Koment nga Gjergj Lacuku/
N’ket muaj , pra sot 76 vjet ma parë, me 8 Nandor,nji tufe djajsh te kuq do mblidheshin per te vulose aktin e vrajses se nji Kombi. Rete e zeza e mbuluen qiellin shqiptar e vertiten edhe sot e ksaj dite.Kto rê nuk ishin rê te zakonshme por do te shperthenin ne bubullima e vetetima tuj sjell nji shi me pika gjaku, tuj sjell nje fortune uragane vujtjesh fizike e shpirtnore.
Ah kjo dite e mallkume e atij Nandori te larget nen hijen e zeze te djajve te kuq te nji hibridi ma te shemtum turko-sllav , do perhapte polenen e se keqes ane e mban kopshteve te jetes shqiptare. Judejt e ri Iskariot me puthjen e ftohte do fillonin shkatrrimin e jetes qe ne embrion.
Qi nga ajo dite e shemtume e mbrapa , ne Shqipni edhe dielli ishte friksue e rrezet e tija edhe sod e ksaj dite kan frike me kalu mbi ket hapsine Hadi te mbitokshem.
Ne vend te dashnise xuni vend urrejtja, ne vend tolerances ndeshkimi, fjala e mendimi u xevendsum me plumba e gropa vorresh, na njoften nga kafshet vetem prej fetyres. Djajte e etun per pushtet te paligjshem krimin e kthyne ne mjet zbavitjeje te shpirtnave te tyne te piste, çdo gja u permbys e u rrokullis ne boshllekun e krijum nga sadizmi ruso – anadollak .Kjo dite do sillte agun a muzgun e asaj nate ma te gjate te kohes njerzore, nji nate qe akoma rrokulliset meridianve e mundohet me dale prej territ qe e ka kaplu prej dekadash.
Laboratoret satanikë ndermoren eksperimentet ma monstruoze; aty u shemtue geni njerzor , u krijue nji njeri i ri; pa forme, pa shpirt, pa ndjenja, thjesht nji robot qe komandohej nga pultet e laboratorve satanik. Kjo nate a dite e zez mundohet te hape syte e saj te mekun ne terrin shpirtnor e i lutna Zotit qe ne momentin e drites syte e saj te jene jo me drejtim nga lindja qe i solli vdekjen por nga perendimi i ringjalljes.