Nga ILIAZ Kadriu
Para disa ditësh, në Ligën Kombëtare të futbollit të vogël për rrethin e Chicago-s, Klubi Futbollistik ” Albanian Stars” mbaroi sezonin e garave të kampionatit, ku djelmoshat kuq e zi me shqiponjën dykrenare u bëne kampion në garat e ligës kombëtare .
Më këtë rast lojtarët e klubit ” Albanian Stares” morrën titullin e kampionatit në futboll të vogël, i cili mbaroi më 1 mars, 2019.
Një javë më vonë, në lokalet e stadiumit ” Odeon” u mbajt play-off i kësaj lige , ku poashtu në futboll të vogël, lojtarët e skuadrës shqiptare fituan në finale ekipin ukrainas “Warta” me rezultat 3:1.
Në prezencën e një numri të madh të simpatizantëvë shqiptarë, trofeu iu dorëzua kapitenit të skuadrës shqiptare ” Albanian Stars” e cila me gëzim dhe hare kaloi nëpër duart e të gjithë lojtarëve .
Është për tu cekur se gjatë tërë kohës duartrokitje morrën lijrarët bashlë me menaxherin Mugni Isa, kryetarin Halil Sherifi dhe Betim Bekteshi , i cili u zgjodh lojtari më i mirë i finales.
Vlen të theksohet poashtu se skuadra shqiptare disa vite më rradhë është duke korrur suksese të mëdha në garat e këtij kampionati në Chicago , duke iu falënderuar angazhimit maksimal të lojtarëve dhe udhëheqësisë së klubit.