* Zonjat shqiptare të Shtunën me 24 Shtator 2016, në një mbrëmje Gala, do të vlerësohen për cilësitë e tyre të intelektit dhe dinjitetit që mundësuan integrimin e tyre në këtë kontinent të largët./
* I pranishëm do të jetë Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij Bujar Nishani…./
* Do të performojnë në skenën e teatrit Simphony space, Gjilberta Lucaj , Merita Halili, Hermira Gjoni , Xheni Rroji , Ida Tili Trebicka, Deshira Ahmeti Kërliu, Lindita Lole, e të tjerë artistë, që do të jenë surpriza por edhe magjia e kësaj nate historike/
24 shtatori 2016 do të jetë një datë e paharruar për shqiptarët e New Yorkut ku për herë të parë zonjat shqiptare do të vlerësohen për cilësitë e tyre të intelektit dhe dinjitetit që mundësuan integrimin e tyre në këtë kontinent të largët. Ky vlerësim ju vjen atyre nga Shqipëria amë, përmes Albanian Excellence projekt ky i cili vjen në këtë stad të katërt të jetës së vet por tashmë në New York duke ngjitur në Simphony Space Theater zonjat shqiptare si modelin e gruas së shekullit 21. Drejtuesit e këtij eventi që do të nderohet nga pjesmarrja e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shprehen se është hera e parë që kjo skenë mu në zemër të Manhattanit do të ketë kaq shumë zonja. Presidentja e Albanian excelence zonja Flora Nikolla është shprehur per Albanian Culture TV në Nju Jork se hapat e këtij projekti jo të lehtë për tu realizuar do të kurorëzohen me një botim ku historitë e integrimit do të shërbejnë si frymëzim për gratë dhe familjet shqiptare kudo ku ato jetojnë e punojne. Ndërsa drejtori i Bordit zoti Andis Gjoni, njëkohësisht regjizor i mbrëmjes Gala, falenderon artistët që do të performojnë në skenën e teatrit Simphony space, nga ku emra si Gjilberta Lucaj , Deshira Ahmeti Kërliu, Lindita Lole, e tjerë artistë, do të jenë surpriza por edhe magjia e kësaj nate historike që nderon Zonjat shqiptare, ato që mbajnë gjallë e zbukurojnë jetën tone .
Rrugëtimi i Albanian Exellence do të vazhdojë, kështu shprehen dy nga organizatorët e natës Gala ,Zonja Nikolla e Zoti Gjoni të cilët ftojnë komunitetin shqiptar të New Yorkut që të bëhet pjesë e kësaj nate të paharruar të 24 shtatorit 2016.