APEN :Ne diskutuam shumë tema, duke përfshirë qëllimet tona të përbashkëta të transparencës dhe të zhvillimit, si dhe mundësitë për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet komunitetit tonë në SHBA dhe Ambasadën amerikane në Shqipëri.”/
Nga Beqir SINA, New York/
NEW YORK : Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Donald Luu, këto ditë ka mbajtur disa takime me komunitetin shqiptarë në Uashington dhe zonën e Tri-Shtetshit në qytetin e Nju Jorkut. Burime nga komuniteti thanë se dje ai u takua një grup përfaqsuesish nga komuniteti shqiptarë në Uashington.
Kurse, mbrëm më 23 Mars, ambasadori Donald Luu, është takuar me organizatën e Rrrjetit të Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikan APEN, kështu të paktën thuhet në portalin e APEN-it, në rrjetin social facebook ku ata shkruajn se kane qenë krenare për t’u takuar me Eksellencën e Tij të Nderuarin – Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Donald Luu.
Në postim e një fotografie të përbashkët, organizata APEN me bazë në Nju Jork, thotë se :’ Ne diskutuam shumë tema, duke përfshirë qëllimet tona të përbashkëta të transparencës dhe të zhvillimit, si dhe mundësitë për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet komunitetit tonë në SHBA dhe zyrën e tij në Shqipëri.”
Gjithashtu, ata me këtë rast përcjellin shumë faleminderime për ambasadorin Luu për idetë e tij, përpjekjeve dhe kohës që ka marrë për t’u takuar me përfaqësuesit e Rrjetit të Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikan APEN, shkruajn ata, teksa kan publikuar një foto në grupin pjesëmarrës të kryesuar nga presidentja e re, Mediha Kosovrasti – Gega.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Donald Luu, nga fotograftitë e publikuara në rrjetin shoqërorë facebook , shifet se ka pasur edhe një takim me një grup veprimtarësh të komunitetit shqiptarë në zonën e Tri-Shtetshit në qytetin e Nju Jorkut.
Takim ky ku kan marrë pjesë veprimtarët e komunitetit Harry Bajraktari, Avni Mustafaj, Martin Shkreli, Sal Rusi, Adrian Neritani, dhe gazetari i TV21 Hali Mula.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Donald Luu, është një diplomat me më shumë se 20 vjet karrierë, dhe prej janarit ka zënë vendin e Ambasadorit Alexander Arvizu.
Donld Lu, është bërë pjesë e Shërbimit Diplomatik Amerikan që në vitin 1990. Më parë se të merrte detyrën e ambasadorit në Tiranë , ai ka pasur postin e Ambasadorit në Nju Delhi të Indisë. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme të Shërbimit Diplomatik Amerikan, në Pakistan, Indi, Gjeorgjia, Kirgistan, Azerbajxhan dhe Uashingtonit.
Donald Lu mori postin e Ambasadorit në Nju Delhi dhe kjo ishte detyra e dytë e tij në Indi, pasi kishte punuar më parë si asisent i stafit me ambasadorin, Frenk G. Uisner ish kryesuesin e bisedimeve për Kosovën .
Donald Lu ka lindur në Kaliforni. Ai është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.
Kujtim Tola Elbasan says
Nuk kam patur piken e respektit per Tom Doshin megjithese jam Socialist,por kjo e sotmja qe po shohim drejtpersedrejti ne ekran po kuptojme qe Tom Doshi qenka nje shenjet i vogel i partise tone nderkohe qe partine na e paska rrembyer Mafiaaaa….! Per mua por edhe per cdo kalama kopshti Toma thote te verteten,nderkohe qe Meta dhe Rama per pushtet nuk ndryshojne asnje fije floku nga Sali Berisha qe vret njerez per pushtet. Me sa duket keta duhet te jene perzjere me dhjetera pislleqe me njeri tjetrin. Ky nuk eshte atdheu jone ku mund te rrisim te qete femijet…