NGA DINE DINE*
Një ditë vere po shëtisnim me Qaniun në sheshin poshtë,në burgun e Spaçit. Në anën tjetër të kodrës, vumë re krejt pa pritur, një çift që ruante dhitë.Them “pa pritur”sepse, zakonisht i shihnim të vetmuar.Ajo që na bëri përshtypje ishte se atë ditë ata bënin edhe lodra me dorë me njëri tjetrin;ndiqeshin,kapeshin,lëshoheshin e përsëri vraponin.
-Po bëjnë dashuri-tha Qaniu.E shikon?!Pak e çuditshme për këto anë!….
Mbase janë të afërm e bëjnë lojra për të kaluar kohën,i them sa për të vazhduar bisedën.
-Jo! tha ai –ata janë eksituar keq se duket sikur po kacafyten rreptë me njëri tjetrin. E shikon?Tani u fshehën pas kasolles që të mos i shohim ne.Po mire bëjnë bre Dinkë,janë të lire-vazhdoi me dialektin e tij korçar,duke ma lëmuar pak edhe emrin.Vetë Zoti i ka krijuar këto gjëra!Në këto shpate malesh e kodrash,thuaj si të duash,është diçka shumë romantike të bësh dashuri,sepse je larg njerëzve e thashethemeve.
Në internim,atje ku kam jetuar tërë jetën,një here të kolliteshe e merte vesh i gjithë sektori!O Zot!Dhe të mos guxoje të bije në dashuri me ndonjë nga ato me biografi të mire,se të merrte dreqi!Prandaj ne tani lak-mojmë këta të shkretë,që jetojnë majë këtyre shkrepave e ndoshta robtohen edhe për bukën e gojës e s`duan t`ia dine dhe ja,ndjehen të lu-mtur!..Ore,po ja kjo është lumturia!Atë njeriu e ka brënda vetes.Besoj se kanë gjetur mënyrën të mbushin barkun e janë të kënaqur,se nuk kanë pretendime;dhe bëjnë dashuri pa ju hyrë gjëmb në këmbë.Pra,i plotësojnë ato që ne i quajmë kërkesa të domosdoshme,natyrale dhe njerëzore,kërkesa fiziologjike.Është e vërtetë që në kooperative s`marrin pare por vlerësohen me pike.I mbytin në pike!Po të marrin shumë pike ju thonë që megjithëse kanë punuar,nuk e kanë realizuar planin e shtetit dhe u heqin gjysmat…Por ata nuk mërziten aq shumë,se duan të mbijetojnë.Ama…shpirtit i japin!..Them për ata si ky çifti që sapo pamë,që kanë mundësi të bëjnë edhe ndonjëçikë dashuri……Eh sa poshtë kemi rënë!Lakmojmë ata të shkretët që me nder,nuk kanë as brekë në bythë,paçka se e kanë gjetur një mënyrë jetese!E vije re si hidheshin e përdridheshin…..kurse ne ndjehemi aq fatkeqë!Sepse na mungon liria!Nganjëherë them se njeriu është fatkeq gjithmonë.Kur e kemi një gjë vuajmë, se nuk e vlerësojmë.Kur nuk e kemi ,e dëshirojmë e jemi përsëri fatkeqë.Njeriu është vërtet një qënie paksa e çuditshme!…..
Me Qaniun nuk kishim pasur kurrë rast të filozofonim për tema të tilla,ndaj nuk e ndërpreva për asnjë çast.Pasi u mendua pak më propozoi të pinim një kafe e,më pas rifilloi:
– Sot dua të të tregoj nja dy histori dashurie.Në fakt vetëm njëra është e tillë,kurse tjetra është thjeshtë një histori seksi.Si u çvirgjërova!Si e solli rasti,sepse nuk ishte një meritë e imja!
Pasi mbarova shkollën e mesme,me sugjerimin e miqve fillova punë në ndërtim.Në sektorin B,ku banoja prej vitesh,një ditë më thërresin në zyrat e bujqësisë.Sekretari i partisë që ngjallte gjithënjë frikë,më priti me përzëmërsi dhe më kërkoi që të bëja qëndrën e emulacionit,me që sektori nuk kishte dizenjator.”Sa here që do të kemi nevojë do të të thërresim e do të të paguajmë si në ndërtim-më thanë.Me përgjegjësin e ndërtimit merremi vesh ne,që ata mos të të pengojnë kur ne të kemi nevojë.Kemi dëshirë ta bëjmë si ajo e sektorit R.Unë do të të çoj me triçikël që ta shohësh vetë.” Nuk fola fare…sepse, nuk i dihet kurrë sesi mund të interpretohet një fjalë e thënë pa të keq në atë kohë të një diktature të paimagjinueshme….U nisëm menjëherë.
Kur u kthyem,sapo hyra në zyrë,mu përballë meje një vajzë e re tek të tetëmbëdhjetat ,me sy të kaltër e me një pamje ëngjëllore që më tronditi që në atë çast!U përpoqa të mos i kushtoj vëmëndje por fytyra,e ndjeja, më kishte tradhëtuar plotësisht.Më dukej se më ishin ndezur faqet flakë e s`po dija si të dilja nga ajo situatë e papritur,kur sekretari i partisë,sikur ta kishte kuptuar hallin tim,më njoftoi se tani e tutje do të kisha punë me Alidën,se ajo merrej me garat e brigatave e gjithçka tjetër që duhej për qëndrën e emulacionit.Kush nuk do të ishte i lumtur të kishte fatin të punonte me Alidën?!.Ai u largua nga zyra dhe unë mbeta si guhak,duke vështruar sytë e saj.Për çudinë time edhe ajo po vështronte pa ju trëmbur syri.Më dukej se po më rrihnin tëmthat e fytyra më ish skuqur,por më vinte zor ta drejtoja shikimin nga muret që ishin të xhveshur,me përjashtim të”shokut Enver” që qëndronte përballë meje.Në çast trurin ma përshkoi një mendim:Ç`mrekulli të kesh fatin të punosh me një bukuri të tillë!E kisha humbur toruan kur, Alida më këshilloi të afrohesha edhe pak e të shikoja nëse kishte ndonjë problem me shkrimin.U afrova instinktivisht,ndoshta më tepër sesa duhej dhe ndjeva aromën e parfumit të saj.Nuk di ta përshkruaj atë moment!Po të isha poet dota përjetësoja në një poezi.S`di sa kohë ndenjëm “duke parë shkrimin”,sepse unë tashmë nuk e kisha mëndjen aty…”Asnjë problem nuk ka” thashë sa për të thyer heshtjen!Ajo ktheu kokën e po më vështronte drejt e në sy!Buzëqeshi lehtë për një hop e më pas tundi kokën në shënjë miratimi…Isha shumë i turpshëm,e kjo më pengoi ti afroja buzët pranë buzëve të saj.Ndjehesha aq i emocionuar e i lumtur sa më dukej se mjaftonte ti lëvizja pak krahët,e do të fluturoja nga gëzimi.
Qaniu heshti për pak çaste,pastaj mori frymë thellë e filloi të rrëfejë përsëri: -Nejse…..u nisa për në shtëpi me fletët e shkruajtura të emulacionit socialist dhe gjatë rrugës mendoja i ngazëllyer nëse ndonjëherë mund të bëhej e imja!Fill pas këtij mendimi arrita në përfundimin se bëra shumë mirë që nuk e përqafova,sepse kurrë nuk dihet ç`ndodh;femrat janë të pa parashikueshme!Mund të bënte ndonjë gjest refuzimi e kështu zhgënjimi do të ishte fatal.Isha me fat që herë pas here mund të konsultohesha,sepse dihet:punët e mira bëhen avash avash-thashë me vete.
Qëndrën e emulacionit e fillova që atë natë dhe ndëjta deri vonë,në mënyrë që ta vija punën përpara.Të nesërmen u ngrita herët dhe vura re se kartonat ishin llangosur me lajle e lujle,ku dominonte e verdha dhe një e kuqe e hapur në atë mënyrë që shkrimi të dallohej mirë.Kur i hodha një sy shkrimit, vura re se e kishte vështirësisht të lexueshëm,si këmbë pule,në kontrast me syt`e saj të bukur.Atë ditë,dy herë u duka në zyrën e saj,gjoja për të deshifruar shkrimin në disa vënde,por të dy herët u ndesha me fytyrën e vrazhdë të një nëpunësi që e njihja,por që për çudi më përshëndeti përzëmërsisht,gjë që ma lehtësoi disi qëndrimin.Sa here që e shihja më dukej akoma më e bukur.Ndoshta ishte ajo që thotë Shekspiri “dashuri me shikim të pare”.E ndjeja që kisha rënë brënda me të dy këmbët dhe mezi prisja rastin ta provokoja sado pak,për të kuptuar nëse edhe ajo po provonte të njëjtën gjë.Pas kësaj gjithçka do të ishte më e lehtë.Mirëpo si i thonë fjalës,unë isha “hëm qeros hëm kokoros”,desha që gjithçka të bëhej në fshehtësi të plotë,gjë që ishte shumë e vështirë. Dihet që tek njerëzit e zakonshëm,thashethemet janë pjesë e jetës së tyre;vulgu nuk rron dot pa `to…Jo se një intelektuali nuk i pëlqejnë; edhe ai, herë-herë dëshiron të bëjë thashetheme sepse është brënda natyrës së njeriut,por përgjithësisht ka atë vetëdijën se është një humbje e pafrytshme kohe,kur mendon se ka ndonjë ide origjinale që mund tua shpalosë të tjerëve e të kalojë kohën e lire.Sidoqoftë mendoja që të ruhesha sadopak nga përgojimet,veçanërisht tani në fazën e parë,kur nuk kisha asnjë siguri nëse edhe ajo ushqente të njëjtat ndjenja.
Qëndrën emulacionit e mbarova në një kohë rekord,sepse dihej, do të shihja Alidën e do të kishim rastin të shkëmbenim dy fjalë.Më lindi një nevojë për punën dhe e thirra. Pa e bërë fjalën dysh, më ndoqi për të vendosur kartonat e bërë gati sipas rradhës që do të ekspozohesh-in nëpër stenda.Ishte hera e parë që në sektorin tonë përdoreshin ngjyrat. Kur i hapa dhe vura të parën në stendë ajo mu duk se u habit: “Uaa, sa bukur”,shqiptoi me një gjysëm zëri.
–Vërtetë të pëlqen?-ndërhyra unë sa për të hapur muhabet. Shumë,shumë-vërejti ajo me një zë që dukej sikur pëshpëriste.
Atëhere mora një çikë më tepër guxim:”Sikur edhe unë të të pëlqeja kaq shumë…..sa i lumtur do të isha “,shqiptova me një çerek zëri sikur të flisja me vete,e fjalët e mija ti merrte era.Ndërkohë,po shti-resha sikur isha preokupuar me stendën që ti vija kartonat në gone.Meqë nuk mora përgjigje ashtu,instinktivisht,ktheva fytyrën drejt saj. O zot ç`buzëqeshje të ëmbël që kishte!Po më vështronte!…….Atë çast s`më mbetej tjetër,veçse ta përqafoja,ta puthja,ta përkëdhelja!Vura re.Rreth e rrotull s`kish njeri. Kjo, më dha kurajo që të avancoja sadopak.-Alida- i pëshpërita,sepse isha shumë i emocionuar- ke ndonjë kundërshtim ti që,pa na vënë re njeri në këtë botë, të takohemi ndonjëherë e të bisedojmë?
Ajo më vështronte drejt e në sy!Në një çast miratoi me kokë.Unë përsëri u bëra me krahë.”Dua të të dëgjoj zërin-i thashë –thuaje një fjalë që ta dëgjoj me veshët e mij”.Atëhere ajo shqiptoi një “Po” që mu duk si një psherëtimë ëngjëlli!Edhe pse ishte mesi i ditës,s`po u besoja as syve as zërit të saj,sepse më dukej sikur po shihja një ëndërr që e dëshiroja aq shumë!Një çast desha ta mbyt me komplimenta që i kisha majë gjuhës!Edhe pse më dukej se do ti dëgjonte me ëndje,mendova ta lë me aq.Kur po ndahesha,pasi hodha prapë një shikim për rreth i kapa dorën,ja shtërngova,ja afrova pranë zëmrës,pranë gojës e ja putha;ja putha pa hasur në kundërshtim,e u largova me të shpejtë si i zënë nga Amoku!Kisha një ndjenjë eksitimi që s`e kisha provuar kurrë më parë!Gjatë ditëve që pasuan ndjehesha aq lumtur,sa nuk shihja gjë tjetër,veç syve të saj të kaltër që më ndiqnin hap pas hapi!Më dukej se e gjithë bota ishte kaltërsi!
– Miku im,me sa pashë, po e përjetonte atë kohë sërish,Psherëtiu thellë e mu duk i mallëngjyer.Ju luta të vazhdonte e ai nuk mënoi për të vazhduar:
-Për nja dy javë o Dinkë-foli Qaniu,nuk u tundova që ta shihja,edhe pse e kujtoja ç`do çast.”Me fatin nuk bëhet shaka”-mendova me vete-kur një natë,aty nga ora dhjetë e gjysëm e darkës troket dera.Sapo kishim rënë në gjumë.Ngrihem e tek porta shoh një fare Rustem Aliaj,anëtar partie që më spjegon se me rastin e festës së korrjeve,partia kishte organizuar një mbrëmje dëfrimi me të ngrëna e me të pira.U duhej një fizarmonikë dhe meqë fatkeqësisht,nuk kishin njeri tjetër që ti argëtonte, më kishin ftuar mua.Ja them nënës.Ajo ishte shqetësuar se mos më arrestonin dhe u gëzua si një fëmijë, kur i tregova për shkakun e asaj vizite të orës së vonë.
U vesha shpejt e shpejt,mora fizarmonikën dhe bashkë me Rustemin arritëm tek mensa ku bëhej mbrëmja….(Vijon)
- Fragmenti eshte marre shkeputur nga “ALIDA” me autor Dine Dine(Nasufi). Po e shfletojme ne Dielli…na ndiqni