Orkide Mistike (Ottava Rima)/
Me akull ushqehet… blu petalet,/
Çdo ind thith ujin tek shkrihet ngadalë,/
Ngritur velat, stuhive s’ ndalet/
Dete dashuri, një ngjyrë valë-valë./
Përgjumur mëngjesi, gjelat lajmëtarë
Hesht trokthi, shpërthejnë vargje metrike,
Në qiell deti rrjedh ujëvarë…
Transhendencë e shpirtit… Orkide mistike!
***
Dashuria jonë(Haiku)
Peshk hekuri ship
Dashuria jonëpërmes
Krisjes së kohës.
Varfëria (Nonet)
Gjethe vrarë pamja e skamllekut
Rrëpirëcopat e arnave
Lëkurë e kalbur peri
Fije jete varur
Tufanit- acar
Dridhet buza
Si bluza
Dy lot
Zot !!
Kushtim (Sonet)
Të kujtova shpesh kur pranver’ stis shpirtrat
Mes gjelbërimit, qeshur dhe brengosur
Me syt’e menduar, burime tëpasosur
Ku jet’ gëzojnë lulet,vallëzojnë ëndrrat.
Kristal mbi botën meskine rreh flatrat
Dhe dritë i fal mendjes sëterrosur
Si nënë paqton vajin e vrerosur
Fashiten retë dhe diell marrin zemrat.
Ecën-ecën me hapin e ylberit
Simfoni heshtur tej trillit të territ
Pëllumbeshë e prehur në kaltërsi.
Në fokus celi vjollca plot mirësi
Dhe pushon mbi buzë nektar ciltërsi
N’parajsëtash qesh me dyert e ferrit!
***
Zgjim (latern)
Vrik
Veten
Prej gjumit
Drejt ajrit
Kulm.
***
Vetmisë (Monorimë)
Vetmia, shurdh-memece, hije diskrete,
Pemë pa gjethe, pak shpresë piruete
Mikro kasolle me pullaz helmete
Heshtja përditëshme monolog me vete
Fjalët e pathëna pa fuqi adete.
Helmi i saj, heshtur të largon prej jete…
***
“Kritikut” (limerik)
Pas kuintave, i panjohur
Kollitet çalë, ftohur:
“Si mik një këshillë…
Nuk bën ajo sillë,
Merr pjatën time, ngrohur!”