpër, këmbëngulës e i pakontestueshëm në argumente faktike, kur ndodhej në përballje me kundërshtarët, veçmas me ata që ishin të shtresuar në anën e kundërt të substancës kombëtare shqiptare.
Nuk është vetëm rastisje, që Abdyli Ramaj vdiq, vetëm pak kohë pas ekzekutimit, likuidimit barbar të autoritetit të pakontestueshëm për çështjen shqiptare Akademik Fehmi Aganit.Pranë të cilit Abdyli, qëndroi, që nga koha e studimeve në Prishtinë, e deri në ditët e fundit të jetës. Vazhdimisht qëndronte në krah të Profesorit të respektuar, që kur ishte student i profesorit nga i cili merreshin, jo vetëm leksionet shkencore të sociologjisë, por nga profesor Agani gjithë studentët, e Abdyli ndër më të afërmit me te, merrte edhe mësime, për veprimet politike e kombëtare, aktuale me kohën dhe ngjarjet. Abdyli vazhdimisht gjendej në pozita të rëndësishme, të rrezikshme e të rënda, siç ishte rasti i ngjarjeve e nëntorit të 1968 Demonstratave të Studentëve, më 1970 në veprimet lidhur me konstituivin e Universitetit, që ishte njëra nga kërkesat themelore të studentëve në demonstratat e 1968.Punoi e veproi me kulturë e disiplinë politike e kombëtare, gjithnjë sipas mësimeve e kritereve të rrepta të veprimit njerëzor, shkencor, kombëtare e politike të Fehmi Aganit.Promotorit të Lëvizjes Studentore të 1968 e çështjes shqiptare. Abdyli popullin e vet e dëshironte sa më të ditur e sa më të ngritur. Por, mbi të gjitha, Abdyli popullin shqiptar e dëshironte të lirë e të pavarur.
Arriti kohën të jetë bashkë me popullin në tokën e premtuar
Ai, jo vetëm që shpirtërisht vuante,por vazhdimisht e paralelishtalt punonte edhe për kompromisin alternative të mundshëm, Kosovën e lirëe të pavarur dhe emocionalisht treste ndjenjat kreative e shpirtërore, pa u ndalur së punuari, për shkëputjen e Kosovës nga e zeza më e madhe, Sërbia e komunizmi ortodoks sllav, nga edhe u tret për të dhe dhe në përkushtim të kësaj vprimtarie. Shpirti dhe qenia e Tij shpirtërore e kombëtare, u tretën mu në agun e lirisë, kthimit monumental biblik e historik të popullit të ndjekur nga kjo tokë e djegur. Këtë kënaqësi shpirtërore, Abdyli vetëm sa e pa me sy dhe nuk arriti ta përjetojë këtë kënaqësi fizike e shpirtërore. Ai realisht, mbeti vetëm një marathonomak fizik, por jo edhe të përjetojëkëtë kënaqësie shpirtërore të pritur gjithë jetën, ai arriti të jetë vetëm fizikisht me kohën, kur nga forcat e NATO-së u ndërpren vrasjet, masakrimet serbe mbi shqiptarët, kur filloi rrugëtimi jetës dhe punës në Kosovën e pasluftës.
Abdyl Ramaj, kudo ekurdo që e barti jeta 56 vjeçare, lehtë gjeti shokë, bashkëmendimatarë e miq të afërt.Sa ishte nxënës, ishte shoku më I dëshiruar e më I këndshëm për të gjithë nxënësit, ishte I çmuar dhe I respektuar nga të gjithë mesimdhënësit, të cilët patën nderin ta kishin Abdylin nxënës, edhe pse ndaj shkokëve e mësimdhënësve, për ndonjë veprim a qëndrim te lig,, ai shpeshherë, dinte të ishte edhe I ashpër e qortues dhe i rreptë. Ishte student e shok shembullor I të gjithve, e për të gjithë studentët..Në strallin e lirisë, në Demonstratat e Nëntorit 1968, ishte ndër pjesëmarrisin prijetar dhe organizuesit më aktiv e fort I matur. Madje, mu për këtë veporimtari,, edhe pse sudimet I përfundoi në afatin optimal e me notë shembullore, profesorët antishqiptarë serbë, që asaj kohe ishin shumicë, që mbanin leksione në Fakultetët e Prishtinës, si Velko Branoviq, ish Ministër I Arsimit dhe Fesë në Mbretërinë e Karagjorgjeviqëve, antishqiptari më i mbushur me mllef urrejtës, udhëheqte Katedrën e pedagogjisë, bashkw me pseudoshklenctari tjetër serbë Sveta Canoviq. Abdylit I pamundësuan të pranohet asistent në katedrën e Padagogjisë. Abdyli për sa vjet ishte redaktor i mase 350 botimeve të teksteve shkollore për shkollat fillore, ku u dallua për kritere mjaftë të larta skencore,ishte autor e koautor I 16 librave e teksteve mësimore e botimve tëtjerashkencore e profesionale.Abdyli ka botuar mbi 150 punime e artikuj shkencore nëgazeta e revista kohore vendor, si “Rilindja”,Zëri I R inisë”Pëpar imi”, “Shkëndija” e revistave të jashtme të kohës, ka botuar edhe vepra autoriale shkencore në lemin e pedagogjisë.Punimi I tij I doktorratës” Formësimi Diudaktik I Lëndës në Tekstet Mësimore”, të cilin e përfundojë 1995, u botua pas vdekjes nga Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, më 2001 në Prishtinë.Punim, të cilin Abdyli nuk arriti ta mbrojë para Komisiont shkencor në Universitetin e Zagrebit, ku edhe I pat mbaruar sudimet pasuniversitare. Është dëshmi,jo vetëm e pjekurisë së nivelit të lartë shkencor, ku ai vente gjitha energjitë e jetës e punës shkencore,didaktike e analitike-krahasimtare. Por, kjo vepër, është edhe një dëshmi bindëse e të arriturave shkencore të nivelit evropian në Kosovë.Në dy mandatet 1994 e 1997, ishte Drejtor në Shkollën e Lartë Pedagogjike, e udhëheqës me kompetencë autoritet, Ishte veprimtar partiak e kuadër politik në kohën më të rëndë në okupimin e hekurt serbë 1990-1999, nga edhe doli shumë I vendosur e këmbëngulës kombëtarisht.Objektivisht, gjatë dekadës së okupimit kominist milosheviqian serbë, për një kohë ishte veprimtar I respektuar, anëtar i Kryesisë në KMDLNJ.Më 23 dhjetaor 1989, Ishte mes 119 pjesëmarrësve në themelimine LDK-së. Në Kuvendin e Dytë zgjedhor të saj, u zgjodh edhe anëtar I Kryesisë, dhe po nga ky subject, në dy zgjedhjet Parlamentare e Presidenciale 1992 dhe 1998, Abdyli u zgjodh Deputet nga Theranda-Suhareka, ku vazhdimisht me përcaktim e përkushtim ishte I angazhuar që të konstituohet e të veprojë ky Parlament, në të cilin per dy mandatët kreu detyrën e Kryetarit në Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë e Kulturë. Abdyli kudo që punonte e verponte dëgjohej, jo vetëm nga bashëveprimtarët e tij, por nga ai kishin venerim e droje të veçantëedhe palët kundërshtare, siç ishte rasti me dialogun me okupatorin serbë 3+3 për lirimin e lokaleve shkollore, nga për rejtingun politik “polli” e quajtura “Marrëveshja për Lirimin e Lokaleve Shkollore”. Në të cilën Abpdyli, nga sinqeriteti personal, bindja e pastër për veprimn politik e përkushtimi kombëtar, ashtu siç e parashikuan projektuesit, Abdylin, për ta njollosur, e fusin ne batakun e lakadredhave të artkitekturës për “ngritjen e vlerave” të tyre personale. Sipas skenarit,ai duhej te ndeshkohej si Kirenari karshi shkelësve të Kushtetutës aktuale, vullnetit të votës së lirë dhe besimit të popullit, që pranuan të ishin pale në këte marrëveshje.
Ramaj prnonte të sprovohej vetëm para popullit
Abdyli ishte kooperativ e transparent që nuk mbyllte e as nuk errësonte hapësira që të dyshohet për keqkuptim. Shkurt e shqip, përkundër ndërskamsave, nga “kopilministrave” të arsimit që vepronin në Kosovë paralel me Ministrin e Arsimit të Qeverisë së Kosovës në egzi. Kontrbuti i Tij është shumë domethënës në qeverisjen e arsimit, në kohë më të rënda në historikun e shkollës shqipe.Bashkë me Profesor Fehmi Aganin dhe Xhavit Ahmetin për këtë dekadë ishin alfa e omega e vazhdimësisë së shkollës shqipe në Kosovë. Abdyli veçohej për virtytet edukativ të mirësjelljes e respetit, për pedantëri e kulturë veprimi. Ai nuk njihte prapaskenat e veprimeve tinëzare, Këtë nuk ia lejonte korrektësia e sinqeriteti I natyrshëm I jetës së tij praktike. Abdyli I tillë ishte edhe në punën e tij arsimore,pedagogjike, shkencore dhe në veprim politik. Edhe pse ishte I vetëdishëm, se sinqeriteti e korrektësia, në veprimet politike, shpeshherë kane kushtuar e kushtojnë shtrenjtë.Por, Abdyli këtë e kishtë edukim familjar e formim tradicional e kishte përcaktimpërkushtueshëm përsonal e jetësor ndaj çështjes kombëtare e respect ndaj popullit dhe vendit. Ai njihte vetëm popullin arbitër të vetëm dhe vetëm para Tij dhe ndërgjegjës sëpastër ishte I gatshëm të sprovohej. Abdyl Ramaj gjithnjë popullin e kishte dhe e njihte për mësuesin e Tij me te madh e më të mirë. Ai para kombëtarës e dha provimin dhe me punën dhe verprën e tij u shpërblye me uratën e madhe të popullit, të cilin aq shumë e deshti. Abdyl Ramaj, për asnjë çmim e për asnjë shpërblim, kurrë nuk deshti t’ia kthejë shpinën Kosovës. Madje, as në ditët më të rrezikshme e më të rënda që përjetonte populli shqiptar dhe ai në Kosovw. Për Abdylin, me të drejtë thot miku i tij, i ndjeri Abdullah Vokrri: ”Më shumë vlerë kishin varret e të parëve në trollin Kosovar, se sa të gjallët jashtë Kosovës”.Ai në 78 ditët e katrahurës e golgotës shqiptare, e të rezistencës krenare kombëtare të UCK-së të pritur 20 shekuj, përjetoi çaste shumë të rënda nga fallanga serbe e cila mbi te dhe popullin e Tij, ushtroi lloj-lloj presioni fizik,kombëtare psikik. Pasi ishte I vendosur të mos nënështrohej kërkesave të barbarisë sllave, refuzoi propozimin e ofruar, në Pallatin e Velanisë, për të marr postin e Ministrit të Arsimit në Qeverinë Kuisllige të Kosovës. Abdyl Ramaj,si edhe Profesor Agani, rrënuan arkitekturën e Qeverisë “Korzo”, e cila ishte produkt i rrethanave të jashtzakonshme Marrëveshja Rugova-Milosheviq. Me kot kryepopi ortodok Nikollaj nga Rusia, bashkë me Milosheviqin, pritën ardhjen e Abdylit në cilësinë e Ministrit të Arsimit për një takim në Beograd. Ndërsa, jo natyrshëm, kreatori i Qeverisë kuislige pushonte në folen “Doimo” të Italisë dhe bronzohej në rivierën e Adriatikut të kaltërt Italian. Ushtria Clirimtare e Kosovës dhe intelektualët shqiptarë,si Abdyl Ramaj, dëshmun se, ata nuk kishin ngelur në Kosovë, për të formuar Qeveri marionete, por ata ngelën në Kosove, për t’I dhënë formë e përmbajtje kombëtre shtetësisë ushtarake e politike Kosovës. Ata ngelën aty, për ta mbrojtur dinitetin dhe nderin historik,kombëtar e njerëzor. Sepse, Kosova në ato momente historike pa shiptarë dhe pa UCK, do të ishte e pakuptimët, apo kjo hapesirë shqiptare do të përjetonte fanitjen kombëtare. Dhuna e barbarisë sllave,sikur edhe shumë shqiptarë të tjerë, Abdylin, për padëgjueshmëri e dërmoi shpirtërish e fizikisht, nga e cila pasoi vdekja e parakohshme më 12 Gusht 1999,kur Abdylit I ndalen të rrahurat e zemrës në tavolinën e operacionit, siç thuhej, nga tumori në kokë, në një qendër mjekesore në Romë të Italisë, Thuhej,si pasojë e një sumndjeje 10 vjeçare të tumorit në tru, për çka, sa Abdyli ishte i gjallë nuk ështe ankuar asnjëherë dhe askush nuk dinte se ai vuante nga kjo sëmundje fatale. Ai përkundër aktivitetit, detyrave,obligimeve e posteve politike,shkencore e shoqërore që kryente sa ishte i gjallë, U varros në Prishtinë më 15 gusht 1999, vetëm si një qytetar i zakonshëm, nën përkujdesin e familjes së ngushtë,farefisit dhe disa prej miqve të ngushtë, pa ndonjë këshill varrimi, pa asnjë lloj ceremonie, apo fjalimi përmbajtësor meritor të nivelit për jetën dhe veprimtarinë e Tij. I tillë ishte Abdyl Ramaj, Ai do të pushojë iqetë në tokën e dashur të Republikës së Kosovës Nënë, Të cilën ai e deshti shumë, e për të cilën punoi me gjithë forcën e Tij fizike, mendore e kombëtare gjithë jetën. Toka e Kosovës, bijtë ë saja si Abdylin, me krenari e ngrohtësi i mban dhe I ruan në gjirin e saj.Sepse ata, vetëm aty, duke kërkuar ndërgjegje korrekte, e sinqeritet nga të gjallët,mund të pushojnë të qetë.
E Dergoi per Diellin gazetari Shaqir Salihu