Ambasadori Lu:Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke ka arreastuar trafikantët e lidhur me Balilin. Tani janë 10 000 faqe dokumentacion…Agjencitë e SHBA-së i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojnë Balilin. Nëse nuk kapet Balili, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj drejtësia shqiptare?/
Ambasadori i SHBA, zoti Donald Lu, deklaroi sot se, mosarrestimi i Klement Balilit është një “dështim i policisë dhe sistemit të drejtësisë” në Shqipëri.“Politikanët i kanë kushtuar vëmendje interesave të kriminelëve dhe biznesmenëve të korruptuar. Ndryshe, si mund të shpjegohet që Klement Balili është ende i lirë? Ky është dështim i policisë dhe sistemit të drejtësisë”, u shpreh Lu, gjatë analizës vjetore të Avokatit të Popullit.
“Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke ka arreastuar trafikantët e lidhur me Balilin. Tani janë 10 000 faqe dokumentacion. Agjencitë e SHBA-së i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojnë Balilin. Nëse nuk kapet Balili, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj drejtësia shqiptare? Kush do e besonte se ky është vend serioz në luftën kundër trafikut nëse nuk procedohen peshqit e mëdhenj”, shtoi Donald Lu.
Jakov says
Peshqit e medhenje jane ne krye te Qeverise mafioze shqiptare .Ata me gojen e tyre te stermadhe e mbrojne jo vetem Balilin ,por edhe gjithe grupin a madh mafioz qe investon per ta majtur me kembe nje Kapomafie qe nuk ka asnje fre frike prej kritikeve ,qei vijnesi raketa nga te gjitha anet –ai eshte i mbrojtur me arme antirakete –balilet dhe bandat e droges e narkotafikut qe po helmojne sot gjithe boten .KUnder kesaj qeverie te mallkuar ,nuk luftohet me llafe pazari sepse ata jene tevaksinuar per kete semundje –medikamenti mjekesor ku nder tyre ,me vdekjepruresi eshte nje cope e vogel metalike qe del nga tyta .Per fat te mire tabela eshte shume larte ,keshtu qe nuk mund te gaboj .PO pres ate lajm fatlum per Shqiperine –do te shtroje madje edhe nje gosti per kete rast.