ALFONS GRISHAJ/
Patosin e lirisë e mbolle me gjak/
Ç’ më theri dhimbja në damarë,/
Kur shtrirë të pashë mbi atë prag!/
“Ah…! Birë , e mjera unë…
Të isha unë në vendin tënd !”
Vëlla, liria kushton shumë!
Britma e nënës ther e dhemb.
S’ njeh lot nëne politika,
Jetën shpesh ta bën skëterrë.
Ferrin ndezur e mban klika,
Bishë që vjell veç helm e vrerë.
O vëlla! Frymëzim, o legjendar!
Flijimi yt, ozon në hapësirë,
I gjallë përjetë në atë altar.
Shih e na gjyko, o shpirt i lirë!
Çilësi i Artë… … *
Oh! Ma leht do t’kisha mbajt mbi shpinë qiejt e thyem si Atlas,*
Se sa shkarravinat dhe injorancën që si degë të kalbuna të nëpërkamen,
Tuej pjell aty-këtu verbëri n’emën të dijes.
Trashëgim i hidhun prej shekullit të kaluem…
Algat e barishtet e knetave
Rreken me i shitë si lule dermani…
Dhe si Cerberi që ruan të vdekunit mos me ik
Ashtu ruajnë njeni-tjetrin
Tuej ruejtë unitetin e vdekjes!
Arkitekti i së keqes me garuzhdën e ndryshkun
Përzin prehen në kazanin ku zihen rrobat e pista,
Ku as fini, as sapuni nuk ka me mujt me i la kurr ma.
Sarkazma narciziste mbledh si qelbi mizat…urrejtjen kuturu,
Rreshta çekiçësh në parakalim gumzhijnë: “Urra!Urra!”
Tuej ndrrue formën porsi shtrigat, me lundër maskash dhe rrema fshesash,
Simbolet drapën-çekan dojn me i filigramu n’kordat e violinës
Që muzikën e vërtetë me e vra, e me u ndi veç ata …
Kori i korbave të çoroditun…
Oh! Sa rand ka me ra topuzi qiellor mbi kurrizin e tyne prej krokodili,
Dushi kozmik prej acidi ka me i shkërmoqë
Sa, s’ kanë me mujtë me u zvarritë as tek portat e mëshirës,
Me prek simbolin e Çilësit t’ Artë…
Trupa të rranum, kanë me rrëshqitë honeve pafund ! Kujtim Qafës
Burrë nopran si kreshtë e malit,
Gjoks vidiumi, për atdhe, mburojë
Shpatë për tradhëtarë, zemër shqiponjë,
Kalorësi i lirisë trokth majë kalit.
U nblodhën “vajtorët” si dikur motit
Për sëmundjen që ra mbi këmbë e dorë,
Shpresuan vdekjen të ligjtë e gjorë,
Por harruan engjëjt dhe dorën e Zotit.
Galdoj tek të shoh trim dhe të fortë,
Shqim qirinjtë e zisë, t’i ndezim në tortë,
Se festë e gëzim ne kemi përsëri.
Kemi rrugë për të bërë ende për liri,
Për kauzën e shenjtë, të madhen Shqipëri.
Në këmbë! Se heroi nuk ka kurrë mort!
Shpjegim fjalësh:
1-Dy Celësat, njëri Artë dhe tjetri i Argjentë, është simboli Papal, simbolikë e fuqisë së Krishtit…Çelësi i Artë, simbolizon diellin dhe energjinë mashkullore, kurse Celësi i Argjendë, energjinë femërore dhe hënën…
Çelësi i Artë hap ose mbyll portat e qiellit, kurse Celësi i Argjendë, hap ose mbyll portat e tokës.
2-Atlasi ishte i biri i Titanit. Ata e humbën luftën me Zeusin. Pas kësaj, Zeusi, e dënoi Atlasin që të mbante qiejt gjithë jetën mbi shpatulla.
3-Çerberi = Cerberus, ishte monstër me disa kokë, i cili ruante portat e Hadit që të mos iknin të vdekurit.
4-Poem, poezi…