Nga Suzana Tahiri /
Maqedonia ndodhet sërish para zgjedhjeve të parlamentare dhe sërish shqiptarët ndodhen përpara një dileme të madhe: të votojnë sërish BDI e Ali Ahmetit, të përkrahin PDSH e Menduh Thaçit apo të kërkojnë një alternativë tjetër. Sa kohë që kjo alternativë mungon dhe nuk ka shumë kohë që të konstituohet një formacion i ri politik që të jetë zëdhënës i aspiratave të të gjithë shqiptarëve, votuesit e kësaj përkatësie etnike kanë të drejtë të kërkojnë nga faktori politik që të hyjnë së bashku në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, pra në emër të një formacioni apo koalicioni politik që mbledh maksimumin e votave. Edhe për disa vjet shqiptarëve u duhet pikërisht kjo gjë që në zgjedhje parlamentare të hyjnë si një zë i vetëm (modalitetet e hyrjes në këtë mënyrë gjenden), çka domthënë më shumë deputetë në parlamentin e ri, më shumë bashkëpjesëmarrje në qeverisje, e cila përkthehen në më më shumë poste minsitrore dhe të institucioneve kushtetuese, më tepër të drejta dhe hapësira për komunitetin etnik shqiptar që jeton në viset autoktone. Nuk ka asnjë dyshim se partia shqiptare në bashkëqeverisje e Ali Ahmetit kanë bërë më shumë se kushdo tjetër për shqiptarët, por nuk ka arritur të mirën më të mundshme për shkak të funksionimit jo si parti europiane, të grindjeve të vazhdueshme dhe të mbeturinave klanore që gjenden shpesh brenda saj. Akoma më folklorike ka mbetur partia tjetër shqiptare e opozitës që edhe kur humb për disa zgjedhje të përgjigthshme rresht as ka ndryshim strukturash drejtuese dhe as që mund të flitet për norma demokratike. Por ndoshta kaq dinë dhe kaq mund të bëjnë si parti që bashkëqeverias ashtu edhe ajo që i ngjitet opozitës. Në këto rrethana votuesit shqiptarë kanë në dorë një mjet të fortë demokratik, votën e tyre që mund të mos ia japin askujt nëse nuk e shohin të bashkuar faktorin shqiptar. Dhe në Maqedoni nuk mund të ketë raund zgjedhjesh pa pjesëmarrjen e shqiptarëve, që janë aktualisht gati gjysma e popullsisë. Një përfaqësim sa më dinjitoz i shqiptarëve në strukturat e reja maqedonase, do tw thotë edhe një përmbushje e aspiratës së këtij shteti të brishtë për të qenë anëtar i familjes europiane dhe i NATO-s.
Sali Ramadani-Uskana (ish-Kercova) says
Sali Ramadani-Uskana
Suzana Tahiri:“…APO TË KËRKOJNË NJË ALTERNATIVË TJETËR”-Deputeti:PO:”KJO ËSHTË E TRETA,E VËRTETA!”
Duke u solidarizuar plotësisht me preokupimet shumë delikate,të prekshme,bukur analitike dhe studioze të Z-një Suzana Tahiri,në vend të një analize më të thellë hulumtuese,duke qenë se i mungon përvoja e duhur,fillimisht, për shkak të moshës shumë të re dhe çështjes së koklavitur edhe për personalitete me përvojë shumë më të madhe dhe me qëllimet më të mira dhe nxitje për t’i vijuar dhe përsosur këto preokupime shumë të ndieshme,në vend të obsberacioneve më të gjëlla,sikurse edhe në më shumë media të shkruara dhe eletronike në shumicën më serioze të të gjitha trojeve shqiptare dhe deri në Amerikën e Largët Kryemike të Shqiptarëve,në vend të faqeve të tëra,sidhe rëndomë,vetëm në ca teza analitike dhe sintetike të cilat mund të japin një kontribout sado modest:
1).T’i lexojnë,studiojnë dhe analizojnë qëndrimet e përvojave të personaliteve dhe ekspertëve më të njohur,sidomos të kohëve të fundit,rreth të cilave edhe kemi debatuar në shumë media,siç janë:ex(de facto)Deduteti i Popullit Shqiptar Historik Heroik dhe Kryehero i Gjallë i Popullit dhe Kombit Shqiptar,Zotit Xhezahir Shaqiri,i popullarizur dhe i njohur me plotë meritë si “Komandant Hoxha”,qëndrimet e njërës ndër ekspertet etj.,de facto Akad.Prof.Dr.Adelina Markut,anlistit të përkushtuar,me nofkën shumë të njohur,të merituar dhe ekspert në nivel (ndër)kombëtar,“DIASPORA” etj.,por në rast nevoje edhe vogëlsisë së autorit të këtyre rreshtave etj.,etj.,të cilët,edhe në Iliridë,sikurse edhe në të gjitha trojet dhe Diasporën e Madhe Shqiptare,jo të gjithë,kemi mjaft,por duhet gjurmuar dhe identifikuar deri në detajet më të mundëshme analitike dhe sintetike shkencore.
2). Duke u orvatur që ta konkretizoj edhe njëherë dhe kontribuoj,në mënyrë sado modesta,autores së merituar i kisha sugjereruar edhe ca plotësime qëllimmira,të cilat edhe i kemi botuar në kohë dhe raste të ndryshme:edhepse u orvata në ca raste për gjetjen e një gjuhe të përbashkët edhe me faktorët më problematikë,kontraverzë dhe kundërshtarë me të gjitha forcat e konfrontuara,sikur të gjitha ngecën midis fjalëve të shurdhëta dhe tani është koha e konkretizimit,përveç atyre të pozitës “vëllazërore”,edhe tjetrët kinse me dy krah,edhe të tretës më të rrezikshme dhe të paidentifikuar krejtësisht nga masa e manipuluar në emër të kinse “opozitizmit” (lexo:të rrejshëm),por edhe më e rrezikshme,ajo e kombinuar,të mos them e katërta,sepse këto e dinë që të gjitha të parat,por orvaten në mënyrë tejet “sekrete”,duke vepruar në krahët e magjisë më misterioze dhe më të rrezikshme me që të tria dhe ato të antishqiptarëve të përbetuar të FYROM-it sllavo-m.(sic?!)
3).Zgjidhja më e mirë,për të mos ardhur deri te më e keqja e padëshiruar mbetet:Ribashkimi i të gjitha forcave të vërteta opozitare shqiptare,dy nga të cil,at për herë të parë,dolën me përparësi bukur të madhe të sondazheve,dy të fundit priten të bëjnë ndryshime radikale,për t’i shpier tri të mesit “të artë”(lexo:më të rrezikshme,të mos them:të fëlliqur-sic?!),duke përfshirë edhe atë me të kamufluarën,që të gjitha të lidhura këmbëekrye me pushtetin antishqiptar,me shpresa që opozitës së vërtetë,t’i pashkangjiten edhe rreth, sëpaku tri të tjera,më të heshtura,bile,edhe me në krye Zotin Komandant!Pse,jo!
4). Rastësisht dhe fatkeqësisht,nëse nuk bëhet në afatin tejet urgjent të më së paku gjashtë partitë e vërteta opozitare,në krye me inteligjencien e mirëfillt shqiptare,qoftë të inkuadruar,ose si të pavarur,për fat të keq,si solucion më vendimtar,do të mbetet ajo,të cilën e kanë theksuar edhe shumë faktorë relevantë (ndër)kombëtarë,rezulton kriza më madhe,e pa shmangshme dhe më e rrezikshme,të cilat shqiptarët do t’i bashkangjiten unanimisht si kurrë më parë në Historinë e Popullit dhe Kombit Shqiptar,të cilave,në instancën e fundit,edhe përkundër dëshirës sime personale,sepse ka qenë,është dhe dëshiron të mbetet paqëshor(sic?!),do të jetë i detyruar si një conditio sine qua non për të iu bashkuar më seriozisht se kurrë të vërtetës,po qoftë edhe “Deti të bëjet kos?!)
Me respekt,konsideratë të lartë,por dhe pezëm të thellë:
SALI RAMADANI-USKANA
(ish-K.e anashkaluar,e mjerë,e nëpërkëmbur,e tradhtuar,me shpresa për këndellje,ringjallje…!)
ex(de facto)Deputeti i Popullit SHHH(…1984-1988…)…;Krijues universal Poet etj.
PS(Postscriptum):Lexoni,përktheni dhe përcjellni në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike,për shkak të hakerëve të njohur sllavo-m.dhe shqiptarucave!
Iliriani says
Shqiptarët e Maqedonisë e kanë një alternativë të re, por duhet ta njohin. Është fare e thjeshtë. Ata duhet të votojnë vetëm për kandidatët e propozuar nga partitë, dhe jo për partitë qofshin këto shqiptare apo maqedonase. Të gjithë të zgjedhurit që kanë fituar duhet të ndahen krejtësisht nga partia e tyre, pastaj të futen në Parlament si (Deputetë të shtetit). Partitë shqiptare dhe maqedonase nuk duhet të futen në Parlament. Dhe as në Qeveri, as në Presidencë, as në bashkitë dhe komunat e vendit kur bëhen zgjedhjet vendore. Në këtë mënyrë krijohet realisht shteti i vërtetë si subjekti politik ligjvënës qeverisës, ndërsa të gjitha partitë shqiptare dhe maqedonase do të jenë të detyruara të bashkohen në një opozitë reale ndaj këtij shteti që ato bashkë me të gjithë popullin e kanë krijuar. Krijohet kështu (njësimi bipolar i politikës), një politikë me dy pole, por ama tashmë me shenjë të kundërt. Shteti i vërtetë si poli politik ligjvënës qeverisës, dhe populli me në krye të gjitha partitë së bashku, si poli opozitar që do të ketë për detyrë ta kontrollojë dhe ta korrigjojë shtetin në çdo hap të veprimtarisë së tij ligjvënëse qeverisëse. Kjo alternativë e re është e vlefshme për të gjithë popujt e botës, dhe gjendet në teorinë e Demokratizmit, botuar në shqip në dy vëllime nga autori Ilirian Liçi.