Dekalara e Ambasadës Amerikane në Tiranë/
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pasditen e sotme ndaj protestës së opozitës shqiptare. Në tekstin e shpërndarë për opinionin publik dhe mediat, SHBA thotë se e dënon dhunën, ndërsa i bën thirrje Partisë Demokratike t’i hedhin poshtë këto akte dhe të sigurojnë protesta paqësore në të ardhmen.
Ja deklarata:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë. E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme. Sidoqoftë, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike. I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive.